K R E S H M Ė T
(SA DHE CILAT JANĖ ATO)
Ne tashmė i kemi pėrmendur kreshmėt nė pėrgjithėsi, megjithatė do tė ishte mirė t’u referohemi mė analitikisht, pasi shumė tė krishterė nuk i njohin dhe shpesh pyesin rreth tyre.
Kreshma, siē duhet ta dimė, u themelua nga Perėndia vetė. Nė Dhiatėn e Re Krishti ynė fillimisht kreshmoi pėr dyzet ditė dhe vetėm atėherė filloi Predikimin e Tij tė Shenjtė nė tokė. Dhe gjithashtu, nga Dhjata e Vjetėr e dimė se pėrpara se tė merrte Dhjetė Urdhėrimet nga vetė Perėndia nė Malin Sinai ku qėndroi Perėndia, profeti Moisi kreshmoi pėr dyzet ditė.
Kėshtu pėrmbledhazi dhe me prova u pėrgjigjemi atyre qė mohojnė urdhėrimin e kremimit. Dhe le tė mos harrojmė se pėr kėtė arsye – sepse nuk u bindėn dhe nuk kreshmuan – gjyshja jonė Eva dhe gjyshi ynė Adam humbėn dhe pėrfunduan jashtė Parajsės sė Bekuar.
Sipas Etėrve tė Shenjtė tė Kishės sonė, kreshma frenon pasionet, forcon njeriun shpirtėrisht, nėnshtron dhe largon demonėt, i sjell pendim, ndriēim dhe pastėrti shpirtit, i bėn si mėndjen dhe trupin tė shėndetshėm dhe mė e rėndėsishmja, i pėlqejmė Perėndisė.
Falė Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, ne tė krishterėt orthodhoksė, duke bėrė luftėn e drejtė tė Besimit tė Gjallė sėbashku me gjithė virtutet e tjera dhe me kreshmėn, mund tė rifitojmė Parajsėn e humbur tė kėnaqėsive.
Kreshmėt, siē fillojnė pothuajse qė nga fillimi i vitit janė si vijon:
1. Nga dita e Krishtlindjeve deri mė 4 janar (perioda e dymbėdhjetė ditėve tė Krishtlindjeve) tė gjitha ushqimet janė tė lejuara, madje edhe tė mėrkurė dhe tė premte.
2. Mė 5 janar, Vigjiljen e Epifanisė, hamė vetėm ushqime pa vaj, megjithatė nėse bie tė shtunė ose tė dielė ushqimet me vaj janė tė lejuara.
3. Epifania e Shenjtė ėshtė ditė e liruar nga kreshma edhe nėse bie tė mėrkurė ose tė premte.
4. Nėse Paraqitja e Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht nė Tempull (2 shkurt), bie tė mėrkurė ose tė premte peshku ėshtė i lejuar. Nėse bie nė ndonjė ditė tjetėr tė gjitha ushqimet janė tė lejuara.
5. Java nga e diela e publikanit dhe e fariseut, me tė cilėn fillon Triodi, deri tė dielėn e ardhėshme tė djalit plangprishės ėshtė javė e liruar nga kreshma, mund tė hamė gjithēka, madje edhe tė mėrkurė dhe tė premte dhe kjo ėshtė quajtur java e Arzivuriut.
6. Java nga e diela e djalit plangprishės deri tė dielėn e lidhjes sė mishit ėshtė njė javė normale, si ēdonjėra gjatė gjithė vitit, qė do tė thotė, jemi tė kujdesshėm qė tė mos hamė mish, produkte tė qumėshtit, produkte tė djathit dhe peshk tė mėrkurė dhe tė premte.
7. Tė dielėn e lidhjes sė djathit lejohemi, nėse duam, tė hamė mish. Pas kėsaj dite, kanonet e Kishės sonė tė Shenjtė na lejojnė tė hamė mish pėrsėri vetėm natėn pas Liturgjisė Hyjnore tė Ngjalljes. Megjithatė, nė javėn qė pason tė dielėn e LIDHJES SĖ MISHIT deri tė dielėn e lidhjes sė djathit ose “Djathpashkės”, siē e quajnė disa, tė gjithė produktet e qumėshtit, produktet e djathit, peshku dhe vezėt janė tė lejuara madje edhe tė mėrkurė dhe tė premte. Kėtė javė themi se kemi njė “kreshmė tė bardhė”.
8. Dita pas tė dielės sė lidhjes sė dhjathit, e cila ėshtė e hėna e pastėr, fillon Kreshma e Madhe e Pashkės. Nė kėtė ditė kemi vetėm ushqime tė thata, si bukė, hallvė, ullinj, tahini, qepė, selino. Disa tė krishterė kanė njė zakon qė tė mos hanė asgjė nė kėtė ditė dhe tė tjerė presin deri tė mėrkurė nė mėngjes ose mbasdite pėr tė marrė misteret e shenjta nė kishėn ku zhvillohet Liturgjia e Parashenjtėruar.
9. Gjatė Kreshmės sė Madhe nuk hamė mish, produktet e qumėshtit, produktet e djathit, vezė ose peshk. Mund tė hamė bukė me vaj, molusk, kallamar, oktapod. Megjithatė, ata qė mund tė hanė bukė pa vaj, qė do tė thotė pa vaj farash, vaj ulliri ose vaj soje tė mėrkurė dhe tė premte do tė kenė njė kreshmė mė tė lartė, e cila ėshtė e pėlqyeshme pėr Perėndinė. Zoti sigurisht qė u jep forcė dhe njė shpėrblim analog kėtyre shpirtrave. Kėtu duhet tė vemė re se, kreshmimi kėrkon dallim dhe do tė ishte mirė tė konsultoheshim me atin tonė shpirtėror pėr tė shmangur ekstremizmat dhe ekseset.
10. Tė dielėn e tretė tė kreshmės, e cila ėshtė e diela e Faljes sė Kryqit. Pėrsėri, meqenėse ėshtė e dielė, vaji i ullirit ėshtė si nė tė gjitha tė dielat e Kreshmės sė Madhe. Megjithatė, nėse bie sėbashku me Festėn e Ungjillėzimit tė Hyjlindėses, atėherė lejohet peshk, por jo produktet e djathit. Gjithashtu, nėse dita e Ungjillėzimit ndodh tė bierė nė njė ditė tjetėr, veē tė dielės, qoftė e mėrkurė ose e premte, mund pėrsėri tė hamė peshk, por pa pasur nė tavolinė produkte tė djathit. Tė Dielėn e Dafinave nuk hamė peshk, por bukė me vaj me shikimin nė pritjen dhe pėrgatitjen pėr Javėn e Madhe. Si mbijetoi nė kohėt e vjetra dhe si arritėm sot nė pikėn qė hahet peshk, saktėsisht nuk e dimė.
11. Nga nata pas Liturgjisė Hyjnore tė Ngjalljes deri tė Dielėn e Thomait ėshtė njė javė e lirė nga kreshma. Kjo javė ėshtė quajtur Java e Pėrtėritjes dhe e gjithė java konsiderohet nga Kisha jonė si njė ditė e vetme – njė festim i vazhdueshėm i Pashkės. (Kėtu duhet tė vemė re pėrsa i pėrket Liturgjisė sė Pashkės: Tė gjithė tė krishterėt duhet tė qėndrojnė deri nė fund tė shėrbesės dhe nėse janė pėrgatitur siē duhet dhe kungohen do tė marrin njė bekim shumė tė madh, jo si shumė tė tjerė, tė cilėt, nga padija, indiferenca ose mungesa e pėrpjekjeve, largohen menjėherė pas “Krishti u Ngjall” pėr tė ngrėnė, duke mbetur tė paditur ose indiferent karshi faktit se ata po i mohojnė vetes njė bekim tė njė rėndėsie tė madhe). Deri tė Dielėn e Thomait kemi njė ndėrprerje tė kreshmės nė ēdogjė. Kjo javė quhet “Java e Pėrtėritjes” dhe e gjithė java konsiderohet nga Kisha jonė si tė ishte njė ditė Pashke.
12. Nga dita qė pason tė Dielėn e Thomait ne kreshmojmė normalisht ashtu si nė gjithė pjesėn tjetėr tė vitit.
13. Nė Mes-Pentikostinė, e cila pėrherė bie tė mėrkurė, mund tė hamė peshk, nėse dėshirojmė, por jo qumėsht dhe produkte djathi.
14. Nė ditėn e mbylljes sė Pashkės, e cila pėrsėri bie tė mėrkurė dhe pėrherė ėshtė dita para Ngjitjes, peshku lejohet, por jo qumėsht ose produketet e djathit.
15. Nga e Diela e Pentikostisė nė tė Dielėn e Gjithė Shenjtorėve, ėshtė quajtur “Java e Shpirtit tė Shenjtė” dhe ėshtė javė e lirė nga kreshma.
16. Kreshma e Dymbėdhjetė Apostujve fillon menjėherė pas sė Dielės sė Gjithė Shenjtorėve deri nė vigjilje tė festės sė Kryeaposujve Pjetėr dhe Pavėl. Gjatė kėsaj kreshme ndėrpresim mishin, qumėshtin dhe produktet e djathit. Peshku lejohet tė shtunave dhe tė dielave, por jo produketet e djathit.
17. Nė festėn e Kryeapostujve Shėn Pjetrit dhe Pavlit, tė gjitha ushqimet janė tė lejuara, vetėm nėse bie tė mėrkurė ose tė premte, nė raste tė tilla peshku lejohet, por jo produktet e djathit.
18. Nė festėn e Pesėmbėdhjetė Ditėve tė Gushtit, (nga 1 deri 14 gusht) kreshmojmė si nė Kreshmėn e Madhe para Pashkės. Mė 6 gusht, nė tė cilėn ėshtė Shpėrfytyrimi i Shpėtimtarit (Festė Zotėrore), peshku lejohet, edhe nėse bie tė mėrkurė ose te premte, por produktet e djathit nuk lejohen nė kėto dy ditė (Ėshtė Festė Zotėrore). Mė 15 gusht, nė tė cilėn ėshtė Fjetja e Hyjlindėses (Festė e Nėnės sė Zotit) mund, nėse duam, tė hamė mish, dhe nėse ndodh qė festa tė bierė tė MĖRKURĖ ose tė PREMTE pėrsėri hamė peshk pa produktet e djathit.
19. Nė lindjen e Shėn Joan Parėrendėsit dhe nė 24 gusht dhe nė mbledhjen e 7 janarit, nė se bie tė mėrkurė ose tė premte, mund tė hamė peshk, nė ditėt e tjera mish gjithashtu. Nė pėrgjithėsi, duhet ta dimė se kur nė njė kreshmė hamė peshk kurrė nuk hamė produkte tė djathit pėrveē javės sė Lidhjes sė Djathit, nė tė cilėn hahet peshk, pasi produktet e djathit shkojnė sėbashku me mishin. Megjithatė, nė Prerjen e Kryes sė Shėn Joan Parėrendėsist, e cila ėshtė mė 29 gusht, pėrherė hamė ushqime pa vaj.
Mė 14 shtator, ditėn e Ngritjes sė Kryqit tė Nderuar hamė ushqime pa vaj, vetėm nėse bie tė shtunė ose tė dielė, nė kėtė rast kemi ndėrprerje tė kreshmės pėr verė dhe vaj si dhe mė 29 gusht, Prerja e Kryes sė Shėn Joan Parėrendėsit. Megjithatė, mė 23 shtator, nė tė cilėn ėshtė zėnia e tij, nėse bie tė mėrkurė ose tė premte hamė vaj. Gjithashtu dhe nė pėrkujtimet e shenjtorėve tė mėdhenj, tė mėrkurė dhe tė premte hamė vaj. Megjithatė nėse njė kishė e caktuar feston ditėn e tij, nė kėto ditė mund tė hamė peshk. Kujtojmė kėtu se, nė tė gjitha tė shtunat e vitit ndėrpritet kreshma pėr verė dhe vaj, pėrveē tė Shtunės sė Madhe, kur hamė ushqime pa vaj.
Nė pėrgjithėsi, gjatė vitit kishtar, nė festat e Nėnės sė Zotit, nėse bien tė mėrkurė ose tė premte, kemi ndėrprerje tė kreshmės pėr peshk, por jo produktet bulmetore ose vezė. Vėmė re gjithashtu se, nė Malin e Shenjtė, tė cilin shumė nga Etėrit e quajnė “Arka e Orthodhoksisė sonė”, gjatė dyzetė ditėve tė Krishtlindjeve hanė peshk vetėm tė shtunave dhe tė dielave dhe e fillojnė kėtė qė nga festa e Hyrjes sė Hyjlindėses, si dhe gjithashtu gjatė gjithė vitit kishtar ata kanė tė hėnėn si ditė kreshme sėbashku me tė mėrkurėn dhe tė premten. Sigurisht, nė botė nuk kanė kohė shumė tė lirė pėr tė ruajtur rregullin e athonitėve dhe pėr kėtė arsye Etėrit tregojnė lehtėsim dhe kuptim nė kėto ēėshtje. Por sigurisht, ata qė duan tė praktikojnė kėtė rregull tė mos dekurajohen, pėr aq kohė sa ekziston mirėkuptimi ndėrmjet atit shpirtėror dhe rrėfimtarit dhe pėr aq kohė sa tė gjitha gjėrat fillohen me “bindjen e bekuar”.
20: Kreshma gjatė periudhės sė Krishtlindjes fillon menjėherė pas ditės qė pason festėn e apostullit Filip, qė do tė thotė nga 15 nėntori. Nga kjo ditė deri mė 17 dhjetor ne mund, pėrveē tė mėrkurave dhe tė premteve, tė hamė peshk, por jo produkte tė djathit pėr gjithė periudhėn e kreshmės. Gjithashtu, nė festėn e apostullit Filip dhe nė Hyrjen e Hyjlindėses mund tė hamė peshk edhe nėse bie e mėrkurė ose e premte.
21: Nga 18 dhjetori deri mė 23 dhjetor hamė vetėm ushqime me vaj dhe ata qė mund dhe dėshirojnė mund tė hanė ushqime pa vaj, duke pasur kėshtu bekim pėrveē tė shtunės dhe tė dielės, nė tė cilat hamė vaj. Nė prag tė Krishtlindjes dhjetor 24 ne sigurisht duhet tė hamė ushqime pa vaj ose tė thata, vetėm nėse pėrsėri bie tė shtunė ose tė dielė.
22: Nė tė gjitha tė shtunat e vitit nėse do tė kungohemi tė dielėn hamė vaj deri nė drekė, pasi kėtė ditė kemi ndėrprerje tė kreshmės me “verė e faj”, pikėrisht siē na mėson Kisha jonė nė tipikonė e saj lidhur me kreshmėn, pėrveē tė shtunės sė madhe nė tė cilėn mund tė hamė pa vaj ose ushqime tė thata. Ekzistojnė gjithashtu dy ēėshtje lidhur me kreshmėn tė cilat do t’i trajtojmė me udhėheqėsit tanė shpirtėror, pasi opinionet ndryshojnė. E Para ėshtė, siē disa njerėz thonė, qė tė Enjten e Madhe mund tė hamė vaj dhe e Dyta se nga Pashka e Shenjtė deri nė Pentikosti, tė gjithė besimtarėt qė kungohen mund tė hanė nė darkė vaj.
Tani, nėse duam t’i pėrmbledhim dhe t’i rreshtojmė numerikisht kreshmėt, do tė thoshim se kemi shtatė kategori kreshmimesh. Kėshtu, duke filluar nga mė strikti, por mė i larti dhe mė i shenjti kemi:
Sė pari Kreshmimi i Plotė, qė do tė thotė se as nuk hamė as nuk pimė gjė pėr njė ditė ose mė shumė, sipas fuqive tona, si pėr shembull tė Premten e Madhe tė cilėn e ruajnė shumė njerėz gjatė gjithė viteve tė jetės sė tyre, pasi duan qė nė kėtė mėnyrė tė marrin pjesė dhe tė vajtojnė pėr Kryqėzimin e padrejtė njerėzor tė Shpėtimtarit tonė Krisht dhe nuk pijnė as ujė pasi, ashtu siē e thamė edhe tė Hėnėn e Bardhė, ėshtė dita e parė e Kreshmės sė Madhe.
Kreshma, pėrveē atyre qė thamė mė sipėr, ėshtė gjithashtu njė lloj vajtimi personal dhe kryq mbi shpatullat tona pėr mosbindjen dhe mėkatet tona, pasi me kėto ne zemėruam Perėndinė tonė tė Gjithmirė dhe Atė. Por le tė mos harrojmė se Ngjallja pėrherė pason Kryqėzimin. Kėshtu edhe ne, kur kryqėzojmė veten tonė me kreshmė, por gjithashtu edhe ēdo person me luftėn e tij personale dhe shpirtėrore, mund tė jemi tė sigurt se edhe ne mund ta shohim ngjalljen e shpirtrave tanė dhe tė marrim dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė tė cilat Perėndia njeridashės ua dhuron tė krishterėve qė pėrpiqen, por edhe SHPĖTIMIN E SHPIRTRAVE TANĖ, pėr tė cilat nuk ka kėmbim.
Sė dyti kemi kreshmimin e plotė, por duke pirė vetėm ujė.
Sė treti ėshtė kreshmimi me ushqim tė thatė qė kupton vetėm ngrėnien e bukės, hallvės, ullinjve, tahinit, jeshileve.
Sė katėrti ėshtė ushqimi pa vaj, qė kupton ngrėnien e ushqimeve tė gatuara pa vaj sėbashku me ato qė pėrmendėm mė sipėr.
Sė pesti janė ushqimet me vaj , nė kėtė mund tė hamė ushqime me vaj, sallatė, me vaj dhe gjithashtu gjithēka qė lartpėrmendėm, me masė pak verė sipas zakonit athonit.
Sė gjashti ėshtė kreshmimi nė tė cilin lejohet peshku, nė tė cilin mund tė hamė peshk dhe ushqime me vaj, por jo produkte tė djathit.
Sė shtati ėshtė kreshme e dhjathngrėnies nė tė cilėn mund tė hamė tė gjitha sa thamė mė sipėr me djath, produkte qumėshti, kos, vezė. Dhe pėrfundimisht kemi ndalim-kreshmimi nė tė gjitha, ku, nėse duam, mund tė hamė gjithashtu edhe mish. Megjithatė, duhet tė jemi tė kujdesshėm pasi nė sasi tė mėdha toksikėt mund tė shkaktojnė probleme pėr zemrėn dhe shumė pjesė tė tjera tė trupit, ndėrkohė qė jeshilet ndihmojnė.
Nė tė gjitha kreshmimet e mėsipėrme, duke lėnė natyrisht mėnjanė kreshmimet e plota, duhet tė jemi tė kujdesshėm qė tė mos hamė shumė, pasi kėshtu nuk konsiderohet si kreshmim dhe zakonisht stomaku na gėnjen me shkelmime sikur tė qe bosh, edhe sikur tė kemi ngrėnė dhe kėshtu biem nė mėkatin e grykėsisė.
Siē e shohim tė dashur vėllezėr, me ēfarė urtėsie tė mahnitshme Etėrit e Shenjtė dhe Perėndimbajtės tė Kishės sonė caktuan kreshmimet pėr tė gjithė vitin, pėr shėndet tė shpirtit dhe tė trupit.
Kėshtu, duke zbatuar kreshmėt e mėsipėrme ushqimore, le tė kėndojmė sėbashku me psaltėt: “Le tė kreshmojmė njė kreshėm tė pranueshme, tė pėrlqyer tek Perėndia. Njė kreshėm e vėrtetė, ėshtė largim nga tė kėqiat, pėrmbajtje e gjuhės, mungesė zemėrimi, ndarje nga dėshirat, shpifjet, gėnjeshtrat dhe dėshmitė e rreme. Mungesa e tė cilave, ėshtė kreshma e vėrtetė dhe e pėlqyer.”
Krijoni Kontakt