Larmia e faqeve shqiptare nė rrjet edhe pse jo e pėrkryer ka qen vazhdimisht duke u pėrmirėsuar, e sot mė shumė se kurrė shqiptarėt janė nė gjendje ta pėrdorin rrjetin jo vetėm pėr letėrkėmbim dhe informacione tė rėndėsishme, por edhe pėr tė ndėrtuar nė rrjet marrdhėnie biznesi, shoqėrore e deri nė ato shpirtėrore dhe fizike. Sot, kur kemi nisur tė flasim pėr “blogsferėn” shqiptare, nuk ka dyshim se prezenca jonė nė web ka kaluar nė njė fazė mė tė zhvilluar se ajo e 10 vjetėve mė parė, kur faqet shqiptare nė rrjet ishin nė njė stazh foshnjor. Sot mund tė lexosh njė lajm interesant tek www.peshkupauje.com, ta verifikosh tek www.Shekulli.com.al, tė ndjekėsh nė video tė pėrditėsuara Sonila Meēon ta prezantojė kėtė bashkė me tė rejat e ditės tek www.Vizionplus.tv e ndoshta tė thellohesh mė tej nė temėn duke diskutuar nė ndonjė prej forumeve tė shumtė ku flitet politikė mė shumė sesa nė kafenetė e kryeqytetit. Sot dikush mund tė bėjė chat tek www.shqiperia.com, te degjojė muzike tek www.radioezeta.com, te kėrkojė shoqen/shokun e jetės tek www.albanianpersonals.com apo tė kėrkojė shėrim nga njė dervish tek www.sherime.com. Mundėsitė janė tė pafundme, dhe vetėm pėrmirėsohen!!!

Vetėm se nuk ka qen gjithnjė kėshtu. Dikur egzistonin vetėm listat email dhe komunitetet brenda AOL, ngaqė atėhere bota e rrjetit shqiptar ishte e re, gjithashtu lundruesi i rrjetit nė shqipėri ishte akoma jo efektiv. Nė vitin 1996 nuk egzistonin mė tepėr se njė grusht faqesh nė shqip, dhe mė tepėr me ca shėrbime krejtėsisht tekst bėhej njė pėrcjellje minimale e artikujve kryesorė tė ATSH, tė gjitha nė servera tė ngadaltė edhe pėr kohėn kur flasim 28.kbs. Midis viteve 1995-1998 nė internet nuk mėsoje dot mė shumė lajme nga Shqipėria se sa nga njė radio me valė tė shkurtra. Ndėr tė parat faqe ishte www.albanian.com, (tashmė e lėnė plotėsisht pas dore) njė faqe me njė pėrmbledhje tė thjeshtė tė historisė, kulturės dhe qyteteve shqiptare. Ajo qė ishte interesante nė kėtė rast ishte se faqja nė thojza zyrtare nuk i njihte kufijtė e RSh, por rrekej tė pėrfaqsonte tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan.

Kishim gjithsej vetėm disa dyzina me fotografi nga shqipėria dhe kėto i gjeje thuajse nė tė gjitha faqet, duke evidentuar kėshtu varfėrinė teknologjike nė vend. Edhe ato pak foto tė reja nga Shqipėria u pėrkisnin mė sė shumti turistėve tė huaj apo misjonarėve tė ungjillizimeve. Ishin fare tė paktė njerėzit brenda shqipėrisė qė ishin nė gjendje tė shkrepnin, zhvillonin, skanonin pastaj ngarkonin njė fotografi nė rrjet.
Shumica e pėrdoruesve shqiptarė ishin burokratė nė zyra tė ndryshme, kryesisht tė Tiranės, ndėrsa shėrbimi i internetit nuk ofrohej pėr konsumatorin nga Alb Telekom apo ndonjė ISP (internet sevice provider), lulėzonin, siē vijojnė tė lulėzojnė internet kafetė.

Asnjė faqe zyrtare e shtetit shqiptar nuk egzistonte deri rreth vitit 2000. Faqet Kosovare, pjesėrisht edhe pėr shkak tė nevojės qė sillte agresioni serb, ishin nė kėtė kohė mė tė shumta e mė tė zhvilluara nga ana teknologjike. Edhe ato pak faqe qė mirmbaheshin nga brenda Shqipėrisė nė kėtė kohė vuanin nga mungesa e pėrditėsimit. Ndėrkohė uria pėr kontakt dhe informacion e emigrantėve shiptarė - qė duhet theksuar se ishin eksploruesit e parė tė rrjetit ndėr ne - bėri qė tė merrnin njė zhvillim mbresėlėnės forumet. Forumet qė nisėn dikur nga fundi i 1998 deri nė vitin 2001 kishin stabilizuar njė ndjekje besnike. Faqe si www.albforumi.com e mė vonė forume si www.zeriyt.com numėrojnė mijra antarė. Sidoqoftė kėto ishin dhejanė faqe amatore, me ekipe tė vogla vullnetarėsh dashamirės qė janė pionerėt e asaj qė ka nisur tė njihet si blogsfera shqiptare.

Nė botėn e rrjetit egzistojnė tashmė prej vitesh njė mori faqesh shqiptare, shumė prej tė cilave funksionojnė nėpėrmjet krijimit tė forumeve virtuale ku mė pas miqtė qė njihen nė linjė kalojnė orė tė gjata tė ditės duke diskutuar apo bėrė thashetheme, duke mundėsuar kėshtu lindjen e njė shoqėrie vibrante dhe energjike, reale nė atė qė pėrcjell emocione shpesh fort tė sinqerta e bėn kėshtu tė mundur krijimin e miqėsive tė vėrteta.

Faqet pėr mirmbajtjen e tė cilave paguhej qė nė fillim nisėn tė ēajnė akullin virtual tė Tiranės ishin nisma tė gazetave tė pėrditshme shqiptare. Koha Jone, Shekulli dhe Balkanweb nga Gazeta Shqiptare u lanēuan tė treja nė internet nė harkun e disa muajve, mė saktė, midis mėntorit 1999 dhe Prillit 2000, duke superfishuar menjėherė sasinė e informacionit qė mund tė gjendej tashmė nė internet. Sidoqoftė kėtop ishin faqe me dizenjo tė dobta dhe funksione tė kushtėzuara, por qė pėrmbushnin asokohe njė nevojė parėsore siē ėshtė nevoja pėr informacion. Kėto faqe gazetash, kanė patur dhe vazhdojnė tė kenė frekuentimin mė tė lartė ndėr faqet shqiptare nė rrjet. Duket, populli ynė mbetet i etur pėr politikėn e ditės, dhe interesi i diasporės pėr sa ndodh nė vend mbetet i lartė.

Disa prej faqeve tė njohura shqiptare e kanė kaluar periudhėn e tyre tė shkėlqimit e tashnė ulje tė frekuentimit. Faqet shqiptare janė tė gjitha tė reja, dhe nė botėn e internetit gjėrat ndonjėherė ndryshojnė tepėr shpejt pėr Webmasterat pa eksperiencė. www.albasoul.com dikur kishte nje frekuentim te bollshem, sikundėr dhe fajtori.com por formatet e tyre tė panryshuara prej vitesh dhe nė rastin e parė politizimi i veprimeve tė drejtuesve kanė bėrė qė llustra e kėtyre faqeve tė tregojė shenja pleqėrie. Suksesi i menjėhershėm i ezeta.org, revistės alternative qė ishte ėmbėlsirė pėr sytė nė krahasim me tė dyshuarit e zakonshėm e mbėshtet kėtė ide, publiku ishte i lodhur nga kakofonia e forumeve dhe mezi priste njė risi nė pėrmbajtje dhe prezantim.

Tė frymėzuar nga historitė e suksesit tė myspace.com dhe facebook.com, edhe webmasterat shqiptarė kanė nxituar tė krijojnė shėrbime tė ngjashme. Tani ideja ka ndryshuar. Nė vend qė tė ofrosh njė faqe, ofro njė komunitet. www.faqet.com e grupit Gorani dhe http://miqte.shqiperia.com janė dy shėrbime tė qė i lejojnė pėrdoruesit tė ndėrtojnė faqe tė vogla personale nė formė blogu duke ndėrtuar kėshtu “njė qytet virtual”. Kėto lloj komunitetesh kanė funksionuar nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe mundėsia pėr tė ndėrtuar njė faqe tėnden pa qen mjeshtėr i kodit html apo “computer geek”, ėshtė tėrheqėse pėr shumėkėnd.

Me gjithė zhvillimet frymėzuese deri mė tani, bota shqiptare e rrjetit mbetet ende e re dhe dinamike, e ashtu sikundėr teknologjia, do tė ndyshojė dhe rinovohet pafundėsisht. Kėrkesa e lartė ka bėrė qė shumė nga mendiat dhe gazetat shqiptare tė pėrqėndrohen tek faqet e tyre nė web, duke shtuar pėrmbajtjen dhe rritur shpejtėsinė e pėrmirėsuar dizenjot. E megjithatė kjo nuk ėshtė mjaft.
Qė pas datės 2 Janar, gazeta The Wall Street Journal do tė pėrmbajė shumė mė pak fletė se nga ēka tani, kjo sepse biznesi i gazetave prej letre ka nevojė ta rimishėrojė veten nė rrjet “nė moshėn e internetit”. WSJ-ja do t’i lėrė shumicėn e lajmeve pėr faqen e saj nė rrjet, duke printuar nė letėr vetėm artikujt qė analizojnė lajmin.
Herėt apo vonė prirjet e huaja ndiqen edhe nga bizneset shqiptarė, shpesoj qė drejtuesit e kėtyre mediave nė shqipėri tė jenė ndėrkohė duke mbajtur shėnime.

Kam vėnė re se nuk egziston njė faqe lajmesh nga shqipėria nė anglisht. Shumė shqiptarė flasin gjuhėt e botės nė mėnyrė tė kulluar, por kur vjen puna te ngritja e njė faqeje shqiptare nė anglisht - njė vrimė nė ujė. Pse mendoj se ėshtė e rėndėsishme? Sepse nė rast se do provosh tė kėrkosh lajmet nė Google (News) pėr “Albania” apo “Albanian” lajmet qė do gjeni vijnė nga faqe serbe apo greke nė anglisht. www.b92.net apo www.ekathimerini.com dhe njė mori faqesh tė tjera ballkanike nė anglisht (serbianna.com psh specializohet nė lajme tė zeza pėr shqiptarėt) bėjnė tė mundur qė pikėvėshtrimi i tyre - jo yni - tu serviret lexuesve tė shumtė anglishtfolės. Kjo duhet ndryshuar. Njė faqe shqiptare qė flet anglisht ėshtė e domosdoshme pėr tė amplifikuar zėrin e shqiptarėve nė ballkan.

E ndėr gjithė kėto faqe qė vizitojmė ēdo ditė, ėshtė dhe ky cepi ynė i vogėl i botės kibernetike, ky peshku ynė pa ujė qė mundohet tė krijojė njė mundėsi mė tepėr komunikimi mes qytetarėve shqiptarė. Media nė duart e qytetarėve…shumė vetė qeshėn me tė madhe, por qesh mirė ai qė qesh i fundit. Fakti qė peshku ka njohur vetėm rritje tregon se nė kėtė epokė tė komunikimit masiv, qytetarėt qė nuk janė pre e apatisė ndodhen tė shpėrndarė kudo, ata duan vetėm njė pikėtakimi. Dhe nėse nisesh pėr tė ndėrtuar njė faqe jo pėr interes personal por shoqėror, tė inkurajoj ta bėsh…nėse mė lejohet njė batutė nga filmat, do thoja si tek “Field of Dreams”, “If you build it, they will come.”

Blendi Salaj
17 Dhjetor 2006