Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Zef Mala

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Zef Mala

    Shoqnia shqiptare

    Zef MALA,

    Pėrveē moralit individual qė karakterizon nji person tė caktuem, rrėfen parimet mbas tė cilėve rregullon jetėn, e cilėson kėshtu ose ashtu, kemi edhe nji koral tjetėr shoqėnor qė pėrcakton karakteret e veēanta tė nji kolektiviteti, i pėrēmon vetitė e tij e qet nė pah frymėn qė drejton qėllimet e pėrbashkėta tė asaj shoqėnie.
    Morali shoqėnor, me shpirtin e tij tė veēantė, rrėfen bazat e pėrgjithėshme tė shoqėnisė, qėllimėn qė inspirojnė veprimėn e saj, mentalitetin qė zotnon klasat e ndryshme, nivelin e pėrgjithshėm tė kulturės sė nji populli.
    Ēdo popull ka atė moralin qė e dallon nga popujt e tjerė. Ka traditėn e veccantė e cila e influencon nė shkimin e pikėpamjeve tė reja qė i dalin pėrpara.
    Edhe ne shqiptarėt, si tė gjithė popujt e tjerė, kemi sot pėr sot atė moralin tonė shoqėnor, qė ndonji herė jemi mundue me e bamė kombėtar.
    Kėshtu pra edhe ne kemi disa parime tė vjetra e tė qėndrueshme qė rregullojnė jetėn tonė si popull, kemi zakone e mentalitete qė i mbajmė si tonat, qė drejtojnė udhėn e cakun e qėllimeve tė pėrbashkėta si kolektivitet, kemi nji moral shoqėnor qė na karakterizon si Shqipėtarė nė tė gjitha anėt e jetės, kemi veti tė posaēme nga popujt e tjerė. Tė gjitha kėto na japin nji fytyrė krejt nė vete. Ndodh shumė herė qė kėto veti tė mos jenė tė vetme pėr nji popull tė caktuem, tė kenė lidhje tė ngushtė me tė tjera kolektivitete tė ndryshme, por mjafton qė ata popuj tė gjinden larg kėtij, pėr t'u dukė ky me nji frymė tė tijėn.
    E ky pikėrisht asht rasti i Shqipnisė pėrsa i pėrket moralit shoqėnor qė zotnon ose ka zotnue deri tashti.
    Zakonisht kjo frymė qė karakterizon popujt e ndryshėm mund tė mos jetė edhe e kohės, e prandaj nė kundėrshtim me atė pėrqark, nė kundėrshtim me rrethana e mentalitete qė bien me vehte nji epokė tė re, e ahere kjo dalngadalė fillon e asimilohet, zhduket pėr t'i lėshue vendin tjetrės, tė cilėn e ndihmon koha e rrethanat.
    E Shqipnia e sotme po e ban kete evolucjon e, megjithėse mbas kohe, shoqėnia jone po pėrpiqet me u konformue me jetėn e nevojat e sotme, me aspiratat qė frymėzojnė ēdo veprim tė lėvizjeve tė mėdha tė ditės; fazat e kėtij ndryshimi po i shohim e po i jetojmė nė ēdo ēast. Kėshtu morali ynė shoqėnor sot pėr sot gjendet nė nji gjendje tranzicioni, kėndej shpjegohet dhe moskėnaqėsia e ditėve tona, shrregullimi nė tė gjitha pikpamjet e jetės shqiptare.
    Qė tė themi tė drejtėn ne nuk kemi pasė kurrė nji moral shqiptar, sepse popull i vogėl e jemi drejtue kurdohere nga ma tė mėdhejtė, tė pakulturė, na asht imponue gjithmone ma i zhvilluemi.
    Ajo qė kemi pasė ne ka qenė fryma pagane orjentale e mentalitetit tė shumicės.
    Me gjithė pėrparimin e besimeve tė reja, me frymėzimet e ndryshme qė kanė ndikue nė kėtė vendin tonė, shpirti ynė ka qenė pagan nė tanė kuptimin e fjalės.
    Pagane ka mbetė mėnyra se si e konceptojme jetėn nė shfaqjet e saja tė shumta, pagane ka mbetė e mėnyra se si jetojmė jetėn.
    Naturalizmi, instikti i lirė kanė qenė e janė ende sot bazat e jetės sė pjesės ma tė madhe tė popullit tonė.
    Malėsite e katundet tona, megjithse nėn influencen direkte ose indirekte tė besimeve, nėn tmerrin e asaj ose tė kėsaj rryme kanė mbetė po ato qė kanė qenė edhe para ardhjes sė kėtyne.
    Sepse rryma e maparshme ishte ma e pėrshtatėshme pėr konditat e jetes, ishte ma e favorėshme pėr tė vazhdue traditėn qė i pėlqente popullit e qė ishte e vetmja kėnaqėsi kundra asketizmit rė ri qė po pėrhapej.
    Sipėrfaqėsisht ky nuk mundi t'u kundėrshtojė, sepse koha ishte e tillė, parimet tė ndryshme, dhe sunduesit e donin kėtė. Por tradicjoni nuk u la krejt, sepse qe ma i rranjosun. Ma vonė konditat politike e ekonomike banė qė tė pėrparojė nji mendėsi pakashumė' orjentale. Dhe kjo ngjau ma tepėr ndėr qytete qė u ndodhėn ma shumė nėn influencėn direkte tė kėsaj rryme. Megjithse qytetet tona pėrbaheshin nga elemente heterogjene, rryma e fortė pakashumė i pėrpiu tue i futė nė gjirin e saj vdekjeprues. Por edhe kjo frymė nuk mundi me u rranjosė thellė dhe, si e para mbeti e pėrciptė. Mbasi edhe kjo ishte nė kundėrshtim me idealin e turmave, kurdoherė kundėrshtare tė ēdo tė reje qė prish harmoninė e jetės sė maparėshme.
    Por, megjithė fitimin e pakėt e tė vogėl tė tė dytėve, e para u ligeshtue. Kėshtu nė Shqipni zuni vend nji ideologji shumėanėshe e shumėdrejtimshe. Tue pasė pėr bazė traditėn, tue u frymėzue nga patriarkalizma ma intransigjente, shoqėnia shqiptare nuk mundi kurrsesi me pasė themele tė forta, dhe si ē'u pa ma pastaj kėto qėndronin mbi ranė.
    Gjendja politike e kohės e favorizoi shumė mbajtjen e statuquos qė u krijue gjatė robėnisė shekullore; fryma e klasės sundonjėse ishte e tille qė e favorizonte, pėr interes tė mbajtjes sė saj, gjendjen qė ishte pėrpajnue.
    Por me ēlirimin politik dhe gjendja morale e popullit pati tronditje tė thella, sepse pėrdhunimi qė e mbante tė lidhun deri atėhere u shkatėrrue tue lėshue shoqėninė shqiptare nė nji shregull qė ndėrronte herė pas here, simbas duerve qė merrnin nė dorė frenat si drejtues tė shumicės.
    Fati ynė solli qė drejtimet e ndryshme politike tė jenė shpesh herė edhe nė kundėrshtim nė mes tyne kėshtu nuk qe e mundun me u konsolidue hėpėrhė ajo harmoni qė dikush shpresonte se do tė arrihej, dhe e cila harmoni do tė ishte vetėm vijimi i gjendjes sė vjetėr, plot korrupsion nė ēdo shfaqje tė sajėn. Por megjithate korrupsioni u zhvillue edhe ma tepėr tash vonė tue arritė kulmin gja qė ndihmoi shumė pėr tė dhanė shkasin pėr kėrkesa tė reja.
    Mjerimi qė po qajmė pėrditė, nė realitet qe nji fat pėr ne, sepse mospėrkimi me frymėn e maparėshme ndihmoi me u zhvillue ndjenja e sė resė, ndjenja e moskėnaqjes me gjendjen e sotme.
    Dhe nga kjo moskėnaqėsi po lindin rrymat e reja e tė shumta qė herėt a vonė do tė shėnojnė se edhe ne mbėrritėm fazėn e popujve tė tjerė ma tė zhvilluem.
    Pėrsa i pėrket moralit, nė kuptimin qė i jep shoqėnia e sotme, ky ka qene i shkatėrruem me kohė, po sot ma nuk mėshehet e vėrteta, dhe nėmos krejtėsisht, pjesėrisht e pohojmė. Shpėrdorimi, prishja e harmonisė sė jetės sė dikurshme, prishėn dhe traditėn, qė na mbajti rob deri tash tue e mbushė menden tonė me paragjykime tė kota tė sė shkuemes. Kėto thyen edhe patriarkalizmėn zotnuese, e cila si rrjedhim i nevojave ekonomike, politike, pat mundė me u mbajtė nė kambė.
    Dezekuilibrimi moral i sotshėm vlejti me na sprovue se jeta shqiptare nuk ka pasė kurrė baza tė qėndrueshme. Prekėm me dorė nji tė vėrtetė, qė kishim shpesh herė frikė ta pohonim, sepse pohimi ishte shumė i hidhun pėr ne qė mandej nuk do tė dinim nga me ia mbajtė.
    Me gjithė kėtė sot gjindemi pėrpara kėtij realiteti: se bazat morale qė zotnonin popullin shqiptar, traditat pagane-orjentale, patriarkalizmat e sė shkuemes, po dėrmohen me vrull tė madh, prandaj as mund tė rrimė nė sehir tė kėtyne ēasteve qė shenjojnė kapėrcimin tonė nga e vjetra e mykun nė nji tė re ende tė errėt e tė paēansueshme.
    Pėrgjegjėsia kundrejt mbarė nji populli, dhe kundrejt sė ardhmes na detyron qė tė mendohemi seriozisht pėr tranzicionin e kėsaj kohe: Ku do tė na shpjerė? Ku duhet tė arrijmė?
    Ēka s'kemi pasė tonėn, por tė imponueme nga rrethanat, fryma qė na ka karakterizue si shqiptar, anakronizma e mendėsisė sonė tė ngushtė, shpirti i individualizmit, po e plotėsojnė evolucionin e tyre dhe e ardhmja ruen shumė mistere ende pėr ne.
    Jeta shqiptare, meqė nuk kemi pasė kurrė nji frymė krejt tonėn, nji ideologji qė tė pasqyrojė aspiratat e popullit shqiptar, tė veēuem si shqiptar, nuk mund tė sinkronizohet me ēdo rrymė tjetėr, koha qė jetojmė e vendi ku gjindemi, kanė nevojė pėr baza morale shoqėnore krejt tė reja qė tė pėrfaqėsojnė jo tė shkuemen por tė ardhmen.

    Botuar nė vitin 1935

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sėmundjet tona

    Zef MALA,

    I.
    Se Shqipnia asht nji trup i sėmurė e mezi jeton nga plagėt qė na la e shkuemja e qė ēeli e tashmja e vonė, kėtė kėrkush nuk e mohon. "Doktorėt" e Shoqėnisė sonė janė orvatė sa e sa herė me u marrė seriozisht me "sėmundjen shqiptare" pėr me gjetė ilaēet e duhuna e me e shėrue nji herė e pėrgjithmonė. Por sėmundja jonė asht e vjetėr dhe pėr me u shėndoshė ka nevojė pėr masa radikale, se me dy tri injeksione reformash s'i dilet nė skaj. Tue dashtė me ba nji ndamje tė qartė tė sėmundjeve, shofim se pėrgjithėsisht kėto kategorizohen nė dy grupe tė mėdha:
    1.Sėmundjet e trashėgueme nga robėnia e sa shekujve.
    2.Sėmundjet e krijueme mbas ēlirimit Kombėtar.
    Kategoria e dytė nė vetvedi nuk asht tjetėr vetėm nji rrjedhim i sė parės, por disa karakteristika tė posaēme tė sajat e bajnė me u dallue nga ai grup. Skllavėria shekullore nėn tė cilėn vuejti populli ynė shkaktoi dhe krijimin e nji gjendjeje tė re ekonomiko-shoqėnore. Pėr mos me e shty nė koha shumė tė vjetra themi se me ramjen tonė nėn Turq, bazat e jetės sonė u tronditėn dhe i lėshuen vendin nji perjudhe tė re.
    Deri n'atė kohė Shqipnia sundohej prej princave vendas, trashėgimtarė tė familjeve tė para tė cilėt zotnonin ēifliqe e prona tė mėdha. Vendi pra, si e gjithė Europa e asaj kohe, qeverisej me sistemin feudal.
    Ekonomia e vendit, me sa nxjerrim nga historitė e pakta tė asaj kohe kishte nji bazė mjaft tė shėndoshė, pėr atė kohė, dhe mjaftonte pėr tė plotėsue nevojat e vendasve. Jeta ishte e rregullueme, si gjithkund njeti e pėerveē grindjeve tė zakonėshme tė princave njeni me tjetrin, kurrė nji lėvizje tjetėr shoqėnore-ideologjike nuk binte nė sy. Jeta, pėrgjithėsisht vazhdonte udhėn e saj' normale; patriarkale e mbyllun. Edhe atėherė si nė ēdo kohė ekzistonin klasė shoqėnore tė ndame nė interesa tė kundėrta, por popullsitė e mėsueme tashma me at lloj regjimi as nuk mund tė kuptonin nji ndėrrim tė regjimit tė deri atėhershėm. Klasa sunduese vazhdonte trashėgimtarisht; kishte formue politikėn e saj, kishte vu bazat e qėndrimit. Populli lidhej krejtėsisht me personin e sunduesit sepse ndėrgjegjia e sė drejtės sė pėrgjithėshme, ndjenja e unitetit Kombėtar pėrfaqėsohej prej tij. Feja dhe zakonet e tė pareve ishin themelet e mbajtjes sė statu-quosė shoqėnore. Pozita politike-gjeografike e vendit tonė asokohe nuk luente rol tė madh e, megjithėse nė Europė, Shqipnia nuk bante pjesė nė rendin e shteteve qė kishin nė dorė fatin e Europės. Nė lėvizjet politike tė kohės luente nji rol tė dorės sė dytė ose tė tretė, por morali i popullit qėndronte mjaft nalt. Kjo ishte me pak fjalė gjendja e jonė nė shekujt XIV e XV. Me pushtimnin Turk gjendja ndėrroi fare, dhe ishte e arsyeshme kjo, pse nji gjendje e re e detyrueme, u krijue. Bazat e pėrparėshme u shkatėrruen dhe qenė zėvendėsuem nga tė tjera qė do tė formojshin mpėshtetjen e regjimit tė ri. Feudalizmi i mėparshėm u shkatėrrrue pėr me lėshuem vendin nji feudalizmit tė rij tė pėrbamė nga zyrtarė turq e nga renegatė shqiptarė. Administrimi i brendėshėm u centralizue, nė disa krahina tue hy nė rendin e burokracisė. Ekonomija e vendit u zhvillue nė drejtim tjetėr pėr tė pėrmbushė nevojat e mbrendėshme dhe ato tė imperatorisė. U ndėrruen gjatė kohės zakonet e bazat e shoqnisė sė ma pėrparėshme.
    Klasa sundonjėse e re qė u krijue, iu adaptue sistemit tė ri dhe formoi themelin e parė tė zhvillimit tė saj si kastė mė vete. Nėnė propagandat e hueja vendi u pėrēa nė grupe tė ndryshme qė luftuen njeni me tjetrin. Dasija nė mes tė klasave u zhvillue pėr sė forti, tue i dhanė shkas mėnive tė reja e pėrēarjeve tjera. Pėr do kohė gjendja u keqėsue pėr sė forti, por ma vonė mbasi u stabilizue regjimi i ri jeta hyni nė udhėn e sajė normale si pėrpara.
    Shqipnija tue u bashkuem me provinca tjera tė imperatoris Turke u ba dhe udhėkalimi pėr tregtarėt e ndryshėm. Disa krahina qenė pasunue shumė, disa qytete u banė qendra tregtie tė njoftuna me nji interland fort tė gjanė. Nuk mund tė thomi se jeta qe ideale, sepse koha e robnija nuk mund tė quheshin tė tilla, por nė nji farė mėnyre burimet e jetesės sė perditėshme, qenė siguruem. Vorfnija ma e vogėl, nevojat ma tė pakta, zhvillimi mendor e kultural nė shkallėn mė tė ulėt, kėndej pretezat jo tė mėdha. Vendi mbeti nė statuquon e maparėshme. Turqia jo qė mori, por derdhi me shumicė pare e tė tjera pasuni nė Shqipni.
    Ndamja e klaseve u ba ma e madhe, sepse u krijue nji rajė qė pėrpara nuk ekzistonte, u krijue nji klasė sundonjėse grabitėse por populli u mėsue me robninė e princave mbeti pa u prekė aqė nė interesat materiale, dhe kėshtu nuk ngrejti kryet pėr me shkundė sundimin e huaj. Tue mos qenė mėsuem i lirė, nuk e preku dhe aq robnija turke. Por regjimi i ri, tue krijuem nji klasė sunduesish, i shtini edhe kėto nė gjiun e korrupcionit tė tij. Kėshtu akraballėku u ba themeli i ligjės, dallkaukllėku bazė e sė drejtės. Morali i popullit pat tronditje tė thellė, se u shkatėrruen patriarkalizma e maparėshme pėr me i lėshuem vendin nji tjetrės frymė orientale.

    II.
    E keqja ma e madhe qė patėm nga Turqia, qe se tė shkėputun nga influencat e Evropės, nga pėrpjekjet me popujt ma tė qytetnuem nuk patėm rastin me u vu nė korrent tė jetės shoqnore me Kombet e tjerė, dhe kėshtu mbetėm nė nivelin qė na pat lanė mesjeta. Por imperatoria turke, tue qenė e shkatėrrueme dhe ajo vetė, nuk mundi kurrsesi me pasė rranjė tė thella nė popullaten tonė, dhe kėshtu popujt e shtruem nuk qenė asimiluem nga rraca triumfonjėse turke. Shqipnia pėr Turqinė, qe ma tepėr nji aleate, qė i ndihmonte kundra Sllavėve tė veriperėndimit.
    Populli, nė shumicė, nuk qe kundėr regjimit turk, pėrveēse nė kohėt e mbrame kur parashifej shkatėrrimi i "Portės sė Madhe". Politika e Europės u mundue mjaft me pėrēa brenda popullin, e ja doli tue pasė mjet e mbėshtetje besimet e ndryshme qė kishin zanė vend ndėr ne. Besimet pėrfaqėsuen pėr nji kohė tė gjatė aspiratat e ndryshme pėr mbajtjen ose ndryshimin e statu-quosė, simbas interesave tė njenit ose tė tjetrit. Tanė historia e indipendencės sonė kombėtare duhet lidhė me kėtė ēėshtje dhe mungesat e sotėshme kėtu e kanė burimin. Ma vonė u mbėrrit nji pikė ku u kryqėzuen interesat e shumicės sė elementėve fetare dhe nė kėtė kohė filluen pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr liri. Nė kohėt e mbrame Turqia tue e pa veten ngushtė u pėrpoq t'i japė disa liri shqipėtarėve, tė pėrēajė ma tepėr nė drejtime tė ndryshme kėrkesat e grupit, por qe tepėr vonė se ora e mbarimit tė saj pat tingėllue.
    Shtetet e mėdha kishin caktue me e shkėputė nga Europa tė "sėmurin e Bosforit". Lufta Ballkanike e ajo Europiane qenė nji coup de grace pėr Imperatorinė e kalbun. Shtetet e Ballkanit nėpėr tė shtyme tė hueja pėrfituen me fitue pamvarėsinė e tyne, ndėr tė cilėt Shqipnia qe ma e mbramja. - Shqipnia u ba, por vetėm nė emėn. U njoft politikisht, nė nji mėnyrė ose nė nji tjetėr u stabilizue qetėsia e mbrendėshme, u ēelėn rruga, u hapėn shkolla etj. U duken disa shenja pėrparimi. Por pėrmbrenda gjithnji e ndryshkun, gjithnji e mbajtun nga shpirti i Turqisė sė vjetėr. Nuk qe e pėrgatitun moralisht me gėzue e me fitue indipendencėn e saja. Pėrpjekjet e parreshtuna tė pakė 'idealistėve mbetėn tė veēueme pa u ndjekė nga turma sė cilės i pėlqente ma tepėr skllavėria dhe rrojtja nėn frikėn e pėrherėshme.
    Dhe populli shumė herė pati arsye tė rrijė indiferent, pse kurrnji herė nuk qe marre si bazė, por si mjet. Me fitimin e indipendencės, me ikjen e Turqėsė, u orvatėm me vu bazat e nji sistemimi tė ri tė jetės. Por me ikjen e saj, burimet ekonomike tonat u zvogėluan ose u shuen fare. Pares sė lirė iu mbyll rruga. Interlandi i shumė qyteteve u zvogėlue e tregtia zbriti nė gradėn e fundit. Pėr mbajtjen e qeverisė, popullit i vuem taksa e tė dheta, ēka nuk kishin paguem kohėn e Turqisė. Vetėm ekonomija e jonė e mbrendėshme nuk mjaftoj pėr pėrmbushjen e nevojave qė u krijuen dhe kėshtu u bėnė preja e spekulacjoneve tė rrezikshme, u zhytėm ndėr huana. Tue qenė mėsuem ma pėrpara me jetėn tonė nė ndihma tė jashtme, edhe tash me fuqitė e pakta tonat nuk mundem me pėrballue realitetin qė na del pėrpara. Tue randum me taksa vetem atė pjesė tė popullsisė qė nuk mundet tė paguejė e tė plotėsojė gjithėshka, bilanci ynė buxhetar vjetė me vjetė na paraqitet me difiēite tmerronjėse qė duhet tė na bajnė me menduem shumė pėr tė nesėrmen. Shumė vet mėsue nėn robėri e okupacjone tė ndryshme me u mbajtė me rroga tė hueja, si shpėrblim intrigash, sot tue u shterė ato burimet e maparshme janė hjedhun nė aventura tė rrezikshme kompromisesh. Tue shitė nderin e ndėrgjegjen kombėtare spekulojnė mbi kurrizin e popullit. E populli heshtė. Heshtjen e popullit tonė shumė herė e kanė interpretue si shenjė ndigjese e besimi ndaj sundonjėsit, por e vėrteta asht se, kjo asht vdekje. Liria qė na kemi iluzjonin se gėzojmė asht sinonim me robėrinė e maparshme ndoshta me zbatimin edhe ma tė egėr. Populli shqiptar nėn robninė shqiptare, nėn krizėn shqiptare po vdes. Me krijimin e Shqipnisė nuk kemi krijue edhe bazat pėr ekonominė e re shqiptare. Pėr mos me pėrsėritė mendime tė thanuna sa herė, do tė pėrmendim vetėm se nė pikpamje ekonomike Shqipnia ka mbrrijtė mė keq se nėn sundimin Turk, pasi atėherė katundari ynė eksplatohej (shfrytėzohej) vetėm nga njė klasė. Sot kėsaj klase i asht shtue edhe qeveria e cila mbahet vetėm me taksat e tė dhetat e katundarėve.

    III.
    Fitimi i indipendences sonė, me gjithė pėrpjekjet e shumta tė patrioteve tė pakė por tė zjarrtė, qė ma tepėr nji fitim i rrjedhun nga politika ndėrkombėtare, kėndej nuk qe e mundun me ē'rrėnjosė pėr nji herė elementet e kėqinj qė turbullonin jetėn e qetė tė vendit tonė. Arsyet qė penguen spastrimin e vendit nga fara e rrezikėshme qenė tė shumta, siē kemi tregue ma sipėr. Periudha e para 24-ės qė siē kemi tregue periudhė pėrpjekjesh e gėzimesh pėr tė konkretizue idenė qendrore rreth sė cilės duhej sjellun jeta shqiptare. Krizat e ndryshme morale-shoqnore e zanė fillin nga ajo periudhė qė vuni sa herėsh nė rrezik ekzistencėn tonė si komb. Shkėndijat e lirisė dhe tė dashunisė shuheshin herė pas here sepse turma injorante nuk kuptonte qėllimet e mira e tė kėqia dhe gėnjehej lehtė. Ishim nė nji kaos interesash qėllimesh, aspiratash tė kundėrta dhe nė luftė njana me tjetrėn. Personat qė gjoja pėrfaqėsoshin opinionin publik dhe veprojshin nė emėr tė mbarė nji populli nuk e kishin kuptue se detyra qė po i ngarkojshin vetes ishte nji barrė pėr ta, por ēdo gja e kqyrshin vetėm nga pikpamja e interesit tė tyne. Pa asnjė bazė morale, shoqnore, pa asnje themel tė qėndrueshėm ekonomik e politik, Shqipnia, me mentalitetin qė dominonte turmat e asaj kohe, me frymėn e shpirtit tė popullit qė prirej ma tepėr nėn influksin e eksponentave qė i rrijshin ma afėr spiritės dhe traditės sė vendit, qė njihnin mirė dėshirat e fuqine e shumicės kishte nevojė tė konsolidohej, tė bashkohej. Kishte nevojė tė krijonte ura kalimi pėr tė lidhė elementet e ndryshėm dhe interesat e kundėrta qė pėrfaqėsoheshin nga turma. Por kjo lidhje nuk mund tė krijohej vullnetarisht. Bashkimi duhej imponuar si ēuem deri diku edhe sot mbas kaqė vjetėsh, sepse baza qė jetojmė ishte e tillė dhe evolucjoni i kohės e lypte. Kėndej Shqipnija kishte nevojė tė drejtohet nga nji fuqi centralizuese, sepse kėjo ishte e vetmja qė do tė mundet me pregatitė tė ardhmen. Populli i mėsuem me robnin nuk asht kurrė nė gjendje tė gėzoje lirinė e firueme rastėsisht, tė disponojė si tė duen me vullnetin e tij sepse kur i mungon pregatitja e duhun, pėrpjekjet, edhe tė mbara kėthehen nė dėm tė tij. Kėndej nuk asht gjithmonė vullneti i mirė qė triumfon por ndihmėn e japin rastet dhe rrethanat. Qė tė mundet nji popull me u zgjuem, ka nevojė pėr nji pregatitje e cila do tė kryhet nėn ēdo konditė, sepse njerėzimi ndjek rrugėn e vet evolutive dhe historija hec pėrpara.
    Gjendja e kohės ishte e tillė, populli shqiptar ishte i lodhun nga grindjet shumėvjeēare dhe donte pushim. Dhe ky pushim do tė vyente me pregatitė popullsinė tonė pėr tė fituem prapė fushatėn e humbun nga rastet, paditunija, nga mungesa e kultures sė nevojshme. Duhesh nji kohė qė tė zhvillohesh e tė zgjohesh ndjenja e sė drejtės e tė pėrmirėsimit, e cila ndjenjė asht hapi i parė drejt zhvillimit e qytetnimit tė nji populli. Pas 24-ės mbrenda pakė vjetėve, populli shqiptar i konsoliduem politikisht me gjithė mungesat qė mund tė konstatohen, u pregatit dhe arriti nė portat e para tė maturimit politik. Koha e kishte bamė efektin e saj, rrymėt e shumta qė u pėrpajtuen lanė gjumė nė ēdo anė tė jetės sonė, desekuilibrimi moral e ekonomik vyejti pėr me zgjuem nevojėn e pėrmirėsimit. Gjendja e krijueme pėrkrahi rrymėn e re qė sot po fillon ēapet e para tė cilat shpresohet tė forcohen ma tepėr. Kėto janė kriteret mbi tė cilat bazohet historia jonė e gjertanishme dhe kėto kritere do tė vazhdojnė me drejtuem edhe pėr tė ardhmen fatin e popullit.
    Historija vazhdon udhėn e saj dhe qeverija e sotme qė ka marrė pėrsipėr me i primė popullit kah agime tė reja dashtė pa dashtė asht e detyrueme me ndjekė qė i imponon koha dhe niveli menduer nė tė cilin asht sot Shqiptari.

    Botuar mė 1935
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 02:11

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Grueja shqiptare

    Blemja e Nuses - Zakonet e vjetra patriarkale - Damet e shumta e vrasjet e parreshtuna - Nezri i Grues

    Zef MALA,

    I
    Gjithnji po vazhdon tė flitet e tė shkruhet mbi gruen shqipėtare, mbi tė drejtat e mbi detyrimet e saja, mbi gjendjen e saj tė sotėme e mbi pozitėn qė duhet tė zeje nė rrethin e shoqėnisė sonė pėr nė kohėn e ardhėme. Tash disa ditė Arbenia ka fillue nji fushatė tė gjanė rreth grues shqiptare, e po mundohet tė nxjerrė nė shesh gjėndjen ku jetan grueja e janė, karakteristikat e posaēme qė dallojnė gruen nė klasėt e nė profesionet e ndryshme. Por gjith sa flitet e shkruhet pėr gruen e qytetit ose pėr atė tė ndonji fshati tė zhvilluem, sepse shumica nuk ka as ma tė voglėn dijeni mbi gruen e vėrtetė tonėn. Pak veta, perveē atyne qė kanė jetue nji kohė tė gjatė nė karunde e malesi tė largėta, kanė njohuni mbi mjerimin nė tė cilin grueja shqiptare asht e denueme tė kalojė gjithė jetėn, mbi rolin qė ajo ka nė mentalitetin e ngushtė qė zarnon shumicėn e malėsive tona, mbi ngjarjet e ndryshme qė zhvillohen pėr shkak tė saj e qė trondisin jetėn e qetė tė popullit tonė. Prandaj po shkruejmė diēka mbi gruen, sidomos pėrsa i pėrket malėsive tė veriut, ku zakonet e vjetra bajnė qė pėr shkak tė saj tė zhvillohen sa e sa vrasje e tragjedi tė tmereshme.
    Fejesat:
    Si pėrgjithėsisht nė Shqipni, fejesat nuk janė tė lira nė mes tė tė rinjve,por kryhen nė mes tė familjeve tė dhandrit e tė nuses, pėr pa e njohtė kėta tė mbramėt aspak njeni-tjetrin. Shumė herė fejesat bahen qė kur tė fejuemet janė akoma nė djep, ose nganjiherė edhe pa linde akoma fėmijėt dy familje angazhohen me martue sė bashku fėmijėt e tyne, nė rast se janė tė seksit tė ndryshėm. Po ky asht nji rast i jashtezakonshėm. Zakonisht nuk merret parasysh nusja, por ma tepėr familja mė tė cilėn do tė lidhet krushqi. Dhe familja e nuses duhet t'i avitet nė gjak e burrėni familjes sė dhandrit,por me gjithe ketė nuk ka ndonji ndamje tė preme mes klasesh. Po sa tė gjindet vajza, familja, pa dijeninė e dhandrit, fillon marreveshjen e para per fejesė, e rreth ēmimit re saj, sepse duhet ditė qė nė Malesitė tona nusja blehet si nji plaēkė. Pikėsėpari kėrkohet shkuesi.
    Shkuesi
    Shkuesi (ndėrmjetėsi) qė do re kryejė marrėveshje pėr martesė,asht zakonisht nji burrė qė ka lidhje me tė dyja familjet qė do tė lidhin krushqi. Por ndodh qė edhe gratė tė bahen shkuese, sidomos kur krushqia ka tė bajė me gjinine e familjes sė saj. Shkuesi rregullon blemjen e vajzes nga ana e dhandrit, ndan kohėn e martesės dhe detyrimet e ndryshme qė marrin pėrsipėr te dy familjet e tė fejuemve. Pėr kėto mundime, pėrveē ndonji shpėrblimi nga ana e dhandrit,merr edhe disa peshqeshe nga ana e nuses, si ēorape tė qendisun etj. Kėsi lloj plaēkash. Por ndėr malėsi shkuesat nuk janė profesionistė si ata tė qyteteve. Nė Shkodėr, pėrshembell, ka mjaft shkuesa, burra ose gra, qė kanė pėr zanat vetėm tė rregullojnė martesa, e shpėrblehen shumė mirė, tue jetue nė kėtė mėnyrė vetėm me shkuesi. Ndėr malėsi nuk ngjet kjo. Maksimumi i sasisė sė pareve qė merr si shpėrblim ky, janė 1-2 napolona.
    Blemja e nuses
    Nė malsitė e veriut dhandėri e blen nusen pėr nji sasi tė caktueme paresh. Nusja, veē trupit tė saj, nuk sjell asgja dhe burri asht i detyruem t'i japė pėr veshje, pėr pajė e tjera. Nga ky shkak grueja ashr e detyrueme t'i shėrbeje si skllave pėr tanė jeten kapriēove tė tij. Keshtu lindja e vajzave nuk shkakton asnji shqetėsim nė familjet malesore, sepse ata nuk kanė tė mendojnė aspak pėr martesė, dasėm e pajė Nezri i grave, sasija e pareve qė paguhet pėr tė ble nusen, ndėrron pak sipas vendit dhe simbas sojit tė nuses. Mesatarisht mund tė caktohet 10-15 napolona, por ka nuse qė kushtojnė edhe shumė ma tepėr. E po tė merret parasysh edhe dasma me gjith shpenzimet e saja, martesa i kushton dhandrit 40-60 napolona. Posa tė kryhen nga ana e shkuesit pazarlleket e domosdoshme, tė ndahet rroga e martesės dhe deryrimet reciproke nė mes dy familjeve krushke, lidhet fejesa, jepet sheji, dhe bashkimi i dy te rijve bahet i domosdoshėm. Vetėm vdekja mund ta thyeje nji fejese tė lidhun nė kėte mėnyrė. Bile ndodh shpesh qė edhe nė rast se vdes dhandri, po ajo vajzė fejohet per vllane e rij ma tė vogėl, ose anasjelltas. Keshtu ndodh qė shpesh herė tė martuemet kanė nji ndryshim tė madh moshe nė mes tyne. Nganjiherė bie rasti me pa nji dhandėr 6-7 vjetėsh mė nji nuse 20-25vesēare.
    Ka nuse qė akoma pėrkundin nė djep burrin e tyre. Dhe kėto janė tė detyrueme t'i qendrojnė besnikė derisa ai tė arrijė moshėn e pjekunisė.
    Nji llogari.
    Mbas gjithė kėtyne sa shkruem nuk mund tė rrimė pa ba nji llogari tė vogėl rreth kushtimit tė nji nuseje nė malesitė tona, sidomos sepse nė kėtė mėnyrė kuptohet edhe ma mirė se nė ē' gjėndje asht grueja shqiptare. Nusja mesatare kushton 10 napolona. Dy napolona merr shkuesi e nji nana e vėllai i vajzės. Duke shtue edhe 10-12 napolona qė shpenzohen pėr. dasėm, rezulton se ēmimi i nuses kapet nė 20-25 napolona. Pothuejse sa nji lope e majme race tė mirė. Dhe kjo nuse skllave, nesėr nanė e grue, e shrypun nga jeta nga zakonet e nga lodhjet, do tė vuejė pėr tanė jetėn nėn urdhenat e nji burri, qė mendon vesēse si tė duket ma trim e i forte nder shoke.
    II
    Mosmarveshjet
    Por shpesh herė ngjajnė mosmarveshje nė mes tė familjeve tė dhandrit e tė nuses. Nė fejesė, prindrit e vajzės nuk caktojnė se sa pare kushton nusja. Vetėm kėrkesės sė dhandrit i pėrgjigjen me nji: "Bje pare, se kur ta kesh pague vajzėn tė thomi na". Dhe familja e dhandrit asht e detyrueme tė paguajė, tė paguajė vazhdimisht nganjiherė gjer nė 40 napolona. Kėta vazhdojnė tė paguajnė, kurse familja e nuses nuk pėrgjigjen te japin vajzėn e tė thonė nji herė mjaft. Natyrisht u dhimbet tė shterrin burimin e t'ardhunave pėr bijėn e pėr veten e tyne. Mirepo ne kėtė mėnyrė ēeshtja vjen gjithnji tue u komplikue. Dhandri s'ka ma pare tė japė, dhe nuk mund tė marrė nusen derisa ta ketė pague krejt. Nga ana tjetėr as familja e nuses s'mund ta ndaje dhandrin, i cili ka pague si tė themi kaparin, pėr plasēkėn e tij dhe i asht angazhue ta bajė tė vetėn nusen e pagueme aq shtrenjtė. Dhe tė dyja palėt detyrohen tė presin. Kėshtu shofim nuse 20-30 vjeēe qė presin kur po u vjen koha mė shkue tė burri. Dhe kėtu tani ngjarjet ndjekin njėna tjetrėn dhe shpesh herė krijohen vrasje tė egra, tue shkaktue humbjen e sa e sa jetėve, qė flijohen pėr tė respektue zakonet e gabueme, traditat e trashegueme nga tė parėt.
    Ngatrresat:
    Ndėr malėsit tonat dashunia asht e lirė. Gjithė ditėn nė mal, nė pyll nė kullote vetėm, tė lirė nga pengimet e konvencjonalizmat e shoqėnisė, tė rinjtė e malėsive bashkohen lirisht. Dhe s'njohin masa preventive. Kėshtu sa e sa vajza mbeten me barrė,tue lėshue mbi familjen e tyne nji turp qė vetėm gjaku elan. Familja pėr tė la turpin, vret bijen, e nė rase se gjindet zanesi, pushka vazhdon me vjet nė mes familjeve tė fyeme; nė kėtė mes hyn dhe familja e dhandrit. Por ndodh edhe shumė herė qė nuk ngjet nji gja e tillė, por vajza e pajueme ikėn e manohet mė nji burrė tjetėr qė dashunon, manohet kundėr premtimeve qė i janė dhanė dhandrit, i cili ka pague edhe aq tė holla pėr tė manue at nuse. Dhe tė dyja kėto familje duhet tė shpaguhen kundėr tė tretės qė u muer nusen. Dhe fillojnė vrasjet nė mes tri shtėpive, tė cilat vazhdojnė pėr nji kohė tė pacaktueme dhe mbarojnė vetėm me shuemjen e ndonjenės ndėr kėto. Vrasjet pėr shkak tė martesave janė tė gjithemonėshme nė vendin tonė. Pėr kėtė arsye edhe ne malesitė e veriut pėrdoret fjala e vjetėr: "Gjaku i grues s'ka tė mbaruem".
    Ka ngja qė tė tilla vrasje tė vazhdojnė edhe brezni nė brezni per t'u pague ndėrsa e tė vrameve. Tmerr. Dita mė ditė ndigjohen tė tilla ngjarje nga njėrzia qė vijnė nga malesitė. Vllazėn e baba qe vrasin bijat e tyne. Burra qė presin gratė. Vajza qė ikin ngashtepia e prindėve. Nuse qė mbysin nė gjumė burrat e tyne. Kėto janė ēeshtjet e ditės ndėr malet tona, ēeshtje tė vjetra dhe pėrherė tė reja. Fletoret e botimet e ndryshme nuk kane dijeni mbi tragjedite qe zhvillohen pak kilomerra larg qyteteve, mbi vrasjet e shumta ndėr pyje, ograja, mbas shtėpive e mbas gjardhijeve. Askush, pėrveē rrethit tė tyne nuk din rrethanat, nė tė cilat zhvillohen gjithė ato mizori. Sepse po t'u njiheshin, do tė kallshin tmerrin e tė gjithėve. E gjithė kėto pėr shkak tė grave, tė nuseve e tė vajzave fatmjera, pėr shkak tė mentalitetit tė ngushtė qė zomon malesite tona, pėr shkak tė errėsisė ku kanė mbetė tash sa shekuj Ē'interesimi Dhe qytete vazhdojnė gjithnji tė ē'interesohen pėr jetėn e shueme t'atyne qė vetėm nė ndonjė festė tė rrallė zbresin nė qytet.. Mungesa e shkollave dhe e zhvillimit ma elementar shkakton pėr nji pjesė, ma mirė, tė humbe nga padija, nga mosnjohja e dinjitetit njėrezor. E pra do te mund baheshin shumė gjana pėr to, e mė pakė mundime. Mungesa e shkollave, mbetja mbrapa e burrave, pengimi i zhvillimit tė grues shkaktojnė qė tė kryhen sa e sa krime. Dhe mė gjithė kėtė grueja, skllave e burrit dhe familjeve ku rron, asht e detyrueme tė kryeje detyrat ma tė ulra dhe tė jetė viktime e gjithemoneshme e gjitha ngjarjeve tė jets sė perditshme te mal&ive e te fshateve tona. Nuk po pėrmėndim aspak punėt e randa qė ban, brutalitetet e rrahjet e pėrditėshme qė pėson nga burri. Tė cilia gjana shohim pėrdite edhe ndėr qytete. Vetėm s'mund tė rrimė pa theksue sa duhet tė interesohemi pakėz ma tepėr pėr jetėn e zhvillimin e tyne.
    III
    U munduem tė japim shkurtazi nji pasqyrė tė dobėt tė gjėndjes sė grues shqiptare, tė grues.e tė vajzės sė malsive. Me nji llogari tė vogėl kemi nxjerrė nė shesh se ndėr ne nji grue kushton sa nji lopė e majme rrace tė mirė. Ky asht realiteti i malėsive tona, sidomos i atyne tė veriut qė vuejnė nėn peshėn e randė tė mungesave ma elementare. Shumė qytetas tė ēuditun na kanė pyetė nėse mė tė vėrtetė edhe sot ngjajnė tė tilla shitje e blemjė grashė. Na kanė pyetė edhe nėse ndonjiherė asht marrė ndonji masė pėr tė rregullue fatin e atyne tė mjerave, qė vuejnė tė shtypuna nga tirania e burrave injorante, nga ndrydhja e zakoneve tona tė vjetra tė inspirueme nga nji shpirt i egėr. Dhe s'kemi ditė ma ē't'u themi. Vetėm po tė kishim mundėsinė, do t'i kishim pėrcjellė nė nji shėtitje pakė ditsh nėpėr malėsite tona, pėr tė pa me sy gjėndjen nė tė cilėn rron grueja e nana shqiptare. Por pa u shty edhe aq larg, mjafton, nė nji ditė pazari, nji shėtitje nėpėr tregun tone tė ngushtė pėr tė pa gruen e ngarkueme me njimije plasēka kah ndjek me krye te ulun burrin madhosh, qe me ēibuk tė gjatė e tė lėmuet nė gojė kalon serbestue lėshue shikime tė ndezėta nė ēdo anė, dhe tund me trimin krahėt e mpimė nga papunėsia. Por qe re mos largohemi nga ēėshtja jonė, tė flasim mbi nezrin e grues dhe mbi modifrkimer e ndryshme qė janė ba nganjiherė nė ketė zakon tė malėsive.
    Nezri i grues
    Nė kohe tė sundimir turk, prifterinjt e dioēezeve tė ndryshme, janė mundue sa heresh tė rregullojnė ēeshrjen e Nezrit tė grues, tė cakrojne nji ēmim tė preme pėr kushrimin e nuses. Me sa dimė, kleri Nezrin e grues e ka pasė caktue nė 12 napolona fillo e mbaro. D.m.th. 12 napolona, pa shpenzue as ma pak as ma shumė, pėr blemjen e nuses, tue evitue nė kėtė mėnyrė rastet e shumta kur familja e . vajzės nuk cahon nji ēmim tė premė, pėr tė cilin shkak rrjedhin edhe sa vrasje tė egra, si ē'kemi munde me pa edhe ma sipėr. Nga ana tjetėr, nė kohėn e zaprimir Ausrro-Hungar, Administrata Qendrore ka qene inreresue edhe kjo pėr ēeshtjen e martesės ndeėr popullsite e maleve. Pėr ketė arsye, mbas shumė konsultimeve, ka pasė cakrue qė nezri i grues re kapėr vetėm nė 16 napolona. Dhe mė ē'do mėnyrė asht i mundue tė ndaloje qė tė paguhet ma shumė, e keshtu tė mos damroher populli i varfėr i fshatrave e i malėsive. Me nji ēmim jo tė nalre, i asht dhanė psibilitet djemve tė martohen pa u fike materjalisht me shpenzime tė teperme, e pa u ba shkak pėr ngatresa qė trashegohen edhe nė breznite e mapasrajme. Nė kėtė mėnyrė janė ba disa pėrpjekje pėr tė caktue nezrin e grues, por pastaj si ēdo gja, u ērregullue edhe kjo ēeshtje.
    Grueja nė Kanunin e Lekės
    Pėr tė kuptue gjėndjen do tė bajmė nji digresion tė vogėl, duke shqyrtue se nė ē'mėnyrė e konsideron kėtė legjislatura (si t'i themi?) e maleve: kanuni i Lekės. Si nė familje tė babės, si edhe nė arė tė burrit, vajza apo grueja nuk konsiderohet si nji njeri. Nė prindit e saj vajza asht e shtypun, sepse kanuni i jep babes re drejrė me e rrahe e deri edhe me vra bijen. Po keshtu edhe burri. Aq ma tepėr ky i fundit, i cili lidhur me gruen vetem me lidhje gjaku. Kėshtu thotė kanuni, dhe ky asht nji ungjill i dytė pėr malesorėt tanė. Dhe do tė vazhdojė me qene, derisa populli i atyne viseve tė mos arrijė nji gradė tė konsiderueshme zhvillimi, gjersa mos tė shkeputet nga mbeturinat e nji sė shkueme tė errėt. Kanuni flet pėr nezrin dhe cakton gjithė mėnyrat pėrkatėse, tė cilat mandej respektohen e zbatohen besnikisht nga banorėt e maleve.
    Detyrat e Qeverisė
    Qeverisė i bie pėrsipėr detyra e randė pėr shpėtimin e grues shqiptare, sidomos tė asaj tė maleve. Rruga qė themi se kemi marrė na imponon zhdukjen e tė gjitha zakoneve barbare, tė gjitha traditave e mbeturinave qė sot nuk kanė ma asnji qėllim me ekzistue. Jemi dhe do tė jemi kurdoherė kundėr gjithė kėtyne pengimeve qė nuk lejojnė zhvillimin e nji jete ma tė mirė tė nji pjese ma tė madhe tė popullsisė. Sot nuk asht ma koha tė modifikohet nezri e tjera ēėshtje kėso dore. As tė merret ndopak nė studim. Tė "abolohet krejtėsisht dhe organet administrative tė qendrave tė ndryshme tė ndalojnė tė gjitha abuzimet e fshehta qė mund tė bahen nė tė tilla rasre. Me kėtė mėnyrė jemi tė sigurtė se do tė hiqet motivi i sa e sa vrasjeve tė pėrgjakėshme qė shkaktohen rreth martesave dhe grueja tė mos konsiderohet ma si kafshė nėn mėshirėn e plotfuqishme tė burrit. Mjafton vullneti i mirė e i fortė.

    Botuar mė 1937

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kristalizimi i ideologjisė shqiptare

    Zef MALA,

    Nė "njeriun" tė shofim Zotin, tė shofim kultin tonė e mitin e pėrzemėrt.
    Jemi shtegtarė qė nisemi prej etapės qė rrin fort larg me cakun, ku kanė mbėrritė popujt e tjerė perėndimorė.
    Ne duhet domosdo me ia mbėrritė atyne, edhe pse ata kanė kalue shumė etapa. Janė vetė konditat jetėsore qė do tė na shtyjnė pėr kah ai afrim. Ne nuk do tė shkojmė tue u pėrligjė nėse mendojmė nėse jemi tė rinj. Epiteti justifikues "i ri" pėr ne s'do tė jetė tjetėr veē se njė shkėndi qė do ta mbajnė pranė pėr nji flakė entuziazmi ndėr fushat e veprimit tonė e ndėr sferat tona idealistike e morale. Njeriu qė shkon tue intensifikue veprimet e aktet e veta nėsa mendon se asht i ri, ai s'ka me ja dalė kurrfarė qėllimit qė do t'i vejė vetes. Ai, edhe pse burrė, asht fėmi. Pėr ata kishte me qenė shumė ma mirė me thanė: Kam qenė, jam e kam me vdekė fėmi. Ndryshe s'ka.
    Nė bazė tė nji ligji fizik nė nji trup, qė qėndron po nė nji pikė, s'ka lėvizje. Tue ju pėrshatė njeriut t'atillė, do tė themi se s'ka jetue. Qe i vdekun e mbetet i vdekun.
    Porse ne si apiratora tė nji jete tė paravueme, do tė jemi plot energji e dynamizėm. Vdekja pėr ne do tė jetė personifikimi i anmikut qė do ta pėrballojmė e qė do ta luftojmė. Kėtė gja do ta rranjosim e do ta gėdhendim kaq fort nė zemėr e nė shpirtin tonė, sa do tė jemi tė bindun me fanatizmin ma tė madh tė nji fetari, se kėtu rrin misioni i ynė qė na asht dhanė e qė ne me falenderjen ma tė madhe e kemi pėrqafue.
    Neve, tashti nė bazė tė nji fjale Shqipėtare qė thotė se trimi i mirė me shokė shumė, piksėpari na mbetet me kontrollue vetveten. Do tė hedhim nji shikim tė thellė pėrsa na rrethon. Do t'i njofim mirė shokėt tanė shtegtarė pėr kah i njejti qėllim. Tė vėrejmė se mos jemi gabue nė sistemet tona ideologjike. Tė paravejmė planin tonė veprimtar tė tė gjithėve pėr me munde kėshtu me e studjue e me e kthjellue. Do tė kemi kujdes tė madh mos na shkojė huq gjithēka. Po nuk patėm ra nė godi, asht kot qė t'i hidheni luftės, asht utopi qė tė kėrkojmė tė kapemi kah nji ideal i pėrbashkėt. Mos tė kemi ambicjen e nji ego kryesie kah fushata e ideologjisė shqiptare. Duhet po qė tė kemi auto kryesi n'ideologjinė tonė shqyptare, por tė mbahet nji kondensim totalitar. Pėr ndryshe ne s'kena me qenė kurrė tė zotėt me hedhė ma tė voglin hap kah pėrparimi e drikta e kulturės. Kemi me mbetė tė hutuem pada e gjithmonė nė veprimin tonė. Asht e nevojshme pra qė prizmi i kristaltė i ideologjisė sonė tė vetpasqyrojė tė gjithė neve. Tė bajmė qė tė hedhi shkėlximin e tij me rreze tė barabarta nė ēdo anė tė lames sonė jetėsore. E pėr me ardhė kėtu duhet qė sė parit tė shkrihemi nė flakėn e zjarrtė tė dashunisė.
    Tė shkrihemi pėr me mundė kėshtu tė hyjmė nė kėllėfin ideal tė njeriut.
    Atėherė kemi me ditė e me kuptue gjithēka. "Me dashtė asht me kuptue!" Kėshtu pat thanė Apostulli i pasivitetit dhe eprori i njerėzimit. Jo m'u lidhė brenda zinxhirėve tė arsyes sė thatė, prej kah mandej nxitemi prej ambicjeve tė egoizmit. Due sepse due, jo due sepse mėnji. Jo, se atėherė kollajsisht munden me u fikė xixat bujare tė asaj flake shpirtnore. Dy forca tė barbarta tė kundėrvume s'rezultojnė gja. Mbėrrijmė nė apati ose nė mizantropi qė na ulė nga rradha e shoqnisė njerėzore. Nė "njeriun" tė shofim Zotin, tė shofim kultin tonė e mitin e pėrzemėrt. Aty kemi me i gjetė tė gjithė gurrat e kullueta tė asaj jete tė andėrrueme. Nė "Njeriun" po, e aty vetėm mundemi me gjetė amshimin. Ai asht misteri pėrpara tė cilit do tė gjunjėzohemi me nderimin ma tė madh. Pėr gjitheēka mund tė dyshojmė, por vetėm pėr shoqėrinė njerėzore, jo, jo, jo; sepse dashunija e saj na ep shkasin e hapave nga horizontet e pastra tė idealit. Ajo nė krahnorin e vet na premton lėmimet, gėzimet e pėrkėdheljet e ambla. Na ep zjarrin hyjnor, nė tė cilin fikim ēdo mėni e ndjesi tė ulėt. Prej gjijve tė saj ne tė presim qumėshtin qė do tė na mbajė gjallė me jetė, me ideal e me dashuni. Ajo dashuninė e vet ta falė menjiherė mjaft qė t'ia falėsh edhe ti asaj.
    Pėr me dashtė atė tė mendojmė se na do edhe ajo neve. Shifni me sa pak sacrifice mundemi me ia dalė qėllimit qė kėrkojmė tė arrijmė. Zemra, vetėm zemra, ban vepra tė mėdha. Shpesh herė arsyeja ndalė guximin. E pėrkundra zemra kapėrcen ēdo pengim qė mundt tė qesė mendja. Vetėm guxim pra lypet e kėtė do ta kemi prej shpirtit. Ka thėnė Unamuno-ja se nuk asht mendja qė bani tė vėrteta nė jetė, por guximi i atij burri qė trumbeton sheshit. Po kėrkuem Zotin e gjejmė nė "Njerėzinė", por kėrkuem idealin e gjejmė nė "Dashuninė". Tashti vjen pyetja po si kemi me dashtė shoqninė njerzore po nuk deshėm rrethin e familjes sonė. Pra tė kėrkojmė me dashtė atdheun tonė, tė bukurėn Shqypni e frymėzimi i kėsaj Zoje tė shenjtė ka me na ba dashunorė pėr mbarė njerzimin e pėr mbarė botėn. Tė heqėm paragjykimet, ambicjet e egoizmat qė na kufizojnė. Tė kapemi pėr kah nji ideal qė tė pėrfshijė vllazninė tonė pa ndryshim feje. Tė gjithė jemi vėllezėn pse pėrpara se me qenė muhamedanė, katolikė, ortodoksė, kemi qenė njerėz e Shqyptarė. Mos tė kungohemi vetėm me hurmt e nji zoti qė na kufizon e qė na zvogėlon. Mos tė kėrkojmė tė mbėrthehemi me vargonjtė e nji tiranie shpirtnore. Tė bajmė sa ma shumė dashunorė. Tė pėrqafojmė sa ma shumė mundemi. S'ka Zot tjetėr pėrveē dashunisė, s'ka Dashuri tjetėr pėrveē asaj tė Njerzisė e s'ka Njerėzi pa Atdhe. Ideologjia shqiptare tė pėrmblidhet nė formulėn e madhėnueshme tė nji idealisti shqyptar qė dikur pat dashtė me vue si paragraph tė parė tė statutit tonė Kombėtar, "Besoj nė Zotin nė nji tė vetėm, besoj nė Popullin nė nji e tė pandamė, besoj nė Shqypnin, nė nji e tė pėrjetėshme". E vetėm me kėtė formulė simbolike t'ideologjisė Shqyptare do tė mundemi tė kapemi pėr kah nisemi.

    Botuar mė 1936

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •