Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 91 prej 91

Tema: Greta Koēi

  1. #81
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Der Ashtu Mo Si Quhet...........kengtare Esht Vetem Se Ka Fillu Me I Ngja Shum Bleona Qerretit

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar mė parė nga letersi Lexo Postimin
    e mo se kot hiqet si e ndershme kjo shifeni pak ne fotot qe ka bere ju duket normale ajo dekolte aq e theksuar per nje vajze ne moshen e saJ?
    Ndershmeria o ti mik nuk duket nga dekoltete. Nuk mbaj anen e kesaj po sme pelqen teoria jote.
    Ka ca te tilla qe mund ti nxjerrin dekoltete sheshit po u nxjerrin dhe shpirtin djemurise ngaqe nuk u pranojne.
    Ndershmeria tregohet ne tjeter vend..
    Dhe mos harro qe eshte kengetare, sikur nuk ben te dali me qelembie..eee
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga elen Lexo Postimin
    Ndershmeria o ti mik nuk duket nga dekoltete. Nuk mbaj anen e kesaj po sme pelqen teoria jote.
    Ka ca te tilla qe mund ti nxjerrin dekoltete sheshit po u nxjerrin dhe shpirtin djemurise ngaqe nuk u pranojne.
    Ndershmeria tregohet ne tjeter vend..
    Dhe mos harro qe eshte kengetare, sikur nuk ben te dali me qelembie..eee
    une nuk e njoh kete greten, as e kam degjuar ndonjehere, po ajo qe thua eshte me vend.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Edhe kjo kengetare me pelqen . ka ze te mire dhe nje stil te bukur dhe shume natyrale ashtu si eshte...Kengetare premtuese per skenen shqiptare
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  5. #85
    Sarah Maska e Clara
    Anėtarėsuar
    04-10-2007
    Vendndodhja
    paris
    Postime
    39
    >>------------------> <------------------<<

  6. #86
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Kush ke e kopjon ? Ja se cka na servon Greta Koci !

    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  7. #87
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Greta Koci nis turneun muzikor...

    Kengetarja ka vendosur te performoje live ne qytete te ndryshme, shoqeruar nga nje bande personale dhe staf profesionistesh.

    Sonila Merolli

    Asnje kengetar gjer me sot nuk ka arritur te beje nje turne neper gjithe qytetet e vendit tone, duke ngelur thjesht nje "skelet ne sirtar" per secilin prej tyre. Siparin e kthimit te kesaj endrre ne realitet duket se e ka ndermarre kengetarja Greta Koci. Se shpejti ajo do te niset ne turne ne qytete te ndryshme te vendit, me nje bande personale dhe nje staf profesional prej 50 vetash, qe do ta shoqerojne kudo me performancat e saj.

    Nuk eshte mjaftuar me daljet e njepasnjeshme te klipeve dhe kengeve te saj te reja. Edhe pse e re ne moshe, Greta Koci duket se ka gjetur formulen magjike per te qene gjithnje ne qender vemendjes mediatike. Kjo jo fale skandaleve apo thashethemeve te ndryshme, por krijimeve te shumta artistike qe lancon ne tregun muzikor. Por kesaj here prezantohet me e kompletuar, me nje program tanime gati dhe nje tur koncertesh ne gjithe vendin. Qytete si Velipoja, Shengjini, Durresi, Vlora, Saranda, Ulqini, Struga etj., do te kene shansin te ndjekin performancat live te kengetares dhe nje repertor qe do te permbaje rreth 20 kenge.

    Do te jete pikerisht data 1 mars e ketij viti, qe do te startoje kete rrugetim te kengetares, per te perfunduar me nje koncert madheshtor ne Pallatin e Kongreseve. Nderkaq, Greta do te prezantohet me e kompletuar me nje bande personale te perbere nga dhjete instrumentiste, mes te cileve tre "back-vokalista".

    Realizimin e ketij projekti madheshtor e ka marre persiper kompania prestigjioze "Living Room Show", me nje teknike fonike dhe skenike gjigante. Stafi teknik dhe profesional qe do te shoqerojne Greten ne cdo koncert, perbehet nga rreth 50 persona. Lidhur me faktin sesi e perjeton kete hap te madh ne karrieren e saj artistike, detaje te metejshme dhe si ia del me angazhimet e tjera, Greta rrefen ekskluzivisht per gazeten "Korrieri".

    Si e perjetoni faktin qe jeni e para kengetare, e cila nis nje epoke te re ne muziken shqiptare, duke organizuar nje turne ne gjithe Shqiperine?

    A nuk e tremb Greten nje hap kaq i madh, gjithnje duke marre parasysh moshen tuaj te re?

    "Ne te vertete eshte nje hap i madh! Detyra ime eshte te kendoj bukur, te jap maksimumin tim ne nje show te tille, ne menyre qe i gjithe publiku qe do te me ndjeke ne performancen time live, te largohet i kenaqur, por edhe i pangopur!"

    Nuk i druheni faktit se jane shume "kunguj ne nje sqetull per t'u mbajtur", i referohem shkolles dhe angazhimeve te tjera ne jeten tuaj te perditshme. Si mendoni t'i balanconi mes tyre?

    "Shkolla dhe detyrimet e tjera jetesore jane detyra te cdo njeriu dhe kuptohet qe gjithsecili duhet t'i kryeje. Per mua primare eshte kenga, keshtu qe nuk e quaj ngarkese apo shume "kunguj ne nje sqetull" sipermarrjen time".

    Nga sa mesuam, ju do te keni nje bande tuajen dhe nje staf profesional prej 50 vetash, qe do t'iu shoqeroje ne performancat tuaja ne qytete te ndryshme. Pervec tre "back-vokalisteve", cilet jane pjesetaret e tjere te bandes qe do t'iu shoqerojne?

    "Te gjithe instrumentistet jane nen juridiksionin e kompanise "Living Room". Aktualisht eshte faza e perzgjedhjes se tyre dhe se shpejti emrat e tyre do te shpallen nga vete kompania".

    Turin e filloni ne 1 mars, per ta perfunduar me nje koncert madheshtor ne Pallatin e Kongreseve, a eshte ky maksimumi i asaj cka enderron Greta?

    "Absolutisht jo. Nuk eshte ky maksimumi qe kerkoj une. I vetmi ndryshim qe une e ndjej, eshte performanca live me permasa te medha publike, me skena dhe teknike fonike, ndricim, regji mjaft profesionale, staf profesional i nje kompanie te specializuar ne kete fushe sic eshte "Living Room". Por, pavaresisht nga te gjitha keto, une vazhdoj te jem kerkuese ndaj vetes".

    Ju e shihni muziken si mjet komercializmi apo si pasion?

    "Kenga eshte pasioni im! Sigurisht qe ky angazhim i madh ka edhe koston e tij financiare, por asnjehere une nuk jam interesuar dhe nuk me intereson kjo kosto".

    A eshte zgjedhur repertori me te cilin do te prezantohet Greta ne turne dhe cilat jane disa prej krijimeve?

    "Ne kete turne une do te kendoj 20 kenge, ku 18 jane kenget e mia dhe 2 kenge jane hite te muzikes pop. E vecanta e ketij repertori eshte riorkestrimi i kengeve te mia dhe pershtatja e tyre per live".

    Videoklipe njeri pas tjetrit. Si ia del Greta me gjithe keto angazhime, ku e gjen energjine?

    "Mua me duken normale dhe te perballueshme te gjitha angazhimet e mia, si per videoklipe, ashtu edhe per sipermarrjen aktuale. Bej dy ore prova ne dite live dhe ndjehem shume e kenaqur, saqe kur perfundoj them: Te rrinim edhe pak...!!! Pooor, nuk me lene".

    Kush jane hapat qe duhet te ndjekin kengetaret e tjere per te arritur te njejtin sukses me Greten?

    "Nuk e ndjej veten mire te keshilloj te tjeret, por deshiroj perzemersisht qe te gjithe te ecin mire dhe suksese ne karrieren e tyre".

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e yllka85
    Anėtarėsuar
    20-01-2008
    Postime
    12
    Si kengetare e re qe eshte ka ze shume te mire, zeri i saj pushke !, shume premtues per skenen shqiptare!
    LOVE IS ALL WE NEED

  9. #89
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Greta Koēi Ky ėshtė njė nga tė paktat raste kur kėngėtarė tė huaj vjedhin kėngėt e kėngėtarėve shqiptarė

    Jo vetėm shqiptarėt vjedhin, por edhe bullgarėt kanė filluar tė huazojnė kėngėt pa asnjė tė drejtė. Njė gjė e tillė ka ndodhur edhe me kėngėtaren Greta Koēi, e cila pretendon se i ėshtė “grabitur” krijimi i saj, nga njė kėngėtare bullgare e quajtur Emanuela. Nė vitin 2006 ajo hodhi nė treg njė kėngė me videoklip tė titulluar “Njėherė po, njėherė jo”. Pas promovimit nė televizionet muzikore shqiptare, Greta vendosi qė muzika e saj tė dėgjohej edhe nė vendet fqinje, e pikėrisht nė Bullgari.
    Me bindjen pėr tė “shijuar” suksesin edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, kėngėt e saj transmetohen nė televizionin muzikor Tv Ballkanika. Nga ky sukses ėshtė munduar tė pėrfitojė edhe kėngėtarja bullgare Emanuela, e cila ka pubikuar sė fundi versionin bullgar tė kėngės sė Greta Koēit, “Njė herė po, njė herė jo”. Kėngėtarja ka huazuar kėtė kėngė pa asnjė lloj tė drejte autori, madje ka realizuar edhe videoklip, i cili transmetohet nė Bullgari. Kjo ēėshtje ka shtuar akoma mė shumė suksesin e Gretės nė kėtė shtet dhe diskutimet rreth saj janė shtuar. Nėpėr forume muzikore nė internet komentohet mė sė shumti kėnga e cila i ėshtė vjedhur Gretės. Mirėpo, faktet tregojnė tė kundėrtėn. Greta e ka publikuar kėtė kėngė nė vitin 2006, ndėrsa Emanuela nė vitin 2007, pra mė vonė. Videoklipi i kėngėtares bullgare ndodhet nė faqen e internetit “youtube” dhe muzika ėshtė kopje e dallueshme qartė e kėngės sė Gretės. Ky ėshtė njė nga tė paktat raste kur kėngėtarė tė huaj vjedhin kėngėt e kėngėtarėve shqiptarė.
    E shndėrruar tashmė nė njė yll tė vėrtetė tė muzikės shqiptare, sukseset e saj janė tė njėpasnjėshme. Kjo, falė talentit tė saj dhe punės intensive, tė cilėt janė pėrcaktuesit e njė karriere tė gjatė nė kėtė fushė. Ėshtė mėsuar qė e vogėl me njė sukses tė tillė, i cili jo vetėm qė nuk e ka bėrė euforike, por e ka shtyrė tė punojė akoma mė tepėr. Ajo ēka vlen pėr t’u theksuar ėshtė se kėngėt e saj janė ndėr mė tė dėgjuarat, duke e pozicionuar mirė nė top listėn e kėngėtarėve shqiptarė.


    Pėrflitet se kėnga juaj "Njėherė po, njėherė jo" ėshtė vjedhur nga njė kėngėtare bullgare e quajtur Emanuela. Sa i vėrtet ėshtė ky version?

    “Ėshtė e vėrtetė qė kėnga ime e albumit "Mos shiko tjetėr", titulluar "Njėherė po, njėherė jo" ėshtė huazuar pa lejen time nga kėngėtarja bullgare Emanuela, e pėrshtatur nė gjuhėn e saj, bullgarisht”.

    Ēfarė faktesh keni pėr tė vėrtetuar tė kundėrtėn?

    “Kjo kėngė ėshtė kompozuar nė Prill tė vitit 2006, me kėrkesėn tonė nga kompozitori Maqedonas Ocko, ndėrsa tekstin e ka realizuar Armand Trebicka.Videoklipin e kemi realizuar nė Korrik nė Ulqin. Kėtė kėngė e kam futur nė albumin tim "Mos shiko tjetėr", i cili ka dalė nė treg mė 2 Dhjetor 2006, me tė drejtė eksklusive pėr Shqipėrinė tė kompanisė diskografike "Euro Star". Mė 17 dhjetor ky album ka dalė nė treg nė Kosovė me tė drejtėn ekskluzive tė kompanisė diskografike "Antika". Tė drejta tė tjera pėr vende tė tjera nuk e pėrjashtim te televizionit transmetimit”.

    Keni ndėrmarrė ndonjė masė, kundrejt kėsaj padrejtėsie? A do ta kėrkoni tė drejtėn e autorit?

    “Njė zyrė avokatie nė Sofie, ka telefonuar nė mėnyrė qė ti jepnim tager qė tė ndiqnin gjyqėsisht kėtė ēėshtje, por ne nuk ishim dakord me kėrkesėn e tyre”.

    4-Po videoklipi dhe teksti i kėngės suaj a ka tė pėrbashkėta me versionin e kėngėtares bullgare?

    “Ndihem shumė mirė, pasi ėshtė nder qė kėnga shqiptare triumfon edhe nė vendet e tjera dhe aq mė tepėr kur ajo kthehet nė Hit, pavarėsisht nga rrethanat qė kjo kėngė ėshtė huazuar”.

    5- Nga sa kemi parė, ka ndodhur qė kėngėtarėt shqiptarė janė ata qė kopjojnė rėndom nga tė huajt, e sidomos nga bullgarėt. Si ndjeheni duke qenė se jeni nga pala e dėmtuar?

    “Sic, ju shpjegova edhe mė lart tė gjitha videoklipet e mia, transmetohen nga televizioni "Ballkanika", gjithmonė me lejen time. Sigurisht qė ndjehem e lumtur dhe e privilegjuar qė kėngėt e mia pėlqehen dhe votohen nė shtete tė tjera. Madje mund tė them se me kėngėn fituese tė "Mikrofonit tė Artė", “Foli djalit”, kam kryesuar Hit-Paraden Ballkanike pėr dy javė rradhazi, duke lėnė pas Desi Sllava, Pegy Zina etj

    Nėpėr forume kemi parė komente tė ndryshme, disa ju pėrkrahin tė tjerė ju akuzojnė. Njė dukuri e tillė ju shqetėson, apo shihni si njė publicitet ndaj karrierės suaj?

    “Nuk mė shqetėson fakti i gjykimeve nė forume, gjithėsesi njerėzit gjykojnė vetė. Unė nuk kam dhėnė asnjė intervistė rreth kėsaj ēėshtje, e para intervistė ėshtė kjo qė po jap pėr gazetėn tuaj. Gjithėsesi dua qė nėpėrmjet kėsaj interviste nė gazetėn prestigjoze "Korrieri" tė deklaroj : Dhėnien e tė drejtės sė autorit kėngėtares bullgare Emanuela. Ky deklarim nėpėrmjet gazetės suaj le tė jetė dokument ligjor pėr Emanuelėn pėr t u mbrojtur pėr tė drejtėn e autorit”!

    Korrieri
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  10. #90
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Koncert me emra tė njohur tė muzikės greke

    Vitin e kaluar ishte bashkė me Soni Malaj, Ēiljeta Xhilagėn dhe Elvana Gjatėn nė njė koncert tė pėrbashkėt nė plazhin e Velipojės, qė mbylli sezonin veror tė koncerteve 2008. Direkt pas atij “show” veror, Greta nisi njė tur koncertesh nė ishujt e Greqisė, duke filluar nga ishulli Rodos. Mesa duket kėngėtarja ka gjetur mė shumė fansa dhe para atje, dhe ndaj ka vendosur ta vazhdojė kėtė tur koncertesh nė Greqi edhe pėr kėtė vit. Kėshtu ajo nuk ėshtė bashkuar me tre kėngėtaret e angazhuara nė fushatėn pėr zgjedhjet 2009 tė Partisė Demokratike, ku kėndojnė kėngėn “Shqipėria po ndryshon”, pikėrisht me Sonin, Elvanėn dhe Ēiljetėn.

    Ajo kėndon vetėm kur nuk ka impenjime jashtė nė koncertet e kėsaj fushate, ndėrsa sot do tė kėndojė sė bashku me njė grup kėngėtarėsh shqiptarė e grekė, mes tė cilėve dhe Arjan Korkaj, i njohur atje me emrin Giannis Korkas. Koncerti organizohet nė Kalabaka, njė qytezė katėr orė larg Athinės. Ėshtė koncert dy netėsh i pėrgatitur nga organizatorėt shqiptarė nė bashkėpunim me ata grekė, pėr shqiptarėt qė jetojnė atje. Muzikanti grek, Kristos Janopulos ka njohur Gretėn me artistėt e tjerė tė grupit, pėr t’u bashkuar nė njė koncert tė tillė. Janopulos ėshtė i njohur nė Greqi dhe po ashtu ėshtė autori i muzikės pėr kėngėt e CD-sė sė dytė tė kėngėtarit shqiptar qė jeton prej 14 vitesh nė Greqi, Gannis Korkas, i pranishėm nė koncert sė bashku me Gretėn dhe kėngėtarėt; Andonis Tasikas, Katerina Stergjiun, Ylli Bakėn.

    Koncerti organizohet pėr shqiptarėt qė jetojnė aty, dhe pritet qė tė ketė shumė publik qė do ta ndjekin. Greta Koēi ende s’i ka mbushur 18 vjeē, por ėshtė nė gjendje tė administrojė paratė qė fiton nga albumet dhe koncertet. Vetėm pak muaj mė parė realizoi njė klip sensual me titullin “S’ta kisha thėnė”. Klipi nisi tė transmetohej nė kanalet televizive muzikore pikėrisht pak ditė para 14 shkurtit, ditės sė tė dashuruarve, kur ajo e kaloi duke kėnduar nė njė koncert live pikėrisht nė Rodos tė Greqisė. Kėnga, njė baladė e bukur i kushtohej njė dashurie qė s’ėshtė mė, dhe njė pengu tė mbetur nga lidhje intime.

    Mė shumė sesa muzika bėri pėrshtypje realizimi i klipit nė njė dhomė gjumi, ku Greta e veshur me njė kėmishė tė bardhė kėndon e vetme. Ajo paraqitet shumė romantike me flokėt ngjyrė kafe, dhe qė tė lė pėrshtypjen e vajzės sė maturuar tashmė, dhe qė mund t’i kėndojė dashurisė pa problem. Tashmė i ėshtė pėrkushtuar punės pėr nxjerrjen e klipeve, si dhe koncerteve tė shumtė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Vetėm pak kohė mė parė u prezantua me njė klip tjetėr sė bashku me Stinen, nė kėngėn “Kush tė foli keq pėr mua”.



    PanoramaPlus
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Greta Koēi

    2017


Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •