Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Për dëshmitarët e Jehovait

    DESHMITARET E JEHOVAITKUSH JANE ATA?

    Nje kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te? Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh? “Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.” Jeremia 14:14 Dallimet midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi. Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi, por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael. Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka ferr. “Pastaj Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone…” Zanafilla 1:26 “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme.” Gjoni 3:16 Bashkesia lokale e Deshmitareve te Jehovait, ajo qe vihet re me shpesh ne nje lagje te zakonshme, quhet Korridori ose Dhoma e Mbreterise. Trupi ose Komiteti kryesor qe drejton Deshmitaret e Jehovait, e ka qendren ne Bruklin, ne Nju-Jork dhe quhet “Kulla e Rojes”. Ai perbehet nga nje president dhe nje grup burrash, qe njihen me emrin “Trupi Drejtues”. Ky grup mbikqyr cdo aspekt te organizates, duke perfshire edhe materialet qe shkruhen ne revistat periodike dhe ne librat e studimit. “Kulla e Rojes” deklaron se ajo eshte nje organizate qe drejtohet nga Zoti. Qe prej vitit 1931, emri i Deshmitareve te Jehovait ka qene njohur zyrtarisht si “Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve”. Disa i referohen organizates thjesht me emrin “Shoqeria”. Emri ligjor i saj eshte: Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve te Pensilvanise.
    Deshmitaret e zakonshem te Jehovait (ata qe nuk jane anetare te grupit drejtues) nuk jane ne dijeni te faktit qe, grupet e ndryshme drejtuese te “Kulles se Rojes”i kane ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, per t‘jua pershtatur nevojave te organizates me kalimin e viteve. Ato kane arritur deri aty sa te shtremberojne pjese nga Bibla. Deshmitaret e Jehovait jane te njohur per profeci te rreme, duke perfshire ketu edhe thenie te tilla si p.sh. Armagedoni dhe fundi i botes do te ndodhin ne vitin 1914, 1918, 1925 dhe 1975. Shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk e kuptojne se autoriteti i tyre i vertete nuk eshte i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikepamjet e Trupit te tyre Drejtues me qender ne Bruklin, pikepamje keto qe ndryshojne gjithmone. Fjala e Perendise ne Bibel nuk ndryshon dhe nje profeci qe s’del e vertete, nuk eshte nga Zoti. Kjo histori e profecive te rreme nga “Shoqeria” duhej te ishte prove me se e mjaftueshme per t’i bindur Deshmitaret e Jehovait te largoheshin me vrap, jo me hap, nga keto mesime te rreme. Deshmitaret e zakonshem te Jehovait nuk e dine qe po “ushqehen me luge” dhe po hane vetem ate ushqim qe ua lejon “Trupi Drejtues”. Deshmitareve te Jehovait qe regjistrohen per here te pare ne rradhet e organizates, nuk u lejohet te dine asgje lidhur me listen e plote te rregullave dhe kerkesave te organizates, derisa ata ta kene dedikuar jeten e tyre ne sherbim te plote te “Shoqerise”. Anetaret e rinj dhe shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet t’i shikojne botimet “sekrete”, te cilat jane vetem per drejtuesit e “Shoqerise”. Keto botime njihen me emrin “Vini re!”, dhe japin udhezime lidhur me ofezat dhe se si duhet te ndeshkohen anetaret. Ne thelb, keto botime jane mjeti me te cilin drejtuesit ushtrojne “fuqine” e tyre brenda per brenda bashkesise se Deshmitareve te Jehovait.
    Nje njeri i zakonshem duhet te jete ne dijeni te faktit qe te takuarit me nje Deshmitar Jehovai ne pragun e deres, ka pasoja per te ardhmen. Deshmitari i Jehovait mban shenim cdo individ me te cilin ai flet dhe drejtuesit ne Bruklin shpesh i urdherojne anetaret e tyre t’i telefonojne keta individe te vecante ose t’u bejne atyre nje vizite tjeter. Ne vitin 1992, numri mesatar i Deshmitareve te Jehovait, te perfshire ne te tilla vizita dere-me-dere, ishte 4 milion e 71 mije e 954 veta. Vizitat mund te behen ne cdo dite te javes, sepse Deshmitaret e Jehovait nuk kane nje dite pushimi te caktuar; ata i konsiderojne te gjitha ditet e javes si te shenjta.
    Organizata e Deshmitareve te Jehovait u themelua nga Charles Taze Russell. Russell lindi me 1852, dhe ne 1879 ai themeloi Kullen e Rojes se Sionit, e cila me vone, ne vitin 1884 u perfshi ne grupin me emer “Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve te Sionit”. Russell filloi te predikoje ne vitin 1870, pas pjesemarrjes se tij ne nje takim fetar te drejtuar nga Jonas Wendell, mbi “Ardhjen e dyte te Krishtit ne toke”. Keshtu, ne bashkepunim me te atin e tij dhe nje grup njerezish te tjere, Russell formoi nje grup te vogel studimi biblik ne Alegeni, ne Pensilvani. “Mesazhi” i tij personal nisi me mohimin e doktrines kristiane te Ferrit, dhe me vone ai i shtoi predikimit te tij edhe doktrina te tjera te rrezikshme, fizike dhe shpirterore, te shpikura nga ai vete. Me ne fund, Russell e mohoi gati cdo doktrine kristiane, dhe i botoi mesimet e tij te cuditshme ne nje seri prej 6 librash me titull “Studime mbi Fjalen e Perendise”. Russell vdiq me 1916, duke udhetuar me tren per ne Teksas. Pasardhesi i tij, Joseph F. Rutherford filloi ta rinovonte doktrinen e Russellit. Ne vitin 1920, Rutherford nisi t’u tregoje genjeshtra turmave te medha te njerezve, se si miliona njerez qe jetonin ne toke ne ate kohe, nuk do te vdisnin kurre. Mes viteve 1921 dhe 1941, Rutherford shkroi 20 libra dhe pamflete te shumta, por botimi i tij i pare njihet me emrin “Harpa e Perendise”.
    Disa mesime jashtezakonisht te rreme te Deshmitareve te Jehovait:
    Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve me qender ne Bruklin, Nju-Jork, i meson pasuesit e saj se Ati eshte Zoti i pushtetshem, emri i te cilit eshte Jehova. Gjithashtu, sipas tyre, Jezusi nuk ka egzistuar gjithmone, por ka qene nje krijese/qenie e krijuar, me emrin e Krye Engjellit Mikael. Shpetimi vjen permes veprave te mira qe ben njeriu, si p.sh. permes sasise se librave qe shesin anetaret cdo muaj (qe njihen ndryshe me emrin “kuota mujore).
    Deshmitaret e Jehovait mesojne ne menyre te rreme qe Shpetimi vjen permes kryerjes se veprave te mira. Mesimi i vertete i Bibles, sic e dine te krishteret, eshte qe Shpetimi vjen VETEM nepermjet Hirit ose Meshires se Jezus Krishtit, jo nepermjet veprave. Ah, sikur Deshmitaret e Jehovait ta besonin kete te vertete ne zemrat e tyre! Atehere ata do te cliroheshin nga tutela e kesaj organizate te rreme, nga Kulla e Rojes, e krijuar nga duart e njerezve. Sistemi i shitjes apo shperndarjes se librave te Kulles se Rojes dere me dere dhe i realizimit te normes mujore eshte plan i Djallit. Nje njeri, kushdo qe te jete ai, mjafton vetem qe te besoje ne zemren e tij se Jezus Krishti eshte Biri i vetemlindur i Perendise, dhe se Ai s’eshte i krijuar nga njerezit, por eshte nje me Atin; Ai vdiq per mekatet tona dhe u ringjall prej se vdekuri. Jezusi eshte Fjala e Perendise, personi i dyte i Trinitetit. Per t’u shpetuar, kushdo mund te shkoje tek Jezusi ne menyre te sinqerte dhe T’i kerkoje Atij t’i laje mekatet ne gjakun e Tij. Djalli atehere s’ka me fuqi t’i vere mekatet para syve te tu dhe te t’i kujtoje ato, sepse tani ti je i paster, i “rilindur” dhe i shpetuar. Sinqeriteti eshte celesi dhe principi themelor ne kete ceshtje. Mos i hyj kesaj gjeje, nese je i vaket ne zemer. Lutju Zotit Jezus ta sheroje zemren tende, nese nuk je i sigurte, por je i vaket. Deshmitaret e Jehovait nuk jane kurre te sigurte nese jane te shpetuar apo jo. Kjo dote thote se ata jane te burgosurit e Djallit. Te Krishteret e rilindur jane te sigurte se jane te shpetuar. Gjoni 3:16 thote: “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme”, kurse Efesianeve 2:8-9 thote: “Ju ne fakt, jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte dhurate e Perendise, jo nga vepra, qe te mos mburret askush.”
    Nje mesim tjeter jashtezakonisht i rreme i Deshmitareve te Jehovait:
    Sipas Deshmitareve te Jehovait, Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri. Ne librin “Mbreteria eshte prane”, ata thone se ne momentin e vdekjes, Jezusi la menjane organizmin njerezor, ne te cilin ai predikoi si nje krijese e re per 3 vjet e gjysem; kur u ringjall, ai nuk ishte me njeri. Ata thone se Jezusi u ringjall prej se vdekuri, por vetem shpirterisht, jo fizikisht. Ata gjithashtu, i mesojne pasuesit e tyre se, pas kryqezimit ne kryq, Krishti vdiq dhe u ringjall si nje krijese shpirterore, e padukshme dhe e paprekshme. Sipas tyre, Shpirti ose Fryma e Shenjte nuk eshte nje person i vecante, por nje force, nje metode, me te cilen Zoti komunikon me boten.
    Ky grup thote gjithashtu se Mbreteria Qiellore hyri ne fuqi ne vitin 1914, me ardhjen e padukshme ne fron te Krishtit si Mbret. Deshmitaret e Jehovait predikojne se ne Mbreteri banon aktualisht nje Klase e Vajosur, e Zgjedhur, qe perbehet prej rreth 135 mije e 400 njerezish. Sipas Deshmitareve te Jehovait, te gjithe keta njerez u zgjodhen ne fillim, ne vitin 33 pas eres sone, pas vajtjes se Jezusit ne qiell (d.m.th. ne diten e Pentikostit ose te Zbritjes se Frymes se Shenjte), si edhe ne shekujt e mevonshem. Ata thone gjithashtu se zgjedhja perfundimtare e njerezve u realizua ne vitin 1935, dhe numri perfundimtar arriti ne 144 mije veta. Prej ketyre, 8600 veta jane akoma te gjalle ne bote. Ata do te jetojne ne perjetesi me Zotin dhe Krishtin si krijesa shpirterore. Numri i fundit (d.m.th. 8600) here pas here rritet ne vlere, kur disa anetare te zgjedhur nuk qendrojne besnike dhe zevendesohen me te tjere. Deshmitaret e Jehovait thone se Ardhja e Dyte e Krishtit nuk ishte nje ardhje fizike ne toke, por ishte nje ngjarje e padukshme e ndodhur ne vitin 1914, kur Djalli dhe Krishti luftuan kunder njeri-tjetrit ne nje beteje qiellore. Pas kesaj, Krishti nisi te qeverise Mbreterine Qiellore si Mbret i Mbreterve dhe Djalli u perjashtua nga Mbreteria dhe u hodh ne Toke. Ata thone se Lufta e Pare Boterore ishte nje shenje dalluese e shkaterrimit tokesor te Djallit dhe fillimi i mallkimeve, qe do te shoqeronin “ditet e fundit te ketij sistemi gjerash”.


    Fati i njeriut:
    Doktrina e Deshmitareve te Jehovait thote se ata njerez, qe nuk jane anetare te organizates Kulla e Rojes, do te shkaterrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do te egzistojne me. Por, nese nje Deshmitar besnik i Jehovait nuk eshte nje nga 144000 te zgjedhurit, ai do te jetoje pergjithmone ne parajsen mbi toke, kurse te 144000 te zgjedhurit do te sundojne me Zotin Jehova ne qiell. Deshmitaret e Jehovait i mesojne pasuesit e tyre se s’ka Ferr. Te shkuarit per vizite dere me dere, sipas doktrines se fundit te Deshmitareve te Jehovait, i ndihmon njerezit te vendosin per fatin e tyre. Te Krishteret e dine se kjo eshte nje doktrine e rreme, sepse shpetimi varet vetem nga marredhenia personale, qe kemi ne me Jezus Krishtin. Askush nuk mund ta bleje jeten e perjetshme.
    Darka e Zotit, nje here ne vit:
    Kjo behet nje here ne vit ne Kujtim te Vdekjes se Krishtit. Ne te marrin pjese vetem 8600 Deshmitare te gjalle te Jehovait, qe jane anetare te Klases se Zgjedhur prej 144000 vetesh. Anetaret e tjere ( d.m.th. ish-Klasa e Jonadabit ose qe njihen tani me emrin Turma e Madhe), lejohet te jene te pranishem, por vetem si spektatore.
    Duhet te jesh Deshmitar Jehovai, qe te shpetohesh:
    Sipas Deshmitareve te Jehovait, ne menyre qe nje njeri te shpetohet, ai duhet te kete pranuar doktrinat qe Trupi Drejtues i interpreton nga Bibla. Gjithashtu, per t’u shpetuar, ai duhet te pagezohet si nje Deshmitar Jehovai dhe te kryeje nje program veprash te caktuara nga Trupi Drejtues i Deshmitareve te Jehovait.
    Te qendruarit larg ish-Deshmitareve:
    T’i qendrosh larg nje ish-Deshmitari te Jehovait ose edhe t’a perndjekesh ate, eshte nje sjellje qe u komandohet anetareve nga trupi drejtues i bashkesise se Deshmitareve te Jehovait. Eshte fakt qe moskontaktimi me anetare te tjere, u shkakton aq shume shqetesime emocionale ish-Deshmitareve te Jehovait, sa ata arrijne deri ne vetevrasje. Te dyshuar per pabesi, shume Deshmitare te respektuar dhe te sinqerte te Jehovait jane perjashtuar nga bashkesia edhe pa paralajmerim. Ne shtator te vitit 1981, trupi drejtues i ndryshoi rregullat, ne menyre qe, papritur, Deshmitaret ta ndalonin cdo lloj takimi praktik (qofte edhe nje pershendetje) me te gjithe ish-Deshmitaret e Jehovait. Per here te pare, pjesetare te se njejtes familje, per shembull, duhej t’i nderprisnin te gjitha lidhjet me njeri-tjetrin, nese ndonje prej tyre qe perjashtuar nga bashkesia. Takimi me ish-Deshmitaret e Jehovait u lejua vetem ne raste te tilla, si p.sh. ne rast semundjesh te renda apo urgjencave, ne rastet kur, edhe pse njeri nga bashkeshortet (burri apo gruaja), eshte i perjashtuar nga bashkesia, ata lejohen te mbeten te martuar, dhe ne rastet kur prinderit, edhe po te jene ish-Deshmitare Jehovai, duhet te vazhdojne te kujdesen per femijet e tyre. Ne vitin 1889, Charles T. Russell, themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, profetizoi ne menyre te rreme se: “…fundi i mbreterive te kasaj bote dhe themelimi i Mbreterise se Perendise do te realizohej ne fund te vitit 1914 pas eres sone.” Ne vitin 1910: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet te mos lexojne vetem Biblen, sepse ajo nuk eshte autoriteti perfundimtar. Ne ditet e sotme, ata studiojne Biblen e tyre (te perkthyer nga ata vete), duke perdorur, si udhezim, botime te Kulles se Rojes.
    Ne vitin 1938: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet se, meqenese fundi i botes eshte shume afer, ata duhet te presin derisa ky fund te jete realizuar (d.m.th. deri pas Armagedonit), dhe pastaj “te martohen dhe te rrisin femije”. (Botuar ne “Kulla e Rojes”, e dates 1 nentor 1938).
    Ne vitin 1966: Kulla e Rojes parashikon se “sipas kronologjise se tyre biblike, qe eshte per t’u besuar, te gjashte mije vjetet qe nga koha e krijimit te njeriut, do te plotesohen ne vitin 1975”.
    A e dinit ju se themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, Charles T. Russell, ka qene marre me astrologji, me fene egjiptjanase dhe me shkencen e studimit te piramidave te Egjiptit? Ne nje nga botimet e Kulles se Rojes, (te dates 15 qershor 1922), ai ka shkruar: “Kur Urani dhe Jupiteri te takohen ne shenjen njerezore te Akuariumit ne vitin 1914, kjo do te jete koha e premtuar kur njeriu do te filloje te punoje per te siguruar shpetimin e tij, dhe do te realizoje perfundimisht endrrat dhe idealet e te gjithe poeteve dhe shkrimtareve te historise”.
    A e dinit ju se ne librin e Charles T. Russellit, me titull “Plani hyjnor i te gjitha epokave” thuhet se Russell merrej me magji dhe i perdorte shenjat e magjive ne botimet e tij. Ne librat e tij te pare, ai ka perdorur shenja te tilla si psh.: kryqi dhe kurora, krahe te hapur zogu me figuren e diellit ne mes tyre, etj. Madje, edhe shprehjet qe organizata e Kulles se Rojes filloi te perdore me vone, si psh.: “epoka e arte” dhe “lindja e mijevjecarit”, jane shprehje qe kane lidhje me magji, dhe nuk jane te bazuara aspak ne Bibel, edhe pse organizata beson te kunderten. Ne vitin 1916, kur vdiq Charles T. Russelli, pak metra larg varrit te tij, u vendos nje statuje ne forme piramide 1m e gjysem e larte, me mbishkrim prej shenje magjie. Ajo qendron akoma sot aty, per t’u pare nga te gjithe.
    A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait kane besuar per rreth 50 vjet rrjesht se piramida e madhe e Gizes ne Egjipt ka qene deshmia e dyte e Perendise pas Bibles? (Me shume informacion per kete, mund te gjendet ne faqen 200 te librit “Deshmitaret e Jehovait, lajmetare te Mbreterise se Perendise”).
    A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait profetizuan ne menyre te rreme se kryepleqte e Perendise (Abrahami, Isaku, Jakobi e te tjere) do te ngriheshin prej se vdekuri ne vitin 1925?
    A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet te shoqerohen jashte rrethit te tyre fetar apo te interesohen per gjera qe nuk i perkasin bashkesise se tyre? Psh. atyre iu keshillohet te mos e vazhdojne shkollen e larte, apo te mos i kushtojne kohe pasioneve te tyre ne kohen se lire.
    A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk iu lejohet te kene transfuzion gjaku, as te kendojne himnin e tyre kombetar?

    Perktheu nga origjinali
    MAGDALENA MAYLAM

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Dritë e re mbi vizionin e parë të Jozef Smithit

    Dritë e re mbi vizionin e parë të Jozef Smithit
    Përshkrimi zyrtar i Vizionit të Parë të Jozef Smithit:
    Vitin e dytë pasi lëvizëm me shtëpi në Mançester, atje ekzistonte një entuziazëm i pazakontë për sa i përket temës së besimit. Filloi me Metodistët, por shpejt u përhap mes të gjitha sekteve në atë rajon të vendit ... dhe turma të mëdha bashkoheshin me grupet e ndryshme fetare .... Disa qëndronin për besimin Metodist, disa për atë Presbiteran dhe disa për atë Baptist ...mendja ime anonte ndaj sektit Metodist ... por kaq e madhe ishte rrëmuja dhe çoroditja mes sekteve të ndryshme, saqë ishte e pamundur ... të arrije në ndonjë konkluzion të sigurtë se kush kishte të drejtë dhe kush e kishte gabim .... Kështu në përputhje me këtë vendosa të pyes Zotin dhe u futa në pyll për të bërë një përpjekje të tillë. Ndodhi në mëngjesin e një dite të kthjellët e të bukur, herët në pranverën e tetëqind e dyzetës .... Rashë në gjunjë dhe fillova t'i ofroj Zotit dëshirat e zemrës. Pashë një rreze drite tamam mbi kokën time .... Kur drita ishte mbi mua, pashë dy Persona, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve janë të papërshkrueshme .... Njëri nga ata m'u drejtua duke më thirrur në emër dhe tha duke treguar tjetrin me gisht. — Ky është Biri Im i dashur. Dëgjoje Atë! ... Unë u kërkova atyre të qëndronin në dritë, se cili nga të gjitha sektet kishte të drejtë (sepse në atë kohë nuk kishte zënë vend në zemrën time mendimi se të gjithë e kishin gabim) — dhe me cilin duhet të bashkohesha. Më thanë të mos bashkohesha me asnjërin prej tyre, sepse të gjithë e kishin gabim .... Megjithatë, shpejt arrita të zbuloja se tregimi i historisë time ngjalli shumë paragjykime kundër meje dhe pohuesve (besimtarëve) të fesë dhe ky ishte shkaku i një persekutimi të madh, që vazhdoi të rritej; dhe megjithëse unë isha një djalë i jo i njohur, vetëm rreth katërmbëdhjetë ose pesëmbëdhjetë vjeç ... megjithatë njerëz të një rangu të lartë do të më kushtonin vëmendje të mjaftueshme për të nxitur njerëzit kundër meje dhe për të krijuar një persekutim të hidhur; dhe kjo ishte e njëjtë mes të gjitha sekteve — të gjithë u bashkuan për të më persekutuar. — Perla e Çmimit të Madh, Jozef Smith — Historia 1:5-8, 14-19, 22
    Historia e Vizionit të Parë të Jozef Smithit, e cituar më lart, është një nga deklaratat e të vërtetës themelore të kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditës së Vonë (Mormonëve). Rëndësia e saj është përshkruar si «dytësore vetëm pa besimin në hyjnishmërinë e Jezusit të Nazaretit».1 Apostulli i Mormonëve Hugh B. Braun deklaroi:
    Vizioni i Parë i profetit Jozef Smith përbën bazën kryesore të kishë që u organizua më vonë. Nëse ky Vizion i Parë ishte vetëm një fragment i imagjinatës së Jozef Smithit, atëherë kisha e Mormonëve është një mashtruese e ligë dhe e hapur, siç thonë kundërshtarët e saj (Jeta me bollëk, fq. 310-311).
    Nëse ka edhe sadopak mundësi që kjo pikë kyçe në historinë e Mormonëve të jetë një fabrikim, cili Shenjt i Ditës së Vonë nuk do të kishte dëshirë t'i dinte të gjitha faktet që dëshmojnë për këtë? Ky pamflet ju siguron fakte historike që e vendosin Vizionin e Parë të Jozef Smithit në një dritë të re. Sot shumë Shenjtër të Ditës së Vonë nuk kanë njohuri për detajet e rëndësishme historike që janë hequr ose fshehur me qëllim, duke përfshirë faktet e mëposhtme.2
    Sipas fakteve historike, është e pamundur që Jozef Smithi të jetë trazuar nga një ringjallje në 1820-ën për të zbuluar se cila kishë ishte e vërtetë, meqë në këtë kohë, në atë vend ku ai banonte, në afërsi të Mançesterit në Nju Jork, nuk pati ndonjë ringjallje. Një ringjallje si ajo e përshkruar nga Jozef Smithi zuri vend nga fillimi i pranverës së 1824-ës. Në këtë mënyrë, kjo atëherë i jep një goditje gjithë historisë së Jozefit, sepse nuk ka kohë të mjaftueshme mes Vizionit të Parë dhe botimit në 1930-ën të Librit të Mormonëve për të gjitha ngjarjet e përshkruara në historinë e Vizionit të Parë.
    Ka edhe përshkrime të tjera të Vizionit të Parë, duke përfshirë edhe një dorëshkrim nga vetë Jozef Smithi, në të cilin ai nuk përmend ndonjë shfaqje të Atit dhe të Birit. Në vend të tyre, këto përshkrime më të hershme përmendin një engjëll, një shpirt, shumë engjëj ose birin. Historia në formën e saj të sotme me Atin dhe Birin, nuk doli deri në vitin 1838-ën, shumë vjet pasi Jozefi deklaroi të kishte parë vizionin.
    Detajet tashmë të njohura rreth jetës adoloshente të Jozefit kundërshtojnë thënien e tij se ai u persekutua në 1820-ën, ngaqë tregoi historinë e Vizionit të Parë. Si i ri, ai mori pjesë në takimet e Metodistëve dhe më vonë u bashkua me një grup të kishës Metodiste. Asnjë persekutim nuk është regjistruar.
    Asnjë ringjallje në 1820-ën
    Vendi, ku Jozef Smithi banonte, nuk përjetoi ndonjë ringjallje në 1820-ën ashtu siç e përshkruan ai, me të cilën «turma të mëdha» u bashkuan me kishat Metodiste, Baptiste dhe Presbiteriane. Sipas burimeve të hershme, që përfshijnë raporte të konferencave kishtare, gazeta, shtypi periodik i kishës, regjistrime presbitere dhe intervista të publikuara, asnjë ringjallje nuk ka ndodhur në 1820-21-in, që t'i përshtatet përshkrimit të Jozefit. Nuk ka pasur rritje të konsiderueshme në numrin e anëtarëve të kishës në Palmira, Mançester, në zonën e Nju Jorkut3 gjatë 1820-21, rritje që shoqëron ringjalljet e mëdha. Për shembull, në 1820-ën, Kisha Baptiste në Palmira pranoi 8 njerëz përmes rrëfimit të besimit dhe pagëzimit, kisha Presbiterane u rrit me 14 anëtarë, kurse rrethi Metodist humbi 6 anëtarë duke rënë nga 677 në 1819 në 671 në 1820 dhe në 622 në 1821 (shikoni «Arkivat» e Kishës Presbiterane në zonën e Gjenevës, Shoqërinë Historike Presbiterane, Filadelfia; PA: «Regjistrimet për Kishën e Parë Baptiste në Palmira». Shoqërinë Historike Baptiste Amerikane, Roçester, NY; Minuta të Konferencës Vjetore të Metodistëve, Rrethi Ontario, 1818-1821, fq. 312, 330, 346, 366).
    Në përshkrimin e tij të 1838-ës, Jozef Smithi deklaron që nëna e tij, motra dhe dy vëllezërit vendosën të bashkoheshin me Kishën Presbiterane lokale si rezultat i kësaj ringjalljeje të 1820-ës.
    Megjithatë, nëna e Jozefit, Lusi, na tregon që ringjallja që e bëri atë të bashkohej me kishën ndodhi pas vdekjes së birit të saj, Alvin. Alvini vdiq në 19 Nëntor 1823 dhe si vazhdim të asaj humbjeje të dhimbshme Lusi Smith raporton që:
    në këtë kohë ndodhi një ringjallje e madhe në besim dhe gjithë zona ishte shumë e ndikuar nga kjo dhe bashkë me të tjerët, bashkoheshim në shtëpinë e takimeve për të parë nëse kishte ndonjë fjalë qetësuese për ne që të na çlironte ndjenjat e mbingarkuara (Dorëshkrimi i parë i «Historisë së Lusi Smithit» fq. 55, LDS Arkivat e kishës).
    Lusi shton që burri i saj frekuentonte vetëm takimet e para. Ai nuk kishte asnjë kundërshtim që ajo dhe fëmijët «të shkonin e të bëheshin anëtarë të kishës».
    Ka shumë fakte të tjera që ringjallja, që Lusi Smith përmend u shfaq duke filluar në pranverën e 1824-ës. U raportua në të paktën një duzinë gazetash dhe në shtypin periodik fetar (për shembull, shikoni një letër të Xhorxh Lein të daturar 25 Janar 1825, në revistën Metodiste të 8 Prillit të 1825: 159 dhe një shënim në një gazetë në Palmira, Uein Seutinel [15 Shtator 1824]:3).4 Arkivat e kishës nga ajo kohë tregojnë rritje të numrit të anëtarëve si rezultat i pranimit të të konvertuarve të rinj. Kisha Baptiste pranoi 94, Presbiteriania 99, kurse forca Metodiste u rrit me 208. Asnjë ringjallje e tillë me «turma të mëdha» nuk është shfaqur në 1820-ën në zonën Palmira, Mançester siç thotë Jozefi.
    Është e qartë se këto fakte që ringjallja që Jozef Smithi përshkruan nuk është shfaqur në 1820, por në 1824-ën. Kur Jozef Smithi shkroi versionin e 1838-ës të historisë së tij, ai në mënyrë arbitrare e lëvizi këtë ringjallje katër vjet më përpara në 1820-ën dhe e bëri pjesë të historisë së Vizionit të Parë që as nëna e tij, as shoqëruesit e afërm nuk e kishin përjetuar në ato vite. (Për detaje të mëtejshme shikoni, Dialog: Një Gazetë e Mendimit Mormon, Pranverë 1969, fq. 59-100).
    A përbën ndonjë problem ndryshimi prej 4 vjetësh për historinë e Jozefit? Sigurisht që po. Jozefi përshkruan një sekuencë 10 vjeçare të ngjarjeve që fillojnë me Vizionin e Parë dhe mbaron me botimin e Librit të Mormonëve në 1830. Nëse kjo sekuencë nuk filloi deri në vitin 1824, ka vetëm 6 vjet për të përshtatur sekuencën 10 vjeçare që Jozefi thotë se u shfaq përpara se të shtypej Libri i Mormonëve. Në historinë ashtu siç paraqitet në shkrimet e Mormonëve, Jozefi thotë se në 1823-in, tre vjet pas Vizionit të Parë në 1820-ën, ai u takua me engjëllin Moroni. Moroni i tregon Jozefit për pjatat e arta, por thotë që ai duhet të presë katër vjet para se t'i marrë ato. Në 1827-ën Jozefi merr pllakatet e arta dhe tre vjet më vonë (1830) boton Librin e Mormonëve.
    Megjithatë kini parasysh që Jozefi e lidhi Vizionin e Parë me një entuziazëm të madh fetar në zonën e Mançesterit në Palmira. Siç është dokumentuar më lart, ne tashmë e dimë që kjo ringjallje ndodhi jo në 1820-ën, por në 1824-ën. Kjo do të thotë që vizita fillestare e engjëllit Moroni 3 vjet pas Vizionit të Parë duhet të datohet në 1827. Kur ne shtojmë 4 vitet e tjera që Jozefi thotë se ai duhej të priste për të marrë pjatat, ai nuk do t'i kishte ato deri në 1831-in. Por në këtë kohë, Libri i Mormonëve ishte në shtyp. Sekuenca 10-vjeçare e ngjarjeve që Jozefi gërmëzoi në historinë e Vizionit të Parë thjeshtë nuk përputhet me hapësirën kohore mes 1824 dhe 1830-ës, data e shtypjes së Librit të Mormonëve.
    Si u bë e mundur që origjina e historisë së Mormonëve të komplikohej kaq shumë? Një pjesë e përgjigjes gjendet në faktin se vetë Jozef Smithi e tregoi historinë në shumë mënyra të ndryshme.
    Një histori gjithnjë në ndryshim
    Në 1832-in, Jozef Smithi filloi një përshkrim të origjinës së kishës së Mormonëve (e vetmja e shkruar me dorën e tij që është mjaft e ndryshme nga historia zyrtare e Vizionit të Parë, e treguar 6 vjet më vonë. Ky përshkrim i 1832-it, i cili njihet si përshkrimi i çuditshëm i Jozefit, nuk përfundoi kurrë dhe për shumë vite u mbajt i fshehur nga njerëzit. U botua në Studimet e Universittetit të Ri Brigham, në pranverë të 1869, fq. 278 ff. dhe gjithashtu përfshihet në Shkrimet Personale të Jozef Smithit të Dean L. Jesuit (Salt Lake City: Libri Deseret, 1984).
    Në këtë version Jozefi e paraqet veten si një djalë që mes moshës dymbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjeçare, ishte një lexues perceptiv dhe i përkushtuar i Biblës. Ai thotë që ishte studimi i Shkrimeve të Shenjta që e çoi atë të kuptonte që të gjitha emërtimet fetare e kishin gabim. Ai shkroi: «Duke hulumtuar Shkrimet e Shenjta unë zbulova që njerëzimi nuk erdhi tek Zoti, por që ata ishin larguar nga besimi i gjallë e i vërtetë dhe se nuk ekziston ndonjë shoqëri ose emërtim fetar i ngrituar mbi Ungjillin e Jezu Krishtit siç është regjistruar në Dhjatën e Re (Shkrime Personale, fq. 5).
    Gjashtë vjet më vonë, kur Jozefi nxorri përshkrimin e tij zyrtar të Vizionit të Parë, ai e ndryshoi historinë e tij dhe nuk tha më që studimi i tij personal i Biblës e çoi atë në konkluzionin që të gjitha kishat e kishin gabim. Në vend të kësaj, ai tha që Ati dhe Biri i treguan atij që të gjitha kishat e kishin gabim dhe ai «s'duhej të bashkohej me asnjërën». (Për ironi, historianët Mormonë kanë dokumentuar faktin që Jozef Smithi u bashkua me një klasë të kishës Metodiste në 1828-ën).5 Ai tha se ishte çuditur nga ky lajmërim. Sepse ai shtoi një parantezë: «në këtë kohë nuk më kishte zënë vend në zemër mendimi se të gjithë e kishin gabim». Jozefi kundërshton vetveten, megjithatë, në disa paragrafë më parë në po këtë përshkrim ai pati deklaruar: «Unë shpesh i thoja vetes ... Kush nga të gjitha këto grupe ka të drejtë, apo që të gjithë e kanë gabim»? Kjo deklaratë shfaqet në dorëshkrimin origjinal (Shikoni Studime të Universitetit të Ri Brigham të cituar më lart. fq. 290), por një kundërshtim kaq serioz nuk mund të lejohej të qëndronte si pjesë e një versioni zyrtar dhe kështu, pas vdekjes së Jozefit, fjalët bezdisëse u hoqën.
    Edhe pa këtë kontradiktë përshkrimi zyrtar i 1838-ës bie ndesh me versionin e 1832-it. Në përshkrimin e 1832-it është të lexuarit e Biblës nga Jozefi që e shtyu atë tek Zoti, ndërsa në historinë e 1838-ës është një ringjallje (e paqenë e 1820-ës) që e motivon atë.
    Në version e 1832-it Jozefi vetëm përmend shfaqjen e Krishtit, ndërsa në renditjen e 1838-ës ai thotë që të dy, Ati e Biri u shfaqën . Në përshkrimin e 1832-it ai e di që të gjitha kishat e kanë gabim, kurse në histor-në e 1838-ës, ai thotë se ai nuk e kishte kuptuar kurrë që të gjitha e kishin gabim derisa dy hyjnitë e informuan atë për këtë fakt.
    Nëna e Jozefit, në të njëjtën mënyrë nuk dinte asgjë për një vizion të Atit dhe Birit në Korijen e Shenjtë. Në përshkrimin e saj të pabotuar ajo e cakton origjinën e Mormonizmit në vizitën në një dhomë gjumi nga një engjëll. Jozefi në atë kohë po «peshonte se cila nga të gjitha kishat ishte e vërtetë». Engjëlli i tregoi atij «nuk ka asnjë kishë të vërtetë në tokë. Jo, asnjë» (Dorëshkrimi i parë: «Historisë së Lusi Smithit» fq. 46, LOS Arkivat e kishës).
    Prapë, një version tjetër i Vizionit të Parë u botua në 1834-35 në shtypin periodik. Shenjtët e Ditës së Vonë Lajmëtarë dhe Avokatë (Messenger and Advocate) (Vol. 1, fq. 43, 78). Ky përshkrim u shkrua nga udhëheqësi i LDS-së Oliver Louderi me ndihmën e Jozef Smithit. Ai tregon se si një ringjallje në 1823-in e bëri 17 vjeçarin Jozef Smith6 të nxitej në çështjen e fesë. Sipas Louderit, Jozefi «dëshironte të dinte për vete për sigurinë dhe realitetin e fesë së pastër dhe të shenjtë» (fq. 78). Ai gjithashtu u lut «nëse një qenie supreme ekzistonte, që të kishte një siguri që ai ishte i pranuar prej tij» dhe «në manifestim në njëfarë mënyre që mëkatet e tij ishin falur» (si më lart, 78, 79). Sipas përshkrimit të tij, një engjëll (jo një hyjni) u shfaq në dhomën e gjumit të Jozefit për t'i treguar atij se mëkatet i ishin falur.
    Konfliktet e nxjerra nga ky përshkrim janë të shumta. Së pari, data e ringjalljes jepet si 1823, në vend të 1820-ës . Së dyti, nëse Jozefi kishte pasur përpara një vizion të Atit dhe të Birit në 1820, pse i duhej të lutej në 1823-in nëse një qenie Supreme ekzistonte? Së treti, kur ringjallja e shtyu atë të lutej, personi që shfaqet është një engjëll, jo Ati ose Biri. Së katërti, mesazhi i engjëllit është për faljen e mëkateve dhe jo një lajmërim që të gjitha kishat e kanë gabim. Këto përshkrime gjerësisht divergjente ngrenë çështje serioze për sa i përket vërtetësisë së historisë së Vizionit të Parë të Jozef Smithit. Njerëz të ndryshëm mund të kenë pikëpamje të ndryshme për të njëjtën ngjarje, por kur dikush tregon disa histori kontradiktore për të njëjtën ngjarje, ne kemi të drejtë të dyshojmë si personin ashtu edhe ngjarjen.
    Persekutim apo Pranim?
    Sot historia e Vizionit të Parë është në papajtueshmëri jo vetëm me datën historikisht të verifikuar të ringjalljes në Palmira, Nju Jork dhe me përshkrimet e hershme të Jozefit në lidhje me ngjarjen, por bie ndesh edhe me atë që dimë rreth viteve të tij të hershme në Palmira. Në versionin e tij zyrtar Jozef Smithi thotë se ai ishte persekutuar nga të gjitha kishat në zonën e tij, «sepse unë vazhdoja të pohoja se kisha parë një vizion». Megjithatë, kjo kundërshtohet nga një shoqërues bashkëkohës i Jozefit. Orsamus Turner, një botues i pasur në Palmira deri më 1822, ishte në një «grup debatues të rinjsh» me Jozef Smithin. Ai kujton që Jozefi «pasi kapi një shkëndijë Metodizmi ... u bë predikues i njohur në takimet e mbrëmjes» (Historia e zhvendosjes pionierë të tregëtisë së Felpsit dhe Gorhamit, 1851, fq. 214). Kështu, në vend të të qenit i kundërshtuar dhe persekutuar siç thotë përshkrimi i tij i 1838-ës, Jozefi ishte i mirëpritur dhe u lejua të predikonte gjatë takimeve të mbrëmjes të Metodistëve. Kjo pikë mbështetet nga historiani i Universitetit të Ri të Brighamit dhe arqipeshkvi i LDS-së Xhejms B. Alen. Aleni në fakt nuk gjeti asgjë për të mbështetur thënien e Jozefit se ai e tregoi historinë e Vizionit të Parë menjëherë pas asaj që ndodhi në 1820-ën dhe persekutimit si rezultat i saj, ngaqë Jozefi po e tregonte historinë dhjetë vjet më vonë.
    Faktet janë të pakta nëse ka ndonjë, megjithatë, që në fillim të 1830-ës, Jozef Smithi po e tregonte historinë në publik. Të paktën nëse ai po e tregonte, asnjë nuk duket se e konsideronte aq të rëndësishme në atë kohë që të regjistronte kohën dhe asnjë nuk po e kritikonte për të. Madje as në historinë e vet, Jozefi nuk e përmend të qenit i kritikuar në këtë periudhë, ngaqë tregoi historinë e Vizionit të Parë. («Rëndësia e Vizionit të Parë të Jozef Smithit me Mendimin Mormon» Dialog: Një Gazetë e Mendimit Mormon, Vjeshtë 1966, fq. 30).
    Konkluzion
    Nga të gjithë linjat e fakteve, nxjerrim që përshkrimi «zyrtar» i historisë së Vizionit të Parë të Jozefit në 1838-ën duket se është mit dhe jo histori:
    Nuk kishte ringjallje askund në zonën e Palmirës në Nju Jork në 1820-ën.
    Ngjarjet siç tregohen nga Jozef Smithi nuk do të përshtaten në periudhën kohore mes ringjalljes së 1824-ës dhe botimit të Librit të Mormonit.
    Jozefi ishte mirëpritur dhe jo i persekutuar nga Metodistët.
    Në përshkrimin e 1832-it Jozefi thotë që studimi personal i Biblës e bëri të vendoste që të gjitha kishat ishin jashtë rrugës ndërsa në përshkrimin e 1838-ës ai tha që «kurrë nuk kishte zënë vend në zemër mendimi se të gjithë e kishin gabim».
    Në versionin e tij të 1832-it, Jozefi thotë të ketë parë vetëm një vizion të Krishtit dhe në versionin e tij të 1835-ës, Jozefi thotë se e vizitoi një engjëll, ndërsa në historinë e 1838-ës, mesazhi erdhi nga Ati dhe Biri.
    Asnjë nuk e njihte versionin e sotëm të Vizionit të Parë derisa Jozefi e diktoi atë në 1838-ën dhe asnjë burim i botuar nuk e përmend deri më 1832-in (si më lart, fq. 30).
    Konfliktet dhe kontradiktat e dala në dritë nga faktet e mësipërme historike tregojnë se historia e Vizionit të Parë, siç e paraqet sot kisha e Mormonëve, duhet të konsiderohet si shpikje e mendjes shumë imagjinuese të Jozef Smithit. Faktet historike dhe fjalët e vetë Jozefit e diskretitojnë atë.
    –– Uesli P. Ualters Përkthimi dhe redaktimi në shqip nga: Sali B. Kaceli

    Shënime:
    1 Xhejms B. Alen profesor në Universitetin e Ri të Brighamit, në Rëndësia e Vizionit të Parë të Jozef Smithit në Mendimin Mormon, Dialog: A Journal of Mormon Thought, Vjeshtë 1966, fq. 29). Alen ishte arqipeshkvi i LDS-së në atë kohë. [Return to article.]
    2 Për shembull, Për shembull, revista e kishës Mormone The Ensign, prill 1995, nxorri një artikull prej 6 faqesh rëndësinë e Vizionit të Parë të titulluar, "Oh, Sa i bukur ishte Mëngjesi: Lutja e Parë e Jozef Smithit dhe Vizioni i Parë" — nuk dha asnjë informacion për konfliktet serioze mes historisë së Vizionit të Parë të Jozef Smithit dhe fakteve historike. [Return to article.]
    3 Palmira dh Palmira dhe Mançesteri ishin qytete që u bashkuan shpejt. [Return to article.]
    4 Lein shkuan Lein shkuan që puna e Zotit në Palmira dhe në rrethinat e saj «filloi në pranverë dhe përparoi gradualisht deri në kohën e takimit tremujor, që mbajtur më 25 dhe 26 shtator 1824. Artikulli i Uein Sentinel deklaron për një reformë që ndodh në këtë qytet të shquar. Dashuria e Zotit ka mbushur zemrat e shumë vetave dhe dhënia e Frymës së Shenjtë duket se ka zënë një pozicion të fortë». [Return to article.]
    5 Linda King Ne Linda King Neuell dhe Valen Tippets Avery, Mormon Enigma, Emma Hale Smith (Enigma Mormone, Enuma Hele Smith), Universiteti i Shtypit të Ilinoit, botimi i dytë, 1994, fq. 25. [Return to article.]
    6 Në faqen 78 Kouderi korrigjon një gabim shtypi në lidhje me moshën e Jozefit. Kur Kouderi fillon përshkrimin e origjinës së Mormonëve në faqen 42, ai përmend ringjalljen dhe moshën e Jozefit si katërmbëdhjetë. Në çështjen tjetër, kur ai e vazhdon historinë në faqen 78, ai e daton ringjalljen si të ndodhur në 1823-in dhe korrigjon moshën e Jozefit në shtatëmbëdhjetë vjeç. [Return to article.]

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Mashtruesit 64

    Mashtruesit 64
    5
    DËSHMITARËT E JEHOVAJT
    Dëshmitarët e Jehovajt zyrtarisht të përfshirë në Biblën e Kullës së Rojës dhe Shoqërinë e Traktatit, është revista më e botuar në kultet perëndimore. Shumica e familjeve në Amerikë dhe ca më shumë milionë në mbarë botën e lirë janë marrës të Kullës së Rojës prej përfaqësuesve të saj që shkojnë derë më derë, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse jo disa herë. Revistat e tyre të famshme të kohës së sotme “Kulla e Rojës” dhe “Zgjohu!” patën fillime të përvuajtura me 6 000 kopje, por sot ata kanë një tirazh prej pesëdhjetë e pesë milionë kopjesh në muaj!
    Ajo që nisi me një studim biblik në Pittsburg të Pensilvanisë u rrit si një organizëm mbarëbotëror prej 60 000 kongregacionesh dhe më shumë se katër milionë punonjës në organikë dhe vullnetarë. Në 1990, 9.5 milionë njerëz ndoqën Shërbimin Përkujtimor Të Darkës Së Zotit. Asnjë degëzim i Kishës katolike ose protestante nuk ka qenë kursyer prej metodologjisë agresive të Dëshmitarëve të Jehovajt. Ata kanë kthyer shumë e shumë njerëz nga çdo fushë kulture, besimi dhe kombësie.
    Historia
    Rritja e Dëshmitarëve të Jehovajt pas shekullit të shkuar rivalizon atë të sekteve protestante tri herë më shumë. Veprimtaria mbarëbotërore është e drejtuar prej një “Trupi Drejtues” në qendrat e tyre në Brooklyn, New York. Shtëpitë qendrore, kompjuterët masivë, teknologjia e fundit e botimit, ja çfarë i mban ata shumë larg prej botuesve të krishterë dhe industrisë së shtyp-shkrimit profan.
    Çarls Tejz Rusel
    Çarls Tejz Rusel lindi më 16 shkurt 1852 pranë Pittsburg, në Pennsylvani. Më 1870, ende në adoleshencën e tij dhe pa arsimimin zyrtar teologjik, Rusel 65 Dëshmitarët e Jehovajt organizoi një klasë biblike. E vetmja lidhje me krishterimin ishte anëtarësia me Kishën kongregacionale1. Ai e bindte klasën e tij se ai ishte ‘pastori’ i saj. Ai mblodhi dyzina grupesh studimi përgjatë kufirit të Ohio dhe Penn-sylvanisë. Ishte pikërisht në këto vite, kur ai e bazoi eshatologjinë2 e tij mbi mësimet e Nelson Barbonait, një adventist3 dhe botues “i Lajmëtarit të Mëngjesit” (The Herald Of The Morning) në Rochester, New York. Barbona e mësonte Ruselin se Jezu Krishti ishte i pranishëm, por i paparë që më 1874. Më pas Rusel e riinterpretoi datën dhe predikoi kthimin e padukshëm të Krishtit më 1914. Më 1879 ai krijoi revistën “Kulla e Rojes Së Zionit” dhe “Lajmëtari i Paraqitjes Së Krishtit”, në të cilat ai publikonte interpretimin e tij të vetëm për Biblën. Ai organizoi revistën e re “Kulla e Rojës Së Zionit” dhe “Shoqëria e Traktatit” më 1884, ndërkohë që ndodhej në Pittsburg. Shkrimet e tij paten një përkrahje të gjërë në 1886, kur i pari prej gjashtë librave të tij, titulluar “Agimi i Mijëvjeçarit” pa dritën e botimit (më vonë ai u titullua “Studime Për Shkrime Të Shenjta”. Një volum i shtatë polemizues i ishte shtuar “Studime për Shkrimet” në 1917, një vit pas vdekjes së Ruselit. Ai ishte përpiluar prej botuesve të “Kullës së Rojës” dhe përmbante planin e tij për ditët e fundit prej Ezekielit dhe Librit të Apokalipsit. Pak para vdekjes së vet, me 31 tetor 1916, pastor Rusel, sipas “Kullës së Rojës” udhëtoi më shumë se një milion kilometra e mbajti më shumë se tridhjetë mijë predikime dhe shkroi libra që arrijnë gjithsej në më shumë se pesëdhjetëmijë faqe. (Të kualifikuar për t’u bërë priftërinj, Anon, 1959, fq. 310).
    Josef F. Rutherford
    Pak muaj pas vdekjes së Çarls Tejz Ruselit, këshilltari ligjor i shoqërisë Josef Franklin Rutherford, u bë presidenti i dytë i Shoqërisë Së Kullës Së Rojës. Rritur prej prindësh Baptistë, ai nisi të ndiqte Rusel në vitin 1894 dhe u bashkua me Kullën e Rojes Së Zionit më 1906. Ai u dha atyre emrin “Dëshmitarët e Jehovajt” në lidhje me atë që Jeshaja thotë (43,10): “Ju jeni dëshmitarët e mi — thotë Zoti” në një kuvend në Kolumbus (Ohaio) më 1931. Ndodhi pikërisht nën drejtimin e tij që Rutherford shpërnguli qendrat e shoqërisë nga Pittsburgu i Pennsylvanisë në Bruklin të New Yorkut. Kjo e bëri të dukshme përfaqësimin e qeverisjes së Zotit (teokracisë) ku lindin të
    1 Kisha kongregacionale, quhet Kisha që i përket kongregacionalizmit. Kongregacionalizmi është një formë e organizimit kishtar në të cilën çdo kongregacion është i vetëqeverisur. Së pari, Kongregacionalizmi lindi në Angli. (Shën i përkth)
    2 Eshatologji, nga gr. eshatos, më tutje. Degë e teologjisë që merret me çështjet dhe ngjarjet përfundimtare të fesë. (Shën i përkth)
    3 Adventist —anëtar i sektit ku ka preokupim për përmbajtjen e sabatit dhe kthimin e Krishtit. Mashtruesit 66 gjitha: kontrolli, pushteti dhe vendimet. Veprimtaria më e madhe kërkonte dhe më shumë punonjës, kështu që u ngrit Betheli për të ujdisur mjetet. Betheli është programi i punësimit për Kullën e Rojës, ku dhoma dhe tavolina si dhe 20 dollarë paguar në dorë për shpenzime javore i sigurohen si përgjigje për punën e Dëshmitarit besnik. Rutherfordi dha afatin e gjyqit të krishterimit të Krishtit që me 1918 duke nënkuptuar se ishte një organizëm i caktuar për të përfaqësuar Jezusin mbi tokë, Shoqëria e Kullës së Rojës. Rudhërfordi i ndau dëshmitarët në dy klasa: të 144 000 (‘të zgjedhurit’që janë të lindur përsëri) dhe ‘turma e madhe’ (të pazgjedhurit me jetë të përhershme mbi këtë botë). Ashtu si dhe Rusel para tij , Rutherfordi nuk kishte turp të fitonte honorare për shkrimet e veta çfarë duket qartë në njëqind librat dhe fletushkat që mbajnë emrin e tij. Që nga koha e Ruselit dhe Rutherfordit, të gjitha botimet e tjera janë prej shkrimtarëve anonimë.
    Nathan Knorr
    Rutherfordi vdiq në vitin 1942 dhe u pasua nga Nathan H. Knorr që la Kishën e Reformuar në moshën 60 vjeç për t’u bashkuar me Dëshmitarët e Jehovajt. Që në kohën e presidencës së Knorr-it shoqëria u rrit në miliona, duke u shtuar nga 155 000 në më shumë se dy milionë anëtarë në 207 vende. Një qendër përgatitore u quajt Shkolla Biblike e Kullës së Rojës e Giladit ishte themeluar për arsimimin e priftërinjve të tyre të ardhshëm. Më 1950, nën drejtimin e Knorrit shoqëria realizoi përkthimin në anglisht të Dhiatës së re, titulluar Përkthimi i Botës së Re i Shkrimeve të krishtera Greke. Ky ishte botuar më pas së bashku me versionin e tyre të Dhiatës së Vjetër si Përkthimi i Botës së Re të Shkrimeve të Shenjta.
    Frederick W. Franz
    Ku Knorri vdiq në 1977, Frederick N. Franz u bë president i ri i Kullës së Rojës dhe tani vazhdon të drejtojë punët sipas mënyrës së Knorri. Franz ishte zëdhënës për komitetin e Përkthimit Bota e Re dhe ishte i vetmi anëtar i këtij komiteti që kishte njohuri për gjuhët biblike sidoqë nuk kishte asnjë diplomë që ta përkrahte.
    Strukura e Shoqatës së Kullës së Rojës për shpërndarjen e Biblës dhe Traktateve
    Nuk është e fshehtë për lexuesit e revistës së Kullës së Rojës që Trupi Drejtues kujdeset për organizimin. Me 15 dhjetor 1971 botimi i Kullës së Rojës përmban një diagramë simbolike që shënon Zotin Jehova në pjesën e 67 Dëshmitarët e Jehovajt sipërme, Jezu Krishtin nën Tij dheTrupin Drejtues nën Jezusin. Pjesëtarët e këtij Trupi janë quajtur “Klasa besnike dhe e skllevërve të matur” dhe gjithë drejtimi jetësor është nën ta. Diagrama ka “Pleqtë e Kongregacionit’ si dhe“Shenjtorët meshtarë’ taman poshtë Trupit Drejtues. Organizmi luan rol kaq të rëndësishëm në jetën e Dëshmitarëve të Jehovajt saqë dhe ai është konsideruar si Mëma e tyre.” Ne nuk duhet të njohim vetëm Zot Jehovën si Atin tonë, por dhe organizatën e tij si Mëmën tonë” (Kulla e Rojës, 1 maj 1957, fq. 274) Ky Trup Drejtues vlerësohet të jetë rruga e së vërtetës për botën sot. “Njohja e këtij trupi Drejtues dhe vendi i tij në përgatitjen teokratike të Zotit për sendet, është e domosdoshme për nënshtrimin ndaj udhëheqjes së Birit të Zotit.” (Kulla e Rojës, 15 dhjetor 1972, fq. 755). Bibla duhet lexuar vetëm e përvijuar prej Shoqatës së Kullës së Rojës. “Zoti nuk e ka rregulluar fjalën që të flasë në mënyrë të pavarur, ose të shndrisë jetën duke i dhënë asaj të Vërteta nëpërmjet vetvetes. Është në saje të organizatës që Zoti e siguron këtë dritë.” (Kulla e Rojës, 1 maj 1957, fq. 274.) Supozohet që Jezusi e kishte zgjedhur Shoqatën e Kullës së Rojës si të vetmen përfaqësuese të Tij mbi dhe duke përjashtuar të gjitha sektet e krishtera. “Kur Jezusi erdhi në Tempullin Shpirtëror të Zotit më 1918 me qëllim që të gjykonte njerëzit, krishterimi ishte flakur tutje” (Kulla e Rojës, 1 gusht 1960). Më pas konstatojmë: “Jashtë kongregacionit të vërtetë të krishterë, çfarë organizmi tjetër ekziston? Vetëm organizmi i Djallit.” (Kulla e Rojës, 1 mars 1979, fq. 24). Shoqata e Kullës së Rojës haptazi e etiketon Kishën si femohuese, duke pretenduar kështu se vetëm ata e kanë të drejtën. “Shërimi nga mohimi i fesë priti deri në gjysmën e dytë të shekullit të nën-tëmbëdhjetë.” (Zgjohu! 8 shkurt 1960) Salloni i mbretërisë (Kingdom Hall) i Dëshmitarëve të Jehovajt është bërë popullor gjatë dekadës së fundit për programin e pashoq ndërtimor për ngritjen e një ndërtese brenda dyzet e tetë orëve. Salloni i mbretërisë është vendi ku mblidhen kongregacionet lokale. Shërbimet janë të planifikuara që më pare prej shtabeve në Brooklin madje gjer në atë se çfarë kënge do të këndohet dhe në cilën pikë të programit pikërisht. Mekanizmi për çdo shërbim është i njejtë në mbarë botën dhe drejtohet prej më plakut të kongregacionit. Ai është nën mbikqyrjen e një rrethi vëzhguesish që viziton çdo sallon i mbre-tërisël në rrethin e vet dy herë në vit. Shpërndarja e “Kullës së Rojës” si edhe e revistës ‘Zgjohu!” derë më derë dhe në qoshet e rrugëve është quajtur publikim. Publikimi është detyrë për më të besuarit e Dëshmitarëve. Problemet për diskutim janë të planifikuara që më parë me të njejtën pyetje fillestare për t’u përdorur në secilën derë. Shërbimi Përkujtimor i Darkës së Fundit është shërbimi më i madh që kryejnë Dëshmitarët e Jehovajt. Ai tregon numrin e vërtetë të atyre që besojnë Mashtruesit 68 në mesazhin e Kullës së Rojës, por që janë ndoshta jo të qëndrueshëm në ndjekje. Sikurse e thamë dhe më parë, Shërbimi Përkujtimor më 1990 tërhoqi më shumë se 9.5 milionë njerëz në mbarë botën. Meqënese vetëm të 144 000 mund të hanë bukën dhe të pinë verën, perms gjithë kongregacionit pa marrë pjesë askush në ngrënie dhe në pirje. Kjo është për shkak të numrit të tkurrur të anëtarëve të gjallë, të të 144 000 prej të cilëve sot vlerësohet të kenë mbetur 5 000.
    Analiza biblike e ndërtimit të Kullës së Rojës
    Koncepti sipas të cilit Dëshmitarët e Jehovajt janë përfaqësuesit e vetëm të krishterimit mbi dhe është i huaj për Biblën. “Asgjëkundi” ne nuk gjejmë në Shkrimet një mendim pë organizmat mbi dhe që të vendosim për një të tillë. Gjithmonë Jezusi e ka ditur se kush janë njerëzit e tij, sepse “Ai i thërret delet e tij me emër dhe i udhëheq ato. Delet e mia, dëgjojnë zërin tim, unë i njoh ato dhe ato më ndjekin mua.” (Gjoni 10,3.27) Jezusi dha dy shembëlltyra te Mateu 13 që na japin dëshminë e vërtetë se si i ndanë ai të krishterët e vërtetë prej të pavërtetëve. Shëmbëlltyrat për egjrën dhe grurin si dhe për tërheqjen e rrjetave të peshkut tregojnë se gjykimi do të bëhet midis anëtarëve në të ‘njejtën fushë’ dhe ‘rrjetë’ dhe jo midis organizatave. Dëshmitarët e Jehovajt flasin për Kishën si për një renegatë dhe sikur vetëm ato kanë të drejtë. Në të kundërt Bibla thotë se kisha kurrë nuk do të pushojë së ekzistuari ‘duke qenë ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe profetëve, ku Jezu Krishti vetë është guri i qoshes.’ (Efes. 2,20) Kisha e Jezu Krishtit do të qëndrojë deri në ardhjen e tij e ngaqë portat e ferrit nuk mund ta depërtojnë atë. (Mateu 16,18) dhe se ajo do të ekzistojë përmes shekujve. (Efes. 3,21) Dëshmitarët e Jehovajt kundërshtojnë Biblën me Shërbimin e tyre Përkujtimor. Te 1 Kor. 11,26 gjejmë “Pra, kurdo që të hani këtë bukë dhe të pini nga kjo kupë, dëshmoni se e përvetësuat flijimin e Mesisë, derisa të vijë vetë Ai.” Derisa Dëshmitarët e Jehovajt thonë se Jezusi u kthye i padukshëm në 1914, ata kanë mohuar deklaratën “Derisa Ai të vijë” nga pasazhi i sipërm. Vëzhgimi për Darkën e Zotit ishte vetëm derisa ai të kthehet. Ata përpiqen ta kenë atë me dy mënyra. Librat thonë se Ai u rikthye më 1914, kurse Shërbimi Përkujtimor thotë se Ai nuk është rikthyer ende.
    Burimi i Pushtetit
    Anëtarët janë të zellshëm e të sinqertë dhe pretendojnë se e pranojnë Biblën si të vetmin autoritet të tyrin. Megjithatë, teologjia e tyre mohon çdo besim të rëndësishëm të krishterimit duke përfshirë këtu Trininë, hyjninë e Jezu Krishtit, 69 Dëshmitarët e Jehovajt ringjalljen e tij trupore, shpëtimin me anën e mëshirës përmes fesë si dhe ndëshkimin e përjetshëm për mashtruesit. ‘Pastori’ Rusel, i panjohur për përvujtinë e vet, bënte deklaratën e mëposhtme: “Dhe le të dihet se asnjë sistem tjetër i teologjisë nuk pretendon ose kurrë nuk ka pretenduar të jetë përpjekur të harmonizojë në vetvete çdo thënie të Biblës, madje as edhe një grimë të saj, ne nuk mund të pretendojmë.” (Çarls Tejz Rusel, Studime për Shkrimet — Studies in the Scriptures, 1:348). Madje edhe sot Shoqëria e Kullës së Rojës pretendon të jetë i vetmi burim për të vërtetën: “Është e vetmja rrugë e ngushtë kolektive e Zotit për kalimin e së vërtetës biblike për te njerëzit.” (Kulla e Rojës, 15 korrik 1960, fq. 439) Para se të bëhej president i Kullës së Rojës, Frederic F. Franc tregonte se si interpretimet e tyre vinin prej Zotit: Ato transmetohen prej Shpirtit të Shenjtë që në mënyrë të padukshme komunikon me Dëshmitarët e Jehovajt — dhe me leksionin e Botimit. (Scottish Daily Express, 24 nëntor 1954) Nuk gjendet asnjë ‘artikull për fenë” as edhe deklarata të besueshme doktrinave të botuara prej Kullës së Rojës. Pikëpamjet e tyre teologjike gjenden në botime të ndryshme, përfshirë këtu ‘Kulla e Rojës’ dhe ‘Zgjohu.’ Doktrina që vjen prej këtyre veprave është quajtur autoritare. Thelbi i teologjisë së tyre është ‘arsyeja’, sikundër është parë shpesh në pyetjet që ata bëjnë gjatë diskutimeve. “Është e arsyeshme që ne të besojmë ...?” Madje Çarls Tejz Rusel thoshte se Bibla është nën nënshtrimin e arsyes. “Le të shqyrtojmë karakterin e Shkrimeve të shpallura si të frymëzuara dhe të shohim nëse mësimet e tyre janë në pajtim me karakterin që ne në mënyrë të arsyshme ia kemi atribuar Zotit.” Kjo nuk do të thotë se Dëshmitarët e Jehovajt janë të arsyeshëm, të matur dhe logjikë në përfundimet e tyre, por ja që ata e kanë bindur një pjesë të madhe të shoqërisë sonë të besojnë se ata kanë të drejtë. Koleksioni i letërsisë së botuar prej Kullës së Rojës nuk përbën përherë një përgjigje përfundimtare. Ata besojnë se drita bëhet më e shndritshme sa më tepër që i afrohen asaj. Kjo shpjegohet me fjalët : “Nëpërmjet kolonave të Kullës së Rojës vjen e rritet drita mbi Fjalën e Zotit ashtu siç na e bën të njohur Jehova” (Kulla e Rojës, 1 gusht 1972, fq. 460) Kjo shpjegon se si presidenti i tanishëm i këtij organizmi mund të hedhë poshtë mësimet e presidentit të mëparshëm. Arbitri Rutherford, në librin e tij ‘Mbrojtja’ pretendon se askush në këto 2500 vitet e fundit nuk e kupton librin e Ezekielit po aq mirë sa e kupton ai (Përfshirë këtu dhe Ruselin). A hidhet poshtë ose nderohet mësuesi i mëparshëm, mësimet e ditës kanë gjithashtu peshën më të madhe.
    Mashtruesit 70
    Revista “Kulla e Rojës”
    Revista Kulla e Rojës jep ushqim shpirtëror prej ‘Skllavit besnik e të matur’ Trupit Drejtues. Ajo është dhe botimi më autoritar i Dëshmitarëve të Jehovajt “Që më 1879 revista Kulla e Rojës është përdorur prej këtij kolektivi për të përhapur rregullisht ushqim shpirtëror te ‘grigja e vogël e të krishterëve të Vërtetë’. (Kulla e Rojës, 1 tetor 1967, fq. 590) Dëshmitarët e Jehovajt nuk besojnë se revista Kulla e Rojës zëvëndëson Biblën siç duhet. “Është nëpërmjet kolonave të Kullës së Rojës që Jehovaj u jep udhëzimin dhe këshillën e qëndrueshme të Shkrimit të Shenjtë njerëzve të vet.” (Kulla e Rojës, 1 maj 1964, fq. 277) Kjo deklaratë thotë gjithashtu se Jehova është burimi i vërtetë i artikujve të Kullës së Rojës.
    Revista “Zgjohu” dhe botimet e tjera
    Pesë shërbimet e mbajtura prej Sallonit lokal të Mbretërisë së Zotit (Local Kingdom Hall) janë: biseda publike, studimi i Kullës së Rojës, libri i Studimit, Shkolla Priftërore Teokratike dhe Mbledhja e Shërbesës. Bisedat publike janë të ngjashme me shërbesat kishtare, me përjashtim që ai që është më plaku bisedon në vend të një pastori predikues. Ajo që pason këtë shërbim mëngjesor të se dielës është studimi i Kullës së Rojës gjatë së cilit lexohet një artikull i botuar në të dhe ku zhvillohen pyetjet që e shoqërojnë atë artikull. Në studimin e librit në mesin e javës dhe që zhvillohet në shtëpi, anëtarët lexojnë një libër të paracaktuar. Dy shërbimet e tjera janë takime udhëzuese dhe ku bëhen përgatitje për ‘botim’. Udhëzimet përqëndrohen te revista ‘Zgjohu!’ e përkthimit të Botës së Re si dhe te buletini i rregullt i quajtur ‘Misioni i Mbretërisë së Zotit Tonë’. Meqenëse se Shoqëria e Kullës së Rojës është ‘e vetmja rrugëz e dukshme përmes së cilës duhet të kalojë vetëm ushqim shpirtëror” (Kulla e Rojës, 10 tetor 1967, fq. 590) botimet zyrtare të tyre janë mesazhi i Jehovajt për të sotmen. Ata njohin, gjithashtu, rëndësinë e botimeve të tjera, ‘rezultatet e miratuara sipas marrëveshjes së njerëzve të bekuar të Zotit, broshurat, revistat dhe librat e botuar prej tyre që përmbajnë mesazhin e së vërtetës së Zotit e që vijnë prej të Gjithëfuqishmit Zot, Jehovajt e që sigurohen prej tij nëpërmjet Jezu Krishtit dhe nënpunësve të Tij” (Kulla e Rojës, 1 maj 1938, fq. 143)
    Studimet e Shkrimeve
    Çarls Tejz Rusel nisi botimin e librave të tij Studime për Biblën në 1886 si seritë e titulluara “Agimi i i Mijëvjeçarit”. Këto, që më vonë u quajtën Studime për Shkrimet, u bënë trampolinë për doktrinën në kishën e porsa shfaqur. Gjashtë prej volumeve ishin botuar në gjallje të Ruselit, ndërsa i shtati pas vdekjes së tij. Shitjet e kombinuara të volumit të parë, Bima e Shekujve, duke 71 Dëshmitarët e Jehovajt përfshirë këtu edhe grupet e vogla të shitjes, patën arritur në dhjetë milionë aty rreth vitit 1966. Qëndrimi plot vetëbesim i Ruselit ndaj mendimeve të veta u jepte pasuesve të tij vartësi ndaj shkrimeve të tij. Ai shkruante: Po qe se të gjashtë volumet e “Studime për Shkrimet” janë praktikisht Bibla, përgatitur në mënyrë tematike me tekstet, prova të dhëna me Bibël, ne nuk do të kishim përse t’i emëronim ato në mënyrë krejt të papër-shtatshme. “Bibla në formën e përgatitur” çfarë do të thotë se ato nuk janë thjesht komente mbi Biblën, por janë Bibla vetë. Përveç kësaj, ne jo vetëm konstatojmë se njerëzit nuk do të mundnin të kuptojnë qëllimin hyjnor gjatë studimit të vetëm të Biblës, por shohim gjithashtu se nëse dikush lë menjanë veprën ‘Studime mbi Shkrimet” dhe pasi e ka përdorur atë, është familiarizuar duke e përdorur atë për dhjetë vjet — nëse ky dikush, i lë atë pastaj mënjanë, i injoron dhe rend pas Biblës krejt vetëm, edhe pse e ka kuptuar Biblën e tij për dhjetë vjet, — përvoja tregon se brenda dy vjetësh ai do të bjerë përsëri në errësirë. Nga ana tjetër, nëse ai do të kishte lexuar vetëm “Studime mbi Shkrimet” bashkë me referencat, ai do ta shihte veten në dritën e shkrimeve. (Çarls Tejz Rusel, Kulla e Rojës, 15 shtator 1910, fq. 298) Kjo ngrehinë e teologjisë se Kullës së Rojës nuk mund të kalojë pa u vënë re si diçka e parëndësishme. I njejti mohim i doktrinave të krishtera gjetur në Shkrimet nga Ruselil gjendet gjithashtu në botimet e Kullës së Rojës.
    Profetët dhe udhëheqësit
    Edhe pse nuk pretendojnë hapur të kenë një profet, Dëshmitarët e Jehovës e kanë përkufizuar organizmin e tyre si një të tillë në artikujt e Kullës së Rojës. “Ky profet nuk ishte një burrë , por ishte një organizim prej burrash dhe grash. Qe grupi i vogël i pasuesve të Jezu Krishtit.” (Kulla e Rojës, 1 prill, 1972, fq. 197) Duke vazhduar, ata thonë: “Profeti që Jehovaj ka ngritur nuk ka ishin thjeshtë një person sikurse në rastin e Jeremisë, por një klasë” (Kulla e Rojës, 1 tetor 1982, fq. 27). Udhëheqja në shtabet e Brooklinit profetizon: “Faktet vërtetojnë se dishepujt e mbetur të Krishtit kanë bërë këtë profeci në tërë kombet”. (Shpirti i Shenjtë , Brooklyn WTB & TS, 1976, fq. 148) Madje edhe interpretimet e profecisë biblike, rrjedhimisht, nuk është prej njeriut, por prej Jehovajt, … është e vërteta e tij dhe jo e njeriut.” (Kulla e Rojës, 1 maj 1938, fq. 143)
    Profecitë e gënjeshtra
    Ne nuk mund të gjejmë një parashikim të qartë prej Shoqatës së Kullës Së Rojës që të jenë vërtetuar. Datat që ata japin për ngjarjet e së ardhmes nuk Mashtruesit 72 janë të vërteta me faktet. Ne do të japim këtu disa shembuj të datave të spikatura si profeci të gënjeshtra: • 1874 — “Epoka Mijëvjeçare, Epoka e prehjes së Zotit që vijon, pason pas gjashtë mijë vjet të së keqes, që mori fund më 1874.” (Studime për Shkrimet) • 1914 — “Beteja e epokës së madhe të Zotit të Gjithëfuqishëm” (Apokalipsi 16,14) që do të marrë fund më 1914 pas Krishtit me përmbysjen e sundimit të tanishëm të botës.” (Po aty, 1914) • 1915 — Fundi i lartpërmendur i kohës së kombeve, u botua me një llogaritje te re, “e cila do të marrë fund më 1914 me përmbysjen e plotë të qeverisë së tanishme botërore” (po aty, bot. më 1914). • 1918 — Fundi i kohës së paganëve ishte rillogaritur me data të reja në volumin e shtatë të Studimeve dhe në dritën e Shkrimeve të mësipërme pranojnë se pranvera e 1918 do të sjellë për krishterimin një krizë ankthi më të madhe se ajo që provoi në vjeshtën e 1914-ës. Rishqyrtoni tabelën e Përhapjeve Paralele në Studimet për Shkrimet, Vol. 2, faq. 246 & 247; ndryshon 37 në 40, 70 në 73 dhe 1914 në 1918 dhe besojmë se është e saktë se se do të përmbushet me “pushtet të madh e lavdi” (po aty, 7:62) • 1920 — “Renegatët e dhjamur të krishterimit do të izolohen krejtësisht. As dhe një gjurmë e kësaj tradhtie nuk do të mbijetojë mbi gërmadhat e marshisë mbarëbotërore në vjeshtën e 1920- ës. (po aty, 7:542) 1925 — “Bazuar mbi argumentimin e sipërshpallur … se 1925 do të shënojë ringjalljen e të devotshmëve të merituar të së kaluarës … ne duhet të arrijmë në përfundimin pozitiv e të pakundërshtueshëm një milionët që jetojnë, kurrë nuk do të vdesin.” (‘Milionët që jetojnë kurrë nuk do të vdesin’ Rutherford, 1920, fq. 97) • 1942 — “Ata burra të devotshëm të së shkuarës mund të priten të kthehen një ditë prej vdekjes. E në këtë pritje plot shpresë më 1930 ishte ndërtuar shtëpia në San Domingo të Kalifornisë, e cila ishte quajtur Beth-Sarim. Tani ajo mbahet nën kontroll për t’u zotëruar prej atyre plot shpirtmëdhenjve kur të rikthehen.” (Bota e Re, Rutherford 1942, fq. 104) 1975 — “Duke marrë parasysh periudhën e shkurtër të kohës së mbetur, ne duam të bëjmë këto (punë pararendëse) sa herë që lejojnë rrethanat. Mendoni pikërisht këto vëllezër, se kanë mbetur dhe 90 muaj (deri në tetorin e 1975) para mbushjes së 6 000 viteve të ekzistencës së njeriut përmbi këtë dhe” (Kingdom Ministry, mars 1968, fq. 4) 73 Dëshmitarët e Jehovajt 1980 — “Është e mundur që viti 1980, pas Krishtit, të shënojë shpëtimin e të gjithë Izraelit nga robëria e vdekjes. Kjo ndodh pikërisht 70 vjet pas 1910-ës, data kur pastor Rusel dha dëshminë e tij të madhe për popullin çifut.” (Studime mbi Shkrimet — 7:62)
    Përkthimi i Botës së Re të Shkrimeve të Shenjta
    Në 1961 Shoqata e Kullës së Rojës për shpërndarjen e Biblës dhe Traktateve botoi Përkthimin e Botës së Re të Shkrimeve të Shenjta (NWT: New World Translation). Arsyetimi për këtë përkthim ishte dhënë kur u botua Dhiata e Re më 1950: Asnjë përkthyes ose komision përkthyesish të pafrymëzuar nuk mund të pretendojnë ndonjë urdhër të drejtpërdrejt të Zotit të madh për t’u angazhuar në përkthimin e Fjalës hyjnore në një gjuhë tjetër … Për paraqitjen e këtij përkthimi të Shkrimeve të krishtera Greke besimi ynë mbetet në ndihmën e Autorit të madh të Librit. Dëshira jonë e parë ka qenë të kërkojmë jo miratimin e njerëzve, por të Perëndisë duke përkthyer të vërtetën e Fjalës së Tij të frymëzuar, aq qartë dhe aq besnikërisht, sa na lejojnë forcat tona të përkushtuara. Vetëmashtrimi nuk sjell asnjë të mirë. Ca më tepër, ato që ndërrmarrin një përkthim për ndërtimin shpirtëror të të tjerëve, e venë veten para një përgjegjësie të veçantë, ashtu sikurse edukatori para Gjykatësit hyjnor. Kështu që vlerësimi ynë për domos-doshmërinë e kujdesit … Përpjekja jonë tej e ndanë ka qenë që të japim një përkthim sa më të fjalëpërfjalshëm që të jetë i mundur aty ku lejon idioma moderne angleze dhe ku një përkthim i drejtpërdrejt të mos shkaktojë fshehjen e ndonjë mendimi. (Parathënia te Përkthimi i Botës së Re të Shkrimeve të krishtera greke, 1950, fq. 78) Përkthyesit e Botës së Re nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre. Puna e tyre është një përpjekje krejt e paragjykuar për të justifikuar disa nga doktrinat jobiblike. Thënë me terma shkollareske, Përkthimi i Botës së Re lë shumë për të dëshiruar. Dr. Edmud Gruss na jep pesë arsyet për ta hedhur poshtë si të pavlefshëm Përkthimin e Botës së Re:
    1. Përkthimi i parafrazimit në mospajtim me qëllimin e shpallur. Dr. Gruss na jep shembullin e fjalës greke en siç gjendet disa herë te Gjoni 15. Fjalët e qarta dhe qëllimi i thënies së Jezusit drejtuar të krishterëve ‘në Mua (en emoi) nga ana e përkthimit të Botës së Re është parafrazuar me ‘bashkim me mua”. Marrëdhënia e qënies së krishterë në Krisht që zëvëndësuar prej nesh me “përgjatë Krishtit.”

    2. Futja e pajustifikuar e fjalëve që nuk gjenden në greqishten. Ka disa
    rreshta ku PBR (NWT) ka futur fjalë për të ndryshuar kuptimin. Dhe për këtë nuk ka absolutisht as edhe një bazë në dorëshkrimet ose gramatikën greke. Mashtruesit 74 Rreshta të tillë si te Gjoni 1,1, Kolosianëve 1,16-17, Fil. 1,23 dhe Heb. 9,27 shërbejnë si shembuj. Te Gjoni 1,1 kuptimi është ndryshuar me futjen e nyjes së pashquar ‘një’ para fjalës Zot: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Zotin dhe Fjala ishte një Zot.” (PBR) Synimi i qartë këtu është të shkatërrohet hyjnia e vërtetë e Jezusit. Nuk ka rëndësi se çfarë argumentesh paraqesin Dëshmitarët e Jehovajt për të mbështetur shtimin e nyjes së pasme joshquese te Gjoni 1,1, përfundimi gjithmonë do të mbetet, politeizmi, dy zota. Te Kolosianëve 1,16-17 fjala ‘e të tjera’ ishte futur edhe pse e vënë në kllapa, për të ndryshuar kuptimin ‘sepse me anë të tij u krijuan (të gjitha) sendet. Gjithë sendet (e tjera) ishin krijuar prej tij dhe për të. Gjithashtu ai ekziston para gjithë sendeve (të tjera) dhe prej tij të gjithë (sendet e tjera) ishin bërë për të ekzistuar. (PBR) Synimi këtu është për ta bërë Jezusin një krijesë të bindur bashkë me sendet e tjera. Te e Titit 2,13 nyja e përparme e rasës gjinore (që në anglisht është dhe parafjalë — shën i përkth) e përsëritur dy herë bëhet për të flakur tutje prej Jezusit shenjtërinë e tij “Ndërsa po presim shpresën e lumtur dhe shfaqjen madhështore të Perëndisë sonë së madhe dhe të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.” (PBR)
    3. Përkthimi i gabuar i fjalëve greke. Këto keqpërkthime të qëllimshme synojnë t’i venë pasazhet në përputhje me teologjinë e dëshmitarëve të Jehovajt. Gjoni 8,58 na tregon natyrën e përjetshme të Jezusit me fjalët e tij: “Para se të lindte Abrahami, UNË JAM.” Kurse në PBR e ndryshoi këtë në: “Para se Abrahami të vinte në ngjallje, unë kam qenë .” Ky përkthim e ndryshon personin e përjetshëm të Krishtit në një qenie paraekzistuese dhe të krijuar. Kur u kundërshtuan për këtë nga të krishterët, ata trilluan mospasjen e rregullave gramatikore duke bërë kështu një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur atë gabim. Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim që Jezusi foli në kohën e tanishme, “Unë Jam”. Mohimi i hyjnisë së Jezusit nga ana e tyre është vënë re, gjithashtu, edhe te Kolosianët 2,9 ku fjala “Hyjni” është përkthyer gabim me “veti hyjnore”
    4. Shënimet dhe shtesat mashtruese dhe çorientuese. Një faktor që ne e gjejmë vazhdimisht në shtesën e Përkthimit të Botës së Re është këmbëngulja e tyre e plotë për të mohuar doktrinat e rëndësishme të krishtera. Disa prej çështjeve janë gjumi i shpirtit, mohimi i hyjnisë së Krishtit, mohimi i Kryqit dhe mohimi i ndëshkimit të përjetshëm.
    5. Përdorimi arbitrar dhe mospërdorimi i shkronjave të mëdha kur bëhet fjalë për emrin hyjnor. Kjo është parë në PBR te fjala “zot” për Jezusin (Gjoni 1,1.18). Shpirti i Shenjtë nuk është përmendur fare as si person dhe as si Zot, por thjesht “Shpirt i Shenjtë” (Mateu 2,19) dhe ‘Shpirti i së vërtetës” (Gjoni 15,26) 75 Dëshmitarët e Jehovajt
    Analizat biblike e ndikimit të Kullës së Rojës dhe përkthimit të Botës së Re Rusel ishte gabuar kur e vlerësoi Fjalën e Perëndisë me shprehjen: ‘çfarë në mënyrë të arsyeshme ne ia atribuojmë Zotit”. Zoti na jep aftësinë e arsyetimit, por ne duhet të njohim kufizimet tona. Mendimet tona nuk janë mendimet e Zotit dhe rrugët tona nuk janë rrugët e tij (Jeshaja 5,8) çfarë e bën arsyetimin tonë mjet të gabuar për të provuar Fjalën e Zotit. Të menduarit tonë nuk është provë për fjalën e Zotit; Fjala e Tij është prova për të menduarit tonë. Në studimin tonë për kultet, Çarls Tejz Rusel është i vetmi njeri që ka guximin të thotë se, po ishte se dikush lë menjanë shkrimet e tij dhe shkon vetëm me Biblën, ai do të shkojë drejt errësirës së plotë. Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqëria e Traktatit e kanë vënë veten në pozitën e orakullit të Zotit, por ata dështojnë të gjithë kur parashikimet e tyre dalin të kota me kohë. Kjo nuk është aspak ajo çfarë Bibla shpall si profet. Jeremia ka folur fuqishëm kundër profetëve që profetizojnë në mënyrë të gënjeshtërt.” “Ja, unë jam kundër profetëve - është fjala e Zotit - që e tëhollojnë gjuhën e tyre e thonë “Thotë Zoti” (23,31) Profecitë dështake të udhëheqësve të Kullës së Rojës, i çvleftësojnë ato me profetët e gënjeshtërt të Besëlidhjës së Ripërtërirë 18,20- 22 ku Moisiu na thotë as mos u frikësoni dhe as mos t’i nderojmë. Zoti nuk bën gabime në kumtimin e vet me njeriun. Apostulli Pal ngriti problemin e ndryshimit ndërmjet përdorimit të njejësit dhe të shumësit të emrit “farë” dhe “farat” te Galatasve 3,16. Ai mbështetej në përpikmërinë e tekstit hebraik që tregon se ai është i besueshëm. Kur një grup si ai i Kullës së Rojës dhe i Shoqatës së Traktatit ndryshon dhe tjetërson atë që ka thënë Zoti atëherë ata tregojnë nderim me të ulët se sa bëri Pali për Fjalën e Zotit. Ne duhet të luftojmë me Apostullin Pal për atë që Zoti na ka dhënë një mjet të besueshëm për të kuptuar mendimin e Tij, Fjalën e Tij të Shkruar. “Asgjë mos u shto fjalëve të tij, që të mos qortohesh e të dalësh rrënacak.” (Fjalët e urta 30,6).
    Teologjia e Kullës së Rojës
    Baza për teologjinë dhe Biblën e Kullës së Rojës dhe të Shoqatës së Traktatit është më e vjetër sesa Shoqata vetë. Ajo mund të gjurmohet gjer në shekullin e katërt me mësimet e Ariut të Aleksandrisë që mesonte se Jezu Krishti ishte krijuar dhe nuk ishte Zot i përjetshëm. Arianizmi ka pluskuar nëpër shekuj, por nuk ka fituar kala më të fortë në këtë botë sesa Arianët modernë të kohës sonë, Dëshmitarëve të Jehovajt. Mashtruesit 76


    Për Trininë e Shenjtë
    Rutherford thoshte: “Përkufizimi: doktrina, shkurt është se gjenden tre zota në një! Zot Ati, Zot Biri dhe Zot Shpirti i Shenjtë që të tre të barabartë në pushtet, thelb dhe përjetësi.” (Zoti të jetë i vërtetë, New York; Kulla e Rojes, 1946, fq. 81) Vini re se si gjyqtari Rutherford e keqshpall doktrinën e Trinisë si dhe tre zota në vend të njerit, një zot në tre Persona. Rutherford vazhdon: “Djalli është nismëtari i doktrinës së Trinisë.” (po aty, fq. 82) Historia e Dëshmitarëve të Jehovajt është e mbushur me deklarata të udhëheqësve të tyre nëpër të gjitha botimet duke shpallur heqjen dorë prej doktrinës së Trinisë.
    Për natyrën hyjnore të Krishtit
    Nocioni i Ruselit se madje Shkrimi do të provohej prej arsyes ndiqet dhe
    sot prej Kullës së Rojës, “se Ati është më i madh dhe më i vjetër nga çfarë është Biri i arsyeshëm, i lehtë për t’u kuptuar dhe është pikërisht çfarë na beson Bibla.” (Nga Parajsa e humbur në Parajsën e rifituar, fq. 164) Deklamimi se Jezu Krishti është më i ri sesa Ati të çon në doktrinën e tyre që thotë se Jezu Krishti nuk është Zot dhe se është qenie e krijuar. Në të vërtetë ata do të mësojnë se Ai është Mikeli, kryeengjëlli; “Dëshmia e shkruar tregon se emrim Mikel përdorej për birin e Zotit para se Ai të linte qiellin për t’u bërë Jezu Krisht dhe që gjithashtu, pas kthimit të Tij, … Mikeli në të vërtetë është Biri i Zotit.” (Ndihmë për të kuptimin e Biblës, fq. 1152) Në shënimet e tyre që i përkasin Gjonit 1,1 të botimit të 1950 të Përkthimit të Botës së Re, ata mohojnë hyjninë e Jezu Krishtit dhe e quajnë atë një Zot më të vogël. “Fjala ose Logos nuk është Zot ose Zoti, por është Biri i Zotit dhe që këtej, s’është veçse një Zot.” (fq. 775)
    Për Shpirtin e Shenjtë
    Kulla e Rojes mohon personin dhe hyjninë e Shpirtit të Shenjtë “Shpirti i
    Shenjtë nuk është një person dhe prandaj nuk është një nga zotat e Trinisë.” (Rutherford “Pajtimi “, New York; Kulla e Rojës, fq. 115) Në përpjekjet e tyre për të përshkruar Shpirtin e Shenjtë ato ishin të kujdesshëm për të mos i atribuar as edhe një nga veçoritë njerëzore të tij. Metafora më e goditur që ata mund të gjenin ishte një rreze radari. “Ai nuk është një forcë e verbër e pakontrolluar sikurse forcat e natyrës si vetëtima, stuhitë e të tjera, por .ai është gjithë kohën nën kontrollin e tij … dhe rrjedhimisht mund të jetë i ngjashëm me një rreze radari.” (Kulla e Rojës, 15 korrik 1957, fq. 431-433)
    Për vdekjen pajtuese të Krishtit
    Në koleksionin e materialit të Kullës së Rojës, Shlyerja e mëkatit zë një
    pozicion të ndryshëm mbi çdo individ të Dëshmitarëve të Jehovajt nga çfarë 77 Dëshmitarët e Jehovajt zë shlyerja e vërtetë e mëkatit për të krishterët në Bibël. Shlyerja, nga përfaqësuesit e Kullës së Rojës, është kundruar si një shpërblesë për lirim dhe vetëm si i tillë. Edhe pse fjala shpërblesë për lirim është përdorur në atë kuptim sikurse e përdor Kulla e Rojës. Përfaqësuesit e Kullës së Rojës e quajnë atë një ‘shpërblesë përkatëse lirimi’ shpjegohet si vijon: Qe burri i përsosur Adam ai që mëkatoi e që pat humbur për pasardhësit e vet përsosmërinë njerëzore dhe privilegjet e asaj përsosmërie. Jezusi po ashtu duhet të jetë i përsosur për të shëmbëllyer me Adamin e pamëkat në Eden. Në këtë mënyrë Ai do të mundej të ofronte një shpërblesë që për nga vlera të ishte e njejtë me atë që Adam mëkatari humbi për pasardhësit e vet. Kjo kërkesë drejtësie hyjnore nuk lejoi që Jezusi të bëhej më shumë se një njeri i përsosur. (Gjërat në të cilat është e pamundur të gënjehet Zoti, Brooklyn: Kulla e rojës, 1965, fq. 232) Ajo që është lënë jashtë në konceptin e Kullës së Rojës sa i përket shlyerjes, është “Vdekja pajtuese” e Krishtit për mëkatet tona dhe se drejtësia e Zotit ishte krejt e kënaqshme me shlyerjen e Jezusit. Kulla e Rojës mohon që ‘shpërblesa për lirim’ ishte drejtësia e Zotit për mëkatet e njeriut. Drejtësia e Zotit për rënien e Adamit ishte vdekja për racën njerëzore, sipas tyre “Drejtësia ishte kërkuar në vdekjen plot mundim të njerëzimit, pikërisht në ndëshkimin e mëkatit. Kështu që shpërblesa për lirim është shprehje e mëshirës së Zotit, Mirësia e tij e pamerituar nga njerëzimi” (Rutherford, Të jetë Zoti i Vërtetë, Brooklin, Kulla e rojës, 1946, fq. 115) Që kurse Adami, sipas pikëpamjes së tyre, humbi jetën e përsosur njerëzore me të drejtat dhe perspektivet e veta jetësore, përmbushja e premtimit prej Jezu Krishtit nuk ishte asgjë më tepër se shpërblesë për lirim paguar Perëndisë Jehova për të rifituar të drejtat dhe perspektivat e racës njerëzore. “Ajo që ne rifituam a blemë përsëri është ajo që patëm humbur, d.m.th jeta e përsosur njerëzore, me të drejtat dhe perspektivat e veta njerëzore” (po aty, fq. 114) Për ringjalljen trupore të Jezu Krishtit Dëshmitarët e Jehovajt kanë mo huar ringjalljen trupore të Jezu Krishtit që në ditët e Rusel, i cili thoshte: “Në është i shpërbërë ndër gaze ose gjene i ruajtur si kujtimi i pavdekshëm i dashurisë së Zotit, i bindjes së Mesisë a i përmbushjes sonë, askush nuk e di” (Studime mbi Shkrimet, vol. 2, fq. 129) Ka teori të tjera në shoqërinë e Kullës së Rojës për çfarë u bë me trupin e Jezu Krishtit. “Shkrimet përgjigjen” Ai ishte zgjedhur prej Zot Jehovajt, shpërndarë në elementët e tij përbërës, ose atomet.” (Kulla e Rojës, 1 Shtator 1953, fq. 518) Rutherford vazhdoi mohimin e ringjalljes trupore duke thënë “kështu, pra, mbreti Jezu Krisht ishte ekzekutuar trupërisht dhe ishte ngritur në nje krijesë të padukshme shpirtërore.” (Të jetë Zoti i vërtetë, fq. 122) Kur Jezusi iu shfaq dishepujve të tij duke ndjekur vdekjen dhe ringjalljen e Tij, Kulla Rojës Mashtruesit 78 pretendon se ai materializoi trupin e Tij që ato mund ta besonin, veçse ai është i njejti trup që u var te pema. Ata e rrëfejnë këtë në këtë mënyrë: “Ringjallja e Jezusit nuk ishte prej të njejtit trup. Thjeshtazi, ai materializoi mishin dhe gjakun që të shihej e të besohej.” (Sigurohu për të gjitha gjërat, Brooklyn, Kulla e Rojës, 1953, fq. 314) Dhe gjykatësi Rutherford shtonte:”Ai ishte i ri-krijuar si Krijesë e Shpirtit Hyjnor” (të jetë Zoti i Vërtetë, fq. 116)
    Për Shpëtimin
    Çarls Tejz Rusel nisi të mësonte që veprat janë të domosdoshme për shpëtimin në volumin e tij të parë të Studimeve mbi Shkrimet. “ata duhet të shpëtojnë prej verbimit ashtu si dhe prej vdekjes, se ata, secili për vetveten, mund të ketë një rast të mirë të provojnë me ose pa bindje, vlerën e tyre me jetën e pafund.” (vol.1 fq. 158) Volumi i Kullës së Rojës i quajtur Ndihmë për Kuptimin e Biblës, paraqet veprat për Shpëtim. “Më shumë është kërkuar për të krishterët e vërtetë sesa për rrëfimin e besimit. Është e domosdoshme që besimi të provohet nëpërmjet veprave … ata që bëhen të krishterë pendohen … dhe u nënshtrohen pagëzimit me ujë.” (Ndihmë në të kuptuarit e Biblës, Brooklyn: Kulla e rojës, 1971, fq. 316). Revista Kulla e Rojës jep kërkesat për shpëtim. Katër kërkesat: Jezu Krishti njejtësoi një kërkesë të parë … duke pranuar njohjen e … qëllimit të Zotit përsa i përket kësaj bote si dhe rolit të Krishtit si mbret i ri i saj … ku shumë e kanë konsideruar kërkesën e dytë më të zorshme. Duhet t’u bindemi ligjeve të Zotit, sigurisht, — një tjetër kërkesë thotë se ne duhet të jemi të bashkuar në rrugën e Zotit, në organizmin e tij … kurse kërkesa e katërt është e lidhur me besnikërinë. Zoti kërkon që shtetasit e së ardhmes së mbretërisë së tij të mbështesin qeverisjen e tij, ndërkohë që të përkrahin besnikërisht mbretërinë e Tij që të sundojë mbi të tjerët … (Kulla e Rojës, 15 shkurt 1963, fq. 12) Dhe ja, përsëri Shoqëria e Kullës së Rojës deklaron: Zot Jehova do të provojë e do të deklarojë të drejtë mbi bazat e meritës së tyre të gjitha krijesat e përsosura njerëzore që i kanë qëndruar provës së fundit dhe vendimtare të njerëzimit. Ai do t’i birësojë e do t’i njohë ata si bijtë e tij, nëpërmjet Jezu Krishtit. (Jeta e pafund, Brooklyn, Kulla e Rojës, 1966, fq. 400) Një tjetër mësim i Shoqatës së Kullës së Rojës është se vetëm 144 000 do të linden përseri. Klasa e të lindurve sërisht pushoi së shtuari anëtarët e vet në vitet 1930. Klasa e dytë në Shoqatën e Kullës së Rojës është ajo që quhet ‘delet e tjera’ ose ‘Jonadabë’ të cilët nuk presin me padurim ekzistencën qiellore, por parajsën mbi këtë dhe. Gjykatësi Rutherford shkruante: “Një turmë e panumërt e njerëzve besnikë që tani punojnë si Dëshmitarë të Jehovajt disa 79 Dëshmitarët e Jehovajt herë konsiderohen ‘delet e tij të tjera’ ose ‘Jonadabë’: Ata nuk shpresojnë të shkojnë në qiell. Atyre u është premtuar jeta e pafund përmbi dhe.” (Le të jetë Zoti i Vërtetë, fq. 231)
    Analiza biblike e mësimeve të Kullës së Rojës
    Përveç ndarjes sonë në kapitullin 3 për Trininë, konstatojmë se është shumë e rëndësishme të dëshmojnë që Jezusi është Jehova: Kjo mund të bëhet në shumë mënyra, por ne do t’i kushtojmë kujdes pyetjes:”Është Jehova një person apo tre persona?” Ne besojmë se një studim i Shkrimit të Shenjtë do të na zbulojë se ka vetëm një Jehova në tre Persona. Një Jehova është vendosur mirë te Besëlidhja e Ripërtërirë 6,4 “Dëgjo, o Izrael! Perëndia është Zoti ynë, Perëndia është një.” Fjala Perëndi në këtë tekst është fjala Jehova ose Jahve në tekstin hebraisht. Nuk ka veçse një Jehova. Gjithashtu ne gjejmë se Jehova është përmendur si Ati në Psalmin 103,13 dhe në Jeshaja 63,16. Gjithashtu Jehova është përmendur drejtpërdrejt si Jezu Krishti, kur ne bëjmë referime të anasjellta të citateve rreth Jehovajt në Dhiatën e Vjetër me plotësimet për Jezusin në Dhiatën e Re. Jeshaja në 35,4-6 thotë: “Zoti do të vijë dhe se Ai do të hapë sytë e të verbrit dhe veshët e të shurdhrit dhe do të shërojë të çalët” Jezusi citon vetë këtë rresht rreth misionit të Tij te Mateu 11,5 dhe dishepulli Gjon Pagëzori erdhi tek Ai dhe e pyeti nëse Ai ishte që do të vinte ose nëse po kërkonte për një tjetër. Përgjigjja e Jezusit ishte: “Të verbrit po shohin, të gjymtuarit po ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ngrihen dhe të varfërve po u predikohet Lajmi i Mirë” Këtu kemi të bëjmë me një citat të drejtpërdrejtë prej Jeshajës 35,4-6 që tregon se Jezusi dëshmon për natyrën e Tij si mishërues i Jehovajt. Ne kemi një deklaratë tjetër të gjetur në Dhiatën e Vjetër përsa i përket Jehovajt dhe që është plotësuar me Jezusin në Dhiatën e Re. Zeharja 12,10 thotë qartë se Jehovaj do të shpohet për mëkatet tona dhe ky rresht, ashtu sikurse citohet te Gjoni 14,37, ishte plotësuar kur Jezusi ishte shpuar për mëkatet tona në kryq. Jezusi është Jehovaj i vërtetë. Joeli 2,32 ka një paragraf të rëndësishëm për përmbushjen e Izraelit që ishte shumë i njohur në shumicën e çifutëve të kohës së Krishtit. Ai paragraph thotë: “Kushdo që lutet në emër të Zotit (Jehovajt) do të jetë i shpëtuar.” Ky rresht ishte cituar në dy raste në Dhiatën e Re në përmbushje të veprës së Jezu Krishtit. Luka e përmend atë nga predikimi i Pjetrit te Veprat 2,20-21 dhe Pali e citon te Romakëve 10,9-13. Besimimtarët e vërtetë të Dhiatës së Re e pane Jezusin si Jehova, i cili do të arrinte t’i çlironte dhe shpëtonte. Veçse, një rresht që është shumë i njohur për shumë të krishterë sot dhe që ka lidhje me Jezu Krishtin, është një citat i Dhiatës së Vjetër, të cilin apostull Pal e përdori te Filipianëve 2,10 që do të thotë: ‘...në emër të Jezusit të përMashtruesit 80 kulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.’ Ky tekst zuri fill te Jeshaja 45,23 dhe u përdor drejtpërdrejt për Jezusin. Kur vështrojmë te thënia e Jeshajës kuptojmë se nuk bëhet fjalë tjetër veçse për Jehovajn ndaj të cilit çdo njeri duhej të gjunjëzohej e çdo gjuhë duhej të pranonte. Ne kemi përmendur predikimin e Pjetrit në Veprat 2, kurse Pjetri përsëri dëshmon te 1 Pjetri 2,8. Në këtë paragraf ai e quan Jezusin ‘gur për pengim’ dhe shkëmb pengimi. E me të vërtetë, Pjetri tha më se një herë: Jezusi është Jehovaj i Dhiatës së Vjetër. Së fundi gjejmë një deklaratë të Jezusit për Vetveten. Tek Apokalipsi 2,3 kemi mesazhin e engjëllit në Kishën e Thiatirës ku Jezusi foli për vetveten: “Dhe do t’i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të shohin se Unë jam Ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t’i jap secilit nga ju sipas veprimeve të veta.” Këtu Jezusi vuri në jetë Jereminë 17,10 për veten e Tij, që thotë se Jehovaj është ai që kontrollon zemrat dhe mendjet e që na jep shpërblimin sipas veprave që bëjmë. Përmendjet e ndërsjellta të citateve të Dhiatës së Vjetër me plotësimet e Dhiatës së Re mund të ngatërrohen lehtazi prej syrit të pastërvitur. Porse, për besimtarët çifutë të shekullit të parë ishte krejt e sigurt se Jezusi i deklaruar në Dhiatës e Re ishte Jehova i gjithëpërmendur në Dhiatën e Vjetër, në personin, natyrën dhe veprën e Tij. Ne konstatojmë se personi i tretë i Trinisë, Shpirti i Shenjtë, është përmendur po në të njejtën mënyrë edhe prej shkruesve të Dhiatës së Re. Kjo do të thotë se Ai është Jehova. Tek Hebrenjve 3,7-9 shpallet qartazi se Shpirti i Shenjtë u jep zanafillën fjalëve në citatin pasues. E kur lexojmë citatin në Dhiatën e Vjetër, gjejmë prejardhjen e tij në Psalmin 95,7-11 ku fjalët janë për Jehovën, ndërsa në Dhiatën e Re ato janë fjalët për Shpirtin e Shenjtë që foli si Jehova. Po kështu, Shpirtit të Shenjtë, te Hebrenjve 1,15-16, i vihet një citat nga Dhiata e Vjetër. Kur vështrojmë citatin e Dhiatës së Vjetër (Jeremia 31,33-34) kuptojmë se nuk ka tjetër që flet, veç Jehovajt. Në Dhiatën e Re, Shpirti i Shenjtë shpallet si frymëzim i fjalëve, duke pohuar kështu se Shpirti i Shenjtë dhe Jehova janë një Qënie. Te Veprat 28,25 gjendet një shembull paralel “Mirë u tha Shpirti i Shenjtë të parëve tuaj me gojë të profetit Jeshaja” Duke ndjekur këtë vjen një citat nga Jeshaja 6,8-10, ku zanafillës i citatit është Jehova. Pali do të mundej vetëm t’ia atribuonte fjalët e Shpirtit të Shenjtë po të besonte se Shpirti i Shenjtë është baraz Jehova me Atin dhe Birin. Në këtë përshkrim të shkurtër mund të shohim qartë se Bibla na mëson që gjendet vetëm një Zot Jehova që është Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, tre persona hyjnorë. 81 Dëshmitarët e Jehovajt Duke përqëndruar vëmendjen tonë mbi Jezusin, mund të vështrojmë te atributet e veçanta ndërmjet Jehovajt dhe Jezusit, që tregojnë se në thelb që të dy janë një. Në këto atribute të veçanta ne do të përqëndrohemi te fjalët të cilat këto atribute i bëjnë të njejtë si për Jezusin ashtu dhe për Jehovajn. Jeshaja 42,8 shërben si shembull. Aty thuhet se vetëm Jehova e ka lavdinë dhe se nuk do ta ndajë atë me një tjetër. Le të krahasojmë Gjoni 17,5, ku Jezusi tha: “O Atë, tani ma kthe këtë madhështi që kisha tek ti para krijimit të botës.” Nëse lavdia i përkiste vetëm Jehovajt, Jezusi, patjetër do të ishte Jehova, sepse Ai pretendoi ta ketë lavdinë para se bota të krijohej. Një tjetër atribut i veçantë i Zotit është drita. Te Gjoni 1,9 thuhet: se Jezu Krishti është ‘drita e vërtetë’ që erdhi në këtë botë. Në tërë Dhiatën e Vjetër, Jehova është përmendur në disa raste si drita, sikurse te Psalmi 27,1 dhe Jeshaja 60,20. Ne nuk do të mund të konkludonim se Jezusi është ‘drita’ e vërtetë dhe se Jehova po ashtu është një tjetër dritë e vërtetë. Njeri nuk e përjashton tjetrin dhe ja përse ne konkludojmë që Jezusi dhe Jehova gëzojnë që të dy atributin e dritës së vërtetë. Tek Apokalipsi 17,14 paraqitet përzgjedhja e atributit kur thuhet se Jezu Krishti është Zot përmbi zota dhe Mbret përmbi mbretër. Kjo, nuk do të thotë që Jehova nuk është më Zot e Mbret. Çfarë ajo thotë është se Jezu Krishti pretendon të jetë Mbret e Zot ashtu siç Jehova. Në Dhiatën e Vjetër gjejmë që Jehova është mbreti ynë (Jeremia 10,10 dhe Psalmi 47,7). Jeshaja 43,1 jep një karakteristikë të veçantë të Jehovajt: “Unë, i vetmi, jam Zoti, i vetmi që mund t’ju shpëtojë dhe nuk ka Shpëtimtar tjetër veç meje.” Nuk ka tjetër Shpëtimtar veç Jehovajt, por Dhiata e Re haptazi dhe shpesh shpall Jezusin si Shpëtimtarin tonë sikundër e gjejmë te Veprat 4,12 dhe te 1 Gjoni 4,14. Dëshmitarët e Jehovajt dhe të tjerët që mohojnë hyjninë e Jezu Krishtit zakonisht kanë dy keqkuptime për natyrën e tij të përjetshme. Së pari, ata do të ngatërrojnë Personat e Trinisë dhe së dyti, ata do të ngatërrojnë natyrën njerëzore të Jezu Krishtit me hyjninë e Tij. Më parë argumenti është paraqitur përgjithësisht kështu: Jezusi nuk është Zot, sepse Ati nuk është Biri. Problemi me këtë deklaratë qëndron se askush në Kishën e krishterë nuk thotë që Ati është Biri. Ne themi që Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë tre Persona si një person më vete. Ne nuk i ngatërrojmë Personat e Trinisë. Në një situatë të mëpastajme, ku hyjnia e Krishtit është ngatërruar me natyrën e tij njerëzore, ata keqkuptojnë rreshtat sikurse gjenden te Gjoni 14,28, “Ati është më i madh nga Unë” për të nënkuptuar se Jezusi nuk është i barabartë me Atin. Mirëpo ky rresht i referohet nënshtrimit vullnetar të Jezusit gjatë jetës së tij tokësore, kur ai plot vullnet e vuri vetveten nën pushtetin e Atit. Dhe kjo nuk do të thotë asgjë për natyrën e Tij, por vetëm për shkallën e Tij të Mashtruesit 82 përkohshme mbi këtë botë. Kështu që thënia ‘më i madh se’ ka të bëjë me pozitën e tij, e jo me personin e Tij. Dëshmitarët e Jehovajt përpiqen gjithashtu, të tregojnë se Jezu Krishti ishte i krijuar (ashtu si Mikel Kryengjëlli) Gjenden tre paragrafë krijesore me të cilët dëshmitarët e Jehovajt kishin zakon të pretendonin se Jezu Krishti qenkesh krijuar. Duke nisur me Dhiatën e Vjetër, Fjalët e urta 8,22-25 “Zoti më kishte që në fillim të udhëve të veta … Kam qenë shuguruar (fjfj. pata lindur) prej amshimit, para se të krijohej toka...para se të ishin kodrat, unë linda” Fjalët pata lindur në këtë pasazh i bëjnë Dëshmitarët e Jehovajt të mendojnë se Jezusi kishte një ditë në të cilën Ai ishte krijuar sikurse Mikel Kryengjëlli. Konteksti i pasazhit e dënon një teori të tillë. Fjalët e urta në kapitullin 8 flasin për mençurinë në kundërvënie me krijimin dhe deklarojnë thjeshtë se mençuria është më e vjetër se krijimi. Patjetër se urtësia e Perëndisë është po aq e pafund sa ç’është edhe vetë Ai, meqenëse nuk ka ekzistuar kurrë një kohë, në të cilën Perëndia të ketë vuajtur mungesën e urtësisë. Te Kolosianëve 1,15 është një tjetër pasazh që Dëshmitarët e Jehovajt e përdorin në përpjekjen e tyre për të vërtetuar se Jezusi ishte krijuar. Ai pasazh thotë: “Ai është shëmbëlltyra e Perëndisë së padukshëm, i paralinduri i gjithë krijimit”. Kulla e Rojës e merr këtë për të nënkuptuar se Ai ishte “i pari i krijuar”. Megjithat, vetë pasazhi deklaron se Jezusi është krijuesi i gjithë sendeve (rreshtat 16, 17) dhe jo një krijesë e lindur. Përshkrimi i parëlindur ka të bëjë me pozitën e tij të shquar e të veçantë dhe jo se Ai është ‘krijesa e parë’ e Jehovajt. Rruga që na bën të mësojmë se te Kol 1,15 Jezusi vihet në rangun e pozitës së parë, është vetë konteksti. Rreshti 18 e vërteton kontekstin. Ai është quajtur i “i parëlinduri prej së vdekurve” — që si i tillë Ai mund të ketë epërsi e dallim — “I parëlinduri” nuk mund të lexohet veças kontekstit ‘i rangut të parë’ ose ‘epërsi’ Një ilustrim i kundërthënies ndërmjet kuptimit të parëlindur pikërisht në vend të parë dhe atij i cili lindi së pari është te Dalja 4,22-23. Izraeli si komb, është quajtur ‘i parëlinduri’ i Perëndisë, mirëpo Perëndia foli me Moisiun në rreshtin 23 dhe i tha se Ai do të therte madje të birin e parëlindur të Faraonit, duke nënkuptuar të parin bir të lindur të Faraonit. Kolosianëve 1,15 na thotë se Jezusi duke qenë i parëlindur i gjithë krijimit, është dhe krijuesi i gjithë krijimit. Një tjetër pasazh, të cilin ne do ta shqyrtojmë e ku përfaqësuesit e Kullës Së Rojës përpiqen të shkatërrojnë natyrën e përjetshme të Jezu Krishtit është Apokalipsi 3,14, ku Jezusi është quajtur “Fillimi i krijimit të Zotit.” Fjala ‘fillimi’ në Dhiatën e Re greqisht është arhe që do të thotë burimi ose prejardhja e krijimit të Zotit! Bruce Metzer thekson se po të ishte se pasazhi do të na mësonte se Jezu Krishti ishte krijuar ‘prej Zotit’ atëherë do të duhej parafjala 83 Dëshmitarët e Jehovajt hupo më mirë se tou theou, që do të thotë ‘e Zotit’ (Bruce Metzer, Teologjia Sot, 1953, fq. 79-80) Kulla e Rojës ka hequr fuqinë e shlyerjes me anë të gjakut, sakrificë e bërë prej Krishtit për mëkatet tona duke e thjeshtëzuar atë vetëm në një shpërblesë për të rikthyer jetën tonë të përsosur njerëzore, të drejtat e kësaj bote dhe perspektivat. Mirëpo shlyerja e Jezu Krishtit është shumë më tepër se një shpërblesë. Shlyerja është qartazi rrjedhim i dashurisë së Zotit për ne. (Romakëve 5,8) “Por Perëndia dëshmoi dashurinë e vet ndaj nesh edhe pse ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” Sipas Shkrimeve shlyerja ishte e domosdoshme. Te Hebrenjve 9,22 ‘dhe pa derdhje gjaku nuk ka falje” duke bërë më shumë sesa duke na dhënë të drejtë, Shkrimet thonë se në të vërtetë shlyerja shuan dënimin tonë. Te Romakëve 8,1 thuhet: “Nuk ka, pra, tanimë kurrëfarë dënimi për ata që janë të lidhur me Jezusin, Mesinë.” Ca më tepër se kjo, është “Pajtimi” që e kthen zemërimin e Perëndisë në mëshirë. Romakëve 3,25, Hebrenjve 2,17 dhe 1 Gjoni 2,2) Është pikërisht gjaku i qengjit që na ka blerë ne dhe kishën. (1 Pjetri 1,18-19 dhe Veprat 20,28). Ringjallja trupore e Jezu Krishtit që është hedhur poshtë prej Shoqërisë së Kullës Së Rojës është kaq e rëndësishme për besimtarët e krishterimit sa Pali thoshte se po ishte se ringjallja nuk do të ndodhte, atëherë gjithë feja dhe lutja jonë do të kenë shkuar dëm. (1 Korintasve 15,14). Jezusi nuk materializoi një trup të gënjeshtërt a mashtrues me qëllim që të mashtronte dishepujt. Por, Ai u tregoi dishepujve të vërtetën kur u tha: ‘Më prekni dhe vërtetojeni! Shpirti nuk ka mish e eshtra, si po shihni se kam unë” (Luka 24,39). Kur Jezusi i tregoi Tomës duart dhe këmbët e tij (te Gjoni 20,27), Ai dha dëshminë e ringjalljes së tij trupore duke thënë: “Prek me gishtin tënd këtu dhe shikoji duart e mia! Ma jep dorën tënde, preke plagën në brinjën time. Mos dysho më, por beso se jam unë” E kur kjo thënie vjen te Dëshmitarët e Jehovajt, sugjerimi ynë është i njejtë me atë çfarë vetë Jezusi i tha Tomës, Mos dysho, por beso se jam unë.
    Përfundimi
    Një shqyrtim i afërt i Kullës së Rojës ka vërtetuar se ajo nuk është çfarë pretendon të jetë: “E vetmja rrugë kolektive për vërshimin e së vërtetës biblike” Ajo është fajtore për profecitë e rreme, për teologji anti-biblike dhe shtrembërimin e së vërtetës. Ne u rekomandojmë përzemërsisht Dëshmitarëve të Jehovës që të veprojnë sipas udhëzimit të vetë Kullës së Rojës. “Ne duam të shqyrtojmë që vetëm atë që ne personalisht besojmë, por dhe atë që është mësuar edhe prej ndonjë organizmi tjetër fetar, me të cilin ne mund të bashkohemi. A janë mësimet e tij në harmoni të plotë me fjalën e Zotit apo të bazuara në traditën e njerëzve? Po Mashtruesit 84 qe se jemi dashurues të së Vërtetës, nuk ka aspak përse të frikësohemi nga një shqyrtim i tillë” (E Vërteta që të udhëheq drejt Jetës së Pafund, 1968, fq. 13). Një shqyrtim i tillë do të tregojë gabimet e Kullës së Rojës artificiale si dhe gjithë përsosmërinë e mjaftueshme të Jezu Krishtit, ‘Zotit dhe Shpëtimtarit tonë të madh” (Titit 2,13).
    Këshilla për dëshmitarë
    Kur Dëshmitarët e Jehovajt u afrohen shtëpive të të krishterëve, atëherë është pikërisht rasti që të vëmë në jetë mësimet tona. Një gjë e tillë është e lehtë të thuhet, por për shumicën e të krishterëve një rast i tillë nuk është i mirëpritur. Ja përse duhet të vështrojmë te Dëshmitarët e Jehovajt ashtu siç mund të vështrojmë te dikush që ka nevojën e shpëtimit. Përpiquni t’i qëndroni larg ngasjes për ta përdorur bashkëbesimtarin tuaj si fushë beteje, mbi të cilin mund të citoni shumicën e Shkrimit të Shenjtë. Lutuni dhe lereni Shpirtin e shenjtë t’ju prijë në diskutimin e një a dy çështjeve. Kërkojeni çdo Shkrim ashtu sikurse është cituar dhe sigurohuni nëse i keni kuptuar para se të vazhdoni me rreshtin tjetër. Kërkoni rastin që të ndani me të çfarë ka bërë Zoti në jetën tuaj personale dhe vazhdoni t’u jepni Dëshmitarëve të Jehovajt mundësinë të dijë e të veprojë dhe ai si ju.

Tema të Ngjashme

  1. A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?
    Nga coptic në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 547
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 22:22
  2. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  3. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  4. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  5. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •