Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Emily Dickinson

    Bota nuk eshte nje konkluzion

    Bota nuk eshte nje konkluzion
    Dikush gjithnje qendroi pertej
    I padukshem si muzika
    Por pozitiv si tingulli
    Ta ben me shenj te vish
    Te vish te pengon
    Filozofi nuk di
    Se fundi, per shkak te nje gjeagjeze
    Mendjemprehtesia duhet larguar
    Hamendjet le te mbesin enigme per shkollaret
    Se per ta zgjidhe gjeagjezen
    Burrat kan lindur mosperfilles ndaj gjeneratave.
    Dhe kryqezim shfaqin,
    Besimi rreshqet
    dhe qeshje ka....
    Prapseprape gjejne forca ta marrin veten.
    Por skuqen ne fytyre perpara te tjereve
    Kur guximi nga te therurat e fakteve
    I ben te pyesin enetreguesit per rrugen e zotit.
    Shume gjeste ne katedrat e kishes
    Jehojne aleluja te fuqishme
    Por narkotiket nuk e mpijne dot dhembin
    qe si brise brin ne shpirt.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  2. #2
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Fusha e betejes

    Ata rane si floke debore
    Si yje u leshuan mbi toke
    Kur papritur tejpertej qershorin
    Nje murla me gishtrinj e pershkroi.
    Ata u treten ne barin pa rudha
    Asnje sy s'e mberriti ate vend,
    Por Zoti ne listen e te paanuluareve
    Te gjitha fytyrat mund ti mbledh.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  3. #3
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Ne Kurre nuk dime sa lart jemi

    Ne kurre nuk dime sa lart jemi
    Gjersa te ngrihemi duam vertete,
    E atehere, nese i qepeni planit
    Lartesia jone qiellin preke
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  4. #4
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Shprese-krijese me flatra

    Shprese-krijese me flatra,
    Banon ne shpirtin e qete,
    Ciceron nje melodi pa fjale
    Dhe nuk pushon njehere.
    Le te jete e rrepte shtengata,
    Me i embel zeri saj!
    S'e trazon gje krijesen e vogel
    Qe te tjereve u jep kenaqesi.
    N'me te ftohtin vis e kam degjuar
    Dhe ne detin me te trazuar,
    Po edhe kur u ndodh me ngusht se kurre
    Prej meje gje s'kerkoi
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  5. #5
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Shpirti zgjedh

    Mbasi zgjedh shoqerine e tij,
    shpirti mbyll deren.
    Te madheri e tij hyjnore
    Me s'hyn njeri.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  6. #6
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Mos perfilles veren kaloshinat

    Prane hyrjes duke pushuar,
    Mosperfilles dhe para nje perandori
    Mbi rrogoz gjunjezuar.
    E njoha mire: nga nje komb i tere
    Ai zgjedh vetem nje,
    Pastaj kanatave te vemendjes
    te gjithave nje gur i vuri.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  7. #7
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Shpesh tek poetet frymezimi vjen si nje stuhi e cuditshme, fuqia levizese e se ciles shkarkon nga gjoksi tyre poetik emocionet per ti komunikuar. Dueli shpirteror midis poetit, si njeri, dhe muzes, si burim i frymezimit poetik te tij shendrrohen ne ate gjini letrare qe ne e quajme poezi. Ndonese teknikisht poezia mund te paraqitet me e organizuar sikur te kaloje nepermjet redaktoreve profesionale, jeta e saj fillon pa kushte ne castin kur shkeputet nga shpirti i poetit. Poezia pastaj shtegton drejt perjetesise se saj here e lenduar, here e vetmua, here e denuar dhe, me se shumti, e lire. Por, ne kushte normale, poezia kurre nuk vdes. Te njejtin fat kane edhe poetet. as poetet nuk vdesin kurre- ata, kur mbyllin syte vetem kalojne ne oren e njezetepeste te dites. ndryshe nuk ka se si te kuptohet jeta dhe vepra e poetes Amerikane te shekullit IXX, Emily Dickinson.
    Te ndjesh dhe te kuptosh jeten ne ngjyrat e plota te saj eshte nje gje, por te jetosh ashtu sic e ndjen dhe e kupton ate, eshte nje gje krejt tjeter. Ndjekja e dallgeve te ndjenjave per secilin nga ne, eshte nje trazire psikologjike qe kerkon arsyetim te vecante. Per poetet, nga ana tjeter, parimi i arsyetimit eshte disa here me esencial. Kjo jo vetem per faktin se poezia, si produkt shpirteror i poetit, eshte thjesht thenia me art e se vertetes, por se edhe e verteta ne vetvete ka nje substance, efektet e se ciles reagojne ne perpjestim te zhdrejte me interesat individuale te disa "personave"
    Ndoshta shpjegimi me i perafert me te verteten e mbijeteses se poetes Emily Dickinson, njera nga poetet me te fuqishme ne historine e deritanishme te letersise boterore, eshte dashuria e jashtzakonshme per poezine, ne njeren ane, dhe besimi qe dashuria e saj do te jetoje me gjate me poezine se frymemarja e saj si poete. Ajo konsideronte punen me poezine te natyrshme, ashtu sic quajne nenat dhe motrat tona te natyrshme dashurine per femijen. Duke e pare rolin e saj si poete ne kete prespektive, ajo padashur krijoi nje barriere modestie per punen e aj me vargjet.


    ps: Ne dietet qe vijojne do te kini mundesine te merni nje informacion me te zgjeruar reth jetes dhe krijimtarise se poetes emily Dickinson.
    kjo e pergatitur nga Gjeke Marinaj
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Albionline....te pershendes e te felenderoj per gjithe sa ke hedhur ne kete faqe... !
    Do te kisha dashte me i perciell pershendetje edhe Gjeke Marinaj't!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ANISSA
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    NY, USA
    Postime
    22
    urime AlbiOnLine,te pershendes dhe te uroj sukse



    me respekt


    ANISA
    Jeta eshte nje zinxhir i perbere prej hallka vuajtjeje,disa kenaqesie,dhe asnjhere lumturie...!!!

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    XXVII

    Unė jam askushi! Kush jeni ju?
    Dhe ju askush jeni gjithashtu?
    Atėhere u bėmė ēift - mos e rrėfe!
    Se ata na syrgjynosin ne.

    Sa mėrzi tė jesh dikushi!
    Sa popullore, si njė bretkocė
    ti thuash emrin gjithė ditėn e ditės
    njė bataku mahnitės.

  11. #11
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Fjala vdes
    Atėherė kur thuhet,
    Disa thonė.
    Unė them se
    Fillon tė jetojė
    Po atė ditė.
    • The rest is silence.


  12. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    LIX

    Morra fuqinė time nė duar
    dhe shkova kundėr botės mbarė;
    S'qe aq sa e Davidit ėshtė kallzuar,
    por unė isha dy herė mė guximtar.

    Shėnjova guralecin, por vetė unė
    ishte gjithė qė ra pėrtokė.
    Tė ishte Goliati i stėrmadh shumė,
    a vetėm unė shumė i vogėl?

  13. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    LX

    Njė hijemik pėr ditė tė nxehta
    ėshtė mė lehtė tė gjesh
    se njė temperaturash tė larta
    pėr orėn e ftohtė tė mendjes.

    Erėtreguesi pak pėr nga lindja
    shpirtrat prej muslini pėrlan;
    nėse gjoksoret e leshta mė tė forta
    se ato prej nape janė,

    kush duhet fajėsuar? Endėsi?
    Ah! filli i kokolepsur!
    Tapetet e paradisit
    kaq pa kujdes janė endur.

  14. #14
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    LXXII

    Zemėr jo aq sa imja e rėndė,
    duke shkuar vonė nė shtėpi,
    ndėrsa m'i kaloi dritares ndėnė
    vėrshėlleu njė melodi,-

    njė copė tė shkujdesur, njė balladė,
    njė kėngė tė udhės;
    por pėr veshin tim tė vrarė
    aq ėmbėl njė qetėsues,

    sikur ishte njė zog fushe
    duke shėtitur kėtej,
    u frymėzua dhe kėndoi me zė gushe,
    pastaj flluskoi ngadalė andej.

    sikur njė pėrrua qė gurgullet
    nė njė udhė sfilitėse
    fut kėmbėt e pėrgjakura nė minuet
    pa e ditur se pse.

    Nesėr, natė do tė vijė sėrish,
    Kapitėse, ndoshta, dhe me plagė.
    Ah, bri, anė dritares tė vish,
    unė falem tė shėtisėsh prapė!

  15. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    LXXVI

    Kam qėnė i uritur gjithė monė;
    ora ime erdhi, tė darkoj;
    Me drithma tėrhoqa tryezėn pranė,
    verėn kureshtare e lakmoj.

    Kjo qe nėpėr tryeza ajo pamje,
    kur sillesha, i uritur, i vetmuar,
    qė nė dritare shikoja, pėr kamje
    qė nuk shpresoja nė ta zotėruar.

    Nuk dija ē'ishte buka e mjaftė,
    kaq ndryshe nga thėrrimja qe,
    qė zogjtė dhe unė shpesh ndamė
    nė dhomėn e ngrėnies sė Natyrės ne.

    Bollėku mė vrau, ishte diēka e re,-
    u ndjeva keq dhe i shkėputur,
    si kokrra e njė kaēubeje malore
    mu nė rrugė artisur*.

    As isha i uritur; ndaj gjeta se
    uria ishte njė shteg
    e vetjeve pėrjashta dritareve,
    qė e hyra ja u heq.

    *artisur - transplantuar (sipas fjalorit te gjuhes shqipe)

  16. #16

    Truri eshte me i gjere...

    Truri - eshte me i gjere se Qielli - Se - po ti vesh
    ane per ane - Njeri tjetrin do ta nxe Me
    lehtesi - edhe Juve - prane -

    Truri eshte me i thelle se deti - Se - mbaj ata
    - Kalter me Kalter - Njeri tjetrin do ta thith - Sikur
    Sfungjeret - Koven - qe bejne

    Truri eshte vetem pesha e Zotit - Se po ti peshosh -
    Cope per Cope - Dhe do te ndryshojne - ne qofte se po -
    Si nje Rrokje nga Zeri
    .


    Emily Dickinson
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

Tema tė Ngjashme

  1. Quotes
    Nga Zana e malit nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 570
    Postimi i Fundit: 21-03-2015, 22:52
  2. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  3. Emily Dickinson
    Nga Lule Portokalli nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 05:17
  4. Nga Autore te Ndryshem
    Nga ChuChu nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •