Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Gazetat greke “flasin” shqip

    Po,po, jam në shqip… Mos më shiko me çudi…jam në shqip!”. E megjithatë, unë u habita tej mase mëngjesin e 19 dhjetorit, kur në faqet e një prej gazetave të Selanikut, “Agjelioforos”,

    gjetën këtë shkrim në gjuhën shqipe. Surpriza më e madhe ishte në gazetën tjetër greke me tirazh më të madh, “Makedonia”, që kishte botuar të gjithë faqen e parë në gjuhën shqipe. Kërkesa ishte bërë nga Forumi i Emigrantëve Shqiptarë në Selanik, që me rastin e ditës së emigrantit kërkoi që në shtypin grek të botoheshin artikuj për shqiptarët që ndodhen në Greqi. Ndjeva që dikush mendonte për ne, edhe në gjuhën tonë madje. Këtë mund ta thonë vetëm ata që e kanë provuar emigrimin, se ata ndjehen shpeshherë të vetëm, të harruar. Dhe të njëjtën ndjenjë pata kur ndoqa të gjithë veprimtaritë që zhvilluan emigrantët në ditën e tyre ndërkombëtare në Greqi. Më pas nisa të hapja faqet e internetit, për të parë edhe shtypin shqiptar në lidhje me këtë temë. Dhe kjo ishte surpriza e tretë. Asnjë fjalë dhe jo më artikull për ditën ndërkombëtare të emigrantit, të paktën në shumicën e gazetave. Nga shtypi i një vendi që kryesisht jeton nga emigrantët, nga shteti ku çdo familje ka dikë në emigrim. Asnjë deklaratë e politikanëve për këtë pjesë të popullsisë të cilën nuk munden kurrsesi ta joshin të kthehet në atdhe. Për faktin e thjeshtë, se asgjë pothuajse nuk ka ndryshuar. Ndoshta të gjithë këtu e kanë mendjen te zgjedhjet. Ndoshta kanë të drejtë! Emigrantët nuk duan mëshirë, ata janë një brez që kanë vuajtur shumë dhe duhen vetëm respektuar, të paktën në ditën e tyre ndërkombëtare. Çdo gjë që mund të them është e varfër para shkrimeve në gjuhën shqipe në gazetat greke. Çdo gjë që mund të them është tepër e pasur para hiçit, para mospërfilljes. Ndoshta te shumë lexues shqiptarë nuk bëri përshtypje një artikull i një kolegeje para pak ditësh tek “Gazeta Shqiptare”, kur mbështeste një emigrant shqiptar në Romë në kandidaturën e tij për këshilltar bashkie. Kurse këtu, shumë lexues të “Gazeta Shqiptare” e vlerësuan së tepërmi këtë. Kjo është ajo çka duan emigrantët, mbështetje nga atdheu i tyre.Shqiptarët, komuniteti më i madh i emigrantëve
    Rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë jetojnë dhe punojnë aktualisht në Greqi, duke e bërë komunitetin shqiptar atje më të madhin mes komuniteteve të emigrantëve. Një pjesë e tyre janë pajisur me dokumente të rregullte pune dhe qëndrimi, ndërsa pjesës tjetër ende i mungojnë dokumentet që mundësojnë qëndrimin e tyre konform ligjit atje. Një ligj i ri për emigrantët ka mbërritur tashmë në parlamentin grek dhe pret të miratohet. Kjo do të mundësojë legalizimin e shumë emigrantëve që jetojnë prej vitesh në tokën helene. Greqia vazhdimisht është kritikuar për sjelljen e saj ndaj emigrantëve si dhe komuniteteve të tjera pakicë në vend. Zyrtarët e lartë të BE-së si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit u kanë bërë thirrje autoriteteve greke të mos abuzojnë me emigrantët dhe të respektojnë të gjitha të drejtat e tyre. Në një përpjekje për të përmirësuar imazhin e saj, Greqia vendosi pak muaj më parë të lejojë ngritjen e një xhamie për besimtarët myslimanë në qendër të kryeqytetit grek.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Po pse te frigohemi e te themi se ky eshte nje shenje i mire nje shenje miqesije ne mes dy popujve me te lashte te ballkanit dhe nje permirsim mardhenjesh si dikur ?
    Te gjithe besoje se jemi te gezuar se ky hap i qeverise greke ndaj emigrantve meriton nje reflektim per t'iu ikur paragjykimeve mbi greqine se ajo maltreton dh ka maltretuar shqiptaret atje por ne te ardhmen shpresojmi se do hapi zemren edhe ndaj popullates qame qe ata te ken shkolla ne gjuhen e tyre amtare e qe kjo eshte e drejta e tyre qe iu takon.
    Thuhet se, nuk ka asgje me mire se sa te kesh nje fqinje te mire !

Tema të Ngjashme

  1. Historine ne Ballkan e Tregojne Gazetat
    Nga Duaje Siveten në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 15:22
  2. Gazetat greke, “të dashuruara” me historitë shqiptare
    Nga PORTI_05 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 00:13
  3. Humor nga gazetat.
    Nga Jonian në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2004, 23:36
  4. Gazetat inatçore
    Nga Eni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2003, 13:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •