Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Vaso Pasha

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    Vaso Pasha

    E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Vaso PASHA,

    KAPTINA X

    Jeta qė shkohet nė Shqipriėsht krejt primitive dhe patriarkale. Ē’do fis ka kryetarin dhe pleqsinė e vetė dhe qė ushtėrojnė gjyqsinė si mbas dokeve dhe zakoneve tė vjetėra tė tyre, tė themeluara mbi ligjėn e ahmarjes ‘tė gjakut”: sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb. Kryetari dhe pleqt’ e fiseve trashegojnė nga etnit e tyre vendin q’okupojnė, por kėjo pozit nuk i jep ndonjė tė drejtė tė jashtzakonėshme ose ndonjė avantazh mbi popullin: Kryetari dhe pleqtė i shtrohen gjyqit me njė titull si dhe tė tjerėt nė ēėshtjet e sė drejtės komune dhe ndėshkohen po me ato ndėshkime: njė kryetar qė vret vritet dhe ajy, me kėtė fjalė kuptohen tė gjitha.
    Pa hyrė nė hollėsinat tė cilat vepra jonė nuk mund t’i pėrfshijė, do tė vėmė para syve tė lexuesit njė pjesė tė ligjeve tradisionale qė regullojnė maredhėnjet e banoreve nė mes tė tyre. Ajy qė vret vritet prej trashėgimtarėve tė tė vdekurit. Kur nuk mund tė vritet dora vetė, vritet i ati, i biri, i vėllaj ose i kushuniri. Bile ndonjė herė vritet ē’do njeri prej atij fisi nė qoftė se gjaksori edhe tė afėrtit e tij arrinė tė shpėtojnė nga gjakmarja e palės lėnduar.
    Ajy qė vjedh duhet t’i kthenjė tė zotit dy fishin e sendit tė vjedhur, dhe pas kėsaj, tė paguajė njė gjobė pėr dobin e Kryetarit dhe tė pleqve. Njeriu i vrarė pėr shkak vjedhjeje ėsht i shnderuar: nuk mund tė thuhet se ka vdekur si burė.
    Rėmbim’ i njė gruaje tė martuar vlen sa njė gjak: Rėmbyesi ose njė nga tė afėrtit e tij duhet tė vritet prej burit ose prej tė afėrve tė gruas sė rėmbyer.
    Njė vajzė e fejuar, duke u martuar me njė tjetėr, i jep tė fejuarit tė ketė tė drejtėn tė vrasė atin ose tė vėllanė, ungjin ose kushurin e parė tė s’aj. Nė qoftė se vajza ėsht rėmbyer, t’afėrtit dhe i fejuar’i s’aj njėkohėsisht kanė tė drejtė dhe detyrė tė vrasin rėmbyesin ose ndonjė prej t’afėrvet.
    Shkelia e Kurorės ndėshkohet me vdekje; buri ka tė drejtė tė vrasė kurvarin nė ėsht se e gjen sė bashku me gruan ose shkelja e Kurorės konstatohet. Njė debitor duhet tė paguajė huan e tij ashtu si e ka kontraktuar, nė natyrė ose nė tė holla.
    Pronėsia ėsht e shenjt; Kur kushi nuk’ ka tė drejtė tė vėrė dorė mbi gjėn e tjetrit. Ēėshtjet e sė drejtės toksore, pronėsis dhe tė kufivet gjykohen prej pleqvet tė cilėt nė kėto rethana, detyrohen tė bėjnė be mbi gur. Sentencat nuk’ kanė apel; por me gjith kėtė janė t’ekzekutuėshme.
    Kėto ligje janė baras pėr tė gjithė; ndryshim i fes nuk ndryshon gjė. Kur njė musliman vret njė tė krishten, njė i krishter mer gjakun ng’ajy. Kur njė musliman vret njė tė krishter, njė musliman prej fisit tė tė vramit, si i afėrt i tė vdekurit shtėrngohet tė vrasij muslimanė gjaksor, dhe pėr kundrazi njė i krishter kur vret njė muhamedan. Barasia e tė drejtave ėsht e plotė pėr gjith pa dallim:
    Dokėt e zakonet sigurojnė — vazhdimin e zbatimin ma tė imtė.
    Miku “Musafiri” ėsht i shenjtė: Tė drejtat e mikpritjes nuk mund tė dhunohen as me ndonjė preteks. Ajy qė vret ose sillet keq kundrejt mikut, ėsht i ēnderuar, i pėrzėnė prej fisit dhe kur kushi nuk mund tė bėjė krushqi me atė familje; ky turp ėsht i pėrjetėshme, as gjaku nuk mund t’a lajė. Ajy qė vret mikun e tjetėrit mikpritėsit i ka hua dyzet gjaqe tė cilat fisi mikpritės ka tė drejtė t’i kėrkojė nga fis’ i atij qė ka vra mikun e tij.
    Buri qė vret njė grua ėsht i ēnderuar; turpi spėrkatet mbi gjith anėtarėt e familjes tij tė cilėt quhen vrasėsit e grave.
    Ē’do fis ka kryetarin e vetė, ashtu dhe ē’do familje ka kryetarin e s’aj q’ėsht mė i moēmi. Gruaja mė e motshme e shtėpis konsiderohet Zonja e baneses. Dhe me qėnė se jeta ėsht krejt patriarkale, antarėt e njė familje janė tepėr tė shumtė. Ka familje gjer me 100-120 veta. Burat marin dhe zbatojnė urdhrat e tė parit qė drejton; disponon gjith ē’ka dhe gjithkėnd, pa ju bėrė ndonjė kundreshtim. Bindja ėsht e verbėr, se pse nderim’i pleqėris ėsht i pa kufizuar. E Zonj’ e shtėpis ushtron po atė pushtet kundrejt grave dhe vajzave. Kur antarėt e njė familjeje kanė ndonjė ankim kundra njėni tjetėrit, ėsht i par’i shtėpis qė gjėkon, ndėshkon dhe paqson, si mbas rethanave. Tė ngritur krye kundra vendimit tė kryetarit ėsht njė veprė qė shkakton qortimin e tė gjithve dhe ēnderon fajtorin.
    Shqiptani ėsht sobėr dhe kėnaqet me njė hejė shumė tė paktė. Bukė misri, diathėt dhe qumėshti formojnė ushqimin rėnduer tė tij; pin ujė dhe nuk pėrdor ver’ e raki veē se me moderasion tė math. Shqiptari vishet hollė, i reziston tė ftohtit dhe tė ngrohtit dhe duron lodhjen dhe privasionet me njė pakujdesi steike. Dashunia dhe smir’i tij janė tė tepėrta; nuk mbsheh as gėzimin as hidhrimin, qan dhe qesh pa prishur karakter’ e tij. Ballė miqsis tregon njė fe njomėsie edhe besniknie tė provuar. Lehtėsisht ekzaltohet edhe shpirtsohet prej ides sė bukurės, madhėsis dhe prej punėrave tė shkėlqyera. Ėsht vjershtor. Kur kushi nuk e mohon qė malsori shqiptar kur hecėn drejt mundimit, ėsht i shtrėnguar t’improvizojė njė kėngė tė cilėn e kėndon pa profkėla dhe pa dobėsi, nė njė kohė kur e ėma dhe t’afėrtit i venė pas, duke pas nė thellėsin e zemrės dhimsė dhe qeshje nė buzė, vete deri te vendi ku do tė ekzekutohet. Kėngėt e atyre qė vdesin si trima mbeten tė pa haruara dhe kėndohen e pėrsėriten prej dialėris.
    Pushka dhe jaragani janė armėt qė parapėlqen Shqiptari; sidomos pushka ėsht miku dhe shoku i pa ndashmė i tij; e ka nė kujdes dhe i pėrkėdhel me njė dashuri krejt tė veēantė, bėn be pėr armėt e veta si ē’bėn be pėr Perendinė dhe pėr fen e tij; armėt e bukura formojnė pasurinė dhe krenari.

    Botuar mė 1879

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Vaso Pasha

    Jeta, vepra dhe krijimtaria e tij letrare

    Vaso Pasha, njeri ndėr figurat e moteve tė hershme mes shumė personaliteteve tona kombėtare tė asaj kohe qė lanė gjurmė tė lavdishme nė historinė tonė, pa dyshim gjurmė tė pakalueshme edhe nė krijimtarinė letrare. Pashko u shqua si atdhetarė i denjė si krijues, por pa dyshim edhe si diplomat i asaj kohe. Vaso Pasha ( i njohur edhe si Pashko Vasa) rreth viteve 1870- 90-tė, ishte si tė thuash nė kulmin e veprimtarisė sė tij pėr realizimin e aspiratave tona kombėtare.

    U lind nė Shkodėr me 17 shtator 1825, me interesimin e tij tė pa shoq pėr kulturė e dituri, arriti tė jetė njohės i shkėlqarė i disa gjuhėve tė huaja si: Italisht, Frėngjisht, Anglisht, Turqisht, Arabisht dhe Kroatisht. Pėr njė kohė punoi si nėpunės i konsullatės Angleze nė Shkodėr, pastaj si nėpunės nė krye tė njė komisioni reformash qė Turqia e kishte dėrguar nė Hercegovinė. Mė pas si kėshilltar i vilajetit tė Edrenės dhe sė fundi si guvernator i shtetit tė Libanit deri nė fund tė jetės sė tij, ku edhe vdiq nė Bejrut me 1892.

    Vaso Pasha, frymėzuar nga ide tė reja pėr liri kombėtare i shtyrė nga ndjenja e atdhedashurisė dhe pėrkushtimi pėr drejtėsi- siē shprehej ai, iu pėrvesh punės, studimit dhe krijimtarisė nė shėrbim tė popullit tonė me punė dhe sakrifica pėr liri tė popullit tonė! Veprimtaria e tij kap dimensione tė gjėra nė hapėsirat gjithėkombėtare. Ai u njoh dhe veproi pėrkrah figurave mė tė ndritura tė kombit tonė, si me Kristoforidhin, Hoxha Tasimin, Abdylin, Naimin dhe Samiun, Vreton, Isamil Qemalin etj. Vaso Pasha, sė bashku me kėta burra tė shquar e mendjendritur tė Rilindjes sonė kombėtare bėnė pėrpjekjet e para pėr nxjerrjen e alfabetit tonė tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe, madje krijuan edhe shoqėrinė kulturore, ku mė vonė do tė botonin libra shqipe pėr pėrhapjen e diturisė dhe arsimit nė gjuhėn tonė tė bukur shqipe. Me kėtė synohej edhe ngritja e vetėdijes tek popullin ynė si dhe krijimi i njė uniteti tė brendshėm kombėtar, shumė tė nevojshėm pėr atė kohėn pėr tė krijuar forca tė reja qė do t’i shėrbenin nesėr ēėshtjes madhore kombėtare. Kjo punė dhe dėshirė e Rilindėseve mendjendritur u kurorėzua me 1879, kur Vaso Pasha sė bashku me atdhetarėt dhe intelektualet e kohės krijuan “Shoqėrinė e shkronjave shqipe” dhe nxorėn edhe fletushkėn e parė me emrin “Alfabetarja”.

    Vaso Pasha, ishte njėri ndėr frymėzuesit me rėndėsi pėr themelimin e Lidhjes sė Prizrenit. Ai pėrkrah Abdyl Frashrit u shqua si njeri prej personaliteteve tė ēmuara tė Komitetit tė Stambollit pėr mbrojtjen e tokave shqiptare i cili ndėrhyri shumė herė pranė Qeverisė Turke dhe pranė fuqive tė mėdha. Njė kapitull tė veēantė tė Pashkos zėnė edhe shkrimet e tija publicistike nė gjuhėn shqipe, por edhe nė disa gjuhė tė huaja nė mjetet publike tė kohės pėr ta bėrė tė njohur qėndrimin e shqiptarėve. Vaso Pasha pėr kėtė qėllim ka tė botuara dy libra nė gjuhėn Frėnge, njėra prej tė cilave mbanė titullin:” E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarė”, e cila mė pas u pėrkthye edhe nė gjuhėn ØGjermane, Italiane, Greke dhe Turqishte. Ai nė kėtė vepėr denoncoi propagandėn e huaj nė veēanti atė Greke dhe Serbe qė ushtrohej kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve, ku shkroi: “ A mos ėshtė krim qė ta duash vendin tėnd? Ajo qė ėshtė njė cilėsi dhe njė virtyt pėr tė tjerėt, s’ka se si tė jetė gjė tjetėr pėr ne. Dėshira jonė e madhe pėr tė parė vendin tonė tė lirė e bėnė vullnetin tonė edhe mė tė fuqishėm, edhe mė tė shenjtė dhe tė pandalshėm”...
    Vaso Pasha ėshtė autor i njė varg veprash me karakter politik, historik, letrar e publicistik nė tė cilat denjėsisht e me pėrkushtim mbrojti ēėshtjen shqiptare. Ai shkroi edhe njė gramatikė “Pėr tė zėnė tė huajt shqipen”, siē ishte shprehur ai. Shkroi romanin “Bardhat e Temalit”,- “Barda de Temal” me 1980 Paris, qė ėshtė njė nga romanet e para shqiptare. Botoi edhe pėrmbledhje poezish nė gjuhėn Italiane me titull:” Pose e spine”- “Trėndafila e gjemba”, madje shkroi edhe disa poezi shqipe tė cilat nuk u botuan, si dhe njė libėr historik pėr Skėnder Beun i cili me sa duket nuk gjeti publicitetin e duhur. Njė ndėr shkrimet mė tė mira dhe mė interesante tė Vaso Pashės mbetet vjersha me titull: ” O moj Shqipni”, e cila edhe pas kaq vitesh, nuk e ka humbur porosinė dhe vlerėn e saj kombėtare! Kjo vjershė ėshtė njėra ndėr vjershat mė tė mira tė letėrsisė sonė qė i pėrket Rilindjes Kombėtare e cila duke qarkulluar dorė me dorė u bė si tė thuash kushtrim i asaj kohe, u bė himni kombėtar, ku bėhej thirrje pėr bashkim kombėtar dhe rezistencė tė fuqishme kundėr lakmive pushtuese tė fqinjėve tanė hegjemonist. Mesazhi i vjershės kulmon me kėrkesėn pėr dėnimin e ndasive fetare e krahinore, ku ngritėt zėri dhe u dha kushtrimi pėr kryengritje tė armatosur kundėr pushtueseve tė tokave tona. Aty flitet pėr burrat e Shqipėrisė qė i shtinin dridhmėn tėrė Rumelisė!

    ... Kujt i ban zemra me e lan me dek
    Kėt farė trimneshe qi sot asht mek
    Kėt nanė tė dashtun a do e lam
    Qė njeri i huej ta shklas me kambė
    Ēonju shqyptar prej gjumit ēonju
    Tė gjith si vllazėn ne nji besė shtrėngoju
    E mos shikoni kisha e xhamia
    Fe e shqyptarit ashtė shqiptaria
    Qysh prej Tivarit deri nė Prevezė
    Gjithkund lėshon dielli vap` edhe rrez
    Ashtė toka jonė tė parėt na e kanė lan
    Kush mos na e prek se desim t’tanė...


    Vaso Pasha ishte dhe mbeti njė ndėr figurat mė komplekse nė historinė e Lėvizjes sonė Kombėtare. Ai ishte intelektuali, historiani, publicisti, romansieri, diplomati dhe atdhetari i shquar i cili tėrė jetėn e vet e vuri nė shėrbim tė atdheut. Kombi ynė pėr herė do tė mburrėt pėr fatin e mirė qė nė gjirin e vet mbanė me xhelozi figurat markante si Vaso Pashė Shkodranin. Jeta dhe vepra e Pashkos, janė bėrė pjesė e pandashme e historisė dhe e letėrsisė sė popullit shqiptar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •