Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Gëzim Hajdari, një poet shqiptar në Ruanda

    Vetëm diktatura e gjatë e një grupi bolshevikësh, që, për fat të trishtë, kishin emigruar e studiuar në Perëndim, e mbajtën shqiptarin të mbyllur brenda trojeve të veta. Gjithë kohën tjetër, edhe pse nuk njihet si popull shtegtar, ai ka qenë shpërndarë në të gjithë botën. Pas vitit 1990, kjo dhunti e "vendit të shqiponjave" u provua sërish. U dëshmuan bashkëkombës që ikën përtej Uraleve, apo në Australi dhe Alaska. Prej një amerikani me origjinë shqiptare ka ndodhur edhe më spektakolarja dhe më befasuesja: Flamuri shqiptar është vendosur në Hënë. Ne akoma nuk prodhojmë dot nga gjërat më të thjeshta të zhvillimit të sotëm teknologjik, por me siguri ndonjë bashkëkombësi ynë, po të ndodhë të ulet në të ardhmen me një anije kozmike, në ndonjë planet tjetër, edhe atje do të lerë një gjurmë shqiptare. Nuk është e papritur, pra, që herë pas here nga aeroporti "Fiumiçino" i Romës ngrihet me avionë udhëtimi "Boing" për të shkuar në Azi apo Afrikë edhe një nga tanët bashkëkombës. Ai është poeti Gëzim Hajdari. Emigruar në Itali prej më shumë se një dyzine vitesh, dy herë i diplomuar për letërsi në Universitetin e Elbasanit dhe "La Sapienza" të Romës, autor në Itali i 11 librave dhe fitues i nëntë çmimeve të rëndësishme, Qytetar Nderi për merita letrare i Frozinones, i njohur nëpërmjet përkthimeve dhe intervistave edhe në popuj të tjerë, deri edhe në SHBA, i ftuar vazhdimisht nga jo pak universitete për të mbajtur leksione, ai ka tashmë tre vite që shkon në zonat e nxehta të botës. Këto udhëtime të tij i ndjek dhe i fikson në celuloid një fotograf i njohur, i cili bashkëpunon me të përditshmen e famshme "New York Times" dhe revistën prestigjioze "Newswik". Quhet Piero Pomponi. Me në qendër poetin shqiptar, ai bën albume tematikë bardhezi, kurse Gëzim Hajdari shkruan libra udhëtimi. Kështu, vitin e shkuar, pas një qëndrimi njëmujor në jugun e Azisë, në Filipine, Pomponi bëri albumin, kurse Gëzimi librin "San Petro Gutud" ose "Udhëtim në terrin e tropikut". Këtë fillimviti, çifti i krijuesve sfidues prodhoi po ashtu albumin e radhës dhe librin përkatës. Këtë herë udhëtuan në Afrikën ekuadoriane, në Ruanda. Titullin e librit të tij të ri të udhëtimit, Gëzim Hajdari ia gjeti kuptimplotë me fjalën "Muzungu". Mjafton ta lexosh këtë njëqind e pesëdhjetë faqesh për të kuptuar se "Muzungu" është një fjalë, me të cilën disa fëmijë ruandezë, sapo poeti ynë misionar zbriti në aeroportin e Kampalës, e thërritën për ta tallur e nëmur. Ajo do të thotë "I bardhë, i ndyrë". Ishte gjuha me të cilën prindërit e atyre fëmijëve afrikanë mallkonin dikur evropianët kolonizatorë, ata që u sollën për shumë kohë jo aq fort dritë qytetërimi sesa skllavëri dhe shfrytëzim. Mirëpo, natyrisht, shqiptari Gëzim Hajdari nuk është ndonjë nga të "bardhët e ndyrë". Ai bën pjesë në ata evropianë që në Afrikë vijnë për ta ndihmuar atë. Vijnë të shohin me sytë e tyre fatkeqësitë që popujt e saj kalojnë dhe pastaj nëpërmjet çdo mjeti të mundshëm komunikimi publik t‘i denoncojnë. Poeti shqiptar në Ruanda, siç edhe një vit më parë kishte bërë në Filipine, vinte në emër të drejtësisë. Gëzim Hajdari është dhe nuk është një shqiptar i zakonshëm. Kampala, kryeqyteti me dy milionë banorë pranë liqenit Viktoria, i konsideruar si vendi i grushteve më të mëdha të shtetit dhe i tiranëve më të përgjakshëm, nuk e tremb. Prej andej, ai do të udhëtonte në veri të Ruandës, në kufi me Sudanin, ku prej njëzetë vitesh zhvillohet e egër një luftë guerile nga më mizoret. Por, edhe kjo gjë nuk e frikëson. Me aftësinë për t‘u mësuar shpejt me vështirësinë, ai është mirëfilli shqiptar, porse në pasionin human që i ka vënë vetes është një misionar perëndimor. "Muzungu" nuk mund të delte nga duart e tij veç si krijesë e një shqiptari të guximshëm e me shpirt protagonist, ngjizur me mendësinë e kulturës qytetare e shoqërore të euro-kontinentit. Në librin e tij, Gëzim Hajdari gjithsesi nuk gjen arsye të përqasë fatin e dikurshëm të popullit të tij me atë të Ruandës. Nuk gjen krahasime dhe nuk do. Vetëm në një çast, pikërisht kur mbërrin në burimin e Nilit të Bardhë, i kujtohet e gjithë fëmijëria e tij, kur prindërit pas orëve të shkollës e çonin të ruante bagëtinë. Por edhe ky çast reflektimi për atdheun e tij ka dritë, nuk buron terr për Shqipërinë. Poeti ynë në Ruanda, vendin e tij e ka të shenjtë, edhe pse si çdo elitar ka qortimet e veta për të. Fotografi i njohur Piero Pomponi e ka vënë si personazh qendror të album-udhëtimeve të tij, sepse ka dalluar tek ai ngarkesë epike, i duket mjaft interesante komenti i botës së trazuar me syrin e një ballkanasi.

    Me një portret të veçantë, me mjekër dhe fytyrë asketi, Gëzim Hajdari po ashtu është siluetë mjaft origjinale dhe jo më kot fotografi, duke e fiksuar në afro tremijë pamje të ndryshme, në kopertinën e librit "San Pedro Cutud" e ka fotografuar në pamjen e Krishtit të kryqëzuar. Ishte një rit që kryhej çdo vit në ishujt Filipine. Ja përse në këto albume të Piero Pomponit nuk bëhet fjalë për pozime fotomodeli, apo edhe pamjesh rutinë pranë bibliotekës, para kompjuterit, apo në një karrige lëkundëse buzë detit. Pamjet që fiksohen janë tronditëse, denoncuese, përcjellin jo komoditet jete pranë internetit, por thirrje e protestë kundër shfrytëzimit të popujve të lënë qëllimshëm në mizerie. Ato janë art i angazhuar e kushtrues në mbrojtje të të drejtave të kombeve të shtypur, janë denoncime kundër përdhunës që ushtrohet veçanërisht ndaj popujve afrikanë. Në këtë mision këmbëngulës, vitin e ardhshëm poeti Hajdari do të rikthehet sërish në Ruanda.

    Kur ndodhej në Kampala, ai pa të fluturonin në qiell apo të uleshin në buzë të liqenit Viktoria pelikanë, nga ata që në fëmijërinë e tij kishte parë e dashur shumë në kënetën e Karavastasë, në Divjakë. Ishte mallëngjyer. Nuk e priste ta gjente Shqipërinë e tij aq larg. Ai lloj pelikani nuk rritet në asnjë vend tjetër në Evropë, por veç në Karavastanë e tij. Gëzim Hajdari ka lindur në Lushnjë. Për disa çaste iu duk se ishte rikthyer në vendlindjen e tij, te shtëpia përdhese e moteve të para të jetës. Gëzim Hajdari iu gëzua atyre zogjve shtegtarë, edhe sepse në atë vend të largët kishin mbërritur së bashku, si shqiptarë të mirë. Ai ishte poet, zogj poetikë ishin edhe pelikanët. Kur në ditët e mëpasshme do të shkonte në zonën e nxehtë të luftës guerile do të gjente në duart e jo pak përleshësve automatikë kallashnikovë të prodhuar në ish-uzinën e armëve të Poliçanit, por aty, në kryeqytetin Kampala e buzë liqenit Viktoria, Shqipëria ishte vetëm një bartëse e poezisë dhe e finesës artistike.

    Në Ruanda errësira e lajmeve për Shqipërinë e tij ishte e madhe. Kjo ndodhte jo thjesht nga largësia, sepse hapësirat teknologjia mediatike me kohë i ka shkurtuar, porse shumica e njerëzve të thjeshtë jetonin keq, ishin të paarsimuar e të paditur. Për vendin e tij në Ruanda dinin ndonjë gjë vetëm misionarët katolikë, disa gazetarë dhe ndonjë politikan. Por edhe në kujtesën e këtyre të fundit Shqipëria kishte lënë ndonjë gjurmë për shkak të luftës së Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të madh të saj. Viti i turbullt 1997, për fat, nuk pati gërvishtur asnjë shenjë. Njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtata jonë ishte çudi për Evropën, por nuk mund të ishte për Afrikën. Ca më pak nuk mund të ishte për Ruandën. Në Shqipëri edhe në atë vit të çmendur kryesisht u shti në ajër, kurse atje, ku poeti kishte shkuar me misionin e denoncuesit të padrejtësive, qëllohej drejtpërsëdrejti në trup. Ruanda është vendi i gjenocideve dhe masakrave të mëdha. Në Buçumpura janë vrarë e therur 350 mijë vetë. Janë vende shumë të pasura e popuj të lenë në mjerim të plotë. Te "Muzungu", poeti shqiptar tregon se, duke jetuar për 15 ditë në zonën e luftës, në veri të Ruandës, netëve pothuaj nuk ka fjetur nga krismat e armëve dhe qëndroi në këmbë për ta braktisur bazën në rastin më të parë. Kështu, ai ka parë jetën llahtari të banorëve. Gëzim Hajdari për pesëmbëdhjetë ditë udhëtoi nga një fshat në tjetrin me autobusët gërmadha të quajtura "korriera", ku dyqind frymë ngjishnin njëri-tjetrin jo vetëm brenda, por edhe mbi ta. "Muzungu" i tij dëshmon se shpesh nga grupe e banda të armatosura, autobusët ndaleshin dhe i digjnin bashkë me udhëtarët. Ose u rripnin lëkurën të gjithëve që u binin rob. Gëzim Hajdari provon se ka vizituar kampe refugjatësh, ka takuar guerilierë ruandezë e sudanezë, ka prekur me dorë e trishtim në sy sidomos fëmijë-ushtarë. Këta ishin me dhjetëra mijëra. Guerilierët e të dy palëve i sekuestronin, i drogonin dhe i hidhnin në mësymje. Po ashtu i nisnin të bënin masakra masive, të çnderonin gratë, të digjnin fshatra. Në "Muzungu", poeti ynë në Ruanda dëshmon se ka parë me sytë e tij mijëra njerëz që vdisnin nga malaria, ebola, SIDA, uria, mungesa e ujit. Ai përshkruan fshatra të tërë në agoni nga SIDA, kasolle me dymbëdhjetë fëmijë kockë e lëkurë, ku disa rrinë shtrirë e nuk çohen dot. Gëzim Hajdari në "Muzungu" tregon se në Ruanda ka parë gra dhe fëmijë që ushqehen bashkë me qentë, nëpër togje plehrash. Ka parë tek pinë ujë të turbullt, të ndotur e të zi bashkë me kafshët.

    Poeti ynë, që udhëton në zonat e trazuara të botës dhe denoncon padrejtësitë, shkruan se, megjithatë, populli ruandez ka një folklor epik të madhërishëm dhe se është një popull shumë i gëzuar. Gëzim Hajdari e ngre zërin fort për të denoncuar se në zonën përvëluese mes Ruandës dhe Sudanit kalojnë të gjitha llojet e trafiqeve, prej armëve e deri te metalet e çmuara si diamantet, ari apo kolta, që është lëndë e parë e çmuar për anijet kozmike, radarët, telefonat celularë. Ka shkruar një libër të vërtetë poeti ynë bashkëkombës, një libër tronditës. Me "San Pedro Cutud" dhe "Muzungu", Gëzim Hajdari është i pari në letërsinë tonë që krijon këtë gjini e ushtron këtë profil shkrimtari human e të angazhuar në mbrojtje të popujve të varfër e të nëpërkëmbur. Çdo krahasim i tij me Nënë Terezën do të ishte pa vend. E megjithatë... Megjithatë, në thelb është po ajo kulturë humanizmi e dashurie për njerëzimin. Nuk mund të ndodhë ndryshe me një poet bashkëkombës, i cili ka në sy fluturimin e pelikanëve që rriten vetëm në Shqipëri.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Poezi të shkëputura nga 'Stigmate'
    Shkruar në Italisht


    I.

    Lascio questi versi come un addio
    inghiottito dalla nudità della memoria
    sapendo che il mondo non ne ha bisogno
    Del mio saluto con la mano che trema
    giù nel fondo stellato
    nessuno si accorge.
    Orizzonte precario
    mi appoggio alla tua acqua fredda
    e scavo la tua fronte di cielo oscuro

    abbandonato nella nebbia fitta
    non so da dove vengo e dove vado
    assedio nevi che mi assediano
    in balia di neri uccelli
    voglio sapere chi mi separa da una terra impazzita
    e che fine faranno la mia Ombra oltre l'acqua
    la pioggia che cade nella pioggia e gli Dèi fra gli alberi

    in fila accanto al freddo e al destino
    attendo che mi chiamino all'alba dalle pietre
    volti pallidi di voci arrochite

    il mio nome è una linea che divide
    la luce dall'oscurità
    il mio corpo misura tra la sabbia e il cielo



    II.

    Quanto siamo poveri.
    io in Italia vivo alla giornata
    tu in Lushnje non riesci a bere un caffè nero

    la nostra colpa: amiamo la terra
    la nostra condanna: vivere soli divisi dall'acqua buia

    ritornerò in autunno come Costantino
    mentre sulle colline natali tu già hai raccolto l'origano
    da portare nella mia stanza ancora sgombra
    ora vivo al posto di me stesso
    lontano da un paese che divora i propri figli



    III.

    Ho girato su e giù per le strade di Roma
    per vendere il mio Corpo Presente
    è l'ultimo giorno dell'anno santo
    come posso giungere a festeggiare con te dopo otto inverni
    in Occidente
    il viaggio costa venti volte il prezzo del mio libro di poesie
    e nei tuoi occhi la mia assenza diventa più profonda
    sulle tue labbra secche il mio nome è pronunciato più spesso
    alti sono i muri d'acqua che ci dividono
    e sotto le loro ombre cresce spaventata la nostra vita



    IV.

    Io non vi rubo né ricchezza né gloria
    non voglio possedere altro che il mio corpo
    è scritto anche nella polvere delle arene da cui provengo
    e nella memoria degli alberi che mi circondano
    le mie strade non ritornano all'acqua
    la mia stanza ogni sera prende fuoco
    in attesa da anni e non aspetto nessuno
    che giunga nella mia dimora
    la mia anima è specchio spezzato
    uccello caduto nella pioggia
    accanto ai ciechi
    per questo cerco nuovi sentieri
    per fuggire con il segreto che sanguina



    V.

    Ogni giorno creo una nuova patria
    in cui muoio e rinasco quando voglio
    una patria senza mappe né bandiere
    celebrata dai tuoi occhi profondi
    che mi accompagnano per tutto il tempo
    del viaggio verso cieli fragili
    in tutte le terre io dormo innamorato
    in tutte le dimore mi sveglio bambino
    la mia chiave può aprire ogni confine
    e le porte di ogni prigione nera
    ritorni e partenze eterne il mio essere
    da fuoco a fuoco e da acqua a acqua
    l'inno delle mie patrie è il canto del merlo
    ed io lo canto in ogni stagione di luna calante
    che sorge dalla tua fronte di buio e di stelle
    con la volontà eterna del sole



    VI.

    Per voi uomini dell' Europa che vi arrangiate ogni giorno
    Per voi donne dell' Est che lavate per terra o accompagnate
    a prendere aria i vecchi d' Occidente
    Per voi immigrati che dormite sulle panchine e vi svegliate
    con un 'immensa nostalgia
    Per voi barboni
    che non
    volete padroni e vivete in pace
    con l'universo
    Per voi prostitute che offrite il vostro sesso a negri bianchi
    gialli fino al sangue
    Per voi malati e disoccupati come solidarietà e misericordia
    Per voi missionari che portate tenerezza ai deboli prima di morire
    Per voi contadini che fate pascolare il gregge e arate i campi da
    nord a sud
    Per voi folli che ci insegnate gratis la follia
    Per voi che siete soli e fuggite come me
    scrivo questi versi in italiano e mi tormento in albanese



    VII.

    Sogno spesso di tornare un giorno sulla nostra collina di
    siliquastri
    e di vivere accanto a te
    ben venga la povertà
    ma soltanto accanto a te
    sono trascorsi anni da quando mi hanno costretto ad andare via
    cosa fai? cosa pensi? ci salveremo in questa vita?
    è duro il destino dei poeti
    ieri per la dittatura eravamo pericolosi
    oggi per la democrazia siamo inutili
    se avessi amato una donna del villaggio
    non avrei sofferto così tanto per le città che uccidono
    dove ogni secondo mi devo difendere
    scrivimi se hai sentito il canto del cuculo nella ginestra fiorita.

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •