Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ritet mortore

    Kjo pjese eshte marre nga ritet mortore ne Laberi

    Vdekja, gra qė ngrejnė kujė dhe ējerrin fytyrėn

    Ka qenė shumė interesante edhe tradita e vdekjeve, pėrsa i pėrket zonės sė Labėrisė tė Vlorės. Mėnyra e ritualeve dhe e pėrjetimit tė njė vdekje, varej nga mėnyra se si kishte vdekur njeriu dhe nga mosha e tij. Nė rast se i ndjeri ishte nė moshė relativisht tė re, atėherė kuja ishte mė e madhe, ngashėrimi mė rrėnqethės, kurse, kur ai qė ndahej nga jeta ishte i moshuar, atėherė kuptohet qė dhe vaji do tė ishte i njė shkalle mė tė ulėt, pasi vdekja normalisht, nė ato raste, pritet si proces i natyrshėm.

    Novruzi tregon pėr “Shekulli-Kontakt” se, “kur isha nė Radhimė si mėsues, ndodhi qė njė djalė i mrekullueshėm rreth tė 30-ve tė vdiste pasi e zuri korenti. Pashė qė gratė e fshatit dolėn nė pjesėn mė tė ngritur tė fshatit dhe ulėrinin me tė madhe e ēirrnin faqet. I pashė me sytė e mi, qė fytyrat e tyre u mbushėn me gjak...”. Pasi vdes personi, sigurisht qė ndėr tė parat veprime qė bėhen, pas kontrollit mjekėsor, janė pėrgatitjet higjienike, rregullimi, larja, veshja, prerja e thonjve, parfumosja, etj. Njė traditė tjetėr e veēantė e vlonjatėve, ėshtė mėnyra e pėrcjelljes sė tė vdekurit drejt banesės sė fundit. Nė Tragjas tė Vlorės e kanė pasur si zakon, qė arkivoli i tė vdekurit, nė ēdo lagje qė kalonte, mbahej nga banorėt e lagjes pėrkatėse.
    Ne krahasim, me poshte flitet per nje rit te rralle ne Mirdite.

    “Historia e njė riti tė rrallė mortor, nė Malėsi…”

    Mirditasit i kanė kushtuar vėmendje tė veēantė, pos dasmave dhe ceremonive tė gėzimit, edhe mortit, madje hera-herės duke i dhėnė ngjyresa monumentale. Nė studimin e tij “Vajet dhe Vajtimoret e Mirditės”, studiuesi i njohur vendas, Ndue Dedaj, i mėshon faktit tė pėrmendur nė hulumtimet e kahmoēme tė studiuesve mė tė zėshėm tė vendit dhe tė huaj, se vajet e Mirditės janė aq karakteristike, sa janė pėrfshirė nė njė masė tė madhe, nė korpusin e Visareve tė Kombit. “Mirditorja qan thekshėm, shėnohet aty, qė tė ban me kujtue disi poetėt e motshėm; elegjinat e Tribulit, e ma mirė tė grekėve tė vjetėr”, me “tė bėrtitmen e saj mbi tė dekunin me njė za tė thekshėm, qė e ka prej natyre me i dhanė vajit tė vet at’ poezi tė dhimbshme”. Vajtimoret e Mirditės, kanė qenė pėrmendur, ashtu si dhe Burrat e Dheut. Ato kanė krijuar njė opus tė shkėlqyer tė folkut elegjiak, qė vijon dhe sot e asaj dite tė mbijetojė nė kohėt moderne.

    Studiuesi Dedaj, thotė se, nėse nė mjaft vaje tė zonave jugore, i vdekuri (burrė), zakonisht portretizohet si “trim”, nė vajet e Mirditės, burri i kėtyre anėve, pėrgjithėsisht ėshtė “gjyqtar i venue”, ēka do tė thotė se “zanati” kryesor i malėsorit tė kėsaj ane, nuk ka qenė pushka e trimnia (pa e zbehur kėtė), por gjykimi i ēėshtjeve, kuvendi, urtėsia dhe menēuria. Trimėria mund t’i lypej njėherė malėsorit, kurse menēuria (gjyqtaria) i duhej dita me ditė. Kjo pėrmasė, qė e pėrcjell dukshėm kėnga, duket se ėshtė e ndėrlikuar me praninė e kanunit, pleqėsisė, kuvendit, vetėqeverisjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 12-12-2006 mė 18:04

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kėto foto tė rralla...

    Nikollė Gjinali, njė i moshuar i nderuar 85-vjeēar, banues nė Rrėshen, ka sjellė pėr “Shekullin” para disa kohėsh, njė foto tė rrallė tė njė riti tė rrallė vdekjesh. Ndėrsa pėr “Kontakt” ka pranuar tė zbėrthehet mė nė imtėsi, duke sjellė nė kujtesė tėrė detajet e atij momenti tė jashtėzakonshėm para 62 viteve. Shkrepjet e aparatit nga ai, kur ishte student nė Seminarin e Jezuitėve tė Shkodrės, janė bėrė nė janar (kallnduer) tė vitit 1944. Thuhet se njė e tillė foto, ėshtė realizuar nė njė vdekje edhe nė Orosh, po nė Mirditė, nė shtėpinė e pėrmendur tė Gjomarkajve, rreth vitit 1946, ky duhet tė ketė qenė dhe riti i fundit i njė rituali mortor nė kėtė mėnyrė.

    Fotoja sjell me imazhin e saj tė veēantė, njė nga ritet mė tė rralla nė malėsitė e Veriut. Nikolla ėshtė djali i tė vrarit pėr gjakmarrje asokohe, njė burrė nė zė i krahinės, i paraqitur nė celuloidin bardh e zi, si njė shtatore ulur nė njė karrige tė stilizuar. Seminaristi fotograf amator, vizitori-mik i “Foto “Marubit” para se tė nisej pėr nė vendlindje, kur i kanė lajmėruar vdekjen e tė atit, nuk ka harruar tė marrė me vete aparatin fotografik, i cili mbante 12 poza, kaq sa dhe ka realizuar para 62 viteve, nė atė rit tė rrallė. Janė foto qė tė sjellin nė imazh “burrin e gjallė tė vdekur”.

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po ē’ishte “burri i gjallė i vdekur”?

    Le tė shohim kėtė foto. Aty nė karrige ėshtė vendosur “i dekuri N.N”, po si tė ishte gjallė, kur ndante gjyqe e ligjėronte nė kuvende. Ėshtė babai i Nikollit, nga Shėngjergji i Kaēinarit, nga ata “burra tė dheut” qė shėnohen nė katund a krahinė. Ai ishte shėnuar pėr t’u vrarė si “burrė i squet” i shtėpisė sė Gjinalajve, nga hasmi i vet dhe kjo ishte realizuar nė njė pusi “atė ditė tė zezė kallndueri”...

    Mirėpo burra tė tillė krejt tė veēantė, nderoheshin edhe pėr sė vdekuri me njė rit tė rrallė. Studiuesi, Ndue Dedaj e ka pėrshkruar si njė rit tė jashtėzakonshėm, qė shuhet si i tillė aty nga mesi i shekullit tė kaluar. “Riti zbatohej rrallė, i vdekuri duket qė ėshtė veshur mirė, si tė jetė njė dhėndėr a tė nisej dikund, pėr krushk dasme, me rrobėn karakteristike krahinore. Armatosej si nė tė gjallė, me livore (revole) nė brez, e pushkė tė gjatė nė krah, dhe ashtu i stolisur, vendosej nė njė karrige me krahė, e gdhendur me ornamente. Kėmbė mbi kėmbė, me kėsulėn e bardhe nė njėrin sy, mustakėt e pėrdredhur, sytė ēelė dhe cigaren nė dorė e vesh, ai paraqitej krejt si i gjallė. “Fliste” me ata qė kishin ardhur ta pėrcillnin pėr nė varr, “u shtrinte” kutinė e duhanit.

    Vajtimoret, si duket “tė pakėnaqura” nga qėndrimi ndenjur i tij, gjatė natės sė rojes, aty pranė vatrės, i kėrkonin pėrmes vargjeve poetike tė tyre, qė “t’i jepte paksa shtatit dhe tė ngrihej nė kėmbė!”, pasi atė “e prisnin punėt, gjyqet qė do tė ndante nė katund e krahinė, ato punė, qė ai i kishte lėnė pėrgjysmė…”.

    Pas njė nate mes miqsh tė zemrės, dashamirėsh, shokėsh, aty brenda, nė mėngjes, burri i “gjallė” i vdekur, do tė “dilte” nė oborr po nė karrigen e mbėshtetur pranė murit, i rrethuar nga kori i vajtimoreve. (Pikėrisht kėtė moment ka fokusuar Nikolla, asokohe, seminaristi 21-vjeēar). Ashtu i ngrirė, ai do tė pozonte pėr tė gjithė, derisa do tė vinte ēasti tė ngjitej nė vigj. Tashmė mund tė thuhej se ai kishte “vdekur” me tė vėrtetė, pasi rrinte shtrirė si gjithė tė vdekurit.

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    85-vjeēari: Ju rrėfej historinė dhe momentet e fotografimit

    85-vjeēari, Nikollė Gjinali, edhe pse mbahet me vėshtirėsi, rrėfen, si tė ishte para 62 viteve, atė ditė kallndueri 1944, kur shkrepi aparatin pėr tė fiksuar kėtė rit tė rrallė tė vdekjes, pavarėsisht se i takoi tė ishte i ati, njė baba i shkėlqyer, sipas tij, dhe njė “gjyqtar e azgan i krahinės”, siē janė tė shėnuara vargjet e poezive tė vajtimoreve tė asaj kohe. Nikolla, bashkėstudent me Loro Boriēin, nxėnės i Mjedės dhe i Fishtės, rrėfen nė detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit:

    Zoti Gjinali, ju keni qenė student nė Seminarin e Jezuitėve tė Shkodrės?

    Po, thuajse isha nė traditėn e familjes, kur nga dera jonė kishim njerėz tė pėrmendur nė shėrbesat kishtare, me emėr nė krahinė e mė tej.

    Kur e filluat shkollėn?

    E fillova nė vitin 1932, kur isha fare fėmijė.

    Gjatė kėtyre viteve keni qenė nė shtėpi, nė Kaēinar?

    Jo, pėrgjatė tėrė kėtyre viteve nuk erdha nė vendlindje; qe rregulli i tillė.

    E mbani mend babain?

    Natyrisht e mbaj mend, por pėr 12 vite nuk e pata parė, vetėm pėr sė vdekuri.

    Kur vdiq babai?

    Aty nga janari i 1944-ės.

    Tė lajmėruan?

    Po, djali i motrės sė Gjon Marka Gjonit.

    Dhe u nisėt menjėherė?

    Po, sapo e mora vesh. Madje kemi kaluar peripeci tė tėra rrugės pėr nė Vaun e Dejės, me njė makinė, qė nė vend tė naftės, digjte dru pėr tė prodhuar energji shtytėse pėr makinėn-taksi qė kishim marrė me vete. Pastaj kaluam nė besė, fshat mė fshat tė Malėsisė sė Shkodrės, tė Lezhės dhe tė Mirditės, derisa arrita tek shtėpia.

    Kishit marrė me vete dhe aparatin fotografik, tė ra ndėrmend?

    Po, e kisha marrė me vete, pasi shpeshherė veja tek “Foto Marubi”, isha si i shtėpisė atje, mė pėlqente tė merresha me pozime, ndaj gjithnjė aparatin e merrja me vete, edhe nė kėtė rast nuk e harrova.

    E dinit se do tė fotografonit njė rit tė rrallė dhe tė fundit nė Shqipėri?

    Jo, kėtė nuk mund ta them. Unė u nisa thjeshtė, meqė kisha 12 vite qė nuk e kisha parė babain, tė paktėn ta fotografoja pėr sė vdekuri.

    Si e mban mend “takimin” me babain, nė atė janar 1944?

    Fillimisht qeshė shumė i tronditur. Ishte 22 a 23 kallnduer tė vjetit 1944. Kisha mbėrrit atje tek shtėpia, nė mbramje vonė...

    Ku e kishin vėnė babain e vdekur?

    Xhenazen, fillimisht e kishin vėnė nė dhomėn e pritjes, brenda. Atje hyra duke qarė dhe u pėrshėndosha me babėn. Qe njė dritė e zbehtė pishash nė atė odė, ku kishte plot gra vajtemore pėrreth, ulur nė shkaminj.

    Tė shkoj mendja tė bėje fotografi?

    Po! Sapo e pashė babėn tem, nuk ishte vėnė si tė dekunit e zakonshėm nė kėsi rastesh, nė ndonjė shtrojė a vig, por nė karrige, me veshjen ma t’mirė tė tij, armatos me pushkė e nagant, njė kuti duhani, duhanin nė vesh dhe dukej se po kuvendonte me njerėzinė aty. Vėrtetė ishte baba em, por m’u duk diēka monumentale, ndaj mora menjėherė aparatin dhe e shkrepa disa herė.

    Po pastaj?

    E kaluam atė natė dhe po pritsha tė agonte dita. Tuj le dielli u hangėr buka e rojes, ma pas e qiten babėn e dekun nė oborr tė shpisė. Afėr tij i vunė petkat (rrobat) nė dėrrasė: fistan, brez, tallagan, qorapė, pushkė, rryp fisheksh e te kėsula, fotografinė e tij. U banė gati teshat, para se tė nisej i dekuni. Kam pa tuj qa s’pakut 1000 vetė, kur erdhėn njerėzit qė pak orė mė parė u kishte da gjyqin, nė kuvend, qanė aq fort, sa mue qe tu m’ra t’fiket. Qajshin fmi, tė ri, burra e pleq! Qėndrova sa qėndrova, e ma pas nuk mujta ma, s’mbrami u largova pėr nga kopshtnajet e arat, por prap se prapė ajo pamje, trupi i babės mbi karrige m’tėrhiqte fort pėr syrin e fotografit. Ktheva rishtas, vendosa tė fotografoj, ishte njė pamje qė nuk pėrsėritej ma.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 12-12-2006 mė 18:04

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ky ka qenė dhe momenti i shkrepjes sė rrallė tė aparatit?

    Po, ishte pamje e papėrsėritshme, ndonėse nuk e dija se do tė ishte shkrepja e fundit e njė riti tė tillė e tė rrallė, qė bėhej nė malėsitė tona.

    Por, pos tė tjerash, keni fotografuar dhe vajtojcat pėrreth, si erdhi ai moment?

    Ishte diēka madhėshtore kur u ba popull i madh aty. Fillimisht babėn po e qanin bijat e tė afėrmit. Ndėrkaq filluen me ardh miqėsija e largėt. Jehonte shpati andej dhe kėndej, prej brimės sė burrave me xhurdi, e vajit tė grave. Ishin tuj ardhė udhėsh tė ndryshme katundet qė nga Simoni, Kushneni, Kashnjeti, Gazulli, Kalori, Munega, Ungrej etj. Kur vijshin nė oborr, vajtojshin pak, e mandej burrat hyjshin nė kullė ku pishin kafen e lejshin nė vend tė kiles sė kafes, kush nji napolon, kush dy e n’jashtu... Granija pare nuk jepnin. N’jashtu banė deri sa erdh’ koha me nisė tė dekunin tek vorret. Ishte ba gati vorri...

    Si e nisėn babėn ashtu, nga karrigia tek varrezat?

    Jo, qe e vėshtirė, por kishte specialistė tė fshatit, qė aty nga ora 11 e paraditės, e ulėn prej karrike pėr t’a lidh nė vigj.

    Qanė pafund. Sa u ba gati vigu, baba em u nis prej tė dashunės banesė ku kaloi tanė jetėn, u da prej sė vetėsh, ju dha tė mbramen lamtumirė djelmve, kushėrinjve, u dha tė mbramen lamtumirė gjasė sė gjallė, arave e pyjeve, qė kishte punue me aq cenė. U da prej sosh, pėr mos me i pa ma kurrė. Atė moment e kam fotografue nja dy herė.

    Ka njė moment, kur duke shkuar tek varrezat njerėzit e mortit, e shikojnė dhe vendin e vrasjes?

    Po, nė njė shej vendit, nė majė njaj mali, duket njė panoramė fantastike; kodrina tė bukura, Shkalla e Shtufit, Hurdha e Ēelikut, ku u vra i mjeri. Gjithė sa qen’, shikuen andej. Kaluem afėr shpisė ku kishte le, e s’mbrami iu afruem kishės.

    Po ritualin nė kishė, mund ta pėrshkruani sa e mbani mend?

    I vdekuni u la nė oborr tė kishės nėn roje tė 50 vetėve, te tjerėt hynė nė meshė, famullitari mbajti fjalimin e pėrmortshėm, ku ceku sidomos kobin e zi tė shqiptarit, vėllavrasjen. Ju banė solikimet, ndėrsa kisha ushtoj prej gjamve tė 500 a ma vetėve. Mandej trupi i tė vramit u qit ndėr vorre, ku pėr dy orė u qajt prej granisė e gjama e burrave. Mbas dy orėsh ishte qitė n’arkė tė vorrit, u salikue vorri; prindė, kushėrinj e dashamirė, i dhanė tė mbramen lamtumirė me njė tė puthun nė ballė. Nė kėt ēast, vajin s’mujt me e ndalė kush, deri dhe ata qė nuk e deshėn, qajtėn.

    Iu vue ēarēafi i dekės, u mbyll kapaku i arkės e u ndienė tė mbrambet e rrahuna tė ēekiqit, e baba em i dekun u zhduk nė vorr. U zhduk prej faqes sė botės. Pushosh nė paqė!...

    Dhe duke u kthyer nė shtėpi, vijonte riti?

    Pasi u kthejshim nė shtėpi, dhe faleshim me miqėsinė e njerėzinė, qahej pėr tė mbramen herė. Ky vajtim ishte vėrtetė i pikllueshėm, rėndojshin fjalėt e vajtimoreve se “kur tė vijmė kėtu s’kena me tė gjetun ma, ti qė na pritshe me buzėn nė gaz”, “s’ke me na fol me gojtarinė e mėsueme tanėn...”. Gjithė ditėn vijonte vaji mbi teshat e dekunit. Mė pas vazhdon riti i faljes sė teshave tė dekunit pėr fukaranė, qė vinte me lypė. Natėn e vorrit duhej me ba shumė lėmoshė, qė shpirti i tė dekunit tė shpėtojė sa mė parė prej purgatorit.

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Bestytnitė tiranase, nga morti deri te... vampirėt

    Riti funeral nė Rrethin e Tiranės, i pėrshkruar prej disa informatorėve nė vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar nė dorėshkrimet e shumta tė Arkivit tė Etnografisė nė Institutin e Kulturės Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar pranė kėtij Instituti, ka pranuar tė na ndihmojė duke treguar diēka specifike mė tepėr, mbi traditat e trevės sė Shqipėrisė sė Mesme dhe Tiranės nė veēanti;

    Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjetėr besojnė se kur i sėmuri flet me vete, thuhet se po flet me tė vdekurit, po e thėrrasin tė vdekurit. Po kėshtu edhe kur i ngul sytė nė njė pikė, ajo ėshtė shenjė e sigurtė e vdekjes. Tė agonizuarve, hoxhallarėt u kėndonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi qė ishte duke ndėruar jetė linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e ēdo faji). Populli beson se nė vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj pėr tė vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e lėshoi shpirti".

    Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjatė momentit tė daljes sė shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante gratė. Tė vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., nė mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen pėrgjatė trupit. Banorėt e fshatrave pėrdornin si aromatik pėr xhenazen, bahur (bar i bardhė) dhe trėndafila.

    Gjatė natės i vdekuri "pėrgjohet" qė tė "mos e marrin shpirtrat e kėqij". Si rregull, fytyra e tė vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes qė vinte pėr "kryeshnosh". Gratė lidhin nga njė shami tė bardhė nė grykė dhe njė shami tjetėr rreth kokės. Lidhja e njėrės shami nė grykė dhe e tjetrės kryq rreth kokės, ėshtė simbol zie.

    Ditėn, i vdekuri vendoset nė dhomėn e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" (me lot e me fjalė). Dikur ka qenė zakon qė tė paguheshin edhe vajtojca. Pėr vdekjet e rėnda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", qė do tė thotė ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, qė paguheshin pėr tė vajtuar nė familjet qytetare myslimane. Nė Shqipėrinė e Mesme besohej se trupi i tė vdekurit nuk duhej prekur, ngaqė ndjente njė dhimbje aq tė madhe, saqė "i shkonte zėri nė vesh tė Allahut". Nė rastet kur njė person vdiste larg shtėpisė dhe trupi i tij nuk mund tė gjendej ose tė sillej, atėhere rrobat dhe armėt e tė vdekurit ekspozoheshin nė shtėpinė e tij, dhe njerėzit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.

    ***

    Njerėzit varrosen sipas kohės kur vdesin dhe ardhjes sė njerėzve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtėpia pėr t'u pėrcjellė nė varrezė, tė gjitha enėt e mbushura tė shtėpisė zbrazeshin. Babai i tė vdekurit nuk lejohej qė tė vinte nė varrezė. Gjatėsia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit kėputej nė dy pjesė dhe vendosej tek koka dhe komėt e varrit. Pasi hoxha e thėrret tė vdekurin nė emėr tė sė ėmės, besohet se i vdekuri ngrihet mbi bėrryla brenda nė arkivol, dhe thotė: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjatė shekujve tė kaluar. Shamia nė qafėn e njėrit prej hunjve, simbolizonte kryet e tė vdekurit.

    Deri nė shek.XIX, datėlindja dhe datėvdekja shkruhej nė gjuhėn arabe dhe vetėm gjatė shek.XX, filloi qė tė pėrdorej mbishkrimi nė shqip. Deri nė vitet 1960, varret e myslimanėve dhe tė krishterėve qenė tė ndara, por mė pas dallimet u rrafshuan. Nė varrezė shpėrndahej "hallva e rahmetit" (simbol i ėmbėlsirės funerale) e pregatitur detyrimisht nga njė vejushė, vetėm pėr moshėn e mesme dhe tė vjetėr, por gjatė regjimit socialist, ajo u zėvendėsua nga llokumja (simbol i ėmbėlsirės martesore dhe i ngjarjeve tė gėzuara). ](Ne Laberi, te pakten ne Vlore, akoma vazhdojne me hallve ... shenimi im)

    Mė parė, tek varrezat, pėr tė vdekurit e pasur dhe tė mesėm, thereshin kurbanė dhe mishin u ndanin tė varfėrve. Tė vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose nė mbrėmje vonė. E lara e fytyrės dhe e duarve nė varrezė, duhet tė kryhet detyrimisht, pėr tė mos sjellė mortin nė shtėpi. Mė pas do tė shtrohej edhe sofra e vdekjes. Tė linjtat qė ruhen pėr ditėn e vdekjes, quhen "plaēka e vdekės". Tre ditė pas vdekjes sė personit, familjarėt ia falnin rrobat e brendshme tė tė vdekurit njerėzve tė varfėr. Megjithėse hoxhallarėt e ndalonin veshjen e zezė tek femrat myslimane pėr periudhėn e zisė, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjėherė thyerjen e zisė, pa kaluar "mot-motat e tė vdekurit".

    Dhampiri dhe Lugati i Selitės

    Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashtė loje pėr tironsit... Koncepti i kėsaj treve mbi vampirin dhe historinė e tij, ėshtė krejt ndryshe... Ashtu si tė gjithė shqiptarėt, edhe tiranasit besojnė se shpirti i njė burri tė keq rikthehet nė trup dhe bėhet lugat. Pas vdekjes, lugati mund tė kryejė marrėdhėnie me gruan e tij tė gjallė dhe prej kėtej lind "dhampiri".

    Egziston njė legjendė nė periferitė e Tiranės: "...Njė lugat me emėr dhe qė ka qenė i tmerrshėm, siē thonin nė shekullin e kaluar (XIX) nė Rrethin e Tiranės, ka qenė Lugati i Selitės. Familjarėve tė cilėve u pėrkiste lugati, i kėndonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallarėt e tek shehelerėt, i digjnin varrin me gėlqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri tė atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (pėr tė mbathur, siē besohet, ndofta edhe patkonjtė e djajve qė endeshin poshtė e lart).

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vazhdojme me ritet mortore ... Malesia!

    (Marre nga Shekulli)

    Gjama... kur burrat e Malėsisė vajtojnė me thonj, britma dhe gjak

    Forma mė antike, mė ekspresive dhe mė spektakolare nė tė cilėn plazmohet kriza e pikėllimit gjatė ritit mortor nė malėsitė veriore ėshtė gjama e burrave. Etnologu Bledar Kondi, thotė se "tė dhėnat mė tė hershme mbi gjamėn e burrave dėshmohen nga Herodoti, i cili flet pėr ekzistencėn e vajtimeve kolektive tė fiseve dardane.

    Nė mesjetė, Mikel Apostoli pėrshkruan njė skenė mortore pranė Shkodrės, ku burrat dhe gratė, tė cilėt ai, nė vitin 1437 i quan ende me emrin "taulantė", "vajtonin si kretasit", duke nėnkuptuar me kėtė modelet e lashta tė vajtimit helen me britma dhe vetgjymtim". Marlin Barleti dokumenton i pari gjamėn personale tė Lek Dukagjinit pėr vdekjen e Skėnderbeut, ndėrsa Pjetėr Budi jep njė tablo dramatike tė malėsorėve katolikė qė i nderonin tė vdekurit e tyre me gjamė tė pėrgjakshme edhe gjatė salikimit fetar nė shtėpinė e Zotit.

    Gjatė shek. XIX dhe gjysmės sė parė tė shek. XX janė pikėrisht klerikėt katolikė italianė dhe shqiptarė tė cilėt ofrojnė dokumentacionin etnografik mė tė pasur mbi praktikimin e gjamės nė Malėsinė e Dukagjinit, Malėsinė e Madhe, tė cilat kulmojnė me kodifikimin e dokeve mortore dhe tė usullit tė gjamės nė Kanunin e Maleve, nga Shtjefėn Gjeēovi [1900-'07]. Ndėrsa gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XX gjama do tė bėhej objekt i studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R. Sokoli, A. Ahmeti, A. Ēeta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerrė mė nė nė pah funksionin dhe rėndėsinė e kėtij vajtimi prototipal nė traditėn mortore shqiptare.

    Pėrsa i pėrket regjistrimeve zanore tė gjamės kolektive, ato janė shumė mė tė pakta, dhe ekzemplarėt e regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa nė vitin 1972 nė malėsitė e Tropojės, Shkodrės, gjenden tė depozituar vetėm nė Arkivin Audiovizual tė Institutit tė Kulturės Popullore".

  8. #8
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Shtrirja gjeografike e tė gjamuarit

    Gjama e burrave ka mbijetuar deri nė dekadat e fundit nė fshatrat katolike tė Malėsisė sė Dukagjinit, Malėsisė sė Madhe, e pjesėrisht tė Pukės, Mirditės e Lezhės; por nuk ka munguar aspak nė malėsitė albanofone tė Trieshit, Grudės, Plavės, Gucisė (Mali i Zi) dhe tė Gjakovės (Kosovė).

    Kurse komuniteti mysliman i malėsive ka qenė shumė mė i frenuar prej dogmės fetare pėr tė praktikuar ritin e gjamės, prandaj burrat myslimanė privatisht bėnin gjamė individuale tė mbyllur nė kullė, kurse publikisht thėrrisnin burrat katolikė pėr t'u bėrė gjamė nė raste vdekjesh. A. Ahmeti dhe P. Stojanoviq informojnė se gjamatarėt profesionistė tė malėsive shqiptare shquheshin edhe kundrejt fqinjėve tė tyre sllavė pėr ekzekutimet kolektive dhe individuale, prandaj dhe janė ftuar shpesh nė ritet funerale malazeze dhe boshnjake pėr tė thirrur gjamė fillimisht nė serbisht dhe mė pas nė shqip.

    Kėto dy aspekte dėshmojnė nė mėnyrė kuptimplotė se gjama kolektive dhe individuale e ekzekutuar publikisht gjatė ritit funeral, e ka nxitur komunitetin malėsor shqiptar qė tė mposhtė shokimin nga vdekja, tė fuqizojė kohezionin social, tė ripėrtėrijė jetėn normale tė ēorganizuar me ekuilibrat e saj tė prishur, duke kapėrcyer ēdo dallim fetar dhe etnik.

    Kur malėsorėt bėjnė gjamė...

    Nė malėsi thuhet se burri "po ban gjamė, po gjimon, po thrret vaj, po ban brimė, po bėrtet". Ekuivalenti i saj nė latinisht duhet kėrkuar tek termi gemitus (ose gemere) qė mbart brenda vetes njė sėrė konotacionesh tė tilla si: gjamė, rėnkim, grahmė; ulurimė; zhurmė, zhaurimė; pikėllim, helm, brengė, trishtim. Nė kontekstin leksikor tė gjuhės shqipe, E. Ēabej e identifikon fjalėn "gjėmė" me kuptime tė tilla si "fatkeqėsi, mėnxyrė"; "lajm i vdekjes, mandatė"; "bubullimė, gjėmim"; "vaj, vajtim".

    Kurse Von Thallocszy tregon se fjala "gjėmuem" pėrfshin me bamė gjamė, me bumbullimė; me ushtuem, kėrsitun me gjamė; me u nėkuem prej dhimbet, dhimbesh, dobsije tė madhe tė trupit a prej nji pikėllimi tė padurueshėm; me qamė, vajtuem tė madhe'. Prej kėtej mund tė kuptohet dhe shpjegohet qartė se "tė bėsh gjamė" do tė thotė tė ushtosh, tė buēasėsh, tė uturish, tė shpėrthesh, tė vajtosh me tė madhe prej pikėllimit tė padurueshėm.

    Ndėrsa nė fjalorthin e parė etnomuzikologjik, Ramadan Sokoli do ta pėrkufizojė gjamėn si "njė farė vajtimi me britma qė bajnė malcorėt ndėr morte tue ējerrė fytyrėn e tue grushtue gjoksin me ritėm". Pra "gjama" ėshtė njė teknikė tė brituri dhe gjestikuluari e cila e modelon kulturalisht vuajtjen natyrale tė shprehur nė kontekstin mortor. Britmat e gjamatarėve shpalosen si reaksione tė fuqishme tė habisė "primitive", protestės sė pėrjetshme, dhimbjes sė dehistorifikuar dhe autofajėsimit tė ankthshėm tė njeriut pėrballė vdekjes.

    Studiuesi i Institutit tė Kulturės Popullore, Bledar Kondi, shpjegon pėr "Shekulli-Kontakt" se "...kodifikimi i britmave tė shoqėruara me grushtime kraharori dhe gėrvishtje fytyre (reale ose tė simuluar) sipas njė modeli tė krijuar nga kultura dhe tė ruajtur nga tradita, shėrben pėr shfaqjen, kanalizimin dhe nėnshtrimin e emocioneve tė pakontrollueshme dhe agresive. Ato do tė mbeten mishėrim mitiko-ritual i njė fenomeni ku rreptėsia e ligjit tė pavetėdijės qėndron nė raport tė kundėrt me zhvillimin e vetėdijės".

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Gjamat e qumėshtit dhe gjamat e gjakut...

    Komuniteti i malėsive tė veriut i nderon tė vdekurit e tij me gjamė burrash dhe vaj grash. Nė shumė fshatra tė besimit katolik si nė Dukagjin, Nikaj-Mėrtur, Pult, Shalė, Shosh, Nėn-Mavriq, etj. gjama kolektive kryhet sipas njė protokolli ceremonial nėn drejtimin e zėdhėnėsit tė saj tė paracaktuar duke filluar me rendin farefisnor, shoqėror, miqėsor dhe krahinor. Gjamėn e parė e bėn vėllazėria, ajo ėshtė hallka e parė e zinxhirit procesual qė shtrihet nga 8-10-12 gjamė pėr person, tė kryera nė vijim nga vėllazėritė e ndryshme, fiset e huaja apo bajraqet e largėta, por secilit prej tyre, pavarėsisht numrit tė madh tė pjestarėve qė mund tė ketė, nuk i lejohet qė tė ekzekutojė dy herė pėr njė tė vdekur.

    Numri i gjamave tė ekzekutuara varion prej statusit tė personit apo rrethanave tragjike tė vdekjes, por nuk mund tė jetė kurrė mė pak se sa 2 gjama pėr ēdo mashkull tė vdekur. Ajo qė duhet theksuar kėtu ėshtė se gjama dhe vaji kryhen pėr vdekje natyrale, vrasje dhe vetvrasje. Pėrsa i pėrket vdekjes sė grave, Kanuni sanksionon se 'burrnimi s'bėrtasin mė grue tė dekun, por, po, i vėllai nė motėr, i biri nė t'amėt e kunati nė kunatėn'.

    Sipas tė dhėnave arkivore tė Institutit tė Kulturės Popullore mėsojmė se deri nė shekullin XIX, nė malėsinė e Dukagjinit gjinia bėnte gjamė pėr femrėn para se tė varrosej, por mė mbrapa ky zakon u braktis, sepse 'nuk i mbet gja burrit'. Me gjithė ardhjen e regjimit socialist dhe krijimin e kushteve tė reja socialo-kulturore nėn diktatin ideollogjik, ky zakon do tė ruhej deri vonė nė Malėsinė e Madhe por nė njė pamje mė tė moderuar: 'i biri pėr nėnėn dhe vėllai pėr motrėn mund tė vajtojė por jo tė bėjė gjamė' thotė F. Mehmeti.

    Etnologu Kondi, vazhdon tė tregojė se "drama mortore do tė finalizohet nė varrezė me ekzekutimin e gjamės sė gjakut (fisi i babait) dhe gjamės sė qumėshtit (fisi i nėnės). Gjama e qumėshtit mund tė interpretohet si njė mbijetojcė simbolike e qytetėrimit matriarkal tė shtypur e tė transformuar pėrgjatė historisė shekullore prej rendit patriarkal: e jėma vajton tė birin me britmė burrash…. Ky aspekt simbolik del mė qartėsisht nė pah kur shprehja e pikėllimit zhvendoset tek qeniet mitologjike tė malėsive gege, ku sipas rrėfimeve tė moēme, vetė Orėt e Malit janė dėgjuar nėpėr shkėmbinj ndjellakeqė duke thirrur herė gjamė burrash e herė gjamė grash".

    Duhet pasur parasysh qė normat pėr ekzekutimin e gjamėve kolektive janė tė rrepta dhe tė kodifikuara prej motmotit. Nga rrethi miqėsor s'lejohet qė tė "thrrasė vaj" kushdo e sido, pasi janė caktuar qė mė parė ata qė do bėjnė gjamė, e qė kryesisht i pėrkasin njė rangu tė fisėm ose qė e kanė patur mė pėr zemėr tė ndjerin, megjithėse, 'edhe mos me e pasė mik tė dekmin, gjaku tė luen' – thotė Gjeēovi. Shoqėria shėnon prijėsin e gjamės qė do tė udhėheqė grupin nė thirrje, i cili vihet nė mes tij. Njė formacion gjamatarėsh pėrbėhet zakonisht nga 10-40 persona tė renditur nė 1-4 rreshta, nė vijė tė drejtė ose gjysėm rrethi, por nė 'vdekje tė pėrdjegme' formacioni bymehet deri nė '80-120-160 vetė' madje nė njė numėr tė pacaktuar, duke u shndėrruar kėshtu nė njė kor me pėrmasa gjigande qė ekzekuton bashkarisht njė "gjamė tė dhimshme"

  10. #10
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    I vdekuri dhe nusja pėrcillen nė perėndim tė diellit

    Herė herė gratė vendosen nė njė vijė paralele mbas burrave duke ruajtur njė distancė prej jo mė shumė se sa dy tri hapash. Simbas dokes, gjamė thėrrasin pleqtė, madje "pleq e ma pleq", por nuk mungojnė as tė rinjtė tė cilėt renditen gjithmonė nė rreshtat e mbrapėm pėr tė mos rėnė nė sy. 'Ndryshe nga gratė tė cilat vajtojnė pėrgjithėsisht nė moshė madhore, burrat mund ta fillojnė gjamimin qė prej moshės 15-16 vjeē, dhe tė vazhdojnė gjatė gjithė jetės derisa tu shteren fuqitė'.

    Si tipar dallues pėr lidhjen me tė vdekurin shėrben forma e adresimit ndaj tij: thirrja verbale 'i mjeri un o vlla' i pėrket farefisit dhe bajrakut qė ka lidhje me tė nga vija e qumėshtit; 'i mjeri un o shoq' i takon komunitetit tė njė fshati pėr pjesėtarin e tij, kurse 'i mjeri un o mik, o kraj, o dashamir' etj. artikulohet nga fiset, shoqėria apo bajraqet e huaja ndaj njė personi tė largėt. Kohėshtrirja e gjamėve varion nga 5, 10, 20 minuta e deri nė 1 orė.

    Gjon Karma tregon se nė malėsitė e Shkodrės gjama thirret 'tė paren herė nė kufi tė Bajrakut tė deknit, tė dyten herė tė pamen shpķn kū a i dekni, tė tretėn herė n'oborr tė shpķs e tė katerten herė kśr i bijnė pėrsypri'. Deri nė vitet 1960, varrimi nė Malėsinė e Dukagjinit ėshtė kryer natėn dhe ky zakon ėshtė sanksionuar me ligj nė Kanun: i vdekuri dhe nusja pėrcillen nė perėndim tė diellit.

    Fatkeqėt ēajnė trupin dhe spėrkasin me gjak tė vdekurin

    Nė lidhje me llojet e gjamave, etnologu Bledar Kondi shprehet se: "njė ndėr skenat mė dramatike dhe pėrfaqėsuese tė ekzekutimit tė gjamės sė burrave natėn nė varrezė nėn dritėn e pishtarėve, dokumentohet nga babai i etnografisė shqiptare Rrok Zojzi gjatė ekspeditave kėrkimore nė Malėsinė e Dukagjinit [1950-60]. Gjamatarėt e rreshtuar nė vijė tė drejtė largohen nė njė distancė tė konsiderueshme nga i vdekuri (40-100 m), e cila i nevojitet atyre pėr realizimin e "koreografisė" rituale: rendjen me vrap drejt kufomės duke u ndalur nė disa stacione.

    Nėn drejtimin e prijėsit, grupi kryen si njė trup i vetėm njė 'pėrkulje mbi gjuj me duar n'ij' nga e djathta nė tė majtė, e cila i pėrngjet njė hobeje qė do tė vėrvisė nė lartėsitė ekstreme britmėn shpėrthyese kolektive 30-40' me vokacionet 'au', 'eu', 'heu', 'ou', 'hou', dhe qė do tė lėshohet 'pak nga pak nė njė tonė ma tė ulėt tue zbritė gjithnji deri sa tė shuhet'. Pasi tretet oshėtima e thirrjes nistore, tė gjithė drejtojnė shtatin, dhe 'me fytyrė tė ngėrdheshun' kryejnė nėn ritmin e sinkronizuar kolektiv harkimin e vrullshėm trupor djathtas-poshtė e majtas-lart pėr shpalosjen e fuqishme tė thirrjes sė radhės, kėsaj here tė veshur me tekst: 'i mjeri u per ty'.

    Nė Kanunin e Lek Dukagjinit pėrcaktohet qartė: "Mė kanu asht me britė nė tė dekmin tri herėsh, tuj i pėrsėritun fjalėt 'mjeri unė…' nandė herėsh e tuj hudhė kambėn kah i dekmi". Pėrgjithėsisht, thirrjet dhe ofshamat e burrave kombinohen ēdo herė me gjeste tė reja, tė cilat e rrisin sėrish dramacitetin e ngjarjes nėpėrmjet vetgjymtimit: 'grushtimit ritmik … mbi gjoksat e perleshun tė zbluem', 'grisjes sė lėkurės sė tamthave' me 'thonj tė premė …. tue hjedhė gjak nga i vdekuni', dhe sė fundmi pėruljes mė gjunjė para tė vdekurit, duke pėrkėdhelur tokėn qė do tė strehojė dhe konsumojė kufomėn e tij. Por gjama kanunore thirret nė tri ose mė shumė stacione varėsisht prej distancės nga i vdekuri apo qėllimit ekspresiv".

  11. #11
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Perfundim

    Flokė qė shkulen, grushta goditės dhe xhamadanė qė shqyen

    Kondi ka botuar dhe njė libėr mbi gjamat, ku mes tė tjerash flitet mbi gjamėn kolektive dhe individuale. Ai thotė se "krahas gjamės kolektive, ekzekutohet edhe gjama individuale si njė ligjėrim i thirrur pėr shprehjen e pikėllimit, lavdėrimit dhe pėrkujtimit tė tė vdekurve (kryesisht atyre tė shquar). Pėr kėngėtarin apo rapsodin qė fillon me 'britė qyqe vetėm' nė ēastet mė kulmore tė ritit funeral, Kanuni i Maleve i ka pėrcaktuar prej kohėrash ligjėsitė e shprehjes estetike duke filluar qė prej zėrit tė 'thkellėt e tė ambėl e me tė dridhun tė pėrdhimbshėm', e deri tek hijeshia e gėrrvishtjeve, solemniteti i pėrkuljes sė thellė dhe i puthjes sė mbrame mbi ballin e tė vdekurit.

    Ēdo tekst poetik i veēantė vikatet nga vajtorėt/gjamatarėt duke qėndruar nė vend me dy duart nė bel (kryqe), nė brez ose tė mbledhura grusht nė gjoks, njėrėn kėmbė tė nxjerrė pėrpara, vėshtrimin e hedhur pėrdhe, pamjen tė trishtuar, kurse rrahjet e gjoksit me grushta, gėrvishtjet e fytyrės me thonj, shkuljet e flokėve, kėputjet e zinxhirėve tė jelekut a tė xhamadanit, tė shoqėruara nga rėnkimet e stilizuara 'ej, ej', 'ėj, ėj!' 'eh, eh!', 'uh uh!' ose refreni 'medet medet!', kryhen nė ecjen thuajse paralele tė vajtorėve/gjamatarėve drejt tė vdekurit pėr t'u pėrshėndetur me tė simbas dokes, dhe duke qėndruar tė pėrgjakur para turmės deri sa tė kryhet varrimi.

    Pėr tė vdekurin me tė cilėt nuk ka lidhje gjaku, gjamatari gjakoset pa u gėrvishtur, vajton pa derdhur lotė, dhe pėrshėndetet duke i vendosur dorėn e tij mbi gjoks [F. Mehmeti]. Por nė dekadat qė pasuan mbarimin e luftės sė dytė botėrore, filluan tė mos jenė mė 'nė modė' gjestet e vetgjymtimit (rrahje gjoksi, shkulje flokėsh, gėrvishtje fytyre) nė malėsitė e tė dyja krahėve tė kufirit verior, duke ia qethur nė kėtė mėnyrė thirrjes sė vajit njė ndėr komponentėt mė tė spikatur dhe identifikues tė saj si tėrėsi sinkretike [M. Gojēaj]".

    Gjama e Gjakėsit, kur vrasėsi vajton viktimėn

    Njė ndėr skenat mė kulminante tė ngarkuara me njė tension tė jashtėzakonshėm psikologjik dhe afektiv nė tė gjitha traditėn mortore shqiptare i referohet pėrmbushjes sė detyrimit ritual tė vrasėsit ndaj personit tė vrarė prej tij. Kanuni e detyron vrasėsin qė tė kėrkojė besėn nga shtėpia e tė vrarit vetėm pėr njė ditė, pėr "me kja atė qi vrau". Pasi tė ketė besėn e tė "vramit", vrasėsi shkon nė ceremoninė funerale tė viktimės sė tij "dhe vetė bėn gjamė mbi tė me pjesėtarėt e tjerė". Nė rast se vrasėsi do tė refuzonte qė tė merrte pjesė nė ceremoninė e viktimės sė tij pasi ėshtė thirrur nė mort nga i "zoti i punės" (i zoti i gjakut), kjo konsiderohej si "marre e madhe" me kanun, dhe komuniteti ndėrmerrte masa tė rrepta pėr ndėshkimin e tij.

    Prandaj, kjo gjamė meriton tė veēohet si 'gjama e gjaksit'. Por nė Malėsinė e Dukagjinit nuk mungojnė rastet e metamorfozės sė skajshme tė gjendjes shpirtėrore tė komunitetit kur vrasėsi likujdohet nė tė njėjtėn ditė me viktimėn e tij: "me marrjen e gjakut, i vdekuri harrohet', thotė Zojzi, dhe atėhere "morti kthehet nė festė".

  12. #12
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Shenim: pasi lexova artikullin e sjelle ketu, atehere kuptova plotesisht shprehjen popullore qe thuhet shume here pa te keq: "Te befsha gjemen." Ne veri s'mbaj mend ta perdornin, ndoshta ngaqe e njohin me afer "gjemen e vertete."
    Ne jug thuhet, halla ime ia keput ndonjehere ne hava "o koce, te befsha gjemen" lol, por gjithmone me te qeshur. Kesaj rradhe (kur te vete) po e zura ta thoje me kete (se kam nente vjete pa e degjuar ne fakt) do t'i tregoj "tmerret" e gjemes, dhe po ia mbajti pastaj ta thote me, lol.

  13. #13
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Lol Lioness te rente telebingo se po na bredh truri neper mendime me postet e ksaj teme

    Edhe ne te veriut e perdorim, edhe pse ia dinim kuptimin. Kisha ca plaka une ne pallat qe kte "Te befsha gjamen" e kishin si shprehje para dhe pas buke.
    Psh : Tu befte gjama shejtan/e sa i/e mire qe je, kur i beje ndonje te mire , dhe tu befte gjama femi i/e keq, kur ia sillje ne maj te hundes.lol

  14. #14
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Gjallica
    Lol Lioness te rente telebingo se po na bredh truri neper mendime me postet e ksaj teme
    Ndonje date konkrete ke per telebingon lol, se me duhet shpejt, ashtu jane punet .

    Edhe ne te veriut e perdorim, edhe pse ia dinim kuptimin. Kisha ca plaka une ne pallat qe kte "Te befsha gjamen" e kishin si shprehje para dhe pas buke.
    Ndoshta e perdorin, une s'mbaj mend ne B. Curri ta thoshin. Gjyshja ime kishte ca xhevahire te tjera qe thoshte, lol, por kjo s'me kujtohet.

    Psh : Tu befte gjama shejtan/e sa i/e mire qe je, kur i beje ndonje te mire , dhe tu befte gjama femi i/e keq, kur ia sillje ne maj te hundes.lol
    lool, tek ne nga jugu thone psh: "Te hengert mortja se i/e mire je bere"
    Ama, kujdes po te thane "te shpelafte mortja" loool, aty e ke pisk punen . S'ta kane per te mire, cfaredo te thone nga pas.

  15. #15
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Mbyll syte edhe numri i pare qe do te te vij ne mendje ai eshte, po te doli me shifer te madhe pjestoje per 2

    Po ne B.Curri ti do kesh shkuar 1 here ne vit lol e ske si do i degjoje kto fjalet.
    ....Pastaj ato fjalet T'shperlafte mortja , ose T'bofsha gropen, T'hengshin qent e lagjes ....etj jan per mos me te marr msyshe. lol

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Gjergj Marku

    Shuhet njeriu qe perjetesoi burrin e vdekur te gjalle.


    MIRDITE - Eshte shuar ne moshen 92-vjecare personazhi i nje fotoje te rralle qe domosdo duhet te mbetet ne fototeken historike shqiptare. Nikolle Gjinali personazhi qe u be i njohur permes faqeve te gazetes Shekulli para 7 viteve dhe nje emisioni special tek A1-TV ka nderruar jete ne kete mes dimri ne shtepine e tij ne qytetin e Rreshenit duke u percjelle me nderime nga qytetaret e shumte por dhe studiues e njerez te letrave te kesaj krahine. Duke pasur nje histori fotoje te rralle ne biografine e tij padyshim mbetet protagonisti i nje soji te vecante qe historia e fototekes shqiptare duhet ta shenoje si te fundmin fokusues ne celuloid te nje prej riteve me te rralla te riteve mortore ne Mirdite dhe gjithe malesite shqiptare.

    Behet fjale per ceremoniale mortore qe u kushtoheshin njerezve te permendur nder katundet e malesise nga ata burra dheu qe kishin emer nam dhe ndikim te madh popullor si ne pune gjyqe e kuvende ndermjetesimi etj.

    Por Nikolle Gjinali mbetet emblematik per nga menyra sesi e ka sjelle ne celuloid pikerisht ritin mortor te burrit te gjalle te vdekur qe ishte bash ati i tij vdekur nga plumbi hasmenor ne kallndur te vitit 1944. Asokohe student i seminarit jezuit ne Shkoder nxenes i Ndre Mjedes dhe nje pasionant i fotografise nxitur nga vizitat e shpeshta ne studion Marubi e famshme ne Shkoder mundi qe te permbante emocionet kur e ka pare ne ate gjendje te vdekur babane e tij per te shkrepur plot 12 poza aq sa kishte aparati duke na dhene dhe deshmine e fundit te nje riti te tille te jashtezakonshem mortor ne malesite e Veriut te Shqiperise.


    Me poshte po risjellim ne kujtese shkrimin e bere para disa viteve ne gazeten Shekulli kur Nikolle Gjinali ishte gjalle.

    Mirditasit i kane kushtuar vemendje te vecante pos dasmave dhe ceremonive te gezimit edhe mortit madje hera-heres duke i dhene ngjyresa monumentale. Ne studimin e tij "Vajet dhe Vajtimoret e Mirdites" studiuesi i njohur vendas Ndue Dedaj i meshon faktit te permendur ne hulumtimet e kahmocme te studiuesve me te zeshem te vendit dhe te huaj se vajet e Mirdites jane aq karakteristike sa jane perfshire ne nje mase te madhe ne korpusin e Visareve te Kombit. Mirditorja qan thekshem shenohet aty qe te ban me kujtue disi poetet e motshem elegjinat e Tribulit e ma mire te grekeve te vjeter me te bertitmen e saj mbi te dekunin me nje za te thekshem qe e ka prej natyre me i dhane vajit te vet at poezi te dhimbshme. Vajtimoret e Mirdites kane qene permendur ashtu si dhe Burrat e Dheut. Ata kane krijuar nje opus te shkelqyer te folkut elegjiak qe vijon dhe sot e asaj dite te mbijetoje ne kohet moderne.

    Studiuesi Dedaj thote se nese ne mjaft vaje te zonave jugore i vdekuri burre zakonisht portretizohet si trim ne vajet e Mirdites burri i ketyre aneve pergjithesisht eshte gjyqtar i venue cka do te thote se zanati kryesor i malesorit te kesaj ane nuk ka qene pushka e trimnia pa e zbehur kete por gjykimi i ceshtjeve kuvendi urtesia dhe mencuria. Trimeria mund ti lypej njehere malesorit kurse mencuria gjyqtaria i duhej dita me dite. Kjo permase qe e percjell dukshem kenga duket se eshte e nderlikuar me pranine e kanunit pleqesise kuvendit veteqeverisjes.Keto foto te rralla...

    Nikolle Gjinali nje i moshuar i nderuar 85-vjecar banues ne Rreshen ka sjelle per Shekullin nje foto te rralle te nje riti te rralle vdekjesh duke pranuar te zberthehet me ne imtesi per te sjelle ne kujtese tere detajet e atij momenti te jashtezakonshem para 62 viteve. Shkrepjet e aparatit nga ai kur ishte student ne Seminarin e Jezuiteve te Shkodres jane bere ne janar kallnduer te vitit 1944. Thuhet se nje foto e tille eshte realizuar ne nje vdekje edhe ne Orosh po ne Mirdite ne shtepine e permendur te Gjomarkajve rreth vitit 1946 ky duhet te kete qene dhe riti i fundit i nje rituali mortor ne kete menyre.

    Fotoja sjell me imazhin e saj te vecante nje nga ritet me te rralla ne malesite e Veriut. Nikolla eshte djali i te vrarit per gjakmarrje asokohe nje burre ne ze i krahines i paraqitur ne celuloidin bardh e zi si nje shtatore ulur ne nje karrige te stilizuar. Seminaristi fotograf amator vizitori-mik i Foto Marubit para se te nisej per ne vendlindje kur i kane lajmeruar vdekjen e te atit nuk ka harruar te marre me vete aparatin fotografik i cili mbante 12 poza kaq sa dhe ka realizuar para 62 viteve ne ate rit te rralle. Jane foto qe te sjellin ne imazh burrin e gjalle te vdekur.

    Po ē'ishte burri i gjalle i vdekur.

    Le te shohim kete foto. Aty ne karrige eshte vendosur i dekuri N.N po si te ishte gjalle kur ndante gjyqe e ligjeronte ne kuvende. Ishte babai i Nikollit nga Shengjergji i Kacinarit nga ata burra te dheut qe shenohen ne katund a krahine. Ai ishte shenuar per tu vrare si burre i squet i shtepise se Gjinalajve nga hasmi i vet dhe kjo ishte realizuar ne nje pusi ate dite te zeze kallndueri...

    Mirepo burra te tille krejt te vecante nderoheshin edhe per se vdekuri me nje rit te rralle. Studiuesi Ndue Dedaj e ka pershkruar si nje rit te jashtezakonshem qe shuhet si i tille aty nga mesi i shekullit te kaluar. Riti zbatohej rralle i vdekuri duket qe eshte veshur mire si te jete nje dhender a te nisej dikund per krushk dasme me rroben karakteristike krahinore. Armatosej si ne te gjalle me livore revole ne brez e pushke te gjate ne krah dhe ashtu i stolisur vendosej ne nje karrige me krahe e gdhendur me ornamente. Kembe mbi kembe me kesulen e bardhe ne njerin sy mustaket e perdredhur syte cele dhe cigaren ne dore e vesh ai paraqitej krejt si i gjalle. Fliste me ata qe kishin ardhur ta percillnin per ne varr u shtrinte kutine e duhanit.

    Vajtimoret si duket te pakenaqura nga qendrimi ndenjur i tij gjate nates se rojes aty prane vatres i kerkonin permes vargjeve poetike te tyre qe ti jepte paksa shtatit dhe te ngrihej ne kembe pasi ate e prisnin punet gjyqet qe do te ndante ne katund e krahine ato pune qe ai i kishte lene pergjysme....

    Pas nje nate mes miqsh te zemres dashamiresh shokesh aty brenda ne mengjes burri i gjalle i vdekur do te dilte ne oborr po ne karrigen e mbeshtetur prane murit i rrethuar nga kori i vajtimoreve. Pikerisht kete moment ka fokusuar Nikolla asokohe seminaristi 21-vjecar. Ashtu i ngrire ai do te pozonte per te gjithe derisa do te vinte casti te ngjitej ne vigj. Tashme mund te thuhej se ai kishte vdekur me te vertete pasi rrinte shtrire si gjithe te vdekurit.


    Rrefimi i Nikole Gjinalit per momentet e fotografimit.


    Nikolla bashkestudent me Loro Boricin nxenes i Mjedes dhe i Fishtes rrefen ne detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit Shkollen e fillova ne vitin 1932 kur isha fare femije dhe gjate 12 viteve nuk kisha qene ne shtepi sic ishte rregulli i kohes. Babai vdiq nga janari i 1944-s dhe me lajmeroi djali i motres se Gjon Marka Gjonit. U nisa sapo e mora vesh. Kemi kaluar peripeci te tera rruges per ne Vaun e Dejes me nje makine qe ne vend te naftes digjte dru per te prodhuar energji shtytese per makinen-taksi qe kishim marre me vete. Pastaj kaluam ne bese fshat me fshat te Malesise se Shkodres te Lezhes dhe te Mirdites derisa arrita tek shtepia. Aparatin e kisha marre me vete. Thjesht meqe kisha 12 vite qe nuk e kisha pare te pakten ta fotografoja per se vdekuri. Fillimisht qeshe shume i tronditur.

    Ishte 22 a 23 kallnduer te vjetit 1944. Kisha mberrit atje tek shtepia ne mbramje vone. Xhenazen fillimisht e kishin vene ne dhomen e pritjes brenda. Atje hyra duke qare dhe u pershendosha me baben. Qe nje drite e zbehte pishash ne ate ode ku kishte plot gra vajtemore perreth ulur ne shkaminj. Sapo e pashe baben tem nuk ishte vene si te dekunit e zakonshem ne kesi rastesh ne ndonje shtroje a vig por ne karrige me veshjen ma tmire te tij armatos me pushke e nagant nje kuti duhani duhanin ne vesh dhe dukej se po kuvendonte me njerezine aty. Vertet ishte baba em por mu duk dicka monumentale ndaj mora menjehere aparatin dhe e shkrepa disa here.

    Intervisten e plote mund ta lexoni ne www.shekulli.com.al

    85-vjecari Ju rrefej historine dhe momentet e fotografimit.

    85-vjecari Nikolle Gjinali edhe pse mbahet me veshtiresi rrefen si te ishte para 62 viteve ate dite kallndueri 1944 kur shkrepi aparatin per te fiksuar kete rit te rralle te vdekjes pavaresisht se i takoi te ishte i ati nje baba i shkelqyer sipas tij dhe nje gjyqtar e azgan i krahines sic jane te shenuara vargjet e poezive te vajtimoreve te asaj kohe. Nikolla bashkestudent me Loro Boricin nxenes i Mjedes dhe i Fishtes rrefen ne detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit
    Zoti Gjinali ju keni qene student ne Seminarin e Jezuiteve te Shkodres
    Po thuajse isha ne traditen e familjes kur nga dera jone kishim njerez te permendur ne sherbesat kishtare me emer ne krahine e me tej.

    Kur e filluat shkollen

    E fillova ne vitin 1932 kur isha fare femije.

    Gjate ketyre viteve keni qene ne shtepi ne Kacinar?

    Jo pergjate tere ketyre viteve nuk erdha ne vendlindje qe rregulli i tille.

    E mbani mend babane

    Natyrisht e mbaj mend por per 12 vite nuk e pata pare vetem per se vdekuri.

    Kur vdiq babai?

    Aty nga janari i 1944-s.

    Te lajmeruan?

    Po djali i motres se Gjon Marka Gjonit.

    Dhe u niset menjehere?

    Po, sapo e mora vesh. Madje kemi kaluar peripeci te tera rruges per ne Vaun e Dejes me nje makine qe ne vend te naftes digjte dru per te prodhuar energji shtytese per makinen-taksi qe kishim marre me vete. Pastaj kaluam ne bese fshat me fshat te Malesise se Shkodres te Lezhes dhe te Mirdites derisa arrita tek shtepia.

    Kishit marre me vete dhe aparatin fotografik te ra ndermend?

    Po e kisha marre me vete pasi shpeshhere shkoja tek Foto Marubi isha si i shtepise atje me pelqente te merresha me pozime ndaj gjithnje aparatin e merrja me vete edhe ne kete rast nuk e harrova.

    E dinit se do te fotografonit nje rit te rralle dhe te fundit ne Shqiperi?

    Jo. kete nuk mund ta them. Une u nisa thjesht meqe kisha 12 vite qe nuk e kisha pare babane te pakten ta fotografoja per se vdekuri.

    Si e mban mend takimin me babane ne ate janar 1944?

    Fillimisht qeshe shume i tronditur. Ishte 22 a 23 kallnduer te vjetit 1944. Kisha mberrit atje tek shtepia ne mbramje vone...

    Ku e kishin vene babane e vdekur?

    Xhenazen fillimisht e kishin vene ne dhomen e pritjes brenda. Atje hyra duke qare dhe u pershendosha me baben. Qe nje drite e zbehte pishash ne ate ode ku kishte plot gra vajtemore perreth ulur ne shkaminj.

    Te shkoi mendja te beje fotografi?

    Po. Sapo e pashe baben tem nuk ishte vene si te dekunit e zakonshem ne kesi rastesh ne ndonje shtroje a vig por ne karrige me veshjen ma tmire te tij armatos me pushke e nagant nje kuti duhani duhanin ne vesh dhe dukej se po kuvendonte me njerezine aty. Vertete ishte baba em por mu duk dicka monumentale ndaj mora menjehere aparatin dhe e shkrepa disa here.

    Po pastaj?

    E kaluam ate nate dhe po pritsha te agonte dita. Tuj le dielli u hanger buka e rojes e ma pas e qiten baben e dekun ne oborr te shpise. Afer tij i vune petkat rrobat ne derrase fistan brez tallagan qorape pushke rryp fisheksh e te kesula fotografine e tij. U bane gati teshat para se te nisej i dekuni. Kam pa tuj qa spakut 1000 vete kur erdhen njerezit qe pak ore me pare u kishte da gjyqin ne kuvend qane aq fort sa mue qe tu mra tfiket. Qajshin fmi te ri burra e pleq.
    Qendrova sa qendrova e ma pas nuk mujta ma smbrami u largova per nga kopshtnajet e arat por prape se prape ajo pamje trupi i babes mbi karrige mterhiqte fort per syrin e fotografit. Ktheva rishtas vendosa te fotografoj ishte nje pamje qe nuk perseritej ma.

    Ky ka qene dhe momenti i shkrepjes se rralle te aparatit?

    Po ishte pamje e paperseritshme ndonese nuk e dija se do te ishte shkrepja e fundit e nje riti te tille e te rralle qe behej ne malesite tona.

    Por pos te tjerash keni fotografuar dhe vajtojcat perreth si erdhi ai moment?

    Ishte dicka madheshtore kur u ba popull i madh aty. Fillimisht baben po e qanin bijat e te afermit. Nderkaq filluen me ardh miqesija e larget. Jehonte shpati andej dhe kendej prej brimes se burrave me xhurdi e vajit te grave. Ishin tuj ardhe udhesh te ndryshme katundet qe nga Simoni Kushneni Kashnjeti Gazulli Kalori Munega Ungrej etj.
    Kur vijshin ne oborr vajtojshin pak e mandej burrat hyjshin ne kulle ku pishin kafen e lejshin ne vend te kiles se kafes kush nji napolon kush dy e njashtu... Granija pare nuk jepnin. Njashtu bane deri sa erdh koha me nise te dekunin tek vorret. Ishte ba gati vorri...

    Si e nisen baben ashtu nga karrigia tek varrezat?

    Jo qe e veshtire por kishte specialiste te fshatit qe aty nga ora 11 e paradites e ulen prej karrike per ta lidh ne vigj.

    Qane pafund. Sa u ba gati vigu baba em u nis prej te dashunes banese ku kaloi tane jeten u da prej se vetesh ju dha te mbramen lamtumire djelmve kusherinjve u dha te mbramen lamtumire gjase se gjalle arave e pyjeve qe kishte punue me aq cene. U da prej sosh per mos me i pa ma kurre. Ate moment e kam fotografue nja dy here.

    Ka nje moment kur duke shkuar tek varrezat njerezit e mortit e shikojne dhe vendin e vrasjes.

    Po ne nje shej vendit ne maje njaj mali duket nje panorame fantastike kodrina te bukura Shkalla e Shtufit Hurdha e elikut ku u vra i mjeri. Gjithe sa qen shikuen andej. Kaluem afer shpise ku kishte le e smbrami iu afruem kishes.

    Po ritualin ne kishe mund ta pershkruani sa e mbani mend?

    I vdekuni u la ne oborr te kishes nen roje te 50 veteve te tjeret hyne ne meshe famullitari mbajti fjalimin e permortshem ku ceku sidomos kobin e zi te shqiptarit vellavrasjen. Ju bane solikimet ndersa kisha ushtoj prej gjamve te 500 a ma veteve. Mandej trupi i te vramit u qit nder vorre ku per dy ore u qajt prej granise e gjama e burrave.
    Mbas dy oresh ishte qite narke te vorrit u salikue vorri prinde kusherinj e dashamire i dhane te mbramen lamtumire me nje te puthun ne balle. Ne ket cast vajin smujt me e ndale kush deri dhe ata qe nuk e deshen qajten.
    Iu vue carcafi i dekes u mbyll kapaku i arkes e u ndiene te mbrambet e rrahuna te cekiqit e baba em i dekun u zhduk ne vorr. U zhduk prej faqes se botes. Pushosh ne paqe...

    Dhe duke u kthyer ne shtepi vijonte riti?

    Pasi u kthejshim ne shtepi dhe faleshim me miqesine e njerezine qahej per te mbramen here. Ky vajtim ishte vertete i pikllueshem rendojshin fjalet e vajtimoreve se kur te vijme ketu skena me te gjetun ma ti qe na pritshe me buzen ne gaz ske me na fol me gojtarine e mesueme tanen....
    Gjithe diten vijonte vaji mbi teshat e dekunit. Me pas vazhdon riti i faljes se teshave te dekunit per fukarane qe vinte me lype. Naten e vorrit duhej me ba shume lemoshe qe shpirti i te dekunit te shpetoje sa me pare prej purgatorit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #17
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anėtarėsuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Nė varrezė shpėrndahej "hallva e rahmetit" (simbol i ėmbėlsirės funerale) e pregatitur detyrimisht nga njė vejushė, vetėm pėr moshėn e mesme dhe tė vjetėr, por gjatė regjimit socialist, ajo u zėvendėsua nga llokumja (simbol i ėmbėlsirės martesore dhe i ngjarjeve tė gėzuara).
    Nuk kam dėgjuar deri mė tani qė nė funerale u jepka llokume, nė Tiranė jo e jo, ta siguroj unė por s'ma merr mendja qė nė asnjė cep tė Shqipėrisė. Hallva gatuhet nga komshinjtė e kemi ne kėndej dhe shpėrndahet tė gjithė pjesmarrėsve nė varrim.Tirana nuk ka zakon tė nxjerrė raki siē e kanė nga jugu mos gaboj.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  18. #18
    Citoj;
    Tirana nuk ka zakon tė nxjerrė raki siē e kanė nga jugu mos gaboj.
    Gabohesh, ne Tirane nxjerrin raki, kjo qe ne kohen e babaqemos...
    Por edhe une si ti nuk kam pare asnje here te nxirren llokume..., e une referohem vetem koheve te rregjimit komunist!
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Citoj;

    Gabohesh, ne Tirane nxjerrin raki, kjo qe ne kohen e babaqemos...
    Por edhe une si ti nuk kam pare asnje here te nxirren llokume..., e une referohem vetem koheve te rregjimit komunist!
    Rakia shenje per mire se ardhje.

    Ne rast fejese: kafja dhe llokumi shenje e pelqimit ( perhajr ).

    Ne rast morte: Hallva e zeze per shpirt te te vdekurit pasi kthehen burrat nga varrimi shtrohet darka dhe ndahet hallva e gatitur nga komshinjte dhe farefisi me i gjere, embel nata e varrit dhe lutje te mira mbi shpirtin e te ndjerit ( embel-lehte nata e varrit) dhe kafja e zeze ( shenj qe kemi morte - kemi zi ) qe miku te shpreh fjalet per kryeshendosh.

    Llokumet filluan te shperndahen ateher kur pas varrimit burrat nuk ktheheshin ne shtepine e te vdekurit per dreke ose darke dhe llokumet shperndahshin ne te dale nga varrezat duke u pershendetur me familjaret e te vdekurit.
    urtėsia

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180
    Para disa muajsh isha diku per here te pare ne jeten teme ne nje mort.
    Nje njeri i dashtun e i afert nderroi jete.,

    llokume kam pa qe kane dhane n'diten e trete kur ka perfundu morti. Kur kam pyet pse, me thane se ashte si shenje per te mira mbas asaj dite..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 5 vjetori i ndarjes nga jeta e Gramoz Pashko
    Nga PRI-LTN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 02:06
  2. Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 13:28
  3. Varrosja e iluzioneve!
    Nga Lioness nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 04:47
  4. Vrasja e bashkėshortėve, dashuri apo shfrytėzim?!
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 16:25
  5. Akt terrorist ne Madrid, 190 te vdekur, 600 te plagosur
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 16:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •