Elmaz Plava u lindė nė Plavė mė 18 maj 1902. Ishte i biri i Bejtullahut dhe i Zades. Nė vendlindje kreu arsimin fillor, tė cilin e perfundoi mė 1911. Nė vitin 1917 u shperngul familjarisht nė Shkodér.
Nė gjimnazin e qytetit kreu studimet e mesme.
Mė 1928 filloj punė si nėnoficer nė njė repart ushtarak tė Tiranės. Njė vit mė pas ndoqi nė Durrės njė kurs 1 - vjeēar veterinarie. Pasi e pėrfundoi mė 1930, filloj punė si veterinar nė Pogradec. Me té ardhurat e veta mbante nė Tiranė familjen (nėnėn, motrėn dhe, qė nga viti 1931, edhe babanė e porsakthyer nga Turqia ).
Mė 20 qershor 1931 Elmazi u martua me Hamide Ferin (bijen e HASAN FERIT ). Nga kjo martesė lindėn 4 fėmijė, 2 djem e 2 varza, qė jetojnė edhe sot.Nga shtatori 1942 deri nė tetor 1944 Elmazi sherbeu nė Plavė si sekretar komune, ndėrsa nė nėntor 1944 rifilloi punėn si veterinar nė Shijak. Aty vdiq dhe u varros mė 25 gusht 1965.
Gjatė 20 vjetėve tė fundit tė jetės Elmazi, perveē profesionit tė veterinarit mesėm, me njė pasion tė veēantė, mblodhi materiale e dokumente pėr historinė e vendlindjes, duke vazhduar kėshtu njė punė qė e kish nisur i ati.
Madje, pėr pėrpunimin e tyre nė formén e njė libri, u angazhua deri nė momentin e fundit tė jetės.
Sigurisht, matriali qė ka pasur mundėsi tė hulumtonte Elmazi pėr historinė e krahinės sė Plavė - Gucisė nuk ėshtė i karakterit shterues. Nė vlersime pėr ngjarje e figura historike mund tė ketė edhe pasaktėsi e subjektivizėm. megjithatė matriali ėshtė relativisht i bolshėm dhe, pėrsa i pėrket kujtimeve tė mbledhura nga bashkėkohėsit e ngjarjave, i pazėvendėsushėm. Kurse konkluzionet pėrgjithėsisht, edhe sot kur njohim njė dokumentacion mjaft mė té gjerė, i kanė qėndruar kohės. Mund tė diskutohen ose tė mos janė reale disa koncepte tė autorit, ose data ngjarjesh, gjė qė ėshtė e natyrshme pėr punime ku kujtimet zėnė njė vėllim tė konsiderueshėm nė tėrėsinė e matrialit tė pėrdorur, ose kur vėshtrimi hidhet edhe mbi periudha mjaft tė hershme; megjithatė vepra si njė e tėrė ėshtė njė arritje e autorit. Pas pérpunimit dhe Pėrshtatjes tė kujdsėshme qė iu bė, duke respektuar kriteret pėr publikimin e matrialeve tė kėsaj natyre, ajo pa dritėn e botimit nė vitin 1995 dhe u mirėprit nga lexuesi.
Nė mbyllje tė kėtyre pak fjalve kushtuar autorit dhe vepėrs sė tij duhet pėrshendetur gjithnjė nisma e z. MUHAREM PLAVA pér tė nxitur botimin e kėtij libri. Njėkohėsisht dėshiroj tė falenderoj z. S.AHMETI pėr disa fotot tė ofruara pėr pasurimin e ilustrimeve. Falenderoj pėrzemėrsisht edhe tė gjithė ata qė ndihmuan nė realizimin e ribotimit, i cili u jipet lexuesve me shkrime e dokumente tė reja dhe me ilustrime fotografike.
Tiranė 2002 prof.Dr.Marenglen VERLI
Krijoni Kontakt