Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Stilistet me te njohur shqiptar

    stilistja shqiptare
    interviste

    Historia e vajzės nga Tirana qė u rrit nė familje sportistėsh


    Ish-volejbollistja e Dinamos qė stilon rrobat e Viktoria Bekam e Paris Hilton

    Ema Koja realizon ėndrrėn amerikane, por s’resht


    Rezarta Delisula
    Luante volejboll me vajzat e Dinamos krah Ela Tases dhe Mimoza Ibrahimit, por nė familjen e saj, e tėra sportistėsh, kishte dhe njė pasion tjetėr, rrobaqepėsinė.

    E ėma, ish-atlete, bashkė me tė motrėn qepnin rrobat e tyre dhe vajza e vogėl nuk mund tė rrinte pa u interesuar. E dy preferencat e saj, sporti dhe rrobaqepėsia, rriteshin paralelisht. As ajo vetė nuk e kish menduar qė do tė mundte tė hapte nė SHBA firmėn e saj tė stilimit dhe prodhimit tė rrobave nėn firmėn “Ema Savahl”, tė stilonte rroba pėr Paris Hilton, Viktoria Bekam, Ana Kurnikovėn, Kerry Kasem...dhe shumė personazhe tė njohura nėpėr botė, tė fitonte nė vitin 2000 ēmimin stilistja mė e mirė e modės nė Paris, kryeqytetin e modės. Njė shqiptare qė realizon ėndrrėn amerikane. Kjo ėshtė historia e Ema Kojės, tiranases qė mundi tė ēajė nė tregjet e modės duke ngritur pozitivisht emrin e mirė tė Shqipėrisė. Ema e thekson faktin qė ėshtė shqiptare dhe nė websitin e saj www.emasavahl.com kjo gjendet lehtėsisht. Mes njė interviste qė Ema Koja ka dhėnė nga SHBA pėr gazetėn “Panorama”, ne do tė mėsojmė historinė e vajzės qė luante pėr ekipin kampion tė Dinamos nė volejboll dhe qė tani ėshtė fituese sėrish, por nė botėn e modės...

    Si ka qenė fėmijėria juaj dhe ēfarė gjėrash ju pėlqenin mė shumė pėr sė vogli?
    Unė kam qenė njė fėmijė shumė aktiv dhe gjėja qė mė pėlqente mė tepėr ishte tė vrapoja e tė luaja, sidomos t’i ngisja biēikletėn gjigande tė babit, lartė e poshtė nėpėr mėhallė.

    Kur tė pyesnin tė tjerėt se ēfarė doje tė bėheshe kur tė rriteshe, ti si i pėrgjigjeshe?
    Pėr njė farė kohe doja tė isha astronaute, mė vonė desha tė isha shkrimtare… edhe sot e kėsaj dite vazhdoj tė kem dėshirė tė ndėrroj profesionet.

    Jeni rritur nė njė familje sportistėsh, si ju lindi dėshira pėr t’u marrė me stilim?
    Unė jam rritur me tezen dhe mamin tim, tė cilat ishin mjaft tė talentuara pėr prerjen dhe qepjen e rrobave dhe nisur nga kjo, mendoj qė rrobaqepėsia ishte njė hobi qė filloi tė mė shfaqej teksa rritesha.

    Keni qenė pėr disa vjet volejbolliste me Dinamon. Kujt brezi i pėrkisni dhe cilat janė emocionet mė tė forta qė ju ka lėnė ajo periudhė?
    Unė isha nė bankėn e rezervave, kur Ela Tase dhe Mimoza Ibrahimi ishin nė maksimumin e tyre. Emocioni mė i fortė nė atė kohė ishte kur dola pėr herė tė parė jashtė shtetit me ekipin.

    Cilat ishin vėshtirėsitė e para qė hasėt gjatė shpėrnguljes familjare nė Itali?
    Me thėnė tė drejtėn isha shumė e lumtur pėr ndryshimin. Nga natyra unė i mirėpres ndryshimet. Sa mė tė mėdha janė ato, aq mė eksituese janė.

    Ju ishit njė vajzė e vogėl pėr tė pėrballuar njė ndryshim kaq tė madh. Si reaguat?
    Megjithėse unė emigrova nga Shqipėria komuniste, nuk isha shumė e impresionuar me Italinė e Jugut ku ne u shpėrngulėm. Reagimi im lidhej me njė dėshirė akoma mė tė madhe pėr tė parė botėn dhe pas xhiros qė doja tė bėja ishte tė vendosja ku tė jetoja. Pėr njė gjė isha e sigurt: Duhet tė jetoja nė njė qytet tė madh, jo nė provinca ose qytete tė vogla ku mentaliteti ėshtė i mbyllur dhe ėshtė kollaj tė gjykohesh.

    Me sa kemi mėsuar, kur ju ishit nė Itali filloi dhe dėshira pėr t’u marrė me rrobaqepėsi e stilim...
    Gjatė verės kur nuk isha e zėnė me kampionatin modeloja nė Bari Centro pėr tri linja: Blue Marine, Parah dhe Off Limit. Ēmimet e kėtyre koleksioneve ishin tė paprekshme, por ky nuk ishte problem pėr mua, qė isha rritur qė nė fėmijėri me artin e rrobaqepėsisė si pjesė e edukimit tim, ashtu si dhe shumė vajza shqiptare. Kėshtu fillova tė qepja rrobat e mija e frymėzuar nga rrobat fantastike qė po modeloja ēdo ditė. Vetėm mė vonė kuptova sa tė talentuara ishin tezet dhe mami im dhe sa shume gusto kishin. Madje kujtoj humorin e sime mėje kur shihte gardėrobėn time nė kohėn qė jetonim nė Shqipėri.

    Aty ishin dhe produktet e para tė bėra nga dora juaj?
    Nė fakt, kisha filluar qė nė Shqipėri.

    Pas disa vitesh ju u shpėrngulėt nė SHBA. Mund tė na tregoni pse morėt kėtė vendim?
    Pas njė traume nė shpatull vendosa tė marr pushim pėr njė vit nga volejbolli dhe ky ishte momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė plotėsuar dėshirėn time pėr tė parė botėn. Mbas udhėtimit nė Evropė dhe Afrikėn e Veriut, NY City m’u duk tepėr interesant dhe ndalova atje pėr tre muaj, ku takova shumė emigrantė shqiptarė dhe nėpėrmjet tyre gjeta ca punė tė rėndomta pėr tė mundėsuar udhėtimin e ardhshėm, qė do tė ishte Miami. Kur shkova atje rashė nė dashuri me klimėn dhe mentalitetin nė Miami Beach. Pėr tė parėn herė mendova se kisha gjetur vendin nė tė cilin me tė vėrtetė dėshiroja tė jetoja.

    Lidhja juaj me stilimin u rrit edhe mė shumė, pse?
    Njė kombinim i koincidencės dhe domosdoshmėrisė forcoi drejtimin qė mora. Por mbi tė gjitha ishte se unė merrja kaq shumė komplimente pėr rrobat qė po vishja, sa mė erdhi natyrale me mendu pėr njė biznes nė kėtė drejtim. Sidomos fakti qė nuk kisha “Green Card” e bėnte tė domosdoshme qė tė punoja pėr veten time.

    Mund tė na tregoni hap pas hapi si arritėt qė fillikat e vetme tė ndėrtoni njė atelie, ku sot punojnė rreth 30 vetė?
    Janė shumė faktorėt qė ndikuan nė kėtė drejtim. Njė sekret mund tė jetė qė unė kam shumė energji dhe humb interesin kollaj nė gjėrat monotone. Nuk mė pėlqen tė rri gjatė nė zonėn e konfortit. Unė e mirėpres tė renė dhe nuk kam frikė me guxu nė diēka qė askush nuk e ka bėrė mė parė. Gjithashtu jam a good leader (drejtuese e zonja) dhe e drejtoj biznesin sikur tė ishte njė skuadėr volejbolli (faleminderit babit) dhe kėshtu “my girls” (punonjėset e mia) janė shumė eficiente. Dhe njė gjė tjetėr pėr tė shtuar ėshtė, qė unė mėsoj nga gabimet dhe zakonisht kurrė s’e bėj tė njėjtin gabim dy herė.

    Si e organizoni njė ditė pune?
    Sapo arrij nė atelier nė orėn 9:00, Marta, dora ime e djathė qė punon qė prej 10 vjetėsh me mua, mė pėrgatit kafen kubane qė e pimė sė bashku, duke mė informuar pėr progresin dhe organizimin e prodhimit. Mė vonė shkoj nė zyrė, ku asistentja ime pasi ka filtruar mesazhet mė jep ato pėr tė cilėt unė duhet tė kujdesem personalisht. Nga ora 11:00 punoj me modelistin dhe pasdite, nėse nuk kam ndonjė takim shkoj nė dhomėn e pikturės, ku punoj me materiale tė reja qė tė krijoj tekstura tė reja. Gjatė gjithė ditės ndėrpritem nė mėnyrė konstante nga pyetje, telefonata e takime. Nė orėn 17:30 shkoj nė palestėr dhe mė pas gėzoj familjen time.

    Cilat janė ėndrrat tuaja?
    Endrrat e mija janė shumė ambicioze dhe kanė pak tė bėjnė me stilimin dhe biznes. Unė mendoj qė zhvillimi shpirtėror ėshtė baza pėr tė arritur gjithēka qė ti dėshiron nė jetė. Ky ėshtė fokusimi im.

    Shumė personazhe tė njohur edhe nė Shqipėri si Paris Hilton dhe Paola Abdul mbajnė nė trup veshjet e stiluara prej jush, si ndjeheni kur i shihni?
    Eshtė kėnaqėsi e veēantė.

    Mund tė na rendisni dhe personazhe tė tjerė me famė, qė mbajnė veshjet tuaja?
    Anna Kurnikova, Victoria Beckam, Brook Burk, Lil Kim, Tyra Bangs, Kelly Clarkson, Sophia Vergara, Adriane Curry, Phoebe Price,

    Cilat janė karakteristikat e stilit tuaj?
    Unė jam shumė e informuar me trendet, kėshtu qė koleksionet tona janė njė interpretim i tė resė dhe hip qė po ndodh nė moment nė botėn e modės.

    Cila ėshtė e veēanta e veshjeve tuaja?
    Karakteristike pėr linjėn tonė ėshtė krijimi i tesuteve dhe sipėrfaqeve qė janė tė papara ndonjėherė.
    Unė punoj me silikon, gomė, zamkė, prodhimin e ngjyrave e produkte tė tjera, tė cilat i pikturojmė nė tesute dhe krijojmė bluza e fustane qė nė tė vėrtetė janė vepra arti tė pikturuara njė nga njė.

    Me sa kemi zbuluar nė internet, ju gjithmonė e theksoni faktin se jeni shqiptare. Sa krenare ju bėn tė ndjeheni fama qė keni arritur?
    Shumė.

    Sa kohė i kushtoni familjes suaj?
    Unė e kam si parim qė tė punoj 8 orė nė ditė dhe jam shumė xheloze pėr kohėn time tė lirė, kėshtu qė me pėrjashtim tė udhėtimeve qė pėr momentin nuk i kam deleguar akoma, familja ka kujdesin tim total.

    Keni thuajse 16 vjet qė jeni larguar nga Shqipėria, pėr ēfarė ju merr malli mė tepėr?
    Pėr ritmin… Kur vij nė Shqipėri koha merr nocion tjetėr dhe i gjithė kėndvėshtrimi ndryshon. E tėrė kjo mė duket shumė rigjeneruese.

    Ke menduar ndonjėherė tė kthehesh nė Shqipėri?
    Akoma jo.

    Ju keni njė djalė tė vogėl, a i flisni shqip?
    I flas shqip dhe i tregoj pėrralla po nė shqip, por gjėja qė e intrigon mė shumė tim bir janė pėrrallat me Gjeto Bash Mujin dhe Gjergj Elez Alinė, qė edhe pse ia kam treguar 100 herė, ai nuk ngopet kurrė. Nė mendjen e tij Shqipėria ka njė perde mistike dhe ai mendon qė tė qenit shqiptar ėshtė diēka speciale.

    Nėse do tė ktheheshim prapa nė kohė, do tė zgjidhnit sėrish profesionin e stilistes apo keni ndonjė ėndėrr tjetėr?
    Nė qoftė sė nuk do tė ishte stiliste do tė ishte njė formė tjetėr arti.

    Si e shihni zhvillimin e Shqipėrisė nė kėto vite?
    Shqipėria po ecėn e do te ecė pėrpara shumė shpejt. Unė uroj megjithė zemėr qė zhvillimi tė jetė i balancuar si nga ana ekonomike, shpirtėrore dhe artistike.

    Po pėr modėn qė ndjekin vajzat shqiptare?
    Unė mbeta e impresionuar, nė sensin pozitiv, nga bukuria dhe stili i vajzave tona.

    Ndėr planet tuaja ekziston mundėsia e hapjes sė ndonjė dyqani apo atelieje nė Tiranė?
    Ndoshta nė tė ardhmen.



    Profesor Xhela, legjenda nė volejbollin pėr meshkuj

    I ati i Emės ėshtė njė emėr mjaft i njohur nė botėn sportive, nė fakt ata janė njė familje e tėrė sportistėsh. Njė kėnd nė shtėpinė e tyre e kanė zėnė shumė kupa e medalje tė fituara gjatė kampionateve. Vangjel Koja ka qenė trajner pėr 45 vjet i ekipit tė volejbollit tė Dinamos pėr meshkuj, Sanija gruaja e tij atlete e basketbolliste, Ema volejbolliste dhe djali vazhdon aktualisht tė jetė trajner i kategorive tė larta B1, B2 nė Itali. Dhe pse ka hequr dorė nga drejtimi i ekipit si pasojė e moshės, kur ecėn rrugės ish-trajneri s’mund tė kalojė pa u vėnė re nga shumė njerėz, tė cilėt e thėrrasin me kofidencialitet, presor Xhela. Nė kohėn qė ai ishte drejtues i Dinamos, ekipi ka fituar 17 kupa republike dhe 23 tituj kampionėsh, nga viti 1965 deri nė vitin 1990. Mė pas presor Xhela sė bashku me familjen shkoi nė Itali, ku lidhi njė kontratė nė Castelanova pranė Barit si trajner i ekipeve zinxhir. Nė vitin 1996 Ema u largua nė SHBA, ku mė pas u martua dhe krijoi familjen e saj, ndėrsa familja Koja vazhdoi tė qėndronte nė Itali. E pas disa vitesh punė si trajner jashtė, presor Xhela hoqi dorė nga sporti, ndėrsa bashkė me tė shoqen Sanijen jetojnė tė ndarė mė tresh, nė Shqipėri ku kanė shtėpinė, te djali nė Itali dhe dy-tri herė nė vit shkojnė te Ema, e cila jeton nė Miami qysh prej 10 vjetėsh.

    Gazeta Panorama

  2. #2
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Pse e ka ndryshuar emrin kjo?
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Bravo i qofte!
    Shume te ralle jane shqiptaret qe arrijne ketu.

    Por me beri pershtypje si ka mundesi me te njejten design ka veshur Paula Abdul dhe Brooke Burken? Ndryshon vetem colori kurse design eshte e njejta.

    http://www.emasavahl.com/brookeburke.asp

    http://www.emasavahl.com/paulaabdul.asp


    Ndoshta veshjet ne foto sjane design e asaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vagabondo_nyc : 26-12-2006 mė 15:50

  4. #4
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Seshte e njejta.. eshte her dragon fly collection... kshuqe design do ngjajne por sjan njesoj si prerja, materiali dhe ngjyra.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  5. #5
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    qeka yll fare sapo i hodha i sy asaj faqes postur prej brarit
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  6. #6
    Katerina Boēi ( Bocci ) eshte nje stiliste qe gjate karrieres se saj ka krijuar shume linja fustanesh madheshtore per dasmoret qe nga fustani i nuses deri tek shoqerueset e saj etj. Ajo gjithashtu krijon veshje te stiluara te fustaneve te mbremjes per ne Amerike dhe ne bote. Me veshjet e saj jane paraqitur edhe prezantuese te njohura te televizionit.

    Katerina Boēi lindi ne Shqiperi ne 1974. Pasioni i saj per stilimin filloi qe ne moshe te vogel, ku u duk qe ne fillim talenti i saj. Ajo e kishte gjithmone enderr te hynte ne boten e stilimit dhe modes.
    Ndoqi studimet ne shkollen SITAM ne Padova, Itali. Aty u prezantua me Maria Ottavia, qe me vone u be frymezuesja dhe shoqja e saj. Pas mbarimit te shkolles, Katerina hapi nje studio stilimi ne Shqiperi dhe u be drejtuese e shkolles se rrobaqepesise (organizuar nga CIFIR DI BARI, Itali)
    Ne 2001 u zhvendos ne Amerike, ku shume shpejt u be e njohur per stilin e saj. Qe nga ajo kohe ajo ka krijuar nje klientele te saj te njohur dhe eshte paraqitur ne shume revista. Ne 2007, hapi studion me te madhe te stilimit ne Michigan.

    http://www.katerinabocci.com/
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Edhe une ju prezentoj stilistin e famshem Shqiptare Izet Curi.

    Exclusive: Izet Curi: Femra, kryevepėr e Zotit
    Stilisti i famshėm shqiptar Izet Curi, vazhdon tė jetė i suksesshėm nė Francė, me shtėpinė e tij tė modės dhe bashkėpunimet me Jean-Paul Gaultier, Thierry Mugler e Alaia Azzedine. Me kreacionet e tij janė veshur njerėz tė famshėm si Sean Connery, Gerard Depardieu , Isabelle Adjani, Christopher Lambert e tė tjerė.
    Ai ka tridhjetė vite qė ligjėron pėr modėn, nė qendrėn botėrore tė modės, Paris.
    Dashuria e madhe ndaj nėnės e ka drejtuar tek moda, qė megjithėse s’ka qenė ėndrra e tij, sot ėshtė jeta e tij.

    Intervistoi: Rozafa Kelmendi

    Zhurnal Plus: Si e keni filluar karrierėn e stilistit?

    Izet Curi: Karrieren e stilistit e kam filluar kur i kam pasur 22 vjet, por zanatin e punoj qė nga mosha 13 vjeēare.
    Tė flas per fillimet e karieres sime mė duhet tė kthehem nė fėmijėrinė time, mė saktėsisht nė vitin 1963 kur tėrmeti goditi Shkupin dhe shkatėrroi gjithēka.
    Sikur shumė familje tjera edhe ne mbetem pa kulm mbi kokė dhe duhej tė pėrballeshim me shumė vėshtiresi qė kishte jeta nė atė kohe.
    Njė vit mė vonė babai ndėrroi jetė dhe situata ekonomike filloi tė vėshtirėsohej edhe mė shumė.
    Nėna mbeti me 9 jetimė; mė i madhi 19 vjeē e me i vogli 6 muaj. Ajo na ka dirigjuar drejt shkollės por edhe marrjes sė njė zanati, qė tė bėhemi mė tė pavarur, nga ana financiare. Ajo ka vendosur pėr ne, se cilin zanat do marrim dhe pėr mua ka zgjedhur rrobaqepėsinė.

    Zhurnal Plus: Ju pėlqeu kjo zgjedhje?

    Izet Curi: Unė fillova rrobaqepėsinė pa dėshirėn time.I thashė nėnės time se jam gati tė marr zanat por dua tė shkoj te rrobaqepėsi mė i njohur nė atė kohė nė Shkup, qė ishte z.Cale (maqedonas).Isha i sigurtė se ai nuk do tė mė pranonte, kėshtu qė unė do tė shpėtoja prej kėsaj pune.
    Nėna ka shkuar tek ai dhe i ka thėnė: ‘’E kam njė dreq nė shtėpi’’. Ai ia ka kthyer: ‘’Po qe dreq, ma e sjellė!’’.
    Dhe kėshtu kam filluar tė punoj aty. Mjeshtri i dyqanit mė ka mėsuar qė ta dua zanatin, duke qepur edhe veshje pėr motrat e vėllėzėrit e mi. Kur i kam pasur 14 vjet kam ditur tė qepė pantollona, kėmisha ... gjera bazike. Kėshtu ka filluar aventura.
    Unė punoja shumė mirė dhe pronari ishte shumė i kėnaqur me mua dhe u lidhem aq shumė sa qė u bėra si pjesė e familjes se tij.
    Pas punės dhe sukseseve tė mia z.Cale mė dha diplomėn qė ishte shumė e vlefshme pėr mua. Menjėherė pas diplomimit, nė vitin 1968 mendova ta pėrfundoj vullnetarisht shėrbimin ushtarak tė Jugosllavisė sė atėhershme dhe kėshtu qė ndėrpreva punėn .
    Kur u ktheva nga shėrbimi ushtarak, diploma qė e kisha marrė nga z.Cale mė mundėsonte qė tė hap butikun tim ne Shkup dhe kisha mundėsi tė shes kreacionet e mia, nė butikun tim .
    Nėna ime ishte mė shumė se e kėnaqur me mua sepse unė fillova qė t’i mėsoj edhe motrat tė punojnė, kėshtu qė ne punonim tė gjithė sė bashku dhe u bėmė si njė fabrikė nė vehte.

    Zhurnal Plus: Do tė thotė, s’ka qenė njė ėndėrr qė e keni ndjekur?

    Izet Curi: Jo, jo. S’ka qenė ėndėrr. Madje e kundėrta e ėndrrės, ankth!
    Megjithėse nuk ka qenė njė dėshirė e imja tė bėhem dizajner i modės, vetė jeta mė ka dėrguar tė luftoj nė terrene qė si kam njohur dhe kjo e ka bėrė me interesant rrugėtimin.

    Zhurnal Plus: Cila ka qenė pjesa mė e bukur e jetės, qė e kujtoni me mall?

    Izet Curi: Kur shikoj pas, periudha mė e bukur ka qenė pikėrisht ajo koha kur kam punuar me motrat e mia, tė cilat kanė punuar me shumė entuziazėm e buzėqeshje. Ato kanė qenė momentet mė tė bukura tė jetės time ...ndihesha mė i lumturi nė botė qė nėna ime ndjehej e kėnaqur me mua dhe me tė gjithe fėmijėt .

    Zhurnal Plus: Si arritėt nė Paris?

    Izet Curi: Unė kisha nė Shkup njė butik dhe merresha me modė ... e kur merresh me modė, si tė mos shkosh nė Paris?!
    Kur kam ardhur nė Paris, si 21 vjeēar, vetėm shikimi i vitrinave e librave tė modės, ka tejkaluar atė qė unė kisha imagjinuar. Sa mė shumė qė zbuloja gjėra tė reja nė Paris, aq mė poshtė bija. E kuptoja sa pak paskam ditur pėr modėn.
    Erdha si turist, vetėm e vetėm te shikoj se nė ēfarė niveli ėshtė bota e modės .... dhe nė njė far ė mėnyre mbeta kėtu.

    Zhurnal Plus: Ka qenė e vėshtirė pėr njė tė ri shqiptar, tė jetojė i vetėm nė Paris?

    Izet Curi: Kur kam ardhur, mendoja se kisha mjaft para dhe shpenzova shumė, duke blerė libra pėr modėn. Kur desha ta paguaj hotelin i kėmbėva paratė nė valutėn vėndese dhe e pash qė s’mė mjaftonin as pėr njė javė qėndrimi nė hotel, ku mė morėn valixhen dhe pasaportėn. ...dhe unė mbeta nė rrugė.
    Pa asnjė tė njohur atje, s’kisha zgjidhje tjetėr, veēse tė lajmėrohem nė ambasadėn e Jugosllavisė, ku u tregova problemin tim. Ata me ndihmuan dhe me propozuan njė punėtori jugosllave xhinsesh, ku fillova menjėherė punėn .
    Kur kam shkuar atje, kam mbetur pa fjalė. Aty nj ėnjeri qepte me makinė 40 pale xhinse nė ditė, ndersa unė, mezi njė palė. Duke e parė se unė di tė qepė me dorė, pronari mė propozoi tek njė mik, ku puna e parė ishte qepja e njė palltoje pėr shtėpinė “Hermes’’. Ne ishim 6 vetė dhe duhej tė qepnin koleksionin pėr njė javė. Pasi ishte pėrfunduar puna, “Hermes’’ ka kthyer prapa tė gjitha rrobet, pėrveē asaj qė kisha qepur unė.
    Prej aty pata fat pasi ata mė propozuan tė shkoja nė shtėpinė e modės “Hermes”, ku fitova njė konkurs nė njė konkurrencė mjaft tė madhe, kėshtu qė fillova tė punoja pėr ta.Kisha me tė vėrtetė fat nė kėtė drejtim qė nuk e zgjodha unė, por nėna ime ishte iniciatore.

    Zhurnal Plus: Jeni kthyer shpesh nė Shkup pasi keni shkuar nė Francė?

    Izet Curi: Po,shumė. Sa ka qenė nena gjallė, kam shkuar rregullisht tre herė nė vit.

    Zhurnal Plus: Nėna juaj duket tė ketė qenė figurė shumė e rėndėsishme nė jetėn tuaj?

    Izet Curi: Jeta ime dhe e nėnės sime ka qenė shumė e ēuditshme, pasi kemi qenė “armiqtė’’ mė tė mėdhenjė tė njėri-tjetrit , por qė dashuria mes nesh ka qenė mė e madhja.
    Unė kam qenė shpresa e saj e vetme. Tė gjithė vėllėzėrit dhe motrat i ka martuar, pėrveē meje.
    Si njė 14 vjeēar unė e kam ndihmuar financiarisht familjen, ndėrsa si 16 vjeēar i kam bėrė nėnės shtėpi, dhe madje ka pasur mundėsi ta zgjedh shtėpinė se si dėshiron tė ndėrtohet .Nė moshėn 19 vjeēare kam pasur butik. ...dhe mė pas papritmas jam larguar, i kam lėnė tė gjitha kėto dhe kam ardhur nė Francė.
    Ajo nuk e kuptonte jetėn e njė kreatori pasi vetė jeten e kishte mėsua ashtu siē i ka ardhur.

    Zhurnal Plus: Arritėt t’i tregoni se ēka nėnkuptonte profesioni juaj?

    Izet Curi: E kam bėrė njė sfilatė vetėm pėr nėnėn time, ku kam sjellė 30 manekine nga Parisi. Ishte viti 1982 dhe ka qenė kohė e keqe pėr shqiptarėt atėherė. Sfilata do tė mbahej nė njė hotel, i ruajtur nga policia. Unė do e sjellja koleksionin tim nga Parisi, vetėm qė nėna ime ta shihte, ndėrsa vėllėzėrit mė premtuan se do e sjellnin nėnėn gjithsesi. Unė kisha ftuar tė gjitha motrat dhe kushėrirat e mia qė t’i vishnin modelet , pasi aty kishte shumė punė.
    Kur ka arritur nėna ime, e kaėn lajmėruar si nėna e Izetit, dhe nė vend se ta drejtonin nga salla, ata e kanė sjellė nė prapaskenė. Mė sa ėshtė futur ajo brenda, ka parė aty shumė femra lakuriq dhe ėshtė larguar.
    Pasi filloi sfilata, unė po pėrcjellja vazhdmisht reaksionet nė sallė, por nuk e shihja nėnėn. E kuptova se ajo s’kishte qėndruar.
    Kur shkova nė shtėpi, e gjeta atė duke pirė duhan... mė pyeti si quhej profesioni im dhe mė akuzoi se s’kisha bėrė shtėpi mode, por shtėpi publike, pasi kishte parė tėrė ato femra nė prapaskenė.
    Por mė pas, ajo sfilatė ėshtė shfaqur nė televizion e gazeta, dhe me kohė nėna ime e ka kuptuar profesionin qė unė e bėj. Ajo ka shkuar nga kjo botė shumė krenare pėr mua .
    Pasi kam arritur tė krijojė tradite rrobaqepėsish nė familje, motrat janė bėrė rrobaqepėse tė mira, ajo ka qenė shumė krenare me punėn time.

    Zhurnal Plus: Cilat janė emocionet mė tė forta qė keni pėrjetuar gjatė karrierės suaj?

    Izet Curi: Dy herė nė jetė jam dridhur. Kur e kam marrė lejen e vozitjes dhe kur kam shkuar nė takim nė “Hermes’’ pas ftesės sė tyre. Nė atė takim unė u tregova problemin tim, qė isha pa shtėpi dhe pa kushte dhe ata me ofruan kontratėn tė cilėn e nėnshkrova, madje pa e lexuar fare. Mė kanė treguar sa ishte pagesa dhe kjo mė mjaftonte.

    Zhurnal Plus: Ju keni studiuar pėr dizajn dhe modė?

    Izet Curi: Pasi fillova punėn, shtėpia e modės “Hermes” mė pagoi shkollėn e gjuhės (sepse unė nuk flisja frėngjisht nė atė kohė) e pastaj shkollėn e dizajnit qė tė isha profesionist nė kėtė drejtim. Pas gjashtė muajve tė parė nė fakultet, duke parė se kisha njohuri, mė kaluan nė vitin e dytė.
    Pas 2 vitesh kam mbaruar fakultetin (financim i Hermes) qė ishte nivel i edukimit me tė cilin unė mund tė bėhesha profesor.
    Nė shkollė fillova t’i mėsoj tė gjitha stilet pėr tė cilat mė parė nuk isha i informuar dhe tė gjitha gjėrat qė mė parė nuk i kisha ditur.

    Zhurnal Plus: Si ka vazhduar mė tej rrugėtimi?

    Izet Curi: Me “Hermes’’ unė u bėra i njohur, mirėpo asnjėherė nuk e kam lėnė anash punėn dhe talentin tim ...unė punoja gjithė kohės pėr “Hermes” dhe kohėn e lirė qė kisha, punoja nė shtėpi privatisht.
    Kjo shtėpi e modės ku punoja, ishte shumė klasike pėr mua. Mė herėt nuk dija stile veshjesh, por tashmė i kisha njohur dhe kisha mundėsi pėr tė zgjedhur.
    Kėshtu filluan edhe ofertat e ndryshme, por mė serioze ishte oferta e Thierry Mugler, kėshtu qė unė e ndėrpreva punėn nė “Hermes” pėr tė vazhduar tek avangardisti mė i madh,Mugler, ku kam punuar 12 vjet, si dizajner principal.
    Mė pas vazhdova karrierėn time me Alaia Azzedine, qė pėr mua ėshtė mjeshtri mė i mirė nė botė dhe sot mbetet ndėr mė tė shtrenjtit. Nga atėherė e deri sot unė bashkėpunoj me tė.
    Me tė gjithė qė kam punuar jam ndarė shumė i kėnaqur por pėr mua numėr njė mbetet Alaia Azzedine.
    Nė vitin 1981 krijova markėn time IZET CURI dhe kėshtu fillova punėn i pavarur, qė edhe sot jam aktiv. Ndoshta jo si mė parė, por me rėndėsi ėshtė se unė punoj atė qė e kam dhunti e qė tashmė e kam nė zemėr.

    Zhurnal Plus: Mes klientėve tė shtėpisė suaj tė modės ka shumė persona tė famshėm. Cilėt janė ata?

    Izet Curi: Kam shumė miq nė botėn e artit por nuk do tė thotė qė ata gjithmonė veshen te marka ime.
    Kur isha duke punuar tek “Hermes’’, njė mike e imja solli njė aktore, tė re, studente e aktrimit. Ajo ishte shumė e bukur dhe unė i qepa njė kostum gratis. Ishte Isabelle Adjani, qė mė pas u bė shumė e njohur nė mbarė botėn dhe solli aktorė tė tjerė pėr tu dizajnuar veshje.
    Ka aktorė tė ndryshem qė i kam klientė, por janė disa qė unė i ēmoj shumė dhe kam pasur mundėsi tu dizajnoj veshje, si Sean Connery, Gerard Depardieu , Michael Douglas, Christopher Lambert e shumė tė tjerė. Pėr mua gjithmonė ka qenė kėnaqesi tė punoj me artistė por edhe me njerėzit nė pėrgjithėsi.

    Zhurnal Plus: Ēfarė duhet tė ketė njė person pėr tė ndėrtuar karrierė tė suksesshme si stilist?

    Izet Curi: Unė besoj se gjėja mė e rėndėsishme ėshtė dhuntia nga Zoti, talentidhe puna e pandalshme. Duhet tė punosh shumė, nevojitet shumė sakrificė, por mendoj se ėshtė e rėndėsishme edhe kjo, se jo vetėm stilistėt por tė gjithė artistėt duhet tė kenė njė kulturė gjenerale, duhet tė jenė tė pasuruar pėr vehten e tyre.
    Nuk mund tė bėhesh dizajner nėse nuk shkon nė teatėr e nė ekspozita. Duhet me qenė talent gjithsesi. Mund te kesh njė laps, por nėse s’ėshtė i gdhendur, nuk mund tė shkruash.
    Shkolla ėshtė gjimnastika mė e mirė e trurit qė mund tė ekzistojė. Sikurse vrapuesit nė shtigje 100 metėrshe, qė e kalojnė distancėn pėr pak sekonda ... e pėr atė i nevojiten vite tė tėra ushtrimesh.Pra duhet shumė punė, e sidomos nė profesionin tonė.

    Zhurnal Plus: Ka sakrifica nė kėtė profesion?

    Izet Curi: Mė herėt ka qenė mė e lehtė, pasi kanė qenė vetėm 2 koleksione brenda vitit, e tani janė katėr.
    Tani mė nuk mund tė thuhet “nesėr do tė ulem e do tė krijoj diēka’’. Kjo ėshtė absurde.
    Kur e sheh, kreatorėt kanė njė jetė private tė ēuditshme, sepse nuk kanė kohė pėr jetė. Puna jonė ndoshta dihet nė sa ora fillon, por jo nė sa mbaron.

    Zhurnal Plus: Ēka ju inspiron nė punėn tuaj?

    Izet Curi: Jeta e pėrditshme dhe muzika, por sidomos femra. Mendoj qė kryevepra e Zotit ėshtė femra.
    Unė kam parė shumė femra, nėna, motra, gra nė familjen time qė kanė vujatur shumė, sepse populli ynė ka qenė i shtypur. Ėshtė gruaja ajo qė gjithmonė bart barrėn e familjes.
    Femrat janė shumė me rėndėsi pėr mua, janė motori i jetės sime dhe inspirimi im.
    Unė nuk mund tė jetoj pa femra, pa lexim, pa vizituar teatro e opera, pa dėgjuar muzikė.
    Kėshtu ėshtė jeta ime.

    Zhurnal Plus: Veshjet tuaja pėrmbajnė elemente etnografike nga vendet e lindjes. Pse kjo?

    Izet Curi: Pėr mendimin tim i gjithė inspirimi i oksidentit ėshtė orientalizmi.

    Zhurnal Plus: Po nga veshjet tradicionale shqiptare, cilin element e pėlqeni mė sė shumti?

    Izet Curi: Folklori ynė ėshtė i perfeksionuar dhe shumė i pasur.Veshjet tradicionale janė tė perfeksionuara. S’mundesh as tu shtosh e as tu heqėsh diēka.
    Paramendoni para 100 vitesh, krahinat janė dalluar me anė tė veshjes. Ēfarė talenti ėshtė dashur tė kenė, pasi kanė qenė tė pashkolluar , por kanė bėrė ksotume me stil te vetin.
    Mua mė pėlqejnė veshjet tradicionale tė tė gjitha trojeve shqiptare ,fustanellat, tirqit,guna, por ajo qė mė sė shumti mė pėlqen, janė ngjyrat qė pėrdoren nė veshjet tona tradicionale.
    Edhe nė modelet e mia unė shfrytezoj kompozicionin e ngjyrave nga veshjet tona, sepse ato kanė pas njė shkollė tė natyrės, qė kanė zgjedhur ngjyrat dhe kanė bėrė kompozime shumė tė bukura.
    Pasi qė njerėzit e dijnė se mė pėlqejnė veshjet, mė dėrgojnė veshjte tradicionale dhe shumė herė ndodh qė unė tė pres pjesė nga ndonjė veshje, dhe tė gjithė koleksionin e bėj me ato ngjyra.

    Zhurnal Plus: Mendoni se shqiptarėt kanė stil nė veshje?

    Izet Curi: Jo. Marrim shembull, populli italian ka stil, ekziston stili italian. Anglezėt e kane stilin e vetė... pra, ka popuj qė kanė stile tė veta. Tek ne, njė pjesė e madhe ėshtė e ndikuar nga orientalizimi, por fatkeqėsisht nga ajo klasa e ulėt e turqve dhe arabėve. Ka edhe njė pjesė qė ėshtė inspiruar nga oksidenti... stili italian, franqez etj. Pra te shqiptarėt s’ka stil populli, po ka stil individual.
    Mendoj se tani ka filluar tė ketė ndryshime pėr tė mirė, pasi qė gjithmone tek nje popull ku ka fukarallėk, ka vulagarizėm e gjėra negative.Por gjeneratat e reja mund t’i ndryshojnė kėto gjėra.

    Zhurnal Plus: Pėrveē shtėpisė suaj tė modės, nė Paris keni themeluar edhe shoqatėn shqiptare “La maison des Albanais’’. Cilat janė aktivitetet e kėsaj shoqate?

    Izet Curi: Po, “La maison des Albanais’’ do tė thotė “Shtepia e shqiptarėve’.Ėndrra ime gjithmonė ka qenė ta formoj njė shtėpi tė shqiptarėve. Nė fillim tė viteve ‘80 e formuam shoqatėn tonė nė Paris dhe pas kaq vitesh arritėm tė organizohemi dhe tė krijojmė shtėpinė e shqiptarėve nė Paris. Njė shtėpi me shqiptar e pėr shqiptar.
    Krenaria ime nuk janė njerėzit e politikės shqiptare, por janė artistėt e krijuesit shqiptar.
    Nė France jetojne disa nga shqiptarėt mė tė njohur nė bote, por nga domene tė ndryshme.
    Dhe ne kemi vendosur tė bashkohemi: vėllėzėrit Vardar qė janė pronarė tė 12 teatrove ne Francė ,Angjelin Preljocaj, koreografi numėr njė i vallėzimit modern, sopranoja Inva Mula, violinisti Tedi Papavrami, aktori Rexhep Mitrovica, aktori Arben Bajraktari, piktori Daut Berisha... pra, njerėz qė kanė autoritet atje. Atje kemi sallat e teatrove ku mund tė organizojmė shfaqje pėr talentė shqiptar, qofshin nga muzika apo teatri.
    Kemi bėrė disa manifetime atje, ndėrsa sė shpejti atje do tė pėrformojnė Ansambli “Rexho Mulliqi” dhe do tė ipet shfaqja “Ēifti Martin’.Synimi im ėshtė qė t’ua japim rastin artistėve nė rradhė tė parė tė tregojnė talentin e tyre pėrmes kėsaj shtėpie. Me parat qė ne arrijmė t’i grumbullojmė do tė vazhdojmė tu ndihmojmė fėmijėve tė SOS fshatrave tė Kosovės, qė mendoj se kanė nevojė mė sė shumti tani pėr tani.
    Ne jemi shtėpi e shqiptarėve, prandaj do tė mundohemi tė veprojmė dhe tė ndihmojmė me mundėsitė tona aty ku shqiptarėt kanė nevojė.
    Krenaria mė e madhe nė lidhje me kėtė, ėshtė se jemi tė gjithė shqiptarėt bashkė.

    Zhurnal Plus: Jeni angazhuar edhe nė shkollėn profesionale pėr studime nė fushėn e dizajnit tė modės “Design Factory” nė Kosovė. Na flisni mė tepėr pėr kėtė angazhim tuajin?

    Izet Curi: Pėr mendimin tim ka qenė njė ide fantastike. Duke qenė se shqiptarėt nuk kanė pasur shanse tė babrabarta me fqinjėt e tyre, janė munduar tė arrijnė diēka individualisht, nė mėnyra tė ndryshme.
    Iniciator pėr hapjen e kėsaj shkolle ka qenė z.Visar Mulliqi dhe tė ju them tė drejtėn unė isha i gatshėm tė bashkėpunoja dhe pranova menjėherė. Kisha mbėshtetjen e 4 shkollave mė tė njohura kėtu nė Paris qė tė na japin tė drejtėn e sistemit tė atyre shkollave. Dėshira ime ishte qė shteti i Kosovės tė na pėrkrahte por kjo nuk ndodhi.
    Pas gjeneratės sė parė, unė prap insistova qė ta kemi mbėshtetjen e shtetit tė Kosovės por nuk pata sukses, prandaj vendosa tė tėrhiqem nga shkolla, gjithnjė duke vazhduar kontaktet me studentėt e mi. Kam shumė dėshirė qė ata studentė tė kenė rastin ta tregojnė punėn dhe talentin e tyre me ndihmėn edhe tė shtetit tė Kosovės, shpresoj.
    Ne jemi ata qė duhet tu japim mė shumė hapėsirė tė rinjėve dhe t’i mbėshtesim deri nė maksimum, qė ata ta tregojnė vehten e tyre edhe nė botė.

    Zhurnal Plus: Cili ėshtė mendimi juaj pėr rininė shqiptare?

    Izet Curi: Unė krenohem shumė me rininė shqiptare. Ėshtė fakt se Evropa ėshtė e padrejtė me rininė nė Kosovė. Por, e dini, foshnjat kur lindin, qajnė shumė, kur jane tė uritura ose kur janė pis dhe nėnat duhet tė kujdesen pėr to,t;i qetėsojnė, pak edhe pėr arsye se nuk mund tė durojnė ulėrimėn e tyre. E kuptoni porosine...
    Po natyrisht qė Evropa kėrkon disa kushte qė duhet plotėsuar, por besoj se s’do tė shkojė mė larg se vitin e ardhshėm, dhe tė rinjtė nga Kosova nuk do tė jenė tė izoluar. Shqipėria ka qenė e izlouar me dekada, por Kosova nuk mund tė mbetet ashtu.

    Zhurnal Plus: Keni rreth tre dekada qė merreni profesionalisht me dizajnimin e veshjeve. Pėrveē famės qė gėzoni nė botėn e modės, tjeter ēfarė keni fituar?

    Izet Curi: Kam fituar shumė nė jetė. Nė fakt fama vjen e shkon, por me rėndėsi qė vlerat mbesin. Unė kam fituar jetėn time kėtu, por me rėndėsi ėshtė qė unė kam fituar kulturė tė punės, njė edukate ndryshe, kulturė tė pėrgjithshme qė e bėn njeriun mė tė pasur nė mendje dhe shpirt.

    Zhurnal Plus: Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?

    Izet Curi: Tė gjitha sukseset e mia ua dedikoj fėmijėve tė mi.
    Po pėrmend sė pari tė ndjerėn vajzėn time Maya, pastaj vazjen time Myriam, dy djemtė e mi Lumi dhe Mejdiu por pa e harruar asnjėherė nėnėn time.

    Zhurnal Plus: Ēfarė jeni duke punuar kėto ditė?

    Izet Curi: Tani jam duke pėrgatitur koleksionin e verės dhe jam aktiv ēdo ditė nė punėtorinė time. Inspirohem, dizajnoj, krijoj si ēdo ditė tė zakonshme pune.
    Aty jam me angazhime gjatė gjithė kohės dhe njėkohėsisht jam duke organizuar ardhjen e Ansamblit Rexho Mulliqi nė Paris, qė e pėrmenda, organizim i “Shtėpisė sė shqiptarėve’’.
    Ka ēdo herė punė dhe angazhime kur njeriu ka vullnet.

    Zhurnal Plus: Cilat janė planet tuaja pėr tė ardhmen e afėrt?

    Izet Curi: Kam shumė plane, por me kėtė rast po e pėrmend vetem njė, qė ėshtė edhe dėshira ime mė e madhe tani pėr tani, qė shumė shpejtė ta organizojmė Panairin ndėrkombėtar tė modės nė Kosovė.
    Kėshtu, tė gjithė talentėt e Kosoves dhe studentet e mi nė veēanti, tė kenė rastin ta prezantojnė punėn e tyre nė atė panair dhe qė vlerat e tyre tė shihen edhe nga njerėz me influencė nė botėn e modės nė Francė.
    Shpresoj se kjo do tė arrihet shumė shpejt sikur qė shpresoj dhe jam i bindur, se institucionet e Francės do tė jenė prezente nė kėtė panair dhe mund tė bėjnė pėrzgjedhjen e dy ose maximum pesė kreatorėve, qė tė prezantojnė veshjet e tyre nė Paris .

    Zhurnal Plus: Ju faleminderit pėr kohėn tuaj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...0788_n.jpgMiss USA, Alyssa Campanella, at the 57th Annuat Viennese Opera Ball in NYC, in her own words "My gown was desighned by Ema Savahl"!
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Oscar Night® America, Miami
    When: February 26, 2012 7:00 PM
    Price: Prices Vary
    Where:
    Dezer Collection Museum and Pavilion
    2000 NE 146th St.
    Miami FL 33181
    What:

    The Academy of Motion Picture Arts and Sciences has selected the Miami Beach Film Society’s Cinematheque to host the official Miami celebration for the Oscar Night® America, Miami (ONA) viewing party. Oscar Night® America parties are the official nationwide celebrations of the Oscars® and serve as fundraisers for local charities. ONA Miami 2012, presented by Miami Beach Film Society at The Dezer Collection Museum, will take place on Oscar® Sunday, Feb. 26, 2012, inside the Dezer Schauhalle, a one-of-a-kind event venue housing an extraordinary private collection of Hollywood vehicles and memorabilia located in The Dezer Collection Museum and Pavilion at 2000 Northeast 146th Street, Miami, FL 33181.

    Additional Oscar Night® America, Miami sponsors include Exquisite Catering by Robert, Francis Ford Coppola Presents, Absolut Miami Vodka, Perrier, Chalk Ping Pong and Billiards Lounge, Trump International and Nespresso.The Oscar Night® America, Miami red carpet and silent auction will be hosted by Miami Beach Film Society founder Dana Keith. Red carpet arrivals and fabulous evening looks courtesy of Ema Savahl Couture will begin at 7:00 p.m. followed by a welcome champagne reception alongside six of the Museum’s famous movie automobiles including Goldfinger, Batman, Back to The Future and The Curious Case of Benjamin Button. As a special treat to car aficionados and Hollywood films buffs, the original Batman “Batmobile” and James Bond “DB5” from Goldfinger will go up for live auction at 8.pm. The evening will proceed with a seated dinner and viewing of the live telecast of the 84th Academy Awards® on WPLG Local-10 (ABC) starting at 8:30 p.m. (EST). Attendees will toast Oscar® winners while enjoying Exquisite Catering by Robert with Sofia Blanc d’ Blancs, Director’s Cut Chardonnay and Director’s Cabernet Sauvignon by Coppola Wines, Absolut Miami, Perrier, and Nespresso, while bidding on items during the event’s silent auction.

    The celebration will also serve as the closing night of the Dezer Schauhalle’s renowned Bunny Yeager Retrospective currently on display, as well as a preview of the Museum’s upcoming James Bond collection slated to open Spring 2012, which will feature the automobiles, airplanes and boats that appeared in one of Hollywood’s most celebrated film franchises. The evening promises an experience that exudes the classic glamour and luxury of the 84th Annual Academy Awards®, complete with the Academy Awards® show program booklet for all guests. Tickets to the 2012 Oscar Night America Miami are available for $125 or $100 for Miami Beach Film Society & Cinematheque members. Ticket prices include food and beverages, tax and gratuity, complimentary valet parking, the official 84th Annual Academy Awards® program booklet and other event memorabilia. Please visit www.MBCinema.com for tickets.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a3.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...98769753_n.jpg





    Working the crowning walk...
    Here with another shot of Alyssa Campanella , 2011 Miss USA (former Miss California herself)walking graciously in Ema Savahl to crown the new 2012 Miss California.
    Lavorando il coronamento a piedi...
    Qui con un altro colpo di Alyssa Campanella, 2011 Miss USA (ex Miss California se stessa) camminando gentilmente in Ema Savahl per incoronare il nuovo 2012 Miss California.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...83368939_n.jpg


    These two beautiful ladies wore the Ema Savahl number simultaneously and they both looked radiant! But as always, when it comes to celebrities wearing the same thing, there’s that inevitable question:
    Who wore it best?
    Do you think Blanca Soto, (the Mexican actress wore the Ema Savahl mini at an event in Miami) or Katy Perry (the singer wore the dress at the last Grammy nominations concert) wore it best?
    Give us your feedback and let’s play along. After all, either beauty won’t mind!
    Queste due belle signore portavano il numero Ema Savahl simultaneamente ed entrambi hanno guardato radiante! Ma come sempre, quando si tratta di celebritą indossando la stessa cosa, non c'č che la domanda inevitabile: che indossava migliori?
    Do you think Blanca Soto, (l'attrice messicana indossava il mini Ema Savahl ad un evento a Miami) o Katy Perry (il cantante indossava l'abito presso l'ultimo concerto nomination ai Grammy) indossava migliori?
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •