Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21

Tema: Alida Hisku

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alida Hisku

    “Tre shoqet xheloze qė mė vodhėn ditarin”


    Blerina GOCE

    Alida Hisku ėshtė nė qiellin e shtatė. Pas 25 vjetėsh ėshtė ringjitur nė skenė, duke pėrcjellė gati me tė njėjtin emocion kėngėn si nė Festivalin e 13-tė, kur kėndonte “Anės e pas anės o”. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Tirana Observer”, kėngėtarja e shquar e viteve ’70-tė tregon pėr herė tė parė pėrse e dėnuan tė mos kėndonte. Ditari mbi tė cilin u ngrit akuza e agjitacionit dhe propagandės dhe jeta e vėshtirė nė shtypshkronjė, largimi pėr nė Gjermani dhe jeta e re pas martesės me njė mjek gjerman. “Tirana Observer” po boton sot pjesėrisht intervistėn dhėnė nga Gjermania, mė 28 prill tė kėtij viti.
    Cili ishte momenti qė ju thatė me tė vėrtetė qė ishit e famshme?
    Nuk e kam quajtur kurrė veten tė famshme. Kam qenė thjesht njė punėtore e mirė. Kam kėnduar pėr njėfarė kohe edhe me estradėn e shtetit. E kam shfrytėzuar ditėn nė maksimum dhe rrija 16 orė nė punė. Dilja nga shtėpia nė 6.00 tė mėngjesit dhe kthehesha nė 23.00 tė darkės. Edhe sot nė fjalorin tim nuk e kam fjalėn u lodha. Kisha njė shprehjen time karakteristike: Nata pėr gjumė, dita pėr punė. Nuk e ndieja lodhjen dhe isha shumė e qeshur dhe humorxhie. Ndėrsa pėr sa i pėrket kėngės e kam quajtur veten tė aftė, kur fillova seriozisht me Festivalin e tė Rriturve. Kam fituar dy -tre ēmime tė para njėri pas tjetrit. Pas “Vajzat e fshatit tim” thashė pėr herė tė parė tė marr njė kėngė me politikė “Kasollja e Galigatit” me tė cilėn po ashtu mora ēmim tė parė.
    Nga ngritja si njė yll, nė njė rrėzim absurd. Si e kujtoni atė historinė e ditarit?
    Nė Sarandė isha nė dhomė me tri qelbėsira nga Vlora, Rrėsheni dhe Fieri. Mė kujtohet qė atė ditė, ishte 13 qershor, kishte plot njė vit qė kishte vdekur mami dhe isha shumė e trishtuar. Unė gjithmonė mendimet e mia i shkruaja nė njė ditar dhe kjo ishte krejt normale. Edhe motra ime kishte njė ditar. Mamaja na thoshte gjithmonė se ishte gjė e bukur tė mbaje ditar. Atė ditė nė ditar shkrova: Sot jam shumė e mėrzitur. Mė duket jeta skėterrė. Kėtu ha pula gur. Kėta tė shkretė flenė keq dhe rropaten gjithė ditėn. Tė nesėrmen ditari qė kisha nėn jastėk nuk ishte mė. Ma kishin zhdukur ditarin qė e kisha lėnė nėn jastėk. Ditarin ia kishin dhėnė profesorit tė Shkollės sė Partisė, qė e ēoi nė Komitetin e Partisė. Tė nesėrmen mė thonė: Do tė nisemi direkt nė Tiranė, se kėshtu na kanė thėnė me telefon. Mė nisėn nė Tiranė dhe atje mė thirrėn nė Komitetin e Partisė numėr 3. Fize Bozhegu mė tha: Keni thyer rregullat e partisė, ky ėshtė agjitacion propagandė. E kemi gjykuar tė dorėzosh teserėn e partisė. I futa njė tė sharė; i thashė qelbėsirė dhe shtova se nuk ia jepja teserėn e partisė. Atė teserė ia dhashė vetėm babait, tė cilit i thashė: Ti mė rrite, ty ta jap teserėn. Kurse teserėn e Komitetit Qendror e kam akoma me vete. Ma zhdukėn ditarin. Mė humbėn 25 vjet jetė, 25 vjet ditar. Mė zhdukėn bllokun e trashė, sa veprat e Enverit, bllokun qė e kisha bėrė vetė nė shtypshkronjė. Por mė ikėn edhe kujtimet e jetės. Pastaj m’i zhdukėn edhe kėngėt nga arkivi si kėngėtare, mė hoqėn nga puna, mė lėvizėn nga reparti. Si dėnim organizata e partisė mė hoqi dhe mė ēoi nė njė repart ku ishin punėtorėt e dėnuar. Fillova jetėn nga zeroja. Deri ditėn qė kam ikur kam punuar dhe e qepa gojėn. Mė zuri goja merimanga. U mundova tė kthehem nė njė tjetėr njeri. U zhgėnjeva nga jeta. Nuk gjej dot fjalė tė pėrcaktoj logjikėn e kėtyre njerėzve.
    Flitet se keni shkruar diēka qė ju kishit dėshirė tė bėnit koncerte recitale dhe tė bėnit turne nė Shqipėri. Sa e vėrtetė ishte kjo?
    Kėto kanė qenė ėndrrat e mia qė tė krijoja njė grup, njė kompleks. Njė kohė ka pasur njė kompleks tė rinjsh qė mė vonė u hoqėn si modernė, si kapitalistė. Ka qenė njė kompleks i “Petro Nini Luarasit” nė vitet ’70 ku unė kam kėnduar, por vetėm kaq. Nuk e realizova ėndrrėn time. Tė kėndoja dhe tė bėja turne nė Shqipėri dhe jashtė shtetit, tė popullarizoja kėngėn shqiptare. Pėr herė tė parė kur kam dalė nga Shqipėria nga Titogradi isha 16 vjeē. Edhe atje ndihej ndryshimi me botėn e jashtme.Mė vinte keq kur kthehesha nė Shqipėri dhe thosha me vete: Ēfarė kanė mė shumė se ne kėta? Se nė atė kohė ne nuk na linin t’i mbanim flokėt mė tė gjatė se supet, sepse ishte shfaqje moderne. Edhe rrobat na i zgjidhnin ata. Ishte komisioni ku duhej tė kaloje si dele. Ēdo gjė kontrollohej nė pe tė gjilpėrės. Tė arrije sukses nė atė kohė, nuk ishte si sot. Kėndoja me tekst tė shkruar nė dorė, sepse ēdo ditė ata e ndėrronin tekstin kur gjenin ndonjė gjė qė nuk iu pėlqente, apo nuk iu shkonte pėr hije....
    Flitet se dėnimi juaj lidhej edhe me xhelozinė qė shprehnin kolegė tė tuaj nė atė kohė, falė nivelit tėnd profesional. A mund tė na thoni si ėshtė e vėrteta dhe cilėt janė kėto kėngėtare apo kėta kėngėtarė?
    Unė i shikoja koleget dhe kolegėt e mi me syrin e tolerancės. Megjithatė pėr mua ka qenė shumė ambicioze Zyliha Sina; e mbante veten pėr tė bukur. Grindje me kėngėtarėt nuk kam pasur, madje as me Zylihanė. Konkretisht nuk mė pėrfillnin shumė, se kam qenė punėtore e shkurtėr, e vogėl; nuk u dukesha ndonjė kafshatė e fortė. Vetėm kur dilja nė skenė e bėja bam. Nuk e di se ē’mund tė bėnin mbrapa shpine, por unė nuk kisha lidhje me asnjė kėngėtar, pėrveē natės kur dilnim nė festival. Me Liljana Kondakēiun dhe mė pas edhe me Ema Qazimin kemi qenė fqinjė, por nuk ėshtė se rrija shumė me to, pėr arsye se isha edhe nė punė. Gjithsesi u mundova qė me to tė kaloja mirė.
    A mund tė na thoni si ishte atmosfera nė atė kohė mes grupeve tė artistėve, a kishte harmoni dhe si shiheshin me njėri-tjetrin?
    Artistėt ishin ndarė nė dy grupe: profesionistė dhe amatorė. Jo tė gjithė i shikonin kėngėtarėt e rinj me shpirtin e bamirėsisė. Jo tė gjithė iu zgjasnin dorėn pėr t’i ndihmuar. Ka qenė njė mospėrfillje xhelozie; ēdokush e mbante nė vetvete pa e shfaqur dhe mundohej t’u shmangej kėngė-tarėve tė rinj. Unė isha nė grupin e amatorėve, rrija gjithmonė me ata qė ishin tė rinj nė festivale, se me ta merresha vesh mė mirė. Nuk e kam hequr kurrė veten si profesioniste, por gjithmonė jam pėrpjekur tė ul kokėn dhe tė mėsoj, ose ta vjedh nė mėnyrė tė padukshme atė qė doja. Kėshtu, i shkoja Vaēes pas nė dhomat e provave. Nėpėr dasma kėndoja gjithmonė kėngėt e Vaēes. Unė e adhuroja atė. Nuk kam bėrė konservator muzike, por shikoja Vaēen te dhoma e provave, prapa skene, si e hapte dhe si e mbyllte zėrin e “vidhja” nga mėnyra se si ajo punonte me kėngėn.
    Cili ishte kėngėtari apo kėngėtarja pėr tė cilin kishit mė shumė rezerva?
    Tani nuk i mbaj mend edhe aq mirė emrat, se kanė kaluar shumė vjet, por Lindita Theodhori, pėr shembull, e ka hequr veten mė shumė se ēka qenė, pra ishte pak mendjemadhe.
    Nėse kthehemi nė kohė, ēfarė vendimi do tė merrnit nė qoftė se do tė ishit nė situatėn e asaj kohe: pra tė kishin kapur me njė ditar dhe tė thoshin se je armike e partisė?
    Nuk besoj se do tė mund tė bėja dot gjė. Nė njė situatė tė tillė je nė dorė tė organizatorit. Ēdo organizatė ka rregullat dhe statusin e vet. Edhe statusi komunist ka rregullat e tij, ashtu si gjykata. Unė kisha thyer ligjin. Nėse do ta shohim mė ndryshe, padyshim ditari ishte gjė private, qė unė e kisha brenda meje dhe tė fshehur. Por ata e kapėn atė dhe nuk e kuptonin ēdo tė thotė tė ishe artiste, kush isha unė! Brenda tyre, sidomos ato tė ashtuquajturat shoqe, kishin ligėsinė. Megjithatė ata nuk mė kapėn gjėrat mė tė rėndėsishme si adresat e miqve e tė tė njohurve tė mi jashtė shtetit, si dhe kėngėt e huaja, tekstet e tė cilave i shkruaja gjithmonė nė njė bllok. Kėshtu, megjithėse mė dėnuan nuk i humba lidhjet e mia. Kėta miq do tė mė ndihmonin mė vonė pėr tė shkuar nė Gjermani.
    Kur vendosėt tė iknit nė Gjermani dhe pėrse e bėtė kėtė?
    Vendosa tė iki nė vitin 1990. Ishte e pamundur pėr mua tė vazhdoja tė rrija nė Shqipėri. Aq mė tepėr qė isha njė grua e vetme me dy djem, njėri katėr e tjetri dhjetė vjeē dhe e shihja se nuk kishte perspektivė. E parashikova qė do tė vinte demokracia, se atė ėndėrroja tė vinte. Ėndėrroja lirinė nė art, se politika ishte shumė e pistė nga brenda. Ėndėrroja njė vend jo tė robėruar, njė vend mė tė qeshur. Kėshtu, njėra pas tjetrės u bėnė lėvizjet. Mora njė vizė turistike nė vitin ’90-tė nė Bullgari. Iu thashė se do tė vizitoja djalin dhe ma dhanė menjėherė. Nė vitin ’80-tė kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Kongresin Marksist-Leninist tė tė Rinjve tė Partisė Komuniste gjermane. I mora nė telefon njerėzit qė kisha njohur atėherė dhe ata mė dėrguan menjėherė njė faks. Kam ndenjur nė njė hotel nė Budapest, madje nuk kisha as para pėr tė paguar hotelin, por motra e Vaēe Zelės mė mori. Ajo kishte ardhur nė Bullgari tė merrte vizė pėr tė shkuar nė Shqipėri. Hoteli ishte plot me shqiptarė. Mė dhanė direkt vizėn gjermane, me azil politik dhe qė atėherė jam nė Gjermani.
    Gjatė kėsaj kohe, ēfarė keni menduar? A keni kėnduar ndonjėherė?
    Gjatė kėsaj kohe, prej 15 vjetėsh nė Gjermani kam thėnė shyqyr qė kam kėngėn. Kėnga ka qenė pėr mua si aspirinė. Sa herė qė kam ndjerė dhimbje kam kėnduar me veten time, sa nė kuzhinė e sa nė banjė. Kur mė dhembte shpirti, kėndoja dhe kėndoja nė shqip, pėr tė mos ta harruar gjuhėn dhe kėngėn. Nė shqip iu kėndoja edhe fėmijėve kur doja t’i vija nė gjumė. Kėnga ėshtė pjesė e gjakut tim, ėshtė jetė. Pa kėngė nuk ka Alidė, pa Alidė nuk ka kėngė.
    Ēfarė mendoje kur shikoje mė pas festivalet? Cilat fjalė ju vinin ndėr mend?
    Jam shtruar dy herė nė spitalin e Neurologjisė me krizė nervore dhe e mbaja veten me ilaēe qetėsuese. Nė atė moment tė shkojnė shumė mendime nė kokė, por nuk ke nė dorė asgjė, madje as nuk mund tė mendosh, por komplet jetėn e lėshon nė dorėn e fatit. U izolova brenda dhe nuk mund tė dilja pėrjashta. Dilja natėn me fshesaxhiet dhe pija cigare e bėja muhabet me to. Ka qenė viti 1982.
    Sa e lidhur jeni me Shqipėrinė, ēfarė ėshtė pėr ty Shqipėria edhe pse jeni larg?
    Vit pėr vit vijmė nė Shqipėri. Djali i vogėl vjen dy herė nė vit. Ėshtė gjaku qė i tėrheq. Tė tre fėmijėt dinė tė flasin mirė shqip. Por tani nuk kam asnjė tė afėrt nė Shqipėri. Prindėrit mė kanė vdekur, kurse motra dhe vėllai janė nė Itali, tė punėsuar si tė gjithė shqiptarėt e tjerė.
    A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr familjen tuaj tė dikurshme nė Shqipėri?
    Nėna ime ka vdekur shumė e re, nė moshėn 48-vjeēare. Ka qenė njė nga krijueset e Filarmonisė sė Shtetit dhe ka kėnduar pėr 16 - 17 vjet me radhė nė Opera. Kam pasur njė vėlla dhe njė motėr mė tė madhe, tė cilėt gjithashtu iu pėrkushtuan muzikės, por asaj klasike.
    Keni ndėr mend tė ktheheni ndonjėherė nė Shqipėri?
    Nuk ka dyshim qė do tė kthehem, pėr tė qėndruar pėrgjithmonė nė Shqipėri bashkė me bashkėshortin tim, Thomasin, pasi tė dalim nė pension. Ndėrsa fėmijėt kanė filluar jetėn dhe kanė marrė rrugėt e tyre nė Gjermani. Por kthimi dhe jeta ime nė Shqipėri do tė jetė rrėnja, epiqendra e fėmijėve tė mi pėr tė ardhur sa mė shpesh nė vendin e tyre. Kur je i vjetėr ke nevojė mė shumė pėr njerėz se sa kur je i ri. Mikpritja njerėzore qė ėshtė nė Shqipėri nuk ėshtė kėtu. Kur mplakesh tė kthehen tė gjitha kujtimet e fėmijėrisė. Nė Gjermani nuk kam kujtime, ndaj ėshtė mė mirė tė kthehem pėrsėri atje ku kam kujtimet e mia.

    Njė nga intervistat mė interesante tė botuara gjatė kėtij viti nė gazetėn “Tirana Observer”, do tė jetė e pranishme pėr ju ēdo ditė tė kėtij muaji. Redaksia ka menduar qė nė muajin e fundit tė vitit 2005, tė ribotojė intervistat e rralla qė gazetarėt kanė mbledhur gjatė punės sė tyre. Qė nė numrin e parė tė “Tirana Observer”, mė 25 mars tė vitit 2005, janė pėrzgjedhur intervistat e vitit. Ato i pėrkasin tė gjitha fushave qė nga historia, politika, arti, sporti etj. Tė intervistuarit janė emra shumė tė njohur si Bernd Fisher, Ismail Kadare, Ramiz Alia, Thanas Nano e shumė tė tjerė, por edhe tė panjohur tė cilėt pėr njė moment janė bėrė protagonistė tė ngjarjeve tė rralla.

    botuar me 28 prill 2005
    Tirana Observer
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-01-2012 mė 11:03

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2005
    Postime
    15
    C'e ka kete fjalor kjo? Ngeli duke thene qelbsin kjo, qelbsin ajo. Shemtaraqe kjo , mendjemadhe ajo. Ka goje me fol per Zeliha Sinen e Lindita Soten.E ka rrejt menja se eshte Xhenis Xhoplin .
    Turp per te , se s'eshte rradhe qumeshti por gazete.
    Kokderre ka qene gjithmone . Mbaj mend i her , desh i hyri m'dru Avni Mula ne Dekade te Majit se s'pranonte me kendu ne minute te fundit, por s'arriti i ziu se i iku me vrap kjo fycka. A kundershtohet Zotni Avniu? Edhe sikur ta kete gabim, jo vallai , KURRE !
    Mu neverit me kete qe lexova sot.


    Alida Hisku tek Historia e Shqiperise !??
    Te kishit vene Fize Bozhekun si "Zan Caushe e rajonit 3" edhe hahet, por per Aliden jeni lodh kot .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Andrea111 : 13-12-2005 mė 09:18 Arsyeja: Shtese

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alida Hisku

    Alida, historia e njė rinie tė vrarė prej njė ditari...


    Shekulli Kontakt
    16-12-2006


    Alida Hisku



    Historia e jetės sė kėngėtares Alida Hisku dhe zhgėnjimi i saj

    Alida, historia e njė rinie tė vrarė prej njė ditari...



    Skenėn e TOB nė Tiranė, ajo e kishte shkelur qė kur ishte vogėlushe 5-vjeēare, atėhere kur e ėma e saj, kėngėtare lirike, e merrte pėr dore ndėrsa shkonte tė bėnte prova.. Dhe erdhi njė ditė, qė vajza e ish-kėngėtares sė TOB, tė "pushtonte" atė sallė pėr herė tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTV, qė nė moshėn 13-vjeēare, duke marrė edhe ēmimin e tretė... Vogėlushja do rritej me skenėn... Kulmin e saj tė suksesit, do ta arrinte disa vite mė vone, atėherė kur mbi supet e saj tė njoma kishte marrė udhėn tė ēelte pranvera e saj e 17-tė. Dhe ajo do ta priste vitin e saj tė lindjes, pranverėn e 17-tė, si fituese e ēmimit tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTV..

    Pandeli Simsia

    Nė atė natė finale suksesi, duke interpretuar kėngėn fituese, edhe pse u mundua, nuk e pėrmbajti dot veten nė skenė; qau nga gėzimi ndėrsa kėndonte kėngėn e fitores, duke fshirė lotėt me duart e saj tė brishta, qė i rrėshkisnin nė faqe. U bė e dashur nga tė gjithė ata qė e panė nė skenė dhe nė televizor, dhe ata qė e dėgjonin zėrin e saj nė radio. U bė shumė popullore, siē ishte edhe vetė ajo kėngė fituese popullore: e kapshme dhe e kendueshme nga te gjitha moshat. E papritura ndodhi vitin e ardhshėm. Pėrsėri mes konkurentėve tė shumtė, shpallet fituese e ēmimit tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTV. Dy ēmime tė para nė aktivitetin mė tė rėndėsishėm artistiko-kulturor tė vitit.. U duk se vajza 18-vjeēare, me zėrin dhe talentin e saj shpėrthyes, po shkonte tė prekte majėn e Olimpit... Por nė moshėn 22-vjeēare, jeta do ta godiste fort. Nė atė kohė do t'i ikte njėherė e pėrgjithmonė nga kjo jetė njeriu i saj mė i dashur, nėna. Por kupa e helmit vetėm sa kish filluar tė zbrazej...Erdho goditja tjetėr.. Kėtė radhė jo nga jeta, por nga vetė “Zeusi”... Pėr ta gjymtuar, pėr ta dėnuar, pėr ta ''burgosur'', pėr ta arrestuar, pėr ta ēuar nė Spital Psikiatrik, pėr ta... Pse?! "Nuk na duhen kėta njerėz me ideologji perėndimore... “. Dhe shkaku ishte njė ditar, qė vajza jetime kishte menduar tė mbante me dhimbjen e humbjes sė nėnės. Ah, ai ditar i mallkuar! Ah, ajo vigjilencė e “klasės” Ai ditar do tė shkatėrronte jetėn e saj, familjen e saj, tė ardhmen e saj, shėndetin e saj, psikologjinė e saj...

    E mbetur e vetmuar, me familje tė shkatėrruar, e pėrbuzur nga shoqėria dhe miqėsia, vajza artiste kėngėtare, nėna e dy fėmijėve tė vegjėl e tė parritur, po kalonte kohėn e saj mė tė vėshtirė: ēmendurinė e saj, vrasjen e rinisė sė saj. Dhuna psikologjike qė ajo po kalonte nė ato ditė tė tmerrshme tė arrestimit tė saj nė birucat e ftohta tė qelisė sė burgut, ishin fillimi i vuajtjeve. Artistja kėngėtare do ta pasonte me shtrimin disa herė nė spitalet psikiatrike. Zeusi njoftohej se viktima e tij e gdhinte natėn poshtė pallatit tė saj tė banimit, duke pirė cigare, nėn shoqėrinė e fshirėseve tė rrugėve dhe tė babait tė saj, qė i rrinte pranė nė ēdo kohė, i pagjumė, i shqetėsuar, i plagosur nga fatkeqėsia e fėmijės sė vet. Vitet kaluan, derisa erdhi njė ditė... E vetmja shpresė pėr artisten fatkeqe, ishte largimi nga Atdheu i saj i dashur, ashtu siē po largoheshin pjesa mė e mirė e shqiptarėve. Bashkė me dy djemtė e saj tė vegjėl nė moshė, e braktisur, udhėtoi drejt njė bote tė lirė pa e ditur se ku po shkonte, kush do ta priste... Arriti nė Gjermani. Ngado qė shkonte pėr tė punuar nė atė shtet tė huaj dhe tė panjohur, merrte me vete edhe ata, dy djemtė e saj ende tė parritur. Pas shumė vuajtjesh njė ditė gjeti njė strehė tė re, tė dashurin e saj tė zemrės, mjekun e njohur me emrin Thomas, i cili do tė ishte edhe bashkėshorti i saj i ardhshėm, edhe kujdestari i dy fėmijėve, qė nė atė kohė kishin mė shumė nevojė pėr ngrohtėsi prindėrore.


    Dukej se ēdo gjė e kaluar ishte pėrmbysur...Por artistja donte t'i rikthehej vendit tė saj me njė mision... Lufta nė Kosovė nė vitin 1999... Ajo dhe bashkėshorti i saj, mjeku Thomas Keune, nėpėrmjet shumė tė njohurve mundėn tė sigurojnė ilaēe, ushqime, artikuj higjiene, sapun, shampo etj. Aksioni personal i ēiftit Keune, nė njė kohė rekord, pėr 5-6 ditė mblodhi afro 62 ton ndihma. Tė gjithė atė transport me maune tė mėdha spedicioni, i paguan vetė ata, kurse pėr aeroplanėt (1 000 000 DM njė fluturim pėr nė Rinas - ēifti Keune pėrdori pesė), sponzorizoi ushtria gjermane. Edhe nga dritaret e vogla tė avionit, ku rrinin ulur ēifti shqiptaro-gjerman, mund tė ndihej lufta...(nėnshkruan para nisjes edhe njė testamentet, duke e noterizuar atė...) Mė nė fund arritėn nė Rinas... Dhe sigurisht qė nuk do tu mungonte njė “surprizė” shqiptare.. Malli i sjellė, me peshė 62 tonė, duhej ēdoganuar... Policia kėrkoi 25 mijė DM, malli u bllokua... Kėshtu, ēiftit Keune iu desh tė paguante sėrish... Mė nė fund malli doli nga rinasi. Nėpėrmjet Ministrisė sė Shėndetėsisė, ata tė dy vetė filluan shpėrndarjen e mallit nė pikat ku ishin refugjatėt kosovarė, nė Kopėshtin Botanik, Pallati i Sportit “Partizani”, nė dy spitale private pranė atij Ushtarak. Gjysmėn e mallit e shpėrndanė vetė ato tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, sepse koha po shkonte dhe ata ishin vetėm, punonin ditė e netė pa pushuar. I gjithė ai aksion i rėndėsishėm humanitar, ėshtė i filmuar. Gazetat gjermane nė atė kohė, nuk rreshtėn sė shkruari pėr ēiftin Keune, duke e quajtur artisten kėngėtare shqiptare, nuse nė Gjermani, njė HERO.. Nė njė udhėtim tė dytė, nė dy maunet qė Dr.Keune ēoi nė Shqipėri, ndodheshin 2 salla operacioni; 20 krevate; 20 komodina; 10 karroca elektrike pėr tė plagosurit e operuar, apo pėr tė moshuar... Nuk u ka shkuar asnjėherė ndėr mend tė ulen e tė bėjnė llogaritė e asaj ndihme. Atė aksion humanitar ata e quajnė njė sjellje normale... Janė me qindra emigrantėt shqiptarė nė Gjermani qė janė ndihmuar pėr sistemim nga familja Keune..

    Artisten e bren nga brenda shpirtit tė saj “lima” e bezdisshme, rinia e vrarė, ėndrra e mohuar nga regjimi. Ajo kėrkon tė nxjerrė nga sirtari pėrsėri zėrin e saj, ėndrrėn e vrarė, talentin e madh nė tė kėnduar, kėngėn e bukur shqiptare qė e do marrėzisht... Zėrin e saj tė vrarė e tė mohuar, ajo kėrkon ta risjellė. Dhe ka shumė besim, sepse edhe pse i "burgosur" ai zė ėshtė mė i fuqishėm se kurrė, mė i kthjellėt, mė i ėmbėl. Mund tė jetė edhe zėri mė i fuqishėm nė botė qė, pas 25-vjetėsh heshtje, burgim, vrasje, tė jetė pėrsėri shpėrthyes, si nė atė kohė, i pacėnuar. Pėrsėri nė "ndihmė" i vjen bashkėshorti dr.Thomas. Diēka e bren nga brenda, ndėrsa imagjinon njė kohė tė ēmendur tė pajetuar nga ai vetė. Dhe kėngėtarja shqiptare i rikthehet pėrsėri publikut tė saj. Jo nė skenat e dikurshme shqiptare, si atėhere, por nė skenat evropiane, atje ku janė edhe bashkėatdhetarėt e saj. Dalja e saj nė skenė me njė zė tė fuqishėm, shokon, huton.. Duartrokitjet e tyre asaj i japin forcė. “Bravo, bravo! Tė lumtė motėr, bravoooo!".

    Zhgėnjimi i Alidės me Tiranėn Njė ftesė nga Tirana bėri qė ajo ta riputhte pėrsėri skenėn shqiptare, pėrpara spektatorit shqiptar. Kėngėn "Si Agim i Kuq" edhe pse e kishte kėnduar para 33-vjetėve, duke fituar ēmimin e dytė nė Festivalin e 12-tė tė Kėngės nė RTV, nė atė spektakėl, e kėndoi pa mė tė voglin ndryshim dhe sforcim, njėsoj si atėherė. "Jam rritur me skenėn dhe dua tė vdes nė skenė", do thoshte pėrpara tė pranishmėve nė atė spektakėl. Por nuk do tė vononte shumė, qė kėngėtarja tė merrte zhgėnjimin e saj tė madh, duke ia lėnduar dhe gėrvishur pėrsėri plagėn e vjetėr.

    Mospjesėmarrja e saj nė Festivalin e Dhjetorit, u justifikua pėr mossjelljen nė kohė tė kėngės..! E gjithsesi... "Kthimi" e quajti kėngėtarja albumin e saj tė ri, fjalė, qė ėshtė edhe vetė titulli i njė prej kėngėve tė atij albumi, tekstin e sė cilės, kėngėtarja e ka shkruar vetė: "I'u nisa unė njė rruge pėrpara njė drite/ Shkėlqimi mė thėrriste, doja tė arrija/ Dhe isha shumė e re, e pasionuar/ Kjo rrugė u mbyll njė ditė, gjithshka m'u errėsua/ I ngrita sytė, drita ishte fikur/ Njerėzit rreth meje, tė gjithė kishin ikur..../ .. Dhe ja, erdhi pėrsėri Dhjetori i kėtij viti 2006. Zhgėnjim! Nė fillim i thanė se do kėndosh nė festival. Pastaj i thanė se vetėm do ta pėrshėndesėsh...Pastaj i thanė, “nuk do jesh”. Pėrse kjo sjellje? I duhet tė shmang sytė e fėmijėve: "Ēfarė kanė ata me ty mami?, pyetjen e bashkėshortit "Pėrse veprojnė kėshtu me ty?". Ēfarė duhet tė dėshmojė, rininė e saj qė ia vranė dikur, apo arrogancėn e sotme? Cila kohė ėshtė fajtore? Koha e perėnduar apo koha qė jetojmė?". Dekorata dhe ēmimi mė i bukur pėr tė, ėshtė vlerėsimi qė i bėn populli i saj, sepse ajo ka njė emėr tė njohur dhe tė nderuar:
    Ajo quhet ALIDA HISKU, KEUNE.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22

    Alida Hisku - Nje Yll I Viteve '70

    Per mua eshte nje nga kengetaret me te mira te muzikes se lehte Shqiptare. Ka nje ze te mrekullueshme dhe shume te forte, dhe ka qene shume e famshme dhe shume e dashur ne vitet e arta te saj.

    Keto jane disa nga cmimet te saj nga Festivali I Kenges ne RTSH neper vite...

    1970,
    Festivali i 9-te RTSH,
    “Portret Heroine” (A.Krajka),
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1971,
    Festivali i 10-te RTSH,
    "Shqiperia pershendet" (F.Deda)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1973,
    Festivali i 12-te RTSH,
    "Si agim i kuq" (J.Minga, N.Lera),
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1974,
    Festivali i 13-te RTSH,
    "Vajzat e fshatit tim"(E.Shengjergji, Zh.Jorganxhi),
    Cmimin e pare.

    "Neper ditet tona"(K.Gjini)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1975,
    Festivali i 14-te RTSH,
    "Buka e duarve tona" (K.Laro, Xh.Spahiu),
    Cmimin e Pare.

    "Dasem ne fshat" (A.Xhunga, I.Kadare)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1976,
    Festivali i 15-te RTSH,
    "Kenget e rinise" (A.Krajka)

    "Bisedon nje popull"( L.Dizdari)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1977,
    Festivali i 16-te RTSH,
    "Kasollja e Galigatit" (A.Mula),
    Cmimin e dyte.

    "Ti qe ke ne sy lirine" (P.Gaci).

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1979,
    Festivali i 18-te RTSH,
    "Nentori i Lirise" (L.Dizdari, K.Petriti),
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1980,
    Festivali i 19-te RTV,
    "Njerezit e Agimeve" (K.Laro, Xh.Spahiu)
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1981,
    Festivali i 20-te RTSH,
    "Me kujton ti ato vite" (A.Mula, H.Milloshi)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Dhe ketu mundeni te shikoni disa videoja nga Alida teper te rralla:

    1977 - Kasollja E Galigatit
    http://www.youtube.com/watch?v=PAzJNyNfSLs

    1977 - Ti Qe Ke Ne Sy Lirine
    http://www.youtube.com/watch?v=Av3PvgIbeM0

    1979 - Nentori I Lirise
    http://www.youtube.com/watch?v=5K2xF8p5d3w

    1981 - Me Kujton Ti Ato Vite
    http://www.youtube.com/watch?v=QsBrDAOK8Dg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LM1 : 03-11-2008 mė 13:10

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Vertet nje kengetare e madhe.
    Jane kenget e rinise tone.
    Ngrihesh mes malesh
    Si kala e lasht`
    Kasolle e thjeshte
    Kasolle me kasht`

    Nuk eshte faji i Alides qe kenget atehere ishin shume te politizuara.
    Ndjej keqardhje qe ate e shkeputen shume shpejt nga kenga!

  6. #6
    Me te vertete shume kengetare e mire!

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    E kam taku para disa muajsh ne Berlin.kishte ra shume.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    E kam taku para disa muajsh ne Berlin.kishte ra shume.
    perse kishte rene? si ishte? =(

    ah cfare fat te mire ke pas ti, une nuk di cfare do te bej nese e takoj aliden nje dite, eshte njera nga deshirat e mia

  9. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga LM1 Lexo Postimin
    perse kishte rene? si ishte? =(

    ah cfare fat te mire ke pas ti, une nuk di cfare do te bej nese e takoj aliden nje dite, eshte njera nga deshirat e mia
    Nje artiste te madhe kur nuk i jepet ajo qe i takon kalon ndonjehere dhe ne depresion.Nje nene me dy femije qe jeton diku ne gjermani si te ishte askushi.
    ps.do ta coj nji foto ne mp.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22
    Teksti i kenges fituese ne Festivalin e 14-te te Kenges ne 1975, me muzik nga Kujtim Laro dhe tekst nga Xhevahir Spahiu... kendon, natyrisht, kengetarja e madhe Alida Hisku...
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    BUKA E DUARVE TONA

    Kjo tokė ngrohu bijtė e mjerimit
    Pėrmbi gur rriti trima, rriti lule dhe shpresė
    Kjo tokė-me lirinė dashuruar,
    Njė grusht dheu dhemb si zemra
    Me jetėn tonė ne e mbrojmė!

    Erdh pranvera, ēeli jeta,
    Farė tė re ne hodhėm,
    Bukė e gaz u mbushėn sofrat,
    Vallėt rrahin tokėn.
    Toka me njerėzit gėzon,
    Toka jonė e lirė, kudo ne na thėrret,
    Ne i japim forcė edhe jetė,
    Nė fusha dhe male djersa jonė kullon
    Toka shqiptare rinon!

    Bukės i buzėqeshin fėmija
    Duart punėtore, fshatare,
    Bukės sonė i gezojnė,
    Grurin tokė me plumbat shtrėnguar,
    Nė gjerdan i mban Atdheu.
    Lirinė e tij ai mbron!

    Erdh pranvera, ēeli jeta,
    Farė tė re ne hodhėm,
    Bukė e gaz u mbushėn sofrat,
    Vallėt rrahin tokėn.
    Toka me njerėzit gėzon,
    Toka jonė e lirė, kudo ne na thėrret,
    Ne i japim forcė edhe jetė,
    Nė fusha dhe male djersa jonė kullon
    Toka shqiptare rinon!
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Uauuu sa bukur teksti, qe kendon per dashurine dhe pasionin per atdheun
    Edhe kompozimi natyrisht teper e bukur, por me vjen shume keq qe ende nuk e kam degjuar kengen nga Alida, e kam degjuar vetem nga Vesa Smolica ne spektaklin "100 Kenget E Shekullit"

    nese e ka dikush kengen nga Alida Hisku, ju lutem ta ndani me ne ta degjojm dhe te kenaqemi te gjithe =] flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LM1 : 11-11-2008 mė 18:36

  11. #11
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Alida Hisku: "Nuk mbaj mė ditar"

    Nė atė kohė diktature kėngėtarja e re nuk e kishte menduar qė shėnimet e njė ditari do tė bėheshin shkaku pėr t'i shkatėrruar jetėn dhe karrierėn. Jeta e saj ka bėrė kurioz secilin prej nesh, e sidomos brezin qė ka jetuar me emocionet e zėrit tė saj, sa herė flitej pėr muzikė dhe aq mė tepėr kur dėgjohej muzikė. Ku do tė ketė pėrfunduar artistja, a kėndon mė ajo, pėrse u dėnua dhe cili ishte filli i jetės sė saj?

    Alida Hiskun publiku nuk e ka harruar. Tė rinjtė ndoshta nuk e njohin mė por mė tė rritur e mbajnė mend mirė vajzėn simpatike qė me zėrin e saj tė fuqishėm bėnte tė dridhej skena e festivaleve e viteve '70. Diktatura komuniste ia preu ėndrrat, e arrestoi, e internoi dhe qė atėhere nuk do tė kėndonte mė. Shqiptarėt e dashuruar me kėngėt dhe temperamentin e saj nuk do ta shihnin mė kurrė portretin e saj tė ėmbėl as nė skenė dhe as nė ekran.

    Pas njė heshtjeje mė shumė se 25 vjeēare, nė vitin 2006 ajo iu rikthye kėngės me njė album tė ri. Njė album qė kėrkonte tė ngjisė nė “njė” dy pjesėt e jetės sė saj. Pas njė kalvari tė gjatė, ajo ishtė sėrish mes nesh, e jashtėzakonshme dhe pa diplomaci.

    Mundohuni tė imagjinoni Alida Hiskun, femrėn qė 25 vite mė parė trondiste skenėn me zėrin e saj, duke kėnduar kėngė tė njė dimensioni tjetėr, me njė profil rock dhe tė padėgjuara mė parė! A mbėrrin imagjinata juaj deri aty?

    Sigurisht qė kujtoni njė zė brilant me timbėr tė theksuar dhe para syve sillni njė femėr tė re e tė brishtė nė pamje, me sytė e gjallė e plot energji.

    Nė fakt, edhe pse ka rrjedhur kaq kohė mes nesh dhe asaj, mes asaj dhe skenės, mes rikthimit dhe skėterrės, mes kujtimeve tė dhimbshme dhe viteve tė shkuara larg, dashuria pėr kėngėn ka mbetur po e njėjta. Sepse ca dashuri nuk mund tė humbasin kurrė, edhe pse koha ndonjėherė ecėn nė kah tė kundėrt, edhe pse ideologjitė ndodh tė ngatėrrohen me artin, edhe pse rrugėt e mėrgimit mund tė ndėrrojnė disi drejtimin e jetės, edhe pse vetja nė njė skenė tė duket ndonjėherė si njė ėndėrr e largėt, ose kujtim qė i pėrket dikujt tjetėr.

    I pėrket mė saktė njė vajze tė vogėl qė shkeli plot dėshirė nė atė skenė 13 vjeē dhe njė gruaje tė re qė e dėbuan prej saj me dhunė, kur ajo ishte 25.


    I dashur Ditar!

    Ngjan si koka e ēdo faqeje tė thjeshtė ditari, por nuk qe vetėm kaq pėr fatin e kėngėtares. Ishte si njė kob i zi, si njė mallkim, si njė lajm shkruar me tė zezė, pasi asgjė pėr Alidėn nuk do tė ishte si mė parė. "Njeriu duhet tė besojė tek dikush, thotė Alida, tė flasė me dikė se ndryshe nuk ėshtė njeri. Unė zgjodha tė shkruaja nė ditar mendimet e mia, shpesh edhe kundėrshtuese ndaj regjimit, pa menduar se ai ditar personal do tė shkonte nė duart e sigurimit tė shtetit. Pa menduar se dy shoqet nga Vlora do tė shndėrroheshin nė ekzekutore tė mia"

    “Tani jeta mė ėshtė errėsuar”, pati shkruar Alida nė ditarin e saj pas vdekjes sė nėnės, por ky pėrjetim i saj fatkeqėsisht do tė shndėrrohej nė makthin e kėngėtares. Hetuesit nė seancat e gjata kėrkonin me ēmos qė ajo vetė tė pranonte se aludimi ishte pėr pushtetin komunist dhe jo pėr nėnėn qė mungonte.

    Ditari qė ajo mbante prej 12 vitesh u gris nė Komitetin e Partisė, ndėrsa nė Burgun e vjetėr tė Tiranės iu vunė prangat. Dy shoqet ekzekutore dolėn dėshmitare duke sajuar historira gjithėfarėsojėsh dhe e gjitha ēfarė mė tej prej saj ishte vetėm njė tmerr.

    Ndoshta si njė paralajmėrim se nuk do tė kėndonte mė kurrė para publikut, e fundit kėngė qė Alida kėndoi nė skenė mbante titullin “Mė kujton ti ato vite”. Dhe vėrtet qė ajo do t’i kujtonte gjatė vitet e tmerrit. Njė paketė e tėrė dėnimi pėr tė.

    Pėrjashtim nga arti, nga partia, nga puna, heqje e tė drejtės sė votės dhe heqje e tė drejtės sė qarkullimit.Kudo ku ajo shkonte shihej si armike, mėnjanohej, pėrēmohej, pėrbuzej dhe me dy fėmijėt e vegjėl i duhej tė mbijetonte e vetme.

    Vetėm tre muaj pas pėrmbysjes sė komunizmit, me fėmijėt njėri 4 dhe tjetri 11 vjeē, nė njė acar nėntori niset drejt Qafė Thanės, pa ditur se cili do tė ishte fati i saj dhe i tyre. Dinte vetėm destinacionin: lirinė qė ia kushtėzuan aq shumė nė vendin e saj.


    Drejt kufirit, drejt lirisė!

    Njė aventurė tė tillė Alida e kishte ėndėrruar gjatė viteve tė gjata tė pritjes, kur as nuk mund t’i afrohej Teatrit tė Operas, vendit ku zhvillohej festivali i vetėm nė Shqipėri dhe ajo kushedi sa herė ishte ngjitur pėr tė kėnduar, por edhe kushedi sa herė si fėmijė, kishte pritur mamanė qė punonte aty tė dilte nga provat e korit tė operas.

    Dėbora mezi ēahej poshtė kėmbėve dhe makina nuk i ēon dot mė tej, deri nė kufi. Dy fshatarė nga Pogradeci, qė i njihnin mirė shtigjet e fshehta e udhėheqin drejt njė fshati tė Ohrit. Nga aty shikon pėr herė tė parė nga ana tjetėr, atdheun. Nė Maqedoni e mbajnė pėr disa kohė nė kamp pėrqendrimi pasi ishte e dėnuar politike dhe mė tej lihet e lirė.

    Bashkė me fėmijėt udhėton drejt Beogradit, Budapestit dhe ndalon nė Gjermani ku dorėzohet nė Ambasadėn gjermane. Njė epokė e re fillon pėr Alida Hiskun, kėngėtaren shqiptare qė ideologjia e shndėrroi nga yll tė kėngės nė emigrante politike. Pėr vite me radhėdetyrohet tė fusė tė gjitha ėndrrat e kėngės nė sirtar, pasi njė jetė e re nė njė vend tė ri pret tė ndėrtohet prej saj.

    Kur lind me kėngė

    “Kur lind me kėngė edhe vdes me kėngė”. Kėshtu thotė Alida tani qė koha ka rrjedhur dhe uji ka gjetur shtegun e vet. Ajo hedh njė vėshtrim tė menduar nė bulevardin kryesor tė kryeqytetit, ndėrsa nga xhami i kafenesė sodit pamjet qė ofron Tirana sot.

    Dėshiron tė ndajė gjithēka tė mirė qė ka me vendin e saj, prandaj edhe ėshtė rikthyer. Jo vetėm fizikisht por me njė album tė ri, tė parin pėr kėngėtaren qė pothuajse ka mbushur 50 vjeē. “Kam qenė prej vitesh e pėrfshirė nė njė konflikt tė fortė psikologjik, rrėfen Alida. Mes gruas, nėnės, bashkėshortes sė mirė, qė duhet tė punojė pėr tė siguruar paratė, njė jetesė tė denjė mė tė mirėn pėr familjen e saj dhe dėshirės e pasionit tė kahershėm pėr tė qenė pėrsėri “unė” Alida e kėngės".

    "Ishte dėshira qė e kisha tkurrur prej vitesh dhe nuk mund ta mospėrfillja mė. Boll kam heshtur, ėshtė koha tė rikthehem. Dhe ky rikthim nuk ėshtė dosido por me njė album tė ri, qė gjithashtu titullohet “Kthimi”. Njė album pėr tė konfirmuar kthimin tim, pėr tė treguar forcėn, shpirtin, me kėngė tė reja tė njė dimensioni tė ri dhe jo Alidėn e vjetėr”.

    Tani qė albumi ka pėrfunduar Alida si njė vajzė e vogėl, gjithė entuziazėm e kėrshėri mezi pret qė ai tė dalė nė treg. Sė pari do tė promovohet nė Milano, ku njė festė madhėshtore e pret e pastaj nė dhjetor do tė mbėrrijė edhe nė Shqipėri. “Doja ta publikoja sė pari nė Tiranė, por ishte e pamundur”, shpjegon Alida me keqardhje, pasi kėtu vetėm “Shtėpi Diskografike” nuk gjeta. Gjeta veē “kafe diskografike”.

    Tė quajturat “Shtėpi Diskografike” bėjnė biznes kafenesh, flasin vetėm pėr shifra dhe nuk japin asnjė vlerėsim pėr albumin. Unė nuk mund ta vlerėsoj krijimtarinė time thjesht si biznes, pasi aty kam derdhur shpirtin tim dhe ėndrrat e njė jete. Ėshtė diēka tė cilėn nuk mund ta trajtoj nė atė mėnyrė”.


    Kėshtu rrėfehet Alida Hisku, kėngėtarja e njohur shqiptare, e cila ka harruar gjithēka tė kaluar nė jetėn e saj dhe i ėshtė rikthyer kėngės. Janė 12 krijime tė reja, tė stilit rock dhe tė njė fryme krejt tė re. Alida beson shumė tek muzika qė sjell pasi beson edhe tek bashkėpunėtorėt e saj. Nė njė festė nė Paris, rastėsisht ka njohur njė grup djemsh tė talentuar qė bėnin muzikė tė bukur rock dhe aty ka marrė nxitjen e parė.

    Mė tej kur ka marrė vesh se njėri prej tyre, Leonard Sojli ėshtė shqiptar, gjithēka i ėshtė dukur mė e thjeshtė. I tillė ka nisur bashkėpunimi i grupit me kėngėtaren shqiptare. Nga Italia Xhuliana Jorganxhi ka sjellė tekstet dhe kėshtu, edhe nė sajė tė teknologjisė sė avancuar dixhitale, kėngėt kanė bėrė udhėtime disaherėshe on line, pėr tė ardhur nė formėn ku dikush tepėr i rėndėsishėm do tė jepte bekimin e vet.

    Dhe kjo ishte e madhja Vaēe Zela. “Kam udhėtuar drejt Zvicrės me ankth e emocion dhe aty gjeta njė Vaēe tė sėmurė, por dashamirėse. I kėrkova tė jepte gjykimin e saj tė prerė, pa asnjė lloj paragjykimi, pa sentimentalizma apo ndjesie tjetėr qė nuk lidhet me artin.

    “Ke bėrė mrekulli mė tha ajo, pasi dėgjoi kėngėt, edhe zėri tė ėshtė bėrė mė i bukur se pėrpara. Pas 20 vitesh mė solle pėrsėri nė shpirt dhe zemėr atė muzikė qė vjen era Shqipėri. Shumė kėndojnė sot pėr vete, por ti kėndon pėr Shqipėrinė dhe mė mbushen sytė me lot. Ec dhe mos ndalo”!

    Ky ishte bekimi pėr albumin tim tė parė!

    Nuk mė nevojitet mė ditari!

    “Kur dikush mė ka pyetur nėse mbaj akoma ditar, pa mėdyshje i jam pėrgjigjur se nuk mė duhet ditari”, tregon Alida Hisku duke qeshur.

    Kjo ndodh pasi e kam njė njeri tė cilit ia hap zemrėn. Ėshtė im shoq Thomas, me tė cilin kam 12 vite martuar. Bashkė kemi njė vajzė me emrin Alina, ndėrsa edhe dy djemve tė mi, u fillojnė emrat me “Al”, Aldo dhe Albin, njėlloj si “Albania” apo “Alida”. Nėna dhe mėmėdheu janė e njėjta gjė apo jo?!

    Thomas nė fakt ėshtė gjerman, por besoj se nga vjen nuk ka rėndėsi, mbi tė gjitha e rėndėsishme ėshtė lidhja qė vendos me atė tjetrin. Thomas ėshtė njeriu qė dashuroj dhe kemi njė familje tė lumtur. Me profesion ai ėshtė mjek okulist dhe ka ushtruar nxitje tė madhe tek unė qė t’i futem shkollės pėr katėr vite nė mjeksi dhe tani unė kam njė diplomė si “ndihmėse optike”.

    Familjen dhe tė tre fėmijėt e mi jam munduar t’i ushqej gjithmonė me ndjenjėn e dashurisė pėr Shqipėrinė dhe muzikėn shqiptare. Djali dhe vajza kanė marrė nga prirjet e mia pėr muzikėn dhe mund tė them Albini ka sjellė njė kėngė me tė cilėn pretendon tė futet nė Festivalin e fundvitit nė RTSH.

    Kjo do tė ishte ėndrra ime dhe e atij. Ndėrsa Alina ėshtė njė kopje e imja kur kam qenė e vogėl, me tė gjitha tė dhėnat e mia muzikore. Pėr mua mbeten mbėshtetja bazė nė ēdo hap tė jetės sime. Pa mbėshtetjen e tyre nuk do tė kisha mundur realizimin e kėtij albumi. Ata janė forca dhe gjėja mė e ēmuar e jetės sime.

    Revista Shqip

  12. #12
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Boke ,a do te jepej mundesia te sillje ndonje nga kenget e saj ,qofte te vjetra apo nga albumi i saj i ri ?! Shume emra jane harruar se bashku me vitet qe kane kaluar .
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    E kam taku para disa muajsh ne Berlin.kishte ra shume.


    Mosha do beje punen e vet e ēuno sa do qe te mbahesh .
    Pse esshte keq ajo me doktorr gjerman eshte martu ...ēuni luan dhe neper filma ne gjermani ,jep koncerte me kenget e saja ,ka ardhur dhe ketu ne Itali....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 31-10-2010 mė 05:11
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498


    d




    SOT me djalin...

    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    saure.. kush mendon ti do ket qene ky shtaza qe pershkruan alida?

    ..


    Panorama

    -


    Rrefimi i Alida Hiskut:

    Unė, kėngėtarja e akuzuar si pjesėtare e grupit armiqėsor tė Fiqirete Shehut

    .
    E enjte, 28 Tetor 2010 09:32

    Rrėfimi i kėngėtares sė mirėnjohur, pėr kėtė moment kritik, pėrmbledh pėrjetimet e njė rrugėtimi misterioz nga Konispoli i Sarandės te birucat e Brakės.
    Pas njė thirrjeje urgjente nė vendin ku kryente stazhin e partisė, Alida Hisku pėrfundoi nė bangot e tė akuzuarit. Aty pastaj jeta e saj mori njė trajektore krejt tjetėr dhe artistja e famshme u shpall e padėshiruar pėr regjimin. Ēfarė kishte ndodhur? Njerėzit si rėndom nė tė tilla raste, u jepnin rrugė hamendjeve, duke u pėrpjekur tė deshifronin me mėnyrėn e vet ato pak zėra qė depėrtonin nga hekurat e qelisė. Fillimisht u fol se e penalizuan pėr interpretimin e kėngėve tė huaja. U aludua pėr njė lidhje tė fshehtė me grupin e Fiqirete Shehut. Kishte zėra se e goditėn pas refuzimit tė ofertės pėr t’u futur nuse nė Bllok. Flitej se e kryqėzuan pėr ditarin ku mbante shėnime. Pėshpėritej sakaq njė histori rozė. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, Alida Hisku rrėfen pėr herė tė parė pėrjetimet e atyre ditėve, duke iu rikthyer ēasteve dramatike tė hetimeve tė qershorit 1983, nė birucat e Brakės...

    Zonja Alida! Kreshentua e karrierės suaj artistike ėshtė ndėrprerė nė fillimin e viteve ‘80. Mė pas jeni zhdukur papritur nga skena. Ēfarė ndodhi?
    Dita e rrėzimit absurd ishte 13 qershori i 83-shit. Sa herė e kujtoj mė dridhet trupi. Krejt papritur mė bėnė objekt tė organeve tė sigurimit dhe pastaj...
    Mė konkretisht...
    Sa kisha mbaruar studimet nė shkollėn e Partisė dhe siē ishte rregulli, kisha filluar stazhin nė prodhim. Bashkė me njė grup tė vogėl studentesh, ishim caktuar nė kooperativėn e Konispolit.
    Mbrėmjeve, si zakonisht ulesha nė dhomė dhe hidhja shėnimet nė ditar. Ishte kjo njė praktikė qysh nga periudha e adoleshencės.
    Shėnimet personale i pėrjetoja si pjesė tė ēlirimit shpirtėror. Me kalimin e viteve ditari ishte bėrė njė mik i ngushtė nė tėrė kuptimin e fjalės. Aty sistemoja mendimet e mbresat e ēastit, ashtu siē i ndjeja. Ky ritual pėr shoqet e dhomės (njėra nga Vlora e tjetra nga Rrėsheni) shikohej me njė lloj habie. Kėrshėria arriti deri aty sa ma rrėmbyen fshehurazi dhe ia dorėzuan “kompetentit”. Pikėrisht atė ditė mbushej njė vit nga vdekja e mamasė. Shėnimet e fundit qė kisha hedhur aty i dedikoheshin kujtimeve tė saj. Po ato shpirtzeza nuk donin t’ia dinin. “Vigjilenca” e tyre kishte dalluar nė shėnimet e mia agjitacion e propagandė kundėr regjimit. Qė kėtej do niste rrebeshi i goditjes sė beftė...
    Nė ēfarė rrethanash i kishit kryer studimet nė shkollėn e Partisė?
    Ėshtė njė histori mė vete mėnyra si u regjistrova nė shkollėn e Partisė “Lenin”. Njė histori qė ka nė qendėr njohjen me Fiqirete Shehun. Ajo nė njė farė mėnyre u bė shtysa e kėtij shkollimi...
    Pra, miqėsia me Fiqirete Shehun ju krijoi mundėsinė pėr t’u diplomuar si kuadėr partie. Ku ishit njohur me tė?
    Nė atė kohė, artistėt nė zė e ata qė spikasnin, i ftonin nė Bllok pėr tė bėrė muzikė nė raste ditėlindjesh e festash tė tjera, sipas shijeve tė liderėve. Rasti kishte sjellė tė shkoja dhe unė disa herė. Aty jam njohur me Fiqirete Shehun dhe familjen e saj. Kontaktet me tė u mundova t’i shfrytėzoj pėr tė gjetur ndonjė punė sipas preferencave tė mia. Me qenė se mė pėlqente muzika, jo vetėm se isha kėngėtare, por edhe kisha filluar tė studioja pėr tė, synoja njė vend nė fushėn e kulturės. Mirėpo koha ishte e tillė qė nuk mund tė emėrohej askush nė funksione tė kėsaj natyre, pa pasur teserėn e Partisė dhe njė shkollė tė lartė politike. Ky si tė thuash ishte shkaku qė mė futi nė kėtė rrugė...
    Bekimi i gruas sė kryeministrit...
    Fillimisht e kisha konsumuar kėtė me Fiqirete Shehun, nė njė gosti nė shtėpinė e saj. Ajo mė sqaroi procedurat e mė pas mė udhėzoi pėr to. I plotėsova dokumentet e kėrkuara dhe sipas rregullit, i dorėzova nė drejtorinė e shkollės nėpėrmjet Komitetit tė Partisė sė rajonit dhe atij tė rrethit tė Tiranės. Nuk vonoi dhe mė njoftuan zyrtarisht pėr tė filluar studimet. Kėshtu u futa nė korpusin, qė shkollohej si kuadėr politik. Nė periudhėn e studimeve me Shehun jam takuar herė pas here...
    Cilat ishin raportet me Fiqirete Shehun para se t’iu izolonin dhe si reagoi ajo nė kohėn kur ju penalizuan pėr tė famshmin ditar?
    Fiqirete Shehu, drejtoresha e shkollės sė Partisė, nė pėrgjithėsi mbante marrėdhėnie korrekte me studentėt. Nė pamje tė jashtme dukej autoritare, por nuk shfaqej e tillė nė kontaktet njerėzore. Nė raport me tė tjerėt, unė flisja mė lirshėm me tė. Mė jepte krahė njohja e hershme, por edhe ai pak emėr qė kisha bėrė nė skenė. Gjithsesi, konfidenca nė asnjė rast nuk i kapėrceu raportet profesor-student. Mirėpo jo kushdo i perceptonte tė tilla. Fill pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, marrėdhėniet me Fiqireten u artikuluan me dashakeqėsi, duke aluduar prapaskena tė ēuditshme, qė as mund t’i mendoja kurrė. Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, orteku i ngjarjeve tronditėse ndaj familjes sė kryeministrit, e shtriu frekuecėn deri tek unė. Penalizimi pėr ditarin erdhi menjėherė pas arrestimit tė Fiqiretes. Kėshtu qė ajo nuk kishte si tė reagonte. Fiqiretja pati fatin ta provonte para meje shtyrjen nė greminė...
    Nė fillimin e viteve ‘80, nė Tiranė qarkullonin zėra se Alida Hiskun e kryqėzuan se refuzoi njė krushqi nė Bllok...
    Nė atė kohė ishte e vėshtirė tė gjeje tė vėrtetėn. Akoma mė e vėshtirė ėshtė sot e kėsaj dite. Kjo tregon se nuk ka ndryshuar sistemi i qarkullimit tė zėrave keqdashės. Pėr t’i rėnė shkurt, asgjė nuk ishte e vėrtetė. Ishte shpifje, njė thashethem i rėndomtė, i adresuar vetėm pėr tė lėnduar zemra njerėzish...
    Ti rikthehemi edhe njė herė momentit tė ndalimit nė policinė e Sarandės. Kush ua komunikoi urdhrin e arrestit?
    Nuk e di si operohej nė rastet e tjera me procedurėn e arrestit, por mua asnjėherė nuk mė komunikuan njė urdhėr tė tillė. Pasditen e 13 qershorit 1983, njėri nga zyrtarėt e shkollės mė tha se dikush mė kėrkonte nė qendėr tė Konispolit. Aty dy xhentillmenė mė ftuan nė xhipin e tyre dhe bashkė me ta shkuam nė Sarandė. Pastaj nga Saranda drejt e nė Tiranė, direkt e nė qelitė e Brakės. Disa ditė, javė, e muaj aty...
    Ēfarė tė pyetėn gjatė ditėve qė ishe nė qelitė e Brakės dhe si u rrėfeve para hetuesve tė sigurimit?
    Kur tė thėrrisnin nė polici nuk tė qerasnin me kafe. Tė nxirrnin njė letėr pėrpara e tė urdhėronin ta firmosje, pėr tė konfirmuar rrėfenjat e tyre. Nė tė kundėrt, tė hidhnin njė batanije pėrsipėr qė mos t’i dalloje dhe fillonin formalitetet me shkelma brinjėve e nė fytyrė. Nė rastin tim pėrballja ishte e tmerrshme. Si tani e kam para syve tėrbimin e hetuesit bastard. Sa vinte pėrballė, fillonte tė njėjtin refren: Ēfarė lidhje ke pasur me Fiqirete Shehun?...pėr kėtė kemi fakte !! Sa herė keni shkuar nė shtėpinė e kryeministrit??... pėr kėtė kemi fakte !! Kush bėn pjesė nė grupin tuaj?....edhe pėr kėtė kemi fakte.!! Kush ėshtė drejtuesi dhe si vepron rrjeti juaj?....! Nuk dija ē’tu thosha. Nė thelb, unė kėngėtarja e muzikės sė lehtė akuzohesha si pjesėtare e grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut. Ēudia vetė! Hetuesit silleshin si pėrbindėsha. Skėrrmiteshin sikur kishin pėrballė njė superkriminel. Ēirreshin, bėrtisnin e pėrgjigjeshin po vetė. Avazi i tyre vazhdonte pėr orė tė tėra. Seancat maratonė riktheheshin pas mesnate. Nuk di sa vazhdoi kėshtu, pasi njė ēast humba ekuilibrin mendor dhe pėrfundova nė psikiatri...


    --------------------------------------------------------------------------------
    Dhuratat e ēmimeve

    Alida Hisku ėshtė ndėr kėngėtaret e muzikės sė lehtė, qė ka marrė njė sėrė trofesh nė festivalet kombėtare tė RTSH. Njėherazi me to ka pėrfituar dhurata tė ndryshme, tė cilat i ruan edhe sot si relikė. I gjithė koleksioni i tyre pėrbėhet nga njė termus kinez, njė qyp bakri, njė orė tavoline kineze, njė stilograf, njė pjatė druri me motive artistike.

    Afrimi Imaj


    Alida Hisku:

    Tmerri i kėngėtareve tė bukura nga maniakėt e sigurimit

    E diel, 31 Tetor 2010 12:19 . .Para1 of 2Tjetri.

    Alida Hisku preferon ta rrėfejė nė vetė tė tretė pjesėn mė dramatike tė historisė sė saj, duke lėnė tė kuptohen arsyet e qenėsishme tė njė sjellje tė tillė. Nė rastet e tjera ėshtė mjaftuar me njė retrospektivė tė pėrgjithshme tė persekutimit absurd, pa u futur nė detajet e pėrjetimeve nga dit-netėt e qelisė. E bindur se ndjeshmėria sensitive e bashkėvuajtsve mund t’i fsheh pėrfundimisht gjurmėt e kėtij krimi monsturioz, kėngėtarja e famshme e viteve ‘70 zbulon pėr herė tė parė njė pjesė tė skenave rrėnqethėse, duke adresuar dhe njė apel pėr viktimat e tyre. “Kėrkojmė tė hapen arkivat, por ngurojmė tė hapim gojėn”, shton ajo duke ju referuar grave dhe vajzave tė dėnuara, qė vazhdojnė tė heshtin pėr inkuizitorėt e tyre.
    Po ēfarė sjellė tjetėr Alida Hisku nga skėterra e qelive tė diktaturės....
    Sa kohė zgjatėn hetimet nė qelitė e Brakės dhe ēfarė u provua nga akuza si pjesėtare e grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut?
    Akuza fund e krye ishte njė marrėzi, por hetuesit e kishin tė pamundur tė tėrhiqeshin. Ēfarė nuk pėrdorėn pėr tė zyrtarizuar legjendėn e sajuar. Nuk mbaj mend sa dit-netė vazhduan me kėtė avaz, sepse gjatė pėrballjes me ta, nė njė moment humba arsyen, logjikėn dhe nuk e di si rrodhėn gjėrat mė tej. Kur jam kthjelluar e kam parė veten nė spital, nė njė dhomė tė mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njėjtė me qelinė e Brakės. Nuk e di sa kohė kisha aty dhe nė ēfarė rrethanash mė kishin ēuar. Ajo qė konstatova ishin gjurmėt e injeksioneve tė shumta, njė pjesė e tė cilave ishin nxirė e mavijosur...
    E gjithė kjo pėr ditarin e famshėm...
    Nė fakt, gjatė hetimeve nė birucat e Brakės nuk e zunė nė gojė historinė e ditarit. E gjithė alibia aty pėrmblidhej tek pėrfshirja nė rrjetin agjenturor tė Fiqirete Shehut. Ditarin, me sa dukej, e kishin kaluar pėr ta shqyrtuar nė linjė partie. Mė thirrėn e penalizuan pėr tė nė komitetin e Partisė sė Rajonit Numėr Tre. Nga deshifrimi i shėnimeve tė hedhura aty, konkludohej pėr demonstrim tė hapur tė frymės antiparti nga pozita reaksionare mikroborgjeze. Kjo mė kushtoi flakjen nga radhėt e partisė, ēka nėnkuptonte pushkatim politik, qė niste me dorėzimin e teserės sė anėtarėsisė dhe persekutimin pambarim nė punė, lagje, shoqėri etj.
    Nė hetuesi nuk u morėn me historinė e ditarit qė u kishin rrėmbyer fshehurazi nė Konispol...
    Ēėshtja pėr tė cilėn ngulmonin aty ishte shumė mė e rėndėsishme nga pėrmbajtja e shėnimeve tė ditarit. Qė nė seancėn e parė, nė qelitė e Brakės, hetuesit me akuzuan pėr pėrfshirje tė drejtpėrdrejt nė veprimtari armiqėsore. Ata vinin si pėrbindėsha, pėrsėrisnin tė njėjtin refren dhe iknin duke marrė nė nėnsqetull dosjet e zverdhura. Futeshin dhe dilnin disa herė gjatė ditės, por edhe natėn. I kam nė sy fytyrat e tyre dhe mė shfaqen si atėherė, tė egėr, brutalė, tė poshtėr. Tė poshtėr te Zoti...
    Ēfarė kujtoni nga ballafaqimi me ta nė qelitė e Brakės?
    Nė fakt, hetuesit me tė cilėt u pėrballa nė seancat e hetimeve nė qelitė e Brakės ishin dy. Njėri, me sa kuptoja, ishte zyrtar i rajonit ku mė kishin izoluar dhe nė njė farė kuptimi e shtynte procesin si me pėrtesė. Me tė nuk isha takuar kurrė. Tjetri, qė shfaqej si i tėrbuar, ishte i Policisė Sekrete dhe vinte aty vetėm pėr ēėshtjen time. Kisha pasur me tė dikur njė histori tė pakėndshme. Mė kishte ndaluar disa herė nė rrugė e mė kishte ftuar pėr kafe. Pas ēdo refuzimi, provoja reagimin e tij nė formė presioni, duke mė kujtuar faktin qė ishte oficer i sigurimit. Ndodhi, qė kur ia kisha harruar fytyrėn prej kohėsh, m’u shfaq papritur nė qelitė e Brakės. Mu errėn sytė kur e pashė. Mė uroi fillimisht me cinizėm “mirėseardhjen” me njė “Hė zogu, po tani?” dhe vazhdoi me akuzat pėr tradhti, rrjet agjenturor, grupazh armiqėsor etj. Unė e di ē’kam hequr prej tij. E vetme, e drobitur, nė njė qeli tė errėt...
    Pra, me njėrin nga hetuesit kishit pasur mė herėt njė lloj marrėdhėnie...
    Njė farė njohje nė kushte tė padėshiruara, desha tė them. Njė tip i tillė ishte i njohur pak a shumė edhe nga shoqet e tjera. Ishte njė kategori manjakėsh nga radhėt e sigurimit asokohe qė gjurmonin kėngėtaret e bukura, duke bėrė tė pamundurėn pėr t’i shtirė nė dorė. Nė fakt, me mėnyrėn si paraqiteshin duke nxjerrė nė pah misterin e detyrės, prodhonin jo pak tundim tek to. Tė paktėn unė, nga aq sa mė kanė treguar koleget, di jo pak marrėzira tė kėsaj natyre. Nė mjaft raste, kėto soj mostrash merrnin pėrgjigjen e merituar flakė pėr flakė, por jo gjithmonė gjuetia e tyre shkonte bosh. Skifterėt me kobure e kollare, siē i quanim atėherė, ishin mjeshtėr tė artit tė shantazhit dhe nėpėrmjet tij gjunjėzonin viktimat e tyre, duke u vėnė nė dukje pikat e dobėta dhe kleēkat nė biografi. Pastaj, nėna ime...
    Kaq e fshehtė ishte njė dramė e tillė...
    Ata shfaqeshin hapur, por me marifete nga mė tė ndryshmet. Fillimisht me njė ftesė pėr kafe, pėr tė sqaruar ca rrethana delikate, pastaj direkt te oferta bastarde. Mė kujtohet mirė sidomos prania e tyre nė ditėt e festivaleve nė TVSH. Asokohe ato ishin eventet kulturore mė tė rėndėsishme dhe njėherazi shėrbenin edhe si sfilata bukurie. Pėr skifterėt me kobure, qė nuk i lidhte gjė me muzikėn, kjo ishte pjesa mė e lakmueshme. Harbimi nga privilegjet pa kufi tė garantuara nga regjimi, u jepte guximin e ēmendur pėr tė pretenduar njė lloj pronėsie mbi ēdo qenie tė bukur. Njė histori perverse kjo e asaj kohe tė zymtė, qė njihet pak nė mjedisin shqiptar...
    Sidoqoftė, ju keni njė histori personale me njėrin prej tyre...
    Ata nuk tė shqiteshin kur tė vinin nė shėnjestėr. Pak a shumė kėshtu ndodhi dhe nė rastin tim. Shfaqja pasmesnate e atij njeriu tė shpifur nė birucat e Brakės, kur nuk e dija pse ndodhesha aty, mė la tė kuptoja se arsyet nuk ishin politike. Nė fakt, asnjėherė nuk e mora vesh nė ishte rastėsi apo pjesė e njė operacioni tė organizuar prej tij. Pėrballja me tė kėtė radhė nuk bėnte fjalė pėr oferta kafesh, apo pėr biseda intime...
    Me njė fjalė ai nuk ishte thjesht hetuesi i procesit, por autori i legjendės, protagonisti i kurthit...
    Pėr mua kjo ka qenė e padiskutueshme qysh atėherė. Ca mė tepėr qė ky lloj hetuesi-pervers nuk e fshehu asnjė moment qėllimin monstruoz. Kam pritur prej vitesh qė kjo ēėshtje tė zbardhet nė rrugė zyrtare, por me sa shikoj as ka njeri ndėrmend tė merret me tė. Ca mė tepėr qė historia ime nuk ėshtė e vetme e kėtij lloji...
    Pra, nė rastin e arrestimit tuaj, arsyet nuk ishin tė mirėfillta politike...
    Mua mė penalizuan fill pas arrestimit tė Fiqirete Shehut. Ato pak lidhje qė kisha me drejtoreshėn e shkollės sė Partisė, “gjahtarėt” e pashpirt i shfrytėzuan si njė oportuniteti fatlum pėr tė mė futur nė kafaz. Aty pastaj duart e tyre ishin tė lira pėr gjithēka...
    Qė do tė thotė...
    Drama qė kanė pėrjetuar vajzat dhe gratė shqiptare nė qelitė e burgjeve ka qenė nga mė tė tmerrshmet. Mjaft syresh, pėr tė marrė njė leje-largimi nga fshatrat e thella ku ishin internuar pėr tė shkuar nė qytet te mjeku, duhej ti nėnshtroheshin epsheve tė tė plotfuqishmit tė zonės. Njė shėmti e tillė ndodhte po kėshtu nė burgun e grave, ku gardianėt horra kalonin orėt e shėrbimit duke bėrė seks tė detyruar me tė dėnuarat e pambrojtura. Tė gjorat gra, tė ndodhura nė njė izolim tė plotė bėheshin pre e instikteve kafshėrore tė zyrtarėve hamshor. Me njė profil mė ēnjerėzor shfaqej kjo dramė nė birucat e prokurorisė, ku oficerėt e Policisė Sekrete pėrdhunonin vajzat e arrestuara.
    Si nė rastin e birucave tė Brakės...
    Diēka bastarde, e paperceptueshme nga arsyeja njerėzore. Hetues pėrbindėsha qė vizitojnė pas mesnate qelitė e vajzave tė arrestuara. Pėrballje tronditėse, e frikshme qė nis me fyerje e grushte pėr njė vepėr penale tė pakryer dhe vazhdon me njė batanije kokės. Pastaj hienat e natės vėrsulen si ujku mbi prenė e tyre tė mbuluar. Klithmat rrėnqethėse mbyten po aty. Betoni i ftohtė i birucės nuk lė tė depėrtojė asgjė jashtė. Prej aty mund tė dalin vetėm hamshorėt. Kuptohet, pasi mbaronin punė...
    Ē’ndodhte mė tej me viktimat e tyre?
    Pėr ato qė rebeloheshin dhe protestonin kishte injeksione e gjilpėra pėr gjumė, por pėr tė errėsuar edhe memorien. Mė tej kishte dhe psikiatri...
    Me sa dimė, disa kohė keni qenė edhe ju paciente nė psikiatri...
    E shpjegova pak mė lart se ende nuk e di si kam pėrfunduar aty. Mbaj mend gjilpėrat e shumta qė kam bėrė te birucat e Brakės. Emėrtimin e tyre as sot nuk e di. Ato m’i injektonin me forcė pėr tė harruar ato ēka duhej tė harroja. Me vetėdijen time me vonė kam pėrdorur shumė kokrra qetėsuese tė llojeve tė ndryshme, deri tek morfinat, tė cilat i siguroja nėpėrmjet miqve tė mi besnikė, qė punonin nė spital. Qysh atėherė kam marrė shume medikamente qetėsuese dhe jam shtuar nė spitalin nervologjik disa herė. Kėshtu ma shkatėrruan jetėn, rininė, familjen, shpirtin...



    Afrim Imaj

    panorama

    ..


    do ket qe shoku L me duket. ai sikur dallohej ne vardisjen ndaj artisteve.

    si thua ti KAT..

    ?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alibia e babait, mė mohoi atėsinė .

    E enjte, 28 Tetor 2010 09:30 . .

    “Prangat janė tė rėnda pėr kėto. Ca mė tepėr pėr duart e brishta tė njė vajze 23 vjeēe. Sidoqoftė, e keqja nuk pėrfundonte kėtu. Kryqėzata pėrfshinte krejt familjen e fisin”. Nga kujtimet rreth pasojave tė dramės sė vitit ‘83, Alida Hisku veēon momentin kur babai u detyrua ta mohojė si bijėn e tij. “Pėr t’i shpėtuar katastrofės dhe njėherazi pėr t’u kujdesur pėr mua si paciente e psikiatrisė, im atė “de juro” mė bėri hasha, si i thoshin asokohe, por “de fakto” mbeti njeriu mė i dashur nė ato ditė tmerrėsisht tė vėshtira”. Mė tej, artistja e njohur e viteve ‘70-80 rrėfen mbresat nga ditėt kur kurohej pėr depresion nervor dhe andrallat pa fund nė kėrkim tė lirisė.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Kryqėzimi i tim eti
    Fill pas izolimit tim pėr veprimtari armiqėsore, filluan tė mbajnė nė mbikėqyrje babain. Njė ditė e thirrėn zyrtarisht nė Komitet dhe i shtruan dilemėn e tmerrshme: Ose dorėzo dokumentin e partisė ose moho Alidėn!. I gjendur pėrballė njė situate tė tillė, im atė me zgjuarsi zgjodhi alternativėn e dytė, pėr tė shpėtuar pjesėn tjetėr tė familjes e tė fisit. Pėr raste tė kėsaj natyre, nė atė kohė, sidomos kur ishte fjala pėr penalizime politike, tė stėrgjynosnin nė internim me kuē e me maē, nė njė fshat tė skajshėm. Pėr t’i shpėtuar katastrofės, por pėr t’u kujdesur edhe pėr mua qė kisha pėrfunduar nė sallonet e psikiatrisė, babai kamufloi qėndrimin dhe “de juro” mė bėri hasha, si i thoshin rėndom nė atė kohė. Nė fakt, kjo sjellje imponuese ishte sa pėr sy e faqe, pasi ai nuk rreshti tė mė gjendej pranė nė momentet mė tė rėnda tė jetės. Mė shumė se prind i dashur, im atė pėr mua ishte njė shok i afėrt. Ai mė kuptonte mė mirė nga kushdo, aq sa merreshim vesh edhe pa komunikuar. Sidoqoftė, tek ai kjo ngjarje dramatike nuk mund tė kalonte pa lėnė gjurmė. U thinj e u plak para kohe im atė.
    Drama pa fund
    Thirrja e papritur nė polici pasoi me njė dramė tė tmerrshme. Nga seancat e hetimeve nė qelitė e Brakės, kam fiksuar vetėm pėrballjet e fillimit. Kur jam kthjelluar, e kam parė veten mes bluzave tė bardha. Edhe sot e kėsaj dite nuk e di si kam pėrfunduar aty. Mbaj mend qė njėra nga kujdestaret e turnit, mė tregoi kur e pyeta se ndodhesha nė spitalin pesė. Pra, nė ēmendinė, siē i thoshim rėndom. Kush mė kishte ēuar dhe nė ēfarė rrethanash isha gjendur nė ato “qeli” tė bardha, nuk ma shpjegoi kush. Aty kam bėrė me qindra gjilpėra. Ndėr tė parėt qė mė vizitoi ishte babai. Nė tė gjitha rastet vinte natėn, si dikur ilegalėt. Mė pėrqafonte me lot nė sy e shpesh mė pyeste: Ē’ndodhi me ty bija ime? Ēfarė ke bėrė? Ē’ti thosha?! Mbyllja sytė e mundohesha tė tregoja ēfarė mė kujtohej. E nisja nga Konispoli, risillja nė kujtesė udhėtimin misterioz me xhipin e Sarandės, pastaj ēastet befasuese nė zyrėn e Fize Bozhekut nė Komitetin e Partisė numėr tre dhe sė fundi britmat nė qelitė e Brakės. Mė tej gjithēka mė mjegullohej si nė njė ėndėrr tė frikshme. “Qetėsohu, qetėsohu, bija ime”, mė thoshte im atė duke mė hedhur dorėn mbi supe. Te spitali pesė kalova ditė e muaj tė tėrė. Njė tjetėr ēmendinė mė priste jashtė dyerve tė tij. Njė kalvar i tėrė vuajtjesh, izolimi, e braktisur nga tė gjithė. Vite me radhė kėshtu, deri nė ditėn e lirisė...
    E lirė nė tokė
    tė huaj
    Liria e vėrtetė trokiti kur ra diktatura. Vrapova si tė gjithė tė kap kohėn e humbur. Tė iki, tė iki sa mė larg, vendosa nė lirinė time dhe u nisa. Ishte fillimi i dhjetorit tė 90-tės, kur bashkė me dy djemtė e mi 10 dhe 4 vjeē, mora rrugėn e mėrgimit. Hipur nė njė maune ngarkuar me salcė domateje, kaluam Qafė - Thanėn dhe mbėrritėm nė Bullgari. Prej aty, pas shumė peripecish hymė nė tokėn gjermane, tė ėndėrruar prej kohėsh. Po gėzimi nuk zgjati shumė. Pas mirėseardhjes, autoritetet na degdisėn nė kampet e refugjatėve, ku qėndruam tre vjet. Pastaj nisi beteja e ekzistencės. Vėshtirėsitė ishin tė shumta, sidomos pėr mua, njė grua e vetme me dy fėmijė tė vegjėl. Duhej tė pėrballesha qė t’i pėrgjigjesha sfidės. Ndryshe nuk mund t’i bėja fėmijėt e lumtur, qė mos tė jetonin vuajtjet e mia. Iu pėrvesha punės, pa kurrfarė pretendimi, deri sa realizova qėllimin. Tek kjo kodėr e vogėl ku sot gėzoj e jetoj, kam mbėrritur me shumė sakrifica, me zvarritje e ēarje thonjsh, me gjak nėpėr duar e gjunjė, me netė tė tėra pa gjumė etj. I besova vetvetes dhe pėrmbusha detyrimet kryesore pėr njė jetesė normale pėr familjen. Nė kėtė stad modest, mė nė fund iu riktheva dhe hobit tė dikurshėm, muzikės. Pas 20 vitesh desha tė provoj nėse mė kishte lėnė muzika, apo e kisha lėnė unė. Dhe ia dola, bile me sukses...
    Vijon nesėr...


    < Para Tjetri >

    komentet
    0 #9 mel 2010-11-09 19:43
    Me vjen keq Alida,por ndjehem mire se ia ke dale mbane.Kam qene moshe shume e vogel kur kam kenduar perpara Robert Rdojes nentorin e lirise kengen tende .u befasua profesori por me pas pasi u mor vesh se nga cfare familje rridhja sigurisht qe pati probleme.......sot jam me profesion mjek .muziken e kam dashur por nuk munda me te vazhdoja ,duhej te perballesha me shume mundime dhe vuajtje .prinderit me jane mplakur nga mosha ,por me teper nga vuajtjet dhe tmerret qe kane kaluar dhe nuk deshiroj ti humb .Ji e lumtur me familjen tende dhe mos kujto asgje nga e kaluara .une ebej shpesh dhe sndjehem mire.te perqafoj dhe te uroj gjithe te mirat.
    Citoje 0 #8 iliri 2010-11-09 15:02
    Historine e kengetares se lartpermendur e kam ndeshur vetem para pak ditesh, vertete jam ndjere shume keq.
    Ne fakt e kam pare me habi titullin 'Historia e kegetares se madhe te viteve 70-80' nderkohe qe nga fotoja e saj nuk me dukej aspak e njohur (i perkas ditelindjes 81'). Mu desh, per kureshtje, te shikoja ne youtube dhe te vereja se shume nga hitet e vjetra te muzikes se lehte e qe une i kisha degjuar me shume endje ti kishte kenduar pikerisht kjo kengetare.
    Per te mos folur pastaj per tmerrin qe do te pasonte jeten e saj...!
    Por ajo qe me indinjon pa mase eshte fakti qe nje pjese e sigurimsave te regjimit te kaluar vazhdojne me autoritetin e tyre pa u ngaxmuar fare nga e kalura e tyre e zeze!!!
    Citoje 0 #7 ArtShkodrani 2010-11-09 12:45
    Histori e tmerrshme ti kerkosh babait te mohoje vajzen! C'ka mund ti shtosh me shume kesaj tragjedie kjo ishte koha e "lavdishme" e Partise!
    Gjithesesi une njoh nje rast analog nga Shkodra ku babait ju kerkua te mohoje te birin! Por ai kurre nuk e pranoi nje gje te tille, po duhet te them ruajna Zot nga nje "zgjedje" e tille! eshte kollaj te flasesh tani!
    Citoje 0 #6 lilo 2010-11-08 15:35
    .....grua e forte.....e forte....!!! ishin kohera te tmerreshme dhe ne,popull i nemur..!!
    Per cdo shqiptar normal,valle a biem dakord qe kobi,nema,menxy ra jone si popull filloi me 29 nentor 1944...??
    Citoje 0 #5 Kastriot Kodheli 2010-11-08 11:10
    I perkas brezit te kengetares se famshme,por e simbol perballjes me tragjedin.Do kisha deshire shum te madhe ta shihja ne nje recital ne Tirane me familjen time,kete perendeshe e kenges dhe te miresise hyjnore,Zoti e falenderofte.
    Citoje 0 #4 Pranvera 2010-11-07 15:01
    E lexova me shume endje shkrimin e Alida Hiskut. U ndieva keq, u ligeshtova, per vuajtjet e saj....E mbaj mend shume mire si kengetare. E mire e bukur dhe me nje ze te vecante,dhe bukurine qe i jepte kenges kur kendonte duke i dhenen shpirt dhe shume emocion.Uroj vec te mira ne Jete per te dhe Femijet e saj se bashku me Familjen.Zoti e Bekofte dhe dhente Miresi per ate dhe Shendet e te mira paste ne Jete.
    Citoje 0 #3 ardit 2010-11-06 16:29
    kur mendoj qe dikur vetem 1 fjale mund te perfundoje kaq keq,, vertet jemi me shume fat.. dhe kur lexon kaq shume nga keto njerez qe jane perballur kunder 1 nga regjimet me te egra ne histori,. Edi qe eshte e cuditeshme por krenohem me guximin e tyre.
    Citoje +4 #2 Bona 2010-11-03 12:09
    Cfare te them!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!
    Me vjen shume keq per te gjitha ato qe ke kaluar Alida.
    Vetem nje grua e forte si ti mund t'ia dilte mbane e te ecte perpara.
    Citoje +2 #1 Driton Bakija 2010-10-29 13:08
    Ky shkrim parqet tregimin e kesaj vjaze me burgozjem e babit te saje ku ,regjimi komoniste i asaje kohe bente per individe te dyshimite.Nje regjimi dinak dhe vrasese qe vrite popollin e vet.
    Citoje

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flet e ftuara speciale e Festivalit tė 50-tė tė Kėngės nė RTSH, e mirėnjohura Alida Hisku

    “Njė spektator nostalgjik, qė s’duartrokit vetėm kėngėn time, por edhe vuajtjen time nė diktaturė”

    Albert ZHOLI

    E ftuar nė Festivalin e 50 tė Kėngės nė Radiotelevizionin Shqiptar, ajo lė pėr disa ditė Gjermaninė, ku punon e jeton pėr mėse 20 vjet, pėr tė marrė pjesė nė natėn e tretė tė Festivalit qė u kthye nė njė natė tė pazakontė pėr tė gjithė spektatorėt, por edhe pėr teleshikuesit kudo nė botė. Dalja nė skenė e Alida Hiskut nė kėtė natė Gala u prit me duartrokitje tė stuhishme. Dhe ajo ngjitet nė skenė, ashtu entuziaste, plot dėshirė pėr tė dhėnė kėtė natė atė ēka ajo ka dhėnė gjatė gjithė jetės sė saj. Dhe nuk zhgėnjen asnjė. Dhe pse 20 vjet pa marrė pjesė nė festivale, ajo kėndon live, me po atė pathos, me po atė zė magjik, me po atė finese, sa i detyron spektatorėt ta kthejnė dy-tre herė. Ndoshta e ekzagjeroj, por atė zė tė kėnduari direkt, them se e kanė shumė shumė pak kėngėtare tė reja sot. Kėtė e vėrtetuan duartrokitjet e stuhishme kur mbaroi kėngėn “Vajzat e fshatit tim”, tė kėnduar nė vitin 1974 nė Festivalin e 14 tė Kėngės nė RTSH, ku ajo fitoi ēmimin e parė. Ajo kthehet nė skenė, ulet nė gjunjė, puth mikrofonin dhe loton. Ajo pėrulje kalorėsiake tregon botėn e saj tė gjerė. Respektin qė ka pasur dhe ka ajo pėr publikun, pėr atė publik qė s’e ka harruar edhe pas 20 vjetėsh. Dhe mes duartrokitjeve, ajo i uron tė gjithė shqiptarėt kudo nė botė “Faleminderit! Gėzuar Vitin e Ri, gėzime, hare, lumturi! Ju dua shumė nga Gjermania ime!”. Kjo ishte Alida Hisku e datės 28 dhjetor 2011,ajo Alidė qė pėr mėse 12 vjet ishte protagonistja e festivaleve nė RTSH duke mos zbritur asnjėherė nga skena pa ēmim.

    Si e priti Alida Hisku ftesėn pėr festivalin e 50 nė RTSH?

    Sa mė morėn nė telefon, nuk hezitova. Pranova menjėherė. Madje, me emocion.

    Pse nuk hezitove?

    Ka shumė arsye, por kryesorja ėshtė se mė kish marrė malli tė ngjitesha nė skenė nėn siglėn e festivaleve tradicionalė tė RTSH. Me kėto festivale mė lidhin shumė kujtime. Me kėto festivale kam lidhur pjesėn mė tė bukur tė jetės sime. Me kėto festivale kam qarė dhe kam qeshur, kam lidhur miqėsi dhe kam marrė ēmime, kam kaluar emocione tė pashpjegueshme, sikundėr dhe mėrzi kalimtare. Ne kėngėtarėt e atėhershėm kemi pasur njė miqėsi qė s’e beson askush sot. S’kishim xhelozi dhe e ndihmonim me shpirt njėri-tjetrin. Rrinim bashkė edhe jashtė pune. I gjendeshim njeri-tjetrit nė ēdo situatė. Ishin vitet mė tė arta tė jetės time, ato vite kur isha nė skenėn e festivaleve, paēka se nė regjimin komunist mė hoqėn nga jeta skenike qė e vuajta sė brendshmi pėr shumėkohė.

    Pra nė drejtim tė artit regjimi komunist kishte dhe vlerėsime?

    Unė se kam pranuar dhe se pranoj kurrė atė regjim. Unė e kujtoj me dhimbje atė regjim. Por dua tė jem realiste. Nė drejtim tė artit, ai regjim kishte tė mirat e veta. Nuk duhet tė mohohet ēdo gjė.

    Mund tė na pėrmendni diēka nga ajo e kaluar?

    Konkretisht festivalet nė RTSH ktheheshin nė festa tė vėrteta popullore. Salla ku zhvillohej festivali nuk diskutohej qė ishte plot, por nė ato netė nėpėr rrugėt e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė nuk gjeje njeri. Tė gjithė i kishe pranė televizorėve apo radiove duke ndjekur festivalin. Kėrkesa e llogarisė ishte nė maksimum. Nuk kishte miqėsi pėr t’u ngjitur nė skenė. Ku njihej ateherė superpozimi apo play back?! Kush kishte zė, kishte zė, pike! Ai ngjitej nė skenė. S’tė faleshin teprimet nė skenė. Skena ishte e shenjtė. Pėr tė tjerat s’ia vlen tė diskutojmė, se dihet si ishte ai regjim.

    Ju folėt pėr superpozimin, e dėmton kėngėn ky lloj tė kėnduari?

    Sigurisht, nė kėtė mėnyrė nuk dalin aftėsitė e vėrteta tė kėngėtarit. Aparatura e pėrmirėson zėrin deri nė atė masė sa kėngėtari s’ka pse tė japė gjithė aftėsitė dhe mundėsitė. Shumė zėra mund tė jenė dhe artificialė. Kėnga direkt si nė festivalet e RTSH nxjerr nė pah kėngėtarėt e vėrtetė. Me kėtė lloj tė kėnduari s’bėhet shaka.

    Si u ndje kėtė natė tė 28 dhjetorit 2011 Alida?

    Mos mė pyet. Ju e patė vetė. Salla e mbushur si asnjėherė. Pra nė qoftė se ditėt e para kishte vende bosh, nė natėn e tretė salla ishte e tejmbushur. Salla dukej si njė stadium gjigant. Duartrokitjet e tyre, jo vetėm pėr mua, por pėr tė gjithė kėngėtarėt e vjetėr tregoi se ne nuk jemi harruar. Spektatori na ndjek ende. Spektatori na ka kėrkuar dhe na pėlqen po aq sa atėherė. M’u duk vetja si ditėn kur dola pėr herė tė parė nė festival. Shumė emocione, shumė duarokitje, shumė lot, shumė kujtime, shumė, shumė…Ishte njė natė magjike qė ndoshta s’do ta harroj kurrė. Jam e gėzuar se sot provova qė s’jam harruar, por ende jam tek spektatori me atė respekt qė kam pas dhe kam pėr tė.

    Ju lotuat…

    Eh! Mund t’i mbaje lotėt nė ato momente. S’doja tė lotoja, por lotėt mė dolėn vetė. As vetė se di. Ndoshta ishin shprehje e respektit pėr spektatorin, tė cilit iu pėrula nė gjunjė. E meriton ky publik pėruljen.

    Mendon se kėngėtarėt e brezit tuaj janė lėnė nė harresė?

    Ishin lėnė. Po. Ishin harruar. Duhej ky festival qė organizatorėt t’i thėrrisnin ndėrgjegjes dhe kujtesės se ky festival ka njė histori. Kur kujton njė histori tė tillė, zgjon tek kombi rrugėtimin e njė prej aktiviteteve mė tė rėndėsishėm tė kulturės shqiptare qė ka bėrė epokė. Sa tė rėndėsishėm kemi qenė dhe jemi ne plejada e vjetėr pėr publikun shqiptar, e tregoi kjo ditė, skena e kėsaj nate. Kėngėtarė si Vaēe Zela, Avni Mula, Sherif Merdani, Ema Qazimi. Liljana Kondakēi, Kozma Dushi, Tonin Tėrshana, Bashkim Alibali, Lindita Sota, Myfarete Laze, Zija Saraēi, e shumė e shumė tė tjerė i vijnė rrallė njė kombi…
    Albumin "Kthimi" qė e keni realizuar sė bashku me djalin tuaj, Albinin (qė u largua 4-vjeē nga Shqipėria) mos vallė do tė ishte mė mirė ta promovonit sot?
    Ēdo promovim ka kohėn e tij. Tė veēantėn e tij. Titulli “Kthimi” i albumit qė e kam bėrė sė bashku me Albinin, s’e kisha pėr kėtė natė. Kjo natė kishte magjitė e saj, albumi kishte si ide kthimin tim nė skenė para publikut, por tashmė jo vetėm, por me djalin tim, Albinin. Ndoshta ky album nuk do tė pritet siē e meritoj, megjithatė pėr mua do tė ngelet unik, sepse ėshtė albumi i jetės sime. Tek ai album kam dhėnė shpirtin dhe momentet qė mė kanė dhembur aq shumė. Konkretisht kėnga "Kthimi", me tė cilėn kam titulluar edhe albumin, ėshtė fabula e vetė jetės sime, qė nė formė balade pėrcjell gjithė filozofinė e njė realiteti tė dhimbshėm, por me njė rikthim plot shpresė. Shpresat e albumit u realizuan sot.

    Tashmė ka kaluar mėse njė vit qė ju keni botuar edhe njė libėr… A keni mė kopje tė tij?

    Mund tė them se kam shumė-shumė pak. Nė njė panair tė librit nė Gjermani ai u kėrkua shumė. Ai libėr ėshtė njė dėshmi jete nė dy sisteme shoqėrore. Libri erdhi tek unė ashtu si njė frut qė ka kohėn e vet pėr t’u pjekur, ashtu erdhi edhe vetė koha pėr tė bėrė njė analizė tė jetės sime prej 50 vjetėsh. Libri mė dha njė sadisfaksion tė veēantė. Aty ėshtė historia ime e jetės si dhe fati nė emigracion, qė ėshtė pothuajse e njėjtė me atė tė mijėrave vėllezėrve e motrave shqiptare, brenda dhe jashtė vendit. Sot them me bindje se bėra mirė qė e botova atė libėr. Sigurish qė tė kėndoj ėshtė talenti dhe jeta ime, por edhe pse shkruaj pėr jetėn time apo mendimet e mia pėr jetėn, nuk mund tė them se ėshtė njė sensacion. Libri titullohet "Die Hofnärrin des Diktators" qė nė shqip mund tė pėrkthehet "Lolot e Diktatorit". Ky libėr ėshtė njė autobiografi qė pėrshkon fazėn e jetės sime qysh fėmijė e deri nė vitin 2005. Pas kėtij viti, ndoshta duhet tė ndalem mė vonė.

    Alida duket shumė e impenjuar…

    Kjo ėshtė e vėrtetė. E them me bindje se ditėn e kam shumė tė ngjeshur. Nė familje kam disa role, grua, nėnė, gjyshe, por dhe organizatore e njė biznesi familjar, pa lėnė mėnjanė se jam artiste dhe aktiviste.

    Ēdo tė na thuash pėr aktivitet e tua?

    Kanė qenė tė shumta. Konkretisht kur mbarova CD e re para 5 vjetėsh nė Francė, "Kthimi", me njė kompozitor tė talentuar, Leonard Sojli, menjėherė fillova njė turne nė Itali me shumė koncerte bashkė me djalin tim tė vogėl, Albin. Nė tė njėjtėn kohė fillova edhe projektin pėr botimin e librit. Mė vonė fillova njė projekt tjetėr me njė grup muzikor nga 5 kontinentet. Pra, formova grupin tim muzikor "Melodi Rain", ku marrin pjesė gra muzikante nga kontinentet e botės. Kemi filluar turne nėpėr Gjermani, ku dhe jemi tė kėnaqur me suksesin tonė. Jam e ftuar gjithmonė nė shumė aktivitete qė zhvillojnė emigrantėt nė Gjermani, por edhe nė vendet e tjera nė BE.

    Ti ke shumė takime nė Tiranė, tė ndalojnė nė rrugė, nuk bezdiset bashkėshorti juaj nga kėto?

    Ai ėshtė natyrė krejt, krejt tjetėr. Shumė, shumė i qetė. Unė jam e vrullshme, ekspresive. Por ai nuk ka qenė dhe nuk ėshtė fare xheloz ndaj meje. Ma njeh tipin. Mua mė vinė burra e gra qė mė puthin nė rrugė, dhe ai e pranon dhe e aksepton qenien time si artiste. Unė kam pėrfituar shumė prej tij dhe jam kacavjerrė pėr ta kapur, nė mėnyrė qė tė arrij aty ku ai ėshtė. Shumė gjėra qė mė dukeshin tė dėmshme, jam munduar t’i heq nga vetja. Nė shtėpinė tonė nuk ka ekzistuar xhelozia. Mė duket se xhelozia bėn pjesė tek njerėz tė njė niveli tjetėr, jo tek unė.

    Ju kini njė histori me Elida Hasanin dhe Amarilda Gosenin, dikur nė Shtėpinė e Fėmijės?

    Po. Ėshtė njė histori e gjatė! Me dy vajzat e Shtėpisė sė Fėmijėve qė ju pėrmendėt, Elida Hasani dhe Amarilda Goseni jam njohur njė ditė vjeshte mbas njė koncerti nė Estradėn e Tiranės, ku njė grup i tyre kishte ardhur pėr tė parė shfaqen. Ka ndodhur para 34 vjetėsh,1984. Kjo ditė ka qenė tepėr e dhimbshme dhe e veēantė....sepse nuk mė kishte ndodhur qė tė kisha adhurues (fansa) kaq tė vegjėl dhe sidomos nga Shtėpia e Fėmijės.

    Si i priste nėna juaj dhe pjesėtarėt e familjes?

    Ah, nėna ime ishte vetė artiste dhe dinte mirė t’i trajtonte adhuruesit e muzikės. Ajo tashmė ishte e lumtur qė familja e saj u zgjerua dhe krenohej pėr kėtė kudo. Ajo i trajtonte sikur tė ishin tė sajat. Ato vajza ngopeshin me dashurinė e nėnės dhe tė timen, mė shumė se me bukė. Ato ndjenin tek ne, atė qė mbase kurrė nė jetėn e tyre nuk e kishin ndjerė. E kjo i mjaftonte Elidės dhe Amarildės.

    Vlerėsime Ēmime
    · 1970, 13 vjeēe nė Festivalin e 9-tė, merr ēmimin e dytė. Kompozimi Agim Krajka “Portret”
    · 1971, 14 vjeēe nė Festivalin e 10-tė, merr ēmimin e dytė. Teksti Dritėro Agolli “ E paharruara”
    · 1973, nė Festivalin e 12-tė fiton ēmimin e dytė me kėngė tė Josif Mingės “Agimi i Kuq”
    · 1974, nė Festivalin e 13-te fiton ēmimin e parė me kėngėn “Vajza e fshatit tim”
    · 1975, nė Festivalin e 14-tė fiton ēmimin e parė me kėngėn “Buka e duarve tona”.
    · 1976, nė Festivalin e 15-tė me kėngėn "Bisedon me popullin", duet me Liliana kondakciun. · 1979, nė Festivalin e 18-tė me kėngėn “Nėntori i Lirisė”, fiton ēmimin e dytė
    · 1980, nė Festivalin e 19-tė fiton ēmimin e dytė me kėngėn “Njerėzit e Agimeve”
    · 1981, nė Festivalin e 20-tė me kėngėn “Flaka e Betimit”, nė duet me Ema Qazimin.


    Ditari im, si ditari i Ana Frankurt!...
    Atėherė kam qenė tre muaj nė njė fshat tė Sarandės, ku do tė merreshim me punė fizike pėr t'u kalitur. Nė punėn prodhuese unė isha nė dhomė me tri vajza nga Rrėsheni, Vlora, dhe Fieri. Si sot mė kujtohet ajo ditė. Ishte 13 qershor. Mbushej plot njė vit qė mė kishte vdekur nėna, ndaj e mbaj mend atė ditė. Kujtimet pėr tė mundohesha t’i hidhja nė ditar. Pra ēdo kujtim timin pėr nėnėn mundohesha ta hidhja nė ditar. E doja shumė nėnėn pasi ajo ishte nėnė pėr tė gjithė lagjen dhe pėr shumė fėmijė jetimė. Dua tė theksoj se edhe motra ime mbante njė ditar. Kėtė ndjesi pėr ditar na e kishte kultivuar nėna, ndaj dhe e mbaja. Nė ditar shkruaja ēka mė ndjente zemra. Ato ēka pashė nė realitet: P.sh, “Pikėrisht sot nė njė vjetorin e vdekjes sė nėnės time tė dashur jam shumė e mėrzitur. Dhe jeta mė duket skėterrė. Kėtu ku jam, ha pula gur. Gjithė fshatarėt rropaten gjithė ditėn nė punė dhe bėjnė jetė tė keqe”. Tė nesėrmen ndodhi ēudia. Ditari nuk ishte nėn jastėk. Atė ja kishin dhėnė profesorit tė Shkollės sė Partisė, i cili e ēoi nė Komitetin e Partisė. Po tė nesėrmen mė thonė tė nisemi direkt nė Tiranė, ku do tė paraqitesha nė Komitetin e Partisė Nr.3. Aty mė priti F.B., e cila mė tha se keni thyer rregullat e partisė, ky ditar ėshtė hapur agjitacion e propagandė. Duhet tė dorėzosh teserėn e partisė. Ditarin ja dorėzova babait. Filluan dėnimet. M’i zhdukėn edhe kėngėt, organizata e partisė mė hoqi dhe mė ēoi nė njė repart ku ishin punėtorėt e dėnuar. Kėshtu fillova jetėn nga e para, por tashmė larg skenės, larg aktiviteteve, larg njerėzve, nė njė punė qė rropatesha. Kėshtu kam punuar dhe jetuar derisa erdhi demokracia dhe u largova pėr Gjermani.

    Si mė futėn Fiqret Shehu dhe Nexhmije Hoxha nė Shkollėn e Partisė
    Si sot e mbaj mend. E mbaj mend fare mirė. Isha 18 vjeē kur u pranova nė radhėt e partisė, pasi, ngaqė isha shumė punėtore, shkoja nė aksione, e gjallė. Dua tė them se nė atė kohė kam pasur edhe influencėn e babait, qė ishte sekretar partie nė tė gjitha shtypshkronjat e Tiranės. Ndoshta babai, ndoshta isha kurioze si tip dhe doja tė dija se ēfarė ishin kėto mbledhjet e famshme tė partisė. Kėto ishin arsyet qė u futa nė parti. Mbaj mend se nė kohėn kur mė vdiq nėna nė vitin '80, vijnė pėr ngushėllim shumė nga tė partisė. S’e mendoja thellė nė atė kohė se krahas punės e kėngės, i isha futur pa dashur edhe politikės. Pėr ngushėllim kishin ardhur Nexhmije Hoxha dhe Fiqiret Shehu. Kjo e fundit duke pirė kafe, mė thotė : Alida ti je vajzė e kompletuar do tė kemi dėshirė tė vini edhe nė shkollėn time? U gjenda e befasuar. S’di se si mė erdhi. Edhe gėzim. S’isha aq e dhėnė pas politikės tė mendoja ē’do tė bėhej. Pastaj, kush ua kundėrshtonte fjalėn atyre! Nė fund tė bisedės ajo mė tha qė sa mė shpejt tė shkoja dhe tė paraqitesha tek ajo nė Shkollėn e Partisė. Ishte qershor, kurse ne do tė fillonim mėsimin nė shtator. Kėshtu fillova nė Shkollėn e Partisė. Punoja dhe nė shtypshkronjė. Nė fund tė vitit tė dytė, Fiqretja mė thotė se do tė largohesh nga shtypshkronja, se puna atje nuk tė bėn mirė pėr shėndetin. Mė futi nė punė nė Ministrinė e Kulturės nė marrėdhėnie me botėn e jashtme pėr kulturėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-01-2012 mė 11:02

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    isha ne salle naten gala te festivalit dhe kish lezet ta degjoje si kendonte, shum e mallengjyer u ul ne gjunje dhe qau nga pritja qe iu be ne salle.. publiku nuk i kish harruar kenget e saj, ka qen njeshi bashke me vacen ne muziken shqiptare
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ela11
    Anėtarėsuar
    11-06-2010
    Postime
    212
    ku mund ta shikoj festivalin 50 se e pelqej kete kengetaren

  20. #20
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    shume e talentuar,kokeforte,kapricioze dhe mendjelehte ka qene kjo ne rini.mjere avni mula,se ai e di cka hequr me te.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •