Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Me ra ne dore libri "Lekura e Qenit"
    Me pelqeu shume.Shkruar me shume origjinalitet.
    Wild and crazy can't be lazy

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    'Bolero nė Vilėn e Pleqve' - Fatos Kongoli

    Shtypur nė shtypshkronjėn Toena, Shkurt 2009.

    Pėrmbledhje shkruar ne kapak tė librit :

    Dy pleq, nė njė vilė, dhe njė infermiere qė kujdeset pėr ta. Nė aktin a fundit tė jetės, pleqtė i shkruajnė letra njėri-tjetrit, tė cilat i zhdukin pa lėnė gjurmė, ndėrsa infermierja pėrpiqet mė kot t'i shtjerė nė dorė.
    Boten e mbyllur tė vilės e trazojnė kohė mė kohė doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshėm; djali i plqeve, bos i njė firme tė fuqishme ndėrtimi, me gruan e tij tė re e tė bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptė; njė femėr enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonė me tė zeza, etj
    Duke na sjelle me kėtė libėr prozėn e tij mė tė pėrkryer. Kongoli, pėrmes rrėfimit tė infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndėrlikimet, dėshirat e fshehura, nė njė mjdedis shpesh tė egėr, tė pamėshirshėm, ku femra ėshtė e pambrojtur.
    Njė qasje ndaj ekzistencės njerėzore, qė nuk e kemi hasur mė parė nė letrat shqipe.

    ------------------


    Libri lexohet lehtė dhe shpjet, por nė tė njėjtėn kohė tė le pak si tė trullosur e me dhimbje koke : ) Hisoria ėshtė pak e rėndė por gjithsesi mė pėlqen fakti qė autori ka marrė kurajon tė shkruajė nėn zėrin e njė femre e aq mė tepėr tė trajtojė probleme shqiptarė qė egzistojnė por qe nuk shprehen shpesh (ndoshta). Aty kėtu mė ngjau me filmin 'Boys don't cry' nė mos gaboj titullin...Sė shpejti do mundohem tė sjell pjesė nga libri.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Fatos Kongoli, “Kalorės i Legjonit tė Nderit” nė Francė


    Publikuar: Sot, mė 29 janar 2010

    Tiranė, 29 janar - Nė emėr tė Presidentit tė Republikės dhe nė bazė tė pushteteve qė na janė dhėnė, ne ju bėjmė Kalorės tė Legjonit tė Nderit". Zonja Maryse Daviet, ambasadorja franceze nė Tiranė, e artikuloi me njė emocion tė veēantė kėtė frazė drejtuar shkrimtarit Fatos Kongoli, nė njė ceremoni tė veēantė organizuar pasditen e djeshme nė Ambasadėn franceze, njoftojnė sot mediat e Tiranės. Kėsisoj u bė publik lajmi se shkrimtari i mirėnjohur u nderua me titullin mė tė lartė qė jepet nė Francė "Kalorės i Legjonit tė Nderit", njė vlerėsim i akorduar nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi. "Vendi im njeh nė tė gjithė kuptimet e fjalės (tė njohėsh dhe tė shprehėsh mirėnjohjen) madhėshtitė e veprės tuaj. Vepra juaj e vėshtirė, "tė bėsh letėrsi ėshtė njė akt vuajtjeje dhe vetmie", pėrshkruan mirė nė mėnyrė tė admirueshme, ashtu si vėllezėrit tuaj Primo Levi, Solzhenitsyn-i, Vasily Grossman, njėherazi shkatėrrimin e ngulmėt dhe tė plotė, fatet nė shkallėn e sė pėrditshmes tė individėve, tė thyer, tė shtypur nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, rėnien e tyre, por megjithatė njėherazi, dinjitetin e tyre", - tha nė fjalėn e saj ambasadorja Daviet, duke vijuar se librat e Kongolit tė pėrkthyer nė frėngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht etj, "i kanė zbuluar botės, gulagun shqiptar, njėkohėsisht, dinjitetin dhe nderin e shqiptarėve, edhe pse tė shtypur". Maryse Daviet ka pėrmendur mė tej kontributin qė ka dhėnė letėrsia e Kongolit pėr njohjen e Shqipėrisė nė botė. "Vendi juaj ka veēanėsinė dhe fatin qė ka ushqyer edhe nė mjerim shkrimtarė si ju dhe Kadare. Vepra juaj jep ndihmesė pėr njohjen dhe kuptimin e Shqipėrisė veēanėrisht nga tė huajt. Kjo ėshtė diēka jashtėzakonisht e rrallė nė botė".
    Duke e cilėsuar frankofon dhe frankofil qė nė moshėn mė tė re, edhe pse Francėn e zbuloi vetėm nė vitin 1989, ambasadorja Daviet pėrmendi shtatė librat e pėrkthyer mjeshtėrisht nė gjuhėn frėnge nga "miku juaj, nga dyzimi juaj, pėrkthyesi gjenial, Edmond Tupja: "I humburi", "Kufoma", "Dragoi i fildishtė", "Ėndrra e Damokleut", "Lėkura e qenit", "Te porta e Shėn Pjetrit", "Hija e tjetrit", "Jetė nė kuti shkrepėsesh", botuar nga shtėpia botuese "Payot &Rivages". "Tė gjithė ne, - tha mė tej ambasadorja Daviet, - shpresojmė me padurim botimin e ardhshėm tė librit "Bolero nė vilėn e pleqve", tė cilėn Edmondi e ka pėrkthyer nė frėngjisht dhe pėrhapur nė tė gjithė botėn frankofone.
    Nė ceremoninė e dhėnies sė kėtij titulli merrnin pjesė njė rreth mjaft i ngushtė me tė ftuar, miq tė shkrimtarit por edhe shtetarė si kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka mbajtur njė fjalė tė gjatė nė gjuhėn frėnge, e ku ka pėrmendur ndėr tė tjera edhe kujtime tė hershme me Kongolin, profesorin qė i ka dhėnė mėsime matematikė nė kohėn kur shkrimtari i madh ushtronte profesionin e mėsuesit tė matematikės. Tė pranishėm nė ceremoni ishin edhe ministri i Kulturės, Ferdinand Xhaferri, zv/ministrja Suzana Turku, pėrkthyesi i gjithė veprave tė Kongolit nė frėngjisht Edmond Tupja, deputeti Fatmir Toēi sė bashku me Irena Toēin, qė drejton tashmė botimet "Toena", e ku janė botuar tė gjitha veprat e shkrimtarit Fatos Kongoli nė gjuhėn shqipe.
    Mjaft emocionues ka qenė edhe fjalimi i shkrimtarit, i cili ka rrėfyer me nostalgji tė gjitha fijet e jetės sė tij qė e kanė lidhur me Francėn dhe gjithė botėn frankofone, qė nė vitet e rinisė sė hershme, kur si pa e kuptuar nisi tė mėsonte frėngjishten e mandej tė lexonte gjithēka qė i binte nė dorė nga letėrsia franceze e mė gjerė. Kongoli e cilėsoi njė histori mė se gjysmė shekullore marrėdhėnien e tij me gjuhėn dhe qytetėrimin francez, kulturėn franceze dhe Francėn. "Do ta quaja njė histori adhurimi tė heshtur, nė largėsi", - tha ndėr tė tjera shkrimtari. Legjioni i Nderit ėshtė dekorata mė e lartė qė jepet nė Francė. Ajo ėshtė krijuar nga Napoleon Bonaparti nė maj tė viti 1802 dhe pėr herė tė parė ajo ėshtė dhėnė nė 15 qershor tė 1804-ės. Medalja jepet pėr trimėri nė veprimet ushtarake ose pėr shėrbim ushtarak 20-vjeēar tė dalluar, por edhe nė rastet e civilėve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francės pėrmes studimeve, arteve, shkencave, politikės etj. Nė medaljen e titullit ėshtė koka e Napoleonit, ndėrsa nga mbrapa shkruhet motoja "HONNEUR" (nder). Urdhri ėshtė dekorimi mė i lartė nė Francė dhe ėshtė i ndarė nė pesė shkallė tė ndryshme: Chevalier (kalorės), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand'Croix (Kryqi i madh). Me kėtė titull nderi ėshtė vlerėsuar edhe shkrimtari

  4. #24
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    «ĖNDRRA E DAMOKLEUT» Fatos Kongoli

    Pėrshtypjet e mia:
    Njė pėrshkrim nė detale tė gjendjes psikologjike tė njeriut nė njė kohė tė vėrshtirė , ku jo vetėm individi por e gjithė shoqėria ėshtė nė njė shok psiqik.
    Vrasja e tjetrit dhe e vetes ishte bėrė aq e zakonshme , sikur tė bėhej fjalė pėr veprimin e blerjes se njė buke nė furrė.
    Ky liber mesigur se i bėn tė gjejnė veten shumicėn , pėr tė mos thė tė gjithė banorėt e Republikes sė Shqipėrisė.
    Kongoli , ka treguar se e njeh mirė psikologjin e shqiptarėve . Njeh gjithashtu gjendjen psikologjike tė shqiptarėve nė kohen e trazirave mė 1997.
    Mė ka lėnė pėrshtupje tė thella ndoshta edhe pse ky ėshtė libri i pare qė kam lexuar nga Kongoli.

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Presidenti Moisiu: Jo emërimit të Harxhit si ambasadore në SHBA
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 16:39
  4. Shkrimtari shqiptar nė metropolin socialist tė viteve ’60.
    Nga Arrnubi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 03:33
  5. Ēfarė ėshtė ēmimi i referencės?
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-05-2003, 14:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •