Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Emigrimi Rinor

    Tė dashur BASHKĖFORUMAS,
    Nuk e di ndoshta nuk bėj mirė qė jua shkruaj tė gjitha ato qė mė ngjajnė pėrreth meje. Por vendosa qė tė hap njė Temė tė Re! Mbrėmė nuk fjeta fare, fare, fare! Mė lodhi shumė malli pėr vendin, njerėzit, e gjithshka shqiptare. Erdha sot herėt nė mėngjes e shkrova kėtė "lajthitje poetike"! Pastaj bisedova me mikun tim Edmond Zhulali. Ndoshta e bėjmė kėngė! Pastaj rrotulloje andej e rrotulloje kėndej diēka mė shtynte: "Po sikur t'ua pėrcjell dhe miqve, shokėve, vėllezėrve tė mij nė FORUM?!..- mendova. Edhe sikur pėr njė ēast tė mos u pėlqejė aq fort nuk ka gjė?!!! Dikush mund tė mendojė: - pse ēa jemi nč thjeshtė lexues?
    Nejse, unė po jua nis, e ju mė pas shkruani sipas shijeve dhe dėshirės.
    Me dashuri e respekt




    EMIGRIMI RINOR

    Eh, ē’mė mashtrove ti emigrimi rinor!
    Me joshjet e tua mė fute nė terr.
    M’u thinj edhe shpirti, kam mbetur frymor.
    Me nėnėn s’u ēmalla nė jetė asnjėherė.

    Ku shkoj dashurija qė kisha pėr ty!?
    Vetmuar nga njerzit ēdo natė numėroj.
    Ngado qė kaloj, s’mė shohin nė sy
    Pėrse nostalgjija me thonj mė pushtoj?!…

    Shikoj unė reklamat dhe dritat ēdo natė
    Pėrmallur kam shkrojtur diku njė ditar…
    Kjo rrugė e kurbetit, oh Zot sa e gjatė
    Sirenė e tragetit mė zgjoi pak mė parė…

    Me krahėt e shpirtit, si zog nė shtegtim
    Nė endėrr kaloja mbi dete dhe male.
    Rrėzuar e ngritur kam mundur vetminė.
    E vogėl mė ngjante kjo Botė plot me halle.

    Sekondat larg teje m’u dukėn njė vit
    Vendlindja e dashur ti je rrėnjė e gjakut!
    Do kthehem moj nėnė, pa dil e mė prit!
    Do kthehem pranė njerzve tek gurt’ e sokakut!

    Do kthehem pranė syrit, qė hijshėm shkėlqen!
    Tė shoh perėndimin e diellit buzė detit.
    Do kthehem tek kėnga qė zemrėn rrėmben
    Me mallin e rikthimit nė agun e mėngjezit…

    Agim Doēi

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    uleret dhimbja pa asnje fjale te thenshme.
    betimet e bija te kthimit me jane bere te rrejshme.
    vellai si kostandini vonohet e s'vjen te me marre
    asnje te huaj nuk gjej kureshtar...
    te di cka u ba ne perseritjen e legjendes
    pa lufte , me te vrare.
    Emigrimi kenge e vjeter ne dhimbje te re
    te gjithe jemi krijuar nga e njejta lende.
    o zot cka bahet keshtu kaq gjate me ne
    ikim femije e kthemi te rene
    nese kthehemi...!!!
    Gim...urime me dhembi poezia-kenge..., krejt e bukur.
    Flm qe na vlereson kaq shume... po jo gjithmone ta dime... megjitheate ...ndiqe zemren edhe kur duket se po marroset me te keqe te vetmise.
    (jam aq larg sa me ka marre malli te kthehem...po ne vend te kthimit e lus krejt fisin e mbetur..e krejt shoqerine qe nuk me ka harruar e krejt miqte e rinj bashke me te gjithe edhe nitin te vijne ketu ku jam une
    nuk e di pse e bej.... mbase nga nevoja cinike per te mos vuajtur vetem.
    perqafime elinda.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Elinda Marku - Zoti tė bekoftė!!!!!
    Tė kacarroj axha Agimi!
    BEKIMI

    Bekoje o Zot vehten time
    se djajt mishin m'a kafshuan!
    Bekoji o Zot shqyptarėt e mij
    se mė harruan....
    Bekoji o Zot se ma kthyen shpinėn!
    Por unė do prish legjendat!!!!
    Do kthej mbrapsht Doruntinėn!
    Vėllezėrit nuk e sjellin mė dot....
    Mė mirė mėrguar nė atė vend tė ftohtė!
    7 male e 7 dete kaptuar,
    sesa nė Shqipėri besė - prerė
    dhe e mashtruar....

    12 shtator 1998 - Ludwigschaffen ora 23,34' (dy orė mbasi e vranė Azemin...)

    Agim Doēi

  4. #4
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    shume poezi e bukur Agim urime ...mendoj se Aurela do ta qante si kenge
    LuM i RrEmByEr

  5. #5
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    jam nje fole
    deget e pishes
    nga pesha e madhe
    po shqyhen.

  6. #6
    Ty leter e bardhe, dhimbjen ta shtrova
    lotet pale pale ia fala bojes
    dora mu drodh rrjeshtave te drejte
    e ne fund te nxiva, helmin ty ta lashe

    Ty leter e zeze, ne zarf te bardhe te mbeshtolla
    emrin e nenes shkruajta ngadale e ne fund, te putha
    peshtyma mu tha e pullen e mergimit dhunshem ngjita
    e ne fund te nisa, plumb te rende rrugeve pa kthim

    Ty leter dhimbje, moterzeza te kendoi
    nenokja te degjoi prane zjarrit, pa fjale
    gulēimat ju mbeshtollen grykes, po nuk qau
    e ne fund te dogji, ajo birin priste, e jo letren...

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    NJĖ NATĖ NGA NETET PA GJUMĖ


    Zgjohu Kosovė! Zgjohu nėna ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    zgjohu,oj! A po e ndien vajin tim?
    A po sheh si t'i kam ngulur sytė
    mu nė zemer, mu nė shpirt,
    si t`i kam hedhur duart rreth belit
    per tė pėrqafuar unė, ashti yt?
    Zgjohu,Kosovė!

    Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
    kėtė cater kush po e le?
    Ē`janė keto gjurmė gjaku qė po shtohen
    nėper fytyren tende,
    kėto varre e murana qe po sillen vėrdallė
    rreth shtėpisė sime?...
    Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    Zgjohu, Kosovė!...

    Sonte vėtem mbeta e
    nė derė tė oborrit askush s`po me troket,
    askush mė, thua vdekur jam e harruar
    Nė keto troje e suka gjaku.

    Thua mė ėshtė shkrimbur hisja
    e mbyllur dera e konakut.....
    Zgjohu Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
    t`pelcitur.
    Bota nė ty le tė kallet!


    Ali Podrimja

  8. #8
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Te bukura shume keto poezite,po mua sepse me duken si jashte kohe n.q.se flasin per te sotmen.Ne s'jemi te vetmit qe emigrojme po ne jemi ata qe behemi shume melankolike me duket dhe kot fare.Te gjithe ne frymezohemi me poezite e rilindasve po ata i shkruajten shume kohe me pare dhe keto te sotmet me duken si vazhdimesi e atyre.Sot kemi me teper zgjedhje per jeten dhe fundi i fundit dhe kete problem e zgjidhim.Nuk eshte krim te jetosh ne Shqiperi,eshte veshtire dhe me veshtiresi ne jemi mesuar(te pakten une).
    Discover me like emptiness.......

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Dimegenit miqėsisht

    I dashur DIMEGEN!
    Unė e prisha "poezinė" dhe e bėra tekst! Nė festival mė ka kėrkuar Aurela Gaēe ti bėj njė tekst! Unė ja bėra dhe po ta nis ty miku im! Mė shkruaj vrejtjet dhe ēfarė mendon!
    Pėrshėndetje
    Agim Doēi


    EMIGRIMI RINOR

    Me krahėt e shpirtit si zog nė shtegtim
    Nė endėrr kaloja mbi dete dhe male.
    Rrėzuar e ngritur kam qenė mbi vetminė
    E egėr mė ngjante, kjo botė plot me halle.

    Por ti mė mashtrove, emigrimi rinor.
    papunė nė udhėkryqe, askush nuk mė merr !
    M’u thinj edhe shpirti, kam mbetur frymor.
    Me nėnėn s’u ēmalla nė jetė asnjėher’…

    Refreni :

    Ku je dashurija qė syrin shkėlqen.
    Ku je toka ime me diell e larė.
    Po kthehem pranė teje, veē malli tė sjell.
    Sirenė e tragetit mė zgjoi pak mė parė….

    Qyteti ėshtė plakur, mė tej rrugė e rč.
    Pa pritur nė faqe, mė ra njė pik lot.
    Po kthehem ku isha, se kam njė fole
    Ku njerzit pajtohen dhe zihen mė kot


    « Sa jetė monotone !… » - mė tej dikush tha.
    « Kėtu mė nuk rrihet ! ēdo gjė ėshtė e kotė ! »
    Tek nenat peshon kjo fjalė emigrant
    Sa mali me kuje, sa deti me lot !…

    Mė jepni pak dritė, e mė jepni pak shpresė
    Atje isha vetėm, kėtu kam Gjithėsinė !
    Unė ika atė natė, e kthehem kėt’mėngjes.
    Qė Jetės ti marr, e t’i jap Dashurinė.


    Agim Doēi

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    aurela gace............. e preferuara ime. Do ia besoja me kenaqesi e me siguri tekstin e shkruar me lart'
    Urime te dyve!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ej maceeeeeeee!
    Do tė tė griththththththtt......
    Tė kacarroj Gimi

  12. #12
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Zoti Agim!
    Mua me pelqen si ide dhe mund te them se eshte pak e vecante me faktin se nje rruge per kete emigrant paska d.m.th. te kthehet.Me sa kam degjuar kenge per emigrante me perpara ishin pa fund po vetem te deshperonin sikur erdhi fundi i botes.
    Po mua disa vargje nuk me pelqejne.
    E EGER ME NGJANTE KJO BOTE PLOT ME HALLE-ky varg eshte vetem nje veshtrim i njeanshem,bota eshte me shprese dhe te panjohura kur ne nisemi per ta zbuluar.Tre vargjet e para jane shume te bukura te kjo strofe,me duket se nuk shkon.
    ME NENEN SU CMALLA NE JETE ASNJEHERE-me kete varg nuk flas dot hapur se e di qe s'do me kuptojne dhe do me quajne njeri pa ndjenje.Vetem them qe nje person nuk e kupton kete gje ne emigrim por qe castin qe mendon te largohet.
    KUR NJEREZIT PAJTOHEN DHE ZIHEN ME KOT
    « Sa jetė monotone !… » - mė tej dikush tha.
    « Kėtu mė nuk rrihet ! ēdo gjė ėshtė e kotė ! »
    Tek nenat peshon kjo fjalė emigrant
    Sa mali me kuje, sa deti me lot !…

    Kjo strofe duhet hequr komplet se bie ne polemike me strofat lart.Zhgenjimi ne emigracion duhet te te hapi syte dhe ti shohesh anet e mira vendit tend si e keni pershkruar me ato strofat me siper.

    E ke mbyllur aq bukur me ate strofen,tamam te jep shprese dhe te tregon se ne vendin tone nuk do jemi te zhgenjyer asnjehere se aty kemi lindur dhe me gjithe problemet qe ka jeta vazhdon.


    p.s.e lexova pa keto vargje, me tingellon reale.

    Gjithe te mirat dhe suksese.
    Discover me like emptiness.......

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Dimegen tė jam mirėnjohės pėr vrejtjet!
    Nėse ke kohė lexoji kėto vargje:

    Tek ecja rrugės pak i hutuar
    buzė njė liqeni, larg vendit tim
    nėn kėmbėt e mija kishte ndaluar
    njė zog i vogėl...pa cicėrimė.

    O Zot!... mendova ky zog nga doli?
    fryma nga gjoksi u ndal, u mek!
    Lulet pa erė...pse fati mė hodhi
    te ky vend shurdh, jetė me play back! (pllei bek)

    Agimi

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrimi, shpresė apo zhgėnjim?
    Nga LeNNoN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-02-2018, 11:55
  2. Ēfarė u ka mėsuar emigrimi?
    Nga hope31 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 285
    Postimi i Fundit: 19-01-2017, 16:31
  3. Emigrimi ne Australi
    Nga Kryeplaku nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-01-2014, 17:25
  4. A ėshtė Gjermania njė vend emigrimi apo jo?
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2006, 15:46
  5. Emigrimi frontiera aktuale e shqiptareve
    Nga B-rexha nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 03:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •