Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Provincializmi

    Provincializmi si retro-preaching


    Lazėr Stani

    Rreth njėqind vjet mė parė, nė verėn e vitit 1917, Ezra Pound ka shkruar dhe botuar esenė e famshme “Provincialism the Enemy”. Nė kėtė ese Pound ka parashikuar mė kujdes prirjen e mileniumit tonė kulturor. Sipas Pound, provincializmi pėrbėhet nga dy pjesė: nga padituria pėr mėnyrat, zakonet dhe natyrėn e jetės sė njerėzve jashtė njė fshati, komuniteti, apo kombi dhe, nga dėshira pėr t’i detyruar tė tjerėt tė zhyten nė padituri. Po pėr Pound provincializmi ėshtė mė shumė se padituri, ėshtė padituri plus epsh nė vijim tė padijes, ėshtė keqdashje e fshehur, shpesh njė keqdashje vepruese dhe agresive. Urrejtja teologjike ėshtė njė fazė e tij.
    Provincializmi ėshtė shumė tinzar, hakmarrės, i verbėr, refuzues i ēdo ndryshimi. Kjo ka tė bėjė me format e ndryshme me tė cilat shfaqet provincializmi kulturor nė njė shoqėri, apo nė n jė komunitet. Le tė marrim pėr shembull njė nga format mė tė spikatura nėpėrmjet tė cilit shfaqet ky provincializėm kulturor nė komunitetin tonė shqiptar e qė lidhet me nostalgjinė e gjeneratave tė tėra njerėzore pėr tė shkuarėn. Kjo nostalgji kaq e pranishme lidhet me idenė se gjėrat nė botė duhet tė jenė ashtu sikurse ishin kur unė ne ishim fėmijė. Kjo pikėpamje ėshtė e mbėshtetur nė kujtimet romatike tė fėmijėrsiė, shpesh tė idealizuara, jorealiste. Si fėmijė shumė nga ne ishin tė mbrojtur nga prindėrit nga kontaktet me realitetet e ashpra tė jetės. Prindėrit tanė nuk na lejuan qė ne tė mesonim se sa keq ishin gjėrat (ne ishim kaq tė varfėr, por kėtė tė vėrtetė nuk e mėsuam kurrė deri nė fund). Prindėrit tanė mendonin se fėmijėt duhet tė rritėn pėrpara se tė mėsojnė tė vėrtetat e tmerrshme tė jetės: shtypjen e lirisė, korruptimin e njeriut, pabesinė, intrigat, ilegjitimetin, prostitucionin, akloolizmin, drogat etj. Problemet e thella tė ekzistencės njerėzore fshiheshin prej nesh, ose shqiptoheshin metaforikisht nė sytė tanė, aq sa ne tė mos kuptonim, asnjė prej dilemave ekzistenciale me tė cilat do tė vinin nė pikėpyetje ekzistencėn tonė tė mėvonshme. Kėshtu qė ne na ngjan sot se ditėt e epokės sė artė shkuan e vanė me fėmijėrinė dhe rininė tonė tė parė. Prej kėtij iluzioni mashtrues, prej tė cilit nuk jemi nė gjendje tė ēlirohemi, nė vetėdijen e njeriut shfaqet fenomeni i njohur me termin retro-preaching, qė do tė thotė kthim i orės prapa, kthim i kohės prapa. Nė kėtė kthim tė kohės prapa, nė kėtė retro-preaching ringjallet dashuria pėr tė shkuarėn dhe pėrbuzja deri nė urrejtje e sė tashmės, refuzimi pėr tė pranuar tė tashmėn, me elemnetėt e saj tė rinj qė dėpėrtojnė nė kulturė, nė arte, nė jetėn e secilit. Por, pėrveē nostalgjisė, njė element tjetėr i fuqishėm qė imponon provincializmin ėshtė familjarizimi nė traditėn, pamundėsia pėr t’u shkėputur prej kthetrave tė saj penguese, e cila operon nė terrenin e predikimeve rreth tė vėrtetave tė pranuara. Im atė mė pėrsėriste shumė herė kur isha fėmijė: “Kėshtu kanė jetuar tė parėt tanė prej pesėqind vjetėsh e kėshtu do tė jetojmė edhe ne”. Njė konceptim tragjik, ku pushteti i sė shkuarės shfaq autoritetin e tij absolut mbi tė sotmėn dhe tė ardhmen.
    Por ndėrkaq, progresi i vėrtetė i njė individi, i njė shoqėrie, i njė kulture, i njerėzimit vetė, qėndron nė vėnien vazhdimisht nė pikėpyetje tė gjithēkaje qė na rrethon, nė ekzistencėn e njė etjeje tė pashuar pėr tė mėsuar, pėr tė evoluar, pėr tė kuptuar.
    Individi shqiptar, me sa duket, jo vetėm nė Shkup ose nė Prishtinė, por edhe nė Tiranė, nė tėrė hapėsirėn shqiptare, operon nė terrenin e “tė vertetave” tė sprovuara nga jeta, ose tė vėrtetave qė ai i koncepton tė sigurta, pra vuan nga dogma, nga njė formim mental dogmatik e herė-herė edhe mitologjik. Kėtu nuk flas pėr njeriun e thjeshtė, i cili, edhe kur nuk ndjehet i manipuluar, ndjehet i pafuqishėm dhe i nėnshtruar sapo provon tė shkapėrcejė pragun e shtėpisė sė tij, por kurajoz dhe i lirė nė gardhin e vet kufizues, por edhe pėr ato kategori qė ne jemi mėsuar t’i quajmė elita tė shoqėrisė e qė, pėr fat tė keq, janė produkt i njė formimi ideologjik tė deformuar.
    Ketij deformimi, i cili vjen prej njė realiteti historik dramatik, nuk i ka shpėtuar as kultura dhe as krijuesit e saj. E nga ky kontekst i pėrgjithshėm nuk bėjnė pėrjashtim as shkrimtarėt, kudo qė ata ndodhen e krijojnė nė hapėsirėn shqiptare. Kėtu e kanė zanafillėn zhvillimet jonormale tė kėtyre pesėmbėdhjetė vjetėve qė kanė sjellė nė krijimin e realitetit kulturor tė tanishėm, qė kundėrmon provincializėm fund e majė. Sigurisht, provincializmi kulturor nuk ėshtė njė fenomen tipik shqiptar.
    Nė Italinė e viteve tridhjetė provincializmi kulturor ishte temė e ditės nė qarqet intelektuale italiane. Tezat qė u hodhėn atėherė nė tryezė pėr tė shpėtuar nga ky provincializėm mbytės qenė tė shumta, por edhe nė mesin e kėtij provincializmi frenetik, dolėn individė tė fuqishėm si shkrimtari Alberto Moravia, poeti Cesare Pavese dhe njė plejadė e tėrė kinesatėsh, si Federico Fellini, pėr shembull. Por, nga ana tjetėr, ky provincializėm ka krijuar njė realitet mbytės nė kulturėn shqiptare, njė realitet ku veē shkretisė sė ideve, ekziston dhe pėrpjekja pėr tė ruajtur status-quo-nė, hierarkitė, “elitat” e krijuara nė komunizėm, rendin e “baballarėve”, qė nė vetvete ėshtė njė rend shtypės dhe regresiv. Nėse i shikojmė debatet kulturore me tė cilat shpenzojnė energjitė e tyre ato qė konsiderohen “etėr” tė kulturės sė bashku edhe me nxėnėsit e vet tė shumtė, atėherė bėhet e qartė se ēfarė provincializmi kulturor ėshtė pranishėm nė realitetin shqiptar. Mjafton tė lexosh titujt e gazetave, ose tė shfletosh kalimthi faqet kulturore tė mediave tona tė shumta pėr t’u neveritur nga ky provincializėm ndotės.
    Nė qershor tė kėtij viti, John Updike botoi romanin “Terroristi”, pėr tė cilin u shkrua shumė nė gazetat kryesore amerikan. Edhe gazeta “New York Times” i kushtoi njė vemendje tė veēantė botimit tė kėtij romani, duke sjellė pėr lexuesin pjesė nga kjo prozė, intervistė me autorin dhe me dhjetėra recensione (review). Por nė kėtė gazetė, as nė titujt redaksionalė dhe as nė reviewtė e shumta nė asnjė rast nuk pėrdorėn terma tė tilla si “shkrimtari ynė i shquar”, “gjeniu ynė i letrave”, “romacieri mė i madh i Amerikės”, “njė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė gjallė” etj., terma qė pėrdoren me shumicė nga gazetarėt tanė njėzetvjeēarė dhe redaktorėt nostalgjikė tė njė kohe kur provincializmin kulturor e diktonte ideologjia sunduese. Njė tėrminologji e tillė, me sa di, nuk pėrdoret as nė mediat kulturore tė vendeve tė tjera tė zhvilluara. Ėshtė e qartė se njė terminologji e tillė, e bartur nga e djeshmja, i shkon pėr shtat nostalgjikėve (provincialėve) tė megallomanisė komuniste, ku pėrveē udhėheqėsit mė tė madh nė botė, ne kishim lindur si popull edhe shkrimtarin e shquar e me famė botėrore, edhe akademikun e pazėvendėsueshėm, edhe aktorin e madh, kishim edhe thesarin e mahnitshėm tė kulturės popullore, edhe rapsodin e shquar qė trondiste skenat e Parisit dhe tė Romės, edhe kostumet e bukura nacionale qė u stepnin frymėn spektatorėve kur valltaret tona kėrcenin nė skenat e teatrove europianė. Kjo frymė provincialiste ndjehet sot e gjithė ditėn, jo vetėm nė media, po edhe nė institucionet tona kulturore, nėse mund tė quhen tė tilla, edhe nė tryezat e seminaret, edhe nė panairet e promovimet e librave, gjithkund ku flitet pėr letėrsi, muzikė, film, pikturė, traditė etj. Ai ndjehet gjithashtu nė frymėn klanore qė ekziston gjithandej, pėr tė cilin mund tė thuash se si organizim, ka zėvendėsuar institucionet qė, pėr nevojat e veta, kishte krijuar pushteti komunist. Por ai ndihet edhe nė kahun tjetėr, nė nihilizmin absurd ndaj kulturės shqiptare, ndaj letėrsisė sė traditės, sidomos dhe asaj letėrsie dhe kulture nė pėrgjithėsi tė krijuar nė vitet e postkomunizmit, duke i shtuar edhe njė rekalim poshtėrues ndaj gjithēkaje qė vjen nga pėrtejkufijve shqiptarė, si pėr tė sfiduar dhe mposhtur gjithēka qė nuk ėshtė krijuar nė epokėn e komunizmit. Guximtarėt provincialė janė shprehur me dhjetėra herė se ju, pra ju qė erdhėt pas epokės sė komunizmit, nuk po krijoni atė letėrsi tė madhe, atė kulturė tė madhe, qė krijuam ne”, duke shfaqur haptazi njė cinizėm dhe urrjetje agresive ndaj asaj gjenerate qė pėrmes sakrificave dhe mundimeve tė shumta po sjell njė ndryshim tė thellė nė mentalitetin dhe realitetin shqiptar.
    Pikėrisht kėtė, Ezra Pound e ka quajtur epsh nė vijim tė padijes, keqdashje e fshehur tinzare, shpesh vepruese dhe agresive. Nė realitetin e ri kulturor, tė krijuar nė hapėsirėn shqiptare, pas rėnies sė mureve izoluese ėshtė rritur shkalla e komunikimit brenda shqiptar, janė shtuar kontaktet kulturore, janė krijuar disa impulse qė nxitin ose tentojnė tejkalimin e izolimit dhe provincializmit kulturor qė ka dominuar pėr njė kohė tė gjatė. Por, kėto implulse, nė shumicėn e rasteve kanė degraduar shpejt nė krijimin e klaneve tė ngushta, krijimin e qarqeve tė mbyllura, qė pėrjashtojnė gjithēka qė nuk ėshtė e pėrfshirė brenda klanit, brenda rrethit tė mbyllur. Kėto klane tė mbyllura, herė e kanė zanafillėn nė Tiranė, herė nė Prishtinė, e herė nė ndonjė lokalitet tjetėr. Ato, duke propaganduar integrimet kulturore, kėrkojnė anėtarėt tė klanit edhe jashtė territorit natyral tė tyre, duke u zgjatur nė ato qė rėndom konsiderohen si kryeqendra tė kulturės si Tirana, Prishtina, Shkupi, Shkodra etj. E keqja e kėtyre klaneve shtohet kur ato shndėrrohen nė klane kultororo-, ose letraro-politike, duke u bėrė edhe anekse tė pushteteve tė caktuara. Nė njė demokraci tė brishtė, me shumė reminishenca totalitariste dhe me njė formim mental prepotent dhe tė ngurtėsuar, siē janė nė pėrgjithėsi demokracitė postkomuniste nė Ballkan, kėto klane gjejnė njė terren tė pėrshtatshėm zhvillimi. Realiteti ėshtė sa grotesk, aq edhe i pakonceptueshėm: rrotacioni i pushteteve sjell zakonisht edhe rrotacionin e klaneve tė preferuara, sepse edhe partitė, apo klanet politike kanė klanet e tyre tė preferuara nė kulturė, pra midis shkrimtarėve dhe artistėve tė llojeve tė tjera tė artit. Kjo lojė e paprinciptė i ka sjellė efektet e veta jo vetėm brenda rretheve tė krijuesve, por edhe te publiku. Sigurisht, pėr individin si qenie krijuese, kėto realitete nuk kanė ndonjė forcė imponuese. Krijimi, si akt ėshtė mė sė shumti udhėtim i brendshėm, ėshtė zbulim i vazhdueshėm i vetvetes, pėrpjekje pėr tė depėrtuar nė errėsirėn qė ekziston brenda qenies, komunikim i tė pakomunikueshmes. Njė piktor mund tė krijojė veprėn e tij pa e vrarė mendjen se ēfarė ndodh nė Tiranė apo nė Shkup e Prishtinė dhe pa u shqetėsuar se ēfarė do tė gjykojė publiku rreth veprės sė tij. Po kėshtu edhe njė shkrimtar. Njė realitet provincial ėshtė realitet jashtėzakonisht provokues dhe ekzotik pėr njė krijues.
    Nga ana tjetėr, krijuesi si qenie sociale, ndjehet u suprimuar dhe i shtypur nė njė ambient provincial, ku sa del prej pragut tė studios sė tij, ndeshet me mospėrfilljen, harresėn e qėllimtė, e nganjėherė edhe me poshtėrimin tėrthorazi, duke i tundur pėrditė para syve pėrsonalitetin e shquar, hierarkinė e krijuar me strategji tinzare ekstrakulturore. Kėto vite tė tranzicionit gjithnjė e mė shpesh mė kanė kujtuar amanetin e Dostojevskit: “Kur tė vdes, shkruante Dostojevski, mos mė varrosni nė Varrezėn Volkov, nė parcelėn e shkrimtarėve. Nuk dua tė jem midis armiqve edhe i vdekur”.
    Fati i intelektualėve dhe krijuesve tė Shqipėrisė, ėshtė dėshmi se si provincializmi i kombinuar edhe me monstruozitetin politik, i ka shkatėruar individėt potencialė tė shoqėrisė shqiptare. Pėr kėtė nuk ka nevojė pėr argument. Majfton tė kujtojmė se pllaka e varrit tė Faik Konicės ėshtė thyer herė pas here nga kėto forca tė sė keqes, qė gjejnė njė terren tė pėrshtatshėm nė njė komunitet provioncial. Ose tė pėrmendim kundėrshtimet qė i bėhen vendosjes sė monumenteve tė Nėnė Terezės nė qytetet e ndryshme tė Shqipėrisė, se eshtrat e Gjergj Fishtės u hodhėn nė lumė qė tė mos mbetej as nam e as nishan prej tij, se At Anton Arapin e ekzekutuan si tė ishte kriminel i rėndomtė, se Branko Merxhanit as sot e kėsaj dite shqiptarėt nuk ia dinė varrin.
    Sigurisht, brenda njė komuniteti, ashtu si edhe brenda njė individi rrjedhin dy destine paralele, ai qė ėshtė dhe ai qė mund tė ishte, destini i supozuar. Kontrasti midis kėtyre dy destineve e bėn mė tė qartė realitetin dėshpėrues.
    Por, ashtu sikurse shkruan Ernesto Sabato, “ka gjithmonė njė rreze drite prapa ēdo sakrifice totale, njė vezullim tė zbehtė, por rezistent ndaj hijeve. Dhe nėse ndiqet kjo rrugė, zbulohet jo ftohtėsia e racionalistit, por mendja plot jetė, e nxehtė, njė urtėsi qė ka rrėnjė antike, e kalitur fort”. Shqiptarėve, dhe nė veēanti krijuesve, u duhet t’i thėrrasin kėsaj urtėsie me rrėnjė antike, kėsaj mendjeje tė gjallė dhe plot jetė qė tė sfidojnė hijet qė na tėrheqin mbrapa qė imponojnė atė retro-preaching fatal, kaq tė pranishėm nė pėrditshmėrinė tonė.



    2 Dhjetor 2006
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-12-2006 mė 03:03

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,396
    Postimet nė Bllog
    17
    Edhe vete shkrimi i Lazer Stanit, eshte nje deshmi e gjalle provincializmi pasi ai argumenton provincializmin si fenomen me shkrimin e Ezra Pound 100 vjet me pare. Eshte forma me primitive e provincializmit shqiptar, "po eshte e huaj, duhet te jete detyrimisht perparimtare e jo provinciale". Shkrimi me lart arrin piken e vlimit kur Stani barazon nostalgjine e njerezve per kohen e femijerise se tyre me provincializem.

    Por pavaresisht nga kendveshtrimi i Stanit, provincializmi shqiptar ekziston dhe ne doza teper te demshme qe nuk prekin vetem psiqiken e shoqerise por arrijne deri atje sa demtojne edhe anen fizike te saj. Por perpara se te sjell disa obzervime, qe i gjen me shumice ne forum ne mendimet e anetareve, dua te perkufizoj provincializmin.

    A eshte provincial nje shqiptar qe jeton ne nje fshat malor te thelle te Shqiperise ku nuk ka shume mundesi komunikimi me qendrat e banuara? Po, ai eshte provincial pasi jeton ne nje province te larget, por ky eshte nje provincializem fizik e jo psiqik. Lazer Stani kete provincial shqiptar e quan "te paditur", por kjo nuk eshte aspak e vertete pasi dituria e njerezve nuk varet nga vendodhja fizike por nga prirja per te kerkuar dhe thithur dijen. Me shume se padituri, kjo eshte nje izolim apo mungese komunikimi i pavullnetshem.

    A eshte provincial nje shqiptar qe jeton ne Tirane dhe tregon me gishtin perbuzes ate provincialin shqiptar te ardhur nga ai fshai i larget? Sigurisht qe eshte provincial, dhe ky eshte nje provincializem i dyfishte: fizik dhe psiqik. Eshte provincializem fizik pasi ashtu si ai fshati eshte nje province per Tiranen, ashtu edhe Tirana eshte nje province per Evropen. Eshte provincializem psiqik pasi tregimi me gisht i provincialit apo toni perbuzes i zerit, eshte deshmi e nje provincializmi psiqiko-kulturor. Duke treguar me gisht ate fshatarin, ai qytetari i Tiranes nuk po mundohet te denoncoje provincializmin e tij por po mundohet te shesi me fjale "qytetarine" e tij.

    Dhe shkalla e trete e provincializmit, shkalla me e larte, eshte shkalla e "provincializmit avangard". A eshte provincial nje shqiptar qe jeton me dekada te tera ne nje shoqeri te huaj perendimore dhe ende tregon me gisht apo perbuz principet morale dhe shoqerore te asaj shoqerie qe ai eshte vete pjese? Shembull: A eshte provincial nje shqiptar ne Amerike qe punon krah per krah me njerez te rracave, kombesive, besimeve fetare te ndryshme, dhe ende shfaq qendrime rraciste apo percmuese? A eshte provincial nje shqiptar ne Amerike qe gjykon nje njeri nga ngjyra e lekures apo etnia e tij, kur ate vete nuk e gjykoi njeri se ishte shqiptar por vetem se sa i zoti ishte te bente punen e vet?!

    Kura e provincializmit eshte nje edhe e vetme: komunikimi me boten perreth, njohja me gjithcka te re apo te vjeter. Gabimi qe shume njerez bejne eshte barazimi i provincializmit me te shkuaren. Por mbi te gjitha, njerezit provinciale ne mendim nga ata me mendje te hapur e perparimtare i dallon vetem nje gje: prirja per te bere per vete te miren, te bukuren, te shenjten, qe e gjejme ne kulturen e atij popullit tjeter. Ai njeriu me mendje te hapur perparimtare do te gjurmoje e beje per vete te gjitha virtytet e shoqerise se huaj ne te cilen jeton; ai provinciali do te refuzoje te beje per vete keto virtyte.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-12-2006 mė 03:41

  3. #3
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pėr informim:

    1 Provincializėm nuk do tė thotė t'a duash krahinėn tėnde apo fshatin a qytetin tėnd. Kjo ėshtė normale.

    2 Provincializėm dmth kur ēdo gjė jashtė qytetit tėnd apo vendit a familjes tėnde tė duket jo e vlefshme dhe vetėm ajo qė ėshtė e jotja tė duket e vlefshme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Pėr informim:

    1 Provincializėm nuk do tė thotė t'a duash krahinėn tėnde apo fshatin a qytetin tėnd. Kjo ėshtė normale.

    2 Provincializėm dmth kur ēdo gjė jashtė qytetit tėnd apo vendit a familjes tėnde tė duket jo e vlefshme dhe vetėm ajo qė ėshtė e jotja tė duket e vlefshme.

    Provincializem eshte , shkeputja nga njerezit e tjere te pa njofshem , apo me vet deshire nuk don ti njofish ata ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    provincjalizem mbase dmth mendje apo aq me keq akoma...zemer ngushtesi

    po qe se ndokush agree me traduksjonin shqip te fjales ne fjale,mbase ja vle barra qerane me e analyzu mi kte baze...o mo me leverdi...ca gjojna me i pa i cik ''katunarce''

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •