Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rugova dhe Demagoget

    Ket Vit po shkruan shpesh Prof Dok Mehdi Hyseni e meqense kte tip kurre nuk e pashe te indinjohet per Vrasjet politike ne Kosove dhe pa e lexuar e kam ditur se do jete nje Anti-Rugovist i semure e qe fjala i shkon vec ne strofullat fshataro-enveriste-qosiste por megjithate duhet lexuar ky demagog me diplome.


    Shekulli shkruan:

    --------

    Vjena dhe dyshi përfaqësues i Kosovës


    Prof.Dr. Mehdi HYSENI

    Paraprakisht, edhe pala serbo-malazeze ka qenë në dijeni, se në Vjenë nuk do të ketë kurrfarë dialogu me palën shqiptare nga Kosova. Mirëpo, qëllimi kryesor i saj ishte që vetëm të hapej një takim, qoftë edhe PRIVAT me dy përfaqësues shqiptarë, siç ndodhi rasti me Rugovën dhe me Dacin, ku pala serbo-malazeze rikonfirmoi axhendën e saj politike afatgjatë, boshti kryesor i së cilës është rikthimi i të ashtquajturëve “refugjatë” serbo-malazezë në Kosovë. Një strategji e tillë e politikës dhe e diplomacisë serbo-malazeze ka për qëllim, që të balancojë strukturën etnike serbo-malazeze me atë të shumicës dërrmuese shqiptare në Kosovë, në mënyrë që nesër ose pasnesër, kur të krijohen kushtet dhe rrethanat e përshtatshme, të kërkojnë atë të pamundurën, copëtimin edhe të ndonjë pjese territoriale të Kosovës, sikundër që është rasti drastik i Mitrovicës. Ipso facto, kjo është e gjithë prapavija, e axhendës së theksuar afatgjatë serbo-malazeze (e promovuar në takimin e Vjenës), e cila pritet që përmes bisedimeve të grupeve punuese serbo-malazeze-shqiptare në Kosovë dhe në Serbi, të konkretizohet edhe në praktikë, natyrisht në dëm të interesit kombëtar dhe territorial të shqiptarëve jo vetëm të Kosovës, por edhe të hapësirave të tjera të Shqipërisë etnike. Në mënyrë që ky objektiv i strategjisë rikolonizuese të SMZ-së, të mos vijë shprehje, politika shqiptare e Kosovës, para se t’ia fillojnë aktivitetit të tyre grupet punuese politike dhe ato të ekspertëve serbo-shqiptare për “zgjidhjen e çështjeve teknike” në relacionin Prishtinë-Beograd, është e domosdoshme që të ketë çdo gjë të qartë lidhur me rikthimin e “refugjatëve” serbo-malazezë në pasuritë dhe në tokat e shqiptarëve në Kosovë. Ndryshe, çdo koncesion (sikurse që ishte rasti i shkëputjes së 2500 hektarëve të territorit të Kosovës, të cilin Serbia, edhe përkundër kundërshtimit të palës shqiptare, ia dhuroi pa kurrfarë të drejte IRJM-së) i bërë nga pala shqiptare, do të mbështetë synimet dhe efektet e gjeopolitikës dhe të gjeostrategjisë “lebensraum” të Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi në kurriz të rrudhjes së territorit etnik shqiptar në Ballkan.
    Shkuarja e dr. Ibrahim Rugovës dhe e dr. Nexhat Dacit në “dialogun” serbo-shqiptar në Vjenë, më 14 tetor 2003, nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si potez i gabuar politik, që nuk ka asnjë element të mirëfilltë të mbrojtjes së interesave jetike të diplomacisë dhe të politikës së jashtme shqiptare në Kosovë. Për më tepër, ky akt i këtij “dyshi politik” përforcoi të gjitha dyshimet dhe “provat” e deritanishme 13-vjeçare të politikës dështuese të Rugovës lidhur me “Kosovën e pavarur”, të cilat, në fund i pati nxjerrë në shesh lufta e drejtë çlirimtare kombëtare e antikoloniale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s kundër agresionit dhe gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën dhe shqiptarët.
    Mirëpo, edhe nga ky leksion politiko-diplomatik dhe ushtarak i UÇK-së dhe i NATO-s së drejtuar nga SHBA-të, që rezultoi në çlirimin e Kosovës nga ushtritë dhe policitë barbare të Serbisë, të drejtuara nga “mentori” i Serbisë së madhe, Sllobodan Milosheviç, politika e Rugovës nuk arriti që të zërë asgjë pozitive nga sfondi i diplomacisë dhe i politikës së jashtme të mirëfilltë. Përkundrazi, pas përfundimit të luftës (10 qershor 1999) politika shqiptare e Kosovës u defaktorizua në tërësi në arenën e politikës ndërkombëtare. Si rrjedhim, Rugova edhe në kohë paqeje, që katër vjet radhazi vazhdoi “rabush-kallëpet” e vjetra të diplomacisë së tij falimentuese në stilin: “Shko, e eja, si Adem Peja” në relacionin Prishtinë-Beograd. Pikërisht, si pasojë e kësaj diplomacie provinciale u bë edhe “dialogu” i Vjenës”, i cili menjëherë pas një jave dha “frytet pozitive konkrete” në “normalizimin” e marrëdhënieve serbo-shqiptare me arrestimin dhe burgosjen e gjeneralit Agim Çeku në aeroportin “Bërnik” të Lubjanës në Slloveni, më 22 tetor 2003 nga organet policore sllovene ( sipas fletë-arrestit të regjimit policor të Slobodan Milosheviçit (1992), arrest ky, i cili është edhe një argument më shumë, se me Serbinë nuk mund të ketë kurrfarë dialogu, as integrimi në asnjë “nivel” të brendshëm, as të jashtëm përderisa Kosova të mos pavarësohet definitivisht në kuptimin e subjektivitetit juridik ndërkombëtar.
    Edhe pse, sipas parashikimeve, dhe pas mbylljes së “dialogut” serbo-shqiptar të Vjenës, pothuajse të gjitha analizat dhe komentet e bëra lidhur me efektet negative të tij, megjithatë pala serbo-malazeze fitoi një plus të madh politik, sepse edhe në shkallë ndërkombëtare, në praninë e përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit për Kosovën, ia arriti që “dyshit politik” Rugova-Daci t’ia imponojë “axhendën politiko-teknike” të SMZ-së. Në bisedimet e ardhshme të grupeve punuese serbo-shqiptare në nivel ekspertësh për “standardet teknike”, pritet që politika e neokolonializmit të SMZ-së, të ushtrojë trysni të madhe ndaj bashkëbiseduesve shqiptarë, me qëllim që të eliminojë dhe komprometojë luftën e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, si dhe komandantët dhe gjeneralët e saj t’i nxjerrë para Gjykatës së Hagës, (duke tentuar që këta t’i barazojë me gjeneralët kriminelë serbë, Nebojsha Pavkoviq, Sreten Llukiq, Vladimir Llazareviq dhe Vlastimir Gjorgjeviq kundër të cilëve Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ka ngritur aktakuzën, për shkak se ata kanë kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë), në bazë të dëshmive dhe dosjeve të rrejshme e falsifikuese të “Ministrisë së Drejtësisë” së Vladan Batiqit, përkatësisht të Slobodan Milosheviçit, t’ia dorëzojnë Gjykatës së thekuar Ndërkombëtare të Hagës. Kjo de facto dhe de jure është simetria e “politikës demokratike” e Zoran Zhivkoviçit dhe e politikës së Milosheviçit ndaj normalizimit të marrëdhënive serbo-shqiptare. Ja, ky është vizioni “realpolitik” i “dialogut” të Vjenës, i cili pas katër vitesh të ngrirjes së marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, sërish hapi rrugën, me gjasë që në Kosovë, në emër të refugjatëve, dhe të mohimit të të drejtave dhe lirive të minoritetit serb, të rikthehen kolonialistët e vjetër, të cilët 100 vjet rrjesht e shfrytëzuan egërsisht, dhe më pas, më 1998-1999 ia vunë zjarrin Kosovës, në mënyrë që t’i shfarosnin shqiptarët nga vatrat e tyre.

    Shekulli



    -----------------------------








    Koment i im..




    E kemi thene me pare qe Anti Rugovet kane vetem nje arsye qe shajne Rugoven..
    Kjo arsye nuk ka lidhje me Kosoven por vec me ate qe Rugova quhet Rugov e jo Qose apo Nano..

    Sikur ne VJENE te kish shkuar Demaci me Qosen ose Jakupi me Thaqin etj e jo Rugova.. krejtesisht pralla te tjera do kishte zhgarravitur doktor Hyseni.

    Ai shkruan mes tjerash:

    ..............

