Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Shtypi i ditės pėr Kosovė



    Korrupcion nė KEK - janė vjedhė 4.5 milionė euro


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinė, 30 prill 2002 - Nė njė konferencė me gazetarė shefi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut Endi Berpark tha se ka gjetur evidenca qė flasin pėr rastin e mundshėm tė korrupcionit nė Koorporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės (KEK).

    Sipas zotit Berpark bėhet fjalė pėr njė shumė rreth 4.5 milionė eurosh qė janė vjedhur nga njė rrjet manaxhimi tė energjisė elektrike dhe ėshtė pjesė e donacionit ndėrkombėtar tė destinuara pėr importin e energjisė elektrike nga vendet fqinje.

    Ai tha se ka disa muaj qė flitet pėr korrupcion nė KEK, duke shtuar se atij i duheshin fakte, dhe ato tani i ka. Por Berpark nuk dha shumė detaje pėr shkak tė hetimeve qė janė duke u zhvilluar. Ai tha se njėri nga tė dyshuarit ėshtė edhe njė pėrfaqėsues i lartė ndėrkombėtar, i cili punon nė organizatėn e tij.

    Edhe kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner shprehu mbėshtetjen e tij pėr veprimet e shefit tė shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut. "Nuk do tė ketė fare tolerancė pėr krimin e organizuar nė Kosovė", tha Shtajner, lidhur me korrupcionin nė KEK.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 30-04-2002 mė 23:21

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    BE: Pajisje tė reja pėr spitalet e Kosovės nė vlerė prej 11.5 milion euro


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinė, 30 prill 2002 (QIK) - Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim do tė sigurojė pėr spitalet e Kosovės pajisje nė vlerė prej 11.5 milionė eurosh. Me 11.5 milionė euro nga fondet e Bashkimit Evropian do tė blihen pajisje tė ndryshme mjekėsore, qė do tė ndihmojnė modernizimin e spitaleve nė mbarė Kosovėn.

    Sallat kirurgjike do tė pajisen me tavolina, llampa dhe ventilatorė tė reja. Pajisje rentgeni pėr procedura tė ndryshme tė diagnostifikimit do t'u jipen spitaleve, si edhe 30 qendrave tė mjekėsisė familjare nė mbarė Kosovėn.

    Poashtu do tė blihen pajisje pėr repartet e pėrkujdesjes intensive, si edhe pajisje pėr tė ndihmuar nė fushė tė gastroenterologjisė. Pėrveē kėsaj, do tė sigurohen edhe aparate pėr dializė tė gjakut dhe pajisje pėr sterilizim.

    Klinikat emergjente nė spitalet e Kosovės do tė marrin makina pėr reanimacion, monitorė tė zemrės si edhe karroca tė reja.

    Rreth 30 kompani kanė bėrė ofertat e tyre pėr tė bėrė furnizimin me pajisje tė reja nė emėr tė Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim. Tani ėshtė duke u bėrė vlerėsimi i shprehjeve tė interesit nė kėtė tender. Kjo ėshtė duke u administruar nga koncerni francez, Bernard Brunhes International (BBI) Pajisja e re do tė fillojė tė arrijė nė Kosovė qė nga muaji gusht.

    "Ky ėshtė investimi mė i madh nė spitalet e Kosovės nga komuniteti ndėrkombėtar", thotė Matias Rainike, menaxher i programit tė shėndetėsisė nė Agjencinė Evropiane pėr Rindėrtim.

    Tani spitalet e Kosovės kanė pajisje tė vjetra prej 15 deri nė 20 vjet dhe shpesh nuk mund tė mbėshtetesh shumė nė to. "Pajisjet e reja qė do tė blihen me fondet e BE-sė do tė pėrmirėsojnė teknikėn e diagnostifikimit, dhe rrjedhimisht do tė sigurohet njė pėrkujdesje mė e mirė shėndetėsore pėr popullin e Kosovės", thotė ai.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    --------------------------------------------------------------------------------

    ANĖTARĖT E KRYESISĖ SĖ BISHM-it TAKUAN PRESIDENTIN E KOSOVĖS DR. IBRAHIM RUGOVĖN


    --------------------------------------------------------------------------------

    Intelektualėt nė mėrgim dhanė kontribut tė ēmuar pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės

    Z. Nikollė Shabani, u.d. kryetarit tė kryesisė sė BISHM-it dhe R. Elezaj, sekretar, me 26 prill tė kėtij viti, nė rezidencėn e tij nė Prishtinė takuan presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugovėn, tė cilit nė emėr tė asociacionit tė intelektualėve shqiptarė nė mėrgim i shprehėn urimet dhe pėrgėzimet mė tė sinqerta pėr (ri)zgjedhjen e tij nė postin e Kryetarit tė shtetit tė Kosovės.

    Pranė pėrgėzimeve qė i bėn dhe urimeve pėr suksese tė mėtejme, kėta veprimtarė tė asociacionit “Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptarė nė Mėrgim” nė pika tė shkurtėra e njoftuan kryetarin Rugova me ēėshtjet primare tė cilat aktualisht e shqetėsojnė Mėrgatėn shqiptare nė Gjermani, siē ėshtė ajo e kthimit tė mėrgimtarėve tanė nė atdhe, gjendja e shkollės shqipe nė diasporė, ajo e fatit tė shumė tė rinjėve tanė tė cilėt gjenden nėpėr burgje si dhe me problemin e dokumenteve tė udhėtimit.

    Lidhur me kthimin e azilkėrkuesėve shqiptarė, tė cilėve organet gjermane nuk iu kanė pranuar kėrkesat pėr qendrim mė tė gjatė kryetari Rugova tha se “kėtė ēėshtje ai dhe Qeveria jonė nė rastin e parė do ta shqyrtojnė me palėn gjermane, nė mėnyrė qė ata tė mos kthehen arbitrarisht dhe pa marrėveshje me qeverinė tonė, nė mėnyrė qė kthimi i tyre tė bėhėt nė harmoni me nevojat dhe kėrkesat e dy vendeve tona, kur dihet fakti se njė numėr i madh i tė rinjėve tanė ka qė dhjetė vite qė punojnė nė kėtė shtet dhe qė tani janė aftėsuar nė fusha tė ndryshme tė ekonomisė, kontributi i tė cilėve nė ekonominė e vendeve ku ishin tė strehuar ka qenė i madh dhe qė tani e tutje do tė ishte i mirė se ardhur dhe mė se i nevojshėm edhe pėr ekonominė e Kosovės”.

    Sa i pėrket gjendjes sė shkollės shqipe nė mėrgim kryetari Rugova tha se, “tani kur i kemi organet tona shtetėrore ajo duhet tė hyjė nėn mbikqyrjen e Ministrisė sonė tė arsimit dhe tė kulturės nė mėnyrė qė sa mė parė tė eliminohen pengesat dhe vėshtirėsit me tė cilat ajo ėshtė ballafaquar viteve tė fundit”. Ndėrsa kur ėshtė fjala pėr fatin e shumė tė rinjėve tanė tė cilėt pėr shkaqe tė ndryshme gjenden nėpėr burgjet gjermane, u tha se pėr kėtė duhet tė kujdesen organet gjegjėse tė Kosovės, mbase numri mė i madh i tyre nė botėn pėrendimore kishin shkuar si adoleshentė e qė tani janė rritur, por qė seriozisht u kanoset rreziku i asimilimit.

    Rreth problemit tė dokumenteve udhėtuese, pėr (mos) pajisjen me e mėrgimtarėve tanė me kėto dokumente, si njėri ndėr problemet mė shqetėsues qė aktualisht i preokupon ata, dhe qė kėtė gjendje e bėn edhe mė tė rėndė, ėshtė edhe fakti se nga ana e zyrtarėve gjermanė shumica prej tyre po detyrohen qė kėrkesat pėr nxjerrjen e dokumenteve tė udhėtimit t’i bėjnė pranė konzulatave serbe.

    Zhagitja dhe moszgjidhja e kėtij problemi po bėhėt nė dėm tė mėrgimtarėve tanė dhe tė vetė procesit tė pavarėsisė sė Kosovės, sidomos kur kihet parasysh fakti se pajisja e shqiptarėve (qytetarėve) tė Kosovės me dokumente tė udhėtimit serbe ngėrthen nė vete njė ēėshtje shumė tė ndjeshme politike siē ėshtė ajo e nėnshtetsisė, e qė pala serbe dhėnien e kėtyre dokumenteve po e shfrytėzon nė mėnyrė pėrfide para faktorėve ndėrkombėtarė nė tė mirėn e saj.

    Po ashtu gjatė kėtij takimi u bisedua edhe rreth sigurisė fizike tė mėrgimtarėve tanė gjatė shkuarjes sė tyre nė vendlindje, gjegjėsisht gjatė kthimit nga pushimet verore, kur dihet se me ēfarė peripetive dhe vėshtirėsive tė shumta u ballafaquan gjatė udhėtimit pėr nė atdhe gjatė kėtyre tri viteve tė fundit, mbase siē tha kryetari Rugova “ndėrtimi i autostradės Durrės-Morinė-Prishtinė si dhe i pjesės tjetėr tė saj nė drejtimin Shkodėr-Ulqin, do tė ishte zgjidhja mė e mirė e kėtij problemi pėr mėrgimtarėt tanė, por edhe pėr tė gjithė udhėtarėt tjerė, meqė shfrytzimi i akseve tjera rrugore siē ėshtė ai pėmes Greqisė-Maqedonisė ose ai pėrmes Serbisė janė tė pasigurta pėr shqiptarėt.

    Po sikur tė ishte ndėrtuar kjo autostradė para se tė fillonte lufta nė Kosovė me siguri se shumė gjėra do tė rrjedhnin ndryshe gjatė asaj kohe, pra nė favorin tonė”, tha kryetari Rugova, i cili po ashtu ēmojė lartė angazhimin e intelektualėve tanė nė mėrgim tė cilėt dhanė kontribut tė madh pėr ēlirimin dhe avancimin e procesit tė pavarėsisė sė Kosovės.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Disa tė burgosur arratisen nga burgu i Dubravės

    Disa tė burgosur arratisen nga qelitė nė burgun e Dubravės, 12 ngjiten mbi ēati


    PRISHTINE, 30 prill - Policia e UNMIK-ut bėri tė ditur se nė burgun e Dubravės, tė martėn nė mesidtė, disa tė burgosur janė arratisur nga qelitė e tyre, por nuk kanė mundur tė dalin jashtė ndėrtesės sė burgut. Policia e burgut ka arritur tė ndalojė njė pjesė tė tė burgosurve, ndėrsa pjesa tjetėr, rreth 12 tė burgosur tė tjerė, janė ngjitur nė ēatinė e ndėrtesės sė burgut. Pas kėsaj gardianėt e burgut kanė thirrur nė nidhmė policinė e UNMIK-ut, forcat speciale tė sė cilės kanė ndėrhyrė, duke e kthyer pėrsėri nėn kontroll situatėn e tensionuar brenda burgut. Sipas zėdhėnėsit tė policisė sė UNMIK-ut, Berri Fleēer, tė burgosurit qė ishin ngjitur nė ēati tė burgut, kanė vazhduar tė qėndrojnė atje deri nė orėt e pasdites tė sė martės. Ai tha se nė ndėrtesėn e burgut janė shkaktuar disa dėme jo tė mėdha dhe besohet se nuk ka pasur asnjė person tė lėnduar. Policia tha se ka mundėsi qė tė burgosurit kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin tė arratisen nga burgu, por kur nuk ia kanė arritur dot kėsaj (pėr shkak tė masave tė mėdha tė sigurisė), janė ngjitur nė ēatinė e burgut.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Njė ditė do na "mėsojnė" si mjelen edhe loptė

    Deputetėt: Boll me seminare, Kosova ka shumė probleme pėr tė diskutuar nė Kuvend


    PRISHTINE, 30 prill - Nė Kuvendin e Kosovės sot u mbajt njė konferencė me deputetė, nė tė cilėn u diskutua mbi rolin e partive politike nė kuvend. Pjesėmarrėsit e konferencės e vlerėsuan me interes organizimin e seminareve tė tilla, por u shprehėn tė pakėnaqur me dinamikėn e mbledhjeve tė Kuvendit. Ata thanė se nė Kosovė ka shumė ēėshtje tė cilat duhet tė shtrohen nė Kuvend. “Seancat e Kuvendit tė Kosovės nuk duhet tė mbahen vetėm njė herė nė muaj, siē po ndodh tash. Nė Kosovė ka shumė punė pėr t'u bėrė dhe Kuvendi duhet tė mblidhet tė paktėn njė herė nė javė, pėr tė shqyrtuar problemet aktuale”. Kėshtu e komentojnė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės mbetjen nė vend tė punės sė Kuvendit. Sipas RTV21, kėto deklarata ata i bėnė pas konferencės sė sotme mbi rolin e partive politike, tė organizuar nga Instituti Amerikan Demokratik Kombėtar dhe Organizata pėr Siguri e Bashkėpunim Evropian (OSBE). Deputeti i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj mendon se mė shumė mbahen seminare se sa seanca tė Kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Bujar Dugolli, thotė se presin aq shumė projekt ligje pėr t'u shqyrtuar e miratuar nė Kuvendin e Kosovės gjė tė cilat nuk mund tė bėhen tė gjitha nė seancat njėmujore. ytrer deputetėbve janė mė tė shpeshta se seancat e kuvendit. Nė seminarin e sotėm ligjėrues nga Belgjika, Latvia dhe Britania e Madhe punuan sot me pėrfaqėsusit e partive politike parlamentare. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės thonė se kėto seminare janė mjaft tė dobishme. Por, sipas tyre, rėndėsia kėtyre seminareve po u humb me mosmbajtjen e seancave tė Kuvendit.

    --------------
    Komenti im:

    Shumė ndėrkombėtarė, tė cilėt nė jetėn e tyre kanė parė ndonjė lopė vetėm nė kopshtin zoologjik, njė ditė, do tė vijnė nė Kosovė dhe do tė organizojnė seminar se si duhet mjelur loptė. Madje nuk ėshtė fare pėr tu ēuditur qė kur tė vijnė pėr tė na mėsuar si duhet mjelur loptė, qė pėrveē strukturės gjinore, tė shpallin edhe preferencėn e moshės sė seminaristeve. Kurrė nuk kam besuar se jemi kaq ksenofilė si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė. O tempora o mores!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 01-05-2002 mė 01:35


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •