Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shkarkohet shefi i komisariatit, ishte me diplomė false

    (Marre nga Shekulli)

    VLORĖ – Me diplomė tė falsifikuar ėshtė ngjitur nė karrierė, por “mashtrimi” e ka shkarkuar nga detyra. Shefi i komisariatit tė policisė sė Vlorės, Melaim Pira, ėshtė liruar dje, pas verifikimit tė dosjes sė tij nga strukturat e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme. Sipas burimeve zyrtare, shkak pėr lėshimin e urdhrit ėshtė bėrė falsifikimi i diplomės sė shkollės sė lartė. Ai ka paraqitur njė dokument, ku thuhej se ishte diplomuar pėr jurist nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, por kur ka kaluar nė sitėn e kontrollit, gjithēka ka rezultuar e rreme.

    Verifikimi

    Disa ditė mė parė, njė ekip kontrolli i SHKB-sė ka zbritur nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Vlorės, ku ka marrė nė shqyrtim tė gjitha dosjet e punonjėsve tė policisė qė punojnė nė strukturat e rendit. Nė shėnjestėr ka qenė arsimimi i tė gjithė policėve nė tė gjitha nivelet. Kur kanė parė dosjen e shefit tė komisariatit Melaim Pira, ekipi ka patur dyshime. Ai ishte paraqitur me diplomėn e juristit, ku thuhej se studimet e larta i kishte mbaruar nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė. Nė kėtė dokument thuhej se arsimin e lartė e kishte mbaruar nė sistemin “pa shkėputje nga puna”. Menjėherė ėshtė kėrkuar bashkėpunimi i universitetit nė shtetin fqinj dhe pas verifikimeve ka dalė se amza e kėsaj diplome nuk ekzistonte. Kaq ka mjaftuar qė tė lėshohej urdhri pėr pėrjashtimin e Pirės. Sipas ligjit, ai nuk lejohet tė mbajė mė asnjė detyrė nė strukturat e rendit.

    Karriera

    Ndonėse me diplomė false, Milaim Pira ka bėrė goxha karrierė nė policinė e shtetit. Pėrpara se tė emėrohej shef i komisariatit tė Vlorės nė muajin gusht tė kėtij viti, ai ka qenė shef i rajonit tė policisė nė Portin e Vlorės, detyrė tė cilėn e ka ushtruar pėr disa muaj me radhė. Para 8 vjetėsh Pira ka qenė shef komisariati nė Delvinė. Nė gusht tė kėtij viti, pas emėrimit tė drejtorit tė policisė sė qarkut tė Vlorės, Astrit Mehja, Pirės iu besua detyra e numrit 1 tė komisariatit tė qytetit bregdetar. Gjithsesi, shkarkimi i Pirės nuk ka kaluar pa komente nė radhėt e efektivave, tė cilėt janė habitur me shkarkimin, duke pasur parasysh edhe detyrat qė ka pasur pėrpara emėrimit tė tij nė Vlorė

    Sinjalet

    Kryetari i bashkisė, Shpėtim Gjika, nė takimin qė kryesocialisti Edi Rama pati disa ditė mė parė me punonjėsit e policisė tė liruar nga reforma “Olldashi”, dha i pari sinjalet se nė policinė e Vlorės ka drejtues qė nuk kanė mbaruar arsimin e lartė. Ai e cilėsoi reformėn qė po bėhet nė strukturat e rendit tė qarkut tė Vlorės si tėrėsisht politike.

    Shkarkimi i djeshėm i shefit tė komisariatit Pira shėnoi edhe kontrollin e parė qė po bėjnė strukturat e Shėrbimit tė Brendshėm nė ministri nė kėtė qytet prej 15 muajsh. Dyshohet se ka edhe punonjės tė tjerė tė veshur me uniformė qė nuk e kanė detyrėn pėrkatėse.


    PARALAJMĖRIMI

    Shqipėri-Maqedoni-Kosovė, rrjeti i diplomave false

    Para disa kohėsh mediat e Prishtinės dhe Shkupit paralajmėruan funksionimin e njė rrjeti qė ndodhet nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, tė cilėt merren me falsifikimin e diplomave tė universiteteve nė tre vendet. Shkas pėr kėtė u bė verifikimi i njė dosjeje tė njė personi qė ishte punėsuar nė institucionet e UNMIK-ut. Ai ishte paraqitur si njė person qė kishte mbaruar studimet e larta nė degėn e farmacisė nė Tiranė. Pas verifikimeve, rezultoi se gjithēka ishte e rreme. I njėjti problem ėshtė ngritur edhe me diplomat qė lėshon universiteti i Tetovės.

    REFORMA

    Lirohen 185 punonjės policie nė Qarkun e Vlorės

    Nė kuadrin e reformės qė po bėhet nė policinė e shtetit, vetėm nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Vlorės janė larguar rreth 185 punonjės nga tė gjitha nivelet. Vetėm nė komisariatin e Policisė sė Vlorės janė detyruar tė lėnė uniformėn 118 persona. Kjo ka ngjallur pakėnaqėsinė dhe reagime nė radhėt e kėtyre efektivave tė shkarkuara, ku nuk kanė munguar edhe akuzat, se kjo reformė po bėhet pėr qėllime politike. Nė tė gjithė vendin janė parashikuar pėr t’u larguar rreth 1800 punonjės policie. Tė liruarit do tė pėrfitojnė njė asistencė 3-vjeēare dhe mė pas do tė konsiderohen tė papunė.

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Vete shefi i policise ishte me arsim 8-vjecar dhe diplome te falsifikuar. Medet!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga D@mian
    Vete shefi i policise ishte me arsim 8-vjecar dhe diplome te falsifikuar. Medet!
    Per shefin, mire bejne qe e heqin e nje ore me pare bile. Per policat, me thene te drejten me vjen keq, sepse hallexhinj, e pa te ardhura te tjera. Por nga ana tjeter, forcat e rendit duhen permiresuar. Nuk e di se cfare reformash jane bere tani. Por heren e fundit qe isha, mbaj mend na ndaluan ne Lushnje, (kontroll i pergjithshem) dhe shikonin pashaporten lart e poshte, jo e kisha te rregullt vizen per ne US, jo s'e kisha. Sikur ishte vize per ne Shqiperi, e do me deportonin .

    Nje gje s'marr vesh une, heq te zite e ullirit per nje pashaporte shqiptare. Por diplomat qenkan sheshit lol.

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Une, sa here gjendem ne Shqiperi me makine, "kafen" e policit pothuajse asnjehere nuk e kam shpetuar. Ne fakt policia shqiptare eshte e vetmja polici ne bote qe me ka shkelur te drejtat e njeriut lol
    Sa per diplomat, nuk do ishte keq te plotesoja jeteshkrimin me nje MBA. Di gje sa pare vete ne tregun e dipllomave, apo te pyes shefin e policise
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga D@mian
    Une, sa here gjendem ne Shqiperi me makine, "kafen" e policit pothuajse asnjehere nuk e kam shpetuar. Ne fakt policia shqiptare eshte e vetmja polici ne bote qe me ka shkelur te drejtat e njeriut lol
    Sa per diplomat, nuk do ishte keq te plotesoja jeteshkrimin me nje MBA. Di gje sa pare vete ne tregun e dipllomave, apo te pyes shefin e policise
    C'shef a derebardhe? Ate e liruan . Ka mbetur ndonje "sous chef" te gatuaje ndonje diplome andej? ... .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    674
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Per shefin, mire bejne qe e heqin e nje ore me pare bile. Per policat, me thene te drejten me vjen keq, sepse hallexhinj, e pa te ardhura te tjera. Por nga ana tjeter, forcat e rendit duhen permiresuar. Nuk e di se cfare reformash jane bere tani. Por heren e fundit qe isha, mbaj mend na ndaluan ne Lushnje, (kontroll i pergjithshem) dhe shikonin pashaporten lart e poshte, jo e kisha te rregullt vizen per ne US, jo s'e kisha. Sikur ishte vize per ne Shqiperi, e do me deportonin .

    Nje gje s'marr vesh une, heq te zite e ullirit per nje pashaporte shqiptare. Por diplomat qenkan sheshit lol.

    Tani po e marr vesh une qe Lushnja qenka pike kufitare! Na qenka ne kufi dhe me SHBA-ne pale!

    Rrofte Xhorxh Dabellju Bushi, qe na e solli Ameriken me prane!

Tema tė Ngjashme

  1. Trafiku i droges, shkarkohet oficeri i Rinasit
    Nga [Perla] nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 09:08
  2. Tem Diplome Juridik
    Nga jonivlore nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 16:50
  3. Informacione pėr mėnyra specializimi pėr mjekėsi nė Francė.
    Nga pseudo nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 13:20
  4. Convertim diplome ne Canada
    Nga el7 nė forumin Shqipe nė Kanada
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 15:13
  5. Ndihme per teme diplome
    Nga Gloria83 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 07:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •