Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Bariu i Hermansit

    Bariu i Hermasit

    Libri i parė – Vizionet

    Vizioni i parė




    Kundėr mendimeve tė kėqia dhe krenare dhe pakujdesisė sė Hermasit nė ndėshkimin e bijve tė tij.

    Kreu I

    Ai i cili mė rriti, mė shiti tek njė farė Rade nė Romė . Pas shumė vitesh unė e njoha atė dhe fillova ta doja atė si motėr. Disa kohė pas kėsaj unė e pashė atė duke u larė nė lumin Tiber; i dhashė dorėn dhe e nxorra nga uji. Pamja e bukurisė sė saj mė bėri tė mendoj: “Do tė jem njė burrė i lumtur nėse do tė mund tė gjej njė grua tė tillė si nė bukuri, si nė sjellje”. Ky ishte mendimi i vetėm qė mė erdhi nė mend. Kjo dhe asgjė mė tepėr. Pas pak kohe, ndėrsa isha duke ecur nė fshatra dhe po admiroja krijesat e Perėndisė dhe po mendoja sa tė mrekullueshme, tė bukura dhe tė fuqishme ato janė, mė zuri gjumi dhe Shpirti mė mori dhe mė dėrgoi nė njė vend tė pakalueshėm nė tė cilin asnjė njeri nuk mund tė ecte sepse ishte vendosur nė mes tė shkėmbinjve; ai ishte i thepisur dhe i pakalueshėm pėr shkak tė ujit. Pasi kalova lumin, arrita nė njė rrafshinė. Pastaj rashė nė gjunjė, fillova t’i lutem Zotit dhe t’i rrėfej mėkatet e mia. Dhe ndėrsa po lutesha, qiejtė u hapėn dhe unė pashė atė gruan qė unė e kisha dėshiruar, e cila mė pėrshėndeti nga qielli dhe mė tha: “Pėrshėndetje Hermas!” Dhe duke parė nga ajo, unė thashė: “Zonjė, ēfarė bėn ti kėtu?” Ajo m’u pėrgjigj: “Unė jam marrė kėtu lart pėr tė tė akuzuar ty pėr mėkatet e tua pėrpara Zotit”. “Zonjė”, -thashė unė,- “ti do tė mė akuzosh mua?” “Jo”,-tha ajo,- “por dėgjo fjalėt qė unė do tė tė them. Perėndia, i cili banon nė qiej, dhe qė krijoi nga asgjėja gjėrat qė ekzistojnė, qė i shumoi dhe i rriti ato pėr hir tė Kishės sė Tij tė Shenjtė , ėshtė egėrsuar kundėr teje sepse ti ke mėkatuar ndaj meje”. Unė iu pėrgjigja asaj: “Zonjė, unė kam mėktuar kundėr teje? Si a kur thashė unė fjalė tė pahijshme kundėr teje? A nuk kam menduar gjithmonė pėt ty si njė zonjė? A nuk tė kam respektuar gjithmonė si njė motėr? Pėrse mė akuzon nė mėnyrė tė rreme pėr kėto poshtėrsira dhe papastėrtira?” Duke buzėqeshur ajo m’u pėrgjigj: “Dėshira pėr keqėsi u ngjall nė zemrėn tėnde. A nuk mendon ti qė njeriu i drejtė kryen mėkat kur njė dėshirė mėkatare lind nė zemrėn e tij? Nė njė rast tė tillė, mėkati ekziston dhe ky mėkat ėshtė i madh”, -tha ajo. “Sepse mendimet e njeriut tė drejtė duhet tė jenė tė drejta. Sepse duke menduar nė mėnyrė tė drejtė, lavdia e tij ėshtė ngritur nė qiej dhe ai ka me vete Zotin e mėshirshėm nė ēdo punė qė bėn. Por kėto mendime tė kėqia zbavitėse, tė ngulura nė mendjen e tij, sjellin me vete vdekjen dhe robėrinė; dhe i vendosin kėnaqėsitė e tyre nė kėtė botė dhe lavdinė tek pasuria e tyre, dhe nuk shohin pėrpara pėr bekimet e jetės sė ardhshme. Sepse pėr shumė do tė ketė keqardhje; ata nuk kanė asnjė shpresė sepse kanė humbur ēdo shpresė pėr veten dhe jetėn e tyre . Por ti lutjui Perėndisė dhe ai do tė tė shėrojė nga mėkatet e tua, nga mėkatet e shtėpisė sate dhe tė tė gjithė shenjtorėve” .

    Kreu II

    Pasi ajo kishte thėnė kėto fjalė, qiejtė u mbyllėn. Unė isha kapluar nga keqardhja dhe frika, dhe thashė: “Nė qoftė se ky mėkat mė drejtohet mua, si mund tė shpėtohem ose si mund tė pajtohem me Perėndinė, pėr sa u pėrket mėkateve tė mia , tė cilat janė tė mėdha?” Ndėrsa isha duke menduar kėto gjėra dhe po i diskutoja nė mendje, pashė pėrballė meje njė fron tė bardhė e tė madh, tė mbuluar me lesh tė bardhė. Dhe atje erdhi njė grua e vjetėr e veshur me njė mantel tė shkėlqyer. Ajo mbante njė libėr nė dorė. U ul nė fron dhe mė pėrshėndeti: “Pėrshėndetje Hermas!” I mbytur nga dėshpėrimi dhe lotėt unė i thashė: “Pėrshėndetje zonjė!”. Ajo mė tha: “Hermas, pėrse je i pikėlluar? Ti ke qenė i duruar, i matur dhe gjithmonė i qeshur. Pėrse tani je kaq i trishtuar dhe jo i gėzuar?” Unė iu pėrgjigja asaj dhe i thashė: “Oh, zonjė, u qortova nga njė grua shumė e mirė e cila tha qė unė mėkatova ndaj saj”. Ajo mė tha: “Larg qoftė njė veprim i tillė nga shėrbėtori i Perėndisė. Por, ndoshta njė dėshirė pėr tė ėshtė ngjallur nė zemrėn tėnde. Njė dėshirė e tillė, nė rastin e njė shėrbėtori tė Perėndisė, krijon mėkat. Sepse ėshtė njė pasion i poshtėr dhe i tmerrshėm pėr shpirtin e gjithėdlirė dhe tė mirėsprovuar qė tė dėshirojė njė vepėr mėkatare; dhe veēanėrisht pėr Hermasin, i cili e mban veten larg nga tė gjitha dėshirat e kėqija dhe ėshtė plot thjeshtėsi dhe pafajėsi”.

    Kreu III

    “Por Perėndia nuk ėshtė zemėruar me ty pėr kėtė shkak, por ti qė ta kthesh familjen tėnde qė ka bėrė poshtėrsi ndaj Zotit dhe ndaj teje, prindėrve tė tyre. Dhe megjithėse ti i do bijtė e tu, ti nuk e ke paralajmėruar familjen tėnde, por e ke lejuar atė tė jetė tmerrėsisht e shthurur. Pėr kėtė arsye Zoti ėshtė zemėruar me ty, por ai do tė tė shėrojė nga tė gjitha tė kėqijat qė janė bėrė nė shtėpinė tėnde. Sepse pėr shkak tė mėkateve tė tyre ti u shkatėrrove prej punėve tė kėsaj bote. Por tani mėshira e Zotit ka ndjerė keqardhje ndaj teje dhe familjes sate dhe do tė tė forcojė e do tė tė vendosė nė lavdinė e tij. Vetėm mos ji mendjelehtė, por pajise me kurajo dhe ngushėllim familjen tėnde. Sepse siē farkėtari rreh me ēekiē punėn e tij dhe arrin tė bėjė ēka dėshiron, kėshtu dhe predikimi i pėrditshėm i tė drejtit mposht ēdo padrejtėsi. Megjithatė mos pusho sė kėshilluari bijtė e tu, sepse unė e di se nė qoftė se do tė pendohen me gjithė zemėr ata do tė shkruhen nė librat e jetės sė bashku me shenjtorėt” . Duke pėrfunduar kėto fjalė ajo mė tha: “Dėshiron tė mė dėgjosh tė lexoj?” Unė i thashė: “Dua zonjė”. “Bėhu dėgjues dhe vėru veshin fjalėve tė Perėndisė”. Dhe unė dėgjova prej saj gjėra tė mrekullueshme dhe tė shkėlqyeshme tė cilat kujtesa ime nuk mund t’i mbante. Tė gjitha fjalėt ishin aq tė tmershme, saqė asnjė njeri nuk mund t’i pėrballonte. Megjithatė, fjalėt e fundit unė i mbaj mend, sepse ato ishin tė dobishme e tė mira: “Ja, Perėndia i fuqive, i cili me anėn e fuqisė sė tij tė padukshme dhe me kujdesin e tij tė madh e tė fortė ndėrtoi botėn, dhe qė me dėshirėn e tij tė lavdėruar stolisi dhenė mbi ujėrat, dhe me urtėsinė dhe kujdesin e tij ndėrtoi Kishėn e tij tė shenjtė, tė cilėn dhe e bekoi, ja, tek lėviz qiejtė dhe malet , kodrat dhe detet, dhe tė gjitha rrafshohen pėr tė zgjedhurit e tij, qė t’u japė betimin qė u premtoi atyre me shumė lavdi dhe gėzim, nėse ruajnė ligjet e Perėndisė qė i morėn me besim tė madh”.

    Kreu IV

    Kur ajo mbaroi sė lexuari, u ngrit nga froni dhe katėr tė rinj erdhėn, morėn fronin dhe shkuan drejt Lindjes. Ajo mė thirri, mė mori pranė vetes, preku kraharorin tim e mė tha: “U kėnaqe nga leximi im?” “Unė iu pėrgjigja: “Zonjė, fjalėt e fundit mė kėnaqėn, por tė parat janė tė vrazhda e tė ashpra”. Pastaj ajo mė tha: “Fjalėt e fundit janė pėr tė drejtėt; tė parat janė pėr idhujtarėt dhe mohuesit”. Ndėrsa ajo fliste me mua, dy burra u shfaqėn dhe e morėn atė nė shpatulla. Ata shkuan atje ku ishte froni, nė Lindje. Me njė pamje tė gėzuar ajo u largua, dhe ndėrsa po ikte mė tha: “Bėhu burrė Hermas!”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Bariu i Hermansit. Parabola.

    Parabola qė m’i tha mua


    Parabola e parė

    Mė thotė: “E dini qė ju shėrbėtorėt e Perėndisė banoni nė qytet tė huaj, sepse qyteti juaj ndodhet larg kėtij qyteti? Pėrderisa, pra, e dini qytetin qė duhet tė banoni, atėherė pėrse pėrgatitni kėtu ara, pallate lluksoze, ndėrtesa dhe banesa tė kota? 2. Sepse ai qė i pėrgatit kėto nė kėtė qytet, nuk pret tė kthehet nė qytetin e tij. 3. Njeri i marrė, i paqėndrueshėm dhe i mjerė, nuk e kupton se tė gjitha kėto janė tė huaja dhe i pėrkasin pushtetit tė njė tjetri? Sepse do tė thotė Zoti i kėtij qyteti: “Nuk dua tė banosh nė qytetin tim, dil nga ky qytet, nuk zbaton ligjet e mia”. 4. Ti, pra, qė ke ara dhe banesa dhe shumė prona tė tjera, pasi do tė dėbohesh prej tij, ē’do t’i bėsh arės dhe shtėpisė dhe gjithė tė tjerave qė pėrgatite pėr veten tėnde? Sepse Zoti i kėtij vendi tė thotė, dhe me tė drejtėn e tij: “Ose zbato ligjet e mia, ose ik nga vendi im”. 5. Ti, pra, ēfarė do tė bėsh, duke pasur ligj nė qytetin tėnd? Pėr shkak tė arave tė tua dhe pasurisė tjetėr do tė mohosh ligjin tėnd dhe do tė ecėsh sipas ligjit tė kėtij qyteti? Kujdes, mos ndoshta ėshtė pa dobi tė mohosh ligjin tėnd; sepse nėse dėshiron tė rikthehesh nė qytetin tėnd, nuk do tė pranohesh, sepse mohove ligjin e qytetit tėnd, dhe ti do tė mbyllesh jashtė tij.
    6. Ti, pra, ki kujdes, ngaqė jeton nė vend tė huaj, mos pėrgatit asgjė pėr veten tėnde, veēse vetėm ato qė tė janė tė domosdoshme, dhe ji gati, qė, kur tė dojė Zoti i kėtij qyteti tė tė dėbojė, pėr shkak se kundėrshtove ligjin e tij, tė ikėsh nga qyteti i tij dhe tė shkosh nė qytetin tėnd, dhe tė zbatosh ligjin tėnd, pa u sharė dhe me ngazėllim. 7. Kujdesuni, pra, ju qė i shėrbeni Zotit dhe e keni nė zemrėn tuaj; bėni veprat e Perėndisė duke kujtuar porositė dhe premtimet qė ju dha, dhe besojini Atij, sepse do t’i ruajė, nėse ruhen urdhėrimet e Tij. 8. Atėherė, nė vend tė arave blini shpirtra qė ndjejnė dhimbje, secili sipas fuqisė sė tij, vizitoni vejushat dhe jetimėt dhe mos i pėrbuzni ata, dhe pasurinė dhe tė gjithė gjėrat tuaja i harxhoni nė shtėpi dhe ara tė tilla, tė cilat i morėt nga Perėndia. 9. Sepse, prandaj ju bėri tė pasur Zoti, qė t’i ofroni shėrbime tė tilla. Ėshtė shumė mė mirė tė blini ara dhe prona dhe shtėpi tė kėtij lloji, tė cilat do t’i gjesh nė qytetin tėnd, kur do tė shkosh nė tė. 10. Ky lluks ėshtė i mirė dhe i fortė, sepse nuk ka hidhėrim as frikė, por gėzim. Pra, mos blini lluksin e idhujtarėve, sepse ėshtė pa dobi pėr ju shėrbėtorėt e Perėndisė. 11. Pėrkundrazi, blini lluksin tuaj, me tė cilin mund tė gėzoheni, dhe mos e fallsifikoni, as mos u afroni, as mos dėshironi gjėnė e huaj, sepse ėshtė keq tė dėshironi gjėrat e huaja. Por bėj punėn tėnde dhe do tė shpėtohesh”.


    Parabola e pestė

    1. Ndėrsa kreshmoja dhe isha ulur nė njė mal duke falenderuar Zotin pėr gjithēka qė bėri pėr mua, shoh bariun tė ulet pranė meje dhe tė thotė: “Pėrse erdhe kėtu kaq herėt?” I thashė: “Sepse kam ushtrim zotėri”. 2. Thotė: “Ē’ėshtė ushtrimi?” “Kreshmoj, zotėri, - thashė”. “Dhe ēfarė ėshtė, - thotė, - kjo kreshma qė kreshmoni?” “Kreshmoj, zotėri, - i them, - ashtu si u mėsova”. 3. “Nuk dini tė kreshmoni pėr Zotin, - thotė, - as ėshtė kreshmė kjo kotėsi qė kreshmoni pėr tė”. “Zotėri, - i them, - pse e thua kėtė?” “Ta them, - tha, - sepse nuk ėshtė kreshmė, ajo qė mendoni se kreshmoni, por unė do tė tė mėsoj cila ėshtė kreshma e saktė dhe e pranueshme nga Zoti. Dėgjo, - mė thotė. 4. Perėndia nuk do kreshmė tė tillė tė kotė, sepse duke kreshmuar pėr Perėndinė sipas kėsaj mėnyre, nuk bėn asgjė pėr drejtėsinė. Kreshmo pėr Perėndinė kėtė kreshmė: 5. Mos bėj fare dredhira nė jetėn tėnde dhe shėrbeji Zotit me zemėr tė pastėr, ruaj porositė e Tij duke ecur sipas porosive tė Tij, dhe tė mos kalojė nė mendjen tėnde asnjė dėshirė e ligė, dhe beso nė Perėndinė. Nėse i bėn kėto dhe i ke frikė dhe qėndron i pėrmbajtur nga ēdo gjė e keqe, do tė jetosh me Perėndinė, dhe pasi i bėn kėto, realizon kreshmė tė madhe dhe tė pranueshme nga Perėndia.

    2. Dėgjo, parabolėn qė do tė tė them, e cila i referohet kreshmės. 2. Dikush kishte njė arė dhe shumė shėrbėtorė. Dhe njė pjesė tė arės e mbolli vresht, dhe pasi zgjodhi njė shėrbėtor besnik, tė mirė dhe tė ndershėm, e ftoi dhe i tha: “Merre kėtė vresht qė mbolla dhe rrethoje atė deri sa tė vij, dhe mos bėj asgjė tjetėr nė vresht. Ruaj kėtė urdhėrin tim dhe do tė jesh i lirė pranė meje”. Dhe zotėria i shėrbėtorit iku nė mėrgim. 3. Atėherė, sapo iku ai, shėrbėtori e mori dhe e rrethoi vreshtin, dhe, kur mbaroi rrethimin e vreshtit, e pa se ishte mbushur plot me barishte. 4. Atėherė mendoi me vete dhe tha: “Atė urdhėrim tė Zotit, e kreva, tani le ta punoj kėtė vresht, qė tė bėhet i punuar mė mirė dhe tė japė mė shumė fryt, pasi nuk do tė ketė barishte dhe nuk do tė mbytet nga barėrat e egra”. Shkoi, pra, dhe e punoi vreshtin dhe i shkuli barishtet qė ishin nė vresht. Kėshtu, ai vresht u bė shumė i bukur dhe i lulėzuar, duke mos pasur barishte qė ta mbytin.
    5. Pas njėfarė kohe erdhi zotėria i shėrbėtorit dhe i arės dhe hyri nė vresht, dhe duke e parė tė rrethuar bukur dhe tė punuar dhe tė gjitha barishtet tė shkulura dhe hardhitė tė jenė tė shėndetshme, u gėzua shumė pėr punėt e shėrbėtorit. 6. Thirri, pastaj birin e tij tė dashur, tė cilin e kishte trashgimtarin e tij, dhe miqtė e tij, tė cilėt i kishte bashkėkėshillues, dhe u tha ato qė i kishte porositur shėrbėtorit tė tij dhe ato qė gjeti tė kishte bėrė. Ata u gėzuan sė bashku me shėrbėtorin pėr rrėfimin qė zotėria bėri pėr tė. Dhe u tha: “Unė i kisha premtuar kėtij shėrbėtori liri, nėse ruante urdhėrin qė i dhashė. Dhe sigurisht e ruajti urdhėrin tim, por shtoi nė vresht dhe punė tė mirė e cila mė pėlqeu shumė. Pra, pėr atė punė qė bėri, dėshiroj ta bėj trashgimtar bashkė me birin tim, sepse kur e mendoi tė mirėn, nuk e harroi, por e realizoi”. 8. Me kėtė mendim ra dakort me tė dhe i biri i zotėrisė, domethėnė shėrbėtori tė bėhet bashkėtrashgimtar me tė birin.
    9. Pas pak ditėsh, zotėria e tij bėri gosti dhe i dėrgoi shumė ushqime nga gostia. Atėherė shėrbėtori duke marrė ushqimet qė i dėrgoi zotėria, mbajti sa i mjaftonin, dhe tė tjerat ua dha shėrbėtorėve tė tjerė. 10. Bashkėshėrbėtorėt e tij kur morėn ushqimet u gėzuan dhe filluan ta urojnė tė nderohet mė tepėr se zotėria, ngaqė u soll me kėtė mėnyrė. 11. Tė gjitha kėto qė u bėnė i dėgjoi zotėria i tij dhe pėrsėri u gėzua shumė pėr kėtė veprim tė tij, dhe pasi zotėria ftoi sėrish miqtė dhe birin e tij, u tregoi veprimin qė bėri me ushqimet qė mori, dhe ata ranė dakort me tė akoma mė shumė qė shėrbėtori tė bėhet bashkėtrashgimtar bashkė me birin e tij”.
    3. “Zotėri, - thashė, - unė nuk mund t’i kuptoj kėto parabola nėse nuk m’i shpjegon”. 2. “Do tė t’i shpjegoj tė gjitha, dhe ato qė do tė t’i ty, do tė t’i tregoj. Ruaj porositė e Zotit, dhe do tė jesh i pėlqyer tek Perėndia, dhe do tė pėrfshihesh nė numrin e atyre qė ruajnė porositė e Tij. 3. Por, nėse bėn tė mirė tė tillė, tej porosisė sė Perėndisė, do tė fitosh lavdi mė tė madhe pėr veten tėnde dhe do tė jesh mė i lavdėruar pranė Perėndisė nga sa do tė ishe. Nėse, pra, duke ruajtur porositė e Perėndisė shton edhe kėto veprime, do tė gėzohesh, nėse i ruan sipas porosisė sime”. 4. I thashė: “Zot, atė qė mė porosit do ta ruaj, sepse e di qė je bashkė me mua”. “Do tė jem bashkė me ty, - thotė, - sepse ke kaq zell tė madh pėr vepra tė mira, por do tė jem, - tha, - dhe bashkė me tė gjithė ata qė kanė kėtė zell. 5. Kjo kreshmė, - thotė, - kur ruhen urdhėrimet e Zotit, ėshtė shumė e mirė. Pra, kreshmėn qė do tė bėsh ta bėsh kėshtu: 6. Para sė gjithash ruhu nga ēdo fjalė e keqe dhe nga ēdo dėshirė e ligė dhe mbaje zemrėn tėnde tė pastėr nga tė gjitha gjėrat e kota tė kėsaj bote. Nėse i ruan kėto, kreshma jote do tė jetė e pėrsosur. 7. Dhe tė bėsh kėtė: Pasi i zbaton tė gjitha shkrimet, atė ditė qė kreshmon mos ha asgjė, por vetėm bukė dhe ujė, duke bėrė llogari sasinė e harxhimit tė ushqimeve qė do tė bėje po tė haje atė ditė, t’ia japėsh vejushės, jetimit ose tė varfėrit, dhe kėshtu do tė tregosh pėrulėsi, qė me anė tė pėrulėsisė tėnde, ai qė do ta marrė tė ngopet dhe t’i lutet Zotit pėr ty. 8. Pra, nėse kreshmon kėshtu siē tė thashė, sakrifica jote do tė jetė e pranuar nga Perėndia, dhe do tė shkruhet kjo kreshmė, dhe ky shėrbim yt qė bėhet kėshtu do tė jetė i mirė, i gėzueshėm dhe i pėlqyeshėm nga Zoti. Kėshtu ruaji kėto, ti bashkė me fėmijėt e tu dhe gjithė shtėpia jote, dhe nėse i ruajnė do tė jenė tė lumtur, dhe sa tė kėrkojnė nga Zoti, do t’i kenė”.
    4. Iu luta shumė tė mė shpjegojė parabolėn e arės dhe tė zotėrisė, tė vreshtit dhe tė shėrbėtorit qė rrethoi vreshtin dhe tė punimit, tė barėrave qė ishin shkulur nga vreshti, tė birit dhe tė miqve tė tij kėshilltarė. Sepse kuptova se tė gjitha ato janė ndonjė parabolė. 2. Dhe ai duke u pėrgjigjur mė tha: “Bėhesh shumė arrogant me pyetjet e tua. Nė pėrgjithėsi, - thotė, - nuk duhet tė pyetėsh pėr asgjė, sepse, nėse diēka duhet tė tė shpegohet, do tė tė shpjegohet”. I them: “Zotėri, sado tė mė tregosh, nėse nuk m’i shpjegon, kot do t’i kem parė, pa kuptuar ē’do tė thonė. Gjithashtu, nėse mė flet me parabola dhe nuk m’i shpjegon, kot do tė kem dėgjuar diēka nga ty”. 3. Dhe m’u pėrgjigj sėrish duke thėnė: “Ai, - thotė, - qė ėshtė shėrbėtor i Perėndisė dhe e ka Zotin brenda nė zemrėn e tij, kėrkon nga ai urtėsi dhe e merr, dhe shpjegon ēdo parabolė, dhe i bėhen tė ditura fjalėt e Zotit, tė cilat thuhen me parabola. Ndėrsa ata qė janė tė dobėt dhe dembelė nė lutje, ata ngurrojnė tė kėrkojnė nga Zoti. 4. Dhe Zoti ėshtė shumė i mėshirshėm dhe jep pa pushim tek ata qė kėrkojnė nga Ai. Ti, pra, qė je i forcuar nga engjėlli i shenjtė dhe ke pranuar prej Tij kaq bisedė dhe nuk je dembel, pėrse nuk kėrkon nga Zoti urtėsi, tė cilėn do ta marrėsh nga Ai?” 5. I them: “Zotėri, unė duke tė patur ty me vete, kam nevojė tė kėrkoj nga ty dhe tė tė pyes, sepse ti m’i tregon tė gjitha dhe flet me mua. Por nėse i shikoja kėto ose i dėgjoja pa ty, atėherė do tė pyesja Zotin qė tė mė shpjegoheshin”.
    5. Tė thashė edhe mė parė, - thotė, - se je dinak dhe arrogant, duke kėrkuar shpjegimet e parabolave. Por, ngaqė je kaq kėmbėngulės, do tė tė shpjegoj parabolėn e arės dhe tė gjithė tė tjerave qė pasojnė, qė t’i bėsh tė njohura tek tė gjithė. Tani dėgjo, - thotė, - dhe kuptoi. 2. Ara ėshtė kjo botė, zotėria i arės ėshtė ai qė krijoi gjithēka dhe i pėrmbushi dhe i fuqizoi, biri ėshtė Shpirti i Shenjtė, shėrbėtori ėshtė Biri i Perėndisė, dhe hardhitė janė ai popull tė cilin e mbolli Ai. 3. Gėrmimet janė engjėjt e Shenjtė tė Zotit qė mbajnė popullin e tij, barėrat e shkulura nga vreshti janė mėkatet e shėrbėtorėve tė Perėndisė, ushqimet, qė i dėrgoi nga gostia, janė urdhėrimet qė i dha popullit tė Tij nėpėrmjet Birit tė Tij, miqtė e Tij dhe kėshilltarėt janė engjėjt e shenjtė, qė u krijuan tė parėt, dhe mėrgimi i zotėrisė ėshtė koha qė mbetet pėr shfaqjen e tij”. 4. I them: “Zotėri, janė tė gjitha tė mėdha, tė ēuditshme dhe tė lavdėruara. A mundesha unė t’i kuptoj? As dhe ndonjė tjetėr nga njerėzit, edhe nėse ėshtė ndonjė shumė i ditur, nuk mund t’i kuptojė kėto. Zotėri, - i them, - tregomė edhe mė pėr kėtė qė do tė tė pyes”. 5. “Thuaj, - mė tha, - ēfarė tė duash”. “Zotėri, - i them, - pse Biri i Perėndisė paraqitet nė parabolė me fytyrėn e shėrbėtorit?
    6. “Dėgjo, - mė thotė: - Biri i Perėndisė nuk ndodhet nė vend shėrbėtori, por nė pushtet dhe sovranitet tė madh”. “Si? Zotėri. - i them, - nuk e kuptoj”. 2. “Sepse Perėndia, - thotė, - mbolli vreshtin, d.m.th krijoi popullin dhe ia dorėzoi Birit tė Tij, dhe Biri caktoi pėr ata engjėjt qė t’i mbikqyrin, dhe ai pastroi mėkatet e tyre duke u munduar shumė dhe duke vuajtur shumė mundime, sepse asnjė vresht nuk mund tė punohet pa mund ose pėrpjekje. 3. Ai, pra, pasi pastroi mėkatet e popullit, u tregoi udhėt e jetės, duke u dhėnė atyre ligjin qė mori nga Ati i Tij. Se pse Zoti mori kėshilltar Birin e Tij dhe engjėjt e lavdėruar pėr trashgiminė e shėrbėtorit dėgjo: 5. Shpirtin e Shenjtė, qė paraekzistonte dhe qė krijoi botėn, e vendosi Perėndia nė njė trup qė ai deshi. Ky trup, pra, nė tė cilin banoi Shpirti i Shenjtė, i shėrbeu mirė Shpirtit duke jetuar me hijeshi dhe pastėrti, pa e ndotur fare Shpirtin. 6. Pastaj, pasi ky trup jetoi mirė dhe pastėr dhe u mundua bashkė me Shpirtin dhe ndihmoi nė ēdo gjė, duke vepruar me fuqi dhe trimėri, e zgjodhi pjesėtar bashkė me Shpirtin e Shenjtė. Sepse Perėndisė i pėlqeu ecuria e kėtij trupi, ngaqė nuk u ndot nė kėtė botė, duke patur Shpirtin e Shenjtė. 7. Mori pra, kėshilltar Birin dhe engjėjt e shenjtė, nė mėnyrė qė edhe ky trup, qė i shėrbeu pėrsosmėrisht Shpirtit, tė marrė njė vend, tė tendėsojė, dhe tė mos duket se humbi shpėrblimin e shėrbimit tė tij. Sepse ēdo trup qė do tė gjendet i papėrlyer dhe i papikėluar, nė tė cilin banoi Shpirti i Shenjtė, do tė shpėrblehet. 8. Pra e ke dhe shpjegimin e kėsaj parabole”.
    7. “Zotėri, - i thashė, - u kėnaqa duke dėgjuar kėtė interpretim”. “Tani, dėgjo, - thotė: Kėtė trup tėndin ta ruash tė pastėr dhe tė painfektuar, nė mėnyrė qė shpirti, i cili banon brenda teje, tė dėshmojė pėr tė dhe tė drejtėsohet trupi yt. 2. Ki kujdes se mos ndonjėherė tė bie nė mend se ky trupi yt ėshtė i prishshėm dhe e pėrdor nė ndonjė ndotje. Sepse nėse ndot shpirtin, nuk do tė jetosh”. 3. “Zotėri, edhe nėse ekzistonte padije para se tė dėgjoheshin kėto fjalė, si do tė shpėtohet njeriu qė e ndot trupin e tij?” Thotė: “Pėr mėkatet e mėparshme vetėm Zoti mund tė japė shėrim, sepse Atij i pėrket ēdo pushtet. 4. Por, tani ruaje veten tėnde dhe Zoti, i Gjithėpushtetshmi, i cili ėshtė shumė i mėshirshėm, do tė tė japė shėrim pėr mėkatet e mėparshme qė u bėnė nga padija, nėse nė vazhdim nuk e ndot trupin tėnd, as shpirtin. Sepse qė tė dy janė bashkė dhe nuk mund tė ndotet njėri pa tjetrin. Pra, ruaji qė tė dy tė pastėr dhe do tė jetosh me Perėndinė.


    Parabola e nėntė

    1. Pasi shkrova porositė dhe parabolat e bariut, d.m.th tė engjėllit tė pendimit, ai erdhi pranė meje dhe mė tha: “Dėshiroj tė tė tregoj tė gjitha ato qė tė tregoi Shpirti i Shenjtė, i cili foli me ty me pamjen e Kishės, sepse ai Shpirt ėshtė Biri i Perėndisė. 2. Sepse, ngaqė ishe mė dobėt pėrsa i pėrket trupit, nuk t’u shfaqėn nėpėrmjet engjėllit. Por kur u fuqizove me Shpirtin dhe u bėre i fortė, nė mėnyrė qė tė mund tė shikosh edhe engjėll, atėherė t’u shfaq nėpėrmjet Kishės rindėrtimi i kullės, dhe i pe tė gjitha mirė dhe thjesht nėn pamjen e njė virgjėreshe. Ndėrsa tani i shikon nga engjėlli, por nėpėrmjet vetė Frymės 3. Duhet t’i mėsosh tė gjitha nga unė me pėrpikmėri. Prandaj u tjetėrsova nga engjėll i ndritshėm qė isha, qė tė banoj nė shtėpinė tėnde, qė t’i shikosh tė gjitha mirė, nė mėnyrė qė tė mos frikėsohesh si mė parė.
    4. Dhe mė ēoi nė Arkade, nė njė mal qė kishte formė gjiri, mė vuri tė ulem nė majėn e malit dhe mė tregoi njė fushė tė madhe, dhe rreth fushės dymbėdhjetė male, qė secili kishte pamje tė ndryshme. 5. I pari ishte i zi si blozė, i dyti ishte i zhveshur, pa patur bimėsi, i treti ishte plot ferra dhe gjemba. 6. I katėrti kishte barėra gjysėm tė thara, qė nė pjesėn e sipėrme tė tyre ishin tė gjelbėr, por nga rrėnja tė tharė, ndėrsa disa barėra thaheshin kur digjte dielli. 7. Mali i pestė kishte bar tė gjelbėr, edhe pse ishte vend i keq. Mali i gjashtė ishte plot me gremina, prej tė cilave disa ishin tė vogla dhe disa tė mėdha. Dhe greminat kishin bar, por ai nuk ishte i shėndetshėm, madje dukej si i vyshkur. 8. Mali i shtatė kishte bar shumė tė mirė dhe i gjithė mali shpėrthente nga bimėsia, dhe nė kėtė mal kulloste ēdo lloj kafshėe dhe shpendi, dhe sa mė shumė kullosnin kafshėt dhe shpendėt, aq mė shumė rritej bari i atij mali. Mali i tetė ishte plot me burime, dhe ēdo lloj i krijesės sė Zotit pinte prej burimeve tė kėtij mali. 9. Mali i nėntė nuk kishte fare ujė, dhe ishte i gjithi shkretėtirė, dhe ekzistonin nė tė zvarranikė vdekjeprurės qė u shkaktonin vdekje njerėzve. Mali i dhjetė kishte pamje shumė tė mėdha dhe ishte i gjithi me hije, dhe poshtė pemėve tė tij kishte dele qė shlodheshin duke u ripėrtypur. 10. Mali i njėmbėdhjetė ishte i mbuluar me pemė, tė cilat ishin plot me fruta, tė stolisura me fruta tė ndryshme, nė mėnyrė qė duke i parė ndokush tė dėshirojė tė hajė nga frutet e tyre. Mali i dymbėdhjetė ishte i gjithi i bardhė dhe e gjithė pamja e tij ishte e gėzueshme, dhe pikėrisht ky mal ishte shumė madhėshtor.
    2. Nė mes tė fushės mė tregoi njė gur tė madh dhe tė ndritshėm, i cili dilte brenda fushės. Dhe ky gur ishte mė i lartė se malet, katėrkėndėsh, nė mėnyrė qė mund tė nxėrė gjithė botėn. 2. Ai gur ishte i vjetėr dhe kishte portė tė gdhendur, por ndėrtimi i portės mė dukej si tė ishte bėrė tani. Dhe ajo portė ndriēonte aq mė shumė se dielli, saqė u ēudita pėr ndriēimin e saj. 3. Ndėrsa rreth portės qėndronin dymbėdhjetė virgjėresha. Katėr qė qėndronin nė qoshet mė dukeshin se ishin mė tė ndritshmet. Por edhe tė tjerat ishin tė ndritshme, dhe qėndronin nė katėr anėt e portės, dy virgjėresha nė mes tė ēdo ane. 4. Dhe ishin tė veshura me tunika tė linjta dhe tė mbushura me hijeshi, duke patur jashtė supet e djathtė, sikur duhej tė ngrinin ndonjė peshė. Kėshtu ishin pėrgatitur, sepse ishin shumė tė gėzuara dhe tė gatshme. 5. Kur i pashė kėto, ēuditesha me vete, ngaqė shikoja gjėra tė mėdha dhe tė rėndėsishme. Dhe pėrsėri habitesha pėr virgjėreshat, sepse, edhe pse ishin aq delikate, qėndronin si burra, sikur do tė mbanin gjithė qiellin.
    6. Pastaj bariu mė tha: “Ēfarė mendon me vete e habitesh dhe i shkakton hidhėrim vetes tėnde? Sepse ato qė nuk mund t’i kuptosh, si i ditur qė je, mos u pėrpiq t’i kuptosh, por lutju Zotit tė tė japė urtėsi qė t’i kuptosh. 7. Ato qė ndodhen pas teje nuk mund t’i shikosh, ndėrsa ato qė janė para teje i shikon. Lėri, pra, ato qė nuk mund t’i shikosh, dhe mos e mundo veten tėnde, por ato qė i shikon, atyre t’u bėhesh zotėrues, ndėrsa pėr tė tjerat mos ji kureshtar. Sigurisht unė do tė t’i shpjegoj tė gjitha ato qė do tė tė tregoj. Pra ki kujdes pėr tė tjerat”.
    3. Pashė tė vinin gjashtė burra tė lartė dhe tė mėdhenj, dhe tė njėjtė nė pamje, dhe ftuan njė turmė burrash, dhe ata qė erdhėn ishin burra tė lartė, tė bukur dhe tė fortė. Pra gjashtė burrat i ftuan kėta tė ndėrtojnė njė kullė mbi gurin dhe mbi portėn. Zhurma e atyre burrave qė erdhėn tė ndėrtojnė kullėn ishte e madhe, ndėrkohė qė vapronin tutje-tėhu rreth portės. 2. Sėrish virgjėreshat qė qėndronin rreth portės, u thoshin burrave tė nxitojnė sė ndėrtuari kullėn, dhe virgjėreshat i kishin krahėt e tyre tė hapura, sikur do tė merrnin diēka nga burrat. 3. Dhe gjashtė burrat urdhėruan tė dalin gurė nga ndonjė thellėsi dhe tė ēohen nė rindėrtimin e kullės. Pastaj dolėn dhjetė gurė katėrkėndėsh dhe tė ndritshėm, tė cilėt nuk ishin copėtuar nga gurorja. 4. Gjashtė burrat ftuan virgjėreshat dhe i urdhėruan tė marrin tė gjithė gurėt qė do tė pėrdoreshin pėr rindėrtimin e kullės, dhe, duke kaluar brenda portės, t’ua japin burrave qė do tė ndėrtonin kullėn. 5. Dhe virgjėreshat njėra pas tjetrės vendosėn dhjetė gurėt e parė qė kishin dalė nga thellėsia, dhe tė gjitha ngrinin nga njė gur.
    4. Dhe ashtu siē qėndronin bashkė rreth portės, kėshtu dhe i mbanin. Ato qė tregonin se janė tė forta, kishin hyrė poshtė qosheve tė gurit, ndėrsa tė tjerat poshtė anėve tė gurit, dhe kėshtu ngrinin tė gjithė gurėt dhe i sillnin pėrmes portės, ashtu si u urdhėruan, dhe ua jepnin burrave nė kullė, dhe ata duke marrė gurėt, ndėrtonin. 2. Ndėrtimi i kullės bėhej mbi gurin e madh dhe mbi portėn. Pra, u vendosėn ata dhjetė gurė dhe e mbushėn krejtėsisht gurin e madh, dhe u bėnė themel i ndėrtimit tė kullės. Kėshtu guri dhe porta mbanin gjithė kullėn. 3. Pas atyre dhjetė gurėve dolėn nga thellėsia njėzet e pesė gurė, dhe u vendosėn nė ndėrtimin e kullės, tė transportuar nga virgjėreshat ashtu si dhe mė parė. Dhe pas kėtyre dolėn tridhjet e pesė, tė cilėt u vendosėn sipas sė njėjtės mėnyrė nė kullė. Dhe pas kėtyre dolėn dyzet gurė tė tjerė dhe tė gjithė kėta u futėn nė ndėrtimin e kullės. 4. Dhe mė pas ndaluan tė dalin gurė nga thellėsia dhe ndėrtuesit ndaluan pėr pak.
    Sėrish, gjashtė burrat urdhėruan turmėn e popullit tė transportojė gurė nga malet pėr rindėrtimin e kullės. 5. Pastaj transportoheshin nga tė gjitha malet gurė tė ngjyrave tė ndryshme, tė copėtuar nga burrat, tė cilėt u jepeshin virgjėreshave dhe virgjėreshat i kalonin brenda portės dhe i jepnin pėr rindėrtimin e kullės. Dhe kur u vendosėn nė ndėrtim gurėt shumėngjyrėsh, u bėnė tė gjithė njėlloj, tė ndritshėm, duke ndryshuar ngjyrat e tyre tė ndryshme. 6. Por disa gurė jepeshin nė rindėrtim nga burrat dhe nuk bėheshin tė shndritshėm, por mbeteshin siē ishin kur u vendosėn, sepse nuk ishin dhėnė prej virgjėreshave, as kishin kaluar brenda portės. Pra kėta gurė ishin tė papėrshtatshėm nė ndėrtimin e kullės. 7. Pastaj gjashtė burrat, duke parė gurėt e papėrshtatshėm nė ndėrtim, urdhėruan t’i marrin dhe t’i ēojnė poshtė nė tė njėjtin vend nga ku ishin marrė. 8. Dhe u thanė burrave qė transportonin gurėt: “Ju mos jepni fare gurė pėr ndėrtim; vendosini pranė kullės qė t’i kalojnė virgjėreshat brenda portės dhe t’i japin nė ndėrtim. Sepse nėse nuk kalojnė brenda portės me duart e atyre virgjėreshave, nuk mund tė ndryshojnė ngjyrat e tyre; mos u lodhni pra kot, - u thonė”.
    5. Dhe atė ditė mbaroi rindėrtimi, por nuk u plotėsua kulla, sepse duhej tė ndėrtohej dhe mė, dhe u bė pushim i rindėrtimit. Gjashtė burrat urdhėruan ndėrtuesit tė largohen tė gjithė pėr pak dhe tė shlodhen, ndėrsa virgjėreshat i urdhėruan tė mos ikin nga kulla. M’u duk se virgjėreshat u lanė tė ruajnė kullėn.
    2. Mė vonė, pas largimit tė tė gjithėve pėr shlodhje, i them bariut: “Zotėri, pse nuk u plotėsua rindėrtimi i kullės?” “Akoma nuk mundet, - tha, - tė mbarojė kulla, nėse nuk vjen Zoti i kullės tė shqyrtojė kėtė rindėrtim, nė mėnyrė qė, nėse disa gurė gjenden tė padobishėm, t’i ndryshojė, sepse pėr vullnetin e tij ndėrtohet kulla”. 3. “Zot, - i thashė, - doja tė mėsoja ē’kuptim ka rindėrtimi i kėsaj kulle, si dhe pėr gurin, portėn, malet, virgjėreshat dhe gurėt qė dolėn nga thellėsia pa u prerė, por u transportuan nė ndėrtim ashtu si ishin. 4. Dhe pėrse nė fillim u vendosėn nė themel dhjetė gurė, pastaj njėzet e pesė, pastaj tridhjet e pesė, pastaj dyzet, si dhe pėr gurėt qė u ēuan nė ndėrtim dhe u refuzuan pėrsėri dhe u vendosėn nė vendin e tyre. Pėr tė gjitha kėto ma bėj nderin dhe m’i shpjego, Zot”. 5. Tha: “Nėse nuk je kureshtar, do t’i mėsosh tė gjitha. Sepse pas pak ditėsh do tė vijmė kėtu dhe do tė shohėsh tė tjerat qė do tė ndodhin nė kėtė kullė, dhe do tė mėsosh pikėrisht tė gjitha parabolat”.
    6. Dhe pas pak ditėsh erdhėm tek vendi ku kishim qėndruar dhe mė tha: “Le tė shkojmė tek kulla, sepse po vjen zoti i kullės ta kontrollojė”. Dhe erdhėm tek kulla, dhe nė pėrgjithėsi nuk ishte asnjė nė tė, veē virgjėreshave. 7. Pastaj bariu pyeti virgjėreshat se mos erdhi mjeshtėri i kullės. Dhe ato thanė se duhet tė vijė qė tė kontrollojė ndėrtimin.
    6. Dhe ja, pas pak shikoj rreshtim tė shumė burrave qė vinin, dhe nė mes njė burrė i lartė nė shtat, kaq saqė kalonte kullėn. Dhe gjashtė burrat qė ishin nė ndėrtim ecnin djathtas dhe majtas tij, dhe ishin bashkė me tė tė gjithė ata qė punuan nė rindėrtimin e kullės, dhe shumė zyrtarė tė tjerė rreth tij. Dhe virgjėreshat qė ruanin kullėn vrapuan dhe e puthėn dhe filluan tė ecnin pranė tij rreth kullės. 3. Ai burrė vėshtronte ndėrtimin me kujdes, nė mėnyrė tė tillė qė tė prekte ēdo gur, dhe duke mbajtur njė shkop nė dorėn e tij, godiste ēdo gur nga ata qė ishin ndėrtuar. 4. Kur i godiste, disa prej tyre bėheshin tė zinj si blozė, disa tė zgjebosur, disa paraqitnin ēarje, tė tjerė bėheshin pėrsėri tė gjymtuar, disa as tė bardhė as tė zinj, disa tė ashpėr dhe nuk pėrshtateshin me gurėt e tjerė, dhe tė tjerėt paraqitnin shumė gropa. Kėto ishin llojshmėritė e gurėve tė pavlefshėm qė u gjendėn nė ndėrtim. 5. Pastaj urdhėroi qė tė gjithė kėta gurė tė hiqen nga kulla dhe tė vendosen pranė kullės, tė sillen gurė tė tjerė dhe tė futen nė vendin e tyre. 6. Ndėrtuesit e pyetėn se nga cili mal dėshiron tė sillen gurė dhe tė futen nė vendin e kėtyre, dhe ai urdhėroi tė mos sillen nga malet, por nga ndonjė fushė qė ndodhej aty afėr. 7. Kėshtu u gėrmua fusha dhe u gjendėn gurė tė mirė, katėrkėndėsh dhe disa tė rrumbullakėt, dhe u transportuan tė gjithė gurėt qė ishin nė atė fushė, dhe brenda portės i mbanin virgjėreshat. 8. Gurėt katėrkėndėsh u gdhendėn dhe u vendosėn nė vendin e atyre qė u hoqėn, ndėr tė rrumbullaktit nuk u vendosėn nė ndėrtim, ngaqė ishin tė ashpėr pėr t’u gdhendur, gjė qė u bė ngadalė-ngadalė. Pra u vendosėn pranė kullės, ngaqė duhej tė gdhendeshin dhe tė vendoseshin nė kullė, sepse ishin shumė tė ndritshėm.
    7. Pastaj, kur i pėrfundoi kėto, burri i lavdėruar dhe zoti i gjithė kullės, ftoi bariun dhe i dorėzoi tė gjithė gurėt qė ndodheshin pranė kullės, tė cilėt ishin hequr nga ndėrtimi, dhe i tha: 2. “Pastro me kujdes tė gjithė gurėt dhe vendos nė ndėrtimin e kullės ata qė mund tė pėrshtaten me tė tjerėt, ndėrsa ata qė nuk pėrputhen hidhi larg kullės”. 3. Pasi i urdhėroi kėto bariut, u largua nga kulla bashkė me tė gjithė ata qė kishte ardhur, ndėrsa virgjėreshat qėndruan rreth kullės duke e ruajtur atė.
    4. Pastaj i them bariut: “Si ėshtė e mundur qė kėta gurė tė ēohen nė ndėrtimin e kullės pasi janė refuzuar?” U pėrgjigj dhe mė tha: “A i shikon ata gurė?” “I shoh, zot, - i thashė”. “Unė, - thotė, - do tė gdhend pjesėn mė tė madhe tė kėtyre gurėve dhe do t’i vendos nė ndėrtim, dhe do t’i pėrshtas me gurėt e tjerė. 5. “Zot, - i thashė, - si munden, pasi tė gdhenden, tė zėvendėsojnė tė njėjtin vend?” U pėrgjigj dhe mė tha: “Sado tė jenė tė vegjėl, do tė vendosen nė mes tė ndėrtimit, dhe ata qė do tė jenė mė tė mėdhenj, do tė futen nga jashtė dhe do tė mbajnė ata”. 6. Dhe pasi tha kėto mė thotė: “Le tė shkojmė dhe le tė vijmė pas dy ditėsh tė pastrojmė kėta gurė dhe t’i vendosim nė ndėrtim, sepse duhet qė tė gjithė ata qė ndodhen rreth kullės tė pastrohen, se mos ndodh dhe vjen papritmas mjeshtri dhe i gjen vendet rreth kullės tė papastra dhe zemėrohet, e pastaj edhe kėta gurė nuk do tė transportohen nė ndėrtim, edhe unė do tė konsiderohem nga mjeshtri se jam i shkujdesur”.
    7. Me tė vėrtetė pas dy ditėsh erdhėm tek kulla dhe mė tha: “Le t’i kontrollojmė tė gjithė gurėt, qė tė shohim ata qė mund tė vendosen pėr ndėrtim”. I thashė: “Le t’i kontrollojmė, zot”.
    7. Dhe filluam duke kontrolluar sė pari gurėt e zinj, tė cilėt u gjendėn tė tillė kur u hoqėn nga ndėrtimi. Kėta bariu urdhėroi tė transportohen nga kulla diku veēas. 2. Pastaj kontrolloi ata qė ishin tė zgjebosur, dhe mori shumė nga ata dhe i gdhendi, dhe ftoi virgjėreshat t’i marrin dhe t’i vendosin nė ndėrtim. Pastaj i morėn virgjėreshat dhe i vendosėn nė mes tė ndėrtimit tė kullės. Tė tjerėt urdhėroi tė vendosen bashkė me tė zinjtė, sepse edhe ata u gjendėn tė zinj. 3. Pastaj kontrolloi gurėt qė kishin tė ēara, dhe prej tyre shumė i gdhendi dhe urdhėroi tė ēohen nga virgjėreshat nė ndėrtim, ku u vendosėn sė jashtmi, sepse u gjendėn mė tė fortė, ndėrsa tė tjerėt, ngaqė kishin shumė tė ēara, nuk mundėn tė gdhendeshin. Prandaj pėr kėtė shkak u larguan nga ndėrtimi i kullės. 4. Mė pas kontrolloi tė gjymtuarit, dhe mes tyre u gjendėn shumė tė zinj, dhe disa me tė ēara tė mėdha. Urdhėroi tė vendosen bashkė me ata qė u hodhėn. Por mė tė shumtėt prej tyre, pasi i pastroi dhe i gdhendi, urdhėroi tė ēohen nė ndėrtim. Dhe virgjėreshat duke i marrė ata, i vendosėn nė mes tė ndėrtimit, sepse ishin mė tė dobėt. 5. Pastaj kontrolloi ata qė ishin gjysėm tė bardhė dhe gjysėm tė zinj, dhe shumė prej tyre u gjendėn tė zinj. Atėherė urdhėroi tė merren dhe kėta dhe tė vendosen bashkė me ata qė u hodhėn. Ndėrsa tė tjerėt u morėn prej virgjėreshave, sepse, ngaqė ishin tė bardhė, u vendosėn nga ato virgjėresha nė ndėrtim, dhe u vendosėn sė jashtmi, ngaqė ishin tė fortė, nė mėnyrė qė tė mund tė mbajnė ata qė ishin nė mes, sepse nuk u hoq krejtėsisht asgjė prej tyre. 6. Pastaj kontrolloi tė ērregullit dhe tė ashprit, dhe disa prej tyre u hodhėn ngaqė nuk mundej tė gdhendeshin, sepse u gjendėn shumė tė ashpėr. Ndėrsa tė tjerėt prej tyre u gdhendėn dhe u morėn prej virgjėreshave, dhe u vendosėn nė mes tė ndėrtimit, sepse ishin mė tė dobėt. 7. Pastaj kontrolloi ata qė kishin gropa, dhe prej tyre shumė pak ishin nxirė dhe u hodhėn nė vendin e tė tjerėve, ndėrsa mė tė shumtėt u gjendėn tė ndritshėm dhe tė saktė, dhe ata u vendosėn sė jashtmi, ngaqė ishin tė fortė.
    9. Pastaj erdhi tė kontrollojė gurėt e bardhė dhe tė rrumbullakėt dhe tha: “Ēfarė tė bėjmė me kėta gurė?” |Ēfarė di unė zot, – u pėrgjigja”. “Pra, nuk mund tė mendosh asgjė pėr ta?” 2. “Zotėri, - i them, - unė nuk e njoh kėtė art, as punėtor i gurores jam, as mund tė mendoj diēka”. Thotė: “A nuk i shikon qė janė tė gjithė tė rrumbullakėt? Nėse, pra, dėshiroj t’i bėj katėrkėndėsha, duhet tė pritet njė pjesė e madhe e tyre, por duhet disa prej tyre tė vendosen detyrimisht nė ndėrtim”. 3. “Zot, - i thashė, atėherė nėse ėshtė e nevojshme tė vendosen disa gurė nė ndėrtim, pse e mundon veten tėnde dhe nuk zgjedh ata qė dėshiron pėr ndėrtimin, dhe t’i montosh nė tė?” Zgjodhi prej tyre mė tė mėdhenjtė dhe mė tė shndritshmit dhe i gdhendi, dhe virgjėreshat i morėn dhe i montuan nė anėt e jashtme tė ndėrtimit. 4. Dhe tė tjerėt, qė ishin mė tė shumtė, u morėn dhe u hodhėn tek fusha nga ku dhe u transportuan, por nuk u refuzuan, ngaqė, siē tha, mbetet ende pėr t’u ndėrtuar njė vend i vogėl nė kullė. Patjetėr mjeshtri i kullės dėshiron tė montohen kėta gurė nė ndėrtim, ngaqė janė shumė tė shndritshėm.
    5. Pastaj u ftuan dymbėdhjetė gra, me karakteristika shumė tė mira, tė veshura me tė zeza, me rrip tė vendosur nė mes dhe duke pasur supet jashtė dhe flokėt tė lėshuara. Ato gratė mė dukeshin se ishin tė egra. Pastaj bariu i urdhėroi tė marrin gurėt e hedhur nga ndėrtimi dhe t’i ēojmė nė malet nga ku ishin transportuar. 6. Ato i morėn me gėzim dhe transportuan tė gjithė gurėt, dhe i vendosėn atje ku ishin marrė. Dhe pasi u morėn tė gjithė gurėt dhe nuk ekzistonte mė gur rreth kullės, bariu mė tha: “Le tė kalojmė njėherė rreth kullės qė tė shohim mos ndoshta ekziston ndonjė e metė nė tė”. Dhe shkova dhe unė bashkė me tė rreth kullės. 7. Duke parė bariu qė kulla ėshtė ndėrtuar me madhėshti, ishte i mbushur me gėzim, sepse kulla ishte ndėrtuar me mėnyrė tė tillė qė sapo e pashė, ta dėshiroja ndėrtimin e saj, sepse dukej si tė ishte e ndėrtuar me njė gur, pa patur asnjė montim, dhe guri dukej sikur tė ishte nxjerrė nga shkėmbi, sepse mė dukej se ishte ndėrtuar vetėm prej njė guri.
    10. Dhe duke ecur bashkė me tė isha i gėzuar duke parė gjėra tė tilla tė mira. Pastaj bariu mė thotė: “Shko dhe sill gėlqere dhe njė copė tė hollė tjegulle, qė tė plotėsoj shenjat e gurėve qė u morėn dhe u vendosėn nė ndėrtim, sepse duhet qė gjithēka rreth kullės tė jetė nė rregull”. 2. Dhe bėra ashtu siē mė urdhėroi dhe ia solla atij. “Mė ndihmo, - tha, - qė puna tė bėhet shpejt”. Pastaj mbuloi shenjat e gurėve qė ishin vendosur nė ndėrtim dhe urdhėroi tė fshihen anėt rreth kullės dhe tė bėhen tė pastra. 3. Dhe virgjėreshat, duke marrė fshesa, fshinė dhe hoqėn tė gjitha plehrat nga kulla dhe spėrkatėn me ujė, dhe vendi i kullės u bė i hijshėm dhe i gėzueshėm. 4. Pastaj bariu mė thotė: “Tė gjitha janė pastruar, nėse vjen zoti tė vizitojė kullėn, nuk ka pėr tė na akuzuar pėr asgjė”. Dhe pasi tha kėto, dėshironte tė ikte. 5. Por unė e kapa nga torba dhe fillova t’i betohem mė emėr tė Zotit tė mė shpjegojė ato qė mė tregoi. Dhe mė tha: “Duhet tė mungoj pėr pak, dhe pastaj do tė t’i shpjegoj tė gjitha, mė prit kėtu deri sa tė kthehem”. 6. I thashė: “Zotėri, ēfarė tė bėj vetėm kėtu?” “Nuk je vetėm, - mė thotė, - sepse bashkė me ty janė edhe ato virgjėreshat”. I thashė: “Mė dorėzo pra, tek ato”. I ftoi bariu dhe u tha: “Ju dorėzoj kėtė deri sa tė kthehem”, dhe iku.
    7. Kėshtu unė mbeta vetėm bashkė me virgjėreshat, qė ishin mė tė gėzuara dhe silleshin mirė me mua, dhe madje ato katėr mė tė rėndėsishmet prej tyre.
    11. Virgjėreshat mė thanė: “Sot bariu nuk vjen kėtu”. “Atėherė, - thashė, - ēfarė do tė bėj unė kėtu?” “Prite atė deri nė darkė, - thanė, - dhe nėse vjen do tė flasė me ty, por nėse nuk vjen, do tė qėndrosh me ne deri kur tė kthehet”. 2. U them: “Do ta pres deri sa tė erret, por nėse nuk vjen, do tė shkoj nė shtėpinė time dhe do tė kthehem nė mėngjes”. Ato u pėrgjigjėn dhe mė thanė: “Je dorėzuar tek ne, nuk mund tė ikėsh nga ne”. 3. “Dhe ku do tė qėndroj, – thashė”. “Do tė flesh bashkė me ne, - thanė, - si vėlla dhe jo si burrė. Sepse je vėllai ynė dhe do tė jetojmė nė tė ardhmen me ty, ngaqė tė duam shumė”. Por unė kisha turp tė qėndroja me to.
    4.Dhe pastaj ajo qė tregonte se ishte e para nga tė gjitha, filloi tė mė puthė shumė herė, ndėrsa tė tjerat, duke parė atė tė mė puthė, filluan dhe ato tė mė puthin dhe tė mė sjellin rreth kullės dhe tė luajnė me mua. 5. Dhe unė u ndjeva si tė isha mė i ri dhe fillova dhe unė tė luaj me to, sepse disa hidheshin pėrpjetė, disa kėrcenin dhe tė tjerat kėndonin. Por unė pa nxjerė zė ecja rreth kullės, dhe isha i gėzuar bashkė me to.
    6. Kur u errėsua doja tė shkoja nė shtėpinė time, por ato mė mbajtėn e nuk mė lanė. Kėshtu mbeta bashkė me to natėn dhe fjeta pranė kullės. 7. Pastaj virgjėreshat shtruan poshtė tunikat e tyre tė linjta dhe mė shtrinė midis tyre, dhe nuk bėnė asgjė tjetėr, por vetėm luteshin, dhe bashkė me to lutesha dhe unė pareshtur, dhe jo mė pak se ato. Dhe virgjėreshat gėzoheshin qė lutesha kaq shumė. Dhe qėndrova atje me virgjėreshat deri ditėn tjetėr nė orėn e dytė.
    8. Pastaj erdhi bariu dhe u thotė virgjėreshave: “Mos i bėtė ndonjė ndyrėsi?” “Pyete vetė, - i thanė”. Dhe unė i thashė: “Zotėri, u kėnaqa shumė qė qėndrova bashkė me to”. Thotė: “Ēfarė hėngre pėr darkė?” “Zotėri, - i thashė, - hėngra fjalėt e Zotit gjithė natėn”. Thotė: “A t’u sollėn mirė?” I thashė: “Po zotėri”. 9. Mė thotė: “Tani ēfarė dėshiron sė pari?” “Me radhėn qė m’i tregove qė nga fillimi, zotėri, - i thashė. Tė lutem, zotėri, tė m’i shpjegosh me radhėn qė do tė tė pyes”. “Ashtu si dėshiron, - thotė, - ashtu do tė t’i shpjegoj, dhe nuk do tė fsheh absolutisht asgjė”.
    12. I thashė: “Zotėri para sė gjithash mė shpjego kėtė: Ē’kuptim kanė guri dhe porta?” “Ai guri, - thotė, - dhe dera, janė Biri i Perėndisė”. I them: “Zotėri, si guri ėshtė i vjetėr, ndėrsa porta ėshtė e re?” Mė thotė: “Dėgjo dhe kupto, o i pamend. Biri i Perėndisė ėshtė i parėlindur i gjithė krijesės sė tij, pasi u bė kėshilltar i Atit pėr krijimin e tij, prandaj ėshtė dhe i vjetėr. “Zotėri, - i them, - po porta pėrse ėshtė e re?” 3. Thotė: “Ngaqė u shfaq gjatė ditėve tė fundit tė mbarimit tė botės, prandaj porta u bė e re, nė mėnyrė qė ata qė do tė shpėtohen tė hyjnė prej asaj nė mbretėrinė e Perėndisė. 4. A i pe, - mė thotė, - gurėt qė kaluan pėrmes portės, tė cilėt u vendosėn nė ndėrtimin e kullės, ndėrsa ata qė nuk kaluan, tė hidhen pėrsėri nė vendin e tyre?” “I pashė, zotėri, - i thashė”. “Kėshtu, - thotė, - nė Mbretėrinė e Perėndisė nuk do tė hyjė asnjė, nėse nuk merr emrin e Birit tė Tij. 5. Sepse nėse dėshiron tė hysh nė ndojnė qytet, dhe ai qytet ėshtė i rrethuar ngado me mur dhe ka vetėm njė portė, mos vallė mund tė hysh nė atė qytet nga diku tjetėr, pėrveē nga dera qė ka?” “Zotėri, - i thashė, – si do tė mundej tė bėhej ndryshe?” “Pėrderisa, pra, nuk do tė mundesh tė hysh nė qytet, veēse vetėm nėpėrmjet asaj portės, kėshtu, - thotė, - dhe nė Mbretėrinė e Perėndisė nuk mund tė hyjė njeri nė mėnyrė tjetėr, veēse vetėm me emrin e Birit tė Tij tė dashur. 6. A e pe, - thotė, - turmėn qė ndėrtonte kullėn?” “E pashė, zotėri, - i thashė”. “Tė gjithė ata, - thotė, - janė engjėj tė shquar. Sepse prej tyre rrethohet Zoti. Ndėrsa porta ėshtė Biri i Perėndisė, ajo ėshtė hyrja e vetme pėr tek Zoti. Pra, asnjė nuk mund tė hyjė nė tė me mėnyrė tjetėr, veēse nėpėrmjet Birit tė tij. 7. A i pe, - mė thotė, - gjashtė burrat dhe atė burrin e lartė dhe tė lavdishėm i cili ishte midis tyre, dhe duke ecur rreth kullės refuzoi gurėt e ndėrtimit?” “I pashė, zotėri, - i thashė”. 8. “Burri i lavdishėm, - tha, - ėshtė Biri i Perėndisė, dhe ata gjashtė burrat e tjerė majtas dhe djathtas Tij janė engjėj qė e shoqėrojnė. Prej kėtyre engjėjve tė shquar asnjė nuk do tė hyjė tek Perėndia pa Tė. Ai qė nuk pranon emrin e Tij, nuk do tė hyjė nė Mbretėrinė e Perėndisė.
    13. Pyeta: “Po kulla ēfarė ėshtė?” “Ajo kullė, - thotė, - ėshtė Kisha”. 2. “Po ato virgjėreshat cilat janė?” “Janė frymėra tė shenjta, dhe nuk mundet njeriu me tjetėr mėnyrė tė gjendet nė Mbretėrinė e Perėndisė, nėse nuk e veshin ato me veshjet e tyre, sepse nėse merr vetėm emrin, por nuk merr prej tyre veshjen, nuk do tė kesh fare dobi. Sepse kėto virgjėresha janė fuqira tė Birit tė Perėndisė. Pra, nėse vesh emrin, por nuk vesh fuqinė e tij, kot e vesh emrin e tij. 3. Dhe gurėt qė pe tė refuzohen, - thotė, - kėta janė ata qė sigurisht e veshėn emrin, por nuk veshėn dhe veshjet e virgjėreshave”. I thashė: “Zotėri, cilat janė veshjet e tyre?” “Vetė emrat e tyre, - thotė, - janė veshjet e tyre. Ai qė vesh emrin e Birit tė Perėndisė, duhet tė veshė dhe emrat e tyre. 4. Sa gurė, - thotė, - i pe tė futen nė ndėrtimin e kullės, tė transportuar me duart e tyre dhe qė mbetėn nė ndėrtim, janė ata qė veshin fuqinė e atyre virgjėreshave. 5. Prandaj e shikon kullėn tė pėrbėhet prej njė guri bashkė me gurin e madh. Kėshtu edhe ata qė i besuan Zotit nėpėrmjet Birit tė Tij dhe veshin kėto frymėra, do tė bėhen njė frymė, njė trup, dhe rrobat e tyre do tė kenė njė ngjyrė. Dhe ata qė veshin emrat e virgjėreshave, do tė banojnė nė kullė”. 6. “Zotėri, po gurėt qė u refuzuan, pse u refuzuan? Sepse kaluan nga porta dhe me duart e virgjėreshave u vendosėn nė ndėrtimin e kullės”. “Ngaqė, -thotė, - tė interesojnė tė gjitha dhe i shqyrton nė mėnyrė skolastike, dėgjo dhe pėr gurėt qė u refuzuan. 7. Tė gjithė ata, - thotė, - pranuan emrin e Perėndisė, dhe morėn edhe fuqinė e atyre virgjėreshave. Duke marrė, pra ato frymėra, u fuqizuan dhe u pėrfshinė midis shėrbėtorėve tė Perėndisė, dhe kishin njė frymė, njė trup dhe njė veshje, sepse besonin njėlloj dhe ushtronin drejtėsinė. 8. Por, pas njė farė kohe ndėrruan mendje prej grave qė pe tė veshin rrobat e zeza dhe tė kenė jashtė supet dhe flokėt e tyre tė lėshuar dhe tė jenė tė bukura. Duke parė ato, i dėshiruan dhe veshėn fuqinė e tyre, dhe hoqėn fuqinė e virgjėreshave. Pastaj ata u dėbuan nga shtėpia e Perėndisė dhe iu dorėzuan atyre. Ndėrsa ata qė nuk u mashtruan nga bukuria e atyre grave, qėndruan nė shtėpinė e Perėndisė. Ja, pra, thotė, shpjegimi i atyre qė u dėbuan”.
    14. Thashė: “Zotėri, atėherė ēfarė do tė ndodhė, nėse kėta njerėz qė janė tė tillė, pendohen dhe i largojnė dėshirat e atyre grave dhe rikthehen tek virgjėreshat, dhe ecin sipas fuqisė dhe veprave tė tyre; nuk do tė hyjnė nė shtėpinė e Perėndisė?” 2. “Do tė hyjnė, - thotė, - nėse dėbojnė veprat e atyre grave, rimarrin fuqinė e virgjėreshave dhe ecin sipas veprave tė tyre. Prandaj edhe u bė ndalimi i rindėrtimit tė kullės, qė, nėse kėta pendohen, tė hyjnė nė ndėrtimin e kulllės. Po, nėse nuk pendohen, atėherė do tė hyjnė tė tjerė, ndėrsa kėta do tė dėbohen pėrfundimisht”.
    3. Falenderova Zotin pėr tė gjitha kėto, i cili pati mėshirė pėr tė gjithė ne, qė i lutemi emrit tė Tij, dhe dėrgoi tek ne qė mėkatuam ndaj Tij engjėllin e pendimit dhe ripėrtėriti frymėn tonė, dhe ndėrsa ne vetė ishim tė shkatėrruar dhe nuk kishim shpresė tė jetojmė, Ai ripėrtėriti jetėn tonė.
    4. “Tani, zotėri, - i thashė, - tregomė, pėrse kulla nuk u ndėrtua poshtė, por sipėr gurit dhe portės”. “Ende, thotė, je i marrė dhe i pamend?” “Zotėri, - i thashė, - kam nevojė tė tė pyes pėr tė gjitha, sepse pothuajse asgjė nuk mund tė kuptoj, sepse tė gjitha janė tė mėdha dhe tė rėndėsishme dhe tė vėshtira pėr t’u kuptuar nga njerėzit”. 5. “Dėgjo, - mė thotė. - Emri i Birit tė Perėndisė ėshtė i madh dhe i panxėnė dhe mban tė gjithė botėn. Pėrderisa, pra, gjithė krijimi mbahet nga Biri i Perėndisė, ē’mendim ke pėr ata qė janė thirrur nga Ai dhe veshin emrin e Birit tė Perėndisė dhe ecin brenda kufijve tė porosive tė Tij? A e shikon, pra, cilėt mban? Ata qė veshin emrin e Tij me gjithė zemrėn e tyre. Ai, pra, u bė pėr ta themel dhe i lartėson me kėnaqėsi, sepse nuk kanė turp tė veshin emrin e Tij”.
    15. “Zotėri, - i thashė, - tregomė emrat e virgjėreshave dhe grave qė vishnin tė zeza”. Mė thotė: “Dėgjo emrat e virgjėreshave mė tė forta, tė cilat qėndruan tek qoshet. 2. E para quhet Besim, e dyta, Vetpėrmbajtje, e treta Fuqi, dhe e katėrta Zemėrgjerėsi, dhe tė tjerat qė qėndruan midis tyre kanė kėto emra: Thjeshtėsi, Paligėsi, Dlirėsi, Gėzim, E Vėrtetė, Urtėsi, Unitet dhe Dashuri. Ai qė vesh kėta emra dhe emrin e Birit tė Perėndisė, do tė mund tė hyjė nė Mbretėrinė e Perėndisė. 3. Dėgjo, - mė thotė, - dhe emrat e grave qė kanė veshje tė zeza. Dhe prej tyre katėr janė mė tė forta. E para quhet Mosbesim, e dyta Mospėrmbajtje, e treta Mosbindje dhe e katėrta Mashtrim. Dhe ato qė i shoqėrojnė quhen: Hidhėrim, Dinakėri, Shthurje, Zemėrim, Gėnjeshtėr, Budallėk, Pėrgojim dhe Urrejtje. Pra, cili shėrbėtor i Perėndisė vesh kėta emra, sigurisht do ta shohė Mbretėrinė e Perėndisė, por nuk do tė hyjė brenda saj”. 4. “Zotėri, - thashė, - Po gurėt qė dolėn nga thellėsia dhe ishin tė pėrshtatshėm nė kullė, cilėt janė?” “Dhjetė tė parėt, - thotė, - qė u futėn nė themele, ėshtė brezi i parė, njėzet e pesė tė tjerėt janė brezi i dytė i tė drejtėve dhe tridhjet e pesė janė profetėt dhe shėrbėtorėt e Perėndisė, dhe dyzet janė apostujt dhe mėsuesit e shpalljes sė Birit tė Perėndisė”. 5. “Zotėri, - thashė, - atėherė pse virgjėreshat i dhanė dhe kėta gurė nė ndėrtimin e kullės, duke i kaluar ata pėrmes portės?” 6. “Ngaqė ata, - thotė, - veshėn tė parėt kėto frymėra, dhe nuk u ndanė aspak nga njėri-tjetri, as frymėrat nga njerėzit, as njerėzit nga frymėrat, por frymėrat qėndruan tek ata deri nė fjetjen e tyre. Dhe nėse nuk do t’i kishin kėto frymėra me vete, nuk do tė ishin tė vlefshėm nė ndėrtimin e kėsaj kulle.
    16. “Zotėri, - thashė, - mė trego dhe tė tjera”. “Ēfarė dėshiron, - mė thotė”. “Zotėri, - i them, - pse gurėt dolėn nga thellėsia dhe u vendosėn nė ndėrtimin e kullės, pasi kishin veshur kėto frymėra?” 2. “Kishin nevojė, - thotė, - tė ngjiten pėrmes ujit qė tė rilinden, sepse ndryshe nuk mundeshin tė hynin nė Mbretėrinė e Perėndisė, nėse nuk dėbonin vdekjen e jetės sė tyre tė mėparshme. 3. Pra, morėn edhe ata tė vdekur vulėn e Birit tė Perėndisė dhe hynė nė Mbretėrinė e Perėndisė, sepse para se njeriu tė veshė emrin e Birit tė Perėndisė ėshtė i vdekur, ndėrsa kur merr vulėn, dėbon vdekjen dhe rigjen jetėn. 4. Pra kjo vulė ėshtė uji, d.m.th. futen nė ujė tė vdekur dhe dalin tė gjallė. Kjo vulė, pra, u predikua dhe tek ata dhe e pėrdorėn pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Perėndisė. 5. “Zotėri, - thashė, - pėrse bashkė me ta dolėn nga thellėsia dhe dyzet gurė, pasi tashmė e kishin pranuar vulėn?” “Ngaqė, - thotė, - ata apostuj dhe mėsuesi, qė shpallėn emrin e Birit tė Perėndisė, kur fjetėn, me fuqinė dhe besimin e Birit tė Perėndisė, u predikuan edhe atyre qė kishin vdekur mė parė dhe u dhanė vulėn e predikimit. 6. Pra u futėn bashkė me ta nė ujė, dhe ridolėn sėrish. Por ata u futėn tė gjallė dhe dolėn pėrsėri tė gjallė, ndėrsa ata qė kishin fjetur mė parė, u futėn tė vdekur dhe dolėn tė gjallė. 7. D.m.th. nėpėrmjet tyre u gjallėruan dhe njohėn emrin e Birit tė Perėndisė. Prandaj dhe dolėn bashkė me ta dhe u vendosėn nė ndėrtimin e kullės, dhe u ndėrtuan bashkė me ta, pa u gdhendur, sepse fjetėn me drejtėsi dhe me shumė pastėrti, dhe vetėm atė vulė nuk kishin. Pra e more dhe shpjegimin e tyre”. “E mora, zotėri, - i thashė”.
    17. “Zotėri, tani mė trego ato qė lidhen me malet. D.m.th. pse pamjet e tyre janė tė shumėllojshme dhe tė ndryshme?” “Dėgjo, - thotė. - Ato dymbėdhjetė malet janė dymbėdhjetė fiset qė banojnė nė tėrė botėn. Pra, u predikua edhe tek kėta Biri i Perėndisė mė anė tė apostujve”. 2. “Zotėri, pa mė thuaj. Pėrse malet janė tė shumėllojshėm dhe kanė paraqitje tė ndryshme?” “Dėgjo, - thotė. - Kėto dymbėdhjetė fise qė banojnė nė tėrė botėn, janė dymbėdhjetė kombe, tė cilėt janė tė ndryshėm nė qėndrim dhe nė mendje. Pra, ashtu siē i pe malet tė ndryshėm, tė tilla janė dhe ndryshimet e mendjes sė kombeve dhe qėndrimi i tyre. Por do tė tė tregoj dhe veprat e secilit”. 3. “Zotėri, - i thashė, - sė pari mė shpjego pse, ndėrkohė qė malet janė kaq tė ndryshėm nė ngjyra, kur gurėt e tyre u vendosėn nė ndėrtim morėn njė ngjyrė tė ndritshme, ashtu si dhe gurėt qė dolėn nga thellėsia?” 4. “Ngaqė, - thotė, - tė gjitha kombet qė banojnė nėn qiell, pasi dėgjuan dhe besuan, u emėrtuan me emrin e Birit tė Perėndisė. Pastaj duke marrė vulėn fituan njė urtėsi dhe njė mendje, dhe besimi dhe dashuria e tyre u bėnė njė, dhe bashkė me emrin veshėn dhe frymėrat e virgjėreshave. Prandaj dhe ndėrtimi i kullės kishte njė ngjyrė tė ndritshme si dielli. 5. Por, pasi u futėn tė gjithė bashkė dhe u bėnė njė trup, disa prej tyre e ndotėn veten e tyre dhe u dėbuan nga brezi i tė drejtėve, dhe u bėnė pėrsėri ashtu si ishin dhe mė parė, ose mė mirė dhe mė tė kėqinj”.
    18. “Zotėri, - thashė, - si u bėnė mė tė keq pasi e njohėn Perėndinė?” “Ai qė nuk e njeh Perėndinė, - thotė, - dhe bėn ligėsira, ndėshkohet disi pėr ligėsinė e tij, ndėrsa ai qė e njohu Perėndinė kurrė nuk duhet tė bėjė ligėsira, por vepra tė mira. 2. Pastaj nėse ai qė ka pėr detyrė tė bėjė kėto vepra tė mira, bėn ligėsira, a nuk mendon se bėn ligėsi mė tepėr nga ai qė nuk e njeh Perėndinė? Prandaj ata qė nuk e njohėn Perėndinė, kur bėjnė ligėsira, dėnohen me vdekje, ndėrsa ata qė e njohėn Perėndinė dhe panė madhėshtitė e Tij, kur bėjnė ligėsira, do tė ndėshkohen dyfish dhe do tė vdesin pėrjetė. Kėshtu, pra, do tė pastrohet Kisha e Perėndisė. 3. Pikėrisht, ashtu siē pe tė merren gurėt nga kulla dhe t’u dorėzohen frymėrave tė liga dhe tė dėbohen qė atje. Dhe do tė bėhet njė trup i tė pastruarve, ashtu siē u bė kulla kur u pastrua, si tė ishte ndėtuar prej guri. Kėshtu do tė jetė dhe Kisha e Perėndisė kur tė pastrohet dhe tė dėbohen tė ligjtė, hipokritėt, blasfemuesit dhe dinakėt dhe ata qė kryejnė ligėsi tė ndryshme. 4. Kur tė dėbohen kėta, Kisha e Perėndisė do tė bėhet njė trup, njė urtėsi, njė mendje, njė dashuri, njė besim, dhe pastaj Biri i Perėndisė do tė provojė ngazėllim dhe kėnaqėsi pėr ta, pasi do tė ketė marrė popullin e tij tė pastėr”. “Zotėri, - thashė, - janė tė gjitha tė mėdha dhe tė lavdėruara. 5. Por mė trego akoma dhe kuptimin dhe veprat e ēdo mali, qė t’i dėgjojė ēdo shpirt qė i beson Zotit dhe tė lėvdojė emrin e Tij tė madh, tė ēuditshėm dhe tė lavdėruar”. “Dėgjo, - thotė, - dhe shumllojshmėrinė e maleve dhe tė dymbėdhjetė kombeve”.
    19. Ata qė besuan prej malit tė parė tė zi, janė renegatė dhe blasfemues ndaj Zotit dhe tradhtarė tė shėrbėtorėve tė Perėndisė. Pėr ta nuk ka pendim, por ekziston vdekje, prandaj janė edhe tė zinj, sepse brezi i tyre ėshtė i paligjshėm. 2. Ata qė besuan prej malit tė dytė tė lartė, janė hipokritė dhe mėsues tė ligėsisė. D.m.th. dhe kėta janė njėsoj me tė parėt, sepse nuk kanė vepra drejtėsie, d.m.th. ashtu si mali i tyre ėshtė pa frute, kėshtu dhe njerėzit e kėtij lloji, sigurisht kanė emėr, por janė bosh nga besimi dhe nuk ekziston tek ata asnjė frut i sė vėrtetės. Pėr kėta, pra, ekziston pendim nėse pendohen shpejt, po nėse vonohen, do tė vdesin bashkė mė tė mėparshmit”. “Zotėri, - i thashė, - pėrse pėr kėta ekziston pendim, ndėrsa pėr tė mėparshmit jo? Sepse veprat e tyre janė tė pėrafėrta”. “Prandaj, - thotė, - ka pendim pėr kėta, ngaqė nuk blasfemuan Zotin e tyre, as u bėnė tradhtarė tė shėrbėtorėve tė Perėndisė, por nga dėshira e fitimit u bėnė hipokritė dhe mėsuan sipas dėshirave tė njerėzve qė mėkatojnė. Madje, do tė vuajnė njėfarė ndėshkimi, por ekziston pėr ta pendim, ngaqė nuk u bėnė blasfemues, as tradhtarė”.
    20. “Ata qė besuan prej malit tė tretė, qė ka gjembat dhe ferrat, disa prej tyre janė tė pasur dhe disa tė tjerė janė tė ngatėrruar me shumė ēėshtje. Ferrat janė tė pasurit, ndėrsa gjembat janė ata qė mbyten nė ēėshtje tė ndryshme. 2. Pra, ata qė ngatėrrohen nė ēėshtje tė shumta dhe tė ndryshme, nuk u kushtohen shėrbėtorėve tė Perėndisė, por mashtrohen tė mbytur nga veprat e tyre. Edhe tė pasurit me vėshtirėsi afrohen tek shėrbėtorėt e Perėndisė, prej frikės se mos kėrkojnė diēka prej tyre. Kėta, pra, me vėshtirėsi do tė hyjnė nė Mbretėrinė e Perėndisė. 3. Sepse ashtu si ėshtė e vėshtirė tė kalojė ndonjė me kėmbė tė zbathura mes ferrave, kėshtu dhe pėr ta ėshtė e vėshtirė tė hyjnė nė Mbretėrinė e Perėndisė. 4. Megjithatė, pėr tė gjithė ata ekziston pendim, por i shpejtė, nė mėnyrė qė ato vepra tė mira qė nuk i bėnė vitet e mėparshme tė vrapojnė tani nė kėto ditė dhe tė bėjnė ndonjė tė mirė. Pastaj, nėse pendohen dhe bėjnė ndonjė tė mirė, do tė jetojnė me Perėndinė, ndėrsa nėse mbeten nė veprat e tyre, do t’u dorėzohen atyre grave, tė cilat do t’i ēojnė nė vdekje”.
    21. “Prej malit tė katėrt, qė ka shumė bar, i cili nė pjesėn e sipėrme ėshtė i gjelbėr dhe pėr nga ana e rrėnjės i thatė, dhe disa thahen dhe nga dielli, janė ata qė besuan, disa janė dinakė dhe tė tjerė kanė Zotin nė buzėt e tyre, por nuk e kanė nė zemrėn e tyre. 2. Prandaj themelet e tyre janė tė thatė dhe tė dobėta, dhe jetojnė vetėm fjalėt e tyre, ndėrsa veprat e tyre janė tė vdekura. Ata as jetojnė, as vdesin. D.m.th. janė njėlloj me dinakėt, sepse dhe dinakėt nuk janė as tė gjelbėr as tė thatė, sepse as jetojnė as kanė vdekur. 3. D.m.th. ashtu si kėto barėra duke parė diellin thahen, kėshtu edhe dinakėt, kur dėgjojnė dėshpėrim, pėr shkak tė frikės sė tyre bėhen idhujtarė dhe kanė turp pėr emrin e Zotit tė tyre. 4. Ata as jetojnė, as kanė vdekur. Por, edhe ata nėse pendohen shpejt, do tė mund tė jetojnė, por nėse nuk pendohen, janė dorėzuar vetė tek gratė, tė cilat marrin jetėn e tyre”.
    22. Ata qė besuan prej malit tė pestė qė ka bar tė gjelbėr dhe ėshtė i pakalueshėm, ata janė besimtarė, por tė marrė, arrogantė dhe u pėlqen vetja, tė cilėt dėshirojnė t’i dinė tė gjitha dhe nuk dinė absolutisht asgjė. 2. Pėr shkak tė kėsaj arrogance tė tyre urtėsia u largua prej tyre dhe u hyri brenda budallallėku i marrė. Sigurisht lėvdojnė veten e tyre se gjoja kanė urtėsi, dhe duan tė bėjnė mėsuesin e vetėquajtur, ndėrkohė qė janė tė marrė. 3. Pėr shkak tė kėsaj krenarie tė tyre shumė u bėnė pa mend duke lartėsuar veten e tyre, sepse arroganca dhe mendjemadhėsia janė demonė tė mėdhenj. Shumė prej tyre, pra, u dėbuan, ndėrsa disa u penduan dhe besuan dhe ju bindėn atyre qė kanė urtėsi, duke njohur marrėzinė e tyre. 4. Dhe pėr tė tjerėt ekziston pendim, sepse nuk janė tė kėqij, por mė tepėr tė marrė dhe budallenj. Ata, pra, nėse pendohen, do tė jetojnė me Perėndinė, ndėrsa nėse nuk pendohen, do tė banojnė bashkė me gratė qė mendojnė djallėzisht pėr ta”.
    23. “Ata qė besuan prej malit tė gjashtė, i cili ka tė ēara tė mėdha e tė vogla dhe brenda tė ēarave ka bar tė vyshkur, janė kėshtu: 2. Ata qė kanė tė ēarat e vogla janė ata qė kanė probleme midis tyre, dhe nga pėrgojimet e tyre janė tė vyshkur nė besimin e tyre, megjithatė shumė prej tyre janė penduar, por edhe tė tjerėt do tė pendohen kur tė dėgjojnė porositė e mia. Sepse pėrgojimet e tyre janė tė vogla dhe do tė pendohen shpejt. 3. Ata qė kanė tė ēarat e mėdha, janė tė qėndrueshėm nė pėrgojimet e tyre dhe bėhen hakmarrės, betohen njėri kundėr tjetrit. Ata, pra, u dėbuan nga kulla dhe u refuzuan nga ndėrtimi i saj. Kėta, pra, vėshtirė se do tė jetojnė. 4. D.m.th. nėse Perėndia dhe Zoti ynė, qė zotėron nė gjithēka dhe ka pushtet mbi gjithė krijimin e Tij, nuk mban mėri kundėr atyre qė rrėfejnė mėkatet e tyre, por tregon pėrdėllimin e Tij, njeriu qė ėshtė i prishshėm dhe plot mėkate mban mėri kundėr njeriut, si tė mund ta shkatėrrojė ose ta shpėtojė? 5. Ju them, pra, unė engjėlli i pendimit, se keni kėtė zgjedhje: Tė largoni mėrinė dhe tė pendoheni, dhe Zoti do tė shėrojė mėkatet tuaja tė mėparshme, nėse e pastroni veten tuaj nga ky demon, ndryshe do t’i dorėzoheni atij qė tė vdisni”.
    24. “Prej malit tė shtatė, nė tė cilin ka bar tė gjelbėr dhe tė kėnaqshėm dhe i gjithė mali shpėrthen nga jeta, dhe ēdo lloj kafshe dhe shpendi i qiellit kullot barin nė kėtė mal, dhe bari qė ha bėhet mė i shėndetshėm, ata qė besuan janė tė tillė. 2. Janė gjithmonė tė thjeshtė dhe pa ligėsi dhe jetojnė tė lumtur, pa patur asgjė midis tyre, por gėzohen gjithmonė pėr shėrbėtorėt e Perėndisė, kanė veshur Frymėn e Shenjtė tė atyre virgjėreshave dhe mėshirojnė gjithmonė ēdo njeri, dhe nga frutet e mundimeve tė tyre japin pa u ankuar dhe pa ngurim te ēdo njeri. 3. Zoti, pra, duke parė thjeshtėsinė e tyre dhe pafajsinė e tyre foshnjore, ua dha me bollėk frytet e duarve tė tyre dhe e bėri tė gėzueshme ēdo vepėr tė tyre. 4. Pra, unė, Engjėlli i Pendimit, ju them juve qė jeni tė tillė, vazhdoni tė jini tė tillė dhe nuk do tė mbarojė brezi juaj pėrjetė. Sepse Zoti ju provoi dhe ju shkroi nė numrin tonė, dhe gjithė pasardhėsit tuaj do tė banojnė bashkė me Birin e Perėndisė, sepse keni marrė vend nga Ati i Tij”.
    25. “Prej malit tė tetė, ku kishte shumė burime, prej tė cilėve ujitej i gjithė krijimi, ata qė besuan janė kėshtu: 2. Janė apostujt dhe mėsuesit qė predikuan nė tė gjithė botėn dhe mėsuan fjalėn e Zotit thjesht e pastėr, dhe kurrė nuk u tėrhoqėn nė dėshirė tė ligė, por gjithmonė ecėn me drejtėsi dhe tė vėrtetė, ashtu siē e morėn Shpirtin e Shenjtė. Hyrja e tyre nė Mbretėrinė e Qiejve do tė bėhet bashkė me engjėjt”.
    26. “Ata qė pėsuan prej malit tė nėntė, shkretėtirės, i cili kishte zvarranikėt dhe bishat, tė cilėt shkatėrrojnė njerėzit, janė kėta: 2. Ata qė kanė gropa janė dhjakonėt qė shėrbyen keq dhe grabitėn jetėn e vejushave dhe tė tė varfėrve, dhe i shėrbyen vetes sė tyre prej shėrbimit qė morėn pėrsipėr tė shėrbenin. Pra, nėse ngulin kėmbė nė kėtė dėshirė tė tyre, vdiqėn, dhe nuk ka pėr ta asnjė shpresė jete. Por, nėse kthehen dhe mbarojnė shėrbimin e tyre me pastėrti, do tė mundin tė jetojnė. 3. Tė zgjebosurit janė ata qė e mohuan dhe nuk u kthyen tek Zoti i tyre, por pasi u ēanė dhe u bėnė tė shkretė, ngaqė nuk shkojnė pas shėrbėtorėve tė Perėndisė, por jetojnė vetėm, shkatėrrojnė shpirtrat e tyre. 4. Sepse ashtu si pjergullorja braktiset brenda nė ndonjė gardh, ngaqė lihet mėnjanė prishet dhe bėhet e shkretė prej barėrave, dhe me kalimin e kohės egėrsohet dhe nuk ėshtė mė e dobishme pėr mjeshtrin e saj. Kėshtu edhe kėta njerėz braktisin veten e tyre dhe bėhen tė padobishėm pėr Zotin e tyre, ngaqė egėrsohen. 5. Pastaj pėr kėta ka pendim, nėse nuk del se kanė mohuar Zotin brenda zemrės sė tyre. Por nėse ndokush gjendet mohues brenda zemrės sė tij, nuk e di nėse mund tė jetojė. 6. Dhe kėtė nuk e them pėr kėto ditė, nė mėnyrė qė ndonjė qė e mohoi tė pendohet, sepse ėshtė e pamundur tė shpėtohet ai qė tani mund tė mohojė Zotin e tij, por e them pėr ata qė e mohuan mė parė, pėr tė cilėt mendoj se ekziston pendim. Pra, nėse dikush mund tė pendohet, ta bėjė shpejt, para se tė plotėsohet kulla, sepse ndryshe do tė shkatėrrohet me vdekje prej grave. 7. Dhe tė gjymtuarit janė tė mjerėt dhe ata qė pėrgojojnė, dhe bishat qė pe nė mal, janė ata. Sepse ashtu si bishat shkatėrrojnė njeriun me helmin e tyre dhe e zhdukin, kėshtu dhe fjalėt e kėtyre njerėzve e shkatėrrojnė dhe drejtojnė njeriun nė humbje. 8. Ata, pra, e kanė tė gjymtuar besimin e tyre, pėr shkak tė veprave tė tyre tė cilat i kanė brenda tyre. Megjithatė disa u penduan dhe shpėtuan. Dhe tė tjerėt, ata qė janė tė tillė mund tė shpėtohen nėse pendohen, por nėse nuk pendohen, do tė vdesin prej grave, fuqinė e tė cilave kanė”.
    27. “Prej malit tė dhjetė, ku kishte pemė qė mbuluan disa dele, ata qė besuan ishin kėta: 2. Janė peshkopė dhe mikpritėsa, tė cilėt pranuan me kėnaqėsi, pa hipokrizi, shėrbėtorėt e Perėndisė nė shtėpitė e tyre. Gjithmonė dhe pa ndalim peshkopėt mbuluan me shėrbimin e tyre tė varfėrit dhe vejushat, dhe u sollėn gjithmonė me sinqeritet. 3. Pra tė gjithė kėta do tė mbulohen pėrgjithmonė nga Zoti. Si rrjedhojė ata qė i bėnė kėto janė tė lavdėruar nga Perėndia, dhe tashmė vendi i tyre ėshtė midis engjėjve, nėse vazhdojnė t’i shėrbejnė Zotit deri nė fund”.
    28. “Prej malit tė njėmbėdhjetė, nga ku kishte pemė plot me fryte, secila e zbukuruar me fryte tė ndryshme, ata qė besuan janė kėta: 2. Si foshnja tė njoma janė ata qė pėsuan pėr emrin e Birit tė Perėndisė, tė cilėt me zell pėsuan me gjithė zemrėn e tyre dhe dhanė shpirtin e tyre”. 3. “Zotėri, - thashė, - po pse tė gjithė pemėt kanė fryte, por disa prej atyre fryteve janė tė mė bukur?” “Dėgjo, - mė tha: - Ata qė pėsuan dikur pėr shkak tė emrit tė Tij, janė tė lavdėruar pranė Perėndisė, dhe tė gjitha mėkatet e tyre janė falur, ngaqė pėsuan pėr emrin e Birit tė Perėndisė. Dhe dėgjo pėrse frytet e tyre janė tė shumllojshme, por disa dallohen. 4. Ata, - thotė, - qė u drejtuan para pushtetit, u provuan dhe nuk mohuan, por pėsuan me zell, ata janė mė tepėr tė lavdėruar pranė Zotit, fryti i tyre ėshtė ai qė dallohet. Ndėrsa ata qė u treguan frikacakė dhe ngurrues menduan me vete cilėn nga tė dyja, tė mohojnė apo tė pohojnė, dhe si pėrfundim pėsuan. Frytet e tyre janė mė tė ulėta, ngaqė kaloi nė mendjen e tyre ky mendim, sepse ky mendim, tė mohojė shėrbėtori Zotin e tij, ėshtė i lig. 5. Pra, kujdesuni ju qė i mendoni kėto, mos ndoshta ky mendim qėndron pėrherė nė zemrat tuaja dhe vdisni pėr Perėndinė. Ju qė vuani pėr hir tė emrit tė Tij, duhet tė lavdėroni Perėndinė, sepse Perėndia ju konsideroi tė denjė tė ngrini kėtė emėr, dhe tė gjitha mėkatet tuaja do tė shėrohen. 6. Lumuroni, pra, veten tuaj, por tė besoni se bėtė vepėr tė madhe, nėse dikush prej jush pėson pėr Perėndinė. Zoti ju dhuron jetė dhe nuk e kuptoni, ngaqė mėkatet tuaja ju shtrėnguan pėr gjėra tė ulėta prej peshės sė tyre, dhe nėse nuk pėsoni akoma pėr emrin e Zotit, do tė vdisni pėr shkak tė mėkateve tuaja pėr Perėndinė. 7. Kėto i them pėr ju qė nguroni pėr mohimin ose pohimin. Pohoni qė keni Zot, qė tė mos dorėzoheni nė burg, nėse e mohoni. 8. Nėse paganėt dėnojnė shėrbėtorėt e tyre, nėse dikush mohon Zotin e tij, ē’mendoni se do tė bėj Zoti me ju, ai qė ka pushtetin e tė gjithėve? Nxirrini kėto mendime prej zemrės suaj, qė tė jetoni pėrgjithmonė me Perėndinė”.
    29. “Prej malit tė dymbėdhjetė tė ndritshėm, ata qė besuan janė kėta: Si foshnjė tė moshės sė njomė janė ata nė zemrėn e tė cilėve nuk arrin asnjė ligėsi, as e njohėn ē’ėshtė ligėsia, por qėndruan gjithmonė nė pafajsi foshnjore. 2. Pra kėta do tė banojnė pa u druajtur nė Mbretėrinė e Perėndisė, ngaqė nė asnjė gjė nuk i infektuan porositė e Perėndisė, por me pafajėsi foshnjore qėndruan gjithė ditėt e jetės sė tyre nė tė njėjtėn urtėsi. 3. Ju, pra, - thotė, qė do tė qėndroni dhe do tė jeni si foshnjat pa patur ligėsi, do tė jeni mė tė lavdėruar se tė mėparshmit, sepse tė gjitha foshnjat janė tė lavdėruara pranė Perėndisė dhe sė pari pranė Tij. Pra, jeni tė lumtur ju qė do tė nxirrni nga vetja juaj ligėsinė dhe do tė vishni paligėsinė. Ju do tė jetoni para tė gjithėve pranė Perėndisė”. 4. Kur pėrfundoi parabolat e maleve i thashė: “Zotėri, mė shpjego tani dhe gurėt qė u morėn nga fusha dhe u vendosėn nė ndėrtim, nė vendin e gurėve qė u hoqėn nga kulla, dhe atyre tė rrumbullaktėve qė u vendosėn nė ndėrtim, dhe tė atyre qė janė ende tė rrumbullakėt”.
    30. Dėgjo, - thotė, - dhe pėr tė gjitha kėto. Gurėt qė u morėn nga fusha dhe u vendosėn nė ndėrtimin e kullės, nė vendin e atyre qė u refuzuan, janė rrėnjėt e kėtij mali tė ndritshėm. 2. D.m.th. sepse ata qė besuan prej malit tė ndritshėm ishin tė gjithė pa ligėsi, zoti i kullės urdhėroi tė vendosen nė ndėrtimin e kullės prej rrėnjėve tė atij mali. Sepse e dinte se nėse ēoheshin nė ndėrtimin e asaj kulle kėta gurė, do tė mbeteshin tė ndritshėm dhe nuk do tė nxihej asnjė prej tyre. Sepse, nėse do tė kishte shtuar gurė prej maleve tė tjera, do tė duhej detyrimisht tė lėvizė sėrish kėtė kullė dhe ta pastrojė. Megjithatė, tė gjithė ata qė besuan u gjendėn tė ndritshėm, ashtu si dhe ata qė mund tė besojnė, sepse janė prej tė njėjtit brez. Ėshtė i lumtur ky brez, sepse ėshtė pa ligėsi. 4. Tani dėgjo dhe pėr gurėt e rrumbullakėt dhe tė ndritshėm. Dhe kėta janė tė gjithė prej atij mali tė ndritshėm. Dhe dėgjo pse u gjendėn tė rrumbullakėt. Pasuria e tyre i shqetėsoi pėr pak dhe i friksoi, por ata kurrė nuk u larguan nga Perėndia i vėrtetė, as doli fjalė e ligė prej gojės sė tyre, por vetėm e gjithė drejtėsia dhe virtyti i sė vėrtetės. 5. Pastaj, kur Zoti njohu mendimin e tyre, d.m.th. qė ata mund t’i shėrbejnė virtytit dhe tė mbeten tė mirė, urdhėroi tė kufizohen fuqitė e tyre, por jo tė hiqen tėrėsisht, qė tė mund tė bėjnė diēka tė mirė prej asaj qė mbeti tek ata, dhe tė jetojnė me Perėndinė, ngaqė i pėrkasin brezit tė mirė. Prandaj u nxorėn pak nga gurorja dhe u vendosėn nė ndėrtimin e kėsaj kulle”.
    31. “Ndėrsa tė tjerėt, qė deri tani mbetėn tė rrumbullakėt dhe nuk u pėrshtatėn nė kėtė ndėrtim, ngaqė akoma nuk kishin pranuar vulėn, u rivendosėn sėrish nė vendin e tyre. 2. Sepse kjo botė dhe fuqitė e saj tė kota duhet tė zvogėlohen prej tyre, dhe pastaj do tė mund tė hyjnė nė Mbretėrinė e Perėndisė. Sepse ata duhet tė hyjnė nė Mbretėrinė e Perėndisė, ngaqė kėtė brez tė paligj e bekoi Zoti. Si rrjedhojė nga ky brez nuk do tė zhduket asnjė, sepse dhe nėse akoma ndonjė prej tyre, i provuar prej djallit tė lig, bie nė mėkat, do tė vrapojė shpejt pėrsėri tek Zoti i tij. 3. Unė engjėlli i pendimit, ju konsideroj tė gjithėve tė lumtur, ju qė jeni tė pafajshėm si foshnjat, ngaqė vendi juaj pranė Perėndisė ėshtė i mirė dhe i nderuar. 4. Dhe ju them tė gjithėve juve, qė keni pranuar kėtė vulė, kini thjeshtėsi dhe mos mbani mėri, as mos kėmbėngulni nė ligėsinė tuaj ose nė tė mbajturit mėri tė hidhėrimit, kini njėshmėri dhe shėrojini kėto plagė tė liga, dhe ēlirohuni prej kėtyre, nė mėnyrė qė Zoti i grigjave tė gėzohet pėr kėto. 5. Sepse do tė gėzohet nėse i gjen tė gjitha tė shėndetshme. Por nėse disa prej tyre i gjen tė shpėrndarė, mjerė barinjtė. 6. Sepse, nėse vetė barinjtė gjenden tė shpėrndarė, ēfarė do tė thonė pėr grigjat e tyre? Mos do tė thonė se u keqtrajtuan prej grigjės sė tyre? Nuk do tė besohen, sepse ėshtė gjė e pabesueshme qė bariu tė pėsojė diēka prej grigjės, dhe do tė dėnohet mė tepėr pėr gėnjeshtrėn e tij. Dhe unė jam bari dhe patjetėr duhet qė unė tė jap llogari pėr ju”.
    32. “Pra, shėrojeni veten tuaj, pėr sa kohė ende ndėrtohet kulla. 2. Zoti banon tek njerėzit qė duan paqen, sepse nė tė vėrtetė paqja ėshtė e dashur pėr tė, dhe ajo largohet shumė prej mėkatarėve dhe prej tyre qė janė drejtuar nė humbje prej ligėsisė. Jepini pra, atij frymė tė pacėnuar ashtu siē e morėt atė. 3. Sepse, nėse dorėzon tek ngjyruesi njė rrobė tė re tė pagrisur, dhe kėtė tė pagrisur dėshiron ta marrėsh sėrish, dhe ngjyruesi e kthen tė grisur, do ta marėsh? Nuk do tė vėrsulesh menjėherė dhe do ta dėbosh me tė bėrtitura duke thėnė: “Rrobė tė pagrisur tė dhashė, pėrse e grise dhe e bėre tė padobishme, dhe pėr shkak tė grisjes qė bėre nė tė nuk mund tė pėrdoret?” A nuk do t’i thuash kėto fjalė ngjyruesit pėr grisjen qė bėri nė rrobėn tėnde? 4. Atėherė nėse ty tė vjen kaq keq pėr rrobėn tėnde dhe ankohesh ngaqė nuk e more tė pagrisur, ēfarė mendon se do tė bėjė Zoti ndaj teje, i cili tė dha Frymė tė pacėnuar dhe ti e bėre atė tė gjithė tė padobishme, nė mėnyrė qė tė mos mund tė pėrdoret nga Zoti i saj me asnjė mėnyrė? Sepse pėrdorimi i saj tashmė ėshtė i padobishėm, pasi u shkatėrrua nga ty. Prandaj Zoti i asaj fryme, a nuk do tė tė dėnojė me vdekje pėr kėtė veprėn tėnde? 5. Them hapur, se tė gjithė atė qė do t’i gjejė tė ngulin kėmbė nė tė mbajturit mėri, do t’i dėnojė. Mos pėrbuzni, - thotė, - butėsinė e Tij, por madje ta nderoni Atė, sepse ėshtė kaq i durueshėm nė fajet tuaja, dhe nuk ėshtė si ju. Pra ushtroni pendimin, i cili ju ėshtė i dobishėm”.
    33. “Tė gjitha ato qė u shkruajtėn mė sipėr, ua tregova dhe ua thashė shėrbėtorėve tė Perėndisė, unė bariu, engjėlli i pendimit. Pra nėse besoni dhe dėgjoni fjalėt e mia dhe ecni sipas tyre dhe e drejtoni kėshtu tė ecurit tuaj, do tė mund tė jetoni. Ndryshe, nėse kėmbėngulni nė ligėsi dhe nė tė mbajturit mėri, asnjė nga ky brez nuk do tė jetojė me Perėndinė. Tė gjitha qė duhej tė thuheshin prej meje, u janė thėnė juve”. 2. Mė thotė bariu: “M’i pyete tė gjitha?” Dhe thashė: “Po, zotėri”. “Atėherė pėrse nuk mė pyete pėr tė ēarat dhe pėr gurėt qė u vendosėn nė ndėrtim, pse i gdhendėm tė ēarat e tij?” Dhe thashė: “E harrova, zotėri”. 3. “Tani, - tha, - dėgjo dhe pėr kėto. Kėta janė ata qė dėgjuan tani porositė e mia dhe u penduan me gjithė zemrėn e tyre, dhe kur Zoti pa qė pendimi i tyre ishte i mirė dhe i sinqertė dhe qė ata mund tė qėndrojnė nė tė, urdhėroi tė fshihen mėkatet e tyre. Sepse ato format ishin mėkatet e tyre dhe u sheshuan qė tė mos duken”.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Bariu i Hermansit. Vizioni.

    Bariu i Hermasit

    Vizioni i tretė


    1. Vizioni i tretė qė pashė, vėllezėr, ėshtė ky qė vijon. 2. Mbasi kreshmova shumė herė dhe iu luta Zotit tė mė shfaqė zbulesėn qė premtoi tė mė tregojė nėpėrmjet asaj zonjės sė moshuar, u shfaq atė natė zonja e moshuar dhe mė tha: “Meqė je kaq i papėrkkryer dhe ngutesh t’i mėsosh tė gjitha, eja nė arėn ku mbledh barishte dhe rreth orės pesė do tė tė shfaqem dhe do tė tė tregoj ato qė duhet tė shikosh”. 3. E pyeta duke i thėnė: “Zonjė, nė cilėn vend tė arės?” “Ku tė dėshirosh, - mė tha”. Atėherė zgjodha njė vend tė mirė dhe tė veēuar. Por para se t’i flas dhe t’i them vendin, mė thotė: “Do tė vij atje ku dėshiron”.
    4. Shkova, pra, vėllezėr, nė arė, dhe llogarita orėt, dhe erdha nė vendin ku i caktova tė vij, dhe shikoj tė jetė atje njė ndenjėse prej fildishi, dhe sipėr ndenjėses njė nėnkresė prej liri dhe sipėr tij ishte hapur pėlhurė e bėrė prej liri tė hollė. 5. Duke parė ato qė ndodhen atje dhe askėnd tė ndodhet nė atė vend, mbeta i habitur, mė pushtoi diēka si frikė, qimet m’u ngritėn pėrpjetė dhe mė hyri diēka si tmerr ngaqė isha vetėm. Por kur erdha nė vete, mendova lavdinė e Perėndisė dhe mora guxim, u gjunjėzova dhe fillova t’i rrėfej Zotit pėrsėri mėkatet e mia, ashtu si dhe mė parė. 6. Dhe ajo erdhi me gjashtė tė rinj tė cilėt i kisha parė edhe mė pėrpara, dhe qėndroi sipėr meje dhe mė dėgjonte tė lutem dhe t’i rrėfej Zotit mėkatet e mia. Pastaj, duke mė prekur mė thotė: “Hermas, pusho sė luturi gjithmonė pėr mėkatet e tua, lutu dhe pėr drejtėsinė, qė prej saj tė zėsh njė vend nė shtėpinė tėnde”. 7. Pastaj mė ngre duke mė mbajtur nga dora dhe mė ēon tek ndenjėsja dhe i thotė tė rinjve: “Shkoni dhe tė ndėrtoni”. 8. Pasi ikėn tė rinjtė dhe mbetėm vetėm, mė thotė: “Ulu kėtu”. Dhe unė i them: “Zonjė, lejo tė ulen sė pari mė tė mėdhenjtė”. “Atė qė tė thashė, - thotė, – ulu!” 9. Dhe ngaqė dėshiroja tė ulesha nė anėn e djathtė, nuk mė la, por mė bėri shenjė me dorė tė ulem nė anėn e majtė, dhe ndėrsa unė mendoja dhe po mė vinte keq qė nuk mė la tė ulem nė anėn e djathtė mė thotė: “Tė vjen keq Hermas? Vendi nė anėn e djathtė i pėrket tė tjerėve, atyre qė tashmė i kanė pėlqyer Perėndisė dhe vdiqėn pėr emrin e tij. Por te ty mungojnė akoma shumė gjėra qė tė ulesh bashkė me ta, por, ngaqė ngul kėmbė nė thjeshtėsinė tėnde, qėndro dhe do tė ulesh bashkė me ta, ashtu si tė gjithė ata qė do tė bėjnė veprat e tyre dhe do tė vuajnė ato qė ata vuajtėn”.
    2. “Ēfarė vuajtėn,- pyes”. “Dėgjo, - mė thotė: - fshikullime, burgime, shqetėsime tė mėdha, kryqėzime, bisha pėr shkak tė emrit tė Tij. Prandaj vendet e djathta tė shenjtėrimit janė pėr ta dhe pėr atė i cili pėson pėr shkak tė emrit tė Tij, ndėrsa pėr tė tjerėt janė vendet e majta. Por edhe pėr tė dy, edhe pėr ata qė ulen nė tė djathtė edhe pėr ata qė ulen nė tė majtė, ekzistojnė tė njėjtat dhurata dhe tė njėjtat premtime, vetėm se ata ulen nė tė djathtė dhe kanė njėfarė lavdie. 2. Sigurisht, ti me tė drejtė dėshiron tė ulesh nė tė djathtė bashkė me ta, por je prapa nė shumė gjėra, por do tė pastrohesh nga ato nė tė cilat je prapa. Por dhe tė gjithė ata qė janė tė paqėndrueshėm, do tė pastrohen nga tė gjitha mėkatet e tyre nė kėtė ditė”. 3. Mbasi tha kėto, dėshiroi tė ikė, por duke i rėnė ndėr kėmbėt e saj e luta nė emėr tė Zotit tė mė tregojė vegimin qė mė premtoi. 4. Dhe ajo mė zuri sėrish nga dora, mė ngriti dhe mė uli nė tė majtė tė ndenjėses, ndėrsa ajo vetė u ul nė tė djathtė. Pastaj, duke ngritur njė shkop tė shndritshėm mė thotė: “A shikon njė gjė tė madhe?” I them: “Zonjė nuk shikoj asgjė”. Mė thotė: “Nuk shikon ti pėrballė teje njė kullė tė madhe qė ndėrtohet mbi ujėra, me gurė katrorė dhe tė shndritshėm?” 5. Nė tė vėrtetė, brenda nė katėrkėndėsh ndėrtohej kulla prej gjashtė tė rinjve, tė cilėt kishin ardhur bashkė me tė, ndėrsa burra tė tjerė tė panumėrt transportonin gurė, disa nga thellėsia, tė tjerė nga toka, dhe ua jepnin tė rinjve, dhe ata i merrnin dhe ndėrtonin. 6. Dhe gurėt qė ishin nga thellėsia i vendosnin nė ndėrtesė, ashtu siē ishin, sepse ishin tė pėrshtatshėm dhe pėrputheshin nė montim me gurėt e tjerė, dhe ngjiteshin midis tyre nė tė tillė mėnyrė qė tė mos dukej vendi i montimit tė tyre, dhe dukej ndėrtesa e kullės si tė ishte e bėrė me njė gur. 7. Ndėrsa gurėt e tjerė qė i sillnin nga toka, disa i hidhnin, disa tė tjerė i vendosnin nė ndėrtesė, dhe disa tė tjerė i prisnin dhe i hidhnin larg kullės. 8. Sėrish, shumė gurė tė tjerė ndodheshin rreth kullės dhe nuk i pėrdornin nė ndėrtesė, sepse disa prej tyre ishin tė kėqinj, tė tjerė kishin tė ēara, disa ishin tė copėtuar, dhe tė tjerė ishin tė bardhė dhe tė rrumbullakėt, tė cilėt nuk pėrputheshin nė ndėrtesė. 9. Gjithashtu, pashė dhe gurė tė tjerė qė i hidhnin larg kullės dhe shkonin nė rrugė, por qė nuk qėndronin nė rrugė, por rrėshqisnin nga rruga, atje ku nuk kishte rrugė. Pėrsėri, tė tjerė binin nė zjarr dhe digjeshin, tė tjerė binin nė ujėra dhe nuk mundnin tė rrukulliseshin nė ujė, edhe pse donin tė rrėshqisnin dhe tė arrinin nė ujė.
    3. Mbasi m’i tregoi kėto, donte tė ikte duke vrapuar. Unė i them: “Zonjė, ē’dobi ka pėr mua qė i pashė, pa ditur ē’do tė thonė kėto gjėra?” Duke u pėrgjigjur mė tha : “Je dinak, duke dashur tė mėsosh nė lidhje me kullėn. “Po, Zonjė - them, - qė t’ua tregoj vėllezėrve dhe tė gėzohen, dhe duke dėgjuar kėto tė njohin Zotin me shumė lavdi”. 2. Dhe ajo me tha: “Sigurisht, do t’i dėgjojnė shumė, por kur t’i dėgjojnė, disa prej tyre do tė gėzohen, dhe disa tė tjerė do tė qajnė, por dhe ata, nėse dėgjojnė dhe pendohen, dhe ata do tė gėzohen. Pra, dėgjo parabolat e kullės, sepse do tė t’i zbuloj tė gjitha, dhe tė mos mė mundosh nė vazhdim pėr zbulesė, sepse kėto zbulesa kanė mbaruar, sepse u plotėsuan. Por nuk do tė pushosh sė kėrkuari zbulesa, sepse je arrogant.
    3. Pra, Kulla qė shikon tė ndėrtohet jam unė, Kisha, qė t’u shfaq dhe tani dhe mė parė. Atėherė, ēfarėdo qė dėshirosh pėr kullėn, pyet dhe do tė t’i shfaq, qė tė gėzohesh bashkė me shenjtorėt”. 4. I them: “Zonjė, meqė mė konsiderove tė denjė tė m’i shfaqėsh tė gjitha, tregomi ato”. Dhe ajo mė tha: “Ajo qė lejohet tė tė shfaqet, do tė tė shfaqet. Vetėm zemra jote t’i jetė e pėrkushtuar Zotit dhe tė mos dyshosh ēfarėdo qė tė shikosh”. 5. Atėherė e pyeta: “Zonjė, pse kulla u ndėrtua mbi ujėra?” “Ta thashė, – thotė, – dhe mė parė, dhe vazhdon tė kėmbėngulėsh. Duke kėrkuar, pra, do tė gjesh tė vertetėn. Atėherė, dėgjo, pse kulla u ndėrtua mbi ujėra: sepse jeta juaj u shpėtua dhe do tė shpėtohet nėpėrmjet ujit. Por, kulla u themelua me fjalėn e tė Gjithėpushtetshmit dhe emrit tė Tij tė lavdishėm, dhe mbahet nga fuqia e padukshme e Mjeshtrit.
    4. Duke u pėrgjigjur i them: “Zonjė, kjo gjė ėshtė e madhe dhe e ēuditshme. Por, zonjė, cilėt janė gjashtė tė rinjtė qė e ndėrtojnė?” “Ata janė engjėjt e shenjtė tė Perėndisė, qė u krijuan tė parėt, tė cilėve Zoti u dorėzoi gjithė krijimin e Tij, qė ta zmadhojnė dhe ta ndėrtojnė dhe tė jenė zotėr tė gjithė krijimit. Pra me ata do tė plotėsohet rindėrtimi i kullės”. 2. “Po tė tjerėt qė transportojnė gurėt cilėt janė?” Ata janė engjėjt e Perėndisė, por ata tė gjashtė, janė mė tė lartė nga ata. Pra, do tė plotėsohet rindėrtimi i kullės dhe do tė dėfrejnė tė gjithė bashkė nga kulla dhe do tė lavdėrojnė Perėndinė, ngaqė pėrfundoi ndėrtimi i kullės”. 3. “Dhe pėrsėri e pyeta duke i thėnė: “Zonjė, doja tė mėsoja cili ėshtė kuptimi dhe rėndėsia qė kanė gurėt”. M’u pėrgjigj, duke thėnė: “Sigurisht, nuk je ti mė i denjė nga tė gjithė, qė tė tė shfaqet kjo, sepse tė tjerėt janė mė para se ty dhe mė tė mirė se ty, tek tė cilėt duheshin zbuluar kėto vegime. Por qė tė lavdėrohet emri i Perėndisė u shfaqėn tek ty dhe do tė shfaqen pėr shkak tė kundėrshtarėve tė cilėt mendohen me mendjet e tyre, nėse kėto ekzistojnė vėrtet apo jo”.
    5. “Tani dėgjo pėr gurėt qė pėrdoren nė ndėrtim. Gurėt katrorė dhe tė bardhė qė pėrputhen nė montimin e tyre, ata janė apostujt dhe peshkopėt, mėsuesit dhe dhjakonėt, tė cilėt sipas hijeshisė sė Perėndisė mbikqyrėn, mėsuan dhe i shėrbyen sinqerisht dhe me hijshmėri tė zgjedhurve tė Perėndisė, prej tė cilėve disa janė tė vdekur, dhe tė tjerė akoma tė gjallė, tė cilėt gjithmonė binin dakort midis tyre, kishin paqe midis tyre dhe dėgjuan njėri-tjetrin. Prandaj, nė ndėrtimin e kullės pėrputhen montimet e tyre”. 2. “Dhe ata qė dalin nga thellėsia, vendosen nė ndėrtesė dhe pėrputhen me gurėt e tjerė, tė cilėt tashmė janė vendosur nė ndėrtim, cilėt janė?” “Kėta janė ata qė vuajtėn pėr emrin e Zotit”. 3. “Zonjė, tani dua tė mėsoj, cilėt janė gurėt e tjerė, qė transportohen nga toka”. Tha: “Ata qė pėrdoren nė ndėrtim dhe nuk coptohen, janė ata qė i vuri Zoti nė provė, sepse ecėn nė rrugėn e drejtė tė Zotit dhe zbatuan porositė e Tij”. 4. “Dhe ata qė i sjellin dhe i vendosin nė ndėrtim, cilėt janė?” “Janė tė rinj nė besim dhe besimtarė. Por, kėshillohen prej engjėjve nė bėrjen e veprave tė mira, ngaqė u gjend ligėsi brenda tyre”. 5. “Po ata qė i refuzuan dhe i hodhėn, cilėt janė?” Kėta janė ata qė mėkatuan dhe duan tė pendohen, prandaj nuk u hodhėn larg, jashtė kullės, sepse do tė pėrdoren nė kullė, nėse pendohen. Pra, ata qė do tė pendohen, nėse pendohen, do tė bėhen tė fortė nė besim, nėse pendohen tani qė ndėrtohet kulla. Ndėrsa kur tė mbarojė ndėrtimi nuk do tė kenė mė vend, dhe do tė hidhen jashtė. E vetmja gjė qė do tė kenė, ėshtė se do tė gjenden pranė kullės”.
    6. “Dhe ata qė copėtohen dhe hidhen larg kullės, a dėshiron t’i mėsosh? Ata janė bijtė e paligjshmėrisė, besonin me hipokrizi dhe ēdo ligėsi nuk u largua prej tyre, prandaj nuk kanė shpėtim, sepse nuk janė tė vlefshėm pėr ndėrtimin, pėr shkak tė ligėsisė sė tyre. Prandaj u coptuan dhe u hodhėn larg, pėr shkak tė zemėrimit tė Zotit, sepse e zemėruan atė. 2. Ata tė tjerėt tė shumtė, qė i pe tė jenė atje pa u pėrdorur nė ndėrtim, prej tyre disa janė tė mjerė, qė njohėn tė vėrtetėn, por nuk qėndruan nė tė, as qė u ngjitėn pas shenjtorėve, dhe pėr kėtė janė tė pavlefshėm”. 3. “Dhe ata qė kanė tė ēarat cilėt janė?” “Ata kanė diēka nė zemėr midis tyre dhe nuk kanė paqe brenda tyre, janė ata qė sigurisht nga jashtė kanė paqe, por kur ndahen njėri nga tjetri, ligėsitė e tyre qėndrojnė nė zemrat e tyre. Kėto janė tė ēarat qė kanė gurėt. 4. Sėrish ata tė prerėt janė ata qė besuan dhe kanė vendin mė tė madh nė drejtėsi, por kanė edhe disa anė tė paudhėsisė, prandaj janė tė kėqinj dhe jo tė plotė”. 5. “Po ata tė ndritshmit dhe tė rrumbullaktit, qė nuk pėrputhen nė ndėrtim, cilėt janė, zonjė?” U pėrgjigj dhe mė tha: “Deri kur do tė jesh foshnjė dhe i marrė, dhe pėr tė gjitha pyet dhe asgjė nuk kupton? Kėta janė ata qė sigurisht kanė besim, por kanė dhe pasuri tė kėsaj bote. Por kur ka dėshpėrim, pėr shkak tė pasurisė dhe sipėrmarrjeve tė tyre, mohojnė Zotin e tyre”.
    6. Pastaj u pėrgjigja dhe thashė: “Zonjė, kur do tė bėhen ata tė vlefshėm pėr ndėrtesėn?”
    “Kur, – thotė, – tė pakėsohet pasuria e tyre dhe ai qė i zbavit, atėherė do tė bėhen tė vlefshėm pėr Perėndinė. Domethėnė, ashtu si dhe guri i rrumbullakėt, nėse nuk pritet dhe humb njė pjesė tė tij, nuk mund tė bėhet katėrkėndėsh, kėshtu dhe ata qė janė tė pasur nė kėtė botė, nėse nuk pakėsohet pasuria e tyre, nuk mund tė bėhen tė denjė pėr Zotin. 7. Sė pari, gjyko nga vetja jote, kur ishe i pasur, ishe i pavlefshėm, ndėrsa tani je i vlefshėm dhe i dobishėm nė jetė. Bėhuni tė denjė pėr Perėndinė; sepse edhe ti vetė pėrdor nga kėta gurė”.
    7. “Gurėt e tjerė, tė cilėt i pe tė hidhen larg kullės, tė bien nė rrugė dhe tė rrokullisen nga rruga, nė vend ku nuk ka rrugė, kėta janė ata qė sigurisht besuan, por nga dyshimi i tyre lėnė rrugėn e vėrtetė, dhe duke menduar se do tė mund tė gjejnė rrugė mė tė mirė, mashtrohen dhe vuajnė, duke ecur atje ku nuk ka rrugė. 2. Sėrish, ata qė bien nė zjarr dhe digjen, janė ata qė pėrfundimisht rebelohen ndaj Perėndisė sė gjallė dhe nuk kalon kurrė nė mendjen e tyre tė pendohen pėr dėshirat e shthurjes sė tyre dhe pėr tė kėqijat qė bėnė. 3. Tė tjerėt qė bien pranė ujit dhe nuk mund tė rrokullisen nė ujė, a dėshiron t’i mėsosh cilėt janė? Kėta janė ata qė dėgjuan predikimin dhe duan tė pagėzohen nė emėr tė Zotit, por mė vonė, kur kujtojnė shenjtėrinė e sė vėrtetės, pendohen dhe shkojnė sėrish pas dėshirave tė tyre tė liga”.
    4. Pėrfundoi, pra, shpjegimin e kullės. Pėrsėri, duke folur me arrogancė, e pyeta: “Nėse tė gjithė kėta gurė tė hedhur, qė nuk pėrputhen nė ndėrtimin e kullės, mund tė pendohen dhe tė kenė vend nė kėtė kullė”. “Munden, - thotė, - tė pendohen, por nė kėtė kullė nuk mund tė montohen. 6. Por do tė montohen nė vend tjetėr mė tė ulėt, dhe kjo, pasi tė torturohen dhe tė plotėsojnė ditėt e mėkateve tė tyre. Dhe prandaj do tė zhvendosen, ngaqė u bėnė pjestarė tė Fjalės sė tė Drejtit. Dhe atėherė do tė bėhet zhvendosja e tyre nga vendi i mundimit, kur tė peshohen veprat e liga qė bėnė. Por, nėse nuk i peshojnė, nuk shpėtohen pėr shkak tė zemėrngurtėsisė sė tyre”.
    8. Atėherė, kur pushova ta pyes pėr tė gjitha kėto, mė tha: “A dėshiron tė shikosh diēka tjetėr?” Ngaqė kisha shumė dėshirė tė shoh, u gėzova shumė qė do tė shikoja.
    2. Duke vėshtruar, mė buzėqeshi lehtė dhe mė tha: “A shikon shtatė gra rreth kullės?” “Shoh, zonjė, - i thashė”. “Kjo kullė mbahet prej tyre, me urdhėr tė Zotit. 3. Tani dėgjo punėt e tyre. E para nga ato qė mban duart, quhet besim, me kėtė shpėtohen besimtarėt e Perėndisė. 4. Tjetra qė ėshtė mbėshtjellė me trimėri, quhet pėrmbajtje, ajo ėshtė e bija e besimit. Pra ai qė e ndjek lumturohet nė jetėn e tij, sepse do tė shkatėrrojė tė gjitha veprat dinake duke besuar se nėse largohet nga dėshira e ligė, do tė trashėgojė jetė tė pėrjetėshme. 5. “Po tė tjerat zonjė, cilat janė?” “Janė bija tė njėra-tjetrės, dhe quhen njėra Thjeshtėsi, tjetra Shkencė, tjetra Hjeshi dhe tjetra Dashuri. Pra, kur bėn tė gjitha veprat e nėnės sė tyre, mund tė jetosh”. 6. Thashė: “Zonjė doja tė mėsoja ē’fuqi ka secila nga kėto”. “Dėgjo, - thotė, - fuqitė qė kanė 7. Fuqitė e tyre mbahen nga njėra-tjetra dhe pasojnė njėra-tjetrėn, ashtu si dhe janė lindur. Nga Besimi lind Pėrmbajtja, nga Pėrmbajtja, Thjeshtėsia, nga Thjeshtėsia Paligėsia, nga Paligėsia Hijeshia, nga Hijeshia Shkenca, nga Shkenca Dashuria. Veprat e tyre, pra, janė tė pastra, tė hijshme dhe hyjnore. 8. Pra, ai qė i bindet kėtyre dhe mund tė ruajė veprat e tyre, do tė banojė nė kullė bashkė me shenjtorėt e Perėndisė”.
    9. Gjithashtu, e pyeta dhe pėr kohėn, mos tashmė bėhet mbarimi i botės. Dhe ajo thėrriti me zė tė fortė duke thėnė: “Njeri pa mend, nuk shikon qė kulla ende ndėrtohet? Pra, kur tė mbarojė kulla sė ndėrtuari, atėherė do tė jetė fundi. Por do tė ndėrtohet shumė shpejt. Mos mė pyet pastaj, pėr ndonjė gjė tjetėr, mjafton ky kujtim pėr ty dhe pėr shenjtorėt, dhe ripėrtėritja e shpirtrave tuaj. 10. Por nuk u zbuluan vetėm tek ty, po qė t’i tregosh kėto tek tė gjithė. 11. Pas tre ditėsh - sepse sė pari duhet tė kuptosh - tė porosis, Hermas, kėto fjalė qė do tė t’i them, t’i thuash pėr herė tė parė tė gjitha nė veshėt e shenjtorėve, qė t’i dėgjojnė, dhe mbasi t’i zbatojnė, tė pastrohen nga ligėsitė e tyre, dhe bashkė me ta edhe ti”.
    9. “Dėgjomėni bij! Unė ju rrita me thjeshtėsi, paligėsi dhe hijeshi tė madhe pėr shkak tė mėshirės sė Zotit, i cili derdhi mbi ju drejtėsinė, qė tė drejtėsoheni dhe tė shenjtėroheni prej ēdo ligėsie dhe ēdo devijimi. Por ju nuk doni tė ēliroheni nga ligėsia juaj. 2. Tani, pra mė dėgjoni: Tė keni paqe midis jush, tė pėrshėndesni njėri-tjetrin, ndihmoni njėri-tjetrin, dhe mos i shijoni tė vetėm krijesat e Perėndisė, qė ua ka dhėnė me bollėk, por t’u jepni dhe atyre qė nuk kanė. 3. Sepse tė tjerė, nga ushqimet e shumta shkaktojnė sėmundje nė trupat e tyre dhe prishin mishin e tyre, ndėrsa atyre qė nuk kanė ushqim u prishet mishi i tyre ngaqė nuk kanė ushqim tė mjaftueshėm dhe shkatėrrohet trupi i tyre. Pra, kjo sjellje e papajtueshme ėshtė e dėmshme pėr ju qė keni dhe nuk u jepni atyre qė s’kanė. 5. Shikoni gjykimin qė po vjen. Atėherė, sa do tė dallohen sė kėrkuari tė uriturit para se tė mbarojė kulla, sepse kur tė pėrfundohet kulla, do tė dėshironi tė bėni vepra tė mira dhe nuk do tė keni vend. 6. Pra, kini kujdes ju qė krenoheni pėr pasurinė tuaj, mos ndonjėherė psherėtijnė ata qė nuk kanė dhe ngjitet tek Zoti psherėtima e tyre, dhe ju mbylleni jashtė derės sė kullės bashkė me tė mirat tuaja. 7. Tani, pra, u them tė parėve tė Kishės dhe atyre qė kanė vendet e para, mos u ngjani helmuesve. Dhe helmuesit sigurisht ruajnė helmet e tyre nė kuti tė vogla, ndėrsa ju keni dhe hidhėrimin dhe helmin tuaj nė zemėr. 8. Jeni ngurtėsuar dhe nuk doni tė pastroni zemrat tuaja dhe tė pėrzieni arsyen tuaj bashkė me zemėr tė pastėr, qė t’ju mėshirojė mbreti i madh. Pra, kini kujdes, bij, mos ndoshta ato pėrēarjet tuaja, ju privojnė jetėn. 10. Si dėshironi ju tė mėsoni tė zgjedhurit e Zotit, mbasi vetė jeni tė pamėsur? Mėsoni, pra, njėri-tjetrin dhe kini paqe midis jush, nė mėnyrė qė edhe unė tė qėndroj e gėzuar para Zotit dhe tė jap llogari pėr ju tė gjithė tek Zoti juaj”.
    10. Pastaj, kur pushoi sė foluri me mua, erdhėn gjashtė tė rinjtė qė ndėrtonin, dhe e morėn pėr nga kulla, dhe katėr tė tjerė morėn ndenjėsen dhe e ēuan pėr nga kulla. Fytyrėn e tyre nuk e pashė, sepse ishin tė kthyer. 2. Por ndėrsa ajo po shkonte, iu luta tė mė tregojnė tre pamjet me tė cilat m’u shfaq. Ajo duke u pėrgjigjur, mė tha: “Pėr kėto duhet tė pyesėsh ditė tjetėr qė tė tė shfaqen”. 3. M’u shfaq, vėllezėr, me vizionin e parė tė vjetshėm dhe e ulur nė kolltuk. 4. Nė vizionin tjetėr e kishte mė tė re fytyrėn e saj, ndėrsa trupi dhe flokėt mė tė moshuar, dhe mė fliste duke qėndruar nė kėmbė, dhe ishte mė e gėzuar se herėn e parė. 5. Nė vizionin e tretė ishte plotėsisht mė e re dhe e mrekullueshme, dhe vetėm flokėt e saj ishin flokė tė moshuare, dhe ishte e gėzuar; dhe e fundit ishte e ulur nė ndenjėse. 6. Prandaj isha i hidhėruar, duke dashur tė mėsoja kėtė zbulesė. Pastaj shoh tė moshuarėn natėn nė vegim tė mė thotė: “Ēdo pyetje ka nevojė pėr pėrulėsi; kreshmo pra, dhe do tė marrėsh nga Zoti atė qė kėrkon”. 7. Atėherė kreshmova njė ditė dhe tė njėjtėn natė m’u shfaq njė i ri dhe mė tha: “Pėrse ti, duke u lutur kėrkon menjėherė zbulesa? Por, ki kujdes, se mos ndoshta duke kėrkuar shumė, dėmton trupin tėnd. 8. Tė mjaftojnė ato zbulesa. A mundesh tė shikosh zbulesa mė tė forta nga ato qė pe?”
    9. U pėrgjigja dhe i thashė: “Zot, vetėm kėtė kėrkoj, tė mė shfaqen tre pamjet e gruas sė moshuar”. M’u pėrgjigj duke mė thėnė: “Deri kur do tė jeni tė marrė? Por paqėndrueshmėritė tuaja ju bėjnė tė marrė dhe qė tė mos e keni zemrėn tuaj tė kthyer nga Zoti”. 10. Duke u pėrgjigjur, i thashė pėrsėri: “Por nga ty, Zot, do t’i mėsojmė mė mirė”.
    11. “Dėgjo, mė thotė, pėr tė tre pamjet qė kėrkon. 2. Sepse nė vizionin e parė t’u shfaq e moshuar dhe e ulur nė kolltuk. Ngaqė edhe fryma juaj ėshtė tashmė e moshuar dhe e vyshkur dhe nuk ka fuqi pėr shkak tė dobėsisė dhe tė paqėndrueshmėrisė suaj. 3. Sepse, ashtu si tė moshuarit, duke mos patur shpresė tė ndjejnė mė, nuk presin gjė, veē vdekjen e tyre, kėshtu edhe ju, tė dobėsuar prej ēėshtjeve tuaja jetėsore, i dorėzuat vetet tuaja nė pakujdesira, dhe nuk i vendosėt pėrkujdesjet tuaja tek Zoti, por u ngacmua mendja juaj dhe u plakėt mes hidhėrimeve tuaja”. 4. “Por, doja, Zot, tė mėsoja, pse ulej nė kolltuk”. “Sepse ēdo i sėmurė ulet nė kolltuk pėr shkak tė dobėsisė sė tij, qė tė mbahet dobėsia e trupit tė tij. Ke simbolizimin e ditės sė parė”.
    12. Nė vizionin e dytė e pe tė rrijė mė kėmbė, duke patur fytyrėn e saj mė tė re, dhe mė tepėr tė gėzuar sesa nga hera e parė, ndėrsa trupi i saj dhe flokėt e saj ishin tė moshuara. Dėgjo, thotė, dhe kėtė parabolė. 2. Ashtu si njė i moshuar, tashmė i dėshpėruar pėr shkak tė dobėsisė dhe varfėrisė sė tij, nuk pret asgjė, veēse ditėn e fundit tė jetės sė tij, dhe pastaj papritur bėhet trashėgimtar i trashėgimisė sė madhe dhe duke e dėgjuar atė ēohet e i mbushur me gėzim rifiton fuqitė e tij dhe nuk shtrihet mė, por qėndron dhe ripėrtėrihet fryma e tij, qė tashmė ishte prishur prej veprave tė tij tė mėparshme, dhe nuk ulet mė, por fuqizohet; kėshtu ndodh dhe me ju, duke dėgjuar zbulesėn qė ju shfaqi Zoti. 3. Sepse i erdhi keq pėr ju, dhe i ripėrtėriti frymėrat tuaja, dhe ju larguat dobėsitė tuaja dhe fituat forcė dhe u fuqizuat nė besim, dhe Zoti duke parė forcimin tuaj, u gėzua. Dhe prandaj ju shfaqi ndėrtimin e kullės, dhe do t’ju shfaqė edhe tė tjera, nėse paqėsoheni midis jush me gjithė zemrėn tuaj.
    13. Dhe gjatė vizionit tė tretė e pe mė tė re, mė tė bukur, mė tė gėzuar dhe tė bukur nė fytyrėn e saj. 2. Sepse ashtu sikundėr dikush qė ėshtė i hidhėruar, kur i vjen njė lajm i mirė menjėherė harron hidhėrimet e tij tė mėparshme dhe nuk pret asgjė tjetėr pėrveē lajmit qė dėgjoi, dhe forcohet pėr mė mirė dhe ripėrtėrihet fryma e tij pėr shkak tė gėzimit qė mori, kėshtu dhe ju patė frymėrat tuaja tė ripėrtėrihen duke parė kėto tė mira. 3. Dhe kur e pe tė ulet nė ndenjėse, kjo tregon se vendi i saj ėshtė i qėndrueshėm, ngaqė ndenjėsja ka katėr kėmbė dhe qėndron mirė, sepse edhe bota mbahet nga katėr elementė. 4. Pra, ata qė u penduan do tė bėhen krejt tė rinj dhe tė themeluar fort, ata qė u penduan me gjithė zemrėn e tyre. Je akoma larg prej zbulimit tė plotė, mos kėrko asgjė mė pėr zbulim, por nėse ke nevojė pėr diēka akoma, do tė tė shfaqet”.




    Porositė

    Porosia e parė

    1. Para sė gjithash, beso se njė ėshtė Perėndia, ai qė i krijoi dhe i rregulloi tė gjitha, dhe solli gjithēka nga e mosqena nė qėnie, dhe i nxė tė gjitha, ndėrsa Ai vetė ėshtė i vetmi i panxėnė. 2. T’i besosh, pra, dhe t’i kesh frikė, dhe i frikėsuar tė pėrmbahesh. Ruaji kėto dhe largo ēdo ligėsi nga vetja jote dhe vish ēdo virtyt drejtėsie, dhe do tė jetosh me Perėndinė, nėse ruan kėtė urdhėrim.


    Porosia e dytė

    1. Mė thotė: “Ki thjeshtėsi dhe ji pa ligėsi, dhe bėhu si foshnjat qė nuk e njohin ligėsinė, atė qė shkatėrron jetėn e njerėzve. 2. Dhe sė pari mos gjyko asnjė, as mos dėgjo me kėnaqėsi atė qė gjykon, sepse ndryshe dhe ti qė dėgjon do tė jesh fajtor i mėkatit qė bėn ai qė gjykon, nėse beson nė gjykimin qė do tė dėgjosh. Sepse nėse beson, do tė kesh dhe ti diēka kundėr vėllait tėnd. Prandaj do tė jesh edhe ti fajtor i mėkatit tė atij qė pėrgojon. 3. Pėrgojimi ėshtė i keq, ėshtė demon i paqėndrueshėm, qė nuk qetėsohet kurrė, por banon gjithmonė brenda grindjeve. Pra, qėndro larg kėtij, dhe do tė kesh bollėk gjithmonė bashkė me tė gjithė. 4.Vish hijeshinė, nė tė cilėn nuk ekziston asnjė pengesė e ligė, por tė gjitha janė normale dhe tė gėzueshme. Bėj tė mirėn, edhe prej mundimeve tė tua, tė cilat t’i jep Perėndia, jepu me thjeshtėsi tė gjithė atyre qė nuk kanė, pa ngurruar te cili tė japėsh dhe tek cili tė mos japėsh. Jepu tė gjithėve, sepse Perėndia dėshiron tė jepen tek tė gjithė prej dhuratave tė Tij. 5. Por ata qė marrin, do tė japin llogari tek Perėndia, pse i morėn dhe pėr ēfarė i pėrdorėn. Ata qė marrin ngaqė kanė nevoja nuk do tė dėnohen, por ata qė marrin me hipokrizi, do tė ndėshkohen. 6. Pra, ai qė jep ėshtė i pafajshėm, sepse shėrbimin qė mori nga Perėndia pėr ta kryer, thjesht e kreu, pa bėrė dallim tek cili tė japė dhe tek cili jo. Pra, kjo shėrbesė qė u krye kėshtu thjesht, u bė e lavdėruar tek Perėndia. Ai, pra, qė i shėrben kėshtu thjesht Perėndisė, do tė jetojė. 7. Ruaji, pra, kėto porosi, ashtu si tė thashė, nė mėnyrė qė pendimi yt dhe i shtėpisė tėnde tė jetė i thjeshtė dhe zemra jote e pastėr dhe e panjollshme.


    Porosia e katėrt
    1. “Tė porosit, - thotė, - tė ruash pastėrtinė dhe tė mos kalojnė mendime pėr grua tė huaj ose pėr ndonjė kurvė, apo pėr diēka tė tillė tė ligė tė ngjashme me kėto. Sepse duke bėrė kėtė, bėn mėkat tė madh, ndėrsa nėse ke gjithmonė nė mendjen tėnde gruan tėnde, nuk do tė mėkatosh kurrė. 2. Sepse nėse kalon nė mendjen tėnde ky mendim, do tė mėkatosh, dhe nėse bėn gjėra tė tjera tė liga si kėto, do tė bėsh mėkat, sepse ky mendim pėr shėrbėtorin e Perėndisė ėshtė mėkat i madh, dhe nėse ndonjė bėn kėtė vepėr tė ligė, pėrgatit pėr veten e tij vdekje. 3. Ki kujdes, pra, edhe ti, qėndro larg kėtij mendimi, sepse, atje ku banon hijeshia, atje nuk duhet qė paudhėsia tė futet nė mendjen e burrit tė drejtė”. 4. I them: “Zot, lejomė tė pyes disa gjėra”. “Thuaji, - mė thotė”. “Zot, - them, - nėse dikush ka grua besimtare te Zoti, dhe asaj i ndodh tė kryejė ndonjė kurorėshkelje, mos ndoshta mėkaton burri duke bashkėjetuar me tė?” 5. “Pėr sa kohė nuk e njeh, - thotė, - nuk mėkaton, por nėse burri i saj mer vesh mėkatin e saj dhe jeton me tė, bėhet fajtor i mėkatit tė saj dhe bashkėfajtor i kurorėshkeljes sė saj”. 6. “Ē’duhet tė bėjė pra, burri, Zot, nėse gruaja qėndron nė kėtė pasion tė saj?” Ta ndajė, - thotė, - dhe burri tė qėndrojė vetėm. Por nėse ndan gruan e tij dhe martohet me njė tjetėr, dhe ky bėn kurorėshkelje”. 7. Them: “Zot, po nėse pas ndarjes sė gruas, pendohet gruaja dhe dėshiron tė kthehet te burri i saj, dhe ai s’e pranon?” 8. “Natyrisht, - thotė, - nėse nuk e pranon, burri i saj mėkaton dhe tėrheq mbi vete mėkat tė madh. Por duhet tė pranojė atė qė ka mėkatuar dhe pendohet, por jo pėr shumė, sepse pėr shėrbėtorėt e Perėndisė njė pendim ekziston. Pėr shkak tė pendimit burri nuk duhet tė martohet. Kjo praktikė vlen dhe pėr gruan dhe pėr burrin. 9. Nuk ėshtė vetėm kurorėshkelje, - thotė, - nėse dikush infekton trupin e tij, por edhe ai qė kryen tė njėjtat gjėra me ato qė bėjnė idhujtarėt, kryen kurorėshkelje. Pra dhe pėr kėto vepra, nėse dikush qėndron dhe nuk pendohet, t’i largohesh dhe tė mos bashkėjetosh me tė, ndryshe do tė jesh dhe ti bashkėfajtor i mėkatit tė tij. 10. Prandaj ju ėshtė dhėnė porosia, tė qėndroni tė vetėm, ose burrė, ose grua, sepse tek ata mund tė ndodhė pendimi. 11. Pra unė, - thotė, - nuk jap shkas nė mėnyrė qė kjo vepėr tė bėhet kėshtu, por qė tė mos mėkatojė mė kurrė ai qė kishte mėkatuar. Ndėrsa pėr mėkatin e tij tė mėparshėm mund tė japė falje i Plotfuqishmi, sepse ėshtė ai qė ka pushtet nė gjithēka”.
    2. E pyeta pėrsėri duke thėnė: “Ngaqė, Zot, mė konsiderove tė denjė tė banosh gjithmonė bashkė me mua, mė duro akoma dhe pak fjalė, sepse asgjė nuk kuptoj, dhe zemra ime ėshtė ngurtėsuar nga veprat e mia tė mėparshme. Jepmė mend, sepse jam krejtėsisht pa mend dhe nuk kuptoj krejtėsisht asgjė”.
    2. Duke u pėrgjigjur mė tha: “Unė jam pėrgjegjėsi pėr pendimin, dhe tek tė gjithė ata qė pendohen jap urtėsi. Apo ndoshta nuk mendon, - thotė, - se vetė ky pendim pėrbėn urtėsi? Pendimi i dukujt, - thotė, - pėrbėn urtėsi tė madhe, sepse ai qė mėkatoi kupton qė bėri diēka tė ligė para Zotit, peshon veprimin qė bėri, pendohet dhe nuk e bėn pėrsėri tė keqen, por bėn tė mirėn me zell, dhe pėrul shpirtin e tij dhe e mundon ngaqė mėkatoi. E shikon, pra, qė pendimi pėrbėn urtėsi tė madhe”. 3. Prandaj, pra thashė: “Zot, pėrpiqem t’i verifikoj tė gjitha nga ty, sė pari qė jam mėkatar, qė tė mėsoj ē’vepra duhet tė bėj pėr tė shpėtuar, sepse mėkatet e mia janė tė shumta dhe tė mėdha”. 4. “Do tė jetosh, - thotė, - nėse ruan urdhėrimet e mia dhe ecėn sipas tyre. Dhe ai i cili dėgjon kėto urdhėrime dhe i ruan, do tė jetojė me Perėndinė”.
    3. “Zot, do tė shtoj akoma dhe njė pyetje”. “Thuaje, - tha”. “Zot, dėgjova nga disa mėsues, se nuk ekziston pendim tjetėr, veē atij kur u pagėzuam dhe morėm faljen e mėkateve qė i kishim bėrė mė parė”. 2. Mė thotė: “Mirė e ke dėgjuar, sepse kėshtu ėshtė. Sepse duhej qė ai qė mori faljen e mėkateve tė tij, tė mos mėkatojė mė, por tė jetojė me pastėrti. 3. Por ngaqė dėshiron t’i verifikosh tė gjitha, do tė ta tregoj dhe kėtė, pa justifikuar ata qė duhet tė besojnė ose tek ata qė tani besuan nė Zotin. Sepse ata qė besuan tani, ose qė pritet tė besojnė, nuk kanė tė drejtė pendimi pėr mėkatet e tyre, por kanė falje pėr mėkatet e tyre tė mėparshme. 4. Por pėr ata qė u thirrėn para kėtyre ditėve, Perėndia lejoi pendimin. Sepse Zoti, duke qenė zemėrnjohės dhe duke i ditur tė gjitha qė mė parė, e njihte dobėsinė e njerėzve dhe dinakėrinė e djallit, d.m.th qė do t’u bėjė keq shėrbėtorėve tė Perėndisė dhe do qė t’i bėjė tė ligj. 5. Pra Zoti, duke qenė shumė i mėshirshėm, i pėrdėlleu krijesat e tij dhe e lejoi kėtė pendim, dhe m’u dha mua pushteti i kėtij pendimi. 6. Por, unė tė them, - tha, - se pas asaj thirrjeje tė madhe dhe tė hijshme, nėse ndokush provohet nga Djalli dhe mėkaton, ka akoma dhe njė pendim. Por nėse mėkaton pa menduar dhe pendohet, ėshtė pa dobi pėr njeriun, sepse vėshtirė do tė jetojė”. 7. I thashė: “U frymėzova duke dėgjuar kėto nga ty me kaq hollėsira, sepse e di qė nėse nuk i shtoj mėkatet e mia, do tė shpėtohem”. “Do tė shpėtohesh ti, - thotė, - dhe tė gjithė ata qė do t’i bėjnė kėto”.
    4. E pyeta sėrish duke thėnė: “Zot, meqė mė duron, mė trego akoma dhe kėtė”. “Thuaj, - mė tha”. “Nėse njė grua, Zot, ose njė burrė vdes dhe ndonjė nga kėta martohet, mos ndoshta mėkaton ai qė martohet?” 2. “Nuk mėkaton, - thotė, - por nėse qėndron vetėm siguron mė tepėr nder pėr veten e tij dhe i jep Zotit lavdi tė madhe. Por edhe nėse martohet nuk mėkaton. 3. Ruaj pra, pastėrtinė dhe hijshmėrinė, dhe do tė jetosh me Perėndinė. Tė gjitha kėto qė po t’i them dhe do tė tė them ruaji qė tani, qė nga dita qė m’u dorėzove, dhe unė do tė banoj nė shtėpinė tėnde. 4. Por pėr tė metat e tua tė mėparshme do tė ketė falje, pėrderisa ruan porositė e mia. Por dhe te tė gjithė do tė jepet falje, nėse ruajnė kėto porosi tė mia dhe ecin me kėtė pastėrti”.


    Porosia e njėmbėdhjetė

    1. Mė tregoi njerėz qė ishin ulur nė ndenjėse dhe njė njeri tjetėr qė ishte ulur nė kolltuk, dhe mė tha: “A i shikon ata qė janė ulur nė ndenjėse?” “I shikoj, Zot, - thashė”. “Ata, - thotė, - janė besimtarė, ndėrsa ai qė ulet nė kolltuk ėshtė profet i rremė qė shtrembėron mendjen e shėrbėtorėve tė Perėndisė dhe shtrembėron mendjen e atyre qė ngurrojnė, jo tė besimtarėve. 2. Pastaj, kėta tė lėkundurit vijnė tek ai si tė jetė magjistar dhe e pyesin ēfarė do t’u ndodhė vallė, dhe ai profeti i rremė, pa patur brenda vetes asnjė fuqi tė Frymės sė Shenjtė, u pėrgjigjet sipas pyetjeve dhe nė mėnyrė analoge me dėshirat e ligėsisė sė tyre dhe kėnaq shpirtrat e tyre, ashtu siē duan ata. 3. Sepse ai, duke qenė bosh, u pėrgjigjet njerėzve bosh sipas njė mėnyre boshe. Sepse pėr ēdo gjė qė tė pyetet, pėrgjigja e tij drejtohet nė kotėsinė e njeriut. Por thotė dhe disa fjalė tė vėrteta, sepse djalli e frymėzon me frymėn e tij, se mos ndoshta mundet dhe shkėput ndonjė nga tė drejtėt. 4. Ata, pra, qė janė nė besimin e Zotit, tė veshur me tė vėrtetėn nuk ngjiten pas kėtyre frymėrave, por largohen nga ato. Por ata qė janė tė paqėndrueshėm dhe pendohen shpesh, kėshillohen me magjitė, ashtu si dhe paganėt, dhe tėrheqin kundėr tyre mėkat tė madh me tė sjellėt nė mėnyrė idhujtare, sepse ai qė pyet njė profet tė rremė pėr ndonjė vepėr tė tij, ėshtė idhujtar, i zbrazur nga e vėrteta dhe i marrė. 5. Sepse ēdo frymė qė u dha nga Perėndia, nuk pyet, por duke patur fuqinė e hyjnores e thotė gjithēka vetė, sepse vjen nga lart, nga fuqia e Frymės sė Shenjtė. 6. Ndėrsa, fryma qė pranon pyetje dhe flet sipas dėshirave tė njerėzve, ėshtė tokėsore dhe e lehtė, nuk ka fuqi dhe nuk flet fare nėse nuk pyetet”. 7. “Si, pra, Zot, - i them, - do tė dijė njeriu cili ėshtė profet dhe cili ėshtė profet i rremė?” “Dėgjo, - thotė, - dhe pėr tė dy profetėt, dhe kėshtu siē do tė tė them, kėshtu tė provosh profetin dhe pseudoprofetin. Nga jeta e tij ta analizosh njeriun qė ka Frymėn e Shenjtė. 8. Pikė sė pari, ai qė ka Frymėn e Shenjtė, qiellore, ėshtė i butė, i qetė dhe i pėrulur dhe largohet nga ēdo ligėsi dhe dėshirė e kotė e kėsaj bote, e bėn veten e tij mė tė varfėr nga tė gjithė njerėzit, dhe nuk i pėrgjigjet aspak asnjėrit, nuk flet vetė kur pyetet, as flet Fryma e Shenjtė kur dėshiron njeriu tė flasė, por flet vetėm atėherė kur dėshiron Perėndia qė ajo tė flasė. 9. Pra, kur vjen njeriu qė ka Frymėn e Perėndisė, nė mbledhjen e njerėzve tė drejtė tė cilėt besojnė nė Frymėn Hyjnore, dhe bėhet lutje tek Perėndia e tė mbledhurit tė atyre njerėzve, atėherė engjėlli i frymės profetike, i cili ndodhet pranė tij, e frymėzon njeriun, dhe i frymėzuar njeriu nga Fryma e Shenjtė i flet turmės ashtu si dėshiron Zoti. 10. Kėshtu, pra, bėhet e dukshme Fryma e Perėndisė. Kjo ėshtė, pra, fuqia e Frymės Hyjnore tė Zotit. 11. Dėgjo, pra, - thotė, - dhe pėr frymėn tokėsore dhe boshe, qė nuk ka fuqi, por ėshtė foshnje. 12. Pikė sė pari ai njeri qė mendon se e ka frymėn lartėson veten e tij dhe dėshiron tė ketė vendin e parė, dhe nė vazhdim bėhet arrogant, i paturp dhe llafazan, jeton mes shumė kėnaqėsive dhe nė shumė mashtrime tė tjera, dhe pranon shpėrblime pėr profecitė e tij, dhe nėse nuk merr, nuk profetizon. A mundet qė Fryma e Perėndisė tė marrė shpėrblim dhe tė profetizojė? Nuk ekziston rast ta bėjė kėtė profeti i Perėndisė, ndėrsa fryma e profetėve tė kėtij lloji ėshtė tokėsore. 13. Pastaj, nė pėrgjithėsi nuk afrohet nė mbledhjen e njerėzve tė drejtė, por u shmanget, dhe u ngjitet tė paqėndrueshmėve dhe foshnjave, profetizon pėr ata veēas nė njė qoshe dhe i mashtron duke u folur atyre nė pėrputhje me dėshirat e tyre gjithmonė tė marra, mbasi nė njė farė mėnyre u pėrgjigjet foshnjave. Sepse ena bosh, kur vendoset bashkė me tė tjerat bosh, nuk thyhet, por bien dakort midis tyre. 14. Por kur afrohet nė mbledhje plot me njerėz tė drejtė, tė cilėt kanė Frymė Perėndie dhe bėhet me ta diskutim, ai njeri boshatiset dhe fryma tokėsore nga frika largohet nga ai, dhe ai njeri mbetet bosh dhe shpartallohet krejtėsisht, duke mos mundur tė thotė asgjė. 15. Sepse, nėse mbush njė depozitė me verė ose vaj dhe vendos nė to njė qyp bosh dhe dėshiron ta zbrazėsh sėrish depozitėn, ai qypi bosh qė e vendose nė to do ta gjesh pėrsėri bosh. Kėshtu edhe profetėt bosh, kur vijnė nė frymėrat e tė drejtėve, ashtu si ishin kur erdhėn, kėshtu dhe do tė mbeten. 16. Ke pra jetėn e tė dy profetėve. Kėshtu ta provosh, nga veprat dhe nga jeta e tij, njeriun qė thotė se ėshtė mbartės i Frymės. 17. Madje t’i tė besosh nė Frymėn qė vjen nga Perėndia dhe ka fuqi, ndėrsa nė frymėn tokėsore tė zbrazėt tė mos besosh fare, sepse nė tė nuk ekziston fuqi, sepse vjen nga djalli. 18. Tani dėgjo parabolėn qė do tė tė them. Merr njė gur dhe hidhe atė nė qiell, dhe vėshtro nėse mund ta prekėsh qiellin, ose merr njė tubė uji dhe flake nė qiell, dhe vėr re nėse mund ta shposh qiellin”. 19. “Si ėshtė e mundur, Zot, - thashė, - tė bėhen kėto? Sepse qė tė dyja ato qė the janė tė pamundura”. “Ashtu si ato, - thotė, - janė tė pamundura, kėshtu edhe frymėrat tokėsore janė tė dobėta dhe tė plogėshta. 20. Tani, merr fuqi qė vjen nga sipėr. Breshėri ėshtė njė kokėrr shumė e vogėl, por kur bie nė kokėn e njeriut, sa dhimbje shkakton, ose merr pikėn qė nga shtamba bie poshtė dhe e bėn gurin vrimė. 21. Shikon, pra, se gjėrat shumė tė vogla, kur bien nga sipėr nė tokė, kanė fuqi tė madhe. Kėshtu edhe Fryma e Perėndisė, qė vjen nga sipėr, ėshtė e fuqishme. Pra, nė kėtė Frymė beso, dhe nga tjetra largohu”.


    Porosia e dymbėdhjetė

    1. Mė thotė: “Largo prej vetes tėnde ēdo dėshirė tė ligė dhe vish dėshirėn e mirė dhe tė hijshme, sepse i veshur me kėtė dėshirė do ta urresh dėshirėn e ligė dhe do ta frenosh ashtu si dėshiron. 2. Sepse dėshira e ligė ėshtė e egėr dhe zbutet me vėshtirėsi, sepse ėshtė e frikshme dhe me egėrsinė e saj i shkatėrron shumė njerėzit. Por nėse bie mbi tė shėrbėtori i Perėndisė dhe nuk ėshtė i zgjuar, shkatėrrohet tmerrėsisht nga ajo. Dhe shkatėrron ata qė nuk kanė veshje tė dėshirės sė mirė, por janė brumosur me botėn e kėtushme. Ata, pastaj, i dorėzon nė vdekje”. 3. “Zot, - i thashė, - cilat janė veprat e dėshirės sė ligė, qė i dorėzojnė njerėzit nė vdekje? M’i bėj tė ditura ato dhe do tė largohem prej tyre”. “Dėgjomė se cilat vepra ose dėshirė e ligė ēon nė vdekje shėrbėtorėt e Perėndisė.
    2. Mė shumė nga tė gjitha dallohet dėshira e gruas ose e burrit tė huaj, gjithashtu luksi i pasurisė dhe ushqimet e pijet e shumta dhe tė kota, si dhe shumė kėnaqėsi tė tjera tė pakuptimta. Sepse ēdo kėnaqėsi ėshtė e marrė dhe pa kuptim pėr shėrbėtorėt e Perėndisė. 2. Pra, kėto dėshira janė tė liga dhe sjellin vdekje pėr shėrbėtorėt e Perėndisė. Sepse kjo dėshirė e ligė ėshtė e bija e Djallit. Duhet tė largohemi nga dėshirat e liga qė tė larguar tė jetoni me Perėndinė. 3. Madje ata qė qėllon tė sundohen nga ato dhe nuk u qėndrojnė atyre kundėr, nė fund do tė vdesin, sepse kėto dėshira janė vdekjeprurėse. Ti, pra, vish dėshirėn e drejtėsisė dhe mbasi tė armatosesh mirė me frikėn e Perėndisė, qėndro kundėr tyre. Sepse frika e Perėndisė banon brenda dėshirės sė mirė. Dėshira e ligė, nėse tė shikon tė armatosur me frikėn e Perėndisė dhe t’i qėndrosh asaj kundėr, do tė ikė larg teje dhe nuk do tė tė rishfaqet, ngaqė i ka frikė armėt e tua. 5. Ti, pastaj, mbasi tė triumfosh kundėr saj, eja nė dėshirėn e drejtėsisė, dhe duke i dorėzuar asaj trofenė qė more, puno nė tė, ashtu si ajo do. Nėse punon nė dėshirėn e mirė dhe i nėnshtrohesh asaj, do tė mundėsh tė mposhtėsh dėshirėn e ligė dhe ta nėnshtrosh si tė duash”.
    3. “Zot, - i thashė, - doja tė mėsoja me cilat mėnyra duhet t’i shėrbej dėshirės sė mirė”. “Dėgjo, - mė thotė: - Zbato drejtėsinė dhe virtytin, tė vėrtetėn dhe frikėn e Zotit, besimin dhe butėsinė dhe sa tė mira tė tjera janė njėsoj si kėto. Duke bėrė kėto do tė jesh shėrbėtor i pėlqyer i Perėndisė dhe do tė jetosh bashkė me tė. Dhe ēdo njeri qė do t’i shėrbejė dėshirės sė mirė do tė jetojė me Perėndinė”. 2. Mbasi mbaroi dymbėdhjetė porositė mė tha: “Ti i ke kėto porosi, ec sipas tyre dhe tė nxitėsh ata qė tė dėgjojnė, qė tė jetė pendimi i tyre i sinqertė nė ditėt e mbetura tė jetės sė tyre. 3. Kėtė shėrbesė qė po tė jap ta kryesh me kujdes dhe tė punosh shumė, sepse do tė gjesh hir midis atyre qė do tė pendohen dhe do tė binden nė fjalėt e tua, sepse unė do tė jem bashkė me ty dhe do t’i detyroj tė tė binden ty”. 4. I them: “Zot, kėto urdhėrime janė tė mėdha, tė mira dhe tė lavdishme dhe mund tė gėzojnė zemrėn e njeriut qė mund t’i ruajė. Por nuk e di nėse kėto porosi mund tė ruhen nga njeriu, sepse janė shumė tė rrepta”. 5. U pėrgjigj dhe mė tha: “Nėse ti bind veten tėnde se mund tė ruhen, atėherė do t’i ruash lehtė dhe nuk do tė jenė tė rrepta. Por nėse hyn nė mendjen tėnde ideja se ato nuk mund tė ruhen nga njeriu, nuk do t’i ruash. 6. Dhe tani tė them: Nėse nuk i ruan, por i harron, as ti nuk do tė shpėtohesh, as bijtė e tu, as shtėpia jote, ngaqė tashmė vendose nga vetja jote se nuk mund tė ruhen kėto urdhėrime nga njeriu”.
    4. Dhe kėto m’i tha me shumė inat, qė si pasojė tė tronditem dhe t’i kem shumė frikė, sepse pamja e tij kishte ndryshuar nė atė pikė sa tė mos mund njeri tė durojė zemėrimin e tij. 2. Por duke mė parė mua tė dridhem i tėri dhe madje tė turbulluar, filloi tė mė flasė me mė shumė butėsi, duke thėnė: “I marrė, pa mend dhe dyshues, nuk e mendon lavdinė e Perėndisė, sa e madhe, e fuqishme dhe e ēuditshme ėshtė, qė krijoi botėn pėr njeriun dhe qė ia nėnshtroi gjithė krijimin njeriut, dhe i dha tė gjithė pushtetin tė jetė Zot i gjithēkaje qė gjendet nė qiell? 3. Pra, pėrderisa njeriu ėshtė zot i krijesave tė Perėndisė dhe ka pushtet nė tė gjitha, nuk mund tė bėhet zot dhe i kėtyre urdhėrimeve? Mundet, - thotė, - tė bėhet zot i gjithēkaje dhe i gjithė kėtyre urdhėrimeve, njeriu i cili ka Zotin nė zemrėn e tij. 4. Ndėrsa ata qė e kanė Zotin nė buzėt e tyre dhe zemrėn e tyre tė ngurtėsuar dhe ndodhen larg Zotit, pėr ta kėto urdhėrime janė tė rrepta dhe tė vėshtira. 5. Ju pra, qė jeni tė zbrazėt dhe tė dobėt nė besim, vendosni Zotin nė zemrėn tuaj dhe do tė mėsoni se asgjė nuk ėshtė mė e lehtė se kėto urdhėrime, as mė e ėmbėl, as mė e butė. 6. Kthehuni ju qė ndiqni urdhėrimet e Djallit, ndyrėsitė e vėshtira, tė hidhura dhe tė egra dhe mos i kini frikė Djallit, sepse nė tė nuk ekziston fuqi kundėr jush. 7. Sepse do tė jem unė bashkė me ju, engjėlli i pendimit, tė cilin zotėroj. Djalli ka vetėm frikė, dhe frika e tij ėshtė pa fuqi. Atėherė mos i kini frikė atij dhe do tė ikė nga ju”.
    5. I them: “Zot, dėgjo fjalėt e mia tė pakta”. “Thuaj, - tha, - ēfarė tė duash”. “Zot, - i them, - njeriu ėshtė i gatshėm tė ruajė porositė e Perėdisė, se nuk ekziston asnjė qė tė mos kėrkojė nga Zoti tė forcohet nė porositė dhe t’u bindet atyre, por Djalli ėshtė i egėr dhe i tiranizon”. 2. “Nuk ėshtė e mundur, - thotė, - tė tiranizojė shėrbėtorėt e Perėndisė tė cilėt i besojnė Atij me gjithė zemrėn e tyre. Djalli mund tė luftojė kundėr ndonjėrit, por jo qė edhe ta mundė. Pra, nėse i qėndroni kundėr atij, mbasi tė mundet, do tė ikė i turpėruar nga ju. Vetėm ata, - thotė, - qė janė krejtėsisht tė zbrazėt, ata i frikėsohen djallit, sikur ai tė ketė fuqi. 3. Kur njeriu mbush qypa tė fortė me verė tė mirė, dhe midis atyre qypave ekzistojnė dhe disa krejtėsisht bosh, vjen tek qypat dhe nuk i vėshtron tė mbushurit, sepse e di se janė plot, por vėren ata qė janė krejt bosh, sepse ka frikė se mos u prishėn, ngaqė qypat bosh thartohen shpejt dhe humbet shija e kėnaqshme e verės. 4. Kėshtu dhe Djalli vjen tek tė gjithė shėrbėtorėt e Perėndisė duke i provuar ata. Ata, pra, qė janė tė mbushur me besim, e kundėrshtojnė atė me fuqi, dhe ai ikėn nga ata, duke mos patur vend tė futet. Pastaj kalon tek tė zbrazėt, dhe duke gjetur vend futet brenda tyre, dhe bėn atė qė dėshiron, dhe kėshtu bėhen robėr tė tij”.
    6. Pra, ju them unė, engjėlli i pendimit, mos i kini frikė djallit. Sepse, jam dėrguar, - thotė, - tė jem bashkė me ju qė pendoheni me gjithė zemrėn tuaj dhe t’ju forcoj nė besim. 2. Pra, besoni nė Perėndinė ju, tė cilėt pėr shkak tė mėkateve tuaja keni hequr dorė nga jeta juaj dhe shtoni mėkatet dhe rėndoni jetėn tuaj, sepse, nėse ktheheni tek Zoti me gjithė zemrėn tuaj dhe kryeni drejtėsinė nė ditėt e mbetura tė jetės suaj, dhe i shėrbeni drejt, sipas dėshirės sė tij, do tė kurojė mėkatet tuaja tė mėparshme, dhe do tė fitoni fuqi qė tė mposhtni veprat e djallit. Dhe mos i kini frikė fare kėrcėnimit tė Djallit, sepse ėshtė pa fuqi, ashtu si nervat e tė vdekurit. 3. Dėgjomėni, pra, dhe kini frikė nga ai qė mund tė bėjė gjithēka, tė shpėtojė dhe tė shkatėrrojė, dhe ruani kėto urdhėrime dhe do tė jetoni me Perėndinė”. 4. I them: “Zot, tani u forcova nė tė gjitha urdhėrimet e Zotit, sepse ti je bashkė me mua dhe e di qė ti do tė shkatėrrosh tė gjithė fuqinė e djallit. Dhe ne do tė bėhemi zotėr tė tij dhe do t’i mposhtim tė gjithė veprat e tij. Dhe shpresoj, Zot, se me fuqinė e Zotit, mund tė ruaj kėto urdhėrime qė mė dhe”. 5. “Do t’i ruash, - thotė, - nėse zemra jote bėhet e pastėr ndaj Zotit. Dhe do t’i ruajnė dhe tė gjithė ata qė do tė pastrojnė zemrat e tyre prej dėshirave tė kota tė kėsaj bote, dhe do tė jetojnė me Perėndinė”.

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit Kryeengjell per kete material.

    Por pse ekzistojne boshlleqe midis parabolave?

    (eshte vetem e pare, e pesta dhe e nenta?)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrimet e Hershme: Didakia
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:17
  2. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Tradita e Shenjtė: Rruga qė tė shpie nė shtėpi
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 01:05
  5. Sola scriptura ne Kishen e hershme
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •