Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Piro Kuqi (1942 - 2006)

    ... lindi nė Tiranė, mė 25 maj tė vitit 1942. Kreu shkollėn e mesme tė pėrgjithshme dhe njė kurs tė lartė pėr gjuhėn frėnge. Nė vitin 1960 u dėnua me 4 vjet burg pėr “agjitacion e propagandė.” Mė pas, pėr motive politike iu hoq e drejta e botimit dhe u pa gjithmonė si njeri “i dyshimtė” nga regjimi komunist. Ka shkruar dhe botuar poezi, tregime dhe ka punuar me pėrkthime letrare. Ndėr veprat e Piro Kuqit, pėrmėnden :

    1. “Botė e pėrgjakur” (1998);
    2. “Blatimi” (2001);
    3. “O sa lule, o sa ngjyra” (1998).
    4. Netėve - prozė poetike



    Fragment nga proza poetike 'Netėve'

    '...Shpesh herė zgjohem netėve. Dua tė fle. Kujtimet mė buisin nė kokė. Shikoj draprin e hėnės. Ajo varet si njė hajmali nė gjoksin e qiellit. Jam vetėm me hėnėn pėrballė, kaq larg e kaq afėr njėri-tjetrit. Dua tė zgjas dorėn, tė rrėmbej draprin e saj dhe tė korr kujtimet. Pastaj tė fle, tė fle… Por, duke kaluar nėpėr llagėmin e thellė tė natės, vjen frymėzimi. Ai vjen tek unė nė mėnyrė tinzare, prek si me shkop magjik, kujtimet dhe ato hedhin valle para syve tė mi. Dua tė thėrras nė ndihmė, megjithė mushkėritė e mia, gjumin, harrimin. Po ndjej njė shtrėngim nė gjoks. O Zot! Pėrse u dashka tė rijetoj ato qė kam jetuar? Pėrse u dashka tė vuaj sėrish ato, qė i kam vuajtur njėherė? Mbyll sytė. Po vallja e kujtimeve sillet rreth meje mė kryeneēe dhe ironike. Ajo ironizon dėshirėn time pėr gjumė, pėr harrim. Ajo mė sugjeron vetėm njė zgjidhje: tė kap stilolapsin dhe tė shkruaj. Kujtimet nuk duan tė vdesin. Nė botė ēdo gjė vjen njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė i vetmi ngushėllim. Po kujtimet, duke mos pranuar vdekjen, mohojnė kėtė ngushėllim. Ndez dritėn. Shikoj pezhishkat e merimangave tė varura nėpėr qoshe. Vetė nata ėshtė njė merimangė e madhe dhe unė pėrpėlitem nė pezhishkėn e saj. Siē duket kujtimet e dinė kėtė, prandaj mė nxisin t’i hedh nė letėr, qė tė mos vdesin bashkė me mua. Unė orvatem tė shkruaj. Hajmalia e hėnės qė varet nė gjoksin e qiellit, sikur varet dhe nė gjoksin tim. Kujtimet braktisin vallet dhe vėrshojnė mbi letrėn e bardhė. Unė dua qė tė kenė durim, tė mbajnė radhė, ashtu siē kishim durim nė burg, kur na numėronin rojet, kur ktheheshim nga puna rraskapitėse, ashtu siē mbanim radhė me tasin nė dorė pėrpara kazanit me lėtyrė…'

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Sot (12/27/2006) iku njė njeri. Iku njė poet... Ndoshta vepra e tij nuk ėshtė tepėr voluminoze. Megjithatė, ata qė kanė nė duar dy vėllimet me poezi tė tij, “Botė e panjohur” dhe “Blatimi”, sigurisht i kanė radhitur ato te librat e zgjedhur apo ndoshta i mbajnė te koka e shtratit, duke pasur tek ato njė shok me tė cilin ndajnė brengat e shpirtit. Edhe fėmijėt i lexojnė me ėndje poezitė qė ai ka shkruar pėr ta nė disa vėllime tė ndryshme. Ndėrsa kalvarin e burgut politik, apo persekutimin shumėvjeēar tė mosbotimit tė veprės sė tij nuk e gjen gjėkundi. Ai nuk ėshtė veēse njė ind i brendshėm qė pėrshkon gjithė poezinė e tij.

    Disa vlerėsime tė pakta, aty kėtu nė shtypin periodik. Asnjė ēmim, asnjė shpėrblim pėr punėn e tij njė jetė tė tėrė nė lėmin e poezisė, pėrveē ndonjė honorari tė mjerė, qė megjithatė e bėnte tė lumtur. Dhe kėtė lumturi ai e ndante me shokėt. Krijuesit i mbetej vetėm “Lavdia”. Piro Kuqi nuk u radhit kurrė nė ndonjė parti. Partia e tij ishte biblioteka ku i kishte miqtė e shumtė. Po! Mund tė themi me plot gojėn se Piro Kuqi ishte poet. Poet i dhimbjes njerėzore, tė cilėn e shprehu me lirizėm dhe humanizėm tė thellė. Lirizmi i tij nuk ishte i shtirur. Ai buronte nga dashuria pėr jetėn dhe rridhte lirshėm, natyrshėm, siē rrjedhin uji, flladi i pranverės, siē bien rrezet e diellit, tė gjitha elementė tė poezisė sė tij.



    Pėrse kam ardhur unė nė botė,
    Pėrse, pra nesėr unė do vdes?
    Pėrse kam derdhur kaq lotė,
    Pėrse kam pasur ndonjė shpres’?

    ...

    Pėrse askush nuk mund tė thotė,
    Pėrse askush s’mund tė pėrgjigjet,
    Pėrse kam ardhur unė nė botė,
    Pse zemra nė vetmi tė digjet?!


    Me sa duket, Piro Kuqi e parandiente se kohėn e kishte tė kufizuar, prandaj shėtiste dhe i gėzohej, sa qytetit edhe natyrės, gjatė gjithė ditės dhe shpesh edhe nė orėt e vona tė natės, duke diskutuar me ndonjė mik gjithmonė pėr letėrsinė. Dhe ja, Piro Kuqi u largua, i dėnuar nga sistemi diktatorial “sepse i kėndoi sė bukurės” sikurse u shpreh shoku i tij i vuajtjeve dhe krijimtarisė, Bedri Myftari, nė fjalėn e lamtumirės, duke lėnė prapa mirėsi e fisnikėri.



    Pėrgatiti Thoma Note pėr Shekullin

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    60
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    53 falenderime nė 45 postime
    Per te perkedhelurit e sistemit, nuk kishte dhe ka Piro Kuqi, Kasem Trebeshina, etj, etj, krijuesa te ndaluar e persekutuar. Kujtojne qe me kozmetike intervistash, mund te mbulojne te vertetat e jetes dhe vepres se tyre ne sherbim te atij sistemi qe i perkedheli dhe e perkedhelen me aq mjeshteri artistike.
    Burreri i thencin!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Per ty

    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    ... lindi nė Tiranė, mė 25 maj tė vitit 1942. Kreu shkollėn e mesme tė pėrgjithshme dhe njė kurs tė lartė pėr gjuhėn frėnge. Nė vitin 1960 u dėnua me 4 vjet burg pėr “agjitacion e propagandė.” Mė pas, pėr motive politike iu hoq e drejta e botimit dhe u pa gjithmonė si njeri “i dyshimtė” nga regjimi komunist. Ka shkruar dhe botuar poezi, tregime dhe ka punuar me pėrkthime letrare. Ndėr veprat e Piro Kuqit, pėrmėnden :

    1. “Botė e pėrgjakur” (1998);
    2. “Blatimi” (2001);
    3. “O sa lule, o sa ngjyra” (1998).
    4. Netėve - prozė poetike



    Fragment nga proza poetike 'Netėve'

    '...Shpesh herė zgjohem netėve. Dua tė fle. Kujtimet mė buisin nė kokė. Shikoj draprin e hėnės. Ajo varet si njė hajmali nė gjoksin e qiellit. Jam vetėm me hėnėn pėrballė, kaq larg e kaq afėr njėri-tjetrit. Dua tė zgjas dorėn, tė rrėmbej draprin e saj dhe tė korr kujtimet. Pastaj tė fle, tė fle… Por, duke kaluar nėpėr llagėmin e thellė tė natės, vjen frymėzimi. Ai vjen tek unė nė mėnyrė tinzare, prek si me shkop magjik, kujtimet dhe ato hedhin valle para syve tė mi. Dua tė thėrras nė ndihmė, megjithė mushkėritė e mia, gjumin, harrimin. Po ndjej njė shtrėngim nė gjoks. O Zot! Pėrse u dashka tė rijetoj ato qė kam jetuar? Pėrse u dashka tė vuaj sėrish ato, qė i kam vuajtur njėherė? Mbyll sytė. Po vallja e kujtimeve sillet rreth meje mė kryeneēe dhe ironike. Ajo ironizon dėshirėn time pėr gjumė, pėr harrim. Ajo mė sugjeron vetėm njė zgjidhje: tė kap stilolapsin dhe tė shkruaj. Kujtimet nuk duan tė vdesin. Nė botė ēdo gjė vjen njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė i vetmi ngushėllim. Po kujtimet, duke mos pranuar vdekjen, mohojnė kėtė ngushėllim. Ndez dritėn. Shikoj pezhishkat e merimangave tė varura nėpėr qoshe. Vetė nata ėshtė njė merimangė e madhe dhe unė pėrpėlitem nė pezhishkėn e saj. Siē duket kujtimet e dinė kėtė, prandaj mė nxisin t’i hedh nė letėr, qė tė mos vdesin bashkė me mua. Unė orvatem tė shkruaj. Hajmalia e hėnės qė varet nė gjoksin e qiellit, sikur varet dhe nė gjoksin tim. Kujtimet braktisin vallet dhe vėrshojnė mbi letrėn e bardhė. Unė dua qė tė kenė durim, tė mbajnė radhė, ashtu siē kishim durim nė burg, kur na numėronin rojet, kur ktheheshim nga puna rraskapitėse, ashtu siē mbanim radhė me tasin nė dorė pėrpara kazanit me lėtyrė…'
    Per ty
    (poezi nga vellimi "Bote e panjohur"

    Ne kete nate, nuk kam gjume,
    Vetem per ty une mendoj,
    Perse te dua kaqe shume,
    Perse kaq shume te dashuroj?
    Per buzet, faqet, syte e zes,
    Per ty une rroj, per ty une vdes!

    Mbase s'ke bukuri te rralle,
    Po ke nje nur, qe s'e ka kush,
    Per ty me pervelon nje mall,
    Per ty me pervelon nje prush!
    Por nuk e di, kush mund ta thote,
    A ka si ty, tjeter ne bote?

    Oh, nuk kam gjume ne kete nate,
    Oh, naten valle si ta kaloj?
    Pa ty, me duket shume e gjate,
    Perse kaq shume te dashuroj?
    Po kam dhe frike, po kam dhe shpres'!
    Per ty une rroj, per ty une vdes!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Piro Kuqi

    Mushka
    (Variant)

    Ndaloi mushka nė mes t’urės,
    Nguli kėmbėt nė njė vend,
    E, pėr shkak tė katrahurės
    Nė gjith’ botėn u pėrmend.

    Nga ndalim’ i qarkullimit
    Ura nisi tė lėkundej,
    Mushka skllave e vendimit,
    Milimetėr vendit s’tundej.

    Fytyr’ e saj mes katrahurės,
    Nė ekrane, nė fletushka...
    Karakoll nė mes tė urės,
    Sa krenare rrinte mushka!


    Peisazh pranvere

    Ja, po koten njė grup vajzash –
    Nėn diell, buzė lumit,
    Disa ulur, disa shtrire –
    Tė gjitha nė prag tė gjumit.
    Ah, sikur tė isha rreze,
    Tė lodroja nėpėr fushė
    Dhe pastaj ato t’i puthja
    Nėpėr faqe, nėpėr gushė!
    Ja po fryn njė fllad pranvere
    Mbi buzėqeshjet plot me hire;
    Ah, tė isha fllad i lehtė
    T’i flladitja nėpėr gjire!
    E ta ndjeja gjinė e bardhė
    Tė mė fryhej nė pėllėmbė!
    Por nuk jam as fllad, as rreze,
    Ndaj diēka ndjej tė mė dhembė!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Sonte

    Sonte nuk mė le tė qetė,
    Sonte nuk mė le tė fle,
    Njė copė letėr a njė fletė,
    Fėrmon pas dere, po pėrse ?

    E davariti atė era
    Dhe rrugėve e lagu shiu ;
    dhe vjen ajo, troket te dera,
    troket te dera, te njeriu.

    Oh, ik moj fletė nėpėr natė,
    Tė lutem mos trokit te dera,
    Se dimri ishte kaq i gjatė,
    Sa frikė kam dhe nga pranvera!


    Mendoja...

    Mendoja, kur isha i ri,
    Se krejt e imja qe bota,
    Se frynte veē fllad e puhi,
    Jo erėra tė forta, si shqota.

    Dhe gazi lodronte te buza,
    Me gazin vinte dhe muza!

    Mendoja, kur isha i ri,
    Se njerėzit janė gjithė tė mirė,
    Se s’kanė urrejtje, as zili,
    Ndaj kisha dhe unė dėshirė,

    Tė isha kudo i sinqertė,
    Si pemėt me ngjyrė tė blertė.

    Mendoja, kur isha i ri,
    Se krejt tė pastra janė femrat,
    Tė lindurat pėr dashuri,
    Qė ndezin zjarrin nė zemrat;

    Tė zgjojnė ėndrra, dėshira,
    O, femrat e brishta, tė dlira!

    Mendoja, mendoja, po vitet,
    Qė erdhėn mė pas-gijotinė,
    Mendimet-koka tė prera;
    U ndava kėshtu me rininė!

    Si kokė e prerė, rinia,
    Rrokulliset nė kujtimet e mia!


    Mė ikėn vitet

    Mė ikėn vitet gazmendplot,
    Si nėpėr pyll rend njė drenushė,
    Si mėzi hingėllin e lot
    Nėpėr korie, nėpėr fushė,
    Mė ikėn vitet, po ku vallė,
    Gjithēka qė shkoi, mos qe veē pėrrallė?

    Mė iku mosha mė e flirt,
    Mė iku koha mė e bukur!
    I ndjeva unė ato nė shpirt,
    Si ndjen dhe luleja njė flutur.
    U tretėn ngjyrat e ylberta,
    Unė kėrrusem erėrave tė serta!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Gjithė jetėn...

    Gjithė jetėn un’tė kam kėrkuar,
    Por nuk tė gjeta unė ty,
    Dhe pyes veten i menduar,
    Pėrse s’u njohėm ne tė dy?

    Njė ditė vdekja do mė marri,
    Se ikėn koha, le tė ikė.
    Jo, nuk kam frikė unė nga varri,
    Porse nga jeta paskam frikė!

    Ashtu si tė kam ėndėrruar,
    Pėrse nė jetė nuk tė njoha?
    Dhe mbeta unė i vetmuar.
    Dhe ikėn koha, ikėn koha!...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    [B]Bushtra

    Njė bushtėr me barkun e fryrė,
    Rrugėve sillet mė nge;
    Njė brengė e vrenjt nė fytyrė,
    Njė brengė qė dot nuk e fsheh.

    Dhe njerėzit kudo e pėrzėnė,
    Bushtrėn me barkun e fryrė,
    Njė ēast tė qetė s’e lenė;
    Largohu, bushtėr e ndyrė!

    Fėmijėt e gjuajnė me gurė,
    Pėrse, e gjuajnė, pėrse?
    Me barkun e fryrė, e sėmurė,
    Bushtra, rrugėve leh!


    Nė zabel

    Kėta tinguj melodie, si stėrkalat e burimit,
    Oh, sa herė m’i kanė falur mua flatrat e frymėzimit!
    Shpirti im i thith i etur dhe si lule shpirti ēel,
    Si dhe buza e zhuritur te burimi nė zabel.
    Edhe mu nė cep tė buzės shndrin stėrkala e burimit
    Dhe rrėshqet ashtu ngadalė mu nė fund tė frymėzimit.
    Edhe flatrat pėrpėliten dhe mė fort, edhe mė fort,
    Mbi njė fushė, ku njė vajzė, po mbledh lule nė njė shportė.
    Ata krahė aq tė hajthėm, ato lule aq tė njoma,
    Edhe unė, nė marramendje, nga aroma, nga aroma.
    Shpirti im i thith tingujt dhe si lule shpirti ēel,
    Mblidhi vajzė kėto lule, edhe prehu nė zabel!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mė kujton njė tjetėr

    O, ky mal i lartė,
    qė mė ka flladitur,
    Mė kujton njė tjetėr,
    qė nuk e kam ngjitur;
    Ky zabel i dendur,
    plot me bar tė njomė,
    Mė kujton njė tjetėr,
    ku s’thitha aromė;
    O, ky qiell me yje,
    qė ndrin kėtė tokė,
    Mė kujton njė tjetėr,
    qė mu err mbi kokė!
    Ky lumė i begatė,
    me rrjedhė tė shpejt,
    Mė kujton njė tjetėr,
    qė shteroi krejt.
    Kjo femėr qė njoha,
    tani qė jam burrė,
    Mė kujton njė tjetėr,
    qė s’e njoha kurrė!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Moj e njoma

    Ti mė ngjan me njė petale,
    Kaq e brishtė e kaq e njomė,
    Unė afrohem dalngadale,
    Tė thėthij atė aromė.
    U pėrkule si njė lule,
    Tunde flokėt kaēurrela,
    Pranė meje kur u ule,
    I mahnitur unė ngela!
    Asgjė tjetėr nuk mbaj mend,
    Se u deha nga aroma,
    Nuk mbaj mend as kohė, as vend,
    Moj e vogla, moj e njoma!


    Njė vajze

    Si vallė ndrojtjen ta mund,
    Pse gjuha mė lidhet kėshtu?
    Kush vallė, kėshtu mė lėkund,
    Mos sytė e kaltėr tė tu?

    Sa herė ne jemi parė
    Nė horizontin blu,
    Mbi mua i derdh si ujvarė,
    Ti, sytė e kaltėr tė tu!


    Mendime

    Veē frymėmarrjes time
    Nuk ndihet asgjė tjetėr,
    Nė botėn kaq tė re,
    Nė botėn kaq tė vjetėr;
    Kur duhet qė tė fle,
    Buisin plot mendime.

    Mendime pėr ē’ka ikėn,
    Po edhe pėr ē’ka vjen,
    Si jeta me ne tallet,
    Si fati na gėnjen;
    Me ne kush pėrrallet,
    Pėr kohrat qė u fikėn?

    Herė, herė ikėn larg,
    Herė, shumė afėr vjen;
    Na ngulet dhe si thikė,
    Po fryn dhe si refren;
    Mė shumė na kallin frikė
    Mendimet varg e varg...

  11. #11
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,746
    Faleminderit
    121
    179 falenderime nė 135 postime
    Citim Postuar mė parė nga Piro Kuqi Lexo Postimin

    Sa herė ne jemi parė
    Nė horizontin blu,
    Mbi mua i derdh si ujvarė,
    Ti, sytė e kaltėr tė tu!

    ...
    Kjo strofe me duket sikur me lexon shpirtin. Shume e shkelqyeshme. Kur i shoh syte e saj, me duket sikur humbas ne kaltersine e qiellit

    Me pelqyen poezite.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    sqarim

    Piro Kuqi, per fat te keq, nuk jeton me. Megjithate, mendoj se shpirti i tij jeton nepermjet poezise qe na ka lene, prandaj une si dashamires i poezise mundohem te sjell dicka ne forum.
    Pershendetje, Mciri

  13. #13
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Mua s’mė troket njeri nė derė

    Poezia e Piro Kuqit njė mesazh kundėr regjimit totalitar


    Poezia e Piro Kuqit ėshtė mesazhi i njė poeti qė iu kundėrvu regjimit totalitar dhe e pagoi shtrenjtė kėtė kundėrvėnie, si thotė vetė ai nė vjershėn “Pėrqafimi i Diellit” ku pohon se e kanė “varrosur gjallė” se dėshironte tė pėrqafonte diellin (metafora qė shprehin dėshirėn pėr liri dhe humbjen e lirisė qė pasoi, rrjedhojė e dėshirės sė parė, burgimi politik, kalimi nga burgu i padukshėm nė burgun real).

    Kjo poezi ėshtė e ngjashme me njė burim tė kulluar qė ka shpėrthyer nėn trysni.

    Nė fakt trysnia ideologjike e diktaturės i shtypte shpirtrat duke i deformuar dhe duke mbytur brenda tyre vlerat mė tė mira, qė megjithatė tek individėt mė tė fortė vazhdonin tė mbijetonin si njė rrymė e nėndheshme.

    Drama e poetit shprehet pėrmes njė vargu antitetik simbolesh qė pėrsėriten: shkretėtira, muri, pusi, gropa ku ėshtė varrosur gjallė, figura tė lidhura me shtypjen dhe thatėsinė e diktaturės dhe nga ana e kundėrt, burimi dhe pėrroi, simbole jete, dinamizmi, pastėrtie.

    Piro Kuqi di tė pikturojė tragjedinė e individit, tė shtypur nga diktatura dhe tė ēorientuar nga anarkia qė pasoi, po di edhe tė shprehė poezinė e sė zakonshmes, e gjėrave tė vogla dhe kėtu tė kujton “krepuskolarėt”, (“poetėt e muzgut”) italianė.

    Pėrveē poezive simbolike gjejmė disa lirika delikate plot dhembshuri: pėr nėnėn, figura e sė cilės ėshtė e pranishme nė poezi tė ndryshme nga tė cilat kemi zgjedhur njėrėn pėr spontaneitetin dhe ēiltėrsinė e saj (tė mendohet pėr thirrjen shpėrthyese “Nėnė!” qė duket thirrja e njė fėmije, e fėmijės dyzetvjeēar qė ėshtė nė atė kohė poeti), pėr gruan e dashuruar qė, me gjithė ndonjė notė sensualiteti, (tė shihet “Kėmisha”), mbetet njė figurė e vagėlluar dhe fluide, mė tepėr ėndrre se sa realiteti (poeti s’u martua kurrė), pėr ndonjė qenie tė thjeshtė e tė pafajshme si “macja e dashur” qė poeti e kishte humbur dhe pėr tė cilėn e merrte malli.

    Piro Kuqi, me gjithė pėrvojat e dhimbshme, ka krijuar nė thellėsi tė shpirtit tė vet “fėmijėn” e Paskolit dhe poetikėn qė buron s’andjemi. Nė poezitė e tij mė tė mira uni lirik ka pafajėsinė e njė fėmije.

    Poezia e Kuqit ėshtė kundėr rrymės nė kuptimin qė refuzon hermetizmin; s’ėshtė as si shumė poezi nga poetė shqiptarė, e modeluar mbi folklorin; ėshtė njė poezi tradicionale qė respekton rimėn dhe ritmin dhe ka njė muzikalitet tė vetin; jep pėrshtypjen se ėshtė shkruar nė vrullin e parė tė frymėzimit, po, me gjasė, s’i ka munguar puna e limės.

    Ndonjėherė turbullohet nga shfaqje retorizmi qė megjithatė s’janė aq pozė sa shfrim.

    Ka raste qė poeti humbet nė pyllin e figurave qė bėhen qėllim nė vetvete.

    Thelbėsorja ėshtė se Piro Kuqi e arrin poezinė e vėrtetė.

    Prof. Dr. Klara KODRA


    NUK DUA

    Nuk dua lajme nga bota,

    as zėra njerėzish, aspak.

    Sa shumė fraza tėkota

    mė hynė nė gjak.

    Sa shumė lajme, gėnjeshtra,

    sa shumė fraza tė shtirur

    mė hyjnė deri nė eshtra

    nga dhimbja kam thirrur.

    Pokush e dėgjoi kėtė zė?

    Kushpyet sa vuan poeti?

    Nėse e ka dėgjuar ndonjė,

    ka thėnė: i shkreti, i shkreti!


    E MADHE BOTA

    E madhe bota pa kufi,

    dhe unė i vogėl sa njė mi,

    po ku tė futem, nuk e di.

    E madhe bota, e paanė,

    po njerėzit qė mė rrinė pranė

    pėrse mė ruajnė si gardianė?

    Sa herė hedh unė hapin tim,

    nė ēdo lėvizje reagim,

    o, sytė e tyre nė pėrgjim!

    Edhe me veten time bluaj:

    Pėrse u dashka qė tė vuaj,

    o njerėz, unė nga sytė tuaj?


    PORSE MUA…

    Pse gjiri yt ėshtė aq i fryrė?

    Pse gjiri yt ėshtė aq i plotė?

    Zilepsi krejt kėtė natyrė;

    zilepsi gjithė kėtė botė.

    Do desha diēka prej argjendi,

    do desha diēka prej floriri;

    Porse mua veē mė ēmendi:

    rrumbullakėsi e atij gjiri!


    ZHGĖNJIMI

    Jashtė bie shi edhe fryn erė,

    mua s’mė troket njeri nė derė,

    Hapa njerėzish rrugėve tek-tuk,

    po dhe hapi i fundit, ja, u zhduk.

    Tė shpėtoj nga ēastet e rėnda,

    shiu, era le tė hyjnė brenda.

    Hap dritaren: shiu, era ka reshtur;

    sėrish, bie i zhgėnjyer, heshtur.


    PĖRQAFIMI I DIELLIT

    O njerėz, jam i gjallė, ēfar’ bėni ju kėshtu,

    pėrse kėtu mė sollėt tė mė varrosni, ju?

    Ēak, ēuk bien kazmat, po bien pa pushim

    dhe zhurmė e egėr e kazmave e mbyti pa pushim,

    dhe ja tek u hap varri, u hap goxha i thellė,

    aty do futem unė ku s’ka as hėnė, as diell,

    e ngrejnė arkivolin me trupin tim tė gjallė,

    mėfortbėrtitaunė, s’dėgjuam njerėzit vallė?

    Dėgjuan njerėzit mirė, se nuk janė tė shurdhėr,

    por pėr varrimin tim nė xhep mbajnė njė urdhėr.

    “Ky njeri tė futet nė varrin mė tė thellin,

    se ky pati guxim tė pėrqafojė diellin!

    Kanė ikur shumė vite, unė jam kėtu nė varr,

    dhe gjindjes i thėrras, gjėkund pėrgjigje s’marr.

    Vetėm mbi varrin tim po hedhin dhe pėr natė;

    nga dheu qė ėshtė hedhur u ngrit njė mal i lartė!

    Ndėrsa unė jam kėtu nė varrin, mė tė thellin”.

    Tė tjerė ngjitin malin tė pėrqafojnė ‘diellin’!


    PYLLI

    Zgjati duart e tua tė gjelbra,

    theje kafazin e ditėve tė zymta;

    ledhatomi flokėt me harmoninė e gjetheve;

    shpalos fshehtėsinė tėnde

    para syve tė mi;

    si njė kordele gjelbėrimi.

    Dua qė balli im

    tė laget nga burimi i thellėsive tė tua,

    tė ndiejė pulsin e mugullimit.

    Dua tė kridhem nė virgjėrinė e fletėve,

    Netėve!


    KUR TĖ NJOHA TY

    Kur tė njoha ty,

    njoha fytyrėn e detit,

    ti je deti qė mė mbyti

    me dallgėzimin e flokėve.

    Kur tė njoha ty,

    njoha fytyrėn e qiellit,

    ti je qielli qė mė mbulon,

    me ujėvarėn e syve.

    Kur tė njoha ty,

    njoha fytyrėn e tokės,

    ti je toka qė mė josh

    nė shtegun e ėndrrave.

    Kur tė njoha ty…


    PUSI

    Oh, ky pusi i thellė,

    oh, i ftohti pus!

    Nuk ka as hėnė, as diell,

    mė kėrrus.

    Jam nė fundin e tij.

    I etur pėr ajėr, dritė,

    Nuk e di,

    kur ėshtė natė apo ditė.

    Zėrit tim tė ngjirur

    muret i bėjnė pritė.

    Sa shumė kam thirrur!

    Mos kthehem nė kufomė?

    Do dal nė ajėr, nė dritė,

    lirshėm tė marr firomė?


    SHKRETĖTIRĖ

    O, shkretėtirė e gjatė,

    shkretėtirė e pafund!

    Eci unė ditė e natė,

    sa mund.

    Eci, pėr ku vallė?

    Braktisur nga botė e tėrė.

    Asnjė qenie e gjallė.

    Veē rėrė…

    Nuk e di sa rrugė kam bėrė,

    nuk di sa rrugė ka mbetur,

    veē eci unė nėpėr rėrė,

    i etur.

    Njė, dy hapat i hedh.

    Hapat e mi tė lodhur;

    Oh, – shkretėtira mė ngjeth:

    Ē’ka ndodhur?

    Ē’ka ndodhur me mua kėshtu?

    Ē’ka ndodhur nė botėn e tėrė?

    Askush s’pėrgjigjet kėtu,

    veē rėrė!


    NJĖ DEGĖ PLEPI

    Ah, kur s’jam njė degė plepi,

    e tė puthesha me erėn,

    e ta ndieja gjer nė palcė,

    edhe dimrin edhe pranverėn.

    Eh, ēfarė kėnge do kėndoja,

    qė s’i kam kėnduar kurrė,

    se kėshtu kam vetėm brenga,

    se kėshtu jam i sėmurė.

    Jam banor i njė qyteti,

    plot me brenga dhe sėmundje,

    eh, kur s’jam njė degė plepi,

    veē nga era nė lėkundje.


    HĖNA

    Hėna ėshtė e hollė, e hollė,

    porsi drapėr nuk mė ngjan,

    po mė ngjan si brinjė e thyer,

    nga kraharori im i shqyer,

    nga kraharori qė mė qan.

    Hėna ėshtė e brishtė, e brishtė,

    pasi vashėz nuk mė ngjan,

    po mė ngjan si psherėtimė,

    nėpėr kėngėt plot trishtim;

    delnga shpirti im qė qan!

    Hėna ėshtė e lehtė, e lehtė,

    posi shpend ajo s’mė ngjan,

    po mė ngjan si lot i ndritur,

    nėpėr faqen e zhuritur,

    delnga zemra qė mė qan!

    Hėna ėshtė e parfumuar,

    posi trėndafil s’mė ngjan,

    po mė ngjan si gjethe e verdhė;

    qielli shiunnistė derdhė,

    ja, pėr mua hėna qan.


    SYRI IM

    Gjoksi im – kambanė e ndryshkur.

    Zėri im – njė gjeth i vyshkur.

    Dora ime – degė e shqyer.

    Ėndrra ime – qiell pa yje.

    Kėnga ime – myk ndėr pyje.

    Shpirti im – shi i pareshtur.

    Gjoja ime – prag i heshtur.

    Rruga ime gjol i thellė,

    Syri im – zgavėr e shpellė!


    SI GUR NĖ GJOKSIN TIM

    Pos’erdhe nesėr mbrėma,

    po s’erdhe nė takim,

    do varet vetė Hėna,

    si gur nė gjoksin tim.

    Dhe gjoksi nga kjo peshė.

    Do dergjet nė lėngim,

    po s’erdhe, pėllumbeshė,

    po s’erdhe nė takim.


    VESĖ

    Poshkėlqejnė pika vese

    nė livadhe, nėpėr bar,

    janė ato rruaza shprese,

    janė ato margaritar.

    Dua t’i marr nėpėr duar,

    t’i thėthij si aromėbari,

    porse duke u avulluar,

    mė rrėshqet margaritari.

    Ashtu si rinia ime,

    o, sa shpejt qė shkriu vesa!

    Mbetėn veē disa kujtime,

    posibarii thatė – mbresa.


    HAJDUTJA

    Hajdutja e dritės sė diellit,

    qė lan mėkatet nė lumė,

    Hėna – spiune e qiellit,

    mendimet pėrgjon nėpėr gjumė.

    Ndaj natėn unė s’kam gjumė,

    dua tė kridhem nė lumė.

    Porrugėt ajo m’i ka zėnė,

    me rrezet e saj si hafie.

    Ē’kėrkon nga unė, moj hėnė?

    Lėrmė tė prehem, tė bie!

    Mes reve fshihet dhe shfaqet,

    me vuajtjen time kėnaqet.

    Fshihet dhe shfaqet mes reve,

    pėrgjon dhe qimet e kokės,

    unė – viktimė e kopeve,

    midis qiellit dhe tokės.

    Hajdutja e dritės sė diellit

    spiune e tokės e qiellit!


    Nacional
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    249
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 10 postime

    Pėr: Piro Kuqi (1942 - 2006)

    Poezi shume te bukura nga Piro kuqi
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Pėr: Piro Kuqi (1942 - 2006)

    R.I.P

    ka qene burre sh i urte.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •