Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 21 prej 21
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ritet mortore

    GJAMA

    Britma dhe ofshama e burrave nė ritin mortor tė malėsisė sė Shqipėrisė veriore(1)


    Autori: Bledar Kondi

    Njė ndėr format mė ekspresive, spektakolare, tė dhunshme dhe befasuese nė tė cilėn plazmohet kriza e pikėllimit nė malėsitė e epėrme tė gegėrisė ėshtė gjama e burrave. Gjama e malėsive veriore paraqet njė interes tė veēantė historik pasi i pėrket grupit mė arkaik tė tipeve melodike tė regjistruara, ndonėse ekzistenca, roli, funksioni dhe vlera e saj nė traditėn muzikore orale nuk ėshtė evidentuar ende nė tėrė pėrmasėn e vet reale. Tė dhėnat mė tė hershme mbi gjamėn rrjedhin kryesisht prej burimeve historike mesjetare, pasi dokumentacioni antik pėr vajtimet ilire rezulton i pamjaftueshėm, i tėrthortė, sipėrfaqėsor ose ende i panjohur, ndėrsa duke iu afruar gjithnjė e mė shumė shek. XX, densiteti informativ shtohet nė mėnyrė tė konsiderueshme sidomos me gjysmėn e parė tė tij. [...] Ndėr burimet historike mė autoritare qė dokumentojnė praktikėn rituale tė gjamės nė gjysmėn e parė dhe tė dytė tė shek. XX veēohen: Kanuni i Lek Dukagjinit, mbledhur dhe kodifikuar nga at Shtjefėn Gjeēovi, 1900-1907 si dhe ekspeditat kėrkimore tė babait tė etnografisė shqiptare: Rrok Zojzi [1950-1960]. [...]

    Regjistrimet e para diskografike tė gjamave kolektive tė kryera nė Malėsinė e Dukagjinit dhe nė Malėsinė e madhe pas viteve ’70, ofrojnė riprodhime tė shkėputura prej veēantisė konkrete tė situatės reale tė pėrzishme, atmosferės afektive si dhe efektivitetit tė ekzekutimit ritual. Ēuditėrisht, ekzemplarėt e rrallė arkivalė tė gjamės sė burrave do tė binin nė letargjinė e shpėrfilljes apo tė mosvlerėsimit nga ana e etnomuzikolo-gėve pėr dekada me rradhė, dhe nė raste fare tė pakta, ato do tė prekeshin pa u ēikur (!), duke u kufizuar nė mėnyrė empirike vetėm me ndonjė foto tė gjamatarėve, kuptim etimologjik tė termit, tekst poetik apo aspekt mimik tė tyre.

    Emri:  ska-mort-pa-gjak.jpg

Shikime: 9220

Madhėsia:  19.2 KB

    Pershkrimi i fotove nga e majta ne te djathte:

    1937 - Gjamė burrash pėr njė malėsor tė pasur nė vorrezėn e Thethit, Malėsia e Dukagjinit. Foto nga Reimer Schultze.
    1953 - Gjamė burrash pėr njė djalė tė ri nė vorrezėn e Shalės, Malėsia e Dukagjinit. Foto nga Rrok Zojzi.
    1998 - Gjamė burrash pėr njė polic tė rėnė nė krye tė detyrės. Qelėz, Pukė, Shqipėria e veriut. Filmuar nga Skėnder Laēi.




    Shtrirja gjeografike e ritit tė gjamės

    Shtrirja territoriale e trevave nė tė cilat ėshtė praktikuar gjama e burrave deri nė dekadat e fundit, pėrfshin disa komunitete tė izoluara, homogjene dhe vetfunksionuese tė gegnisė rurale, tė cilat, si rrjedhojė e kushteve gjeografike dhe e komunikimit tė prapambetur, e kanė ruajtur veēansinė e traditave lokale: Malėsia e Dukagjinit, Malėsia e Madhe, fshatrat e Pukės, Mirditės, Lezhės (Shqipėri e veriut), dhe duke vazhduar pėrtej kufirit nė malėsitė albanofone tė Trieshit, Grudės, Plavės, Gucisė (Mali i Zi) dhe tė Gjakovės (Kosovė). Arsyeja e mospėrfshirjes sė rretheve tė tjera tė Shqipėrisė sė veriut, tė Kosovės apo shqiptarėve tė Maqedonisė nė praktikimin e gjamės, kushtėzohet sė pari nga pėrkatėsia fetare, prej sė cilės rezulton se vetėm komuniteti rural i besimit katolik e ka transmetuar me fanatizėm gjamėn ceremoniale nė formėn e saj kolektive dhe individuale, ndėrsa pjesa tjetėr e besimit mysliman ka qenė shumė mė e frenuar prej dogmės fetare ndaj ēdo manifestimi publik tė pikėllimit. Por gjama individuale private nuk ka munguar aspak nė kullat e malėsorėve shqiptarė myslimanė, tė cilėt sapo tėrhiqen ‘nė vetmi’, larg prej tė gjallėve dhe tė vdekurve, fillojnė qė tė ligjėrojnė ‘vargje sentimentale’ me nota lirizmi femėror, por tė farkėtuara nga njė ‘mllef i veēantė shpirtėror’ [Ahmeti 1986 : 15; 82-3]. Njė fakt i tillė i ndeshur tek shqiptarėt e Malit tė Zi, na shtyn qė ta zgjerojmė hartėn e praktikimit tė ‘fshehur’ tė gjamės edhe nė krahinat e tjera tė besimit mysliman nė Kosovė dhe Shqipėrinė e veriut. Kėtu vlen tė theksohet veēanėrisht se nė pėrballje me vdekjen e njė qenieje njerėzore, komuniteti shqiptar i kapėrcen jo vetėm dasitė fetare brenda gjirit tė tij, pasi ‘vajtorėt e besimit katolik i ‘thirrin vaj’ si katolikut ashtu edhe muslimanit’ [Gojēaj 1975 : 102], por edhe dasitė ndėretnike, pėr faktin se gjamatarėt profesionistė shqiptarė ‘kanė gjėmuar’ edhe pėr malazezėt [Ahmeti 1986 : 82]. Shihet qartė se hapėsira gjeografike ku ėshtė praktikuar gjama shkonfigurohet nė sipėrfaqe prej pėrkatėsisė fetare, botėkuptimi i sė cilės ka depėrtuar fuqishėm nė tė gjitha sferat jetėsore, deri edhe nė shprehjen e pikėllimit gjatė ceremonisė mortore, atje ku instikti pagan i thyen kornizat e sjelljes fetare. Por megjithatė, gjama kolektive dhe individuale e ekzekutuar publikisht gjatė ritit funeral, e ka nxitur komunitetin qė tė mposhtė shokimin nga vdekja, tė fuqizojė kohezionin social, tė ripėrtėrijė jetėn normale tė ēorganizuar me ekuilibrat e saj tė prishur nėpėrmjet ndjenjės sė pėrbashkėsisė dhe solidaritetit pėrtej fesė dhe nacionalitetit.

    Terminologjia e gjamės dhe pėrkufizimi i saj

    [...] Nė malėsi thuhet se burri ‘po bān gjāmė, po gjimon, po thrret vaj, po bān brimė, po bėrtet’ [Ahmeti 1986 : 77; Pllana 2001 : 32]. Ekuivalenti i saj nė latinisht duhet kėrkuar tek termi gemitus (ose gemere) qė mbart brenda vetes njė sėrė konotacionesh tė tilla si: 1. gjamė, rėnkim, grahmė; 2. ulurimė; 3. zhurmė, zhaurimė; 4. pikėllim, helm, brengė, trishtim. Nė kontekstin leksikor tė gjuhės shqipe, fjala ‘gjėmė’ pėrfshin tri nėngrupe kuptimore, ku vetėm i pari me tė dytin dėshmojnė lidhje tė qarta farefisnore: 1. ‘fatkeqėsi, mėnxyrė’; 2. ‘lajm i vdekjes, mandatė’; dhe 3. ‘bubullimė, gjėmim’ [Ēabej 1976 : 327]. [...] Prej kėtej mund tė kuptohet dhe shpjegohet qartė arsyeja e pėrdorimit tė njė termi folklorik tė pasur me asosacione simbolike dhe referenca ndaj fenomeneve natyrore pėr shpalosjen ekspresive tė dhimbjes: me gjimue do tė thotė tė ushtosh, tė buēasėsh, tė uturish, tė shpėrthesh, tė vajtosh me tė madhe. [...]

    Ne e konsiderojmė tė gjamuarin para sė gjithash si njė teknikė tė brituri dhe tė gjestikuluari, e cila e riplazmon kulturalisht vuajtjen natyrale dhe tė dehistorifikuar nė njė akt simbolik tė projektuar nė horizontin ritual mortor. Britmat mashkullore janė tė ngarkuara me njė simbolizėm multivokal (qė nėnkupton shumė gjėra nė tė njėjtėn kohė), referencat e tė cilit janė nxjerrė prej sferave tė eksperiencės emocionale dhe vlerėsimit etik pėrballė vdekjes, duke e shpallur unitetin e tyre ritual pėrtej kėtyre rendeve. Ato mund tė interpretohen si simbole, shenja apo sinjale fonike, tė cilat shėrbejnė si mjete evokuese pėr shfaqjen, kanalizimin dhe zbutjen e emocioneve tė fuqishme. Ndryshe nga vajtimi i grave, gjama e burrave prodhohet direkt prej thirrjeve si reaksione kontradiktore dhe tė pazgjidhshme tė habisė, dhimbjes dhe protestės sė njeriut ndaj vdekjes, tė cilat mbyllen nė barrierėn e ashpėr tė ritualizimit tė shprehjes dhe tė simbolizmit mbrojtės. Kodifikimi i kėtyre reaksioneve tė natyrshme psikologjike sipas njė modeli tė krijuar nga kultura dhe tė ruajtur nga tradita, ka sjellė pėr pasojė njė ndėr shprehjet mė origjinale, instiktive dhe arketipale nga tė gjitha format e vajtimit ritual shqiptar.

    Riti mortor nė malėsitė e veriut Sapo njė person jep frymėn e fundit atėhere ‘lėshojnė brimėn’, ‘ēojnė zanin’, ‘lajmojnė shpijat’ dhe ‘bajrakėt e tjerė’. Thirrsat e bajrakut nė zi e pėrhapnin lajmin me formula britmuese antifonike duke nėnvizuar tipin e vdekjes: ‘Ooo kį dekė filani’, shqiptohet pėr personin e vdekur ‘prej Zoti’, kurse ‘Ooo kį mbetė filani’ pėrdoret pėr personin e vrarė [Folklorė 1940 : 35].

    Shėrbimet rituale ndaj tė ndjerit (si rruajtja, larja, veshja me rrobat mė tė mira, pregatitja e ushqimeve, ruajtja e tė vdekurit gjatė natės etj.) kryhen nga rrethi i tė afėrmve nėn drejtimin e ‘kryetarit tė dekės’, kurse familja e bjerrur ēlirohet pėr 1 javė rrjesht prej punėve tė pėrditshme, nė mėnyrė qė tė mos i shkaktohet ‘trazim mbi trazim’, dhe tė ketė mundėsinė qė tė presė e tė pėrcjellė gjindjen qė vjen ‘pėr kryeshndosh’ [Zojzi : 1953 : 243; EDZSh 1989 : 439-40]. I ndjeri trajtohet sipas mėnyrės se si ka vdekur (lahet nė rast vdekje natyrale dhe ndonjėherė lihet i gjakosur nė rast vrasjeje), sipas besimit fetar (katolikėt e vendosin tė ndjerin nė qoshe tė vatrės, dhe duart tė kryqėzuara me uratė, kurse myslimanėt nė mes tė vatrės, po me fytyrė nga lindja, dhe duart tė shtrira) dhe sipas moshės dhe statusit social (ku zakonisht personat e thyer nė moshė, tė pėrmendur nė krahinė ose tė rėnė ‘prej pushke’, pasi i nxjerrin nė oborr, i vendosin ‘ndejun nė karrigė’, ‘kambėn mbi kambė, kėsulėn mė njenin sy, ‘sytė … ēelė’, ‘nji duhan nė gojė’, ‘veshė e mbathė’ me rroba kombėtare dhe takėme personale si kuti duhani, sahat xhepi, vegėl pune, instrument muzikor, koburen nė brez, pushkėn pėr brij, etj., njėsoj sikur janė ‘tuj ba kuvend me ata qi i rrinė mė rreth’) [EDZSh 1989 : 448; Tirta 2003 : 324; S. Selimi 2003 : 114]. [...]

    Dekori femėror i harkuar pėrreth tė vdekurit shpaloset me tėrė zymtinė e veshjeve krahinore si njė gjysėm-hėnė ‘koc nė zi’, ku shpesh vetėm ruba e bardhė e lokes sė gozhduar pėrbri trupit tė pajetė, do tė feksė si njė aureolė e dhimbjes memece: dokja e malėsisė i ka imponuar asaj barrėn e rėndė tė heshtjes stoike dhe fisnikėruese pėrballė humbjes sė krijesės sė saj. Komuniteti rural e nderon kultin e tė vdekurit me gjamė dhe vaj kurse humbje-pėsuesve i blaton shprehjet zakonore tė ngushėllimit dhe ndihmė materiale.

    Nė shumė fshatra tė besimit katolik tė Dukagjinit, gjama kolektive kryhej sipas njė protokolli ceremonial nėn drejtimin e zėdhėnėsit tė saj tė paracaktuar duke filluar me rendin farefisnor, shoqėror, miqėsor dhe krahinor. Gjamėn e parė e ‘ban vllaznia’, ajo ėshtė hallka e parė e zinxhirit procesual qė shtrihet nga 8-10- 12 gjamė pėr person, tė kryera nė vijim nga vėllazėritė e ndryshme, fiset e huaja apo bajraqet e largėta, por secilit prej tyre, pavarėsisht numrit tė madh tė ‘pjestarėve’ qė mund tė ketė, nuk i lejohet qė tė ekzekutojė dy herė pėr njė tė vdekur. Numri i gjamave tė ekzekutuara varion prej statusit tė personit apo rrethanave tragjike tė vdekjes, por nuk mund tė jetė kurrė mė pak se sa 2 gjama pėr ēdo mashkull tė vdekur. Gjama dhe vaji kryhen pėr vdekje natyrale, vrasje dhe vetvrasje.

    Pėrsa i pėrket vdekjes sė grave, Kanuni sanksionon se ‘burrnimi s’bėrtasin mė grue tė dekun, por, po, i vėllai nė motėr, i biri nė t’amėt e kunati nė kunatėn’ [EDZSh 1989 : 469]. Deri nė shekullin XIX, nė malėsinė e Dukagjinit gjinia bėnte gjamė pėr femrėn para se tė varrosej, por mė mbrapa ky zakon u braktis, sepse sipas botėkuptimit tė ashpėr patriarkal tė malėsorit mbi ēėshtjet e nderit: ‘nuk i mbet gja burrit’ [Zojzi 1953 : 239; Ahmeti 1986: 15]. Megjithė ardhjen e regjimit socialist dhe krijimin e kushteve tė reja socialo-kulturore nėn diktatin ideollogjik, ky zakon do tė ruhej deri vonė nė Malėsinė e Madhe por nė njė pamje mė tė moderuar: ‘i biri pėr nėnėn dhe vėllai pėr motrėn mund tė vajtojė por jo tė bėjė gjamė’ [Mehmeti 1978 : 348].

    Praktika e ekzekutimit tė gjamave

    Normat pėr ekzekutimin e gjamėve kolektive janė tė rrepta dhe tė kodifikuara prej motmotit. Nga rrethi miqėsor s’lejohet qė tė ‘thrrasė vaj’ kushdo e sido, pasi janė caktuar qė mė parė ata qė do bėjnė gjamė, e qė kryesisht i pėrkasin njė rangu tė fisėm ose qė e kanė patur mė pėr zemėr tė ndjerin. ‘Mė kanu asht me britė nė tė dekmin tri herėsh, tuj i pėrsėritun fjalėt ‘mjeri unė…’ nandė herėsh e tuj hudhė kambėn kah i dekmi’ [EDZSh 1989 : 449]. Shoqėria ‘shenon’ prijėsin e gjamės qė do tė udhėheqė grupin nė thirrje, i cili vihet nė mes tij. Njė formacion gjamatarėsh pėrbėhet zakonisht nga 10-40 persona tė renditur nė 1-4 rreshta, nė vijė tė drejtė ose gjysėm rrethi, por nė ‘vdekje tė pėrdjegme’ formacioni bymehet deri nė ‘80-120-160 vetė’ madje nė njė numėr tė pacaktuar, duke u shndėrruar kėshtu nė njė kor me pėrmasa gjigande qė ekzekuton bashkarisht njė ‘gjamė tė dhimshme’ [Zojzi 1953 : 236-7; 1963 : 15; Selimi 2003 : 113]. Herė herė gratė vendosen nė njė vijė paralele mbas burrave duke ruajtur njė distancė prej jo mė shumė se sa dy tri hapash [Selimi 2003 : 113]. [...] Si tipar dallues pėr lidhjen me tė vdekurin shėrben forma e adresimit ndaj tij: thirrja verbale ‘i mjeri un o vlla’ i pėrket farefisit dhe katundit […] kurse ‘i mjeri un o mik, o kraj, o dashamir’ etj. artikulohet nga fiset, shoqėria apo bajraqet e huaja ndaj njė personi tė largėt [Zojzi 1953 : 236-37; Tirta 1996 : 17] Kohėshtrirja e gjamėve varion nga 5, 10, 20 minuta e deri nė 1 orė.

    Gjama kolektive nė varrezė

    Drama mortore do tė finalizohet nė varrezė me ekzekutimin e gjamės sė gjakut (fisi i babait) dhe gjamės sė qumshtit (fisi i nėnės). Gjama e qumėshtit mund tė interpretohet si njė mbijetojcė simbolike e qytetėrimit matriarkal tė shtypur e tė transformuar pėrgjatė historisė shekullore, mesazhi i sė cilės kėtu shfaqet i kamufluar nėn zhgunin e ashpėr patriarkal: e jėma vajton tė birin me britmė burrash…. Ky aspekt simbolik del mė qartėsisht nė pah kur shprehja e pikėllimit zhvendoset tek qeniet mitologjike tė malėsive gege, ku sipas rrėfimeve tė moēme, vetė Orėt e Malit janė dėgjuar nėpėr shkėmbinj ndjellakeqė duke thirrur herė ‘gjāmė burrash’ e herė ‘gjāmė grįsh’ [Folklorė II 1940 : 35] Nė vitin 1953, etnografi Rrok Zojzi do tė pėrjetonte njė ndėr skenat mė dramatike dhe unike tė vajtimit ritual shqiptar: njė gjamė burrash e zhvilluar nė mesnatė, nė varrezėn e fshatit Shalė, ndriēuar nga pishtarėt e turmės nė zi. Kjo ishte njė ndėr gjamat e fundit pėrpara se kjo praktikė tė ērrėnjosej apo shtypej me forcė nga regjimi komunist.

    Gjamatarėt e rreshtuar nė ‘vijė tė drejtė’ largohen nė njė distancė tė konsiderueshme nga i vdekuri (afro 100 m), e cila i nevojitet atyre pėr realizimin e ‘koreografisė’ rituale: rendjen me vrap drejt kufomės gjatė intervalit kohor qė ndan stacionet e gjamės nga njėri tjetri. Nėn drejtimin e prijėsit, grupi kryen si njė trup i vetėm njė ‘perkulje mbi gjuj me duar n’ij’ nga e djathta nė tė majtė, e cila i pėrngjet njė hobeje qė do tė vėrvisė nė lartėsitė ekstreme britmėn shpėrthyese kolektive 30-40 sekonda me pasthirrmat ‘au’, ‘eu’, ’heu’, ‘ou’, ‘hou’, dhe qė do tė lėshohet ‘pak nga pak nė njė tonė ma tė ulėt tue zbritė gjithnji deri sa tė shuhet’. Pasi tretet oshėtima e thirrjes nistore, tė gjithė drejtojnė shtatin, dhe ‘me fytyrė tė ngėrdheshun’ kryejnė nėn ritmin e sinkronizuar kolektiv harkimin e vrullshėm trupor djathtas-poshtė e majtas-lart pėr shpalosjen e fuqishme tė thirrjes sė radhės, kėsaj here tė veshur me tekst: ‘i mjeri u per ty’ [...] Pėrgjithėsisht, kjo pėrsėritet e njėjtė nė ndalesat e tjera, ku distanca prej tė vdekurit shkurtohet me vėrshimin e harbuar tė gjamatarėve; thirrjet kontrapunktojnė ēdo herė me gjeste tė reja, tė cilat e rrisin sėrish dramacitetin e ngjarjes nėpėrmjet depėrtimit tė spirales sė vetgjymtimit: ‘grushtimit ritmik … mbi gjoksat e perleshun tė zbluem’, ‘grisjes sė lėkurės sė tamthave’ me ‘thonj tė premė …. tue hjedhė gjak nga i vdekuni’, dhe sė fundmi pėruljes mė gjunjė para kultit tė tė vdekurit, duke pėrkėdhelur tokėn qė do tė strehojė dhe konsumojė kufomėn e tij [Zojzi 1953 : 252-54].

    Gjama e vrasėsit pėr viktimėn e tij

    Tė dhėnat historiko-etnografike dėshmojnė se momenti mė kulmor, mė i tensionuar dhe mė i paparashikueshėm i ceremonisė mortore nė Malėsinė e Dukagjinit i rezervohej dhėnies sė besės nė njė situatė vrasjeje. Kanuni i Maleve e detyronte vrasėsin qė tė merrte pjesė nė ceremoninė mortore tė viktimės sė tij, tė bashkohej me grupin e burrave, tė thėrriste nė gjamė: ‘i mjeri un pėr ty o vllau em ...!’, ta pėrcillte nė varrim e mė pas tė ulej kėmbėkryq me burrat e katundit nė drekėn e shtruar pėr shpirtin e tė ndjerit. Nėse shpia e tė vramit arrinte qė t’i jepte besė vrasėsit pėr 24 orė, kjo konsiderohej nga komuniteti si provė e lartė e forcės sė karakterit dhe e fisnikėrisė. Nė rast se vrasėsi e refuzonte besėn e dhėnė nga familja e viktimės, ky gjest i tij rėndonte si ‘shburrnim’ mbi personin dhe shtėpinė e tij dhe dėnohej nga malėsorėt si ‘dhunė mbi dhunė’. Por nė malėsi nuk mungonin skenat e metamorfozės sė beftė dhe tė skajshme tė gjendjes shpirtėrore tė personave tė pranishėm nė ritin mortor, kur vrasėsi i viktimės likuidohej po atė ditė: ‘me marrjen e gjakut, i vdekuri harrohet’, dhe atėhere ‘morti kthehet nė festė’ [Zojzi 1963 : 21].



    Bibliografi e pėrzgjedhur

    Ahmeti, Ali M.
    1986. Vajtimet dhe gjėmat shqiptare tė Plavės dhe Gucisė, Titograd.
    E Drejta Zakonore Shqipėtare – Kanuni i Lek Dukagjinit 1989. nga Shtjefėn Gjeēovi, Tiranė. [shkurt EDZSh]
    Gojēaj, Mirash
    1975. ‘Vdekja dhe vajtimet ndėr shqiptarėt e malėsisė tė rrethit tė Titogradit’, Gjurmime Albanologjike, Prishtinė.
    Kanuni i Lekė Dukagjinit – The Code of Lekė Dukagjini, 1989. ed. by Leonard Fox, New York.
    Kondi, Bledar
    2006. ‘Gjama’, botuar nė Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar 9, Tiranė, 45–112.
    2012a. ‘Gjama – the ritual lamentation of tribesmen in north-Albanian mountains’, in Musik-Stadt Traditionen und Perspektiven urbaner Musikkulturen, hrsg. von
    Sebastian Klotz, Leipzig, 208-224.
    2012b. Death and Ritual Crying - an anthropological approach to Albanian funeral customs, Logos Verlag Berlin.
    Link: http://www.logos-verlag.de/cgi-bin/buch/isbn/3220
    Mehmeti, Fadil
    1978. ‘Zakone, rite e besime vdekjeje nė Kelmend’, Etnografia Shqiptare no. 9, Tiranė, 333–56.
    Selimi, Skėnder
    2003. Folklori koreografik shqiptar, Tirana.
    Sokoli, Ramadan
    1994. ‘Gjamėt, vajtimet e pėrmortshme dhe elegjitė’, tek Rilindja no.1. Feuilleton 14.
    Tirta, Mark
    1996. ‘Vdekja nė rite e besime ndėr shqiptarė’, tek Kultura Popullore no. 1/2, 15–31.
    Zojzi, Rrok
    1953. Ekspedita etnografike nė Nikaj Mėrtur, Arkivi Etnografik i Insititut tė Antropologjisė Kulturore.




    Burimet audiovizuale
    Arkivi audiovizual i Institutit tė Antropologjisė Kulturore dhe Studimeve tė Artit, Tiranė.

    1 Materiali ėshtė shkėputur nga punimi ‘Gjama’, botuar nė revistėn Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar 9, Tiranė, 2006, 45–112
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-01-2013 mė 14:31

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. 5 vjetori i ndarjes nga jeta e Gramoz Pashko
    Nga PRI-LTN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 02:06
  2. Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 13:28
  3. Varrosja e iluzioneve!
    Nga Lioness nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 04:47
  4. Vrasja e bashkėshortėve, dashuri apo shfrytėzim?!
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 16:25
  5. Akt terrorist ne Madrid, 190 te vdekur, 600 te plagosur
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 16:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •