E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt
Vaso PASHA,
KAPTINA X
Jeta qė shkohet nė Shqipriėsht krejt primitive dhe patriarkale. Ēdo fis ka kryetarin dhe pleqsinė e vetė dhe qė ushtėrojnė gjyqsinė si mbas dokeve dhe zakoneve tė vjetėra tė tyre, tė themeluara mbi ligjėn e ahmarjes tė gjakut: sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb. Kryetari dhe pleqt e fiseve trashegojnė nga etnit e tyre vendin qokupojnė, por kėjo pozit nuk i jep ndonjė tė drejtė tė jashtzakonėshme ose ndonjė avantazh mbi popullin: Kryetari dhe pleqtė i shtrohen gjyqit me njė titull si dhe tė tjerėt nė ēėshtjet e sė drejtės komune dhe ndėshkohen po me ato ndėshkime: njė kryetar qė vret vritet dhe ajy, me kėtė fjalė kuptohen tė gjitha.
Pa hyrė nė hollėsinat tė cilat vepra jonė nuk mund ti pėrfshijė, do tė vėmė para syve tė lexuesit njė pjesė tė ligjeve tradisionale qė regullojnė maredhėnjet e banoreve nė mes tė tyre. Ajy qė vret vritet prej trashėgimtarėve tė tė vdekurit. Kur nuk mund tė vritet dora vetė, vritet i ati, i biri, i vėllaj ose i kushuniri. Bile ndonjė herė vritet ēdo njeri prej atij fisi nė qoftė se gjaksori edhe tė afėrtit e tij arrinė tė shpėtojnė nga gjakmarja e palės lėnduar.
Ajy qė vjedh duhet ti kthenjė tė zotit dy fishin e sendit tė vjedhur, dhe pas kėsaj, tė paguajė njė gjobė pėr dobin e Kryetarit dhe tė pleqve. Njeriu i vrarė pėr shkak vjedhjeje ėsht i shnderuar: nuk mund tė thuhet se ka vdekur si burė.
Rėmbim i njė gruaje tė martuar vlen sa njė gjak: Rėmbyesi ose njė nga tė afėrtit e tij duhet tė vritet prej burit ose prej tė afėrve tė gruas sė rėmbyer.
Njė vajzė e fejuar, duke u martuar me njė tjetėr, i jep tė fejuarit tė ketė tė drejtėn tė vrasė atin ose tė vėllanė, ungjin ose kushurin e parė tė saj. Nė qoftė se vajza ėsht rėmbyer, tafėrtit dhe i fejuari saj njėkohėsisht kanė tė drejtė dhe detyrė tė vrasin rėmbyesin ose ndonjė prej tafėrvet.
Shkelia e Kurorės ndėshkohet me vdekje; buri ka tė drejtė tė vrasė kurvarin nė ėsht se e gjen sė bashku me gruan ose shkelja e Kurorės konstatohet. Njė debitor duhet tė paguajė huan e tij ashtu si e ka kontraktuar, nė natyrė ose nė tė holla.
Pronėsia ėsht e shenjt; Kur kushi nuk ka tė drejtė tė vėrė dorė mbi gjėn e tjetrit. Ēėshtjet e sė drejtės toksore, pronėsis dhe tė kufivet gjykohen prej pleqvet tė cilėt nė kėto rethana, detyrohen tė bėjnė be mbi gur. Sentencat nuk kanė apel; por me gjith kėtė janė tekzekutuėshme.
Kėto ligje janė baras pėr tė gjithė; ndryshim i fes nuk ndryshon gjė. Kur njė musliman vret njė tė krishten, njė i krishter mer gjakun ngajy. Kur njė musliman vret njė tė krishter, njė musliman prej fisit tė tė vramit, si i afėrt i tė vdekurit shtėrngohet tė vrasij muslimanė gjaksor, dhe pėr kundrazi njė i krishter kur vret njė muhamedan. Barasia e tė drejtave ėsht e plotė pėr gjith pa dallim:
Dokėt e zakonet sigurojnė vazhdimin e zbatimin ma tė imtė.
Miku Musafiri ėsht i shenjtė: Tė drejtat e mikpritjes nuk mund tė dhunohen as me ndonjė preteks. Ajy qė vret ose sillet keq kundrejt mikut, ėsht i ēnderuar, i pėrzėnė prej fisit dhe kur kushi nuk mund tė bėjė krushqi me atė familje; ky turp ėsht i pėrjetėshme, as gjaku nuk mund ta lajė. Ajy qė vret mikun e tjetėrit mikpritėsit i ka hua dyzet gjaqe tė cilat fisi mikpritės ka tė drejtė ti kėrkojė nga fis i atij qė ka vra mikun e tij.
Buri qė vret njė grua ėsht i ēnderuar; turpi spėrkatet mbi gjith anėtarėt e familjes tij tė cilėt quhen vrasėsit e grave.
Ēdo fis ka kryetarin e vetė, ashtu dhe ēdo familje ka kryetarin e saj qėsht mė i moēmi. Gruaja mė e motshme e shtėpis konsiderohet Zonja e baneses. Dhe me qėnė se jeta ėsht krejt patriarkale, antarėt e njė familje janė tepėr tė shumtė. Ka familje gjer me 100-120 veta. Burat marin dhe zbatojnė urdhrat e tė parit qė drejton; disponon gjith ēka dhe gjithkėnd, pa ju bėrė ndonjė kundreshtim. Bindja ėsht e verbėr, se pse nderimi pleqėris ėsht i pa kufizuar. E Zonj e shtėpis ushtron po atė pushtet kundrejt grave dhe vajzave. Kur antarėt e njė familjeje kanė ndonjė ankim kundra njėni tjetėrit, ėsht i pari shtėpis qė gjėkon, ndėshkon dhe paqson, si mbas rethanave. Tė ngritur krye kundra vendimit tė kryetarit ėsht njė veprė qė shkakton qortimin e tė gjithve dhe ēnderon fajtorin.
Shqiptani ėsht sobėr dhe kėnaqet me njė hejė shumė tė paktė. Bukė misri, diathėt dhe qumėshti formojnė ushqimin rėnduer tė tij; pin ujė dhe nuk pėrdor ver e raki veē se me moderasion tė math. Shqiptari vishet hollė, i reziston tė ftohtit dhe tė ngrohtit dhe duron lodhjen dhe privasionet me njė pakujdesi steike. Dashunia dhe smiri tij janė tė tepėrta; nuk mbsheh as gėzimin as hidhrimin, qan dhe qesh pa prishur karakter e tij. Ballė miqsis tregon njė fe njomėsie edhe besniknie tė provuar. Lehtėsisht ekzaltohet edhe shpirtsohet prej ides sė bukurės, madhėsis dhe prej punėrave tė shkėlqyera. Ėsht vjershtor. Kur kushi nuk e mohon qė malsori shqiptar kur hecėn drejt mundimit, ėsht i shtrėnguar timprovizojė njė kėngė tė cilėn e kėndon pa profkėla dhe pa dobėsi, nė njė kohė kur e ėma dhe tafėrtit i venė pas, duke pas nė thellėsin e zemrės dhimsė dhe qeshje nė buzė, vete deri te vendi ku do tė ekzekutohet. Kėngėt e atyre qė vdesin si trima mbeten tė pa haruara dhe kėndohen e pėrsėriten prej dialėris.
Pushka dhe jaragani janė armėt qė parapėlqen Shqiptari; sidomos pushka ėsht miku dhe shoku i pa ndashmė i tij; e ka nė kujdes dhe i pėrkėdhel me njė dashuri krejt tė veēantė, bėn be pėr armėt e veta si ēbėn be pėr Perendinė dhe pėr fen e tij; armėt e bukura formojnė pasurinė dhe krenari.
Botuar mė 1879
Krijoni Kontakt