ULERIMA


C’ka ndodhur ne rrugen “Kryqi i thyer”? Njerezit dalin ne shesh e shtyhen drejt bllokut te pallateve “Marskin”, jane te eksituar, lidhen bashke si nje turme e flasin gjithe njeheresh. Shpejtojne hapat te arrijne sa me pare, rradhe ndodh te kete kaq shume levizje ne kete rruge te braktisur nga qielli, tani ka telekamera, makina televizionesh qe shkojne e vijne, nje rremuje policesh, fishkellima bilbilash, te shara, femije qe qeshin, dikush peshperit qe jane degjuar edhe te shtena, e lajmi perhapet sa hap e mbyll syte.
Shitesi i dyqanit te mishit, Tripa Moseo, del i menduar jashte, qendron disa hapa larg qepenave e duke fshire gjakun e duarve ne perparesen qe ka vene perpara, tund koken i turbulluar dhe ngre shikimin larg sikur ta dinte qe keshtu do shkonte kjo pune. Ana-Maria, qe vetem ne kete ore mengjesi kthehet nga trotutaret ku ushtron funksionet e plota te nje prostitute zanati, nuk ka aspak ate lodhjen e diteve te zakonshme mbi vete. Nuk nxiton te shkoje te futet tek koteci ku banon e te shtrihet ne gjumin e vdekjes, per te harruar boten qe i ka hipur siper ( e zonja vertet Ana-Maria, me ke s’ka mbaruar pune), tani ndjek turmen.
-C’ka ndodhur?-peshperit, por asnje nuk i pergjigjet ne ate kaos, ne ate zhurme e rremuje, ajo futet me te tjeret e shtyhet prpara.
Degjohen sirena ambulance, te gjithe bejne perpara me friken mos mbaron spektakli, sa me shume i afrohen bllokut te pallateve “Marskin”, aq me te qarte ndjejne te perplaset ne veshet e tyre nje ze i qarte, nje klithme ngjethese, jonatyrore, nje ulerime e padegjuar ndonjehere, qe nuk pushon, qe zgjatet, sterzgjatet, sikur ai qe po klith te mos jete njeri si te tjeret, te mos ndalet te mbushet me fryme, te mos kete nevoje per ajer por te jete i tjeterbotes, nje klithme qe ben te kercasin xhamat e rrojtores “T.B” qe i ben te dalin nga apartamentet e bllokut familjaret, te trembur, te zbehte ne fytyre, Na ajo ulerime e mundimshme, e terbuar, e flakte e gjakte, e erret, e pandalshme.
Shume shpejt boshatisen te gjitha ndertesat. Ca nga pleqte, banoret e lodhur e te pafuqishem te ketyre shtepive, kane vene perpara patericat ose karrocat me rrota, sikur te kene marre sinjalet e padepertueshme te „momentit te madh“ e ne nje krize paniku duan t’i shpetojne, por nuk munden, te pashmangshmes.
Eshte nje zhurme e llahtarisur, ata me te guximshmit, qe kishin dale ne krye te turmes, per te pare nga afer, tani ngadalesojne hapat, sa me shume afrohen, ndjejne t’iu tretet pak e nga pak guximi, hedhin hapa gjithnje e me te vegjel, ndjejne t’iu dalin mbi lekure bulezet e nje frike qe mban aromen e vdekjes.
Ndalojne. Njeri pas tjetrit, te gjithe njerezit shtrengojne hapat para nje kordoni policesh. Edhe keta, te trembur, nuk bejne as perpjekjen me te vogel te ndalin turmen e gjate te kureshtareve. kameramanet ulin vetvetiu kamarat.
Nga njeri prej apartamenteve te bllokut “Marskin”, vazhdon te dale nje ze i cjerre, qe nis e ngjall gjithnje e me teper frike e panik brenda njerezve. Asnje nuk guxon te flase, femijet nuk duken me, ja kane mbathur pa e bere fjalen dysh, duke peshperitur me njeri-tjetrin ate cudi te perbindshme.
Nje grua humbet ndjenjat dhe e trasportojne mbi duar mbrapsht, larg kesaj klithme-llahtar.
Edhe nje tjetri i lekunden kembet dhe mungon te qendroje drejt. E trasportojne edhe ate. Ulerima vazhdon te mbetet pezull ne ajer, nuk pushon, eshte si nje ze kanceroz ne koken e te gjithe ketyre njerezve, derisa nje polic i ri, rremben megafonin dhe klith:
-Pusho!
Zeri vazhdon te cirret i pervajshem, por ky gjest i djaloshit sherben per te rrimekembur disi turmen. Komisari i policise Kristmoas F. ben drejt hyrjes se pallatit, ngre duart lart si per te treguar qe eshte i paarmatosur dhe bertet:
-Kush je? C’kerkon?!
Duket qe zeri i tij ben efekt, turma ben permbrapa, e ndjejne te gjithe si ulet volumi i ulerimes, megjithate kjo nuk pushon. Eshte nje fitore e vogel e komisarit. Ata qe e ndjejne te paret kete gje, nisen te duartrokasin.
Te inkurajuar e te ngrohur, njerezit nisin peshperimat e para. Veshtrimi i turmes terhiqet drejt nje dritareje te veshur nga perde gati te tejdukshme te kaltra, pas se ciles duket dicka qe i shembellen nje njeriu me kembe, me gojen e caplyer marrezisht..
-Kush jeton aty?-pyet komisari.
Nuk ka kohe te perserite pyetjen, perpara turmes del nje cunak njezetvjecar, me nje viziere te bardhe mbi sy, i afrohet hyrjes se pallatit duke klithur me sa fuqi qe ka ne koke:
-Lucio, c’dreqin te ka gjetur? Mbylle tani!
Ben edhe ca hapa te tjere para, perserit thirrjen e meparshme, por kete here me ze te ulet, sikur te kete pesuar nje duel jete a vdekjeje me ate qe therret brenda apartamentit. Shume shpejt nis t’i djege fyti, mezi mbushet me fryme, ka pushuar se klithuri e kur mbeshtet duart mbi gjunje, ndjen t’i vije toka rrotull, nje shperthim i eger gjaku nga nje kolle qe nis e ia merr frymen e duhet nderhyrja e dy agjenteve te policise qe e marrin dhe e trasportojne me shpejtesi larg atij vendi. e fusin ne barin e lagjies „ Kongrena“ e nisin t’i hedhin uje ne fytyre, e ndihmojne te qetesohet e kur behet te flase, i bejne me shenje te qendroje urte, te mbledhe njehere veten pastaj do vije komisari i policise t’a marre ne pyetje per ngjarjen.
Pese minuta me vone komisari eshte brenda barit te lagjies, iu ben me shenje te tjereve te dalin. I afrohet cunakut, njezetvjecar, i imet ne fytyre, me sy te tretur, te skuqur, brenda nje fytyre te droguari.
-Eshte Lucio, i shkreti, ku e gjen gjithe kete fryme !
-Lucio kush ?
-Leucemiku, lucio eshte per leucemine, une jetoj ne te njejtin partament me te. S’e ka shume te gjate !-dhe djaloshi luan vendit sikur te nxitoje te dale e t’i jape nje rrugezgjidhje asaj katrahure.
-Qetesohu tani ! nuk me the si quhesh?
-Maamed!
-Ne rregull, Maamed, me trego pak me shume per kete mikun tend!
Maamedi nis te tregoje vetem pasi merr nga komisari i policise premtimin qe te mbyllen ca pislleqe te vogla penale qe ka bere ne te shkuaren.
Rrefen me nxitim te madh, klithma qe vazhdon e degjohet akoma perjashta, te ngjall tmerrin, e ndersa flet, e ngre koken lart, e mban ne nje kend te tille qe sikur t’i shpertheje gjaku papritmas, te tentoje te parandaloje dicka.
-Ka qene mire keto kohet e fundit?
-C’te them? Une vetem sa bej gjumin me te. E kemi kapur apartamentin per te ndare qirane ne mes, me Lucion njhem prej dy vitesh. Qe kur mesoi nga se vuante, e gjeja te ulur pertoke, nen raftin e lavamanit, ne kuzhine. I mbyllte syte, i zinte veshet e peshperiste ca fjale te ngaterruara, pa kuptim. Une as qe merrja vesh c’thoshte, fliste percart, e kur e ndjente qe une largohesha, bente emra njerezish, kercenonte, mallkonte, shante, po te gjitha keto me ze te ulet, kishte frike te degjohej.
-Kurse tani…?!
U degjuan te trokitura ne porten e barit. Ishte nje agjent qe futi brenda prostituten Ana-Maria.
-Maamed, mos me thuaj qe eshte Lucioja ai i marri qe po bertet!-tha kjo duke u futur brenda me te shpejte e duke mbyllur deren pas kraheve.
-Nuk mund ta degjoj me, duhet ta bejme te pushoje!
E ndersa po i shpjegonte komisarit lidhjen qe kishte me Lcion, perpiqej te mbulonte ca shenja te zeza te dala nga te dyja anet e kraheve, ne fytyre, ne qafe, ne kembe, gjithandej neper trup.
-Komisari e nderpreu duke vendosur gishtin ne buze:
-Sheet! Me thuaj ne fillim kush je, e cili te ka katandisur keshtu!
-Ana-maria! Prostitute. Une dhe Lucioja…ne me nje fjale…
Duhej si nje shkollareske 12 vjecare, ishte e tronditur, e mezi arriti te germezoje fjalet :
-Klithma, ajo ulerime e Lucios, sapo e degjova, pesova nje dridhje ne te gjithe trupin, tani po me dalin keto njolla te zeza, gjithandej, gjtihandej-e zgjati doren t’i tregonte komisarit.
-Ah…dhembin, dreq!-tha dhe terhoqi doren kur komisari po i meshonte mbi lekure te kuptonte me teper per se behej fjale.
-C’ka, *****, eshte i pushtuar nga demoni a si eshte puna? Gjithmone kur e kemi bere, nuk kam dashur ta zgjat shume punen e pazarit! Kurse tani, shih, si po katandisem!-e per here te pare, kjo grua e forte, ra ne gjunje, duke shperthyer ne lote te medhenj pastrimi.
-I gjori femije! Ishte aq i dobet, aq i vockel, me paguante vetem te flinte prane meje, me shtrengohej pas gjoksit e me lutejj mos ikte. Aq i dobet, i vetmuar, kurse une i tregoja deren…I tregoja deren te prisja kliente te tjere…Me kuptoni?!
E klithma jashte erdhi e u be rrenqethese.
Komisari dha urdher te vinte agjenti i meparshem, zonja Ana-Mari kishte nevoje per ndihme mjekesore, sa me teper ecte perpara e fliste, aq me shume errej lekura e saj, aq me shume theksoheshin njollat e erreta, e per me teper, trupi i saj niste e po vinte nje arome te rende dekompozimi.
Me daljen e saj, rreshkiti brenda nje njeri tjeter, nje nga ata pleqte e patericave te futura nen krahe.
-Te me falni!-tha dhe ngeli i ngrire e vend. Shkembeu nje veshtrim me komisarin dhe Maamedin, pastaj sikur te kishte gabuar vend, u kthye mbrapsht, duke fituar me ate gjest te vetem goditjen e fatit. Nga veshtrimi i tij u fshi menjehere jeta.
-Zoti Snjoh, komshi i yni, qe kur jemi futur tek apartamenti me Lucion, le te te them qe jemi shkembyer me qindra here. S’pati nje rast qe te na fliste, te na i kthente pershendetjen, te na buzeqeshte a te na uronte diten e mire. Kur Lucioja kapej nga krizat leucemike e nuk i ngjiste dot shkallet, po ulej te merrte fryme, ky plak i qelbur po t’ kalonte afer, peshtynte ne kembet e tij e klithte me terbim: -I droguar muti! Duhet t’iu varin, t’iu varin, t’iu varin!
Komisari i degjoi pa shume vemendje keto frazat e fundit. Kishte nisur te shihte te formohej jashte barit nje rradhe e drejte njerezish, te gjithe me fytyra te vrenjtura, qe s’flisnin me njeri tjetrin. Si dukej prisnin te vinin te futeshin brenda e te rrefeheshin. Zeri nga jashte behej perhere e me gerryes, ishte sikur i conte keta njerez te kerkonin brenda tyre te gjenin ku si dhe pse e kishin trajtuar keq Lucion, djaloshin qe mbarte vdekjen ne trup.
-E pamundur!-peshperiti komisari,-s’ka te ngjare t’i kete njohur te gjithe keta.
E duke iu drejtuar Maamedit, e kercenoi:
- Me thuaj te verteten, Lucioja, ishte ne kontakt me gjithe keta njerez qe po zene rradhe e duan te flasin me mua, ketu jashte?
-C’thua keshtu, te njohurit e Lucios numerohen me gishta. Une as vete nuk e marr vesh perse....Si?!
Komisari e shoqeroi jashte Maamedin, duke e falenderuar per bashkepunimin. Me bisht te syrit, pa djaloshin te ecte i turbulluar, duke zene veshet me duar, e pa te shkonte te zinte bishtin e rradhes, ne fund fare, si dukej kishte nevoje te fliste e te tregonte akoma.
Nuk ia vuri shume veshin, duhej te mendonte si e si t’i jepte zgjidhje kesaj situate. Degjohej nje klithme e sterzgjatur, nje klithme ankimi, a mallkimi, e ai s’mund te merrte persiper te provonte te fuste nejrezit e tij brenda nderteses, pa i vene ne vije te gjithe elementet. Keshtu thirri afer vetes dy nga agjentet me te shkathet ne dispozicion e me ta ngriti nje komision qe te percillte e te dokumentonte deshmite e atyre qe njihnin Lucion. Shume shpejt u mbushen ca formulare me gjithfare deshmish:
-Djaloshi e kishte inatin me gjithe boten! Dy jave perpara, ne rrugen Zakaria, kishte klithur me ze te larte keto tre fjale te neveritshme, te urryera, te papranueshme: ****** ****** *******, pastaj kishte bere nje ngerdheshje te hatashme te fytyres e ishte larguar me vrap, nen kercenimin e grushtave te Alfons Kromarit, nje burre dyzet e pese vjecar, muskuloz, qe i ulur ne gjunje perballe njerit prej agjenteve, pergjerohej me lot ne sy e klithte:
-Bejeni, bejeni te pushoje!
E nuk ikte, nuk largohej dot, ishte e kote, thoshte, tani e kishte ate klithme ne mendje e nuk mund te shpetonte kurre nga ajo zhurme qe po ushqehej me trurin brenda kafkes se tij.
-Lucioja? Ai bastard bir kurve?
Keto fjale po i thoshte nje dalosh moshatar me Maamedin, qe fliste e godiste me grushta veten e tij. Kerkonte te ndalej, por nuk mundej.
-U shoqerova disa here me te. I shisja hashish, nisi t’i pelqeje, derisa erdhi puna te paguante, e kur e pashe qe s’me dilte dot krah, e kercenova. I futa dhe nje dru qe ta mbante mend per gjithe jeten. E bera shembull, per te tjeret. Ishte aq i dobe i vetmuar, i braktisur, i panjohur nga te tjeret! Lucioja,...ai bas...tard, bir ku...rve,-e ndersa germezonte fjalet, gelltiste shkulme te medha peshtyme, dridhej, godiste veten me grushta.
-I thashe, njemije here i tregova rrugen, nuk kishim te benim bashke.ai ishte nje...lengaraq, i dobet, i semure, kocke e lekure, e c’pune kishte me mua...
Nje vajze e re fliste dhe kishte marre mbi veten ca ndjenja te papara faji, qe benin hije, te perthyera nga rrezet e ftohta te diellit qe depertonte vetratat e barit.

& & &
Jashte degjohej klithma, ulerima cnjerezore, komisari mendont c’duhet te kete kaluar ai njeri i mbyllur brenda kater mureve, i shkelur e i perbuzur nga bota, me vdekjen ne bark. Komisari po nis te besoje qe gjithe kjo situate ireale eshte e vertete, Lucioja s’ka asnje mundesi te clirohet nga fati i keq i tij. S’ka asnje shans te rilinde, ta nise nga e pare a t’i beje gjerat ndryshe. Ka aq shume deshire per hakmarrje, tamam, nje arome hakmarreje e paimagjinueshme, mbinjerezore, del nga dritarja e katit te katert, ku eshte mbyllur nje njeri i pashprese, qe ulerin e do te merret vesh, prej oresh, e oresh, e oresh.
Por ndersa ben shpejt e shpejt keto veprime ne mendje, komisari ka dale jashte, ec nxitimthi, e befas e gjan veten te magjepsur nga turma. Futet ne nje rresht me te tjeret, e kur e mbledh veten te analizoje c’po ben, i duket e pamundur, por e vertete : edhe ai e ndjen Lucion e tij. Ate ze te kobshem, te papare, te frikshem, brenda mendjes.i ka bere keq! Por kur? E kujt? Ai s’ka miqesi me djelmosha njezet vjecare?
E ndersa nis te shtyhet ne rradhen e gjate te njerezve, zhurma qe vjen nga apartamenti eshte shurdhuese, tronditese, sa komisari fut gishtat ne goje e provon te kafshoje veten, te nderroje dhimbjen me nje tjeter.
Aq i zene nga ky cark ku e ka zene veten, sa nuk arrin te shohe te dale nga dyqani i tij i mishit, kasapi Tripa Moseo!
I vetmi njeri qe s’e njeh Lucion nga afer, por qe si i magjepsur, i terhequr nga ai ze mistik, nga ajo klithme e cjerre, ben perpara me nje sepate ne duart, leshohet si nje hiene mbi turmen e per pak sekonda, ka shqyer kafken e nje gruaje. Godet nje njeri tjeter. Nje djalosh qe tenton te mbrohet duke vene duart mbi fytyre, e gjen veten te sakatosur, e nis te klithe, te klithe, sikurse dhe zoti Snjoh, qe aq cudtishem shkoi e u ngjesh vete nen tehun e kasapit.
Nje kaos i pallogaritshem, i paparashikueshem, pastaj paniku, frika, vdekja, qe u hapen ne gjithe sheshin e atyre njerezve te magjepsur. Edhe nderhyja e policave erdhi me vonese. Deri sa ata shkarkuan dhjetra plumba pistolete mbi trupin e kasapit Tripa Moseo, ky kishte masakruar me goditje te sakta, te pameshirshme, njezet e kater persona, mes te cileve edhe djaloshin Maamed e komisarin e merituar te policise Kristmoas F.
Gjithandej njerez qe vraponin, qe klithnin, te pergjakur shkelnin njeri tjetrin e merrnin nga syte kembet, te tmerruar nga ato caste jete.
Vetem brenda dhomes se Lucianos, kishte rene heshtja e plote. Qetesi! Ulerima e tij kishte pushuar. Tashme ishte ngritur me kembe, i afruar prane dritares, e nga nje cep i vogel, i hapur i perdes, ku depertonte pamja e rruges, shikonte me nje pamje habie boten, e buzeqeshte!