Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 70
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Adi Krasta e Vesa Luma prezantues në festivalin e këngës në RTVSH

    Edhe pse e dija shprehjen e njohur amerikane "Never say never", kisha vendosur të mos rikthehesha si prezentator i Festivalit të Këngës në Radio Televizion, por e vetmja arsye që unë do të jem prezantuesi i këtij evenimenti të këngës shqiptare, është regjisori Pali Kuke. Kështu është shprehur për katër vjet më parë Adi Krasta, prezentatori i mirënjohur për elokuencën dhe spontaneitetin e tij, i cili sërish prezanton këtë vit Festivalin e Këngës së Lehtë në Radio Televizion, në edicionin e 45-të tij.

    Krasta, i cili ka drejtuar një sërë spektaklesh televizive, i njohur si drejtues me kulturë dhe rrjedhshmëri në të folur, tashmë është afirmuar edhe si skenarist i një sërë spektaklesh shumë popullore si “Ethet e së shtunës mbrëma”, një spektakël i cili theu çdo parashikim, aq më shumë me krijimin e këngëtarëve të rinj në Shqipëri dhe trojet shqiptare. Më sa ëshë bërë e ditur, një nga ish etheiset do të jetë gjatë prezantimit të evenimentit më të madh të këngës shqiptare në krah të Krastës; ajo është bukuroshja Vesa Luma nga Kosova, e cila ka spikatur kohët e fundit me disa interpretime në këngë. Gazetare në Radio Televizionin e Kosovës, për Lumën kjo është një sprovë aq sa dhe një besim që Krasta ia jep duke qënë krah tij. Por ai do të shoqërohet edhe nga aktorja Ermela Teli, një aktore ekspresive dhe e dalluar në disa filma të fundit si edhe në jetën kulturore të kryeqytetit. Adi Krasta, i cili për tre vjet punoi për radion britanike "BBC" në Londër, është shprehur se "puna në radion BBC për mua ishte një shkollë më vete dhe jetesa në një vend të huaj ka qenë një sprovë e madhe, gjë që ka sjellë ndryshime të mëdha në karakterin tim, që i kam dashur dhe pritur me kohë".

    Krasta, i cili u bë i njohur fillimisht në disa emisione shumë cilësore radiofonike në Radio-Tirana, ka drejtuar me shumë mjeshtëri disa spektakle televizive si; spektaklin "12 vallëzime pa një të shtunë", festivalet në Radio-Televizion, ku në disa prej tyre ka qenë edhe skenarist, etj. Bashkëpunimi i tij me regjisorin Pali Kuke ka qenë gjithnjë i sukseshëm. Disa vite më parë të dy u mirëpritën me spektaklin e përjavshëm "Telebingo kombëtare". Individualiteti i tij si prezanues ka bërë që Krasta të ketë një popullaritet të madh në Shqipëri dhe më gjërë
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Parashikimet e mija.....

    Rovena Steva
    Mariza Ikonomi
    Alban Skenderaj


    Sidocofte,veshtire te parashikosh pa degjuar kengen fillimisht.Thjeshte duke u bazuar nga potenciali i artistit dhe suksesi i meparshem.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #23
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Rovena dhe kenget e saj te vjedhura sigurisht qe do te arrine majat e ketij festivali.
    As qe du me dit!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot
    Rovena dhe kenget e saj te vjedhura sigurisht qe do te arrine majat e ketij festivali.
    plotesisht dakord,
    e jo vetem rovena, po le te themi rreth 99.7% e kengetareve .

  5. #25
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    me fitu Rovena kete festival atehere edhe une do behem kengetar
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga adhuruesi
    me fitu Rovena kete festival atehere edhe une do behem kengetar
    pse paske pritur deri tani,

    shume e thjeshte ,
    zgjidh nje kenge te huaj si ta doje qejfi ty,
    kopjoje melodine ashtu siç eshte(se mos ben gabim i nderron ndonje note muzikore),
    futi nji tekst nga ata te lodhurit si psh: une te dua , ti me do, oj ti, la la la.

    kaq.

    nuk eshte shume e veshtire.

  7. #27
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Deri tash Rovena ka vjedhur gati gjithe kenget Truke dhe Greke, po thon qe Rovena vetem 2 kenge te saja i ka personale te tjerat gjitha i ka te vjedhura.
    Por une kam pritur deri tash sepse une do filloj te vjedh kenge te Rovenes.

    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  8. #28
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar më parë nga adhuruesi
    Por une kam pritur deri tash sepse une do filloj te vjedh kenge te Rovenes.


    Nje 30 sekondsh nga pjesa e madhe e kengeve mund te degjohet ketu:

    www.festivali45.com

    Nuk kam ndonje koment akoma per keto kenge po pasi t'i degjoj mire edhe do komentoj per vete.
    As qe du me dit!

  9. #29
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ndonje link, ku mund te blej DVD te ketij festivali ?
    Ka mbaruar , apo vazhdon akoma , se s'e kam idene, por babi se ku kish lexuar online qe mund ta beje porosi .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #30
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Ndonje link, ku mund te blej DVD te ketij festivali ?
    Ka mbaruar , apo vazhdon akoma , se s'e kam idene, por babi se ku kish lexuar online qe mund ta beje porosi .
    C'fare inati qe s'ka ndonje vend ku mund t'a shofim kete vit...as radio Tirana nuk e dime se ku mund t'a degjojme. E pra gjithe keto website shqiptare, edhe nuk na zgjidhen dicka.
    As qe du me dit!

  11. #31
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    MI CORAZON, FIK 2006 zhvillohet sonte,neser dhe finalja pasneser.(21,22,33 Djetor) Eshte e mundur te ndiqet live nga RTSH apo linku qe hodhi me siper Sa Kot,sidocofte bej nje kerkim ne google dhe gjej me shume mundesira.

    Ndersa per juve qe dhate opinionin mbi Rovena Stefa !!

    Kengetari/ja i/e mire karakterizohet nga performimi ne skene,vokali dhe jo nga origjinaliteti i kengeve apo albumit.Nuk eshte e thene qe kengetari duhet te kompozoje krijimet e tija.Dobesija e Rovena Stevfes qendron tek menyra qe ka zgjedhur per te zhvilluar karieren e saj.Sikur te mos rikrijonte kenge te huaja dhe te bazhkpunonte me muzikante te mire per te krijuar dicka origjinale Shqiptare do ishe me mire.

    Sidocofte ketu bejme fjale per Festivalin e kenges ku te gjitha kenget konkuruese jane (te pakten duhet te jene) 100% krijim origjinal i artisteve Shqiptare.

    Rovena Stefa eshte cilesuar si kengetare me vokal te mrekullueshem nga muzikante si Shqiptare,dhe te huaj.Merr si shembull kengen "Dasma" qe vendosa me poshte,krahasoje me kengen origjinale Turke nga eshte shkeputur "Gulben Ergen Kandiramazsin beni" Shume mendojne (duke perfshire ketu edhe Turq) se kopjimi i Rovenes kumbon me bukur.Sidocofte une gjithmone jam i mendimit se dicka origjinale ka gjithmone bukuri dominuese.

    Dasma

    [YouTube]GEv9Lab64gg[/YouTube]

    Gulben Ergen Kandiramazsin beni


    [YouTube]qa1BTvVGq1s[/YouTube]
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 21-12-2006 më 03:40
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  12. #32
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Frederik Ndoci meriton te fitoje Festivalin kete vit,te tjeret ishin dobet.
    Pastaj se ku e gjeten ate Vesa Lumen,ate femer te shperlare qe s'di as shqip nje Zot e di.

    Di ndokush se ku mund te degjojme kenget?

    Zeri_i_Miredites,Rovena eshte ok kur qendron ne nje vend pa u munduar te kerceje,kur fillon e shkaperndahet si kalama 5 vjec pa pike ritmi(demek se po kercen)te iken vemendja fare nga vokali per te qeshur me levizjet e saja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 22-12-2006 më 11:38
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  13. #33
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Ndoqa dy netet e para te festivalit, thoni çfare te doni, po sipas meje kte vit Festi ka pasur realizimin me te mir ndonjeher. Pavarsisht se kenget nuk ishin te gjitha aq te bukura po prap besoj se nja dy tre ishin te lezetshme.
    Vura re qe baladad kte vit ishin te realizuara mir. Dhe shyqyr qe audio ne tv kte vit ishte tamam se vitet e tjera na e kan shpif.....Ishalla se fiton Rovena se ngelem me gajde e çifteli ne Eurovizion.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  14. #34
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Ehu ne na duhet dicka moderne...po ku t'a gjejme se.
    As qe du me dit!

  15. #35
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Per mendimin tim kenget e festivalit 45 ne RTSH qe i degjova me vemendje dhe qe me pelqejten jane kenget:e Mariza Ikonomi,Alban Skenderaj,Gerta Koçi,dueti nga Maqedonia qe kenduan Mehmeti dhe imeri,Erion Koroni, nga keto duhet ndonjeri edhe te fiton meqenese kenget ishin shume te bukura ne pergjithesi ndoshta kam haruar edhe ndonje qe per tani nuk me kujtohet por per keta jap noten 10, sa per Rovenen nuk me pelqejti hiq fare ndoshta e ka ngatruar festivalin.

  16. #36
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Fituesi i festivalit 45 ne RTSH Frederik Ndoci me bashkeshorten e tij kenga ishte shume e mire sipas mendimit tim dhe meriton qe te shkoje ne Festivalin Europian 2007.Suksese per ne garen e festivalit europian kengetarit tone Shqipetar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Qofsh faqebardhë, o Frederik Ndoci!

    Ishalla e këndon shqip në eurovision!

    Teksti i bukur, kompozimi i bukur, interpretim mjeshtëror.

    Fitoi arti sonte.

  18. #38
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Me shpejt silleni ketu nese gjen ndonjeri ..se nuk e kam pare une

  19. #39
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs down



    C'fare kenge. Nuk mund te them se jam e habitur, pasi me nje juri te tille...vetem kenge monstruoze si kjo mund te fitojne. Me fat ne Eurovizion, edhe Luiz Ejlli do ja kaloje.

    Shpresoj qe ata te Eurovizionit te marrin nje televizion tjeter per te zgjedhur kengen qe do perfaqesoje Shqiperine, se me TVSHne...aha, nuk kane sy ata akoma. E di si po me duket vetja, sikur po jetojme ato koherat e komunizmit nga e para kur degjoj kenge te ketilla.

    Hajde TVSH hajde.
    As qe du me dit!

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e e-v0gela
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    76
    Mua me pelqeu Mariza dhe Greta Koci !!

    Ka mundesi ti vendos ndonjeri kenget ....??
    puc puc

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •