Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140

    Për Kosovën, e gjithë puna është te ekonomia

    Kosova ka PKB-në më të ulët të Evropës Juglindore, papunësi të përhapur dhe bilanc asimetrik të tregtisë. Krerëve të saj do t'u duhet shpejt të ta zhvendosin fokusin e tyre larg çështjeve të statusit drejt krijimit të të mirave, shkruan Robert C. Ostin i Universitetit të Torontos.

    I dërguari i OKB-së Marti Ahtisaari do të lëshojë në janar raportin e tij mbi statusin e Kosovës. Ndonëse gjithkush po flet për përmbajtjen e këtij raporti, një gjë është e qartë: statusi përfundimtar nuk do t'i zgjidhë menjëherë problemet e ngutshme ekonomike.

    Disa faktorë kufizojnë tani aftësinë e Kosovës për të shkuar përpara: një mungesë aksesi ndaj financimeve dhe investimeve ndërkombëtare për shkak të statusit të saj të pasigurt, ndaj tregut ndërkombëtar të bonove (përsëri për shkak të statusit të pasigurt), ndihmës donatore të tkurrur dhe rënies së remitancave nga diaspora. Po të mos trajtohen këto çështje, përfundimi në terren mund të ishte i zymtë. Kur refugjatët u kthyen në 1999 dhe paratë vërshuan, ekonomia e Kosovës u rrit në masë të dukshme e me dinazëm të veçantë. Nga vitit 2004, gjërat zunë të ndryshojnë për keq ndërsa hyri stanjacioni.

    Të ardhurat për frymë PKB të Kosovës, pak mbi 1,100 euro, janë më të ultat në Evropën Juglindore dhe rritja ekonomike është e dobët. Papunësia që vlerësohet në 40% është një problem i madh. Papunësia e rinisë shkon deri në mbi 60%. Aksesi ndaj tregjeve evropiane të punës do të ndihmonte por kjo shihet pa gjasa në të ardhmen e afërt.

    Më alarmues është bilanci i tregtisë, pasi Kosova zorr se prodhon gjë. Eksportet mbulojnë vetëm 6% të importeve. Kjo është mirë për një buxhet që varet nga të ardhurat e doganave por keq kur plani afat-gjatë është për tregti më të lirë rajonale. Ekonomia funksionon pothuajse tërësisht si një shoqëri konsumi bazuar në tregtinë shkallë-vogël dhe bizneset e pakta familjere. Shumë pak para investohen në industritë që mund të ofronin punë. Sektori bujqësor është posaçërisht shqetësues. Kosova mund t'i plotësonte vetë gjithë nevojat për ushqim; burimet bujqësore mbeten të nënshfrytëzuara.

    Të tjera probleme janë në horizont. Pakësimi i misionit të OKB-së që shpenzoi rreth 2.6 miliard euro në mallra, personel e shërbime midis 1999 dhe 2006, do të sjellë një goditje serioze ekonomike. Sëbashku me rënien e sasisë së të ardhurave nga diaspora, kjo është potencialisht katastrofike. Në afat të shkurtër Kosova do të jetë pothuajse me siguri e varur nga BE për mbijetesën e saj.

    Refreni i qeverisë së Kosovës është i pandryshueshëm: pa pavarësi duart e saj janë të lidhura. Kundërshtarët e pavarësisë, përkundrazi vazhdojnë të argumentojnë se Kosova është e paqëndrueshme si një njësi e pavarur. Megjithatë, atyre u duhet ende të nyjëtojnë se si Kosova mund të ishte më frutdhënëse si diçka tjetër se sa si një shtet i pavarur.

    Megjithë rrethanat aktuale, Kosova në fakt mund të mbijetojë. Mbi të gjitha, popullsia shkon në vetëm 2 milion. Ka një numër të madh të rinjsh me moshë pune, gati dhe të dëshëruar për të punuar, dhe ulja e pranisë ndërkombëtare do t'i ulte pagat, të cilat janë mjaft të larta për rajonin. Për përballueshmërinë, duhen dy ndryshime kritike. Komuniteti ndërkombëtar, (dhe kjo ka gjasa të bjerë mbi shpatullat e BE) duhet ta bëjë të mundshme për Kosovën që të tërheqë investimin e huaj. Në të njëjtën kohë, BE duhet të marrë kryesimin në transfromimin e infrastrukturës së Kosovës.

    Kosova është nga shumë anë ende krejt e izoluar. Po qe se na thotë gjë përvoja në pjesën tjetër tjetër të rajonit, është se çelësi këtu është integrimi më i madh rajonal. Me një treg të tillë të vogël, investitorëve u duhet ta shohin Kosovën si pjesë e një tabloje më të gjerë. Kjo do të thotë se ata duan që mallrat e tyre të shkojnë lehtësisht në vendet e tjera në rajon. Komuniteti ndërkombëtar duhet të inkurajojë investimin masiv në rrugë dhe hekurudha. Shkurtimi i kohës së transportit midis Tiranës dhe Prishtinës është një përparësi.

    Qeveria duhet të bëjë investime thelbësore në arsim, pasi Kosova aktualisht ka normën më të ulët në Evropë për ndjekjen e shkollës pas asaj të ciklit të dytë. Ajo duhet të merret me reputacionin tejet të keq kur vjen puna te korrupsioni. Transparency International jep një tabllo të zezë, ndonëse Shqipëria fqinjë shkon edhe më keq. Edhe me pavarësinë dhe aksesin ndaj tregjeve financiare, investitorët kanë ende nevojë të jenë të risiguruar. Ka histori suksesesh në investimet në Kosovë. Për to duhet të flitet.

    Integrimi rajonal po ndodh ndërkohë tjetërkund në Ballkan dhe është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e këtij procesi. Ndërsa kjo mund të mos jetë e lehtë lidhur me Serbinë, fqinjët e tjerët të Kosovës janë gati të hapin portat e tyre. Për Evropën Juglindore në përgjithësi, klima e investimeve po përmirësohet. Të gjitha vendet në rajon po lëvizin të rivlerësojnë konkurencën e tyre në një orvatje për t'u bërë më tërheqës për investitorët e huaj; Mali i Zi dallohet këtu. Shqipëria, e cila ka patur një periudhë tranzicioni të parregullt e me të meta, po merr masa për të rregulluar procesin e investimit.

    Populli i Kosovës e kuptoi shumë kohë më parë se pavarësia nuk do të ndryshojë dramatikisht gjendjen afat-shkurtër ekonomike. Ai ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përgjigje më konkrete nga elita në lidhje me krijimin e vendeve të punës. Qeverisë i duhet të zhvendoset nga politikat e pavarësisë ndaj një fokusi mbi krijimin e mirëqënies.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Duhet ndermarre nje nisme per te promovuar prodhimet kosovare ne Shqiperi.Une personalisht kam filluar te zgjedh lengun e frutave "Dona", Made in Kosova, ne vend te lengjeve te tjere.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Bashke me ekonomine, ne kosove duhet punuar shume edhe me moralin.....d.m.th per demokratizimin e shoqerise.......i cili eshte edhe kriteri kryesor per te fituar respekt ne bote.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kam degjuar se ne Kosove ka qymyr guri me shumice gje qe dote ishte me mjaft interes per ndertimin e termocentraleve te fuqishem.Ndertimi i teceve ka mjaft leverdi pasi prodhohet energji elektrike ,ngrohje popullates,shfrytezimin e serave,dhe me ne fund mbetjet e hirave per prodhim cimento.

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  3. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •