Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Cili është televizioni më i preferuar Shqiptar? Pse?

    Me sa po shoh nga temat ne forum, per çudine time, nuk qenka trajtuar asnjehere se cili eshte televizioni me i preferuar ne Shqiperi.
    Per mendimin tim, dhe besoj se eshte opinion i pergjithshem, Top Channel eshte vertet ne maje. Megjithate mendoj se po t'i hysh pak me thelle nuk eshte se Topi eshte i paarritshem. Por eshte niveli i ulet i televizioneve te tjera, te cilat nuk e konkurrojne dot.
    Programet e Topit jane "GoodMorning Albania", qe mendoj se nuk ka ndonje vlere shume te madhe, megjithese i pranueshem per oret e para te mengjesit. D.m.th nje karamele.
    Pastaj gjate gjithe kohes, deri ne dreke, lajme dhe telenovela.
    "Top Select" emision i pranueshem por pa vlera artistike. Vetem vlera spektakolare. Nje limonate.
    Kulmi arrin me "Fiks Fare" qe megjithese eshte nje format i njohur, ai eshte flet totalisht shqip, me te gjithe komponentet e tij. Ndonese nganjehere besoj se eshte shume joetik.
    Nje here ne jave eshte nje nga emisionet me te mira "Shqip". Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe, pasi eshte emision politik. dhe politika ne Shqiperi, gjithmone eshte spektakel.
    "Top Show" gjithashtu eshte nje emision i mire, megjithese mendoj se sezonet e para kane qene shume me te mira, ndryshe nga ky i fundit. Me sa duket kane shteruar edhe temat. E çuditshme!
    Dhe ne fund "PORTOKALLIA". Jo se eshte embelsire, por se une kam nje mendim krejt tjeter per te. Nuk mund ta bazosh te gjithe potencialin tend si krijues ne banalitet dhe vulgaritet. Per fat te gjithe kemi pare formate te tjera, qofte nga italiani, qofte nga francezi, apo anglezi etj. Dhe duhet theksuar se "Portokallia" jone, eshte ne nje nivel mjaft te ulet. Nuk eshte se nuk ka humor, por vetem kaq. Ata qe pretendojne se bejne art, duhet te vene theksin pak me teper ne edukimin e shijeve, pasi kam idene qe ky spektakel po i prish shijet dhe po ben nje pune krejtesisht çedukuese. Mendoni nje femije qe shikon per vite me rradhe "Portokalli". Pas disa vitesh ai nuk do te qeshe me kur te shohe nje film me "Charie Chaplinin". Eshte vertet per te ardhur keq.
    Per mendimin tim, ajo qe e ben Top Channel te parin eshte fakti qe emisionet jane te perditshme. Dhe kjo eshte per t'u pergezuar, pasi televizionet e tjera te krijojne nje konfuzion te vertete dhe te çorientojne me levizjet e diteve dhe te orareve.
    Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte se Top Channel nuk ka treguar ende veten ne emisione te nje niveli shume te larte. Fjala vjen siç eshte Festivali i fundvitit i kenges. (jo se mendoj qe duhet ta marre Topi) Apo spektakle dhe emisione te ndjekura nga te gjitha grupmoshat. Pasi duhet theksuar se mosha mesatare e Topit eshte shume e re. Jo se ka ndonje gje te keqe ne kete mes, por televizioni qe pretendon te jete kombetar duhet te kerkoje audience me te madhe. Mbase kjo mund te jete edhe strategji e pronarit qe nuk kerkon t'i kete te gjitha grupmoshat. Nuk e paragjykoj.

    Ne vend te dyte vjen Vizion Plus, qe vertet nuk ka peshen specifike te Topit, por mendoj se eshte shume me lart ne drejtim te etikes profesionale dhe redaksionale. Ka nje shtrirje me te madhe ne grupmosha dhe ç'eshte e verteta ka emisione dhe spektakle te mira. Nganjehere ia ka kaluar edhe Topit. Le te kujtojme ketu "Ethet E Se Premtes Mbrema". Megjithate nuk mendoj se "BYPASS Show" ka ndonje vlere te madhe qofte artistike, qofte edukative.

    Me pas vjen Klani e keshtu me rradhe.

    Eshte per te ardhur keq qe televizionet nuk jane ende ne nivele boterore, megjithate mendoj se jane goxha me lart se niveli politikes dhe jetes shoqerore ne Shqiperi.

    Po ju, si mendoni?

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Maqedoni: TV Alsat-M
    Kosove: RTK
    Shqiperi: Top Channel
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Top channel .......

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    o Djalngaqyteti ..sa te ka paguar VizionPlus ?

  6. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga djalingaqyteti
    Ne vend te dyte vjen Vizion Plus, qe vertet nuk ka peshen specifike te Topit, por mendoj se eshte shume me lart ne drejtim te etikes profesionale dhe redaksionale. Ka nje shtrirje me te madhe ne grupmosha dhe ç'eshte e verteta ka emisione dhe spektakle te mira. Nganjehere ia ka kaluar edhe Topit. Le te kujtojme ketu "Ethet E Se Premtes Mbrema". Megjithate nuk mendoj se "BYPASS Show" ka ndonje vlere te madhe qofte artistike, qofte edukative.

    Me pas vjen Klani e keshtu me rradhe.

    Eshte per te ardhur keq qe televizionet nuk jane ende ne nivele boterore, megjithate mendoj se jane goxha me lart se niveli politikes dhe jetes shoqerore ne Shqiperi.

    Po ju, si mendoni?

    Top Channel vetem me Emisionin Fiks Fare nuk le vend per TV te tjera.

    Sa per info: Ne Top Channel ka cdo dite mbi 30 persona qe vene denoncojne tek Fiks Fare per korrupsione e ku ta di une.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Po pse mor shok ke ankese se nuk qenka trajtuar tema???Qe te trajtohet tema ,duhet pare TV ,qe te shihet TV duhet te kete drita ,qe te kete drita ......hip ketu e shih Stambollin se Tv nuk sheh kurre ,,,kurse Stambollit si dihet.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pa me thoni..po sinqerisht ama..

    cili nga ju djem apo vajza a burra a gra.. qe lexoni forum.. do ta pranonit qe.. motra e juaj 14-15 vjece apo bija e juaj 13-15- a 17 vjece.. te dilte ne tv ne nje skene te tille sikurse tek Fiks Fare.. pra dy vajza akoma femije.. te dalin pothuajse lakuriq (perjashto nje gisht beze para e nje gisht beze mbrapa ) ne pozicion gati gjysem te shtrira perball dy hamshorve me rroga te mira sikurse saimiri me doktorin.. e perball gjithashtu xhaxhit kokmadh sa nje dem nderzimi.. sikurse filip cakuli.. dhe ai me rrog te madhe.. dhe me ore te tera tu a hane me sy trupin lakuriq dhe nen batutat banale pedofile te saimirit e doktorit te thena vazhdimisht me qitje direkte a indirekte per dy vajzat qe pozojne.. e qe cast pas casti harem-ojne me trupin e tyre 2 metra larg l.oqeve te fryra te veshtrusve e sidomos te atyre 2 hamshorve saimir e doktor.. ?
    dhe akoma me flagrante eshte dhe vet pozicioni ku qendrojne hamshoret dhe trupat e vajzave..
    Pra ato vendosen ne nje lartesi te tille qe ngjan me qengjat qe i vene te pjekur ne nje tryeze ku han e orgji-ojne boset shtaze.. si ne filmat me pirate apo feudale mesjetare..
    Pra gati gati me nje zgjatje dore saimiri apo doktori mund ti prekin shalet e atyre qyqareve qe fukaralleku a cmenduria e prinderve i ka cuar ne ate grade te poshterimit te dinjitetit..
    dy femije..perball dy kopukve qe nxjerrin jarge e flliqsira nga goja sipas shijeve te lumpenit.. te gangsterave.. shtazeve me te neveritshme..

    C'rendesi ka se cfar predikojne ata dy hamshore..politikisht .. kur vepra e tyre e perditshme sikurse eshte spektakli fiks fare eshte nje pedofili e palejushme..

    Jo po dhe italani ashtu ben ..do thone disa..
    edhe cfar pastaj..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Top Channel , ka shikimin me te paster dhe Programe me te avancuar se Televizjonet e tjera

    Ma i miri o Top Channel !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Nga ana teknologjike Topi eshte me mir nga te gjitha studiot e tjera ,si ne figure ashtu dhe ne foni .Kjo pa dyshim eshte si rezultat i asaj qe Topi ka para me shume se te tjerat.Tre programe e bene ate tv me te shikuar ne Shqiperi ,Fiks Fare,Top Shou dhe Portokalli.
    Fiks Fare ishte emisjoni qe e pelqenim te gjithe per problemet dhe tematiken mjaft te mire qe na paraqiste ne fund te lajmeve per shum kohe .Ky program tani
    ka degjeneruar me spiunlliqe te peshtira qe nuk shikohen me sidomos filmimet .
    Mua me duket se tani ky emisjon po ben te kunderten e asaj qe reklamon.Ketu nuk po flas per nivelin artistik te kater personazheve qe i shohim por te nivelit te ulet e provokues te atyre personazheve qe japin idete qe ngrehin carqe per te zene ne faj njerez te degjeneruar a thua se ky vend nuk ka njerez qe punojne me ndershmeri ,a thua se ky vend eshte mbushur me matrapaze me politikane hajdute a thua se ne kete vend mbizoteron mashtrimi dhe vetem ne Top channel
    ka njerez te ndershem se vetem keta mund te luajne rolin e prokurorit etj.
    Top Shou per mendimin tim eshte varferuar persa i peket temave te mira te fillimit te tij .Me sa shikojme cdo pjese po behet e mundimshme per drejtusin e shout.
    Portokallia ishte pa dyshim qe na mblidhte ne shtepi ne dashamiresit e humorit .Por shum shpejt edhe ky shou nuk doli ai qe u fry me aq pompozitet
    Aty ne nje skene shqiptare u goditen figura te ndritura te kombit si Skenderbeu,vellezerit Frasheri etj kush i mban mend te gjith.Kujt i sherben kjo strategji anti shqiptare une nuk po e mar vesh.Ne Portokalli kemi pare shume vulgarizma duke filluar nga Adela ,Tironsi dhe kosovari deri ke bacaletat e plakura
    e super te plakura te drejtusit te saj.Kam shum per te thene por po e le me kaq
    pasi tema eshte per dicka tjeter.Gjithsesi pozicionimi politik i studiove televizive eshte gjeja me e keqe qe kemi ,ndersa niveli kulturor do kohe dhe para qe te vije

  11. #11
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Dhe per mua eshte Top-Channel ,Arsyja eshte Tv i vetem i sistemin Satelitor Per shqiptaret e diaspores
    FieRaK

  12. #12
    O ballist! Perse, o i z,i bie ne batakun e te pareve tane, qe çdo gje e shihnin me dyshim? Po te them qe jam paguar shume mire nga Vizion Plusi, por nuk i kam marre ende te gjitha leket. Bej komente, ne kam te drejte apo jo, pasi konstatimi yt eshte hiç.
    Dhe ky eshte paradoks i madh, pasi nje TV si Vizioni ka shume me teper para se çdo Tv tjeter dhe nuk eshte ne gjendje te jete ne nivelin e TV-ve te tjera. Por cili eshte problemi i tij dhei TV-Klanit psh?... Mire e ka thene, fjala vjen "ajzbergu" qe ngre nje problem madhor, per te cilen ia vlen te ngresh nje teme te re... A jane te varura politikisht televizionet shqiptare? Te lutem, AJSBERG, hape kete teme, pasi eshte nje ideja jote ekskluzive dhe nuk do te me pelqente ta hapja une si idene time. Vertet qe eshte nje teme e nxehte.

    PS. Ballist, nderroje kete emer, pasi ka nje ngarkese sh. te keqe ne Shqiperi. Jo sepse nuk eshte i bukur, por ka humbur çdo kuptim nga sistemi komunist. Pyet ke te duash! Dhe me sa duket ti ia perforcon kete ide njerzezve.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-11-2006
    Postime
    23

    Ç'mendoni për emisionet që trasmetohen në ekranet Shqiptare?

    Pershendetje te gjithe anetareve te forumit!

    Cmendim keni per emisionet e ndryshme qe jepen ne ekranet tone televizive ne Shqiperi?

    Do te bej nje renditje te disa tv dhe me pas ju me thoni, se ke prej tyre vleresoni me shume per emisionet ?


    1- Top Channel

    2- Tv Klan

    3- Vizion Plus

    4- News 24

    Mua personalisht nga keto tv me pelqen Top-channel me emisionin Top Story, nga Sokol Balla, edhe Shqip nga Rudina Xhunga.


    Ndersa te News 24 emisioni human "Jete ne kerkim" shume prekes.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-03-2006
    Postime
    88

    Pershendetje

    Pershendetje te gjithe anetareve te forumit!
    Pershendetje Adela, kam lexuar rastet e emisionit "Jete Ne kerkim", me pelqen shume. Te gjithe antaret e emisionit jane shume te predispozuar per te ndihmuar.
    Mirjeta Ngjela, me te cilen kam pasur rastin te kontaktoj me shume per problemin tim, ka qene gjithmone e gatshme per te ndihmuar. Eshte nje njeri me nje zemer te madhe.

    Me respekt
    Kozeta

  15. #15
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Nga top Channel: TopShow, Shqip, Top Story.

    Nga TV KLAN: Opinion, Zone e Ndaluar e Andi Bushatit.

    Vizion Plus, nuk e ndjek.

    News24, kuptohet qe ne momentin qe ndizet tv, kanali i pare qe kerkon eshte ai i informimit ne rastin konkret News24.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •