Kalaja e Gjirokastres, rikthim ne identitet
E Diele, 17 Dhjetor 2006
REPORTAZH / Ne zona te ndryshme te keshtjelles ka filluar te ndihet zhurma e cekaneve te gurgdhendesve. Specialistet e perqendrojne punen te skena e gurte e festivaleve, si dhe prane Kulles se Sahatit qe rrezikoi jeten e banoreve

Blerim KORE

GJIROKASTER - Rikthehen skelat e restauratoreve ne kalane Gjirokastres. Gjate diteve te fundit, ne keshtjellen e gurte te Gjirokastres jane rikthyer serish skelat e restauratoreve. Specialistet e monumenteve te kultures po punojne per kthimin ne identitet te disa prej elementeve arkitektonike te Kalase se Argjiros. Aktualisht, disa fragmente kullash dhe muresh te kesaj keshtjelle paraqesin nevoja emergjente per nderhyrje restauruese.

Kthim ne identitet

Ne zona te ndryshme te Kalase se Gjirokastres ka filluar te ndihet serish zhurma e cekaneve te gurgdhendesve gjirokastrite. Puna e mjeshterve te punimit te gurit dhe e specialisteve te monumenteve te kultures eshte perqendruar ne restaurimin e disa prej mureve dhe kullave te keshtjelles se gurte. “Aktualisht jemi duke zbatuar nje projekt me vlere 900 mije leke, i cili synon kthimin ne identitet te disa prej mureve te demtuar nga koha te keshtjelles”, pohon drejtori i monumenteve te kultures ne Gjirokaster, Spartak Drasa. Me durim dhe kembengulje, stafi i monumenteve te kultures po punon per kthimin ne identitet te disa prej fragmenteve te mureve ne pjesen jugore te Kalase.

“Specialistet e stafit tone, - vijon drejtori Drasa, - e kane perqendruar punen e tyre ne pjesen e kalase ku ndodhet skena e gurte e festivaleve, si dhe prane Kulles se Sahatit”. Ne kete zone te keshtjelles paraqiten te demtuara nje pjese e mureve qe dikur kane sherbyer si pjese te kthinave per vendosjen e njerezve dhe furnizimeve me ushqim dhe municione.

Fale menyres se ndertimit dhe konceptimit arkitektonik te mureve, harqeve dhe bedenave te gurta, kjo zone perben nje nder vecantite e keshtjelles se Gjirokastres.

Cfare po ndryshon

“Gjate punes per kthimin ne identitet te fragmenteve te mureve dhe harqeve te gurta, pikesynimi yne eshte qe ky proces te perputhet sa me shume me elementet origjinale ndertimore dhe arkitektonike”, pohojne specialistet e monumenteve te kultures.

Krahas restaurimit te mureve te demtuara, nje kujdes i vecante i eshte kushtuar edhe pastrimit dhe sistemimit te mureve dhe harqeve te pademtuara nga koha. “Pjesa me e madhe e siperfaqeve te mureve te keshtjelles eshte mbuluar me bimesi, keshtu qe nje pjese e stafit tone po punon per pastrimin e tyre”, shprehet drejtori i monumenteve ne Gjirokaster. Sipas specialisteve restauratore, bimesia e harlisur ne muret e keshtjelles sjell demtimin e elementeve te tyre arkitektonike. “Rrenjet e bimesise depertojne ne brendesi te mureve mesjetare te keshtjelles, duke sjelle plasaritjen dhe me pas demtimin e tyre”, thone restauratoret.

Kulla qe rrezikoi jeten e banoreve

Gjate kesaj kohe, gurgdhendesit dhe restauratoret gjirokastrite kane punuar per kthimin ne identitet te njeres prej kullave kryesore te keshtjelles. Demtimi i saj prej shirave te dimrave te shkuar, krahas rrenimit te vlerave monumentale, perben edhe nje problem per jeten e banoreve qe jetojne ne lagjet poshte mureve te Kalase.

“Shirat kishin demtuar kullen jugore, e cila ngrihet prane Sahatit te gurte te Kalase, mbi lagjen Pazari i Vjeter”, thote drejtori i monumenteve ne Gjirokaster. Si shkak i gerryerjes dhe demtimit te ujerave te shiut, kulla kishte pesuar nje carje vertikale me gjatesi 10 m dhe gjeresi 15-20 cm. Pasi kane evidentuar kete fakt, specialistet e monumenteve te kultures ne Gjirokaster kane pergatitur projektin restaurues, i cili u zbatua gjate ketyre diteve. Restauratoret bene te mundur mbushjen me gure te gdhendur te murit te demtuar te kulles, nderkohe qe ne siperfaqen e saj u vendosen kapake guri, te cilet nuk do te lejojne depertimin e metejshme te shirave dhe shkaterrimin perfundimtar te kulles jugore te Kalase se Gjirokastres. Zbatimi i ketij projekti beri te mundur edhe eliminimin e rrezikut per banoret e shtepive e gurta, te cilat ndodhen poshte mureve te keshtjelles.



PAK HISTORI

Prej vitit 1336, qendra e feudaleve shqiptare

Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastres, permendet per here te pare si qytet dhe keshtjelle ne vitin 1336. Ne keto vite, ajo ishte qendra e feudaleve shqiptare te Zenevise. Me vone, gjate sundimit te Gjin Bue Shpates, ajo u perfshi ne Despotatin e Epirit. E megjithate, historiane te ndryshem mendojne se ekzistenca e Kalase se gurte eshte me e hershme. Sipas tyre, Kalaja ka pasur dy faza ndertimi, te cilat lidhen me periudhen para dhe pas Pashallekut te Janines dhe fortesave te Ali Pashe Tepelenes. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit te Ali Pashes, ruhen vetem pak gjurme, pasi muret jane veshur deri ne lartesi nga ndertimet e reja. Ndersa kullat pjeserisht jane rrenuar dhe ripershtatur.

Kronikani turk, Celebiu i cili vizitoi qytetin me 1672, tha: “Kalaja ishte ndertuar ne kohe te mocme. Krejt prej guri te gdhendur. Ne mes te Kalase ndodhej nje rruge e gjere me drejtim lindje-perendim, ne te dy anet e se ciles ndodheshin 200 shtepi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri pale dyer dhe nje hendek 100 hapa te gjate dhe 200 hapa te gjere midis Namasgjahut dhe forteses. Ndersa te tria anet e tjera nuk kishin nevoje per hendek, pasi jane perrenj natyrore”. Ne vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit, pas nje rrethimi te gjate. Me kalimin e viteve, ajo filloi te luaje gradualisht rolin e nje keshtjelle per qendrimin e sunduesit dhe garnizonit e qytetit. Ne vitin 1812, Kalaja e Gjirokastres u pushtua nga Ali Pashe Tepelena, i cili filloi rindertimin e saj. Rindertimi i Kalase, i nje saraji dhe i disa godinave anekse, u be me nje ngutesi aq te madhe, saqe te gjitha punimet u kryen brenda nje viti e gjysme. Kalaja permbante pervec barakave per vendosjen e nje garnizoni prej 5 mije ushtaresh, magazina te shumta nentokesore qe ishin llogaritur mire per sigurimin e municioneve dhe ushqimeve te nevojshme. Kronikat e kohes permendin se vetem per ndertimin e vendqendrimit te Ali Pashes, nje kulle prane kendit juglindor, punuan 1500 vete. Me renien e Pashallekut te Janines, Kalaja do te humbiste shkelqimin e saj. Ne vitet e luftes se Pare dhe te Dyte Boterore, ajo do te sherbente si vendstrehim per banoret e qytetit, per t’u mbrojtur nga bombardimet e ajrore. Ndersa ne vitet e para te diktatures komuniste, ne hapesirat e Kalase do te ndertoheshin qelite e burgut te njohura si “Shtate penxheret”. Pas nje vendimi te qeverise se asaj kohe ne vitin 1968 do te largoheshin nga mjediset e Kalase qelite e burgut. Ne vitin 1971, portat e saj do te celeshin per vizitoret, te cilet nepermjet relikteve te vendosura ne stendat e muzeut njiheshin me nje pjese te historise se Shqiperise. Duke filluar nga viti 1968, skena e gurte e Kalase se Gjirokastres do te priste me bujari instrumentistet, kengetaret dhe valltaret e folkut, ne kuader te Festivalit Folklorik te Gjirokastres. Njekohesisht, gjate ketyre viteve, mjediset e Kalase kane sherbyer edhe per organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve te ndryshem kulturore.

/Korrieri/