TROPOJË- Tropoja renditet ndër rrethet e para në shkallë vendi për sa i përketvrasjeve për gjakmarrje dhe hakmarrje. Vetëm gjatë 9 viteve të fundit, në këtë zonë janë vrarë në emër të kanunit dhe të konflikteve të ndryshme mbi 150 vetë, mosha mesatare e të cilëve arrin në rreth 30 vjeç. Shifrat e viktimave bëhen publike nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit. Fenomeni i gjakmarrjes, që në trevat veriore të vendit ka qenë i pranishëm për shekuj e shekuj me radhë, rizgjua fuqishëm pas regjimit komunist, duke kulmuar në trazirat e vitit

1997. Hapja e depove të ushtrisë në këtë vit të mbrapshtë solli në skenë “kaubojt”, të cilët në mes të ditës vrisnin si pa të keq djem nënash.
Kjo “lojë” tragjike, e cila ka vazhduar e vazhdon edhe ditët e sotme, veshi me të zeza dhjetëra e dhjetëra gra e vajza. Vrasjet seri për gjak
dhe për hakmarrje i dhanë një tjetër imazh Tropojës, trevës që njihej për bujarinë, besën e mikpritjen e saj tradicionale shqiptare.
Trazirat e ’97, kohën kur lulëzoi trafiku i armëve, rizgjoi fenomenin në përmasatragjike.

Gjatë kësaj kohe në mënyrë të mistershme, enigmatike, ndonëse shumë të përfolur dhe komentuar, në rrethin verior u futën në konflikt katër nga fiset më të mëdha të Tropojës: Hoxhajt, Haklajt, Mulosmanët dhe Hykajt. Pikërisht këtu nis seriali e vrasjeve, që shënonmbi 150 viktima.
E ndërsa qyteti i Bajram Currit dhe fshati Kërnajë u kthye në një arenë ku derdhej gjaku, askush nuk u interesua që të merrte masa për t’i thënë
stop fenomenit. Me gjithë ngjarjet e rënda që kanë vijuar me vite, dosjet e tyre në të shumtat e rasteve janëmbyllur.

ar.za
GAZETA SHQIPTARE