Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Autobiografitë e legjendave të futbollit

    Johan Cruyff

    Johan Cruyff (në gjuhën holandeze shkruhet Johan Cruijff  ) është një trajner dhe ish-futbollist holandez. Ai është pa dyshim një nga strategët më të mirë të futbollit bashkë me brazilianin Pele, argjentinasin Diego Maradona, francezët Michel Platini dhe Zinedine Zidane apo gjermanin Franz Beckenbauer. Ai është një nga animatorët e «futbollit të plotë» në fillim të viteve ‘70 kur luante në radhët e Ajaksit të Amsterdamit. I quajtur “Pele i bardhë”, para Maradonës, por edhe para Platinit, në Evropë rrezatoi në radhët e lojtarëve më të mirë.Ishin pikërisht vitet shtatëdhjetë kur ai quhej mbret i futbollit dhe i portokallinjve që përfaqësonin skuadrën kombëtare holandeze. Historia e tij ka shumë ngjarje të pabesueshme. Në fakt, Cruyff sapo ishte larguar nga shërbimi ushtarak për faj të këmbëve të tij, shumë të sheshta dhe me kavilje të deformuar. Pikërisht këmbët e tij, të veçanta për formën e tyre kontribuuan që ai të bëhej i famshëm në botë. Ky djalë, që ishte fryti i një shitësi frutash dhe një pastrueseje, të cilin mësuesi Gianni Brera e përkufizoi si më të mirë se Di Stefano, ylli i Real Madridit, dhe që më pas e pagëzon "Pelja i bardhë ". nuk është një vetëm që Cruyff merr në karrierë tre herë çmimin “Topi i Artë" që janë të barabartë me çmimet Oskar që jepen në botën kinematografike.

    Fillimet e karrierës

    Johan Cruyff ka lindur në Amsterdam më 25 prill të vitit 1947. Prindërit e tij, tregtarë frutash, banonin pikërisht para stadiumit të Ajaksit. Johani i vogël ishte vetëm 12 vjeç kur babai i tij vdiq një atak kardiak. Në atë kohë mamaja e tij gjen një punë në klubin e futbollit si pastruese me qëllim që të siguronte të ardhura për familjen. Jeta u bë shumë e vështirë për të dy, tashmë të mbetur vetëm pas vdekjes së kryefamiljarit. Mamaja e regjistron Johanin në seksionin e futbollit të Ajaksit. Johan hyri në moshë shumë të re në skuadrën e tulipanëve të Ajaksit dhe në moshën 12-vjeçare dinte tashmë të pozicionohej shumë mirë në fushë. Që në hapat e parë ai dukej që ishte një fëmijë i talentuar në futboll. Arrinte të mbante topin me këmbë deri në njëqind e pesëdhjetë pasime radhazi, një rast i rrallë dhe një specialist i topit duke llogaritur moshën që kishte. Për të forcuar fizikun e tij, që ishte larg atij të një atleti, stërvitej me disa thasë të mbushur që peshonin katër kilogram secili. Në gusht të vitit 1963, ai nënshkruan në moshën 16-vjeçare kontratën e tij të parë më Ajaksin. Ai luan ndeshjen e parë më 15 nëntor të vitit 1964 kundër Groningen, edhe pse ekipi e tij humb këtë ndeshje, ai shënon aty golin e tij të parë. Ai hyn në përzgjedhjen holandeze më 7 shtator të vitit1966 gjatë një ndeshjeje kundër Hungarisë, e cila përfundoi e rezultatin 2 me 2. Ai nënshkruan golin e barazimit. Më vonë, Holanda kryen një ndeshje më Çekosllovakinë. I lodhur nga një shënim golash shumë i dhunshëm, Cruyff vendos “drejtësi” në veten e tij. Arbitri i jep kartonin e kuq dhe Cruyff ishte lojtari i parë holandez që u përjashtua. Ajaksi fiton për herë të parë në finale Kupën e Evropës, që ishte data 28 maj e vitit 1969, por përulet para Milanit AC me rezultatin 4 me 1. Pasi u përjashtua nga fusha e blertë, Cruyff largohet nga skuadra e Ajaksit. Ashtu si Gerrie Muhren ka mbajtur numrin 9, ai mbajti numrin 14, numër që do t’i ngjitej pas kurrizit gjithë jetën e tij futbollistike. Ajaksi bëhet kampion i Botës pas fitores në finale në Wembley kundër Panathinajkos të Athinës, më 2 qershor të vitit 1971. Cruyff fiton këtë vit çmimin Topi i Artë. Më 31 maj të vitit 1972 Ajaksi fiton për herë të dytë Kupën e Evropës përballë Interit falë dy golave të Cruyff. Ekipi i tij fiton njëkohësisht titullin e Kampionit të Botës së Klubeve më 28 shtator të vitit 1972 përballë Indepediente. Cruyff luan ndeshjen e tij të fundit në ekipin e Ajaksit më 19 gusht të vitit 1973 dhe më pas destinacioni i tij është ekipi i Barcelonës.

    Ekipi i Barcelonës

    Cruyff u transferua në Klubin Sportiv të Barcelonës në fund të verës së vitit 1973 për një kontratë rekord. Ardhja te ekipi i Barcelonës dhe jo te Reali i Madridit të lojtarit më të mirë të botës, duket si një triumf katalan. Klubi ka fituar në Ligën e Kampionëve që prej vitit 1960 dhe ishte në prag të festimit të 75-vjetorit. Presioni i popullit ishte shumë i madh, Cruyff konsiderohej si shpëtimtar që do t’i jepte klubit famë nga ajo i tij. Atij i lejohej gjithçka, përfshi këtu faktin e të pirit cigare Camel pa filtër në kohën e pushimit mes dy pjesëve të ndeshjes. Ekipi i Barcelonës, i drejtuar nga Rinus Michels (një tjetër ish-lojtar i Ajaksit), nuk mund të besonte te reduktimet që në fillim të sezonit, por kjo ndodhi pasi e detyruan disa probleme politike dhe administrative. Cruyff luan për herë të parë, pra nën fanellën e re me ngjyrat e kësaj skuadre, më 28 tetor të vitit 1973. Në këtë ndeshje ai shënon dy gola përballë Granadës. Ai fiton përsëri çmimin Topi i Artë në vitin 1973. ai bëhet idhulli i katalanëve. Gjithashtu ekipi po bënte ndeshje me vlera duke mos pësuar asnjë humbje. Jo më larg se një vit më pa,s skuadra e Barcelonës arrin të jetë shumë në formë duke fituar derbin përballë Real Madridit, në Santiago-Bernabë, me rezultatin 5 me 0, më 17 shkurt të vitit 1974. Kështu skuadra e Barcelonës udhëton drejt titullit kampion që kishte 14 vjet që e priste. Më 7 korrik të vitit 1974, Holanda sfidoi Republikën Federale Gjermane “në shtëpinë e saj” në finalen e Kupës së Botës. Por atë ditë gjermanët ishin më të fortë dhe më të zotë, por fati nuk i ndihmoi që të fitonin. Këtë herë i talentuari Cruyff fiton për herë të tretë çmimin Topi i Artë, duke u bërë kështu lojtari i parë që fiton këtë çmim tre herë radhazi. Me ekipin holandez ai arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve, por ai mundet para Çekosllovakisë me rezultatin 1 me 3. Në përfundim të ndeshjes mes Holandës dhe Belgjikës, ai njoftoi se nuk do të kthehej në Argjentinë për të luajtur në fazën finale të Kupës së Botës në vitin 1978. Ai arrin të ketë një tipar përcaktues në karrierën e tij ndërkombëtare më 26 tetor të vitit 1977. Ai kryen ndeshjen e tij të fundit në skuadrën e Barcelonës më 7 maj të vitit 1978. Cruyff qëndroi 5 sezone në këtë klub dhe e mbylli karrierën e tij me të në vitin 1978 me një fitore si Mbret i futbollit. Nga pikëpamja sportive, bilanci i kalimit të tij te skuadra e Barcelonës është i pakët: dy tituj, por pasioni që lidh popullin katalan me të shkon përtej titujve dhe çmimeve. Në këta vite klubi ishte një vitrinë politike dhe stadiumin një vend kërkesash.

    Loja në Shtetet e Bashkuara

    Në vitin 1978, ai niset për në Shtetet e Bashkuara, ku bën një përpjekje në skuadrën Cosmos New York para se të angazhohet në radhët e ekipeve Washington Diplomats dhe Los Angeles Aztecs. Në Shtetet e Bashkuara ai luan 2 ndeshje miqësore në radhët e skuadrës Cosmos New York para se të shkojë te ekipi Los Angeles Aztecas më 23 maj të vitit 1979.

    Rikthimi në Evropë

    Në vitin 1981 ai rikthehet në kontinentin e vjetër. Më 1 mars të po këtij viti, ai rikthehet në Spanjë për të luajtur në klubin D2 në Levante UD, ku qëndron pesë muaj. Këtu ai luan në dhjetë ndeshje dhe shënon dy gola. Më pas ai kthehet sërish në janar të vitit 1982 te Ajaksi i Amsterdamit, ku qëndroi një vit e gjysmë deri më 13 maj të vitit 1883. Ai angazhohet në ekipin Feyenoord Rotterdam, që ishte ekip rival i Ajaksit dhe kjo ndodhi më 21 gusht të vitit 1883. Në moshën 37-vjeçare ai i jep fund karrierës së tij futbollistike dhe konkretisht pas përfundimit të ndeshjes në Pec Zwolle që përfundoi me rezultatin 2 me 1 nga skuadra e Feyenoord.

    Karriera si trajner

    Ai e nisi karrierën e tij si trajner në gusht të vitit 1985, me lojtarët e ekipit të Ajaksit. Ai fitoi Kupën e Kupave përballë Lokomotiv Leipzig, më 13 maj të vitit 1987. Më 10 maj të vitit 1988, ai u thërrit nga presidenti Nunez për të marrë në drejtim ekipin e Barcelonës. Cruyff do të qëndrojë në krye të këtij ekipi tetë vjet me radhë, duke fituar të paktën 1 trofe për çdo sezon. Më 26 shkurt të vitit 1991, ai bie viktimë e një sëmundjeje kardiake dhe i duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Pas disa muajsh, ai fillon sërish punën e tij si trajner dhe është në formë të mirë fizike ndërsa drejton të rinjtë e skuadrës së Barcelonës. Më 20 maj të vitit 1992, datë historike, skuadra "Dream Team" fiton më në fund shumë famë dhe vlera, duke fituar kështu në finalen e Champions League në Wembley, përballë Sampdoria. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ronald Koeman gjatë minutave shtesë të ndeshjes. Johan Cryuff e lë postin drejtues në fund të sezonit 95-96 dhe zëvendësohet nga anglezi Robson.

    Si cilësohet Johan Cryuff

    Ai është mbiquajtur edhe “El flanco" (i dobëti), që do të thotë se nuk ka bërë figurë në skenën futbollistike për fizikun e tij të rrallë, por si një talentet e lojës së futbollit. I aftë dhe realizues i "futbollit të plotë ", i formuar në radhët e Ajaksit, ai ka ditur të imponohet si kapiten dhe mbi të gjitha si trajner i Klubit Sportiv të Barcelonës. Ai ka qenë në çdo rast lojtari më i mirë i kohës së tij që u vlerësua me tre herë me çmimin Topi i Artë dhe një herë me Topin e Bronztë, i aftë me dhunti të veçanta teknike. Ai ka ndriçuar Evropën, madje botën, me mënyrën e tij të të luajturit. Ai i ka fituar praktikisht të gjithë trofetë. Ati konkretisht i mungon çmimi më i rëndësishëm që mund të fitojë një lojtar. Ai nuk ka fituar kurrë Kupën e Botës me ekipin kombëtar, Holandën. Në vitin 1974, ekipi "Portokallet mekanike " do të arrijnë në finale pas një kalimi të shkëlqyer. Pesë fitore, dy ndeshje të humbura, njëra që përfundoi me rezultatin 4 me 0 përballë Argjentinës dhe një tjetër me rezultatin 2 me 0 kundër Brazilit. Ndeshja e finales u konsiderua e humbur, por kjo ndeshje nuk bëri që ekipi i Barcelonës t’ia humbte vlerat Johan Cruyff, lojtarit që dha shumë për të.

    Ky ekip i detyrohet shumë atij, si talent dhe si person. Fatmirësisht Klubi dhe mbi të gjitha kolegët e vlerësuan shumë dhe e quajtën për nder që e kishin pasur në radhët e skuadrës së tyre. Ata e cilësuan veten me fat që kishin pasur mes tyre një talent të tillë. Shumë urime dhe vlerësime Johan Cruyff ka marrë edhe si trajner. Lojtarët e stërvitur prej tij kishin një përgatitje prej profesionisti. Ai e shndërroi ekipin e Barcelonës në një ndër më të mirët e viteve ‘90. Një takim miqësor ka vënë ballë për ballë pjesëtarët e “Dream Team”, ndër të cilët mund të përmenden Zubizarreta, Koeman, Bakero, Laudrup, Beguiristain, Stoichkov, Salinas..., me ekipin e ri të Barcelonës në vitet 98-99, sigurisht me praninë e Hesp, Kluivert, Figo, Rivaldo, Anderson.... Lojtarë të tjerë kanë ardhur të shtohen në këtë festë, si Cantona, Campos, Joao Pinto. Përfundimi i kësaj ndeshjeje çon në avantazh skuadrën e Barcelonës me rezultatin 2 me 0, por pak rëndësi ka rezultati. Megjithatë miti Cruyff reziston ende sot në mendjen e të apasionuarve pas futbollit. Johan ka një trashëgimtar, djalin e tij që është tashmë i prirur në këtë drejtim. Ai ushqen të njëjtin pasion për futbollin si i ati dhe ka shfaqur dhunti të veçanta. Nuk ka ende plotësisht talentin e të atit, fama e të cilit është pa dyshim më se e merituar, por është goxha profesionist.

    Johan Cruyff themelon “Academics International”

    Misioni i tij

    Fondacioni “Cruyff Academics International” edukon atletë në mbarë botën, duke i pozicionuar ata që të bëhen sa më të aftë dhe produktivë në këtë fushë, por mbi të gjitha që t’u shërbejnë interesave të sportit dhe të shoqërisë.
    Ai shprehet :“Sipas mendimit tim, atletët kanë cilësi të shquara dhe të rralla. Ata janë të zgjuar, të formuar, që kanë si synim të ecin përpara dhe janë të orientuar drejt golit. Me këto karakteristika dhe me trajnerin e duhur mbi kokë, këta atletë do të bëhen drejtues të denjë të botën e menaxhimit të sportit. Kush mund t’u shërbejë më mirë interesave të sportit sesa dikush që ka në zemrën e një atleti?”. Ai e themeloi këtë fondacion për t’ju ardhur në ndihmë talenteve të rinj dhe atyre që duhet të merren me menaxhimin e sportit.

    Personaliteti i Cruyff
    Cruyff ishte një figurë karizmatike edhe jashtë fushës së blerët, i sigurt në vetvete dhe këmbëngulës, por pa dyshim që jo një person që maste fjalët për të shmangur faktin e të bërit armiq të tjerët. Kjo mënyrë e tij nuk luhet gjithmonë në favor të tij, si në kohën kur në vitin 1972 i hiqet titulli i kapitenit të Ajaksit me një votim, në të cilin nga 13 vota ai merr vetëm 3 nga shokët e skuadrës. Pra lidhur me mënyrën e tij të komunikimit, ai ka pasur ulje dhe ngritje në këtë drejtim. Megjithatë kryesisht vlerësohet pozitivisht në këtë pikë. Përveçse luante në kufijtë mes ndershmërisë dhe arrogancës, Cruyff ishte i famshëm për mënyrën e të folurit. Ai ishte i njohur për një logjikë të mendimit që e kishte karakteristikë të tijën, e cila shoqërohej më monologë të gjatë që e çonin në një gjykim të paanshëm dhe në përfundimin dilte se kishte të drejtë, duke lënë kundërshtarin e shpërqendruar. Gjatë kohës që ai luante në radhët e ekipit të Holandës, citimet e tij janë mbledhur në një libër dhe janë përdorur për seminare të ndryshme. Për të qenë një ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, karriera ndërkombëtare e Cruyff ishte relativisht e shkurtër. Filloi të debutojë për herë të parë kombëtaren holandeze kundër Hungarisë në shtator të vitit 1966, me një total prej 48 pjesëmarrjesh me "Portokallinjtë", deri në largimin e tij në tetor të vitit 1977. Suksesi i tij i fundit në skenën ndërkombëtare ishte kontributi në kualifikimin e Holandës për në Kupën e Botës në vitin 1978 në Argjentinë, megjithëse edhe në këtë rast ishte thërritur vetëm për ndeshjet e rëndësishme.

    Karriera si lojtar
    1964-1973 : Ajaks Amsterdam (Holandë)
    1973-1978 : Klubi Sportiv Barcelona (Spanjë)
    1979 : Los Angeles Aztecs ( Shtetet e Bashkuara)
    1980 : Washington Diplomats ( Shtetet e Bashkuara)
    1980-1981 : Levante UD ( Spanjë)
    1981 : Washington Diplomats (Shtetet e Bashkuara)
    1981-1983 : Ajaks Amsterdam (Holandë)
    1983-1984 : Feyenoord Rotterdam (Holandë)

    Çmime si lojtar
    Kupa e Europës së Klubeve të Kampionëve: 1971, 1972 et 1973 me Ajaksin
    Kupa Ndërkontinentale: 1972 me Ajaksin
    SuperKupa e Evropës: 1972 me Ajaksin
    Kupa e Evropës së fituesve të kupave: 1967 me Ajaksin
    Kampion i Holandës: 1966, 1967, 1968, 1970, 1972, 1973, 1982, 1983 me Ajaksin ; 1984 me Feyenoord
    Kampion i Spanjës: 1974 me Barcelonën
    Kupa e Holandës: 1967, 1970, 1971, 1972 dhe 1983 me Ajaksin ; 1984 me Feyenoord
    Kupa e Spanjës: 1978 me Barcelonën
    48 seleksionime për 33 gola me Holandën
    Topi i Artë: 1971, 1973 dhe 1974

    Karriera si trajner
    1985-1988 : Ajaks i Amsterdam (Holandë)
    1989-1996 : Klubi Sportiv i Barcelonës (Spanjë)

    Çmimet si trajner
    Kupa e Europës së Klubeve të Kampionëve: 1992 me Barcelonën
    Kupa e Europës së fituesve të kupave: 1987 me Ajaksin; 1989 me Barcelonën
    SuperKupa e Europës : 1992 me Barcelonën
    Kampion i Spanjës: 1991, 1992, 1993 dhe 1994 me Barcelonën
    Kupa e Holandës: 1986 dhe 1987 me Ajaksin
    Kupa e Spanjës: 1990 me Barcelonën

    Skeda personale
    Emri: Hendrik Johannes Cruijff
    Kombësia: Holandez
    Ditëlindja: 25 prill 1947
    Vendlindja: Amsterdam
    Gjatësia: 1.78 cm
    Pesha: 68 kg
    Pseudonimi: "El Salvador"
    Pozicioni: Sulmues
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 29-07-2007 më 06:21
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Franco Baresi

    Franco Baresi

    Franco Baresi si futbollist ka veshur fanellën e Milanit dhe të kombëtares italiane. Nëse Helenio Herrera u konsiderua unanimisht shpikësi i rolit të lirë dhe Franz Beckenbauer profesionisti i denjë si kësaj figure taktike të futbollit, Franco Baresi ka qenë një prej mbrojtësve qendrorë më të mirë të historisë së futbollit. Ende sot konsiderohet si një ndër mbrojtësit e lirë më të mirë në fushën e futbollit. Me tempin dhe personalitetin e tij ai sfidoi disa ndër lojtarët më të mirë me të cilët është përballur gjatë karrierës dhe aftësia e tij për të mbajtur në unitet linjën rezultoi vendimtare për sukseset e panumërta të kuqezinjve.

    Fillimi i karrierës

    Franco Baresi erdhi në ekipin e të rinjve të Milanit kur ishte vetëm 14 vjeç, më saktësisht në gusht të vitit 1974. Që nga ai moment e më pas ai do të vishte gjithnjë fanellën e Milanit, që e pagoi një milion e gjysmë (20 mijë lireta ishte paga e parë). Ai fillon të debutojë në skuadrën kuqezi pak kohë pasi ishte skualifikuar nga një provim i Interit. Kështu që u pranua në skuadrën e Milanit, në të cilën kreu edhe karrierën e tij falë vizionit perfekt të lojës, shkathtësisë së impostimit dhe aftësisë së pakrahasueshme për të udhëhequr repartin e mbrojtjes. Ka qenë për 20 vjet një pikë kyçe në mbrojtjen milaneze. Sa për kuriozitet, Franco Baresi kur ka qenë i vogël tifoz i çmendur i Interit, por u bë një flamur i Milanit, ndërsa Giuseppe, vëllai i tij, që i vogël ka qenë një tifoz kuqezi, por më pas kaloi në skuadrën e Interit. Në moshën 17-vjeçare filloi të debutojë në serinë A me skuadrën e Milanit, (ndeshja Verona-Milan, 1 me 2), duke ia dalë mbanë të fitojë si titullar fiks kampionatin e vitit 1979 së bashku me Gianni Riveran dhe Fabio Capellon. Në moshën 22-vjeçare, "Piscinin" (ashtu si u pagëzua kur erdhi te Milani) bëhet kapiten, duke realizuar në mënyrë ideale kalimin e pasave si “Golden Boy”. Gjatë periudhave të para, nën drejtimin e Liedholm mëson parimet e zonës dhe bëhet interpretues i parë në rolin e personit të fundit. Ai arrin të bëhet brenda një kohe të shkurtër një nga mbrojtësit më të fortë në botë dhe simbol dhe flamur i skuadrës kuqezi në fushë dhe jashtë saj. Vitin e ardhshëm në debutimin e tij ai fiton kampionatin me skuadrën e Milanit duke qëndruar gjithmonë atje dhe në vitet e ardhshëm ai mbetet gjithnjë në postin e tij të kapitenit me gjithë ofertat e ofruara nga klubet e tjera. Ai do të ishte, jo vetëm për këtë lojtari më i dashur nga tifozët, por edhe falë aftësisë për t’u përshtatur çdo lloj tipi loje, nga ato më klasiket dhe "italiane" kombëtare. Baresi njihet nga tërë bota mbarë si “mbrojtësi i lirë” më i fortë në botë dhe ka qenë një ndër lojtarët e paktë (një tjetër qe Beckenbauer) që ka fituar kandidaturën e "Topit të Artë”. Në epokën Berlusconi, Baresi ka qenë njeriu rreth së cilit u ndërtua Milani i madh dhe ka fituar çmimet më të mira ndër lojtarët e Milanit të të gjitha kohërave.

    Loja me skuadrën kombëtaren

    Më katër dhjetor të vitit 1982 ai debutoi me skuadrën kombëtare. Në Firenze, për shkak të mungesës së Scireas, në atë kohë lojtari më i mirë i lirë në botë, Baresi i ri zëvendësoi një gjigand dhe shkoi shumë mirë. Kjo ndodhi në ndeshjen mes Italisë dhe Rumanisë, që përfundoi me rezultatin 0 me 0. E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte një ditë më pas. Një ditë më pas Baresi luajti në kampionat me Milanin në Milan Como duke rezultuar ndër më të mirët. Realizoi dy ndeshje në dy ditë. Shënoi një gol të vetëm në ndeshjen mes Italisë dhe Rumanisë, që përfundoi me rezultatin 4 me 1. Që në atë kohë ai u mbiquajt Franz, për t’iu afruar Beckembauerit. Franco Baresi ka luajtur në 82 ndeshje me skuadrën kombëtare. Raporti me fanellën e kaltër gjeti një jetë të re në vitet e Azeglio Vicinit, që e bëri pikë kyçe në kombëtare. Baresi qe në fakt titullar i jashtëzakonshëm në rolin e mbrojtësit të lirë në kampionatin evropian të vitit '88 dhe në atë botëror Itali 1990. Me kombëtaren e Arrigo Sacchit, ish-trajneri i tij në skuadrën e Milanit, raporti qe shumë i mirë. Pas largimit të interistit Giuseppe Bergomi, Franco u bë në mënyrë të merituar kapiteni i të kaltërve. Gjatë kampionatit botëror amerikan të vitit 1994 ai arriti ta çojë skuadrën në finale në Brazil. Kapiteni pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes me Norvegjinë dhe u rikthye në mënyrë stoike në finalen me Brazilin 25 ditë pas operacionit, luajti një ndeshje të mirë, por gaboi dhe shpërtheu në lot pas dështimit të të kaltërve.

    Lulëzimi i ekipit të Milanit

    Ardhja e Berlusconit në vitin 1986 sjell një mentalitet të ri fitues, një shoqëri të fortë dhe klasin e një skuadre që kishte në forcën e saj në miks personalitetesh, gjysma vinin nga radhët e skuadrave të të rinjve. Ky vit do të kujtohej si ai i ardhjes së Berlusconi, një sipërmarrës që do të nxjerrë në pah skuadrën që po shkonte drejt falimentimit dhe ta pajiste me ide sa më të mira dhe një entuziazëm sa më të lartë. Lulëzimi i skuadrës ishte njëkohësisht një bashkësi koincidencash. Pas ardhjes së tij u realizua një përzierje mes lojtarëve nga ata më profesionistë që përbënin “shpirtin e Milanit” dhe që ishin tashmë pjesë e organikës, si Monti Galbiati, Francesco Zagatti, të cilët e kanë parë Francon të rritet si njeri dhe një lojtar, Ramaccionin dhe drejtues dhe bashkëpunëtorë të rinj, si trajneri i atletikës Pincolini, si zëvendëspresidenti Vicario Galliani e Braida, etj . E gjithë mbrojtja ishte e formuar nga këta lojtarë, që duke ardhur nga sektori i të rinjve, ishin të gjithë miq, siç ishin rrënjët e një pemë të re që rritej e fortë dhe shumë shpejt u përkufizua mbrojtja e të pamposhturve. Për Tassottin e Baresin që kishin përjetuar serinë B ishte një jetë e re. Sezoni i vitit 1986 hapet me golin e Baresit. Kupa e Italisë e 31 gushtit mes Barlettës dhe Milanit përfundoi me rezultatin 0 me 3, dy gola të Baresit dhe një i Galderisit. Deri në këtë kohë kishte shënuar 8 gola duke llogaritur ndeshjet miqësore dhe Kupën e Italisë. Suksesi i parë që duhet kujtuar qe fitorja e kampionatit të parë të quajtur Berlusconi. Ishte kampionati i parë i Baresit si kapiten i skuadrës dhe kjo ndodhi më 15 maj të vitit 1988. Gazzetta dello Sport shkruante: Baresi i ka dhuruar shpirtin djallit. Nëntë vjet në krah të Riverës ai fiton kampionatin e yjeve dhe arrin të bëhet flamuri i skuadrës. Fillojnë vitet e mëdha të fitoreve, nga ajo në Kupën e Kampioneve në Barcelonë kundër Steauas, në vitin 1989 për të kaluar më pas përtej Kupës Ndërkontinentale dhe duke fituar më pas në vitin 1994 Kupën e Kampionëve. Në çmimet e tij mund të gjenden tre Superkupa të Evropës, përkatësisht në vitet 1989,1990 dhe 1994, katër Superkupa të Italisë 1988, 1992, 1993 dhe 1994, një Kampionat Botëror, gjashtë kampionate, një Mitropa Cup në vitin 1982. Më pesë nëntor të vitit 1989 Franz arrin të realizojë prezencën e 400 me fanellën e Milanit. Baresi si golashënues zbulohet më 10 janar të vitit 1990, në Kupën e Italisë në ndeshjen mes Milanit dhe Mesinës, që përfundoi me rezultatin 6 me 0, me tre gola të shënuar nga Baresi, dy nga Borgonovo dhe një nga Simone. Sacchi e lë Milanin dhe trajner në vend të tij vjen trajneri Fabio Capello, një trajner i madh shumë i ndryshëm nga Sacchi. Capello kupton se skuadra e shtrydh nga metodat e Sacchit, ka nevojë të jetë më e lirë nga këto skema shtypëse dhe rifiton rezultate të larta. Mbrojtja e pamposhtur ishte sulmi më i madh i skuadrës së Milanit. Më 23 shkurt të vitit 1992 Franz arrin të luajë 500 ndeshje në skuadrën e Milanit. Në vitin 1994 gjatë kampionatit botëror në Amerikë ai pëson një dëmtim. Operohet menjëherë dhe ndërsa për të tjerët thuhet se ishte botërori i fundit për të, ai ia del mbanë të rimarrë veten dhe të luajë në finalen e botërorit vetëm 23 ditë pas operacionit. Luan një ndeshje të përkufizuar të pabesueshme, fantastike, prej legjenda. Tek e shihje që vraponte nuk mund ta imagjinoje se bëhej fjalë vetëm për 23 ditë pas operacionit. Të ngjallte shumë emocion. Ndeshja ishte e fortë dhe duhej të përfundonte me penallti, por Franco ishte i pamundur. Të gjithë lojtarët shihnin njëri-tjetrin në sy, askush nuk donte të bënte penalltinë e parë. Shkon ai, edhe pse e pa veten të pamundur për të qëndruar në këmbë. Gabon. Shpërthen në lot, ndërkohë gabojnë edhe pjesëtarët e tjerë të ekipit, por e qara e tij tregon edhe një herë humanizmin e një njeriu, e një kampioni që prek të gjithë. Më 14 tetor të vitit 1994 Franco Baresi, pas 81 prezencash në skuadrën kombëtare largohet prej saj.

    Kulmi i karrierës dhe largimi nga futbolli

    Kampionati i vitit 1995-1996 nuk kishte si të fillonte më mirë. Më 6 prill të vitit 1996 Baresi arrin në prezencën e 501-të duke barazuar dhe kaluar Riverën, që qëndronte gjithmonë me më shumë prezenca në historinë e Milanit, por Rivera nuk vinte nga radhët e Milanit. Capello largohet dhe në vend të tij vjen uruguaiani Tabarez. Viti 1997 është një vit i trishtuar për tifozët e Milanit. Ishte viti i fundit që mund të shijonin Kapitenin e tyre në fushë, hyrjen e tij në fushë me fanellën jashtë, vajtja e tij në sulm për të shpëtuar skuadrën kur ishte në vështirësi, të bërtiturat e tij në fushë dhe qetësinë ende më të zhurmshme jashtë trekëndëshit të lojës. Krahu i tij lart për të shënuar një goditje jashtë loje të kontestuar nga ndonjë, mbi të gjitha kundërshtarët që nuk arritën kurrë ta kopjonin. Provuan edhe të tjerët të realizonin atë që realizonte ai, por nuk ia dolën dot. Pa atë mbrojtja nuk është më e njëjta. Ai zëvendësohet nga Pietro Vierchowod. U bënë shumë propozime nga skuadra të huaja për ta pasur në radhët e tyre, duke bërë në shumë raste oferta faraonike. Askujt që ishte në moshën 37-vjeçare iu ofruan shifra kaq të rëndësishme. Nëse do të kishte qenë një tip tjetër personi, do të kishte pranuar menjëherë, por ai jo. Mbërrin data faktike. Më 23 qershor të vitit 1997 Kapiteni e lë lojën e futbollit. Më pas bëhet zëvendëspresident operativ për sektorin e të rinjve. Liedhom thotë: "Milani nuk do të jetë më kur nuk do të jetë më Baresi". Me autorizim të Lega Calcio, fanella me numër 6 e Milanit u tërhoq. Askush nuk mund të vishte më fanellë me atë numër. Në tetor u organizua ndeshja e lamtumirës. Quhej “Testimonial Game”, më mirë sesa lamtumirë, festohet kampioni më i madh i mbrojtjes së lirë të botës. Më 28 tetor të vitit 1997 është dita e madhe. San Siro është në festë, i gjithi për të. Për këtë rast u organizuan gjëra të rëndësishme: në Muzeun Milan Inter në San Siro, u bë një pullë posaçërisht për të. Nën drejtimin e tij sektori i të rinjve arriti të lulëzojë dhe të arrijë rezultate që i mungonin prej shumë vitesh. Skuadra “Pranvera” fiton trofeun e Viareggios, trofe shumë i mirë në nivel ndërkombëtar. Në vitin 2004 ai ishte trajner i ekipi “Pranvera” të Milanit. Kanë kaluar tridhjetë vjet që kur në vitin 1974, hyri për herë të parë në ekipin “Milanello”.

    Stili i tij

    Kapiteni i Milanit bëhet kështu i njohur në Evropë dhe në botë për lojën e tij të pazëvendësueshme, për realizimet e tij perfekte dhe ecjet e tij përpara në mënyrë për të realizuar aksionin në një kohë rekord. Nuk i mungonte aspak teknika e prekjes së topit. Cilësia e tij më e madhe ishte vizioni i madh i lojës, bashkuar me shkathtësinë dhe potencën fizike. Franco Baresi ka qenë edhe golashënues në Kupën e Italisë në vitin 1990, e fituar nga Juventusi në finale ndaj Milanit. Megjithatë mungon në listën e çmimeve të tij Topi i Artë, titull që i jepet lojtarit më të mirë të sezonit, duke e humbur për 39 pikë ndaj Marco van Bastenit në vitin 1989 dhe duke u pasur nga një kuqezi, Frank Rijkaard. Në nder të tij, në përfundim të sezonit 1997-1998, Milani ka tërhequr nga numërimi zyrtar fanellën me numër gjashtë që i përkiste. A mundet që një lëvizje e gabuar në një finale të kampionatit botëror të kushtëzojë karrierën dhe imazhin e një lojtari? Përgjigjja mund të ishte po për cilindo, por pa dyshim që jo në rastin e Franco Baresit. Kështu kuptohet si dhuntia më e madhe që ka dalluar lojtarin në radhët e skuadrës së Milanit dhe në atë kombëtare. Baresi ka qenë një lojtar me shumë klas, shumë i fortë në kontrastet dhe me një sens të spikatur në grup. Është pikërisht kjo që na vjen në mend sot kur kujtohemi për të në fushë. Është para së gjithash aftësia që kishte për të mbajtur unitetin një skuadër të tërë, duke guxuar të krijojë një grup të vetëm personash në të njëjtën kohë teza në arritjen e një qëllimi të vetëm: FITOREN. Është pikërisht kjo gjë që e bën një lojtar të thjeshtë aq të dashur për të gjithë, një njeri të plotësuar, të bërë me të mirat dhe të këqijat e tij, por që shpreh gjithnjë dëshirën për të gjetur stimuj të rinj edhe kur tashmë duket i arritshëm apo i realizueshëm çdo qëllim apo pengesë. Ja përse nëse do të duash të rijetosh, duke vlerësuar plotësisht karrierën e Franco njëzet vjet me skuadrën e parë ka koleksionuar Baresit është e nevojshme të shikosh jo vetëm çmimet e tij, por sjelljet e tij në fushë. Në 716 ndeshje zyrtare (470 në serinë A, 61 në B, 97 në Kupën e Italisë, 50 në Kupën e Kampioneve, 19 në Kupën UEFA, 6 në Superkupë Europiane, 4 Ndërkontinentale, 3 në Mitropa Cup, 5 në Superkupën Italiane).

    Baresi që ndeshet me akuzat e bashkëshortes

    Lojtari më i madh i Milanit nuk di si të mbrohet. Ndoshta për këtë akuzat shtohen si sulmuesit kundërshtarë. E kanë denoncuar se nuk kishte paguar katër telajo të Lucio Fontanas në një galeri artesh torineze që do donte tablotë e rij. Dhe ai e pranon menjëherë duke thënë: «Është e vërtetë, nuk i kam paguar. Ende jo. Ndoshta për këtë fakt jam një mashtrues». Franco Baresi, është vetëm Franco Baresi që gjatë gjithë jetës nuk ka ndërruar as grua as fanellë. Të parën e ka riblerë duke sjellë një lumë parash, e dyta i ka ndërruar plotësisht afeksion, por ka ndryshuar fluksin e parave drejt çështjeve më të errëta. Franco Baresi nuk do ia dilte kurrë mbanë të bindte një gjykatës se është implikuar personalisht në një xhiro makinash të vjedhura: ai që, nga 50 milionët e parë të çmimit kampion të karrierës së tij, vë mënjanë 41 dhe investon 9 në një makinë Golf gri, të fortë dhe të kujdesshme si vetë ai. Në fakt, për të përfunduar në çështje juridike, deri tani ka qenë gjithmonë ajo, Maura Lari, një bionde me sy të kaltër të pafajshëm që pushtoi zemrën e mbrojtësit të Milanit. Tifozët që donin Baresin e dinin shumë mirë që ai filloi të dojë Mauran në shkurt të vitit ’83, kur ishte një kapiten i thjeshtë i serisë B. Maura thotë që të gjithë tifozët kuqezi e dinë tashmë, që Franco Baresi është një romantik i madh. Ajo ishte përfshirë në një xhiro të madhe makinash luksoze të vjedhura dhe të rishitura nëpër njerëz që nuk e dinin prejardhjen e tyre. Në burg përfunduan 12 persona, ndër ta edhe bashkëshortja e kapitenit historik të Milanit, Franco Baresi, Maura Lari. Bashkëshortja u arrestua nga një hetim i policisë rrugore të Varezes gjatë një organizimi të madh. Akuza për ish-gruan e kapitenit të Milanit është se ishte bashkëpunëtore në një organizatë kriminale të finalizuar në vjedhje. Mbrojtja deklaron se gruaja nuk ka fare lidhje me ngjarje me faktet që u kontestuan. Sipas akuzës, Maura Lari mund të ketë ndihmuar organizimin të futet në botën e VIP-ave për të tërhequr viktima të mundshme të mashtrimit. Zonja Lari u arrestua thjesht sepse njeh disa nga personat e arrestuar dhe ky është çmimi që paguhet për të qenë gruaja e një personazhi të famshëm. Mbrojtja kërkoi lirimin e saj.

    Emri: Franco
    Mbiemri: Baresi
    Pseudonimi: Franz, Piscinin, Mahatma
    Ditëlindja: 8. 05. 1960
    Vendlindja: Travagliato (Brescia)
    Kombësia: Italiane
    Pozicioni: Mbrojtës
    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 29-07-2007 më 06:28
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shkëlqimi dhe rënia e yllit të Diegos

    Maradona

    Maradona hyn e del nga spitali me organet që i degjenerojnë përditë e më shumë, pa hequr dorë asnjë moment nga qejfet

    Hyn dhe del, por jo nga fusha, siç bënte dikur kur na linte gojë hapur me magjinë që na ofronte kur prekte topin me këmbë. Tani jo, nuk bëhet fjalë aspak për fushën, por për spitalet. Në të vërtetë u bënë vite që Diego i frekuenton aq shpesh. Duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga sallat e reanimacionit. Herën e fundit "u takua" me këtë të fundit për shkak të dhimbjeve të forta në bark. Ndoshta probleme me ulcerën, ndoshta me pankreasin. Megjithatë, hera e fundit erdhi për shkak të problemeve të tij me alkoolin. "Ka hepatit, madje vuan nga ceroza", kishin deklaruar mjekët, por tashmë askush nuk e di me siguri se cilat janë shkaqet që e shtyjnë ish-yllin e futbollit argjentinas të frekuentojë aq shpesh spitalet. Një muaj më parë probleme me zemrën. Mbipeshë dhe me probleme pa fund, ky është tani Armando Diego Maradona, ose ylli që dikur shkëlqnte nëpër botërore. Dhe të mendosh që është vetëm 47 vjeç. Ky është ndoshta shembulli më i keq kur një kampion i madh përfundon në këtë gjendje. Mbipeshë e theksuar, i droguar, i alkoolizuar me varësi të theksuar dhe vese të pashmangshme për të. Shumë alkool, shumë duhan, shumë për gjithçka. Edhe pak ditë më parë mbërriti me barelë dhe ashtu si në kohën e lavdisë së tij, qindra dashamirësve iu deshëm të përballeshin me presionin e forcave të policisë, për ta mbështetur, për t‘i dhënë kurajë. "Ola, Diego", dëgjohej të thoshin njëzëri. I kërkojnë një mrekulli, një tjetër finte nga ato që vetëm ai është i zoti të bëjë. Si ajo për Malvinas kundër Anglisë së Margaret Thatcher.

    Por ai qëndron atje, i mundur, i paaftë për ta treguar vetveten dhe me një kartelë klinike që tashmë ka "zënë ndryshk". Maradona është tashmë si Cobain, si Morrison, si Best, si Belushi, si të gjithë yjet e rokut të ngjitur pas zakoneve të këqija, por mbi të gjitha aq të dëshpëruar sa nuk arrijnë ta kuptojnë për dëmin e madh që po i shkaktojnë vetes. Por edhe kështu nuk vendosi të ndryshojë rrugë, i paaftë për të qenë i pavarur. Ka nevojë për ndihmë psikologjike, sikur të mos e kishin mbyllur për pesë muaj me radhë në një klinikë. "Në çmendinë rrezikova vdekjen: bërtisja si një kafshë, madje iu desh edhe të më lidhin pas krevatit". Ndërkaq, në vitin 2004 ndjeu një ftohje në të gjithë trupit. "Ishte diçka e pabesueshme, edhe kaloriferi do të më ishte dukur si një grumbull me akull". Kishte ngrënë pulë me patate, kishte pirë çaj paraguaian dhe kafe, kishte 72 orë pa gjumë, pastaj marrje mendsh, të vjella dhe temperatura 40 gradë celsius. Në Uruguai vite më parë kishte mbërritur me ambulancë, me zemrën në gjendje të mjeruar. Sapo kishte ëndërruar: "Më dukej sikur hipja në majë të Aconcagua, humbja ekuilibrin, por nuk bija sepse diçka më mbante te këmbët". Po ditën tjetër që u bë më mirë çfarë vendosi të bënte? Të këndonte dhe vallëzonte në kabare dhe lokale nate, duke mbajtur veshur fanellën e Argjentinës me numër 10.

    Sepse jashtë është gjithmonë një botë, e cila në vend që të pushojë për një të vdekur që ecën, duartroket, shtyn, rikthen kujtime dhe mundësi të pafundme. A mund të jetohet gjithmonë me dietë? Maradona është përpjekur ta bëjë: peshonte 136 kilogramë, është dobësuar, preu dhjetë centimetra zorrë, ndaloi së piri alkool (çmendej për birrat dhe pijet e gazuara), por u mundua ta kontrollonte veten. U duk sikur u kthye sërish në jetë, filloi të kishte sukses, të dukej plot jetë, të intervistonte Fidel Kastron, të udhëtonte në tren me Presidentin bolivian Evo Morales, të falte Pele-n që qante për djalin e tij të droguar. Në Buenos Aires kishte ngelur vetëm, nuk kishte më një shtëpi dhe llogaria në bankë i ishte "shkurtuar" shumë. Aty ishin vetëm dy vajzat e tij, që tashmë janë rritur dhe bëjnë jetën e tyre. Diego ktheu për pak kohë dhe të gjithë kujtuan se kësaj radhe ishte vërtet serioze. Pastaj u lodh, mendoi se ishte më mirë të futej sërish në teprinë e gabuar. Më mirë një obez me shpirt aventurieri, se sa një shembull i mirë. I trishtuar dhe vetëm sa herë abuzoi me alkoolin dhe drogën? Diego më parë e thoshte më këmbë, tani me një trup që i lëkundet: "Dua ta luaj me ndershmëri betejën time me zakonet e këqija". Edhe Geroge Best, që u largua nga jeta dy vjet më parë duke shkatërruar dy mëlçi, atë të tijën dhe atë të transplantuar, bëri të njëjtën gjë. E "piu" jetën deri në minutën e fundit.

    Vetëshkatërrim i pastër, pasi kishte ngritur kupën e kampioneve dhe pasi kishte "përqafuar" gra, makina, suksese, por mbi të gjitha shumë shishe bosh dhe shumë "Jaguar"-ë në garazhe. Lëkura e tij në shkurtin e vitin 2000 filloi të bëhej e verdhë. Ishin pasojat e para të një mëlçie të shkatërruar. Nëse nuk pinte, dridhej. Best, ashtu si Maradona, bëri ndërhyrje në trup: vendosi që bënte një operacion që të mos e lejonte të fuste më alkool në gojë. Pastaj gjithçka u përmbys. Vetëm pak ditë pas operacionit shkoi në spital, porositi një dopjo vodka dhe e ktheu me fund. Edhe operacioni nuk arriti dot ta ndalonte. George që atëherë nuk pushoi më as së piri dhe as së gabuari. Askush nuk mund t‘i harrojë fotografitë e tij në spital në moshën 59 vjeç. Ishte në çastet e fundit të jetës, teksa thoshte: "Mos vdisni si unë". Lëkura i ishte bërë e verdhë, e verdhë... Maradona nuk kërkon të dëgjojë askënd, nuk pranon delirë të tjerë, veçse të tijin. Duket sikur po kërkon të thotë: "Më lini të luaj dhe të vdes në mënyrën time. Nuk ka rëndësi nëse rrugët drejt spitalit do të frekuentohen shpesh. Më ndizni një cigare dhe më kurseni pjesën e dytë të jetës".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 29-07-2007 më 06:27
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Bobby Charlton

    Bobby Charlton

    Bobby Charlton është një ish-lojtar anglez, një ndër emrat më të famshëm në lojën e futbollit britanik dhe një hero i Kupës së Botës së vitit 1966.

    Ai konsiderohet nga një pjesë e mirë e njerëzve, mbi të gjitha e sportdashësve, si lojtari anglez më i madh i të gjitha kohërave. Emri i tij i bashkëngjitet momenteve të fitores së futbollit britanik, por gjithashtu traditave më të mëdha sportive, asaj të respektit dhe vlerësimit të çdo kundërshtari. Ai ka përdorur talentin e tij në mes të terrenit dhe të forcës rrëqethëse për të bërë spektatorët të dridhen, duke shënuar gola sa thelbësorë aq edhe spektakolarë.Askush nuk e çonte nëpër mend se më 11 tetor të vitit 1937 në Ashington në Northumberland, do të lindte një legjendë e futbollit. Gjithsesi Charltons e kishin futbollin në gjak. Tre nga xhaxhallarët e tij kanë luajtur në Leeds United, ndërsa kushëriri i nënës së tij ishte legjenda e Magpies, Jackie Milburn. Charlton ka përfituar shumë nga e ëma për t’u bërë një lojtar i madh. Ishte pikërisht ajo nxitësja kryesore që ai të ndërmerrte një karrierë të tillë. Charlton ishte një golashënues i thjeshtë, por kishte një shkathtësi të pashoq për të kaluar në thellësi dhe të depërtonte mbrojtjen, një farë lehtësie në fushën ajrore dhe një fuqi fizike e jashtëzakonshme. Njeriu me flokë të njohur ishte një ndër të rrallët atletë që kishte vlera autentike sportive dhe futbollistike në vena. Vëllai i tij më i madh, Jack Charlton, punoi si minator para se të bëhej një futbollist profesionist. Si adoleshent, Charlton ishte i dhënë pas skuadrës së futbollit të shkollës, dhe si rezultat për shkak të performancës së tij ai ishte afruar me shumë klube futbolli, përfshi edhe Manchester United F.C. Bobby Charlton është një model perfekt për të gjithë brezin e ri, një njeri modest dhe me respekt të thjeshtë dhe i pëlqyer në të katër cepat e botës, si dhe i konsideruar si një nga sportistët më të mëdhenj që kanë ekzistuar. Ishte një strateg. Ai luajti gjatë gjithë karrierës së tij në skuadrën e Manchester United.

    Fëmijëria dhe fillimi i karrierës
    Robert Charlton ka lindur më 11 tetor të vitit 1937 në qytetin naftëtar të Ashingtonit. Dhuntitë e tij dolën në pah për herë të parë në një garë përfaqësuese të shkollave të Northumberlandit Perëndimor, në të cilën merr pjesë Matt Busby, trajner i Manchester United, i cili e ndihmoi të riun 15-vjeçar të firmosë kontratën e parë në janar të vitit 1953. Pasi kishte filluar karrierën e tij në skuadrat e të rinjve dhe të amatorëve, Charlton debutoi në Skuadrën e Parë në tetor të vitit 1956, duke shënuar dy gola brenda një ndeshje. Këtë sezon Manchester United fitoi kampionatin dhe Charlton, duke luajtur nga esterno i majtë, jep kontributin e tij shumë të frytshëm me 10 gola në 14 ndeshje. Finalja e Kupës së Anglisë në Wembley dhe gjysmëfinalja e Kupës së Kampioneve duket se premtonin një të ardhme të pasur me suksese, por fati nga ajo kohë dhe pak më vonë do të kishte ndërhyrje tragjike. Skuadra e "Busby Babes" u godit nga një katastrofë ajrore e Monakos së Bavarisë më 6 shkurt të vitit 1958, në të cilën humbën jetën tetë futbollistë. 20-vjeçari Bobby doli i padëmtuar, por shqetësimet mendore të shkaktuara nga humbja e shumë shokëve të skuadrës dhe bashkëmoshatarëve të tij në rrethana kaq mizore ishin të dukshme. “Busby” ndërtoi skuadrën e tij ashtu si mundi, duke bërë Charlton si më potentin e skuadrës së re. Fati filloi t’i buzëqeshë Old Trafford në vitin 1963, me fitoren në finalen e Kupës së Anglisë, të ndjekur nga fitoret në kampionat në vitin 1965 dhe në 1967. Afrimi i lavdisë për Charlton u paraqit sezonin e ardhshëm, ku dhjetë vjet pas katastrofës së Monakos së Bavarisë, skuadra e Manchester United mund “Benfica” me rezultatin 4 me 1 në Wembley në finalen e Kupës së Kampionëve, duke u bërë kështu skuadra e parë angleze fituese e trofeut. Për Charlton (që shënoi golin e parë dhe të katërt), Busby dhe Billy Foulkes, të vetmit të mbijetuar të katastrofës ende në skuadër, ishte një moment shumë emocional. Megjithëse në fillim ai ishte i bërë i njohur si sulmues i majtë, debutimi ndërkombëtar i Charlton qe si sulmues i djathtë. Ndodhi më 18 prill të vitit 1958 dhe si në fillim me Manchester United, ku u kurorëzua me një gol dhe me një fitore: një fitore me rezultatin 4 me 0 në Skoci në Hampden Park. "Më duket ende sikur ndiej përplasjen e topit kundër rrjetës", kujton Charlton. Performanca e tij qe e tillë që meritonte mbledhjen në Zvicër '58, por skuadra angleze u eliminua pas radhës së parë dhe një mosbarazimi kundër ish-Bashkimit Sovjetik. Charlton nuk luajti. Në fakt trajneri Walter Winterbottom u pendua që e kishte zgjedhur, duke menduar se do të ndjente sërish pasojat e katastrofës ajrore të Monakos së Bavarisë. Gjatë kampionatit botëror të vitit 1962 në Kili, Charlton u radhit në anën e majtë të skuadrës dhe Winterbottom nuk tregoi më frikë për ta futur në lojë. Goli i Argjentinës bën që Anglia të kalojë në katërshe në finale, ku skuadra angleze u skualifikua nga brazilianët, kampionët aktualë dhe triumfuesit e ardhshëm.

    Momenti i fitores së Anglisë
    Viti 1966 është një vit që ka mbetur në memorien e çdo anglezi dhe që e gjen Charlton në kulmin e suksesit të tij. Së bashku me të vëllain Jackie, që ishte bërë një lojtar i rëndësishëm i mbrojtjes angleze, Bobby ishte pika themelore e skuadrës që triumfoi gjatë ndeshjes së luajtur në Angli dhe që arrin të fitojë trofeun “Jules Rimet” nga duart e Mbretëreshës Elisabeta II më 30 korrik të vitit 1966. Kampionati botëror filloi keq, me një rezultat të trishtuar 0 me 0 kundër Uruguait. Skuadra angleze kishte nevojë për një “ndriçim” dhe e dinte që Charlton ishte ai që mund ta sillte këtë. Në takimin e ardhshëm me Meksikën, kur ende duheshin edhe dhjetë minuta nga përfundimi i pjesë së parë, Bobby rekuperoi një top që dukej tashmë i humbur në linjën e sulmit. "E rikuperova topin shumë prapa dhe nuk kisha qëllim të shënoja me një veprim personal", thotë më vonë në një intervistë. "Nuk e prisja se do të më linte hapësirë, prandaj u kufizova duke avancuar pak i bindur me topin nën këmbë". Vrapi mbaroi me një përfundim fitues dhe Anglia kaloi radhën. Në çdo rast ishte në gjysmëfinale me Portugalinë që Bobby tregoi të gjithë talentin e tij. Dinamizmi i tij detyron mbrojtjen portugeze të tërhiqet, pasimet e tyre i lanë hapësirë shokëve dhe kur ishte rasti i mirë për të shënuar, nuk e la të iki. Një gol për çdo pjesë ishte i mjaftueshëm për të kaluar Anglinë nga kjo fazë. Bobby ishte autori i të dy golave, duke mbështetur golashënuesin portugez, Eusebio. Në finale, trajneri i Gjermanisë, Helmut Schön, e dinte shumë mirë kush ishte njeriu më i rrezikshëm i Anglisë dhe këtë e vërtetoi më së miri duke e vënë përballë të shkathëtit Franz Beckenbauer. Kur Bobby sulmonte, Franz mbronte, dhe kur Franz sulmonte, Bobby qëndronte i ngjitur pas tij. Fakti është që as Charlton, as Beckenbauer nuk shënuan dhe skuadrat qëndruan të bllokuara me rezultatin 2 me 2 pas 90 minutave të lojës, dhe kjo i detyrohet luftës epike që u zhvillua mes dy sulmuesve legjendarë. Rezultati përfundimtar, 4 me 2 do të tregonte që Bobby ishte pak më i mirë dhe më i zoti në lojë sesa kundërshtari i tij dhe siç e thotë edhe Beckenbauer.

    Klasi britanik
    Një lojtar i jashtëzakonshëm i Monakos të Bavarisë, fitues i Kupës së Botës FIFA, një Kavalier i Perandorisë Britanike, por mbi të gjitha një lojtar i fortë dhe i ndershëm. Bobby Charlton është një ndër ambasadorët më ekzemplarë të futbollit në botë. Bobby, siç thërritet tani me dashuri dhe zyrtarisht, është një ndër tre lojtarët anglezë që kanë superuar 100 prezenca ndërkombëtare duke u bërë të famshëm për lojën e vendosur. Billy Wright, që veshi fashën e kapitenit 90 herë, qe i pari në vitet '50 që preu mbërritjen prestigjioze, ndërsa Charlton dhe Bobby Moore, e ndoqën njëri pas tjetrit. Të tre ishin të njohur dhe të famshëm në botë për vendosmërinë e tyre dhe fortësinë në kontraste, karakteristika që nuk i kaluan kurrë kufijtë. Teknikisht i fortë dhe i shkathët në shpërndarjen e topit, mund të llogariste pasimet me milimetër në të gjithë fushën, duke u bashkuar me shokët e skuadrës me një saktësi të pabesueshme. Kapacitetet e gjuajtjes së topit fshihnin gjatësinë e tij, relativisht të vogël (1,73 m) dhe duke marrë nofkën "Tre Luanët", në harkun e 106 ndeshjeve ndërkombëtare, qe në gjendje të shënonte një ndeshje po dhe një ndeshje jo, gjë jo e vogël për sulmuesin që shpesh tërhiqej prapa edhe në mbrojtje.

    Një finale dramatike
    Kur katër vjet më pas, Anglia u spostua në Meksikë për të ruajtur titullin, Charlton, që në atë kohë ishte 32 vjeç, ishte ende në kushte shumë të mira fizike. Si sulmues i djathtë i një skuadre, roli i tij ishte bërë më sulmues. Pas përfundimit pozitiv të fazës së parë të turneut, Anglia u përball me Gjermaninë Perëndimore në çerekfinale, në një fitore tjetër tipike të finales së vitit 1966. Në avantazh me rezultatin 2 me 1, kur kishin mbetur ende njëzet minuta nga përfundimi i lojës, trajneri i Anglisë Alf (më vonë, Sir Alf) Ramsey zëvendësoi Charlton, duke menduar se ishte më mirë që të çlodhej para gjysmëfinales. Barazimi i Uwe Seeler e çoi ndeshjen në kohën shtesë gjatë së cilës Gerd Muller i dhuroi gjermanëve fitoren e dytë. Bëhej fjalë për lojën e fundit të Charlton me ngjyrat e kombëtares. Në fakt, pas fishkëllimës finale, u njoftua tërheqja, pasi kishte superuar rekordin e Billy Wright me 106 prezenca ndërkombëtare. Charlton luajti për dy sezone të tjera me skuadrën e Manchester United dhe për një periudhë të shkurtër që lojtar-trajner i një klubi tjetër të Veri-Perëndimit, “Preston North End”, para së të varte këpucët në gozhdë përfundimisht në vitin 1974. Jeta e pensionistit nuk ishte për të: në fakt për të vazhduar si trajner, Bobby preferoi t’i dedikohet punëve dhe në fakt kishte sukses, duke themeluar shumë shkolla futbolli për të rinjtë që kishin dëshirë të merreshin më këtë sport që më pas do të ishte profesioni i tyre. Në vitin 1984 u bë drejtues i ekipit të Manchester United dhe që i ftuar të merrte pjesë në punët e Komitetit të FIFA-s për zhvillimin e futbollit. Që në atë kohë ka qenë gjithmonë i njohur për lojën e tij, në Manchester dhe në Angli, por duke shkuar shumë më larg dhe duke bërë i njohur në të gjithë botën si ambasador i futbollit dhe si njeri i mirë. Siç thotë për të miku i tij dhe menaxheri Sir Matt Busby: "Nuk ka ekzistuar kurrë një futbollist më popullor. Ishte kaq pranë perfeksionit si njeri dhe si lojtar, që po të kishte qenë më shumë do ishte e pamundur".

    Dribbling, gol dhe fair play
    Bobby Charlton ka qenë sulmuesi më i madh dhe më i famshëm i kombëtares angleze, duke realizuar 49 gola në 106 ndeshje. Në karrierën e tij ka fituar praktikisht gjithçka. Ai kujtohet gjithmonë nga të gjithë për gjuajtjet e tij spektakolare dhe sensin e tij të fair play. Karriera e tij, e filluar në anën e majtë të sulmit, përfundon në pozicionin e sulmit në anën e djathtë. Gama e aftësive të tij shtrihej nga fuqia e gjuajtjes me të dy këmbët në superimin e jashtëzakonshëm të kundërshtarëve, duke e bërë atë një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Charlton mbijetoi për mrekulli nga katastrofa ajrore e vitit 1958, në të cilën humbin jetën shtatë nga shokët e tij të skuadrës së Manchesterit. Pikërisht në atë vit Charlton veshi për herë të parë fanellën e Anglisë, duke nënshkruar fitoren e anglezëve me një nga golat më mitikë përballë 134.000 spektatorëve. Pasi kishte marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 1958 si lojtar rezervë, qe një ndër protagonistët e kualifikimit anglez në çerekfinalet e vitit 1962. Rikonstruksioni i Manchester u kompletua në vitin 1964 me trekëndëshin Charlton - Best - Law.

    Shkolla e futbollit “Bobby Charlton”
    Shkolla e futbollit “Bobby Charlton” është një kurs për djem dhe vajza, të cilët kanë të dhëna për të zhvilluar aftësitë e tyre si futbollistë dhe të ecin në rrugën e lojtarëve të mëdhenj që për ata sot janë idhujt e tyre. Faktori më i rëndësishëm për të rinjtë e shkollës së futbollit “Bobby Charlton” është pikë së pari fakti se për ata kjo shkollë i bën të ndjehen mirë dhe të marrin kënaqësi, por mbi të gjitha ata zhvillojnë aftësitë e tyre dhe perfeksionohen në lojën e futbollit nën drejtimin e një stafi të kualifikuar ekspertësh të UEFA-s. Mosha e të regjistruarve varijon nga 7 në 14 vjeç dhe orari i shkollës është nga ora 9:30 e mëngjesit në orën 16:00 pasdite. Ai është shumë i dhënë pas kësaj shkolle duke qenë se aty sheh të zhvillohet një brez i ri që e do sportin e futbollit, që ka dëshirë të ketë të ardhme në këtë sport sa fisnik aq edhe të pëlqyer. Shkolla “Bobby Charlton është ndër më të njohurat dhe më të frekuentuarat nga të rinjtë.

    Karriera si lojtar – Sukseset ndërkombëtare
    106 prezenca ndërkombëtare (49 gola)
    1966 fitore të Kupës së Botës në Angli
    1968 Vend të tretë në Kampionatin Evropian

    Skuadrat
    1953 - 1972 Manchester United
    1973 - 1974 Preston North End (lojtar-trajner)

    Sukseset më skuadrat e klubit
    1957, 1965, 1967 Fitues i Kampionatit anglez
    1963 Fitues i Kupës së Anglisë
    1968 Fitues i Kupë së Kampionëve

    751 prezenca në kampionatin anglez me 245 gola
    Topi i Artë (1966)

    Emri: Robert, shkurt Bobby
    Mbiemri: Charlton
    Ditëlindja: 11.10. 1937
    Vendlindja: Ashington, Angli
    Gjatësia : 1. 73 cm
    Pesha: 69 kg
    Profesioni: Futbollist
    Pozicioni: Sulmues
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 29-07-2007 më 06:31
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Ruud Gullit

    Ruud Gullit

    Rud Gulit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qenë një lojtar holandez shumë i njohur i skuadrës së Milanit dhe kombëtares portokalli. Në Itali ai ka marrë pjesë edhe në radhët e skuadrës së Sampdorias. Gulit ka formuar një çift të qendërfushës me rëndësi të jashtëzakonshme bashkë me shokun e tij të skuadrës, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe në kombëtaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qenë pa dyshim një ndër lojtarët më të dashur të epopesë kuqezi të viteve '80-'90, që i bashkëngjitet periudhës së trajnerit Arrigo Sacchi.

    Karriera futbolliste
    Rud Gulit lindi në Holandë më 11 shtator të vitit 1962. Që në moshë të vogël, kur ishte vetëm 16-vjeç, ai bëri një provim për t’u anëtarësuar në radhët e skuadrës së Ajaksit, por që rezultoi pa sukses. Një vit më vonë ai debutoi në skuadrat e amatorëve të Holandës, si ajo "Meer Boys" (1973-1975) dhe më pas në "Dws" (1975-1979). Pak kohë më vonë ai arrin më në fund te profesionistët në skuadrën “Haarlem” në sezonin 1979-‘80, ku qëndron tre sezone me përkatësisht 91 prezenca dhe 32 gola, para se të kalojë në skuadrën “Feyenoord”, me të cilën nga viti 1982 në 1985 luan edhe tre sezone të tjerë dhe duke koleksionuar 85 prezenca dhe 30 gola në skuadrën "Eredivise" holandeze, duke fituar një kampionat dhe një Kupë të Holandës në vitin 1984. Rud Gulit bën pjesë në PSV Eindhoven në vitin 1985-’86. Në dy sezone imponohet në skenën ndërkombëtare me 68 ndeshje dhe 46 gola në kampionat, duke fituar 2 tituj kombëtarë dhe duke marrë pjesë në kombëtaren holandeze. Në vitin 1986, ai luan me skuadrën e Eindhoven për "Trofeun Gamper" në Barcelonë, në të cilin merr pjesë edhe Milani në atë kohë i blerë nga Silvio Berlusconi. I njëjti president kuqezi, arrin ta blejë Gulit në verën e vitit 1987, duke u bërë menjëherë ylli i skuadrës së stërvitur nga Arrigo Sacchi. Gulit koleksionoi 29 prezenca dhe 9 gola në sezonin e tij të parë te skuadra kuqezi, duke e çuar atë në kampionatin numër 11 pas ardhjes entuziaste te Napoli të Diego Armando Maradonas. Në të njëjtin vit, ai fiton Topin e Artë si lojtari më i mirë i Evropës për lojën e tij me PSV Eindhoven dhe më pas me Milanin. Në vitin 1988 Gulit fitoi Kampionatin Evropian për kombet që luajtën në Gjermani, duke e çuar Holandën në bashkëpunim me shokët e tij të skuadrës së Milanit, Marco Van Basten dhe Franklin Rijkaard në fitore në finale me ish-BS me rezultatin 2-0. Ai luajti më pas edhe gjashtë sezone të tjerë në skuadrën kuqezi, të shoqëruara nga suksese të panumërta, por edhe nga ndonjë fatkeqësi e rëndë, siç ndodhi në sezonin 1989-‘90, kur mbeti jashtë pothuajse gjatë gjithë sezonit për një problem në gju. Ai kaloi nga triumfet e skuadrës së Sacchit, me të cilin koleksionoi 2 Kupa radhazi të Kampioneve (1988-89 dhe 1989-90), 2 Kupa Ndërkombëtare (1989-90 dhe 1990-91), 2 Superkupa Europe (1989 dhe 1990) dhe 1 Superkupë të Italisë (1989), tek ato të kursit të ri të Fabio Capellos, duke marrë pjesë në pankinën kuqezi në vitin 1991-92. Gulit fitoi dy kampionatet e parë kuqezi në vitet 1991-‘92 dhe 1992-‘93, përveç një 1 Superkupë të Italisë në vitin 1992, para se të kalonte te skuadra e Sampdorias në vitin 1993-‘94. Ai kthehet te skuadra e Milanit sezonin pasardhës 1994-‘95, pikërisht në kohë për të fituar për të disatën herë Superkupën e Italisë kundër Sampdorias. Raporti me trajnerin Capello është shumë i mirë dhe Gulit arriti në kohë të ketë 8 prezenca dhe 3 gola në skuadrën kuqezi, para se të kalonte në mënyrë përfundimtare te Sampdoria në nëntor të vitit 1994, me të cilën në fund të sezonit kishte koleksionuar 29 prezenca dhe 9 gola. Ndërkohë nuk pranoi të marrë pjesë në kampionatin botëror të futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin '94 me kombëtaren e tij, nga e cila pak kohë më pas njofton largimin. Pas eksperiencës italiane ai u transferua në Angli në Çelsin e Londrës, në të njëjtën kohë ndryshoi pak rrezen e veprimit duke luajtur si mbrojtës i qendrës (rol që bënte në fillim të karrierës). Pas një sezoni të parë si lojtar, në vitin 1996-97 zëvendësoi Glen Hoddlen në pankinën e londinezëve duke bërë punën e dyfishtë të trajnerit dhe lojtarit dhe duke i çuar "blutë" në fitoren e Kupës së Anglisë, duke u bërë trajneri më i ri që ka fituar një trofe të tillë.

    Karriera si trajner
    Pas vitit të parë ndërmjet pankinës dhe fushës së Çelsit, Gulit nuk u vlerësua sa duhej sezonin e ardhshëm 1997-‘98 dhe u zëvendësua nga Gianluca Vialli, vit në të cilin luajti vetëm 6 ndeshje përpara se të varte përfundimisht këpucët në gozhdë, në moshën 36-vjeçare dhe t’i dedikohet plotësisht karrierës si trajner. Vendos kështu të pranojë propozimin e një tjetër skuadre angleze, asaj së Newcastle, me të cilën fillon sezonin 1998-‘99, por koleksionon vetëm 1 pikë në 5 garat e para të kampionatit dhe jep shumë shpejt dorëheqjen. Pas një periudhe pa impenjim të mirëfilltë, ai u zgjodh në vitin 2003 nga federata holandeze si seleksionues për kombëtaren nën moshën 19-vjeçare, deri në korrik të vitit 2004. Nga sezoni i ardhshëm bëri punën e trajnerit të Feyenoord, klubit të tij si lojtar, me të cilin luajti sezonin 2004-2005 para së t’ia lërë pankinën Erwin Koeman. Më pas ishte në pritje të një pune të re dhe kreu në mënyrë të përkohshme aktivitetin e komentatorit televiziv për televizionin holandez.

    Veçantia e tij
    Menjëherë binte në sy dhe dallohej ndër lojtarët e tjerë si një personazh i rrallë dhe i pazakontë me flokë të gjatë me rrica alla Bob Marley, me një buzëqeshje të stampuar, me një disponibilitet ekstrem, me komente ironikë dhe aspak dramatikë, me të vërtetë pak të zakonshëm në një ambient si ai i futbollit italian, ndonjëherë shumë serioz. Gulit nuk ishte zhgënjyes dhe luajti një sezon entuziazmues duke pasur 29 prezenca dhe 9 gola, si një ndër lojtarët kyç të skuadrës së Milanit të stërvitur nga Sacchi. Qendërsulmues teknikisht shumë i lavdëruar, potent në fizik dhe në vrap, i pandalshëm kur me topin në këmbë shkonte drejt mbrojtjeve të kundërshtarëve, ai posedonte edhe një personalitet të spikatur, në gjendje që të mbante skuadrën e bashkuar dhe ta udhëhiqte madje edhe në momente në vështira. Viti i tij i parë në Itali përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Milani fitoi kampionatin pas një dueli apasionant me Napolin e Maradonës.

    Rud Gulit me fanellën e Milanit-Kampion Europe
    Në vitin 1988 ofrohen kënaqësi të tjera për “tulipanin e zi”në Kampionatin Evropian. Kombëtarja Holandeze kualifikohet për finale kundër ish-BS. Gulit, si protagonist tashmë i madh i turneut, vë firmën e tij në takimin vendimtar. Ishte minuta e 33' kur Van Basten i jep në fushë një top në lartësi. Goditja e tij me kokë ishte vendimtare dhe nuk i jep mundësi devijimi Dassaevit. Është goli që, së bashku me atë pasardhës të kryer nga Van Basten, i jep Holandës titullin e kampionit të Evropës. Gjatë dy viteve pasardhës Gulit fitoi me fanellën e Milanit dy Kupa të Kampionëve, me gjithë një incident në gju që e mbajti jashtë skuadrës për një kohë të gjatë. Në vitin 1993, pas gjashtë sezoneve te kuqezinjtë, ai u ble nga skuadra e Sampdorias, ku konfirmohet si një pikë e fortë e skuadrës, në gjendje që ta nxjerrë atë nga vështirësia dhe në situatat më kritike. Ai shënoi 16 gola në 31 ndeshje dhe shoqëroi skuadrën deri në vend të katërt në kampionat. Këto rezultate bindin skuadrën e Milanit të rimarrë përsëri pranë saj Rud Gulit. Në të vërtetë ashtu ndodhi më 1994 Gulit filloi të luajë sërish me fanellën kuqezi. Por idili ndërmjet Milanit dhe kampionit holandez u mbyll përfundimisht, pas vetëm 8 ndeshjeve në klubin e Silvio Berlusconin. Më 29 prill të vitit 1990, Rud Gulit është i trishtuar. I trishtuar se kishte humbur kthimin. I trishtuar se kishte arritur shumë vonë. Kishte një vit që priste atë moment. Dy operacione në gju, një periudhë të gjatë mosdisponibiliteti, pyetje të shpeshta mbi kapacitetet për të ardhur në nivelin më të lartë; Rud Gulit kishte arritur të fshinte të gjithë këtë. Ai rishfaqet pranë skuadrës së Milanit për ndeshjen vendimtare përballë Veronës për të luftuar distancën me Napolin për titullin kampion i Italisë. Gulit luajti vetëm 30 minuta, Milani pati regres, duke u lënë bashkëlojtarëve të Maradonës kënaqësinë e triumfit. Atëherë lind pyetja kush interesohej ende për kthimin e Gulit? Titulli i kampionit të Evropës i fituar një muaj më vonë mezi arrin të rigjallërojë situatën. Zhurma u përhap gjithandej, duke folur për një Silvio Berlusconi në kërkim të një tjetër numri 10, duke lidhur një kontratë të majme me Hagin, futbollistin rumun shumë virtuoz. Shtypi transalpin përmendte faktin se Gulit merrte një rrogë që rreth dy milionë franga në muaj. Dhe Gulit linte të kuptohej, sa herë që i jepej mundësia dhe i vinte rasti që futbolli nuk ishte e gjithë jeta e tij, se kishte nevojë për topa të tjerë oksigjeni. Nga e ëma holandeze, e punësuar në Rijksmuseum të Amsterdamit, ai do të tërheqë këtë kuriozitet të përhershëm për botën e jashtme, një etje për njohje që do të shkojë shumë më larg sesa perimetri i fushës së blertë. Nga i ati i tij nga Surinami, ai ruante një sensibilitet përballë padrejtësive të çdo lloji, racizmit dhe dinjitetitit përçmues së popujve të një të tretës së botës. Gjesti i tij i parë në kohën që u emërua futbollisti më i mirë evropian i vitit 1987 konsistoi në dedikimin e këtij trofeu të Nelson Mandelës, gjest që habiti shumë njerëz. Rud Gulit ishte kundër diskriminimit racial. Ai mendonte se pa këtë dallim racial të bardhët kishin frikë të kumbisnin privilegjet dhe pasurinë e tyre, pasi ata mendonin se pa këtë sistem, ata nënshkruanin dënimin e tyre me vdekje. Por në këtë moment, është i gjithë vendi që po vdes. Dy vjet më pas, duke analizuar pasojat e lirimit të Mandelës, Gulit nuk është ende i qartësuar: “Kam kuptuar menjëherë që kjo do të ishte fillimi i problemeve, që ky nuk do të ishte përfundimi i diskriminimit racial”. Atëherë që perspektiva e kësaj çerekfinaleje evropiane mbyll gojët e lojtarëve marsejezë dhe lë të shfaqet nervoziteti i trajnerit të tyre, Raymond Goethals, Rud Gulit vazhdonte t’u bashkëngjitej ngjarjeve që tronditnin në atë moment planetin. Në luftën e Gjirit, ai deklaronte se nuk bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, për dicka që i përket njeriut, por pikërisht për interesa».

    Aventura angleze e Rud Gulit
    Në përfundim të sezonit Rud Gulit largohet nga Italia për të ndërmarrë një aventurë të re në tokën angleze. Në vitin 1995 ai luajti në skuadrën e Çelsit si libero, rol të cilin e kishte pasur në fillim të karrierës futbollistike. Në vitin 1996 Glen Hoddle, trajner i Çelsit, bëhet trajner i kombëtares angleze dhe Gulit merr vendin e tij në skuadrën londineze. Roli i dyfishtë si lojtar dhe trajner i përshtatet veçanërisht holandezit Gulit: Gulit tërheq Çelsin në fitoren e Kupës së Anglisë. Bëhet kështu lojtari më i ri që kishte fituar këtë trofe. Pas këtij triumfi Gulit vendos t’i dedikohet me kohë të plotë zanatit të trajnerit. Më pas ai lë skuadrën e Çelsit, i angazhuar si trajner në një tjetër skuadër angleze “Newcastle”, por kjo eksperiencë filloi shumë keq, skuadra e “Newcastle” fitoi vetëm një pikë në pesë ndeshjet e para. Gulit është i detyruar të japë dorëheqjen, i vendosur në detyrimet e shtypit dhe skuadrës me të cilën nuk arrin të vendosë raporte të mira.

    Gulit fitues i Topit të Artë
    Deri tani, Holanda kishte ngjitur vetëm një përfaqësues të vetëm të saj në shkallën më të lartë të podiumit të Topit të Artë dhe ky ishte Johan Cruyff, fitues tre herë radhazi i këtij çmimi (1971, 1973 dje 1974). Ardhja e Rud Gulit do të shenjtëronte një ndër bashkëkombësit e tij, i cili ecte në gjurmët e paraardhësit të tij të shquar dhe të njohur. Holandezi i dytë që shkruan emrin e tij në çmime kaq të rëndësishme si Topi i Artë, qe gjithashtu lojtari i dytë i Milan AC që u nderua pas Gianni Rivera në vitin 1969. Ylli i ri i futbollit e fitoi këtë vlerësim me 13 vota në vendin e parë, kundër pesë votave ndaj Futre, që doli i dyti dhe katër për Butragueno dhe Michel, dy shokët e Real Madridit, respektivisht të tretë dhe të katërt. Një avancim i rehatshëm për Gulit, i cili kishte fituar vetëm katër pikë gjatë votimit të mëparshëm. Duhet të thuhet se ndërmjet viteve 1986 dhe 1987 shumë yje u zhdukën nga klasifikimi, ndër të cilët Igor Belanov. Rud Gulit qe lojtari i parë me ngjyrë që arriti majat e skenës botërore të futbollit. Ai qe fitues i kampionatit Evropian me skuadrën holandeze, anëtar i rëndësishëm i Milan AC i fundit të viteve ’80, me të cilin fitoi të gjitha konkurset sinjifikative. Me nënë nga Holanda dhe baba nga Surinami, fiziku i tij të impononte respekt në terrenet e futbollit evropian dhe ashtu si Noah dhe Tigana, ai bëhet i njohur si trajner. Këta tre lojtarë me ngjyrë i dhanë mundësi mentaliteteve të zhvilloheshin dhe do të shiheshin në të ardhmen shumë lojtarë të trajnuar nga seleksionues me ngjyrë.

    Një Top i Artë dedikuar Mandelës
    Por Rud Gulit nuk është vetëm një lojtar i madh, por edhe një njeri i impenjuar me beteja me sfond social. U regjistrua në Fondacionin “Anna Frank” dhe kur erdhi rasti, duke shfrytëzuar popullaritetin, zbriti në radhë të parë me qëllim që t’i dëgjohej zëri kundër racizmit në botë dhe në veçanti kundër diskriminimit racial në Afrikën e Jugut. Paralelisht me impenjimet profesionale, ai argëtohej duke i rënë një instrumenti në një kompleks holandez dhe i ka dhuruar UNICEF-it dy disqe të regjistruar. Në vitin 1987 ai i ka dedikuar Topin e Artë Nelson Mandelës.

    Karakteristika teknike
    Rud Gulit e filloi karrierën si mbrojtës i qendrës, duke e shpërndarë me kalimin e viteve rrezen e tij të veprimit deri sa u bë një sulmues i zoti falë një potenciali dhe një aftësie për të shënuar gol. Lojtar me fizik të jashtëzakonshëm, shpërthyes dhe shumë i shpejtë në sulm, pothuajse i pakapshëm kur nisej me topin në këmbë. I pajisur me një gjuajtje potente dhe të saktë, por mbi të gjitha të fortë në arenën e lojës (është për të kujtuar golin vendimtar në një ndeshje mes Juventusit dhe Milanit më 10 janar të vitit 1988), Gulit përfaqësonte një prototip të sulmuesit modern, poliedrik dhe eklektik. Ai u afirmua si një ndër lojtarët evropianë më të fortë të të gjithë kohërave.

    Një karrierë e pasur me tituj
    Kampionati Holandez: 1984,1986,1987.
    Kupa e Holandez: 1984.
    Kampionati italian: 1988,1992, 1993.
    Kupa e Italisë: 1994.
    Kupa e Kampionëve: 1989, 1990.
    Superkupa e Evropës: 1989, 1990.
    Kupa ndërkontinentale: 1989, 1990.
    Kampionati Evropian: 1988.
    Kupa e Anglisë: 1997.
    Topi i Artë: 1987.

    Emri : Rud
    Mbiemri: Gulit
    Ditëlindja: 01.09. 1962
    Vendlindja: Paramaribo, Suriname
    Kombësia: Holandez
    Gjatësia: 1. 91 cm
    Pesha: 88 kg
    Pseudonimi: Tulipani i zi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 29-07-2007 më 06:33
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Paolo Rossi, lojtari që bëri Brazilin të qajë

    Paolo Rossi

    Paolo Rossi, i lindur më 23 shtator të vitit 1956 në Prato është një ish-futbollist italian. Sulmues ndër më të famshmit dhe të adhuruarit të historisë së futbollit, në vitin 1982 u bë kampion i botës në Kampionatin Botëror të Spanjës me kombëtaren italiane, shënuesi më i mirë i kompeticionit (6 gola) dhe fitues i çmimit Topi i Artë. Është lojtari i vetëm, së bashku me Ronaldon, që ka marrë këto tre vlerësime në të njëjtin vit. Luajti në tre kampionate botërorë, përkatësisht në vitet 1978, 1982 dhe 1986, por pas atij të Argjentinës thërritet nga të gjithë “Pablito”.

    Fillimi i vështirë

    Paolo rritet në një ambient futbollistik me të rinjtë e Cattolica Virtus, shoqëri e vogël toskane në të cilën pranohet në moshën 11-vjeçare. Në vitin 1972 kaloi te skuadra e Juventusit, por kalimi i tij në seleksionime të ndryshme të të rinjve u ndërpre shpesh nga një seri fatkeqësish shumë impresionuese. Ka bërë tre operacione në gju përgjatë dy sezoneve. Me gjithë këtë më 1 Maj të vitit 1974 arriti të marrë pjesë në skuadrën e kategorisë së parë në një ndeshje të Kupës së Italisë në Çezena. Në sezonin vjues koleksionoi dy prezenca të tjera në këtë kompeticion, para se të kalonte në vitin 1975 te skuadra e Komos. Por, duket se këtu gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Rossi del në fushë vetëm gjashtë herë përgjatë gjithë turneut pa mundur të shënojë. Më pas karriera e tij mori një drejtim tjetër, Juventus bindi skuadrën e Lanerossi Vicenza, në verë të vitit 1976 që ta huazonte këtë lojtar.

    Loja te Real Vicenza

    Te skuadra e Vicenzas Paolo gjeti tek trajneri Giovan Battista Fabbri një baba të dytë, i cili i dha besim dhe e ndihmoi të përmirësohej në lojë. Trajneri shënoi një kthesë në karrierën e Paolo Rossit, falë edhe spostimit në fushë nga krahu në qendërsulmues. Kështu pas dy golave të sezonit të verës në Kupën e Italisë, Paolo me fanellën numër 9 realizoi 21 gola në 36 ndeshje në kampionatin e Serisë B, duke kontribuar shumë me qëllim që ta çonte skuadrën në serinë më të lartë. Për Rossin po hapeshin kështu portat e futbollit të madh dhe të kombëtares U-21. Megjithëse Rossi ishte në “bashkëpronësi” midis së njëjtës Vicenza dhe Juventus, mbetet te bardhezinjtë për të luajtur kampionatin e tij të vërtetë të Serisë A. Pasi shënoi shumë gola në Serinë B, sulmuesi i ri bën të njëjtën gjë edhe në Serinë A, duke përmirësuar rezultatin e tij të golave: 24 gola në 30 prezenca, duke u bërë kështu golashënuesi i turneut. Falë golave të tij te Lanerossi Vicenza, i ripagëzuar Real Vicenza, arriti një vend të dytë shumë impresionues në kampionat, pasi kishte luajtur për kampionatin për shumë kohë me Juventusin e Giovanni Trapattonit.

    Pranimi te skuadra kombëtare dhe mbrapsja

    Kalimet në skuadra të ndryshme të Rossit i garantuan atij debutimin në skuadrën kombëtare në Liegi kundër Belgjikës më 21 dhjetor të vitit 1977. Enzo Bearzot e thërret edhe për Kampionatin e Botës, Argjentinë 1978, në të cilin skuadra arrin vendin e katërt në finale falë mbështetjes së qendërsulmuesve që realizuan tre gola kundër Francë, Hungarisë dhe Austris në shtatë ndeshje. Rossi atë verë ishte protagonist i një çështjeje shumë impresionuese merkatoje ndërmjet presidentit të Vicenzas, Giuseppe Farina dhe atij juventin, Giampiero Boniperti për zgjidhjen e “bashkëpronësisë” së lojtarit, në fakt të dy shoqëritë ishin të detyruara të shkonin në short dhe Farina ofroi më në fund një shifër astronomike për të mbajtur lojtarin: rreth dy miliardë lireta. Shifra shkaktoi skandal në Itali, duke krijuar një seri të tërë reagimesh kundërshtare, madje edhe politike. Sezoni post-Botëror rezultoi negativ, si për Rosin, ashtu edhe për skuadrën e Vicenzas. Kampioni pësoi një fatkeqësi në gju dhe duhet të qëndronte jashtë, duke lënë skuadrën në prag të një mbrapsje në Serinë B, pas vendit të dytë të një viti më parë. Në këtë pikë Farina ishte i detyruar të hiqte dorë, paksa si me detyrim, ndaj lojtarit dhe gjen një marrëveshje për transferimin e tij te skuadra e Napolit të Corrado Ferlaino. Por Rossi nuk pranoi transferimin në këtë skuadër nga frika e presioneve të mundshme dhe zgjodhi Peruxhan.

    Skualifikimi

    Peruxha përfaqësonte në atë periudhë një ndër realitetet më interesante të futbollit italian. Paolo u përshtat shpejt në skuadrën e re, duke shënuar plot 13 gola në 22 ditët e para të kampionatit. Më pas më një mars të vitit 1980 shpërtheu skandali i famshëm i futbollit, ku Paolo Rossi doli i përfshirë bashkë me disa shokë të tjerë të skuadrës së Peruxhas. Megjithëse futbollisti tregoi shumë herë që nuk kishte fare lidhje me këtë fakt dhe se nuk kishte dijeni, ai u skualifikua nga kampionati për dy vjet, duke humbur kështu edhe mundësinë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Itali 1980. Për Paolon ishte një ngjarje e frikshme, por megjithë këtë vazhdoi me forcë të ecte përpara, i bindur për pafajësinë e tij dhe tifozët edhe në periudhën e skualifikimit tifozët e përkrahën dhe i ofruan shumë dashuri. Vitin e parë të skualifikimit e kaloi në Vicenza, qytet në të cilin martohet dhe qëndroi për të jetuar, duke u stërvitur me skuadrën lokale. Në pranverë të vitit 1981 është skuadra e Juventusit që i jep një besim të ri dhe e ingranon në lojë me gjithë vitin e skualifikimit që i kishte mbetur. Dënimi ndërpritet në prill të vitit 1982 dhe Paolo ishte në kohë për të luajtur tre ndeshjet e fundit të kampionatit me bardhezinjtë, duke realizuar edhe një gol në skuadrën e Udinezes. Në fund si çmim për vuajtjet dhe sakrificat e bëra mbërrin mbledhja e CT Enzo Bearzot për Kampionatin e Botës, Spanjë 1982.

    “Pablito Mundial”

    Mbledhja e Pablito, pseudonim i vendosur në kohën e Kampionatit Botëror në Argjentinë, shkaktoi një seri të pafund polemikash. Ishin të shumtë ata që kritikonin zgjedhjen e Bearzotit për të çuar në Spanjë Rossin, i cili vinte nga një largim prej dy vjetësh, dhe të linte në shtëpi golashënuesin e kampionatit Roberto Pruzzo. Pas ndeshjeve të para kundër Polonisë, Perusë dhe Kamerunit, në të cilat futbollisti tregon disa cilësi serioze ai atlet dhe sportist, gazetarët “ngazëlleheshin” edhe në “dritën” e rezultateve zhgënjyese të skuadrës, që kualifikohet në raundin pasardhës falë tre barazimeve. Të gjithë kërkonin “kokën” e Bearzot, kishte edhe nga ata që e ofenduan publikisht. I njëjti qëndrim vijoi edhe për Rossin dhe komponentë të tjerë të Kombëtares, si për lojtarët ashtu edhe për kapitenin e tyre Dino Zoff, duke njoftuar vendimin për të mos folur më me gazetarët. Në këtë situatë Italia rigjeti veten dhe mundi me rezultatin 2 me 1 Argjentinën, kampionen në fuqi, falë golave të Marco Tardelli dhe Antonio Cabrini. Në ndeshjen vendimtare për vajtjen në gjysmëfinale, ndodhi “shpërthimi” i Rossit, i cili realizoi një tripletë fantastike kundër Brazilit, gëzim që shlyen gjithë poshtërimet e marra dy gjatë dy viteve paraardhës. Pablito bëhet më pas protagonist absolut me një dopietë të rezultatit 2 me 0 në Poloni dhe në finale në stadiumin e Santiago Bernabeu të Madridit, ku hapi siparin e një fitoreje me rezultatin 3 me 1 në Gjermaninë Perëndimore. Falë golave të Kampionatin Botëror ai arriti të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë dhe në fund të vitit Topin e Artë.

    Paolo Rossi, kampion i vitit 1982

    Golat e tij kanë cuar Italinë në fitoren e titullit botëror në Spanjë më 1982. tre golat të realizuara kundër Brazilit në ndeshjen historike të luajtur në stadiumin Sarria të Barcelonës e bën atë një idhull. Ishte një centravanti, me një fizik modest,por me një shpejtësi të jashtëzakonshme kundrejt portës kundërshtare. Ishin momente kycë në karrierën e një futbollisti, rastet e duhur ku mund të shënonin një kthesë vendimtare për fatin e tij, duke e ngritur në profesion dhe duke e cuar drejt një fame botërore. Nëse kësaj i shtohet një trajner i gatshëm të vërë dorën në zjarr për talentin që popërgatit, duke gjetur një ekuilibër spotiv dhe njerëzor, kjo është vërtet një mrekulli. Gjithcka mund të ndodhë. Ky fat i takoi Paolo Rossit në një ndër momentet më të bukur të karrierës së tij, në fund të një skualifikimi dyvjecar për një skandal të ndeshjeve të trukuara. Ishte pikërisht viti 1982 kur lojtari u mblodh nga të kaltrit e Enzo Bearzotit për të luajtur në Kampionatin Botëror të Futbollit në Spanjë. Me gjithë skepticizmin e përgjithshëm trajneri nuk kishte harruar lëvizjet e tij në Kampionatin Botëror të vitit 1978, kur në moshën 21-vjecare tregoi se ishte një lojtar premtues. Mjaftuan pak muaj dhe Paolo Rossi ia dolimbanë të fitojë një vend në olimpin e futbollit. Për të gjithë tifozët e kalëtr do të mbetet i paharruar tripleta e tij kundër Brazilit të madh dhe për të gjithë do të mbetet "Pablito", njeriu o lindur për të shënuar. Gjatë turneut të parë të Kampionatit Botëror të vitit '82 ushqehej shumë skepticizëm kundrejt tij, për faktin se iu rikthye fushës së blertë pas dy vjet largimi. Më pas rigjeti instriktin e tij të jashtëzakonshëm për të shënuar gol. Pas dy viteve të shkuara dëm ai kishte humbur përqendrimin e nevojshëm për takimet e mëdha ndërkombëtarë. Falë vullnetit dhe shokëve të skuadrës ai rigjeti besiminin për të luajtur dhe mori kënaqësinë më të madhe të karrierës futbollistike. Rezultati që ai mori në vitin 1982 është ëndrra për cdo profesionist të futbollit, madje qëllimi i vetëm i rëndësishëm i tij. “Për mua ky vit është si të kem prekur qiellin me dorë. Kujtoj një atmosferë unike, intensive”, është shprehur ai.

    Sukseset në skuadrën bardhezi

    Pas “një dehje” në Kampionatin Botëror në Spanjë, Rossi, ashtu si gjithë skuadra e Juventusit ndeshi disa vështirësi në sezonin 1982-83. Pablito realizoi vetëm 6 gola në kampionat dhe skuadra bardhezi, e krijuar për të fituar gjithçka, ishte plot me kampionë të talentuar. Një ndër fenomenet jo të pëlqyeshëm për skuadrën ishte finalja e Kupës së Kampionëve, të cilën e humbën në Athinë kundër Hamburgut në një ndeshje të sforcuar për bardhezinjtë. Në të kundër nga viti që kaloi, ai pasues ishte i pasur me kënaqësi. Paolo kontribuoi me 13 gola në fitoren e titullit kombëtar dhe triumfon edhe në Kupën e Kupave të fituar në Basilea kundër Portos. Në sezonin 1984-85 u zhvilluan Superkupa e Evropës dhe tragjikja Kupa e Kampionëve të Heysel të Brukselit, të dyja kundër Liverpulit. Në këtë sezon Paolo filloi të ketë rënie sportive, sidomos për shkak të problemeve në gju që filluan ta tronditnin vazhdimisht. Në fund të sezonit Juventus ia dorëzon Milanit të Giuseppe Farinas.

    Golat e fundit

    Sezoni kuqezi me Nils Liedholm në pankinë nuk rezultoi pozitiv. Paolo qëlloi i pafat në 10 ndeshjet e para të kampionatit dhe arriti të realizojë gola vetëm dy herë në kampionat, në derbin e kthimit kundër Interit. Pas Kampionatit Botëror të vitit 1986 në Meksikë, në të cilin u mblodh nga Bearzot, por që nuk doli fare në fsuhë, luajti sezonin e tij të fundit si profesionist në Hellas Verona, ku realizon katër gola në 20 ndeshje. Pablito është ende edhe sot një mit për brezat e tifozëve italianë dhe emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë i skulptuar në historinë e futbollit dhe në zemrat e miliona sportdashësve.

    Autobiografia e Paolo Rossit

    Paolo Rossi ka shkruar edhe një autobiografi me titull “Kam bërë për të qarë Brazilin”, në të cilën ai tregon për karrierën e tij fubollistike, duke u fokusuar më shumë në ndeshjen kundër Brazilit, ku edhe shënon gol. Ky libër është botuar në vitit 2003 në gjuhën italiane dhe është shpërndarë në të gjitha libraritë e vendit. Me anë të këtij libri del në pah edhe një anë tjetër e tij, siç është aftësia për të shkruar dhe për të realizuar një vepër të tillë.

    Si mbahet mend Paolo Rossi?

    Kush e ka parë nuk do të arrijë kur ta heqë nga mendja. Kush e ka parë do të ketë gjithmonë para syve imazhin e asaj Kupe të Botës, të ngritur lart nga duart e lojtarëve të veshur me të kaltër me tri ngjyra në kraharor. Kush e ka ëndërruar do ta ketë gjithmonë të vendosur në zemër imazhin e atij djali të imët, të djersitur dhe të lumtur që vrapon pa pushim në fushën në blertë. Ky është Paolo Rossi. Për më të rinjtë është vetëm një lojtar, për të tjerët që e kanë jetuar atë epokë është njeriu që ka bërë Brazilin të qajë. Në lidhje me futbollin e ditëve të sotme ai thotë se ka ndryshuar pothuajse rrënjësisht dhe kjo, jo vetëm në mënyrën e të luajturit apo të përballimit të garës, por edhe përsa i përket profilit organizativ, mbi të gjitha nën aspektin human. Sipas tij, kanë humbur disa vlera dhe kjo ishte e pashmangshme sepse kur rriten interesat më pas fillon e të mungojë qetësia, si edhe pak buzëqeshja. Kur i bëhet pyetja nëse skuadra kombëtare ka humbur (në vlera), ai shprehet se është shumë i lidhur me të, me skuadrën e kaltër dhe kjo i pëlqen shumë. Sipas tij, kjo është një ngjyrë që bashkon, që grumbullon të gjithë rreth një qëllimi të caktuar. Bashkon kur klubet ndajnë. Kombëtarja është e veçantë në llojin e saj. Sot nuk ka më afrim aq të madh me fanellën, nuk ka më kampionë që qëndrojnë në një skuadër përgjatë gjithë jetës. Ndërsa përsa i përket kujtimeve më të mira nga karriera futbollistike ai veçon disa momente, kur më kryesori ishte ndeshja me Brazilin. Gjithashtu ai kujton disa momente të veçanta edhe me shokët e ekipit, një ndër të cilët ishte edhe viti 1989 kur shkoi në Brazil më disa miq. Ishte në San Paolo, duke ngrënë me disa miq në restorant dhe kur del prej andej rreth mesnatës kishte shkuar drejt një sheshi ku luanin disa fëmijë. Iu afrua atyre dhe i pyeti nëse mund të luante me ta. Për të ishte një emocion i veçantë të kthehej edhe njëherë fëmijë, duke shijuar edhe njëherë shijen e vërtetë të futbollit edhe sportit. Aty ai arriti të kuptonte dhe të bindej plotësisht se historinë e bëjnë njerëzit, shumë shpesh njerëzit e thjeshtë, ata që besojnë në vlerat e jetës dhe të sportit.

    Pasaporta:

    Emri: Paolo
    Mbiemri: Rossi
    Pseudonimi: Pablito
    Ditëlindja : 23 shtator 1956
    Vendlindja: Prato
    Kombësia: Italiane
    Disiplina: Futbolli
    Roli: Qendërsulmues
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 29-07-2007 më 06:34
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Jurgen Klinsmann, miti i futbollit gjerman

    Jurgen Klinsmann

    Fillimi i karrierës

    Jurgen Klinsmann është një futbollist gjerman, i cili ka luajtur në rolin e sulmuesit. Klinsmann ka lindur më 3 korrik të vitit 1964 në Goppingen të Gjermanisë. Ai e filloi karrierën si futbollist në vitin 1981, kur ishte vetëm 17 vjeç, me klubin modest të Stuttgart Kickers (divizioni i dytë i Gjermanisë). "Klinsi", siç thërritet në Gjermani, ishte shumë i dhënë pas këtij sporti, gjithashtu karakterizohej nga një inteligjencë të rrallë. Ai mësoi pjesën më të madhe të teknikave të futbollit gjatë tre viteve, para se të integrohej me klubin e madh gjerman të Shtutgartit, ku luajti përgjatë pesë sezoneve.

    Gjatë sezonit të parë në ekipin e Shtutgartit, Klinsi habiti të gjithë, duke u përshtatur shumë shpejt me ekipin e ri. Ishte viti i parë në Bundesligë kur Klinsmann shënoi 15 gola në 32 ndeshje, një rendiment sulmues dhe shumë i vlefshëm që i binte të përkthehej që në dy ndeshje të kishte shënuar një gol. Më shumë se një zbulim Jurgen Klinsmann u afirmua si një ndër sulmuesit më të mirë të Gjermanisë. Në moshën 20-vjeçare ai u bë një ndër liderët e formacionit gjerman në radhët e ekipit të Shtutgartit. Me gjithë performancat e tij të denja si një ndër sulmuesit më të mirë në botë, Klinsi nuk u seleksionua për Kampionatin Botëror të vitit 1986 në Meksikë nga Franz Beckenbauer. Gjermani i ri, në atë kohë 22 vjeç, edhe pse disi i zhgënjyer nga kjo mosbindje, vazhdoi të punonte me klubin e tij. Në vitin 1988 puna e Jurgen Klismann u shpërblye sepse atij iu dha mundësia të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 1988, që u luajt në Gjermani. Gjermanët, të cilët ishin nënkampionët e botës në vitin 1986 kërkonin me ngulm të fitonin këtë kampionat, por fatkeqësisht humbën me rezultatin 2 me 1 në gjysmëfinale përballë Holandës së Marco Van Basten. Të njëjtin vit, ai fitoi një Medalje të Bronztë me seleksionimin e Gjermanisë në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Seul. Në përfundim të këtij aktiviteti Jurgen Klinsmann u shpërblye me një titull, që ishte ai i lojtarit gjerman më të mirë të vitit.

    Golashënuesi më i mirë dhe vajtja te Interi

    Sezonin vijues Jurgen Klissman bëhet lojtari më i mirë dhe golashënuesi i Kampionatit Gjerman. Nga ky popullaritet i madh Jurgen Klismann përfitoi për t’u larguar nga klubi i Shtutgartit (klub me të cilin luajti 156 ndeshje dhe realizoi 79 gola në 5 vjet), duke u drejtuar për në Itali dhe më saktësisht te ekipi i Interit, ku u bashkua me shokët e tij të ekipit të seleksionimit botëror që janë emrat më të shquar të botës së futbollit si Lothar Matheus dhe Andreas Brehme. Më Itali Jurgen paraqitet shumë shpejt si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe që në sezonin e parë Klinsi realizoi 13 gola në 31 takime. Jurgen u përshtat shumë shpejt me stilin e lojtarëve italianë dhe të lojës së tyre dhe është shumë i pëlqyer nga trajneri i Interit Giovanni Trapattoni. Jurgen Klinsmann ishte përshkruar nga mediat italiane si një sulmues ambicioz, ai ishte shumë i vlerësuar nga tifozët e Interit kudo që ndodheshin. Ishte pikërisht viti 1990 kur Jurgen Klinsmann luajti për herë të parë në karrierën e tij në Kupën e Botës. Është një ëndërr që bëhet realitet për sulmuesin gjerman, që u radhit si titullar në pikën e sulmit të Gjermanisë në shoqëri të sulmuesit të shkëlqyer të Romës Rudy Voller. Gjatë kësaj Kupe Bote Jurgen Klinsmann ishte shumë i rregullt, ai asnjëherë nuk realizoi më pak se tre gola në shtatë ndeshje dhe kontribuoi shumë në suksesin e Mannschaft. Sezonin e ardhshëm Jurgen Klinsman fitoi Kupën UEFA me skuadrën e Interit, duke mundur skuadrën e Romës të shokut të tij të skuadrës Mannschaft Rudi Voller (0-1 në ndeshjen e parë dhe 2-0 në kthim), nënshkrimi i tij me skuadrën e Interit ishte një arritje e madhe sepse në vetëm dy vjet Klinsi arriti të fitonte dy tituj, që do të thotë çdo vit një titull (Kupën e Botës dhe Kupën UEFA). Gjatë kësaj kupe UEFA, Jurgen Klinsmann u shfaq në formë të mirë, duke luajtur në shumë takime (12 takime) dhe shënoi tre gola. Sezonin e ardhshëm, që fatkeqësisht ishte i fundit për Jurgen Klinsmann nën ngjyrat interiste, ai arriti të realizojë sezonin e tij më të keq të të gjithë karrierës, duke luajtur 31 ndeshje dhe duke shënuar shtatë gola. Ai ishte një ndër sulmuesit më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë te skuadra e Interit (duke luajtur 95 ndeshje të Serisë A dhe duke shënuar 34 gola).

    Braktisja e Interit për Francën dhe Anglinë

    Ai braktisi Italinë për Francën, destinacioni Monako, ku luajti për dy vjet. Por, para se të niset për në këtë ekip Jurgen luajti në Kampionatin Evropian të vitit 1992 në Suedi. Gjermania bëri figurë të mirë, duke qenë se arriti deri në finale, por e mundur ashpërsisht nga ekipi danez me rezultatin 2 me 0. Është një goditje e vërtetë progresive për Jurgen Klinsmann, i cili qe më i motivuar se kurrë për të fituar tituj. Te skuadra e Monakos ai i tregoi edhe një herë tjetër të gjithë kundërshtarëve të tij sesa i aftë ishte të bënte një lojë të bukur dhe të shënonte gola. Në 35 ndeshje me klubin e Monakos Jurgen Klismann shënoi 19 gola, duke përfunduar me të njëjtin rast ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e tij, Monako nuk fitoi Kampionatin e Francës. Gjatë sezonit të dytë te skuadra e Monakos, Jurgen u kritikua disi nga mediat, duke shënuar vetëm 10 gola në 30 takime. Pak kohë më pas ai pohoi se kishte ardhur koha të largohej nga principata e Monakos. Ai niset për në Angli ku luajti një sezon me klubin e Tottenham Hotspur. Klinsi rigjeti efikasitetin e tij sulmues, si dhe aftësinë e tij për sulm që kishte pasur në sezonet e parë me skuadrën e Interit. Ai shënoi 20 gola në 41 ndeshje të Ligës Angleze dhe u cilësua me këtë rast si lojtari më i mirë i kampionatit anglez në fund të sezonit.

    Rikthimi në Gjermani

    Klinsi u nis përsëri për në vendlindje, ku u angazhua gjatë dy viteve me klubin më prestigjioz gjerman, Bajnernin e Mynihut. Jurgen deklaroi gjatë ardhjes së tij te kjo skuadër kishte rigjetur dëshirën për fitore. "Kam etje për fitore, e di që jam në fund të karrierës dhe dua të fitoj sa më shumë tituj që të jetë mundësi me skuadrën e Bajernit të Mynihut", u shpreh ai. Gjatë vitit të parë në radhët e skuadrës së Bajernit, Jurgen Klinsmann fitoi Kupën UEFA për herë të dytë të karrierës së tij. Në fakt Bajerni i Mynihut mundi në finale ekipin e Bordosë (2 me 0 atje dhe 3 me 1 ndeshja e kthimit) me gjatë finales së kthimit një gol të Jurgen Klinsmannit në minutën e 77. Ishte për t’u mbajtur mend fakti se Jurgen Klinsmann realizoi 14 nga 27 gola, ndër të cilët 7 përballë Benfikas gjatë këtij kompeticioni. Deklaratat në fillim të sezonit të Jurgen Klinsmann pati një ndikim në psikologjinë e lojtarit. Një gjë është e sigurt, Jurgen Klinsmann realizoi një sezon të shkëlqyer me ekipin e Bajernit (14 gola në 12 ndeshje të Kupës së Evropës, si dhe 16 gola në 32 ndeshje të kampionatit Gjerman). Ai luajti në Kampionatin Evropian të vitit 1996 me ekipin e Gjermanisë, ku disa muaj më vonë ai rezultoi si golashënuesi më i mirë i kampionatit me tre gola, pas anglezit të talentuar Alan Shearer. Gjermania fitoi Kampionatin Evropian të vitit 1996 përballë Republikës Ceke me rezultatin 2 me 1 falë një dy golave të Oliver Bierhoff. Sezonet shkonin njëri pas tjetrit dhe në të njëjtën mënyrë edhe titujt, mirëpo sezonin e ardhshëm Klinsi fitoi më në fund Kampionatin Gjerman me ekipin e Bajernit, duke realizuar 15 gola në 33 takime të kampionatit. Në vitin 1997, Jurgen vendosi të niset për në Sampdoria në Itali, zgjedhje që duket shumë e çuditshme, duke parë arritjet e tij të mëparshme. Për më tepër, ai luajti vetëm tetë ndeshje me formacionin italian, duke realizuar vetëm gola të vegjël. Një vit më pas ai luajti në Kupën e Botës në Francë, që ishte kompeticioni i tij i fundit me skuadrën gjermane. Gjermania e mori veten pak me vështirësi deri në çerekfinale, duke humbur me rezultatin 3 me 0 përballë lojtarëve impresionues kroatë, kryesisht të talentuarit Davor Suker dhe të profesionistit Znonimir Boban. Më parë Jurgen Klismann ia kishte dalë mbanë në tre ndeshje të bukura, kryesisht përballë Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Meksikës. Ai doli në pension si futbollist profesionist dhe më pas festoi jubileun e tij vitin pasues, moment i mbushur me shumë emocion për Klinsin. Në korrik të vitit 2004 Jurgen Klismann u emërua në krye të seleksionit gjerman me të cilin ai kërkoi të fitojë Kupën e ardhshme të Botës në Gjermani dhe kur mendojmë etjen për fitore që kishte Klinsmann si lojtar gjithçka të lë të mendosh që përzgjedhja gjermane do të vihej në dyshim në vitin 2006. Shumë lojtarë do ta marrin atë si shembull dhe për shumë tifozë të tjerë ai mbetet gjithmonë në zemrat e tyre. Pas përfundimit të karrierës si lojtar në disa skuadra, ai largohet nga loja e futbollit si lojtar dhe bëhet trajner. Kurrsesi një figurë sportive si ai nuk mund të shkëputej totalisht nga futbolli.

    Karriera si trajner

    Pas edicionit të Kampionatit Botëror që u zhvillua në Gjermani në vitin 2006 ai qe trajneri i ekipit kombëtar. Ai hoqi dorë nga ky post fill pas përfundimit të këtij turneu, ku ekipi i tij zuri vendin e tretë, i eliminuar nga Italia me rezultatin 0 me 2, por fitues ndaj Portugalisë me rezultatin 3 me 1. Pasardhësi i tij u bë Joachim Low. Largimi i tij nuk la shije të mirë në radhët e profesionistëve të këtij sporti, por ata duhet të merrnin parasysh vendimin e tij. «Kushdo që të vijë në vend të Juergen Klinsmann duhet të ndjekë punën që ishte filluar më parë», kishte deklaruar bashkëpresidenti i Federatës Kombëtare Gjermane, Mayer-Vorfelder, duke refuzuar në atë moment të diskutonte për emra të kandidatëve të mundshëm. Por, pak kohë më vonë pas disa takimesh të Federatës lidhur me kandidatin e ri që do të zëvendësonte Klinsmann, u vendos që ai të ishte Joachim Low. Në atë kohë Klinsmann pas përfundimit me sukses të aventurës gjermane në Kupën e Botës, kishte kërkuar disa ditë kohë për të reflektuar për të ardhmen e tij, duke u nisur së bashku me familjen drejt një lokaliteti të mbajtur sekret. Pasi kishte ndeshur skepticima të fortë nga ana e kritikës dhe e publikut, ish-trajneri gjerman ia kishte dalë mbanë të bindte një popullaritet të madh gjatë Kampionatit Botëror falë stilit të lojës dhe mënyrës së të vepruarit të skuadrës gjermane. Në përfundim të Kupës së Botës, sipas disa sondazheve të ndryshëm, ata që kërkonin që Klinsmann të qëndronte në pankinën gjermane ishin rreth 90%. Sondazhet u realizuan në mbarë Gjermaninë dhe kudo rezultoi se trajneri gjerman kishte fansa dhe njerëz që e vlerësonin për punën e tij. Sipas tyre, ai kishte dhënë shumë për këtë sport në këtë vend. Ishte një ndër lojtarët dhe më pas trajnerët që ia vlente të admirohej dhe të kishte mbështetjen e të gjithëve.

    Stili i tij

    Tekniku gjerman Juergen Klinsmann ka përdorur konceptet e psikologjisë sportive dhe një teknikë të veçantë për të çuar skuadrën deri në çerekfinale në Kampionatin Botëror Gjermani 2006. Në një intervistë për “FIFA Magazine” tekniku gjerman tregon se ka përdorur për një “program didaktik” me të cilin kishte si qëllim të formonte lojtarë vetëm nga një pikëvështrim tekniko-futbollistik, por edhe duke i motivuar dhe inkurajuar. Ai kishte si synim t’i përqendronte në mundësinë konkrete për të fituar këtë Botëror. Zgjodhi të luante kundër kundërshtarëve të fortë në ndeshjet miqësore për t’i lënë të kuptojë lojtarëve që të jenë në nivel të njëjtë me shokët e tyre të skuadrave të mëdha, si Brazili dhe Argjentina, dhe mundësisht t’i mundin ata. Ai i propozonte shpesh lojtarëve shumë pamje me videoprojketor të skuadrave të tjera, duke komentuar pikat e forta të skuadrës së huaj me atë të tijën dhe e anasjelltas. Në këtë mënyrë ai i ndërgjegjësonte lojtarët e tij për vështirësitë dhe mangësitë që duhet të kalonin, por gjithashtu edhe duke i inkurajuar në shumë raste. Motoja e tij didaktike ishte “pak fjalë, por të duhura”. Sipas Klinsmannit, janë të paktë mesazhet që kanë një efekt shumë domethënës kur lojtarët ndodhen në terren dhe nuk mund të krahasohen kurrë me ata që jepen gjatë trajnimit të tyre. Me inteligjencë të madhe është afrimi i tij në stërvitjen individuale. “Duhet të gjej mënyrën e duhur për të komunikuar me secilin lojtar. Disa u binden stimujve vizivë, disa të tjerë preferojnë një dialog të dendur, të tjerë kërkojnë ndonjëherë pak komfort”, shprehej ai. Puna e psikologëve sportivë mund të jetë shumë e nevojshme në kontekstet konkurruese kaq të rëndësishëm, por edhe më e nevojshme do të ishte kur atletët janë 15 ose 16 vjeç dhe janë ende në skuadra të vogla dhe fillestare. Ndërsa kur duhet të specifikojë punën e trajnerit, Klismann thekson se duhet të mbahen larg skuadrës fenomenet negative, nuk duhet të jepet përshtypja që tekniku të mos shqetësohet, si dhe as ideja që ai beson totalisht në lojtarët e tij. Klinsmann është treguar një psikolog i mirë edhe në mënyrën e përdorur për zgjedhjen e trajnerit të skuadrës. “Kishim dy portierë të klasit botëror (Kahn dhe Lehmann) dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte që në fillim të Kampinatit Botëror. Nëse do të kisha zgjedhur në fillim në favor të njërit prej tyre, tjetri do kishte menduar se do kisha bërë një padrejtësi ndaj tij, dhe i pari nuk do kishte mundur të ishte më në formën optimale. Kompeticioni i ka ‘hequr nga e drejta e pronës’ dhe pyeta veten pse gjendja e portierëve duhet të ishte ndryshe nga ajo e treshes së djathtë ose të sulmuesve. Më duhej të veproja në mënyrë që të gjithë lojtarët të ishin të kënaqur”, u shprehte ai.

    Refuzimi ndaj ekipit të Çelsit

    Ish-tekniku i Kombëtares gjermane i tha jo ekipit të Çelsit. Ai refuzoi të ishte trajner i kësaj skuadre për arsye familjare. Është një arsye veçanërisht e rëndësishme, por që ndodh të jetë arsye. Pra ajo që nuk i dha mundësi Jurgen Klinsmann të zërë postin e Jose Mourinhos në pankinën e Çelsit në Stamford Bridge ishte një arsye tërësisht familjare. Ai i tha jo trajnimit të një skuadre evropiane, duke u shprehur: "Të çoja për të jetuar në Evropë familjen time pas shumë vitesh jetesë në Kaliforni ishte një gjë shumë e vështirë. Nuk mund ta bëja këtë”. Për mua nuk do të ishte një problem i madh, por fakti që në Evropë je gjithmonë nën vëzhgim, të gjithë presin të të vënë nën presion dhe je gjithmonë nën një kujdes konstant. Në Kaliforni, bashkëshortja dhe fëmijët e mi janë ata që janë, ndërsa në Evropë do të ishin bashkëshortja dhe fëmijët e Jurgen Klinsmannit. Për këtë qëllim nuk dua t’i vë nën presion", përfundoi ai.

    Emri: Jurgen
    Mbiemri: Klinsmann
    Ditëlindja: 30.07. 1966
    Vendlindja: Goppingen, Gjermania
    Kombësia: Gjerman
    Gjatësia: 1.81 cm
    Pesha: 76 kg
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Loro Boriçi, legjenda e futbollit shqiptar
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 14:09
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  3. Sheriati në futboll....
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 11:56
  4. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27
  5. Besnik DIZDARI mbi historine e Futbollit
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2003, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •