Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 70
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Perfundon festivali i 45-te i kenges, Frederik Ndoci shpallet fitues

    TIRANE (24 Dhjetor) -Ka perfunduar dje festivali i 45-te i kenges ne radio-televizion. Fitues eshte shpallur Kengetari Frederik Ndoci me kengen Balada e Gurit duke u bere keshtu pjese e festes se madhe te kenges europiane qe mban emrin Eurovizion. Juria e perbere nga profesioniste te vertete te muzikes shqiptare dhe jo vetem vleresoi si kengen dhe performanecn me te mire ate te kengetarit shkodran. 'Balada e Gurit' eshte kompozuar nga Adrian Hila dhe me tekst te Pandi Lacos.

    Pas 2 netesh prezantimi te 31 kengeve ne gare drejtuar nga Adi Krasta, nata finale e festivalit dhuroi emocion per publikun e gjere. Juria perzgjodhi si fituese te vendit te dyte kengen 'Pa ty, pa mua' te Rosela Gjylbegut ndersa ne vend te trete u pozicionua Mariza Ikonomi me 'Ku eshte dashuria'.

    Nata e djeshme ishte nje mbremje maratone ku gara u gershetua spektakli, me te ftuar, intervista dhe nostalgjine e viteve te shkuara, permendim ketu edhe performancen e shkelqyer pershendetese te Aurela Gaces, e kthyer nga Shtetet e Bashkuara ne Shqiperi enkas per edicionin e 45 te kenges ne radiotv.

    Ne naten finale u ngjiten ne skene 16 finaliste mjes te cileve Alban Skenderaj, Arber Arapi, Rosela Gjylbegu, Alberie Hadergjonaj, Saimir Braho, etj.

    (news24/Balkanweb)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    mua per vehte me pelqeu Rosela Gjylbegu , kishte kenge shume te mire

    i uroj fat Frederik Ndoci-t dhe te kthehet me nje cmim
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  3. #43
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga lum lumi
    Qofsh faqebardhë, o Frederik Ndoci!

    Ishalla e këndon shqip në eurovision!

    Teksti i bukur, kompozimi i bukur, interpretim mjeshtëror.

    Fitoi arti sonte.
    S'kam c'i shtoj me teper!

    Bravo Frederikut.Ishte e vetmja kenge qe me mallengjeu ne Festival.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #44
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    Kurse mu mpelq Greta,Mariza...

    Po e kenga fituese nuk ishte keq!!
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  5. #45
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ku ta degjoj kengen e Frederikut ? Mua s'me pelqen ai kengetar, por meqenese po thoni ju, ta shohim njehere...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2006
    Postime
    16

    Cmendoni Per Festivalin? A Ishin Cmimet E Merituara?

    Mos ngurroni te jepni nje pershtypje.

  7. #47
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    CORAZON JA KETU ESHTE KENGA VETEM FILLIMI.kenga eshte e mire jo si vjet besoj qe te hy ne finale dhe do te hec me tutje suksese kengetarit


    http://www.festivali45.com/pages/lista.html#
    Ndryshuar për herë të fundit nga dibrani2006 : 24-12-2006 më 13:25

  8. #48
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Unë për vete e veçova këngën "Ëndrra ime". Megjithëse interpretimi ishte paksa i tepruar, teksti i këngës ishte shumë mbresëlënës... Në një mënyrë e pritur... kjo këngë ma vulosi bindjen se poeti Agim Doçi shkruan këngët më të bukura... Pavarësisht se nuk fitoi (normalisht këngë të tilla, aq të bukura, nuk janë të destinuara të bëhen fituese, nuk janë këngë komerciale...) unë do ta kujtoj si një nga këngët më të bukura që kam dëgjuar.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #49
    leni Maska e bidita
    Anëtarësuar
    15-06-2004
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    20
    Ku mund ti degjoj kenget e festivalit pasi nuk kisha rrym dhe nuk i degjova.
    Ne web faqen www.festivali45.com nuk degjohet asnje kenge .

  10. #50
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Favoritet e mi ishin :

    Alban Skenderaj
    Mariza Ikonomi
    Jonida Maliqi
    Greta Koci
    Eliza Hoxha
    Rosela Gjylbegu


    kishin kenge vertet te mira

    Marizes ja bejne me hile shume kohe, kete rradhe e meritonte te shkoj nje i mire.

    Festivali i Kenges ne RTVSH" eshte nje eveniment shume serioz.Aq serioz sa i duhen tre dite e disa seleksionime nga nje juri mosha mesatare e te ciles eshte 100 vjeç (pa ofenduar eh) per te perzgjedhur çmimin e pare qe do te perfaqsoj muziken shqiptare dhe evolucionin e saj gjate nje viti (te KETIJ SHEKULLI) ne skenen e VETME europiane te muzikes.Ne perfundim çmimi i pare u fitua nga Frederik dhe Aida Ndoci (bashkshortja).Familjaret i sjellin fat Ndocit, i cili heren e fundit kur fitoi te njejtin çmim shoqerohej nga motra e tij.Kenga u kompozua nga Adrian Hila dhe me tekst te Pandi Laços,te cilet per te dyten here dergojne nje kenge ne Eurosong. Mesaduket juria e festivalit eshte mahnitur me "suksesin" e "Neser shkoj" dhe vendosi ti japi edhe nje tjeter shans Hiles.Surprize! "Balada e gurit",eshte padyshim kenga me e dobet e vitit (pa ofenduar eh lol), me pelqen teksti,zeri i Frederikut eshte i bukur, por ai kete kenge e kendon dobet (te pakten live), shtoi dhe muziken...ku ku! Duke qene se, ne 2005 RTVSH pati nje mosmarreveshje vertete serioze me autoret e kenges, saqe u rrezikua dhe perfaqsimi i Shqiperise ne Eurosong, nuk e kuptoj se çfare mund te kete ndryshuar kete vit? Hila,Laço premtuan se do sillen mire? Me falni qe po bej pak rremuje, por nuk po di nga te ja filloj pasi, siç ndodh shpesh gjate nje katastrofe, detyrohesh te mbledhesh nje pjese ne toke e nje pjese ne qiell. Si puna e komunikimit te Adit me dy vajzat prezantuese...Pyes veten, ne e merr malli Adin ndonjehere, te kete ne skene nje partnere me te cilen te kete mundesine te kryej nje komunikim normal. Adi nuk ka ndryshuar aspak,eshte po ai i viteve '90. Publiku ne anen tjeter ka ndryshuar se shumti a nuk e ka vene re kush? Sepse...tek flisja me nje mikun tim ne Tirane dhe e pyeta se çfare mendoi per festivalin ai mu pergjigj "Nuk e kam pare." dhe kur i tregova se kishte fituar Frederiku vazhdoi, "Shyqyr ma the, se kam pyetur dhjete veta deri tani e askush nuk e di...". Le t'ja vejme fajin dritave... Dua te them...ky festival eshte shnderruar ne nje prej evenimenteve me te parendesishme te muzikes sone.Te vjen keq per historine e lavdishme,por mos te harrojme qe atehere nuk kishte tjeter, ndersa sot ka me dhjetra festivale. Nese mendoni se une e kam gabim, me shpjegoni atehere se si ka mundesi qe prej te pakten 6 vjetesh ky festival nuk ka asnjefare influence ne muziken shqiptare,per te mos folur per hite ...Tere keta artiste, kompozojne, dalin ne skene,paguajne shuma lekesh...per çfare? Kaq shume e deshirojne Rovena,Mariza dhe Arberia "Eurosong" saqe rikthehen çdo vit? Si nuk lodhen! Te marresh pjese ne kete festival, thjesht tregon se nuk je me cool. Bla Bla Bla profesionalizm etj etj.T'ju rrojne diplomat e emrat se nje kenge per te qene nuk po bejne dot.Kane filluar te gjithe te bejne si artiste te regjur.Le te kujtojne ku kane qene 10 vjet me pare.Ne nuk kemi kaq muzike te dobet, perkundrazi pas kaq vitesh, me ne fund kemi filluar te degjojme se shumti, muzike shqip dhe e ardhmja duket me e premtuese. Seleksionuesit profesioniste te "F.K ne RTVSH" mendojne ndryshe dhe si rezultat, ka shume mundesi qe Kosova te behet shtet,te shkoj ne "Eurosong" biles dhe te fitoj ndonje çmim, ndersa Shqiperia te renditet diku andej nga fundi i nates seleksionuese. Nuk eshte vetem muzika qe stonon,eshte edhe prezantimi skenik.Fatkesisht artisteve tane ju mungon prezenca skenike. S'po flas per djemte, pasi ne kete festival ata as nuk perfillen lol. Hej djema! A e dini? Ka dhe ngjyra te tjera perveç te zezes. Kur je i teti mashkull qe kendon dhe shtate te meparshmit kane veshur po te zezen xhakete qe ti mban mbi shpatulla...nuk mendon se diçka nuk shkon? Femrat...Me pelqeu Mariza,Jonida dhe Greta Koçi, biles Greta dalengadale po merr formen e nje popstari, ndersa Evis Mula...perse nuk i thote dikush kesaj se ka syze me skilet disi me funky e me te pershtateshme me fustanin e saj.Thua te mos kete degjuar ndonjehere per lente? Biznesi muzikor nuk do te thote te dish te kendosh. Do te thote te dish te kendosh e te jesh me e veçante se 1001 kengetare te tjera. TRE MINUTA! Kane vetem tre minuta kohe per te "blere" nje publik, i cili do ti gjykoje qe ne foton prezantuese, pa filluar ende kenga. Çdo muzikant e di se publiku e vlerson nje kenge qe ne 15 sekondat e para, ndersa "Balada e gurit" mban te njejtin ritem per 1 minute e 25 sekonda.Imagjino ta degjosh kete kenge ne radio.Ju siguroj qe askush nuk i kalon 20 sekondat. Mezi po pres te degjoj versionin ne anglisht lol. Ndoshta nuk e dini, por kete vit Frederiku ka publikuar edhe nje album ne Sh.B.A i cili titullohet "Canterina" ne te cilin perfshihen 18 kenge te permbledhura ne dy disqe. Midis tyre dhe nje kenge ne shqip e titulluar "Zonja Shkoder" nje kenge ME te cilen Frederiku duhej te ishte prezantuar ne kete festival.Tani seriozisht...si ka mundesi qe pas kaq vitesh ne Amerike e udhetimesh ne mbare boten, pasi ka punuar me qindra muzikante dhe mbeshtetet nga nje shtepi diskografike e cila ka investuar rreth nje milion dollare (sipas Frederikut) ne albumin "Canterina", Frederiku prezantohet ne festival me Hilen dhe Laçon? A nuk eshte e çuditshme? Gjithsesi, le te harrojme faktin se kenga nuk eshte ok apo sesi u zgjodh e kush duhej te zgjidhej.Çmimi eshte vendosur, e Frederiku tashme po fiton ne nje fare menyre ate te drejte qe nuk e pati ne rinine e tij kur fitoi çmimin e pare se bashku me Manjola Nallbanin dhe motren Julia.Shpetimi i vetem i kesaj kenge, eshte nje perpunim thelbesor,nje riarranxhim e mundesisht nje refren sa me pran fillimit.Hej! Titulli i kenges le te mbetet po ai...nuk ka ndonje kusht per ndryshimin e melodise apo jo? ps.1 Me tere ato karrige boshe ne salle, kush thua te kete duartrokitur aq forte! ps 2. Festivali u transmetua ne menyre te drejtperdrejt nepermjet

    albaniac
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  11. #51
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Tani duke kerkuar gjeta full kengen fituese me nje faqe.Me poshte e keni linkun e faqes.Nuk kerkonte regjistrim..
    KENGA FITUESE E FESTIVALIT
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 26-12-2006 më 11:44

  12. #52
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile



    Edhe nje fiasko tjeter e TVSH, ka ndonje gje te re?
    As qe du me dit!

  13. #53
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot


    Edhe nje fiasko tjeter e TVSH, ka ndonje gje te re?
    Na trego pak me gjeresisht per karrieren tende si kritik muzike.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  14. #54
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Nuk e kam degjuar akoma por me sa flitet thone qe ishte kenge shume e bukur e Frederik Ndocit.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2006
    Postime
    16
    Mua shume me pelqeu Albani dhe kenga e Arber Arapit.Keta kishin kenget me te bukura por juria si gjithmon....!!!!!

  16. #56
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    Na trego pak me gjeresisht per karrieren tende si kritik muzike.


    Per shembull:

    KRYESORET:

    • Mosha ime eshte nen 100 vjece.
    • Kur kam nje mendim, nuk korruptohem nga leku.


    Te mjaftojne? Jo per gje, po shume karrierista te tjere si kritik muzike sikur lene pak per te deshiruar ne keto dy pjese thelbesore. Pa ato te dyja, eshte pak veshtire te komentosh me gjere.
    As qe du me dit!

  17. #57
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ka nje kalama kjo komshia ime,as ai gjalle n'bote s'korruptohet me para(vetem me sheqerka),gjynah i shkreti qe s'ka vesh muzike e si pasoje s'di ca eshte e mira/e keqja.

    Cuna,mua s'me hapet ai linku,keni ndonje tjeter per hir t'Zotit ?
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  18. #58
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Epo c'ti besh, bota mban lloj llojesh. Mua nuk ma ben syri tert, as per xixrra e as per sheqerka.

    Dhe sa per veshet, hmmm, se ku e kam degjuar diku tjeter kete kengen fituese. Eh, "fituese" ne thojza...
    As qe du me dit!

  19. #59
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Balada e Gurit


    [YouTube]dyqG2xaVpTc[/YouTube]
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  20. #60
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Balada e Gurit

    Krijim i mire per mendimin tim,dhe Frederiku ka nje vokal te forte qe i pershtatet baladave te tilla.

    Tani...kesaj kenge per tu paraqitur ne Eurovision i duhen bere 1.28 sekonda shkurtim.Nga eksperienca e paraqitjeve te meparshme ne Eurovision,gjithcka vete per se prapthi kur mundohen te modifikojne krijimin ne nje 3 minutesh.Shpresoj te mos ndryshojne gjuhen te pakten,ne versionin perfundimtar.

    Shkodrani i dyte ne Eurovision??? Shpresoj qe Frederiku te kete fat
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •