Thx ZiM , qe na dhe mundesine ta shohim .
Nuk e di mua me eshte c'mesuar veshi me keto lloj kengesh. Perderisa paska fituar nder ato alla sojsha kenge apo kengetare qe quhen atje ... dhe atehere do jete me mira pra .
Si kenge Cka qenka .
Thx ZiM , qe na dhe mundesine ta shohim .
Nuk e di mua me eshte c'mesuar veshi me keto lloj kengesh. Perderisa paska fituar nder ato alla sojsha kenge apo kengetare qe quhen atje ... dhe atehere do jete me mira pra .
Si kenge Cka qenka .
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Kengen e Marizes dhe Roseles mund ta merrni nga KETU
nuk mujta ta ndegjoj askund, nuk bejn keto linke qe keni sjellur ...
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Postuar më parë nga Dorontina
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
kush jan kto??
ai burri po me frikson iherr
shum kot edhe kenga
God is coming and SHE is mad
Edhe po shkuam ne Eurovision Shqiptaret nuk do te fitojne kurre sepse shtetet tjera nuk deshirojn që Shqiptaret te arrijne shkalle qoftë ekonomike apo kulturore!Te larte e sidomos te fitojne ne Eurovision 2007!
Eurovizion, sot sfida shqiptare për kualifikim
Derguar me: 10/05/2007
• Oliverta Lila
Ethet e vërteta të Eurovizionit fillojnë sot. Mbrëmja në skenën Hartwall-it do të jetë një garë për kualifikimin e vendeve gjysmëfinaliste. Kështu, edicioni i 52-të i Eurosong merr startin. Edhe grupi shqiptar do të jetë në skenën e Helsinkit, duke tentuar kualifikimin e natës finale. Frederik Ndoci, bashkëshortja e tij Aida, djemtë shoqërues dhe violinistja Joana Kahimi, që prej datës 2 maj ndodhen në Helsinki, ku edhe kanë bërë përgatitjet e fundit. Sot, ata do të ngjiten të 11-tët në konkurrim. Me këngën "Hear my plea"(versioni anglisht i "Balada e gurit"), Ndoci do të konkurrojë mes 34 këngëtarëve nga vende të tjera, për të marrë kualifikimin në natën e madhe të 12-majit. Komentet paraprake janë pozitive për këngën shqiptare. Vlerësimet erdhën pas dy provave që grupi shqiptar bëri në skenën e Hartwall-it. Ndoci është vlerësuar për vokalin e tij, ndërsa në tërësi kënga është cilësuar si emocionuese. Ndonëse interesi i medias ka qenë i pakët për të ndjekur performancën shqiptare, në faqen zyrtare të festivalit (www.eurovision.tv) pas provës së dytë që është mbyllur në datën 4 maj, flitet për profesionalizëm në këtë konkurrim. Ndocit me "Hear my plea", si një krijim i Adrian Hilës dhe Pandi Laços, i është dashur që të konkurrojë në natën gjysmëfinale, pasi Luis Ejlli me konkurrimin e tij në Athinë, nuk mundi të siguronte një pozicionim në finale. "Prova e dytë e grupit shqiptar shkoi mirë dhe Frederik Ndoci duket vërtet energjik dhe entuziast kur këndon tonet e larta të baladës "Hear my plea". Edhe pse ai pati pak ftohtë në fillim, kjo nuk ndikoi në performancën e tij", thuhet në faqen zyrtare. Ndërsa komentet për performancën skenike janë ashtu siç priteshin. Para se të nisej, vet Ndoci u shpreh se kjo këngë është një baladë dhe nuk do të ketë ndonjë ekspresivitet të madh. "Performanca skenike ishte pa lëvizje dhe efekte skenike. E gjithë skena ishte mbuluar nga një blu e errët, me një qiell të yjëzuar pas, teksa këngëtarët shoqërues mbështesnin baladën e Frederikut së bashku me gruan e tij", shkruhet më tej në faqen zyrtare. Ende nuk janë zbuluar se si janë menduar veshjet e grupit shqiptar. Gjatë gjithë provave, Frederik Ndoci, djemtë shoqërues Erti Hizmo, Denis Skura dhe Oltian Marku, si dhe violinistja Joana Kaimi, janë paraqitur me veshje të zakonshme. Përjashtim ka bërë bashkëshortja e Ndocit, Aida, e cila e ka veshur fustanin e saj të frymëzuar nga xhubleta, një veshje tipike shqiptare. Duket se paraqitjen e tyre kanë dashur ta ruajnë surprizë për konkurrimin e mbrëmjes së sotme. Vlerësime të tjera pozitive për grupin shqiptar vijnë edhe nga agjencia që ndjek vazhdimisht zhvillimet e festivalit, www.esctoday.com, ku gazetari Richard Wet -Soley shkruan se "Frederiku, i cili ngjan si një djalë i ri në skenë, ndryshe nga ç'duket në videoklipin promovues, duket qartë se këndon me pasion, madje duket sikur ai e ndjen vërtet keqardhjen dhe dëshpërimin që përcjellin vargjet e këngës së tij. Artisti duket se është një mjeshtër në zhanrin e tij, në balada". Megjithatë, provave shqiptare u ka munguar publiku dhe inkurajimi i tyre. Por, e gjitha ngelet për t'u vërtetuar sot në mbrëmje. Atëherë kur grupi shqiptar të ngjitet në performancën që do të vendosë edhe fatin e këngës. Votimi i vendeve pjesëmarrëse në Eurovizion, do të përcaktojë nëse "Hear my plea" do të dëgjohet sërish në 12 maj. Vet Ndoci, gjatë konferencës për shtyp të dhënë në ditën e dytë të qëndrimit në Helsinki, është shprehur se "e vetmja dëshirë është të arrij të prek zemrat e shikuesve përmes interpretimit tim në Festivalin Evropian". Gjatë kësaj konference prezantimi, ai ka folur për emocionet si përfaqësues i Shqipërisë. Nuk ka ngurruar të tregojë as kur e shihte fshehtas Eurovizionin, si dhe për të kaluarën e vështirë të Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe kufizimet që i bëheshin një këngëtari. Në faqen zyrtare të festivalit, Ndoci paraqitet si një këngëtar i njohur në arenën ndërkombëtare.
#VamosArgentina
Vertet ne fillim kam mendu qe , nuk asht kengê e nivelit, por mbram ishte super super kendimi ka qen shum shum i bukur, ze te bukur pa stres mrekulli , koreografia dhe kostumet e krejt ne rregull ...vetem qe fati i keq qe ne rradhen e par te gjysem finales ishin shtet sllave prioritare si gjethherê !....
qellimi asht me tregu kulturen dhe emrin tjerat shnosh !....
vertet ishte keng e nivelit te lart por per te cil vesh ?
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Pervec Hungarise e Turqise dje krejt kenget qe kaluan per ne finale kendoheshin nga sllave. Nje BUHH e madhe degjohej ne sfond, kur perfundoi dhenia e rezultateve.
Nga cfare u interpretua dje, kenga e Frederik Ndocit ishte kenga me nivel me te larte dhe me interpretim te shkelqyer. Kengetari s'ka pse te merzitet fare e ne Shqiperi te kthehet kokelarte, se veten e vendin e perfaqesoi mrekullisht.
Nga paraqitjet e derimesotshme shqiptare ne festivalin evropian, kjo ishte me e mira. Po mire e ka shkruar Dorontina pak me lart: per cilin vesh?
Krijoni Kontakt