Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Iva Cipuri

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Iva Cipuri

    Pak nga jeta e shkrimtares sė re...

    Iva ka mbaruar nė vitin 1996 Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, pėr gjuhėn angleze, nė Universitetin e Tiranės. Pas diplomimit dha mėsim pėr gjuhėn angleze, tek i njėjti universitet.
    Nė vitin 1997, kur trazirat nė Shqipėri aritėn kulmin, Iva u largua pėr nė Greqi ku dhe punoi nė Ambasadėn Amerikane nė Athinė. Paralelisht jepte edhe mėsime nė anglisht nė shkollat greke. Nė vitin 1998 botoi, nė Tiranė, librin e saj tė parė “Lightfoam”, (Shkumė drite), njė pėrmbledhje poezish nė gjuhėn angleze.
    Nė vitin 2000, Iva u shpėrngul nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė vitin 2005 publikoi poezinė “Water is an Animal”, (Uji ėshtė kafshė) ,qė u botua nė revistėn e letėrsisė pėr fėmijė “Up the Beanstalk”.


    "Uji ėshtė kafshė"

    Uji ėshtė kafshė:
    Ai zvarritet,
    Frymė merr,
    Mblidhet kutullaē;
    Lėkurė tė shumta ka:
    Tė kaltra,
    Tė gjelbra,
    Tė kafta.
    Vrapon
    Pėrmes luginash,
    Fushash e rrėpirash,
    Nėntokė tė flerė shtrihet,
    Pastaj pupthi hidhet,
    Pengohet
    E pėrdridhet,
    Rėnkon,
    Si luan ēirret,
    Pastaj nė pritė fshihet;
    Si gjarpėr
    Kullon
    Fije-fije,
    Gjersa nė kope tė madhe mblidhet;
    Njė ēast gjithė inat zien,
    Ēastin tjetėr fare s'ndihet;
    Si ngjalė
    Tė rrėshqet
    Mes gishtėrinjve,
    Pastaj tė pėrmbledh me forcė goxille.
    Uji ėshtė kafshė-
    O ti e zbut atė,
    O ai tė gėlltit tė tėrė


    Iva ka bėrė edhe mjaft pėrkthime / shqipėrime. Disa prej tyre janė botuar nė revistėn kulturore shqiptare Mehr Licht! (Mė shumė dritė!) nė Tiranė, si p.sh.: poezi nga katėr poetė suedezė (Edith Sodergran, Par Lagerkvist, Gunnar Ekelof, Harry Martinson), botuar nė numrin 3 tė revistės sė sipėrpėrmendur nė maj 1997 dhe "Shtėpia e magjepsur", njė tregim nga shkrimtarja e shquar angleze, Virginia Woolf, botuar nė numrin 5 tė sė njėjtės revistė, nė shkurt 1998.




    TRANSFORM

    Libri i saj i sapo botuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, (dhjetor 2005)ėshtė nė zhanrin e fantazisė dhe titullohet "Transform". Ky libėr ėshtė bazuar mbi njė pėrrallė shqiptare dhe ėshtė shumė tėrheqės pėr lexues tė tė gjitha moshave.


    Ja me pak fjalė ēfarė trajtohet nė kėtė libėr:

    Dragonierėt ishin njerėz normal pėrpara se tė fillonin tė luftonin me djemtė e Diellit.

    "Transform” ėshtė njė histori e pa kohė, qė gėlon me dashuri dhe urrejtje, me rreziqe dhe guxim, me mėnēuri dhe ēmėnduri, me ankth dhe humor e mbi tė gjitha, natyrisht me transformime.
    Kur vajza e guximshme e mbretit, gjithnjė e etur pėr aventura, niset nė kėrkim tė tė dashurit tė saj tė ikur, jo vetėm qė arrin tė zbulojė sekretin e tij, por njė botė e tėrė e re dhe e ēuditėshme, hapet pėrpara saj dhe e mbėshtjell tė tėrėn. Ėshtė njė botė e mbushur me prova dhe rreziqe, nė njė vend krijesash nėn “mallkim”.



    Mė poshtė po shtoj vetėm njė pjesė tė vogel nga libri (i cili ėshtė nė anglisht) :

    Forward or Fortale

    "Mother Light! Mother Light!
    Will you tell me Shafferdin's tale tonight?
    "No, no. Now it's time for bed, not time for telling tales."
    "Please, just this once. I promise I'll sleep right after."
    "Okay, Okay!"

    That's what happened for years every time my grandmother would sleep over -- until I grew up.
    Grandmother and fairy tales in the quiet of the starry nights--such a cozy feeling!
    And yes, her name is Mother Light! Or rather, "Mama Drita"--that's what we call her in Albanian!
    Fancy that: a plump grandmother, with "Light" for a name, and long-tailed fairy tales in the quite of a starry night--a comet of imagination!

    October 3, 2004, JFK Airport, USA

    We are waiting for the time of the flight. My grandmother is flying back to Albania after a very short visit. Partings are always hard. Her eyes start to weigh down with tears.
    "Mother Light! Mother Light!
    Will you tell me your fairy tales before we part?
    I will translate them into English!"

    And so the tales start. Time is ticking. Her plane will soon take off. But her eyes aren't weighed down with tears anymore. They become alive as the tale pours out. And I write...At the JFK Airport, soon the imagination will take flight...

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,503
    Faleminderit
    0
    101 falenderime nė 92 postime
    Keni ndonje foto te saj ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Kjo foto e saj, ėshtė tek kapaku i librit :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Aktivitete, organizime ne PA, SHBA
    Nga Fiori nė forumin Shqipe nė SHBA
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-11-2011, 09:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •