Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35

Tema: Nazim Hikmet

  1. #21
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    ***

    Oh sa kam deshir ta dish
    Ta puth e ta puth doren tende
    E pran teje te bie pak me pas
    Dhe vdekjen ta pres me aq endje

    C`me duhen ditet qe vine?
    Asgje s`me hyn me ne sy
    Dielli prap boten do ndrije
    Por i verber do jem un` paty

    Sa vite u bene,sa vite
    U desheme askush s`e mor vesh
    Pra cohu tani,ty te lutem
    Nje fjale ma thuaj,a me qesh

    Mes jetes time kalove
    Si yllin qe terrin e ndrit!...
    Pra cohu tani ti e vdekur
    Me doren e ftoht me vrit

    Se jeta pa ty do me jete
    Nje nate e mbetur pa yll
    Me vrit pra me doren e ftohte
    Qe syte prane teje ti mbyll

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2003
    Vendndodhja
    Anadoll
    Postime
    35
    Urime! Kush ika perkthyer keto dhe nga cila gjuhe?
    Nje dite sinjor kapiteni ciganen ne rruge e takoi

  3. #23
    Nazim Hikmet ka vertet poezi te bukura qe i kam lexuar me pare ne gjuhe te huaj. U gezova kur pata rastin te gjej nje permbledhje me poezi te tij perkthyer ne shqip nga Besnik Mustafaj. Libri titullohet “Peisazhe njerezore”. Me sa lexova, edhe nje pjese e poezive te sjella ne kete teme i perkasin kesaj permbledhjeje.

    Shkeputur nga “Letra dhe poema” (1942-1946)

    3.

    Do te them dicka
    ……….me rendesi thelbesore.
    Natyra e njeriut nderron
    ……….kur ai nderron vend.
    Ketu une e dua tmerresisht
    gjumin qe vjen si nje dore mike
    te hape drynat e portes sime
    dhe te permbyse muret qe me rrethojne.
    Si ne ate krahasimin e rendomte
    une i jepem gjumit.
    Si drita qe rreshqet ne ujerat e qeta.
    Shoh endrra te mrekullueshme.
    Jam gjithnje jashte,
    bota eshte e kthjellet, bota eshte e bukur.
    Dhe asnjehere s’e pashe veten
    aty te burgosur.
    Dhe asnjehere neper endrra
    s’u rrezova nga majemali i humnerave.
    Po zgjimet i paske te tmerrshme, do te thuash ti.
    Jo, e shtrenjta ime,
    jam aq trim sa endrren ta shoh gjithnje si enderr…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    Ninulla

    I
    Fli, bukuroshja ime, fli!
    Do ta sjell tani gjumin nga koshptet pėr ty
    Ah, pėr sytė e tu geshtenjė me pjergulla tė blerta!
    Fli, bukuroshja ime, fli
    Fli buzagaz pėr ėngjėjt,
    nani - nani!

    Fli, bukuroshja ime, fli!
    Do ta sjell tani gjumin nga deti pėr ty
    Njė gjumė tė thellė e tė freskėt, tė lehtė si bletė.
    Fli, bukuroshja ime, fli,
    Nėn velat e fryra prej erės,
    nani - nani!

    Fli, bukuroshja ime, fli!
    Do ta sjell gjumin drejt e nga yjet pėr ty
    Njė gjumė tė rruztė si prej kadifeje,
    Fli, bukuroshja ime, fli
    Te kryet e shtratit tėnd zemra ime, rri zgjuar
    nani - nani!

    II
    Shpirti im
    Mbylli sytė ngadalė-ngadalė
    Dhe, siē fundosesh nė ujė
    Zhytu nė gjumė, zhveshur e me tė bardha veshur
    Mė e bukura ėndėrr tė pret,
    nani - nani!

    Shpirti im
    Mbylli sytė ngadalė-ngadalė,
    Dhe braktise veten si nė krahėt e mi shtrėnguar
    nani - nani!

    Mua as nė gjumė mos mė harro
    nani - nani!


    Mbylli sytė ngadalė-ngadalė
    Sytė e tu jeshilė tė thellė ku digjet njė zjarr
    nani-nani, shpirti im,
    nani - nani!

    Pėkthyer nga Besnik Mustafaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Edhe njė herė pėr ty

    Dashuroj te ti
    riskun e anijes qė udhėton drejt polit
    Dashuroj te ti
    guximin e eksploratorėve tė mėdhenj,
    Dashuroj te ti tė largėtėn,
    Dashuroj te ti tė pamundurėn.
    Hyj nė sytė e tu si nė njė pyll
    ku veē dielli hyn,
    Dhe unė, i mbytyr nė djersė, i uritur e zemėrak,
    Me zjarrminė e gjahtarit
    kėrkoj trupin tėnd.

    Dashuroj te ti tė pamundurėn,
    Por aspak dėshpėrimin.

    Dhe !

    Ti je skllavėria dhe liria ime,
    Ti je trupi im qė digjet
    Si trupi i zhveshur i netėve tė verės.
    Ti je vėndi im,
    Ti, me hullitė e blerta tė syve tė zinj,
    Ti, kaq e bukur, ngadhnjimtare,
    Je malli im
    Krejt e paarritshme nė ēastin kur tė mbaj nė krahė.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Ti s'je mė kėtu...

    Ti s'je mė kėtu,
    U shkretua njė prej qyteteve mė tė bukur tė botės,
    U zbraz, si dorashka kur ti e ke hequr prej dore,
    U fik, si fiken pasqyrat kur s'tė shohin ty.
    ............................
    ...........................
    ......................

    Po e lė me kaq, ndoshta, Shigjeta shkruan pjesėn tjetėr

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Je skllaveria ime, je liria ime (Nazim Hikmet)

    Je skllaveria ime, je liria ime,
    je mishi im qe digjet,
    si mishi i zhveshet i neteve te veres,
    je atdheu im,
    ti, me rreflekset jeshil te syve te tu,
    ti, e lartesuar e fitimtare,
    je nostalgjia ime,
    kur te di te padepertueshme,
    ne te njejtin moment
    ne te cilin te rrembej.

  8. #28
    Polemikė

    Ti sheh veē horizontin qė shndritet
    unė dhe natėn e shoh
    ti nuk sheh gjė tjetėr veē natės
    unė dhe horizontin qė shndritet

    30 gusht 1958

    perktheu Besnik Mustafaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #29
    I

    Rri aty siē je nė dritėn e pajetė
    Qė dielli ta hedh mbi fustanin e blertė
    Dhe ja si plaga ime u ēel qė kėtė ēast
    Dhe shėrbėtori yt i tėri kullon gjak.

    II

    Mendja ime nuk rresht e nuk rresht
    Tė rikrijoj ty me gjithė ē'ke
    Dhe me duart qė mė dot nuk tė prek
    Ta mbuloj bardhėsinė me njė fustan tė blertė


    Anija

    S'ėshtė zemra, medet, po njė kėpucė lėkurbualli
    Qė ecėn pa pushim,
    .................Ecėn e s'griset kurrė;
    Njė kėpucė qė shkon para nėpėr rrugėt plot gurė
    Para Varnės kalon njė anije
    "Oi, fijet e argjendta tė Detit tė Zi",
    Njė anije nė udhė pėr nė Bosfor,
    Nazimi anijen e pėrkėdhel ėmbėlsisht
    ........................Dhe ndien t'i digjen duart

    perktheu Besnik Mustafaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-05-2009 mė 23:55
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    Nga ky qytet si do te dalim


    Para meje gjithe portat e tij rrine mbyllur,
    gjithe perdet jane ulur,
    as edhe nje kuadrat i kalter,
    as edhe nje grusht yje.
    Mos qenka e thene te na zere vdekja ketu?
    Nga ky qytet si do te dalim,
    .........................trendafili im?

    3 gusht 1959


    perktheu Besnik Mustafaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Per koincidence e kam ketu "Peisazhe njerzore" te Nazim Hikmetit.Sipas meje, sebashku me Lorken,Neruden dhe Elyarin, perbejne nje "kor"poetik te paperseritshem...Jane ai brez poetesh qe e prune artin dhe poezine ne permasat njerezore ne kuptimin e gjere te fjales.Ata u bene "bardet" e shpirtit dhe dhimbjes njerzore.Nazim Hikmet sebashku me poetin tjeter turk Jahja Qemal jane jo vetem simbole frymezuese te popullit turk ,por dhe te mbare lexuesve dhe admiruesve te poezise ne gjithe boten...Une personalisht,panvarsisht nga disa diferenca te vogla persa i perket bindjeve dhe botkuptimit politiko-ideologjik me poetin, e kam si pike referimi dhe frymezimi ne te gjitha momentet e vecanta te jetes sime.Nazim Hikmet eshte misherimi i vuajtjes,qendreses,shpreses dhe dashurise midis njerzve.Eshte poeti "i regetimes se shpirtit..."

  12. #32
    ***

    Ti je dehja ime,
    Dehja qė hiē s'mė lėshoi,
    ……….Dehja qė dot s'mė lėshon
    ……….Dhe as nuk dua tė mė lėshojė.

    Me kokėn plumb,
    ……….Me gjunjė tė rrjepur
    ……….E rrobat pėrbaltur
    Shkoj kah drita jote qė vezullon e shuhet,
    ……….Kalamendem, bie, ngrihem prapė.

    perktheu Besnik Mustafaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2011
    Postime
    1
    Pershendetje! jam e interesuar per poezite e poeteve turq dhe grek . Une ketu po shoh disa poezi , te gjitha te Nazim Hikmet jane .?Perkthimet jane te nje niveli te mire apo jo , sepse une po shoh ketu qe ky antare eshte perjashtur , ka lidhje me perkthimet ? Me ktheni pergjigje ju lutem. Po disa poezi te autoreve grek Odisea Elitis , dhe Jorgo Seferis. ju lutem me ndihmoni! Faleminderit!

  14. #34

    Nazim Hikmet

    pėrktheu Faslli HALITI

    SHPIRTI IM

    Shpirti im
    mbylli sytё
    dalё ngadalё
    dhe siē zhytesh nё ujё
    zhytu nё ёndёrr
    lakuriq e veshur me tё bardha
    nё ėndrrėn mё tё bukur do tё tё pres.
    Shpirti im
    mbylli sytё
    dalё ngadalё
    hidhu nё harkun e krahėve tё mi
    mos mё harro nё ёdrrёn tёnde
    mblli sytё dalёngadalė
    sytё e tu ngjyrё gёshtenjё
    ku digjet njё flakё e blertё
    Shpirti im.

    MIRUPAFSHIM VĖLLA DET

    Dhe ja po shkojmė siē erdhėm
    mirupafshim vėlla det
    marr me vete pak nga zallishtja jote
    pak nga kripa jote e kaltėr
    pak nga pafundėsia jote
    pak prej dritės sate
    prej trishtimit tėnd.
    Ti det dite tė na thuash shumė gjėra
    pėr fatin tėnd prej deti
    ja ku jemi me pak mė shumė shpresė
    ja ku jemi me pak mė shumė inteligjencė
    dhe po ikim siē erdhėm
    Mirupafshim vėlla det.

    DO TĖ LINDIN NJERĖZ MĖ TĖ MIRĖ

    Do tė lindin te ne
    njerėz mė tė mirė.
    Brezi
    qė do tė vijė
    do tė jetė edhe mė i mirė
    nga cilido i lindur
    nga toka,
    nga hekuri, zjarri.
    Pa frikė,
    pa u menduar shumė,
    nipat tanė
    do t’i japin dorėn njeri-tjetrit,
    duke vėshtruar
    yjet qiejve
    dhe do tė thonė:
    “Sa e bukur ėshtė jeta !”
    Dhe do t’ia marrin njė kėnge
    krejt tė re,
    tė thellė si sytė e njerėzve,
    tė freskėt si njė verige rrushi,
    njė kėnge tė lirė, tė gėzuar.
    Asnjė pemė
    s’ka dhėnė
    fruta mė tė bukura.
    As edhe nata mė e bukur
    nga netėt e pranverės
    nuk i ka njohur kurrė
    kėta tinguj
    kėto ngjyra.
    Do tė lindin te ne
    njerėz mė tė mirė.
    Brezi
    qė do tė vijė
    do tė jetė mė i mbarė
    nga cilido i lindur
    nga toka,
    hekuri,
    nga zjarri.

    JETĖS

    Jeta nuk ėshtė shaka.
    Merre seriozisht
    si ketri,
    qė s’pret asgjėje
    nga jashtė ose bota e pėrtejme.
    Ti s’ke pėr tė bėrė tjetėr veēse do jetosh.
    Jeta nuk ėshtė shaka.
    Merre seriozisht,
    seriozisht gjer nė atė pikė, kur duarlidhur
    vėnė pas murit apo brenda laboratorit
    me bluzė tė bardhė dhe syze tė mėdha,
    ti tė vdesėsh, qė tė jetojnė njerėzit,
    njerėzit qė ti s’ke pėr t’ua njohur fytyrat,
    dhe do tė vdesėsh i vetėdijshėm se asgjė s’ėshtė mė e bukur,
    mė e vėrtetė se vetė jeta.
    Merre seriozisht,
    gjersa shtatėdhjetė vjeēar,
    tė fillosh
    tė mbjellėsh ullinj,
    jo pėr t’ua lėnė fėmijėve,
    por sepse ti, s’beson nė vdekje
    dhe duke e trembur vdekjen ,
    jeta do tė peshojė mė shumė nė peshore.

    JE SKLLAVĖRIA IME

    Je skllavėria ime, je liria ime,
    je mishi im qё tė djegė
    si mishi lakuriq i netёve tё verёs,
    je atdheu im
    me reflekset e blerta tё syve tё tu
    ti je e lartė, fitimtare,
    je pėrmallimi im.
    Tё di
    tё paafrueshme
    ndėrsa unė tё pushtoj ty.

    PĖLQEJ TEK TY

    Pėlqej tek ti
    aventurėn e varkės qė shkon drejt polit
    pėlqej tek ty
    guximin e njerėzve tė zbulimeve tė mėdha
    pėlqej tek ty gjėrat e largėta
    pėlqej tek ty tė pamundshmen
    futem nė sytė e tu si nė njė pyll
    plot dritė
    dhe i djersitur i uritur i furishėm
    kam pasionin e gjuetarit
    pėlqej tek ty tė pamundurėn
    por jo dėshpėrimin.

    MĖ I BUKURI I DETEVE

    Mė i bukuri i deteve
    Ėshtė deti, ku s’kemi lundruar.
    Mė i bukuri i fėmijėve tanė
    S’ėshtė rritur ende.
    Mė tė bukurat e ditėve tona
    Ende s’i kemi jetuar.
    Dhe
    gjėnė mė tė bukur qė dua tė tė them
    ende s’ta kam thėnė.

    SHEKULLI IM S’MĖ FRIKĖSON

    Shekulli im s’mė frikėson,
    shekulli im gjithė mjerim e mizori
    Shekulli im i guximshėm dhe heroik
    S’do tė them kurrė se jetova shumė herėt,
    ose jetova shumė vonė
    Jam krenar qė jam me ju kėtu.
    E dua shekullin tim qė vdes e rilind
    njė shekull, ditėt nė mbarim tė tė cilit do jenė tė bukura:
    Shekulli im do tė shkėlqejė njė ditė
    siē tė shkėlqejnė
    ty sytė

    GJETHE TĖ VDEKURA

    Shoh gjethet qė bien e brenda meje copėtohet zemra
    sidomos gjethet e rrugėve
    sidomos po tė jenė gėshtenja tė egra
    sidomos po tė kalojnė fėmijėt
    sidomos nėse qielli ėshtė i kulluar
    sidomos nėse atė ditė kam pasur njė lajm tė mirė
    sidomos nėse zemra atė ditė nuk mė dhemb,
    sidomos po tė besoj se atė ditė, ajo qė dua, mė do,
    sidomos nėse atė ditė e ndiej veten nė harmoni me njerėzit e me veten,
    po tė shoh qė bienė gjethet, mua mė copėtohet shpirti brėnda qenies sime
    sidomos po tė shoh gjethet e rrugėve, sidomos tė rrugėve me gėshtenja tė egra.

    SHOH TOKĖN NĖ GJUNJĖ

    Shoh tokėn nė gjunjė
    shoh barin
    shoh insektet
    shoh ēastin e lulėzuar e tė kaltėr.
    Je si toka e pranverės, e dashur.
    unė tė shoh.
    I shtrirė pėrmbys shoh qiellin
    shoh degėt e pemėve
    shoh lejlekėt qė flutururojnė.
    Je si qielli i pranverės, e dashur,
    unėtė shoh.
    Kam ndezur njė zjarr sonte nė fshat
    prek zjarrin
    prek ujin
    prek stofin dhe argjendin.
    Je si zjarr fushimi nė qiell tė hapur,
    unė tė prek.
    Jam mes njerėzve, i dua njerėzit
    Dua veprimin
    Dua mendimin
    Dua luftėn time.
    Je njė qenie njerėzore nė luftėn time
    Unė tė dua


    NĖ KĖTĖ NATĖ VJESHTE

    Nė kėtė natė vjeshte
    jam plot me fjalėt e tua
    fjalė tė pėrjetshme si koha
    si materja
    fjalė tė rėnda si dora
    xixėlluese si yjet.
    Nga koka jote nga mishi yt
    nga zemra jote
    me t’arritur fjalėt e tua
    fjalėt e tua tė ngarkuara me ty
    fjalėt e tua, nėnė
    Fjalėt e tua, dashuri
    fjalėt tuaja, mike
    Ishin tė trishtuara, tė dashura
    ishin tė gjalla, plot shpresė
    ishin tė guximshme, heroike
    fjalėt e tua
    ishin njerėzim.

    MEHMET

    Nga njėra anė tiranėt, na ndan si njė mur.
    Nga ana tjetėr kjo zemėr fatzezė mė bėri njė shaka tė shėmtuar,
    i vogli im,
    Mehmeti im,
    mbase fati do tė mė pengojė tė tė shoh pėrsėri.
    E di, ti do tė jesh njė djalė
    i ngjashėm me njė kalli gruri:
    biond, i hollė e me trup tė gjatė.
    kėshtu kam qenė edhe unė kur isha i ri.
    Sytė e tu do tė jenė tė mėdhenj si ato tė nėnės sate,
    ndonjėherė me njė rrjedhojė tė hidhur trishtimi.
    Do tė kesh njė zė tė bukur,
    zėri im ishte i egėr.
    Balli yt do tė jetė i bardhė.
    Kėngėt qė do tė kėndosh do tė thyejnė zemra.
    Ti do tė jesh i shkėlqyer nėpėr bisedime.
    Dhe unė kam qenė mjeshtėr nė biseda,
    kur njerėzit s’mė ngacmonin nervat.
    Nga buzėt e tua do tė rrjedhė mjaltė.
    Ah, Mehmet,
    sa zemra do copėtosh !
    Mos e mundo nėnėn tėnde.
    Nėna ėshtė fortė dhe e butė, mėndafsh,
    edhe nė moshėn e gjysheve ao do tė jetė e bukur,
    si atė ditėn, kur e pashė pėr herė tė parė.
    brigjeve tė Bosforit
    Ishte 17 vjeēe,.
    Ishte dritė hėne,
    ishte drita e ditės,
    ishte si njė kumbull e artė.
    Jeto nė kėtė tokė si tė ishte shtėpia e babait tėnd.
    Turqia,
    Toka jonė,
    njė vend i bukur midis vendeve,
    dhe njerėzit e saj,
    tė njė bashkimi tė mirė,
    punėtorė tė urtė e tė guximshėm
    tmerrėsisht tė mjerė.
    Ti, tė ardhmen,
    do ta shohėsh me sytė e tu,
    do ta prekėsh me duart e tua.
    Mbase unė do vdes larg gjuhės sime,
    larg kėngėve tė mia,
    kripės ime, bukės sime,
    duke ndier mall pėr nėnėn tėnde dhe pėr ty.
    Mehmeti im i vogėl
    po iki.
    Jam i qetė.
    Pėr njė kohė tė gjatė.
    Jeta qė tretet tek unė, do tė gjendet tek ty,

  15. #35

    Pėr: Nazim Hikmet

    Shpirti yt

    Shpirti yt ėshtė pėrrua, trėndafili im,
    Buron atje lart, majė maleve
    Nga majėmalet vėrshon drejt fushės,
    Drejt fushės, pa e mbėrritur dot kurrė fushėn,
    Pa mbėrritur dot kurrė te gjumi i rėndė i plepave,
    Te qetėsia e harqeve tė gjėra tė urave,
    Te kallamėt e te rosat kokėgjelbra
    Pa e mbėrritur dot kurrė fushėn, trishtim e saj tė butė.

    Zbret drejt fushės pa mbėrritur dot kurrė
    Tė fushat e hapėsirta tė grurit me hėnėn pėrmbi;
    Buron atje lart, majė maleve,
    Sjell me vete shtresa resh
    Herė grumbuj-grumbuj e herė tė shprishura,
    Sjell me vete yje tė mėdha netėsh tė gjata,
    yje shkrepash tė vetmuar,
    Diejt e kaltėr tė borėrave tė pėrjetshme;
    Vėrshon i shkumėzuar, nė fund tė shtratit tė vet,
    I trazon gurėzit e bardhė mė gurėzit e zinj,
    Vėrshon me peshqit e vet qė notojnė pėrpjetė rrjedhės,
    Kthesat e urtėsojnė nga pak,
    Ngrihet kas e rrėzohet humnerave,
    I zemėruar keq me rrėmujėn e vet;
    Buron atje lart, majė maleve,
    Nga majėmalet vėrshon drejt fushės,
    Drejt fushės, i joshur pėr jetė prej fushės,
    Prej fushės, pa e mbėrritur dot kurrė fushėn.

    3 Shkurt 1960
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  2. Nazim Hikmet
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 05:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •