PASDARKA E MADHE
“Kjo shėrbesė kėndohet nė mbrėmje, nė periudhėn e Kreshmėve tė Mėdha, tė hėnave, tė martave, tė mėrkurave dhe tė enjteve, deri tė Martėn e madhe.”
Pasi bekon Prifti (I bekuar ėshtė Perėndia ynė...), thuhet Trishenjti; Lavdi dhe Tani; Mėshiro o Zot (12 herė); Ejani t’i falemi... (3 herė); pastaj lexohen psalmet qė vijojnė:
PSALMI 4
Dėgjomė kur tė thėrres o Perėndi i drejtėsisė, jam nė shtrėngicė tė madhe, kij mėshirė pėr mua dhe dėgjoje lutjen time. O bij tė njerėzve gjer kur do ta hidhni lavdinė time nė baltė? Gjer kur do tė doni madhėshti dhe grabitje? Mėsoni se Zoti e ka shėnuar besimin pėr veten e tij, se Zoti do tė mė dėgjojė kur do ta thėrres. Ruaju dhe mos mėkato; kėshillohu me zemrėn tėnde natėn dhe rri urtė; blato therore drejtėsie, dhe kij besim mė Zotin. Shumė thonė se kush mund tė na bėjė ndonjė tė mirė? O Zot, tregoje dritėn e fytyrės sate mbi ne, se ti na ke gėzuar zemrėn mė tepėr se atyre kur u shtohet gruri dhe vera. Pra, do tė bie dhe do tė fle i qetė, se ti, o Zot, mė ruan e mė siguron.
PSALMI 6
O Zot, mos mė qorto nė zemėrimin tėnd, edhe mos mė mundo nė mėrinė tėnde. Kij mėshirė pėr mua, o Zot, se jam i pafuqishėm; shėromė, o Zot, se mė janė thyer eshtrat. Shpirti im u turbullua keq; po ti, o Zot, gjer kur? Kthehu o Zot ēliroma shpirtin, dhe shpėtomė pas mėshirės sate. Se kush do tė kujtojė pas vdekjes dhe kush do tė lavdėrojė nė varr? Jam lodhur nga psherėtimet, se tėrė natėn e shkoj me qarje, dhe shtrati im ėshtė i mbytur nga lotėt. Syri im u shua prej hidhėrimit, se mė kanė plakur armiqtė. Largohuni prej meje ju qė veproni padrejtėsi, se Zoti e dėgjoi qarjen time, Zoti e priti faljen time. U turpėrofshin dhe u shofshin gjithė armiqtė e mi, u kthefshin prapa me faqe tė zezė pėrnjėherėsh.
PSALMI 13
Gjer kur do tė mė harrosh, o Zot? Apo pėr gjithmonė? Gjer kur do ta fshehėsh faqen prej meje? Gjer kur do tė kėshillohem me shpirtin dhe me zemrėn e helmuar pėr ditė? Gjer kur do tė lartėsohet armiku im pėrmbi mua? Vermė re dhe dėgjomė, o Zot, o Perėndia im. Ndritmi sytė qė tė mos fle gjumin e vdekjes, qė tė mos thotė armiku qė ėshtė mė i fortė se unė, dhe tė mos gėzohen ata qė mė ndjekin kur tė tronditem. Se unė shpresova nga mėshira jote; dhe zemra do tė mė gėzohet nga shpėtimi yt; dhe do ta kėndoj Zotin pėr tė mirat qė mė ka bėrė. Vermė re dhe dėgjomė, o Zot, o Perėndia im. Ndritmi sytė qė tė mos fle gjumin e vdekjes, qė tė mos thotė armiku qė ėshtė mė i fortė se unė.
Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin. Aliluia, Aliluia, Aliluia, lavdi mė ty o Zot (3 herė). Mėshiro o Zot (3 herė). Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
PSALMI 25
Tek ti, o Zot, e ngre shpirtin tim; ty tė kam besim, o Perėndia im. Mos ma nxi faqen, mos e ler armikun tė dalė faqebardhė. Mos i turpėro ata qė tė shėrbejnė; po turpėroi ata qė tė kundėrshtojnė mė kot. Tregomė udhėt e tua, o Zot; mėsomė patekat e tua. Prirmė tek e vėrteta jote dhe mėsomė, se ti je Perėndia i shpėtmit tim, se ty tė shėrbej tėrė ditėn. Kujtoi dhembshuritė dhe mėshirat e tua tė vjetra, o Zot; edhe mos i kujto paudhėsitė dhe mėkatet e djalėrisė. Kujtomė, o Zot, pas mėshirės dhe pas mirėsisė sate. Zoti ėshtė i mirė dhe i drejtė, prandaj do t’ua mėsojė udhėn mėkatarėve. Do t’i udhėheqė tė butėt nė gjyqin, dhe do t’ua mėsojė udhėn tė butėve. Tė gjitha patekat e Zotit i shpien nė mėshirėn dhe nė tė vėrtetėn, ata qė ia ruajnė dhjatėn dhe dėshmimet. Pėr emrin tėnd, o Zot, falmi paudhėsitė, se janė shumė tė mėdha. Cili ėshtė ai njeri qė ia ka frikėn Zotit? Atij do t’ia tregojė udhėn qė duhet tė zgjedhė. Shpirti i tij do ta fitojė paqen, dhe fara e tij do ta trashėgojė dhenė. Zoti ėshtė forca e atyre qė ia kanė frikėn dhe atyre do t’ua tregojė dhjatėn. I kam sytė kurdoherė nga Zoti, se ai do m’i nxjerrė kėmbėt nga kurthi. Shtjerma syrin dhe mėshiromė se jam i shkretuar dhe i helmuar. Hidhėrimet e zemrės mė janė rritur, po ti nxirrmė nga shtrėngicat. Shikoma dhembjen dhe hidhėrimin, dhe falmi tė gjitha mėkatet. Shikoji armiqtė e mi, se janė tė shumtė dhe mė urrejnė egėrsisht. Ruama shpirtin dhe ēliromė; mos ma nxi faqen, se mė ty shpresova. Shpėtomė se tė kam shėrbyer me drejtėsi dhe zemėrbardhėsi. Shpėrbleje Izraelin, o Zot, prej gjithė hidhėrimeve.
PSALMI 31
Mė ty shpresova, o Zot, mos u turpėrofsha kurrė; shpėtomė pas drejtėsisė sate. Verma veshin, shpėtomė pėr sė shpejti. Bėhu shkėmbi dhe fortesa ime dhe kėshtjella ime, dhe tregoma udhėn pėr emrin tėnd. Nxirrmė nga kurthi, qė mė kanė kurdisur, se ti je mbrojtėsi im, o Zot. Ty ta dorėzoj shpirtin, se ti mė shpėrbleve, o Zot, Perėndi i vėrtetė. I kam urryer gėnjeshtarėt, edhe kam shpresuar mė Zotin. Do tė gėzohem dhe do tė ngazėllohem pėr mėshirėn tėnde, se ti u kujdese pėr hidhėrimet e mia; dhe ti ma shpėtove shpirtin nga shtrėngicat; edhe nuk mė mbylle nė dorėn e armikut, por m’i ēlirove kėmbėt nė fushėn e gjerė. Mėshiromė, o Zot, se jam nė shtrėngicė; syri dhe shpirti, dhe trupi mė janė fishkur prej hidhėrimit. Se e kam shkuar jetėn nė helme dhe psherėtime; se forca m’u venit, edhe eshtrat m’u kėputėn nga paudhėsia. U bėra gazi i armiqve dhe i fqinjėve, dhe tmerri i miqve dhe tė njohurve, tė cilėt iknin kur mė shikonin. Mė kanė harruar si njė njeri tė vdekur; mė kanė hedhur si njė enė tė thyer; mė kanė pėrqeshur rreth e rrotull; janė kėshilluar tė ma marrin shpirtin. Po unė shpresova mė ty, o Zot, edhe thashė: “Ti je Perėndia im. Jeta ime ėshtė nė dorėn tėnde. Ēliromė prej armiqve qė mė ndjekin. Ndritmė dhe shpėtomė sipas mėshirės sate se unė jam shėrbėtori yt.” Mos mė turpėro, o Zot, se ty tė kam thirrur, turpėroi tė pabesėt edhe shporri nė greminė. Mbyllju gojėn gėnjeshtarėve pėrpara tė drejtėve me madhėshti dhe pėrbuzje. Se mirėsia jote, o Zot, ėshtė e madhe pėr ata qė ta kanė frikėn. Ke bėrė ēudira pėrpara faqes sė njerėzve pėr ata qė shpresojnė mė ty. Do t’i mbrosh me faqen tėnde nga goditjet e armiqve. Do t’i ruash me tendė nga helmi i gjuhėve tė tyre. I bekuar ėshtė Zoti, se mė ka treguar mirėsinė e ēuditėshme nė qytet tė fortė. Se nė nxitim e sipėr, kam thėnė qė ma hoqe syrin, po ti ma dėgjove lutjen kur tė thirra. Dojeni Zotin, ju oshėnarėt e tij, se Zoti ruan besnikėt, edhe i shpaguan madhėshtorėt. Kini kurajo, se ai do t’jua forcojė zemrėn tė gjithėve, qė shpresoni mė Zotin.
PSALMI 91
Ai qė banon nė shtėpinė e tė Lartit, do tė rrojė nėn hijen e Fuqimadhit. Do t’i them Zotit: “Ti je pėrikja ime dhe kėshtjella ime”, dhe atij do t’i kem besim. Se ai do tė shpėtojė nga kurthi i gjahtarit edhe nga murtaja e zezė. Ai do tė mbulojė me pendėt e tij, dhe do tė fshihesh nėn fletėt e tij, se e vėrteta e tij ėshtė shqytė edhe mburojė. Atėherė nuk do tė kesh frikė nga tmerri i natės, as nga shigjeta qė fluturon ditėn, as nga murtaja qė ecėn nė errėsirė, as nga rėmuja qė shkreton nė drekė. Njė mijė do tė bien nė tė majtė, dhe dhjetė mijė nė tė djathtė, por ty nuk do tė afrohet askush. Vetėm do tė vesh re dhe do ta shikosh me sy shpagimin e tė paudhėve. Se Zoti ėshtė pėrikja jote dhe banesa jote dhe asnjė e keqe nuk do tė afrohet, edhe plaga nuk do tė vijė pranė banesės sate, se do t’i porositė Ėngjėjt e tij tė tė ruajnė nė gjithė udhėt e tua. Do tė tė ngrenė mbi duart, qė tė mos pėrpjekėsh kėmbėt mbi gurėt. Do tė baresėsh mbi gjarpėrinj edhe mbi nėpėrka, dhe do tė shkelėsh me kėmbė luanė e dragonj. Se shtive dashuri mė Zotin dhe ai do tė ēlirojė dhe do tė lartėsojė, se e ke njohur emrin e tij. Do ta thėresėsh edhe do tė dėgjojė, do tė shpėtojė dhe do tė lavdėrojė. Do tė gėzojė me ditė tė gjata dhe do tė tregojė shpėtimin e tij.
Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin. Aliluia, Aliluia, Aliluia, lavdi mė ty o Zot (3 herė). Mėshiro o Zot (3 herė). Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
Pastaj kėndohen Vargjet pasuese me tingull T.T.II, duke shtuar nė fund si refren: “Zoti ėshtė bashkė me ne.”
Zoti ėshtė bashkė me ne. Dijeni o kombe qė jeni tė mundur.
Dėgjojeni anembanė dheut.
O tė fortė do tė mundeni.
Sado tė forcoheni, prapė jeni tė mundur.
Zoti do t’i shkatėrrojė kėshillat tuaja.
Fjala qė do tė lidhni, nuk do tė qėndrojė.
Nuk trembemi as tronditemi nga ju.
Do tė bekojmė Zotin, Perėndinė tonė, dh do t’ia kemi frikėn.
Do t’i kemi besim besim, se ai na shenjtėron.
Do t’i kemi besim, se ai na shpėton.
Ja unė edhe djemat qė mė dha Perėndia.
Populli qė bariste nė errėsirė, pa njė dritė tė madhe.
Ju rrini nėn hijen e vdekjes, po drita shkėlqen pėrmbi ne.
Se njė djalė na lindi, dhe njė bir na u dha.
Dhe ai do ta marrė qeverimin pėrsipėr.
Edhe paqja e tij nuk do tė ketė kufi.
Edhe do tė quhet emri i tij, Ėngjėll i kėshillės sė madhe.
Kėshilltar i ēuditshėm.
Perėndia i fuqishėm, Kryetar, Princ i Paqes.
Ati i jetės sė pritme.
Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.
Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
Zoti ėshtė bashkė me ne. Dijeni o kombe qė jeni tė mundur.
Pastaj lexohen Troparet pasues:
Si shkova ditėn, tė pėrhiroj o Zot; tė lutem falmė mbrėmjen dhe natėn tė pamėkatėshme, o Shpėtimtar dhe shpėtomė.
LAVDI. Si shkova ditėn, tė lavdėroj o Zot; tė lutem falmė mbrėmjen dhe natėn pa skandal, o Shpėtimtar dhe shpėtomė.
TANI. Si shkova ditėn, tė pėrhymnoj o i Shenjtė; tė lutem falmė mbrėmjen dhe natėn pa lakmim, o Shpėtimtar dhe shpėtomė.
Pastaj kėndohen kėto vargje meTtingull IV:
Me trumbeta kipre ēdo Keruvim, tė kėndon plot me bujė dhe lavdėrim.
Dhe me gjashtė krahė ēdo Serafim, tė hymnon pa pushuar me ngazėllim.
Ėngjėjt nė qiellin shekullor, tė adhurojnė me Psalm edhe Trishenjtor.
Ishe qė prej jetėsh o At e je, Bir tė vetėm pa nisje Jisunė ke.
Shpirti i Shenjtė ka gjithė atė lavdi, tė pandarė tė tre bėjnė njė Trini.
Zonja Virgjėreshė o Shėn Mari, lindi Krishtin njeri edhe Perėndi.
Atėr dhe Shenjtorė plot me lavdi, qė fituat Parajsė dhe lumėri.
Bėni ndėrmjetime pėr ēdo besnik, tė shpėtojmė nga djalli dhe Ferri i lig.
Ja ku po ju lutemi pa pushim, Trishenjtorin kėndojmė me mallėngjim.
Shenjt, Shenjt, Shenjt, o Zoti Trishenjtor, mėshirona dhe shpėtona, Amin.
Pastaj kėndohet me zė tė ulėt Simboli i Besės, dhe kėndohen Vargjet pasuese me Tingull IV:
Zonjė Hyjlindėse e tėrėshenjtė, ndėrmjeto pėr ne dhe ēdo mėkatar. (3 herė)
Ėngjėj dhe Kryeėngjėj tė Shenjtė, ndėrmjetoni pėr ne dhe ēdo mėkatar. (2 herė)
Shėn Joan Profet, Parėrendės, Pagėzor, i Zotit tonė Jisu Krisht, ndėrmjeto pėr ne dhe ēdo mėkatar. (2 herė)
Apostuj dhe Profetė, Dėshmorė dhe Shenjtorė, ndėrmjetoni pėr ne dhe ēdo mėkatar. (2herė)
Atėr Oshėnarė, Barinj edhe Mėsonjės, ndėrmjetoni pėr ne dhe ēdo mėkatar. (2 herė)
O fuqi e pamundur, e Kryqit tė ēmuar, shpėtona ne dhe ēdo mėkatar. (2 herė)
O Perėndi, kij mėshirė pėr ne dhe ēdo mėkatar. (3 herė)
O Zot mėshirona.
Pastaj thuhet Trishenjti, dhe lexohen Troparet pasues:
Ndritmi sytė, o Krisht Perėndi, qė tė mos fle gjumin e vdekjes, qė tė mos thotė armiku, qė ėshtė mė i fortė se unė.
LAVDI. Forcoma shpirtin o Perėndi, se shkoj nėpėr shumė gracka; ruajmė prej atyre si i mirė, dhe shpėtomė si njeridashės.
TANI. Meqėnėse s’guxojmė nga mėkatet e shumta, ndėrmjeto pėr ne pranė Birit tėnd, o Virgjėreshė Hyjlindėse, se lutja e Nėnės ka fuqi tė madhe pranė Zotit. Mos i pėrbuz mėkatarėt o e mirė, se Zoti ėshtė mėshirėplotė, edhe do tė na shpėtojė, se dėnjoi tė pėsojė pėr ne.
KĖNDONJĖSI: Mėshiro o Zot. (40 herė)
Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
Mė tė nderuarėn se Keruvimet, dhe mė tė lavdėruarėn pa krahasim se Serafimet, qė pa u cėnuar linde Fjalėn Perėndi, me tė vėrtetė Hyjlindėsen, ty tė madhėrojmė.
Mėshiro o Zot. (3 herė)
Beko, o Atė, nė emrin e Zotit.
PRIFTI: Me uratat e Etėrve tanė tė Shenjtė, o Zot Jisu Krisht Perėndi, mėshirona dhe shpėtona.
KORI: Amin.
DHJAKU: Le t’i lutemi Zotit.
KORI: Mėshiro o Zot.
URATA E SHĖN VASILIT
PRIFTI: O Zot, o Zot, qė na shpėtove nga tė gjitha shigjetat, qė na vėrtiten ditėn, shpėtona edhe nga pusitė, qė na pėrgjojnė natėn. Priti ngritjet e duarve tona si fli tė mbrėmjes. Vlerėsona tė shkojmė edhe hopin e natės faqebardhė, pa ndonjė ngasje tė keqe, dhe shpėtona nga tė gjitha turbullimet edhe flashkėritė, qė rrjedhin prej djallit. Falu shpirteve tona pendim, edhe mendjeve tona kujdes pėr nxonitjen e tmerruar dhe tė drejtė tė gjyqit tė fundit. Mbėrtheji trupat me frikėn tėnde, dhe qetėsoi miset tona tė pėrmbidheshme, qė tė gėzohemi edhe nė gjumė me pamjen e gjykimeve tė tua. Largoji prej nesh tė gjitha imagjinatat e pahijėshme, dhe dėshirat e dėmshme. Dhe ngrerna nė kohėn e faljes tė forcuar nė besė dhe tė pėrparuar nė porositė e tua; me mirėdashjen e Birit tėnd tė vetėm, me tė cilin je i bekuar, bashkė me Shpirtin e tėrėshenjtė dhe tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
KĖNDONJĖSI: Ejani t’i falemi dhe t’i biem ndėr kėmbė Krishtit, Perėndisė dhe Mbretit tonė. (3 herė)
Pastaj lexohen psalmet e mėposhtėme:
PSALMI 51
Pėrdėllemė, o Perėndi, sipas pėrdėllimit tėnd tė madh dhe sipas dhembshurive tė tua tė shumta shuaje paudhėsinė time. Lajmė krejt prej paudhėsisė sime dhe pastromė prej mėkatit tim. Se unė e njoh paudhėsinė time dhe mėkati im ėshtė pėrpara meje kurdoherė. Te ti vetėm mėkatova dhe tė keqen e bėra pėrpara teje, kėshtu qė ti je i drejtė nė fjalėt e tua dhe i kthjellėt nė gjykimin tėnd. Se ja tek u zura nė paudhėsi, dhe nė mėkate mė lindi nėna ime. Se ja tek deshe tė vėrtetėn, tė patreguarat dhe tė fshehtat e urtėsisė sate m’i tregove. Spėrkatmė me hisop dhe do tė pastrohem, lajmė dhe do tė bėhem mė i bardhė se dėbora. Bėmė tė dėgjoj gėzim e ngazėllim, dhe do tė mė gėzohen eshtrat e dobėsuara. Ktheje fytyrėn tėnde nga mėkatet e mia dhe shuaji gjithė paudhėsitė e mia. Krijo zemėr tė pastėr tek unė, o Perėndi, dhe pėrtėrit frymė tė drejtė nė thellėsitė e zemrės sime. Mos mė hidh larg fytyrės sate, dhe mos e hiq prej meje shpirtin tėnd tė shenjtė. Jepma prapė ngazėllimin e shpėtimit tėnd dhe forcomė me frymė sunduese. Do t’u mėsoj tė paligjve udhėt e tua, dhe tė pabesėt do tė kthehen tek ti. Shpėtomė prej gjakrash, o Perėndi, Perėndia i shpėtimit tim, gjuha ime do tė lavdėrojė me gėzim drejtėsinė tėnde. O Zot ēel buzėt e mia, dhe goja ime do tė lėēitė lavdinė tėnde. Se po tė kishe dashur therore do tė kisha prurė, por ty s’tė pėlqejnė therore me djegie tė plotė. Therore ndaj Perėndisė ėshtė shpirti i dėrmuar; zemrėn e dėrmuar dhe tė pėrulur Perėndia nuk do ta pėrbuzė. Bėji tė mirė, o Zot, Sionit, sipas mirėdashjes sate; dhe le tė ndėrtohen muret e Jeruzalemit. Atėherė do tė pėlqesh therore drejtėsie, dhurarta dhe therore me djegie tė plotė. Atėherė do tė sjellin viēėr mbi altarin tėnd, dhe mėshiromė o Perėndi.
PSALMI 102
Dėgjoma lutjen, o Zot, edhe pritma thirrjen. Mos ma kthe faqen nė ditėn e hidhėrimit. Verma veshin, dhe dėgjomė kur tė thėrres. Se ditėt mė janė mbytur si tym, edhe eshtrat mė janė djegur si prush. Zemra m’u sėmur dhe m’u tha si bari edhe nuk mė hahet buka. Jam bėrė kockė e lėkurė nga psherėtimet. Jam bėrė si pelikani i shkretėtirės, jam bėrė si korbi i natės sė zezė. Vigjėlloj si harabeli mbi ēatinė. Armiqtė mė pėrqeshin tėrė ditėn, edhe tė ēmendurit pėrgjėrohen kundėr meje. Se kam ngrėnė hi si bukė, dhe kam pėrzjerė ujin me lotė nga zemėrimi dhe mėria jote, se mė ngrite pėrpjetė, dhe mė plase pėrdhe. Ditėt mė shkojnė si hije, dhe jam tharė si bari. Po ti, o Perėndi, do tė mbetesh pėrherė, dhe do tė kujtohesh brez pas brezi. Do tė ngrihesh dhe do tė kesh mėshirė pėr Sionin, se arriti koha e favortė, qė ke caktuar. Se shėrbėtorėt e tu kanė mall pėr gurėt edhe pėr pluhurin e saj. Edhe paganėt edhe mbretėrit e botės do t’ia kenė frikėn emrit tėnd edhe lavdisė sate. Se Zoti do ta ndėrtojė Sionin dhe do tė shfaqet me lavdi. Do ta dėgjojė dhe do ta mbarojė lutjen e tė pėrbuzurit. Edhe kjo do tė shkruhet pėr brezin e pritmė, edhe brezat e pastajmė do tė lavdėrojnė Zotin. Se e hodhi syrin nga lartėsia e Shenjtėrores; se Zoti e pa dhenė nga qielli; dhe e dėgjoi psherėtimėn e tė burgosurve; dhe i ēliroi tė dėnuarit pėr vdekje; qė t’ia lėēitin emrin nė Sion dhe ta lavdėrojnė nė Jeruzalem, kur mblidhen popujt dhe mbretėrit qė t’i shėrbejnė Zotit. Ma preve fuqinė dhe m’i shkurtove ditėt, edhe unė thashė: “O Zot, mos mė rėmbe nė lulen e jetės sime. Vjetėt e tua vazhdojnė brez pas brezi; ti e ke themeluar dhenė, ti e ke ndėrtuar qiellin. Ato do tė humbasin, por ti do tė mbetesh. Tė gjitha do tė vjetėrohen si rroba, edhe do t’i ndėrrosh, edhe do t’i hedhėsh; po ti do tė mbetesh po ai, edhe vitet e tua nuk do tė kenė fund. Edhe bijtė e shėrbėtorėve tė tu do tė vazhdojnė, edhe fara e tyre do tė qėndrojė pėrpara teje pėr jetė.
LUTJA E MANASIUT
PRIFTI: O Zot i gjithėfuqishėm, Perėndi i Atėrve tanė, Abraham, Isaak, Jakob, edhe farės sė tyre; qė ke bėrė qiellin e dheun me tėrė botėn e tyre; qė ke lidhur detin me urdhėrin tėnd; qė e mbylle avushėn, dhe e shilove me emrin tėnd; qė tremben dhe dridhen tė gjithė nga fuqia jote; se madhėshtia e lavdisė sate nuk ka kufij; se zemėrimi yt kundėr mėkatarėve nuk ėshtė i rėndė, dhe mėshira jote ėshtė e pamatur dhe e pagjyrmėsuar; se ti je Zot i lartė, i dhembshur, zemėrgjerė, mėshirėplotė, edhe i butė pėr ligėsitė e njerėzve; se ti u premtove ndjesė mėkatarėve pas mirėsisė sate; se ti u fale pendimin mėkatarėve pėr shpėtimin e tyre; edhe kėtė pendim nuk e fale pėr tė drejtėt, pėr Abrahamin, Isaakun dhe Jakovin, tė cilėt nuk mėkatuan pėrpara teje, po pėr mua mėkatarin, qė kam bėrė mė tepėr mėkate se rėra e detit. Janė rritur paudhėsitė e mia, o Zot, janė rritur paudhėsitė e mia, dhe nuk jam i vyer t’i ngre sytė dhe tė shoh lartėsinė e qiellit; jam krusur prej paudhėsive si prej njė vargoi tė rėndė prej hekuri; nuk kam prehje, se ta ndeza zemėrimin; se e bėra tė keqen pėrpara teje; se ta shkela dashurinė; se nuk i ruajta porositė e tua. Po tani tė pėrgjunjem me zemėr, dhe i lutem mirėsisė sate: “Mėkatova, o Zot, mėkatova, dhe i njoh paudhėsitė e mia, dhe tė lutem, ndjemė, o Zot; falmė, dhe mos mė humb pėr tėrė jetėn sipas ligėsive tė mia, dhe mos mė dėno nė fundin e dheut mė tė pėrposhtėm.” Se ti je Perėndia im, Perėndi i atyre qė pendohen, dhe ti do tė mė shpėtosh pas mėshirės sate, ndonėse jam i pavyer; dhe ty do tė lavdėroj gjithė ditėt e jetės sime.
Se ty tė kėndojnė gjithė forcat e qiellit, edhe e jotja ėshtė lavdia nė jetė tė jetėve.
KORI: Amin.
Pastaj thuhet Trishenjti dhe Troparet e mėposhtėme:
Mėshirona o Zot mėshirona, se jemi mėkatarė, dhe nuk kemi tjetėr mbrojtės. Pra tė lutemi mėshirona.
LAVDI. Mėshirona o Zot, se nuk kemi tjetėr shpresė; mos na i kujto paudhėsitė, dhe mos u zemėro me ne; po shtjerna syrin si i dhembshur, dhe shpėtona nga armiqtė; se ti je Perėndia ynė, dhe ne jemi populli yt; ti na ke bėrė me dorėn tėnde, dhe po thėrresim emrin tėnd.
TANI. Hapna portėn e mėshirės sate, o Hyjlindėse e bekuar, ti je shpresa jonė e vetme, mos na ler tė humbasim, po shpėtona nga rreziqet, se ti je shpėtimi i tė Krishterėve.
KĖNDONJĖSI: Mėshiro o Zot. (40 herė)
Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
Mė tė nderuarėn se Keruvimet, dhe mė tė lavdėruarėn pa krahasim se Serafimet, qė pa u cėnuar linde Fjalėn Perėndi, me tė vėrtetė Hyjlindėsen, ty tė madhėrojmė.
Mėshiro o Zot. (3 herė)
Beko, o At, nė emrin e Zotit.
PRIFTI: Me uratat e Etėrve tanė tė Shenjtė, o Zot Jisu Krisht Perėndi, mėshirona dhe shpėtona.
KORI: Amin.
DHJAKU: Le t’i lutemi Zotit.
KORI: Mėshiro o Zot.
PRIFTI: O Zot, o Perėndi, o Atė i gjithėfuqishėm; o Zot, o Bir i vetėmlindur Jisu Krisht edhe Shpirti i Shenjtė, qė jeni njė Hyjni dhe njė Fuqi, kini mėshirė pėr mua mėkatarin, dhe shpėtomėni mua, shėrbėtorin e pavyer, nga dėnimet e gjyqit tė fundit. Se i bekuar je nė jetė tė jetėve, Amin.
KĖNDONJĖSI: Ejani t’i falemi dhe t’i biem ndėr kėmbė Krishtit, Perėndisė dhe Mbretit tonė tė pavdekur. (3 herė)
PSALMI 70
O Perėndi, eja dhe shpėtomė; eja dhe ndihmė, o Zot. U turpėrofshin dhe u shofshin ata qė ma kėrkojnė shpirtin; u thefshin dhe u shkatėrrofshin ata qė mė pėrqeshin. U gėzofshin dhe u ngazėllofshin tė gjithė ata qė tė kėrkojnė, dhe tė lavdėrofshin pėr jetė, ata qė duan shpėtimin tėnd. Po unė jam i varfėr dhe nevojtar; eja dhe shpėtomė, o Perėndi; se ti je ndihmėsi dhe ēlironjėsi im; o Zot, eja shpejt dhe mos u vono.
PSALMI 143
O Zot, dėgjo faljen time, vėri veshin lutjes sime sipas sė vėrtetės sate, dėgjomė sipas drejtėsisė sate. Dhe mos hyrė nė gjyq me shėrbėtorin tėnd, se asnjė i gjallė nuk do tė dalė i drejtė pėrpara teje. Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrėzoi jetėn pėrdhe. Mė vuri nė vende tė errėta, si tė vdekurit prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u trondit. Kujtova ditėt e lashta, mendova gjithė veprat e tua, sillja ndėr mend punėt e duarve tė tua. I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje pėr ty si tokė e thatė. Dėgjomė shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e kthe mėnjanė fytyrėn tėnde prej meje, qė tė mos bėhem si ata qė zbritėn nė varr. Bėj qė tė dėgjoj pėrdėllimin tėnd nė mėngjes se mė ty shpresova. Tregomė, o Zot, udhėn ku duhet tė ec, se mė ty e kam varur shpirtin. Shpėtomė nga armiqtė e mi, o Zot, se tek ti kėrkova strehė. Mėsomė tė bėj dėshirėn tėnde se ti je Perėndia im. Fryma jote e mirė do tė mė udhėheqė nė vend tė drejtė. Pėr emrin tėnd, o Zot, gjallėromė. Sipas drejtėsisė sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mėshirės sate shfarosi armiqtė e mi, dhe shkatėrroi tė gjithė ata qė hidhėrojnė shpirtin tim se unė jam shėrbėtori yt. Dėgjomė, o Zot, sipas drejtėsisė sate dhe mos hyrė nė gjyq me shėrbėtorin tėnd; tregoma udhėn e drejtėsisė se ti je zemėrmirė.
Pastaj lexohet Dhoksologjia.
DHOKSOLOGJIA
Ty tė ka hije lavdi, o Zot Perėndia ynė, dhe Ty ta dėrgojmė lavdinė, Atit, Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin. Lavdi Perėndisė qė ėshtė nė mė tė lartat dhe mbi dhenė paqe dhe mbi njerėzit mirėdashje. Tė himnojmė, tė bekojmė, ta falemi, tė lavdėrojė, Ty tė falenderojmė pėr lavdinė tėnde tė madhe. Zot Mbret, Perėndi qiellor, Atė i tėrėfuqishėm, Zot Bir i vetėmlindur Jisu Krishti, edhe Shpirti i Shenjtė. Zot Perėndi qengj i Perėndisė, Bir i Atit qė ngre mėkatin e botės, mėshirona, Ti qė ngre mėkatet e botės. Prano lutjen tonė, Ti qė rri nė tė djathtė tė Atit, edhe mėshirona. Se Ti je shenjt i vetėm, Ti je Zot i vetėm Jisu Krishti, pėr lavdi tė Perėndisė Atit. Amin. Pėr ditė do tė bekoj, dhe do tė lavdėroj emrin tėnd pėr jetė e nė jetė tė jetės. O Zot, u bėre streha jonė brez pas brezi, unė thashė: “O Zot mėshiromė, shėro shpirtin tim se fajtova tek Ti. O Zot, tek ti gjeta strehė, mėsomė tė bėj dėshirėn tėnde se Ti je Perėndia im. Se pranė teje ėshtė burimi i jetės; me dritėn tėnde do tė shohim dritė. Zgjate pėrdėllimin tėnd mbi ata qė tė njohin. Bėna tė denjė, o Zot, qė tė ruhemi kėtė ditė pa ndonjė mėkat. I bekuar je, o Zot, Perėndi i Etėrve tanė, dhe emri yt ėshtė i himnuar dhe i lavdėruar nė jetėt. Amin. Le tė jetė, o Zot, pėrdėllimi yt mbi ne, sikurse kemi shpresuar tek Ti. I bekuar je, o Zot, mėsomė porositė e tua. I bekuar je, o Zot, bėmė tė mėnēėm nė porositė e tua. I bekuar je, o i Shenjtė, ndriēomė me porositė e tua. O Zot, mėshira jote ėshtė pėr jetė, mos i hiq sytė nga veprat e duarve tė tua. Ty tė ka hije lėvdata, Ty tė ka hije himni, Ty tė ka hije lavdia, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
Pastaj thuhet Trishenjti, dhe kėndohet Tropari me Vargjet pasuese me Tingull Tėrthor II.
KIRIE TON DHINAMEON
Zot i Madh i fuqive, eja tok me ne; ndihmės tjetėr s’kemi nė shtrėngim, tė zemrave tė thyera. Zot i Madh i fuqive, mėshirė kij pėr ne.
VARGJET
Lavdėrojeni Perėndinė nė shenjtėroren e tij; lavdėrojeni atė nė vendin e shkėlqimit tė fuqisė sė tij.
Lavdėrojeni pėr fuqitė e tij; lavdėrojeni sipas madhėrisė sė tij tė shumtė.
Lavdėrojeni me zė trumbete; lavdėrojeni me harpė dhe me kitarė.
Lavdėrojeni me timpan dhe valle; lavdėrojeni me korda dhe instrumente.
Lavdėrojeni me kimbale tingėlluese; lavdėrojeni me kimbale brohoritjeje. Ēdo frymė le tė lavdėrojė Zotin.
Lavdėrojeni Perėndinė nė shenjtėroren e tij; lavdėrojeni atė nė vendin e shkėlqimit tė fuqisė sė tij.
Zot i Madh i fuqive, eja tok me ne; ndihmės tjetėr s’kemi nė shtrėngim, tė zemrave tė thyera. Zot i Madh i fuqive, mėshirė kij pėr ne.
Pastaj lexohen troparet pasues:
LAVDI. Sikur tė mos kishim ndėrmjetarė, Shenjtorėt pranė teje o Zot, si do tė guxonim tė tė hymnonim ty, o Shpėtimtar qė tė bekojnė Ėngjėjt pa pushuar: Kursenaji shpirtrat o zemėrnjohės.
TANI. Kam shumė faje o Hyjlindėse, dhe pėrikij pranė teje, dhe tė lutem shpėtomė. Vizitoma shpirtin e sėmurė, dhe ndėrmjeto pranė Birit tėnd, tė mė falė ndjesėn e mėkateve, o e vetėm e bekuar.
Pastaj kėndohen troparet pasues:
Hyjlindėse e tėrėshenjtė, mos mė neverit pėr tėrė jetėn; mos mė ler nė mbrojtje njerėzore, po ti vetė pėrkrahmė dhe shpėtomė.
Ēdo shpresė mė ty e var, o Zonjė Hyjlindėse, Nėnė e Zotit Krisht, ti mė ruaj pėrherė dhe ti mė mbro.
KĖNDONJĖSI: Mėshiro o Zot. (40 herė)
O Krisht, Perėndi qė adhurohesh e lavdėrohesh nė ēdo kohė e nė ēdo orė nė qiell e mbi dhe, zemėrgjerė, zemėrdhembshur, mėshirėplotė, qė do tė drejtėt dhe mėshiron mėkatarėt, qė i thėrret tė gjithė nė shpėtim me zotimin e tė mirave tė pritme, ti o Zot, prit lutjet tona nė kėtė orė dhe drejto jetesėn tonė sipas porosive tė tua. Shenjtėrona shpirtrat, ndreqna mendimet, pastrona mendjet dhe shpėtona prej ēdo hidhėrimi, tė keqeje dhe helmi. Mbrona me ėngjėjt e tu tė shenjtė qė duke u ruajtur dhe duke u udhėhequr prej ushtrisė sė tyre tė arrijmė tė baresim te bashkimi i fesė dhe te njohja e lavdisė sate tė paafruar, se i bekuar je nė jetė tė jetėve. Amin.
Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
Mė tė nderuarėn se Keruvimet, dhe mė tė lavdėruarėn pa krahasim se Serafimet, qė pa u cėnuar linde Fjalėn Perėndi, me tė vėrtetė Hyjlindėsen, ty tė madhėrojmė.
Mėshiro o Zot. (3 herė)
Beko, o At, nė emrin e Zotit.
PRIFTI: Perėndia na mėshiroftė dhe na bekoftė, na tregoftė dritėn e fytyrės sė vetė dhe na shpėtoftė.
KORI: Amin.
Pastaj bėjnė tre metani tė mėdha, duke thėnė njė nga tė tre vargjet pasuese, nė ēdo metani:
I. Zot dhe Mjeshtėr i jetės sime, mos mė jep frymė pėrtese, kureshti, lavdidashje, dhe kotėsie.
II. Po falmė frymė urtėsie, pėrulėsie, durimi dhe dashurie.
III. Vlerėsomė, o Zot dhe Mbret, t’i shikoj fajet e mia, dhe tė mos gjykoj tim vėlla.
Se i bekuar je nė jetė tė jetėve. Amin.
Pastaj bėjnė dymbėdhjetė metani tė vogla, dhe nė fund bėjnė njė tė madhe duke thėnė vargun e tretė. Pastaj thuhet Trishenjti.
KĖNDONJĖSI: Mėshiro o Zot. (12 herė)
Pastaj kėndohen kėto urata:
URATA E SHĖN MARISĖ
Prej Pavlit, murgut tė manastirit tė Evergjit.
E papikėluar, e papėrlyer, e pacėnuar, e panjollėshme, Virgjėreshė e pastėr, Zonjė nuse e Perėndisė, qė bashkove Fjalėn Perėndi me njerėzit me lindjen tėnde tė ēuditėshme, dhe mbėshtete natyrėn e hedhur tė gjendjes sonė mė qiellorėt, e vetmja shpresė e tė dėshpėruarve dhe ndihma e tė luftuarve, pėrkrahja e gatshme e atyre qė rendin tek ti dhe pėrikja e gjithė tė krishterėve, mos tė ardhtė ndot nga unė mėkatari i mallkuari qė prisha tėrė veten time nė mendime, fjalė dhe vepra tė turpshme dhe qė u bėra rob duke dashur prej ngathtėsisė sė dėfrimeve tė jetės, po si nėnė e Perėndisė, njeridashėse, le tė tė vijė keq pėr mua mėkatarin dhe birin e shthurur dhe prit lutjen qė tė blatohet prej buzėsh tė ndyra; dhe lutju Birit tėnd dhe Zotit tonė, duke pėrdorur guximin tėnd nėnor qė tė ma hapė dhe mua zemrėn njeridashėse tė mirėsisė sė tij; dhe duke mos vėnė re fajet e mia tė panumėrta, tė mė kthejė nė pendim dhe tė mė tregojė punėtor tė mbaruar tė porosive tė tij. Dhe ji pranė meje gjithėnjė, si mėshirėplotė, simpatike dhe mirėdashėse; nė kėtė jetė mbrojtėse dhe ndihmėse e nxehtė, duke thyer sulmet e kundėrshtarėve dhe duke mė udhėhequr tek shpėtimi; dhe nė kohė tė ikjes sime, duke u kujdesur pėr shpirtin tim tė mjerė dhe duke dėbuar larg faqet e errėta tė demonėve tė ligj, dhe nė ditėn e frikėshme tė gjyqit, shpėtomė nga Ferri i pėrjetėshėm dhe tregomė trashėgimtar tė lavdisė sė fshehtė tė Birit tėnd dhe Perėndisė tonė, tė cilin e paēa, o Zonja ime Hyjlindėse e tėrėshenjtė, me ndėrmjetimin dhe pėrkrahjen tėnde, me hirin dhe njeridashjen e Birit tėnd tė vetėmlindur, Zotit dhe Perėndisė dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, i cili meriton ēdo lavdi, nder dhe adhurim bashkė me Atin e tij pa fillim dhe Shpirtin e tij tė Tėrėshenjtė, tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
URATA E KRISHTIT
Prej Antiokut, murgut tė Pandektit.
Dhe jepna o Zot neve qė shkojmė pėr gjumė, prehje trupi dhe shpirti dhe ruajna nga gjumi i errėt i mėkatit dhe prej ēdo dėshire tė errėt e tė natshme. Pusho hovet e pasioneve, shuaj shigjetat e zjarrta tė tė ligut qė lėvizin kundėr nesh dinakėrisht, thyej kryengritjet e trupit tonė dhe ver nė gjumė ēdo mendim tokėsor e lėndor. Dhe dhurona, o Perėndi, mendje tė vigjėluar, mendim tė urtė, zemėr esėll, gjumė tė lehtė dhe pa ndonjė fantazi satanike. Dhe zgjona nė kohė tė faljes tė mbėshtetur nė porositė e tua dhe duke patur nė veten tonė kujtimin e gjykimeve tė tua tė pakthyera. Falna lavdėrimin tėnd tėrė natėn, qė tė himnojmė, tė bekojmė e tė lavdėrojmė emrin tėnd tė nderuar e madhėshtor, tė Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
URATA E SHĖN MARISĖ
Virgjėreshė Hyjlindėse e bekuar dhe e pėrmbilavdėruar, shpjerja lutjen tonė Birit tėnd dhe Perėndisė tonė, dhe lypi tė na shpėtojė shpirtrat me anėn tėnde.
URATA E KRISHTIT
O Atė shpresa ime; o Bir pėrikja ime; o Shpirt i Shenjtė, fortesa ime; o Trini e Shenjtė lavdi mė ty.
URATA E SHĖN MARISĖ
Ēdo shpresė mė ty e var, o Zonjė Hyjlindėse, Nėnė e Zotit Krisht, ti mė ruaj pėrherė dhe ti mė mbro.
“Kėtu javėn e I-rė tė Kreshmėve thuhet edhe Ungjilli.”
PRIFTI: Lavdi mė ty, o Krisht Perėndi, shpresa jonė, lavdi mė ty.
KĖNDONJĖSI: Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė. Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
Mėshiro o Zot. (3 herė)
Beko, o Atė i shenjtė.
PRIFTI: Paqe mbi ju tė gjithė.
KORI: Dhe nė shpirtin tėnd.
PRIFTI: Krerėt tanė le t’ia ulim Zotit.
KORI: Ty, o Zot.
DHJAKU: Le t’i lutemi Zotit.
KORI: Mėshiro o Zot.
PRIFTI: O Kryezot mėshirėplotė, o Zoti ynė Jisu Krisht, o Perėndia ynė, me ndėrmjetimet e Shėn Marisė, Kryezonjės sonė, Virgjėreshės dhe Hyjlindėses; tė Apostujve tė Shenjtė, tė lavdėruar dhe emėrshkėlqyer; tė Dėshmorėve tė Shenjtė dhe bukurmundės; tė Etėrve tanė Oshėnarė dhe Hyjprindėrve tė drejtė; pritnaje lutjen me mirėsi; dhurona ndjesėn e mėkateve; mbulona nėn hijen e fletėve tė tua; largonaji armiqtė dhe kundėrshtarėt; paqėsonaje jetėn. O Zot kij mėshirė pėr ne dhe pėr botėn tėnde, dhe shpėtoji shpirtrat tanė si i mirė dhe njeridashės.
Pastaj prifti thotė litaninė pasuese pa qėndruar dhe kori pėrgjigjet pa prerė: “Mėshiro o Zot”
Le tė lutemi pėr paqen e botės.
Pėr tė krishterėt besėmirė dhe orthodhoksė.
Pėr Kryepiskopin tonė (aksh) dhe pėr tėrė vėllazėrinė tonė mė Krishtin.
Pėr Etėrit dhe vėllezėrit tanė tė jetėndėrruar.
Pėr ata qė na shėrbejnė dhe pėr ata qė na kanė shėrbyer.
Pėr ata qė na urrejnė dhe pėr ata qė na duan.
Pėr ata qė na porositėn ne tė pavyerit tė lutemi pėr ta.
Pėr ēlirimin e robėrve.
Pėr mirėlundronjėsit e deteve.
Pėr tė dergjurit nė sėmundje.
Pėr plotėsinė e pemėve tė dheut.
Pėr tė gjithė tė krishterėt orthodhoksė qė prehen me shpresė kėtu e kudo.
KORI: I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tyre.
Le tė themi dhe pėr veten tonė.
KORI: Mėshiro o Zot. (3 herė)
Pastaj tė gjithė pėrshėndoshin ikonat dhe dorėn e priftit. Nė kėtė kohė, kori kėndon tė Hėnave dhe tė Mėrkurave kėtė Hyjlindėsore me Tingullin Tėrthor II:
OLIN APOTHEMENI
Mos mė neverit tani, pa mbrojtje o Virgjėreshė, Zonjė dhe Hyjlindėse, eja prite lutjen e shėrbėtorit tėnd; helmi mė pėrmbyti krejt, nuk i duroj dot mė shigjetimet e demonėve, strehė gjėkundi s’gjej, as ku tė pėrikėj i varfėri, luftė rreth e rrotull kam, tjetėr ngushėllim gjetkė nuk shoh. Zonjė e tėrė botės, ti shpresė e mbrojtje je pėr ēdo besnik, mos m’i pėrbuz pra tė luturat, nėm mėshirė dhe shpėtim.
Tė Martave dhe tė Enjteve, kori kėndon kėtė Hyjlindėsore me Tingullin I:
SFAJIN SU TIN ADHIKON
Tė therur si shqerrė o Zoti Krisht, Virgjėresha kur tė pa, po tė therriste me vaj e lot. O i pėrmallshim Bir, si pa faj tė varrnė, tė mbėrthyen pėrmbi Kryq, qė dhenė e varre mbi ujėrat. Mos vdis dhe mos mė ler, mua Nėnėn vetėm dhe nė zi, tė shkretuar, o Zot i mėshirave.
PRIFTI: Me uratat e Etėrve tanė tė Shenjtė, o Zot Jisu Krisht Perėndi, mėshirona dhe shpėtona.
KORI: Amin.
Krijoni Kontakt