    ""Për më tepër, ky akt i këtij “dyshi politik” përforcoi të gjitha dyshimet dhe “provat” e deritanishme 13-vjeçare të politikës dështuese të Rugovës lidhur me “Kosovën e pavarur”, të cilat, në fund i pati nxjerrë në shesh lufta e drejtë çlirimtare kombëtare e antikoloniale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s kundër agresionit dhe gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën dhe shqiptarët.
    Mirëpo, edhe nga ky leksion politiko-diplomatik dhe ushtarak i UÇK-së dhe i NATO-s së drejtuar nga SHBA-të, që rezultoi në çlirimin e Kosovës nga ushtritë dhe policitë barbare të Serbisë, të drejtuara nga “mentori” i Serbisë së madhe, Sllobodan Milosheviç, politika e Rugovës nuk arriti që të zërë asgjë pozitive nga sfondi i diplomacisë dhe i politikës së jashtme të mirëfilltë. """

    ................


    Sa bukur shkruan doktor Hyseni.
    Sikur te mos dinim te verteten do ish vertet mendje -mbushese kjo frazeologjia e Doktor Hysenit..
    Sikur te kishin ndodhur ngjarjet ne koh te Bogdanit a Barletit do mjaftoheshim me konkluzionet e doktor historianit Hyseni..
    Ai harron se e verteta flet ndryshe dhe se kjo e vertete ndonse e dhimbshme eshte e fresket.

    Doktor Hyseni bashkon UCK (dhe kur ai Thekson tre germeshin UCK e ka fjalen per Shtabin Thaqisto-Limist-Jakupist me guzhinjer Demaco-Qose-Halitat) me NATON dhe Vepren e NATOS lehtesisht ja mbrapa ngjit vepres se UCK-se se Thaq Qoseve dhe kte "bashke-Veper" e quan "nxjerrje ne shesh te rruges se gabuar te RUGOVES.

    Ka dal Beg se ka hendeg.. Mos sharto aq lehte picin e m-utit te lepurit ne vithe te elefantit

    Doktor Mediu ..atje ku je..ngo e mos fol pallavra..

    Ajo "UCK" qe ti potencon e qe me te kupton Thaq-Halitat nuk mund te nxjerre ne shesh aspak gabimet e Rugovizmit.
    Rugovizmi ishte dhe eshte filozofija e REZISTENCES ne te gjitha frontet e asaj qe quhet Rezistence e nje Populli ndaj Okupatorit dhe ky RUGOVIZEM 13 vjecar krijoi mbi bazen e Filozofise RUGOVISTE dhe potencialet e mundshme te Rezistences qofte Shpirterore e qofte materiale..

    Ajo qe nxorri ne Shesh UCK e Thaqit..ishte nxjerrja ne sheshet e Stankovacit e KUKESIT e Laprakes e 2 milion Shqiptareve autoktone qe u perzune barbarisht prej ushtrise Serbe e cila gjeti tek Stili dhe metoda e strategjia e uck-izmit Thaqisto-Qosist.. ate cka i kish munguar prej dekadash... ate qe RUGOVIZMI me stoicizem e mbrojti e nuk ja fali SERBISE..pra preteksin per MASAKER.

    UCK e jote o doktor Mediu i Hysejnit te LPK-se .. i fali bujarisht Shtabit SERB nje "arsye" qe ne menyren me Komode te justifikohej ne Diplomacine boterore per ato "operacione thjesht policore lokale" qe po ndermerte Shteti Serb "paqesor" ndaj nje "Ushtrie te fuqishme Clirimtare me mbi 400 brigada" qe po "kercenonte " kinse integritetin e Jugosllavise.

    Kunder deshires se popullit qe te shpallet nje uck in ekzistente.. kunder cdo llogjike ushtarake .. kunder cdo konsultimi me institucionet e Kosoves te dala nga Populli doli kjo e ashtu quajtura "UCk e Madhe" e krijuar prej Fakseve te Pabesa te nisura nga shtepi azilantesh te llojit Melaim Zek e Bardhyl Mahmutve.. neper Europ e Rognera.. doli pra ky i arte e i pa zevendesueshem preteks qe aq bukur e shfrytezoi Shteti SERB e qe me ate preteks te bukur aq lehtesisht operoi ne diplomaci e propogande e mundi te mbuloje gjate ate cka vertete po i bente atij Populli ..pra te shpartalloje ne koh rekord nje Popull te tere e bashk me te dhe Rezistencen reale shumvjecare si dhe ato pergatitje modeste ushtarake te bera institucionalisht me parë.

    Kjo eshte "merita" e UCK-se se Thaqo-Qoseve..e uck-se se Fakseve e komunikatave..

    Mos e ngatrro djallezisht o Doktor demagog Vepren e NATOS me karikaturen Qosiste Demaciste te "luftes clirimtare"..

    NATO nuk u cua ne Kembe nen komanden e Fakseve te Melaim Zekave as te komunikatave Qyrez-iste e ROGNER-iste te Jakupit..

    Jo doktor jo...

    Mos i jep meritat bandes qe u tall me 3 milion Kosovaret e mjere..

    NATO u sensibilizua jo nga "trimerite" e Thaqit por nga EFEKTSHMERIA e Ushtrise serbe ne Genocidin alarmant para te cilit BOTA nuk mund te mbyllte syte..

    Pra NATO dhe nderhyrja e saje jane VONUAR nga uck-izmi megaloman i marksistave aventuriste te lpk-se se Rognerit e jane Shpejtuar ne ardhjen ne ndihme te Popullit te Kosoves nga shkalla e larte e egersise e barbarise te pa pare deri athere qe beri Sllobodani mbi Kosoven..

    Pra mos e perzi ***** me Mjaltin o doktor mashtrues..


    Ka nje Fakt qe i jep RUGOVES te drejte e qe i hedh POSHTE prallat tuaja Jakupi-ste Qosiste..

    Dhe shyqyr qe e kemi kte FAKT se kushedi ckishit Prallisur pafundesisht..


    ESHTE VOTIMI... VOTA e POPULLIT..

    POPULLI VOTOI RUGOVIZMIN e jo Qosizmin tuaj.. si para edhe mbas luftes.. pra para dhe mbas "nxjerrjes ne Shesh" nga Uck-a e Qoseve te Thaqit .. e "krimeve " te Rugoves..

    Thankju Popull i Kosoves...qe me Voten tende jeni OKSIGJENI i pazevendesueshem per te menduar drejt per te ardhmen e Kosoves ...

    Thankju ju njerez qe nuk u friksuat nga kallashet e Shikut te Sali Veseleve dhe sot kemi nje Shprese.. qe Kosoven ligjerisht ta drejtojne ATA qe POPULLI i do e jo ata qe e vrasin kte Popull pa meshire..jo ata qe e vrane dje indirekt me bajoneten Serbe.. e sot me Kallashet e Ningjave..te Sali Elshan- Toger- Veselave..


    Tung..

    Arb e drenic etj ..a fola mir a jo..??




    ....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po edhe sa tema te nevoiten per rugoviqin o brari?!
    Une nji tem per Fondin e Fatmirit e hapa e ma mbyllen keta zoterit e kesaj shtepije,ndersa ty te lejohet ti hapesh edhe nga 10 tema per rrugovanin.
    Zoti jau lashte ket manjak.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Eh, more Brari,

    Qarte shkruan...

    E verteta nuk eshte ndryshe, eshte pikerisht ashtu sic e shkruan.

    Te lumte per te gjitha shkrimet me ze kombetar qe poston.

    Mundohen kot me sa duket keta te gjore, mendojne se populli ate qe ka ndodh para 4-5 viteve e ka harruar. Jane shume gabim!

    Eshte bile detyre morale e secilit qe se paku Histroria me e re te ju tregohet gjeneratave te reja, ashtu sic vertete ishte.

    Ky Profesor Doktori si nuk ka turp te devijoj te verteten.

    Turp per te!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    "Pikërisht, si pasojë e kësaj diplomacie provinciale u bë edhe “dialogu” i Vjenës”, i cili menjëherë pas një jave dha “frytet pozitive konkrete” në “normalizimin” e marrëdhënieve serbo-shqiptare me arrestimin dhe burgosjen e gjeneralit Agim Çeku në aeroportin “Bërnik” të Lubjanës në Slloveni, më 22 tetor 2003 nga organet policore sllovene ( sipas fletë-arrestit të regjimit policor të Slobodan Milosheviçit (1992), arrest ky, i cili është edhe një argument më shumë, se me Serbinë nuk mund të ketë kurrfarë dialogu, as integrimi në asnjë “nivel” të brendshëm, as të jashtëm përderisa Kosova të mos pavarësohet definitivisht në kuptimin e subjektivitetit juridik ndërkombëtar.
    Edhe pse, sipas parashikimeve, dhe pas mbylljes së “dialogut” serbo-shqiptar të Vjenës, pothuajse të gjitha analizat dhe komentet e bëra lidhur me efektet negative të tij, megjithatë pala serbo-malazeze fitoi një plus të madh politik, sepse edhe në shkallë ndërkombëtare, në praninë e përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit për Kosovën, ia arriti që “dyshit politik” Rugova-Daci t’ia imponojë “axhendën politiko-teknike” të SMZ-së. Në bisedimet e ardhshme të grupeve punuese serbo-shqiptare në nivel ekspertësh për “standardet teknike”, pritet që politika e neokolonializmit të SMZ-së, të ushtrojë trysni të madhe ndaj bashkëbiseduesve shqiptarë, me qëllim që të eliminojë dhe komprometojë luftën e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, si dhe komandantët dhe gjeneralët e saj t’i nxjerrë para Gjykatës së Hagës, (duke tentuar që këta t’i barazojë me gjeneralët kriminelë serbë, Nebojsha Pavkoviq, Sreten Llukiq, Vladimir Llazareviq dhe Vlastimir Gjorgjeviq kundër të cilëve Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ka ngritur aktakuzën, për shkak se ata kanë kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë), në bazë të dëshmive dhe dosjeve të rrejshme e falsifikuese të “Ministrisë së Drejtësisë” së Vladan Batiqit, përkatësisht të Slobodan Milosheviçit, t’ia dorëzojnë Gjykatës së thekuar Ndërkombëtare të Hagës. Kjo de facto dhe de jure është simetria e “politikës demokratike” e Zoran Zhivkoviçit dhe e politikës së Milosheviçit ndaj normalizimit të marrëdhënive serbo-shqiptare. Ja, ky është vizioni “realpolitik” i “dialogut” të Vjenës, i cili pas katër vitesh të ngrirjes së marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, sërish hapi rrugën, me gjasë që në Kosovë, në emër të refugjatëve, dhe të mohimit të të drejtave dhe lirive të minoritetit serb, të rikthehen kolonialistët e vjetër, të cilët 100 vjet rrjesht e shfrytëzuan egërsisht, dhe më pas, më 1998-1999 ia vunë zjarrin Kosovës, në mënyrë që t’i shfarosnin shqiptarët nga vatrat e tyre."

    Shekulli
    ____________________________________________

    Komenti im:

    Shkrimi i zotit Hyseni, për mendimin tim, është më tepër realizëm sesa "demagogji".

    Një gjë tashmë dihet, sikur një e një që bëjnë dy, se VIP-at e politikës në Kosovë, për fat të keq, janë duke kaleruar në huqe inatesh individuale dhe harrojnë se momentalisht janë duke reprezentuar politikën kosovare. Më e keqja, që disa përpos që janë liderë partiak, në rend të parë janë në krye të institucioneve të Kosovës dhe po harrojnë se karrigen e presidencës, parlamentit , kryeministrisë, etj., nuk duhet konsideruar privilegj, por përgjegjësi.
    Në politikën kosovare duhet bërë një reformë , një reformë strategjie, përndryshe ka për të na përcjell thënia e Fatas Arapit se "në skenën tragjikomike të jetës shqiptare të paaftët sikur shfaqen prej lashtësie"

    qashtu....
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 01-11-2003 më 21:24

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshë, Malësi e Madhe, Shqipëri
    Postime
    41

    po...

    Që pra edhe një nga Mehdiu:

    Unë vetëm e di se termi "Shqipëria e Madhe" vërtetë përdoret me shumë qef vetëm nga serbët për të "friguar" bashkësinë kombëtare nga gjoja rreziku i terrorizmit shqiptar.
    Dihet se deri tani çdo shqiptar që ka qenë normal në rradake e ka dënuar përdorjen e këtij termi dhe asnjë shqiptar normal KURRË nuk e kishte përdorë këtë term sepse me të vetëm se çon ujë në mullirin serb...


    Prof.Dr.Mehdi Hyseni

    Simulimi politik i “Shqipërisë së madhe” nuk sjellë pavarësinë e Kosovës

    Që nga vitet e llahtarshme të sundimit dhe të institucionalizmit të terrorit gjenocid të regjimit çetniko-fashist serb të ish-presidentit Slobodan Millosheviq (1989-1999), kur shqiptarët dhe Kosova përpëliteshin për jetë a vdekje, Rugova, tre herë me radhë zgjedhet kryetar i Kosovës. Që atëherë, si pasojë e syndromit të politikës dështuese, të personifikuar me emrin e tij të ldk-së, populli i shtypur dhe i përvuajtur shqiptar i Kosovës e “ka marrë tatpjetën”, e vështirë e ka të rikëndellet shpirtërisht, politikisht dhe ekonomikisht derisa jeton dhe ushqehet në mënyrë të pakontrolluar me kultin e individit dhe me romantizmin politik të Ibrahim Rugovës.
    Pikërisht, këtë e ka vërtetuar edhe periudha sterile 13-vjeçare e “politikës” së Ibrahim Rugovës, i cili dy herë më parë (domethënë para çlirimit të Kosovës nga UCK-ja dhe NATO-ja) ishte kryetar i Republikës së Kosovës, e cila kurrënjëherë s’u jetësuar, por u shkri si fluska e sapunit ( së fundi, këtë e vërtetoi edhe nënshkrimi i tij kapitullues me ngjyrë të kuqe para ish-kryeadministratorit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, më 1999), apo si thonë popullorqe, u shkri si “bora e parvjetit”, sepse nuk kishte as kryetar, as kuvend, as qeveri, as ushtri e as polici të mirëfilltë. De facto as de jure ajo nuk kishte kurrfarë strukture shtetërore (edhe pse Kosova ishte shpallur republikë sipas Kushtetutës së Kaçanikut, më 7.09.1990. Mirëpo, ajo Kushtetutë asnjëherë nuk është zbatuar në praktikë nga të ashtuquajturit kryetari dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi), por ishte një ngrehinë politike partiake e Ibrahim Rugovës dhe e Bujar Bukoshit ( i cili, ky i fundit, hiq më pak se 10 vjet ishte kryetar i Qeverisë së improvizuar të Kosovës në ekzil), e jo kursesi e Kosovës, sepse vetëm ai dhe Bujar Bukoshi, e kapitalizuan për qëllime dhe interesa të politikës së tyre personale, grupore dhe partiake, e jo për ineteresa të përgjithshme kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.
    Mirëpo, këtu nuk kemi për objekt shqyrtimi të gjithë minusat e politikës dështuese të Ibrahim Rugovës dhe të Bujar Bukoshit, sepse për këtë nuk do të mjaftonin as tërë faqet e gazetave shqiptare (sepse për të vlerësuar “thesarin politik” të këtij dyshi politik, nevojiten studime të veçanta nga antropologët, sociologët, historianët, politikologët dhe diplomatët shqiptarë), por do të përqëndrohemi vetëm në MINUSIN e tij MË TË MADH POLITIK, të cilin e kishte deklaruar më 29.09.003 për gazetën gjermane “Suddeutsche Zeitung”, duke nënvizuar se “Vonesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Bashkësisë Ndërkom-bëtare do t’u shkojë për shtat ekstremistëve që dëshirojnë Shqipërinë e Madhe” (Cituar sipas “Ballkanweb”, më 29.09.2003). Ky “konkludim politik” i kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova përkon me përmbajtjen e tezës falsifikuese-atribuese historiko-politike të të gjitha regjimeve çetniko-nacionaliste e shoviniste serbomëdha, dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se: “shqiptarët janë kriminelë, ekstremistë e terroristë, të cilët duan ta copëtojnë Serbinë etnike për ta formuar Shqipërinë e Madhe”. Simetria e kësaj teze të ndërruar dhe të konstrukatuar nga ana e pseudoshkencës, e pseudopolitikës, e Kishës Ortodokse Serbe dhe, së fundi edhe nga ana e Ibrahim Rugovës, mund të jetë e kapshme, e kuptueshme dhe me bazë vetëm për “kokën politike” të Kosovës (e cila momentalisht nuk është as republikë, as krahinë, domethënë pushtet i paemërtuar dhe i zhveshur nga atributi i shtetësisë), e jo as për historinë, as për shkencën, as për politikën shqiptare, e as për diplomacinë e bashkësisë ndërkombëtare.
    Nocioni “Shqipëria e Madhe”, nuk është i njohur as në rrjedhat historike shkencore, as në politikën dhe traditën e derisotme të shtetit shqiptar. Ky është një falsifikat origjinal , i shpikur nga kuazishkenca dhe politika antishqiptare serbomadhe, si dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, me qëllim të parë dhe të fundit, që para bashkësisë ndërkombëtare dhe, opnionit publik serbomalazez, të mbrohet teza mesjetare serbobizantine dhe çetniko-fashiste: “Velika Srbija”. Kjo është esenca e përmbajtjes së gjithanshme e “Shqipërisë së Madhe” dhe e “ekstremizmit shqiptar”, të konstruktuar nga vetë ideologët dhe projektuesit “Velika Serbija-Serbija e Madhe”, dhe tani e konsumuar në mënyrë të pavetëdijshme (kinse për simulime e sondazhe politike e diplomatike) edhe nga ana e kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Mirëpo, kjo në thelb është vetëm një parullë boshe apolitike, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë pozitivisht (as para opinionit publik të brendshëm, as para atij ndërkombëtar), që Kosova të braktisë kënetën moçalike të kolonializmit dhe të imperializmit serbomadh. Përkundrazi, simulimi apropagandistik dhe apolitik i provokimit të “ekstremizmit shqiptar” dhe i “Shqipërisë së Madhe” nga ana e Ibrahim Rugovës, sheshit e favorizon poltikën e kontinuitetit tësistemit të sundimit kolonial serbomalazez mbi Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, e jo, assesi përshpejtimin e shkëputjes dhe mëvetësimit tyre nga kthetrat e përgjakshme shekullore kolonialiste të Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe të “partnerëve” të tyre sllavë-Greqisë dhe IRJM-së.
    Pse serbomëdhenjtë me shekuj kanë bërë eksperiment me të vërtetën historiko-politike e kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kjo, aspak nuk është e çuditshme, sepse përvoja jetësore gjithmonë ka dëshmuar se “sulmi është mbrojtja më e mirë”. Në saje të kësaj “devize politike” gjenocidale antishiptare, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, edhe e kanë copëtuar dhe kolonizuar mbi 50% të territorit të Shqipërisë Etnike, e cila edhe sot është pronë e tyre e paligjshme. Mirëpo, në vazhdimësinë historike, duke pasur këtë “mizë pas veshi” pseudoshkenca dhe politika imperialiste e Serbisë dhe e Malit të Zi, gjithmonë i kanë sulmuar shqiptarët si “ kriminelë, irredentistë, separatistë dhe ekstremistë”, duke i akuzuar pa asnjë argument të vlefshëm, me qëllim që të murkullohej çdo përpjekje dhe tendencë për hapjen e “Kutisë së Pandorës” së kolonializmit serbomadh mbi Kosovën, përkatësisht Shqipërinë Etnike.
    Ia vlen të theksojmë faktin se, politika e gjenocidit kolonial dhe e hegjemonizmit serbomadh e të gjitha regjimeve të derisotme të Beogradit, ka qenë e suksesshme në ndërrimin dhe sofistikimin e tezave mbi historinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Më saktësisht, deri më 1999 (kur UÇK-ja me aleatët e saj NATO-n dhe me SHBA-të, e çliroi Kosovën nga kama nazi-çetniko-fashiste e Serbisë militariste), Serbia e Madhe ishte “autori i vërtetë”, e cila e shkroi historinë e falsifikuar mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike. Mirëpo, që nga shkëputja e Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi (qershor 1999), si rrjedhojë e luftës çlirimtare kombëtare antikoloniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të ndërhyrjes luftarake të NATO-s kundër hordhive çetniko-fashiste dhe militariste të Serbisë, tanimë janë çierrur botërisht të gjitha maskat e historiografisë falsifikatore dhe të politikës kolonialiste të Serbisë së Madhe.
    Tanimë, Amerika dhe aletatët e saj më besnikë dhe konzistentë janë bindur se teza “Velika Srbija” nuk mund të zëvendësohet, as të mbrohet me atë “Velika Albanija”, sipas së cilës shqiptarët edhe në shekullin 21, duhet të heshtin statusin e robërisë së tyre koloniale nën Serbi dhe Mal të Zi. Ky është qëllimi kryesor, pse edhe sot historia, kisha dhe politika e Unionit të Serbisë+Mali i Zi (të stimuluara direkt dhe indirekt nga aleatët e tyre tradicionalë) e gjykojnë “terrorizmin” dhe “ekstremizmin” e shpifur dhe të atribuar shqiptarëve, në mënyrë që, t’i detyrojnë shqiptarët, që të heqin dorë nga politika dhe përpjekjet e tyre për çlirimin antikolonial të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, e jo të “Shqipërisë së Madhe”, e cila është pjellë e shëmtuar dhe shpikuar nga “strategët” ushtarako-politikë e kishtarë të programit “Velika Srbija”.
    Përderisa politika pushtuese kolonialiste serbomadhe dhe politika nënshtruse-kapitulluese e kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova nuk e kuptojnë qartë, se shqiptarët kurrnjëherë gjatë historisë së tyre, e as sot nuk po luftojnë për ndonjë “Shqipëri të madhe”=Velika Serbi, por vetëm për çlirimin dhe ribashkimin definitiv të çdo pëllëmbe të kolonizuar të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike. Kjo luftë politike shqiptare nuk mund të quhet “ekstremizëm” dhe “terrorizëm”, siç po mundohet t’ua qepë shqiptarëve “teknologjia demokratike” e makinerisë propagandistike të Unionit Serbomalazez dhe mbeturinat e kollaboracionizmit panosllav, sepse, në të vertetë, kriminelë, fashistë, terroristët dhe ekstremistë janë vetë çetnikët serbomëdhnj, të cilët si të tillë, edhe u dëshmuan dhe u legjitimuan para bashkësisë ndërkombëtare, me agresionet luftarake dhe me hollokaustin serbomadh mbi shqiptarët dhe Kosovën (1989-1999); mbi Kroacinë dhe mbi Bosnjën (1990-1995).
    Prandaj, ka ardhur koha e fundit që, edhe “pedagogjia” dhe “metodika” e politikës dështuese e kryetarit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ta kuptojë drejt një herë e për gjithmonë, se asnjë politikë shqiptare në hapësirat e Shqipërisë Etnike, nuk ka dëshmuar as teorikisht, as praktikisht, e as me ndonjë projekt të caktuar stgratgjik nacional (sikurse Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe me programet dhe me memorandumet e saj nacionale antishqiptare) se angazhohet për copëtimin dhe pushtimin e territorit etnik të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të IRJM-së, por është në funksion të pavarësimit dhe të rikthimit të territoreve të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, të aneksuara që nga viti 1912 nga shtetet e theksuara koloniaste serbosllave. Duhet të pajtohet politika falimentuese e dr. Ibrahim Rugovës, dhe e partizanëve të saj të brendshëm dhe të jashtëm, se Shqipëria Etnike nuk është kurrfarë miti, kurrfarë “Shqipërie e Madhe”, por është realitet historik, politik dhe kombëtar, që dëshmon gjenealogjinë e saj brenda kufijve territorialë indigjinë të etnisë më të lashtë shqiptare në Ballkan, përkatësisht në Evropë. Kjo gjendje faktike është konstatuar dhe vërtetuar edhe nga lufta çlirimtare antikoloniale të UÇK-së (1998-1999) kundër agresionit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën, i cili është zhvilluar dhe dekretuar nga ish-presidenti i Serbisë, përkatësisht i “RFJ-së” (Serbia+Mali i Zi), Slobodan Milosheviq, i cili, tanimë edhe para Tribunalit të Hagës po orvatet, që t’i “justifikojë” ato krime antinjerëzore, të kryera me paramendim mbi bazën e urrjetjes nacionale dhe të aparteidit kundër shqiptarëve në Kosovë, duke i konsideruar si “veprime të drejta, atdhetare patriotike serbe”, të cilat sipas logjikës psikopatalogjike të politikës së tij pushtuese e gjenocidale kundër shqiptarëve kanë qenë në funksion të “shpëtimit të Kosovës serbe” nga “ekstremistët” dhe “terroristët” e “Shqipërisë së Madhe” të Ibrahim Rugovës!?
    S’ka dyshim se, politika e çekuilibruar e kryetarit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, e cila tërthorazi qe 13 vjet të brishta është dekor i tërthortë i politikës shtypëse kolonialiste të Beogradit, në asnjë mënyrë nuk mund të sjellë pavarësinë e Kosovës, duke simuluar dhe sfiduar profkat e metodologjisë së luftës speciale subversive serbe: “Shqipëria e Madhe”, “ekstremizmi” dhe “terrorizmi” shqiptar”. Në këtë mënyrë, nuk ekzison asnjë gjasë minimale, që “diplomacia” e Ibrahim Rugovës ta çojë Kosovën drejt pavarësisë së saj, sepse indirekt është në funksion të mbrojtjes së politikës kolonialste të Serbisë së madhe mbi Kosovën, përkatësisht Shqipërinë Etnike. Për më tepër, “sondazhi më i ri politik ” i dr. Rugovës me “ekstremizmin shqiptar” dhe me “Shqipërinë e Madhe”, paraqet rrezikun potencial të polarizimit të subjekteve politike shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Kjo, filozofi e politikës së papeshuar e Rugovës ( e ndikuar nga prirjet e pansllavizmit kolonial mbi Kosovën dhe shqiptarët), nuk kërkon kurrfarë sqarimi të thellë të filosofisë politike ose të historisë kombëtare, sepse po të paraqiste kjo ndonjë “rrezik” për sundimin dhe ardhmërinë e sistemit kolonial të Serbisë mbi Kosovën dhe shqiptarët, qëmoti Rugova, do të ishte linçuar barbarisht sikurse ish-nënkryetari i ldk-së, prof.Akademik Fehmi Agani dhe avokati i njohur shqiptar, Bajram Kelmendi me të dy djemtë e tij, si dhe shumë martirë të tjerë shqiptarë nga bandat kriminale paramilitare çetniko-fashiste të regjimit inkuizitor serbomadh të Slobodan Milosheviqit.

    --------------
    Autori është bashkëpunëtor shkencor i “American Diplomacy”, SHBA

  6. #6

    Kosova Midis «përplasjes» Së Decentralistëve Shqiptarë Dhe Kolonialistëve Serbomëdhe

    Sipas draftit decentralist (të tipit esadist dhe zogist) pakicës serbe dhe Serbisë i rikthehet vetëm një pjesë e territorit të Kosovës, e banuar me kolonistët serbë dhe me kishat e manastiret serbe, të cilat sipas «ligjeve ndërkombëtare», do të jenë nën mbrojtjen e përhershme të bashkësisë ndërkombëtare, sipas « parimit ekstraterritorial»(!)
    KURSE:

    Sipas draftit kolonialist srbomadh (te tipit garashanin, pashiq, milosheviq, koshtunica, tadiq, nikoliq, drashkoviq, rashkoviq, artmeije...etj., «Kosova duhet të rikthehet nën Serbi dhe serbët në Kosovë»(!)

    Për shkak se këto dy drafte përafërisht janë simetrike, fitorja e «lojës politike» në Vjenë, kursesi nuk mund të jetë në favor të pavarësisë së Kosovës shqiptare, por vetëm në favor të «ekipit të lojëtarëve» decentralistë shqiptarë dhe të atyre kolonialistë serbomëdhenj. Kjo është arsyeja kryesore pse «shuttle diplomacy» e Vjenës (pavarësisht nga numrat e saj vijues) nuk mund të quhet historike, sepse në «themelet» e saj, së pari, po hudhen gurë të mëdhenj për copëtimin e territorit shqiptar të Kosovës.

    Me gjithë kërcënimet e politikës dhe të propagandës zyrtare së Beogradit zyrtar për një luftë të re me shqiptarët në Ballkan,( nëse Kosovës i njihet statusi pavarësisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare), është e domosdoshme dhe, në interes të përbashkët që Amerika, OKB-ja dhe BE-ja të marrin vendim unanim, që Serbinë «ta disiplinojnë» me sanksione përkatëse sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, të cilat kolonializimin e cilësojnë si krim ndërkombëtar.


    Siç është bërë e njohur për opinionin publik, rundi i dytë i bisedimeve serbo-shqiptare për decentralizimin e Kosovës, do bëhet më 17 mars 2006 në Vjenë. Mirëpo, shikuar realisht, ky “session” dialogues midis pales shqiptare dhe serbe, i plotëson të gjitha kushtet parashikuese të dështimit. Me gjithë dëshirën e flakët të “triumfuesve” të palës shqiptare, që të vazhdojnë pjesën e dytë të lojës paraprake “Vjena 1”, sipas prognozës së “motit diplomatik”, të parashikuar nga Kuvendi dhe Qeveria e Serbisë, më 27 shkurt 2006, takimi i ardhshëm “Vjena2”, jo që është i gjykuar të dështojë, por edhe mund të anulohet fare, për shkak se pala shqiptare pas takimit të parë “Vjena1”, me t’u kthyer në Prishtinë kishte deklaruar rrjeshëm “rezultatin e fitores 1:0”kundër palës serbe. Për këtë shpifje politiko-propagandistike nga ana grupit negociues shqiptar, serbomëdhenjtë e Beogradit zyrtar kanë arsye të indinjohen, sepse në takimin “Vjena1” nuk është zhvilluar kurrfarë “loje ndërkombëtare” për statusin politik të Kosovës, por vetëm janë lexuar dy “drafte të ndryshme” se si të zbatohet në praktikë decentralizimi, përkatësisht copëtimi i territorit të Kosovës në zonat autonome politike dhe administrative të minoritetit serb. Kjo ishte “fitorja” e grupit delegues shqiptar nga Prishtina në rundin e parë të takimit me palën serbe në Vjenë, më 20 dhe 21 shkurt 2006(!?) – Zyrtarizimi ndërkombëtar i copëtimit të territorit të Kosovës. Mirëpo, me gjithë këtë koncesion kapital në favor të politikës dhe të sovranitetit shtetëror kolonialist të Serbisë së Madhe, qeveria, as kuvendi i Serbisë nuk janë rënë në dakord me draftin copëtues të palës shqiptare ngaqë ai parashikon vetëm një pjesë të territorit të Kosovës (me gjysmën e Mitrovicës tanimë të copëtuar këtu e shtatë vjet më parë) e jo krejt tërësinë e tij. Në këtë pikëvështrim, edhe qëndron gabimi i politikës zyrtare të Prishtinës, sepse në asnjë mënyrë nuk ka guxuar që vetes t’ia japë atë të drejtë jolegale, që të hartojë “drafte pilotizuese”, përkatësisht kapitulluese për decentralzimin-copëtimin e territorit të Kosovës, pa e marrë pëlqimin e popullit shqiptar ( mbi 90%) të Kosovës.

    Duke qenë se kasta politike shqiptare e Kosovës ka qenë në dijeni se Serbia edhe pas përmbysjes nga pushteti të kriminelit Slobodan Milosheviq, në thelb ka ngelur e pandryshuar sa iu për ket pretendimeve të saj territoriale ndaj Kosovës, si dhe pjesëve të tjera të saj lindore siç janë: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Prandaj, edhe nuk ka pasur, as nuk ka asnjë arsye të vlefshme, që të hartojë drafte copëtuese për territorin e Kosovës, si “kushte standardizuese” të diplomacisë tregtare evro-ndërkombëtare për t’i kënaqur ambiciet e minoritetit serb me të drejtën e vetëvendosjes së brendshme sipas së drejtës ndërkombëtare, gjë realizimi i një të drejte të këtillë në favor të palës serbe, do të ishte në kolizion të plotë me të drejtën e vetëvendosjes së jashtme të shumicës dërrmuese shqiptare (mbi 90%).


    Se politika strategjike e Serbisë së Slobodan Milosheviqit nuk ka ndryshuar ndaj Kosovës si koloni të saj, as me ardhjen e pasardhësve të tij “demokratë”, provon sheshit edhe ky vednim unanim i përfaqësuesve të Kuvendit të Republikës së Serbise ,
    bërë, më 27.02.2006) pas dëgjimit të raportit të grupit negociues të qeverisë serbe për bisedimet me palën shqiptare në Vjenë, më 20 dhe 21 shkurt 2006):” Kuvendi i Popullor i Serbisë ka vendosur unanim që Kosova të mbetet nën Serbi dhe serbët në Kosovë”(Politika,28.02.2006). Ja, pra, shumë thjesht, pa spekulime të filozofisë politike të “drafteve piloteske” të palës shqiptare, se me “decentralizimin” e Kosovës, do të fitojë vetëm serbët dhe Serbia e jo as shqiptarët e as Kosova, ashtu siç kanë deklaruar disa nga decentralistët e delegacionit të Kosovës në “përplasjen” e tyre të parë me kolonialistët serbomëdhenj në Vjenë, më 20-21 shkurt 2006.

    Tandemi Tadiq-Koshtunica sikurse Milosheviq-Sheshel(!)

    «Eilta politike» e decentralistëve të palës shqiptare nuk duhet festojë para kohe «suksesin» e saj me palën kundërshtare kolonialiste serbe, sepse ende « e ka dardha bishtin» si thotë një fjalë e urtë e popullit. Për çfarë «fitore» mund të pohojë pala negociuese shqiptare, kur në takimin e parë në Vjenë, nuk është marrë kurrfarë vendimi, as nuk është nënshkruar asnjë traktat dypalësh a shumëpalësh me karakter ndërkombëtar në favor të pavarësimit të Kosovës, kur tanimë, tërë bota e mori vesh se aty është biseduar vetëm për dy «drafte piloteske» gati simetrike për decentralizimin-copëtimin e Kosovës. Si rrjedhim, në këtë kontekst nuk mund të operohet me nocionin «fitore ose avantazh politik» i asnjërës palë ngase ai fare edhe nuk ka ardhur në shprehje, për shkak të anashkalimit me qëllim të objektit parësor të bisedimeve-statusit politik të Kosovës, por janë shkëmbyerë «variante me shkrim» të dy platformave të huaja se si të gjenden modalitet më të përshtatshme «demokratiko-juridike» për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së brendshme të pakicës serbe në Kosovën shqiptare.

    Duke qenë se takimi i parë i Vjenës nuk dha asnjë rezultat konkret politik për Kosovën, por më tepër kishte karakter «të njohjes» dhe të duarshtrëngimit të dy palëve në konflikt para kamerave të fotoreporterëve të masmediave ndërkombëtare, parapëlqehet që për hir të mbrojtjes së interesave vitale të Kosovës shqiptare, të mos kontaktohet mëtej me palën serbe, sepse edhe nuk ka se çfarë të bisedojë, duke qenë se Kuvendi i Serbisë, më 27.02.2006, deklaroi botërisht se në takimin e ardhshëm, delegacioni negociues serb, që do të mbahet në Vjenë, më 17 Mars 2006, është ngarkuar me këto dy detyra kryesore: « Ngelja e Kosovës nën Serbi dhe e popullit serb në Kosovë. Serbia është për marrëveshje, për zgjidhje të drejtë, por vetëm një nuk mund, dhe, as që guxojmë ta lejojmë që brenda kufijve të shtetit tonë, të krijohet një shtet tjeter, i cili do ta copëtonte territorin dhe identitetin tonë...»Ja, ky është «vizioni i moderuar» i premierit serbomadh, Vojislav Koshtunica, i cili është i barasvlershëm me konceptin strategjik të politikës pushtuese kolonialiste dhe gjenocidale të ish-kryetarit (kryekriminelit) të Serbisë, Slobodan Milosheviq. Edhe V.Koshtunica dhe Boris Tadiq (kryetar aktual i Serbisë) pajtohen me çdo»zgjidhje tjetër të drejtë» me palën shqiptare, por vetëm nën kthetrat e politikës dhe të sovranitetit të deritashëm kolonial dhe imperialist serbomadh. Me një fjalë, sipas këtyre deklaratave antishqiptare të tandemit të «moderuar-demokrat» Tadiq-Koshtunica, Serbia është e prerë në vendimet e saj politike, se nuk është e gatshme për asnjë kompromis politik me palën shqiptare, e cila është treguar «zemërgjerë» dhe «largpamëse» që, pa e konsultuar fare bazën-popullin shqiptar, është deklaruar para Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, se ka pranuar të fillojë me zbatimin e «decentralzimit» në favor të serbizimit kolonial të Kosovës (!)

    Ky është edhe një argument më shumë, që pala shqiptare të braktisë sa më parë «shuttle diplomacy» me grupet negociuese serbe qoftë në Vjenë apo dikund tjetër, sepse ato në fokus të bisedimeve kanë marrjen në mbrojtje të minoritetit serb në Kosovë, duke i garantuar autonomi politike dhe territoriale të plotë në kurriz të Kosovës dhe të shqiptarëve. Këtë konstatim tonin e fuqizon edhe kjo deklaratë zyratre e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq (të paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, më 27.02.06: «- Unë, nuk do ta nënshkruj kurrë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk më shkon ndërmendë, dhe jam i sigurt që këtë nuk do ta bëjë asnjë politikan në Serbi...detyra jonë është që të ushtrojmë trysni në anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke ritheksuar se interesi i Serbisë njëherit është edhe interesi i tyre.»(GJ.,27.02.2006)(!?)

    Çfarë hipokrizie politike është kjo strategji e kolonializmit të vjetër serbomadh me «demokratët e moderuar» (tandemi: Tadiq-Koshtunica, kryeudhëheqësit më të lartë të Serbisë)?! – Në njërën kanë pranuar të hyjnë dialog me palën shqiptare (sa për të harexhuar kohën për të zvarritur në maksimum zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës), kurse në anën tjetër, nxjerrin rezoluta, vendime e plane qeveritare, të cilat i ka miratuar edhe Kuvendi i Serbisë, se nuk mund të ketë kurrfarë dialogimi me palën shqiptare për statusin e pavarësisë së Kosovës?! – Andaj, shtrohet pyetja për decentralistët e palës shqiptare, pse janë «lodhur aq shumë» në përpilimin e atyre «pilot drafteve» për copëtimin e territorit të Kosovës (së pari, anasjelltas dhe mbrapsht në dobi të interesit kolonial të minoritetit serb) para se Kosovës t'i njihej subjektiviteti juridik ndërkombëtar si shtet i pavarur dhe sovran), kur Serbia kolonialiste nuk është e kënaqur me atë «përqindje të vogël» të copëtimit të territorit të Kosovës sipas « standardit ndërkombëtar», të quajtur decentralizim, substitut ky « më i butë» i nocionit copëtim. Përdorimi i këtij termi na kujton këtë analogji të nocionit : «konflikt i armatosur» në vend të «agresion luftarak», të sanksionuar në «terminologjinë reformuese» të vokabularit diplomatik të Kombeve të Bashkuara.

    Sa do që të shërbehemi me nocione eufemistike, diplomatike etj., për të arritur në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare (siç është edhe problemi kolonial i Kosovës, e jo problemi minoritar serb në Kosovë, sepse ai nuk figuron si i tillë, por këtë e kanë shpifur dhe inskenuar politika e Beogradit zyrtar dhe politika e Kishës Ortodokse Serbe, me qëllim që ta përvetësojë Amerikën, OKB-në, BE-në etj. në favor të mbështetjes së kolonializmit 100-vjeçar serb mbi Kosovën dhe shqiptarët), pa njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së jashtme të Kosovës, Ballkani dhe Evropa, do të jenë një hap më afër drejt shpërthimit të një lufte të re me dimensione jo vetëm ballkaniko-evropiane, por edhe në kuptim më të gjerë ndërkombëtar.

    Fundja, Serbia si shetet kolonial nuk ka edhe pse të «konsultohet» nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, do të dialogojë apo jo me palën shqiptare, sepse Kosova ligjërisht kurrë nuk ka qenë territor i Serbisë, por i Shqipërisë Etnike. Prandaj, në këtë vështrim as politika shqiptare e asaj ndërkombëtare nuk kanë asnjë arsye racionale që të «marrin pëlqimin» nga Serbia se pajtohet apo jo me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për më tepër pala shqiptare, duhet të ridefinojë konceptin strategjik të politikës së saj të deritashme ndaj Serbisë, s'ka asnjë dialog me të(në asnjë nivel), pa njohen e pavarësisë së Kosovaës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Ndryshe, do të mban përgjegjësi për pasojat dhe rreziqet, që do të rezultojnë nga «takmiet decentralizuese» të panevojshme të Vjenës1 apo të Vjenës2 etj.

    BAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr. Mehdi HYSENI

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Për Ariani TB,

    I nderuari Arian tani ke paraqitur shkrim të nivelit shkencor.Jo vetëm ti por cilido çoftë nga anëtarët e forumit i cili paraqet shkrime me përmbajtje shkencore për mendimin tim i njejti kontribuon drejpërsëdrejti në çështjen kombëtare sepse shkrimet shkencore ngrisin vetëdijën kombëtare dhe vetëdijën shtetërore pa të cilat nuk mund të ketë as komb e as shtet.Dhe në fund si ty si si të gjithë të tjerëve që bëjnë postime të ngjajshme u them iu lumt dhe aferim.Pallavrat e kopallat na kan ardhur në majën e hundës andaj postimeve të niveleve të tilla u duhet lëshuar rrugën,e sidomos si të rof.Dr.Mehdi Hyseni

  8. #8

    Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike

    TEZA E NDËRRUAR “KOMPROMISI I MADH-FISINIK” ANTIBASHKIM I SHQIPËRISË ETNIKE PËR “ ALTARIN E EVROPËS” E ISMAIL KADARES, NUK ËSHTË AKT, AS VENDIM I MIRATUAR HISTORIK, AS I LEGALIZUAR I SHQIPTARËVE TË KOSOVËS, AS TË SHQIPËRISË ETNIKE, POR ËSHTË OPINION PERSONAL I TIJ, QË BIE NDESH ME AMANETIN HISTORIK TË BABALLARËVE TANË TË SHQIPËRISË ETNIKE, TË CILËT NA E KANË LËNË TË PAVDEKSHËM KËTË AMANET: “ NJËSIMI N, TËRËSINË DHE PAVARËSINË E SHQIPËRISË ETNIKE, TRI SENDE KËTO, QË PO I KËRKOJMË EDHE NE SOT. NE NUK PO LYPIM KURRGJË QË NUK ËSHTË E SHQIPTARËVE…NE PO LYPIM KTHIMIN E TOKAVE QË NA JANË GRABITUR NGA KONGRESI I BERLINIT(1878) DHE NGA KONFERENCA E LONDRËS(1913)… NE PO LYPIM PAVARËSINË E TËRËSINË E T0KAVE TË SHQIPËRISË ETNIKE DHE NJOHJNE E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE PËR BASHKIM.” (Të Drejtat e Shqipërisë Etnike, 2001, f.196-197). Duke marrë për bazë këtë AMANET TË SHENJTË KOMBËTAR ATDHETAR E PATRIOTIK TË BABALLARËVE TANË, KËSHTU KANË VEPRUAR DHE KONTRIBUAR EDHE MENDJENDRITURIT ATDHETARË E PATRIOTË TË PENËS DHE TË PUSHKËS, SIÇ JANË : ABDYL, SAMI E NAIM FRASHËRI, VASO PASHË SHKODRANI, AT GJERGJ FISHTA, ISMAIL QEMALI, HASAN PRISHTINA, ISA BOLETINI, AZEM BEJTA…, ADEM, HAMZË E SHABAN JASHARI ETJ. RRUGA DHE VEPRA E TYRE E NDRITSHME PATRIOTIKE ATDHETARE ISHTE DREJTË DHE E JUSTIFIKUESHME SI NDAJ STËRGJYSHËRËVE TË TYRE, SI NDAJ RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, ASHTU EDHE NDAJ BERZAVE TË RINJ, TË CILËT E KANË DETYRË MBI DETYRA QË ME DEVOTSHMËRI TA NDEJKIN ATË RRUGË TË DREJTË DHE TË SHENJTË TË BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR, SEPSE NUK KA ALTERNATIVË TJETËR VEÇ RRUGËS SË GABUAR QË QUHET ANTIBASHKIM I “BABOMANISË”. MIRËPO, NË ÇDO ASPEKT (HISTORIK, KOMBËTAR, NDËRKOMBËTAR DHE SHTETËROR) ANTIBASHKIMI ËSHTË RRUGA FATALE PËR SHQIPTARËT DHE PËR SHQIPËRINË ETNIKE, SEPSE NUK PËRPUTHET ME INTERESAT JETIKE TË KOMBIT DHE TË SHTETIT ETNIK SHQIPTAR. JUSTIFIKIMI I ARGUMENTUAR MORAL (por jo “moral i dyfishtë”, siç ka nënvizuar pa të drejtë, I. Kadare) E SHKENCOR: “ BABALLARËT TANË, SHQIPTARËT E KATËR (4) VILAJETEVE TË KOSOVËS, TË SHKODRËS, TË JANINËS E TË MANASTIRIT KANË LYPUR DHE KANË LUFTUAR PËR PAVARËSI E TËRËSI JO TË KATUNDIT, TË FISIT, TË KRAHINËS, POR PËR PAVARËSI E TËRËSI TË TOKAVE TË MBARË SHQIPËRISË SË KATËR VILAJETEVE, TË MBARË SHQIPËRISË ETNIKE, PËR LIRI DHE PAVARËSI TË GJITHË SHQIPTARËVE, PA DALLIM FEJE, FISI E KRAHINE.” (Po aty, f.184).


    Sa më sipër, propagandimi dhe justifikimi për qëllime të ulta subjective personale a grupore të ANTIBASHKIMIT si antitezë vrastare e RIBASHKIMIT në esenecë përbën dhe, njëkohësisht riaktualizon “vijën e demarkacionit që ndante dhe, përherë ndanë patriotët nga renegatët, parimorët nga oportunistët, militantët nga indiferentët.” ( Çështje të pavarësisë shqiptare, 1997, f.39).


    - Askush nuk e gëzon atë të drejtë, që t’ia atribuojë ose t’ia imponojë “tekat e tij” personale dhe arbitrare popullit shqiptar të Shqipërisë Etnike kinëse për rujatjen a për “puthjen demokratike” të ndonjë “altari të Evropës” (për t’ua bërë qejfin diplomacisë së dikurshme kolonialiste (sot,demokratike- integruese) evropiane, e cila, edhe sot (në fillimshekullin XXI) vetëm popullin shqiptar në Ballkan e mban “peng” të kolonializmit dhe të gjenocidit serbo-sllav, që nga viti 1878?!


    - Vallë, për këtë “ALTAR TË EVROPËS”, shqiptarët, duhet të detyrohen që edhe në shekullin XXI, të “abstenojnë” nga e drejta e tyre historike dhe legjitime e shkolonizimit, e drejtë kjo që nënkupton vetëvendosjen, pavarësimin dhe ribashkimin e tërësishëm të shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar, ashtu siç është rasti me krijimin dhe me ekzistimin e shteteve të tjera nacionale të popujve të tjerë në Ballkan.

    - Vërtet, nëse shqiptarët duan ta prekin sa më parë të jetë e mundur “altarin” civilizues, demokratik dhe integrues të Evropës, ata së pari, edhe me ndihmën e saj, duhet të çlirohen nga zixhirët e robërisë kolonialiste shekullore serbosllave, duke fituar lirinë, pavarësinë dhe ribashkimin e tyre në kuadrin e ALTARIT GJITHËKOMBËTAR TË RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, e pastaj të zënë “ngjitjen e shkallëve” drejt “altarit të Evropës”. Ndryshe, nëse shqiptarët përfillin tezën antibashkim, të proklamuar nga Ismail Kadare, ata kurrë nuk do ta kenë fatin që ta prekin a ta puthin ndonjë “altar” të ëndërruar qoftë në kuptimin e ngushtë(gjithënacional), qoftë në kuptimin e gjerë (evro-ndërkombëtar).

    - Ndryshe nga teza antibashkim e Ismail Kadares, unë konsideroj se interesi nacional i ribashkimit gjithëshqiptar në Ballkan, duhet të jetë i pranishëm në të gjitha agjendat dhe skemat e negociatave ballkaniko-evropiano-ndërkombëtare. Kjo është domosdoshmëri dhe detyrë parësore e diplomacisë dhe e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, si dhe të të gjithë shqiptarëve. Në favor të idesë dhe të konceptit të lirisë, vetëvendojes, të pavarësisë dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, do t’ia rikujtojë Ismail Kadares këta dy shembuj karakteristikë nga historia e diplomacisë amerikane: - I pari, “ Të gjitha kombet dhe të gjithë popujt janë të lirë të vetëqeverisin siç u pëlqen atyre...”. Kështu ka deklaruar zyrtarisht ish-presidenti amerikan, Hari Truman me rastin e inaugruimit të tij, më 20 janar 1947.(Citat i cituar në “Diplomacia” të autorit Henry Kissinger, 1999, f.621; - I dyti, gjithashtu, sipas deklaratës inaugurese të ish-presidentit amerikan Xhon F. Kenedi ( 20 Janar 1961):” Le ta dijë çdo vend, që na do të mirën apo të keqen, se ne do të bëjmë çdo sakrificë, do të mbajmë çdo barrë, do të përballojmë çdo vështirësi, do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar ekzisetncën dhe fitoren e lirisë.” (Henry Kissinger, Diplomacia, 1999, f.622).


    Prandaj, po në këtë frymë përmbajtësore të dy mesazheve të cituara të ish-presidentëve të SHBA-së, po shprehem edhe unë në favor të mbështjes së çështjes së lirisë, pavaraësisë dhe ribashkimit të Shqipërisë Etnike, ( pavarësisht nga meditimet dhe sugjerimet politike e diplomatike moralizuese, përkatësisht nga konstatimet konkluduese të Isamil Kadares, se “shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë hequr dorë nga çdo ide e bashkimit”), të mos mashtrohet askush me lakmi grabitçare, sepse shqiptarët nuk kanë lidhur kurrfarë marrëveshjeje ZHBASHKIMI ( sepse ky është vetëm “mjegullim” i çastit i diplomacisë së papërmbajtur të autorit të tezës në fjalë), por le ta dijnë dhe, seriozisht le ta marrin parasysh, edhe amriqtë kolonialist serbosllavë të Ballkanit, si dhe miqtë e tyre tradicionalë, se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga çlirimi, shkolonizimi, rikthimi dhe ribashkimi i territoreve të Shqipërisë Etnike.

    * * *

    Në të vërtetë, Ismail Kadare qëndrimin e tij përcaktues, se është për një “kompromis të madh” me Serbinë në dëm të bashkimit shqiptar, e ka thënë në formë shumë të vrazhdtë dhe të pasaktë, në vetën e tretë shumës, duke ua atribuar shqiptarëve (të Kosovës dhe të Shqipërisë) këtë tezë të pavërtetë të hipokrizisë së tij politike dhe diplomatike, të “sintetizuar” kësisoj: “... Fakti që shqi ptarët si në Shqipëri, si në Kosovë, janë tërhequr nga çdo ide për t’u bashkuar Kosova me Shqipërinë, dhe këtë e kanë bërë sinqerisht, në mënyrë të ndershme, pa dredhi, me moral të dyfishtë, por e kanë bërë drejtpërdrejt, ky është një kompromis i madh.... E megjithatë, shqiptarët të ndërgjegjshëm, duke ditur se kjo gjë e ndërlikon jashtëzakonisht historinë e Ballkanit dhe të Evropës, se kjo gjë është gati e pamundur në kushtet e sotme, ata në mënyrë të tillë, pra të ndershme dhe fisnike e bënë këtë flijim në altarin e Evropës dhe po e perseris, kjo duhet çmuar. Pra, kjo histori e shqiptarëve në prag të statusit, ka filluar me një kompromis.” (“Zeri i Amerikës”, 25.10.2005; “Shekulli”,27.10.2005)).

    Kjo tezë e sofistikuar e “kompromisit të madh” ANTIBASHKIM e Ismail Kadares, është sajuar në mënyrë tejet të përsosur të “tekonologjisë së lartë diplomatike”, kosmopolite dhe propagandistike në përmasa ndërkombëtare, për të shënuar ndonjë poenë pozitiv në bilancin e pasivës së përgjithshme të diplomacisë së kungullit të Besnik Mustafajt për t’i “bindur” faktorët dhe qendrat e vendosjes së politikës evro-ndërkombëtare, se “shqiptarët kanë hequr dorë nga çdo ide e bashkimit të tyre”. Ky konst atim është një e pavërtetë e madhe, e deklaruar nga Ismail Kadare në Intervistën e cituar të “Zërit të Amerikës”, 25.10.2005, si dy ditë më pas (27.10 2005) në gazetën “Shekulli” të Tiranës. Sepse, së pari, nuk është e vërtetë, as që mbahet mendë se ndonjëherë të ketë ndodhur në historinë e hidhur të shqiptarëve (përmes ndonjë plebishiti apo kuvendi kombëtar shqiptar), që ata, pavarësisht se cilës trevë a skaj të Shqipërisë Etnike i kanë takuar, dhe i takojnë edhe sot e kësaj dite, të jenë deklaruar kolektivisht kundër idesë së bashkimit gjithëkombëtar shqiptar. Së dyti, gjithashtu, edhe sot (në 16-vjetshin e fundit: 1990 - 2005), para bërjes së Sesionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (24 teteor 2005 në Nju-Jork) për fillimin e negociatave lidhur me përcakltimin e statusit politik të Kosovës, nuk është regjistruar asnjë deklaratë me karakter kolektiv gjithëpopullor se “shq iptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës “ janë deklaruar botërisht para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare, se nuk duan bashkim kombëtar, për hir të arritjes së kompromisit politik të zgjidhjes së statusit të Kosovës “në altarin e Evropës”(!?)- Kjo nuk është e vërtetë, sepse nuk ka ndodhur diç e tillë as ndër shqiptarët në Shqipëri, as në Kosovë, por ka ndodhur e kundërta-ripërsëritja racionale dhe vizionale e kërkesës së së drejtë dhe të pavdekshme historike dhe kombëtare gjithëshqiptare për RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE!

    Fundja, si në kuptimin historik, gjeopolitik, strategjik, ashtu edhe në atë demokratik dhe integrues, “altari i Evropës” nuk ka më nevojë për ripacifikimin dhe risakrfikimin e mëtejmë të territorit etnik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sepse ajo Evropë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konfrencën e Ambasadorëve të Londrës (1913) (pa i pyetur fare shqiptarët-stërgjyshërit dhe gjyshërit e mi dhe të Isamil Kadares) tanimë e ka realizuar këtë t ezë të vjetër të Ismail Kadares. Mirëpo, kjo as historikisht, as etnikisht, as ligjërisht, as demokratikisht, as moralisht e as praktikisht nuk nënkupton se shqiptarët, që atëherë “ e kanë harxhuar” të drejtën e kredibilitetit të tyre për ribashkim gjithëkombëtar brenda kufijve natyrorë të Shqipërisë Etnike.

    Prandaj, “kompromisi antibashkim”, siç është shprehur Ismail Kadare nuk është kurrfarë “fakti fisnik” i shprehur, as i argumentuar i shqiptarëve as dje, as sot, as kurrë në historinë e tyre, sepse kjo do të thoshte dy herë vetëvrasje dhe vetëmohim për ta dhe për Shqipërinë Etnike, por ky është vetëm fakt, qëndrim dhe koncept sugjerues i gabueshëm personal i Ismail Kadares. Është vetëm përsërtije e një teze steretipe, antihistorike, amorale dhe antiligjore të diplomacisë së Evropës së dikurshme kolonialiste, që në mënyrë të hidhur, të përkujton një pajdrejtësi të madhe ndaj RIBASHKIMIT të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të cilën, edhe sot pas 100 vjetësh, në emër të “kompromisit të madh-antibashkim”, Ismail Kadare po orvatet t’ua “njohë si meritë të jashtëzakonshme dhe fisnike” shqiptarëve, të cilët, në të vërtetë, kurrënjëherë nuk kanë qenë mbështetës (as në kuptimin doktrinar, as në atë praktik) të parullës armiqësore antibashkim shqiptar, por janë viktimë e drejtpërdrejt e saj, sepse, edhe sot në fillimshekullin XXI (viti 2005) janë të copëtuar, të kolonizuar dhe të zhbashkuar në katër shtetet fqinje imperialiste sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe FYROMI). Pra, të jemi të sinqertë dhe qartë (duke e shikuar në sy të vërtetën tragjike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo interesat stratregjike, ekonomike dhe tre gtare të politikave dhe të diplomacive të armiqve të tyre si në kuptim të ngushtë rajonal, ashtu edhe në atë të gjerë evro-ndërkombëtar, që edhe sot, në erën globale dhe të transicionit ekonomik, demokratik e integrues kanë dalë me “tezën antibashkim” shqiptar, si një nga “kushtet kryesore” për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës gjatë bisedimeve të ardhshme me Serbinë kolonizatore dhe me palën e tretë evro-ndërkombëtare), se as “shqiptarët e Kosovës, as të Shqipërisë” nuk janë deklaruar, as nuk kanë nënshkruar kurrfarë traktati shqiptar-shqiptar kundër bashkimit të tyre, ashtu siç ka pohuar Ismail Kadare përmes intervistës së theksuar, duke ua atribuuar atyre këtë “akt fisnik”, pa kurrfarë nevoje, pa kurrfarë arsye, dhe pa asnjë argument të qëndrueshëm dhe të pranueshëm qoftë mbi bazën e së drejtës historike, morale, demokratike, vendore dhe të së drejtës ndërkombëtare. “Aktin fisnik” për “kompromisin antibashkim”, duhet kuptuar vetëm si qëndrim dhe akt personal (në vetën e parë njëjës) subjektiv të Ismail Kadares, dhe jo të shqiptarëve as të Kosovës e as të Shqipërisë, sepse për tezën sugjeruese antibashkim të Ismail Kadares, si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe ata të Shqipërisë nuk iu kujtohet se ndonjëherë në historinë e tyre ta kenë pasur “objekt shqyrtimi”, me qëllim që të përshëndeteshin përgjithmonë nga “çdo ide e bashkimit” të tyre, siç është shprehur kuturu Ismail K adare për opinionin publik ndërkombëtar.

    Shkurt e shqip, as shqiptarët e Kosovës, as të Shqipërisë, as të Malit të Zi, as të Maqedonisë nuk kanë “gisht” në sajimin e tezës antibashkim të Ismail Kadares. Prandaj, kjo, edhe nuk mund t’u referohet shqiptarëve të Kosovës, as të Shqipërisë, sepse ata deri më sot, kurrë nuk kanë pohuar, as votuar (qoftë në kuptimin vendor a ndërkombëtar) për të përligjur tezën antibashkim të Ismail Kadares me gjithë gjenocidin dhe hollokaustin shekullor serbo-sllav, që ka rënë mbi kurrizin dhe territoret e tyre (1878-2005), të ndihmuar m’u nga kjo Evropë e dikurshme dhe e sotshme. Kjo tezë antibashkim është aq “diplomamtike”, aq “vizionare” dhe aq “kombëtare”, ashtu sikurse “teza origjinale” e diplomacisë së kungullit-“pavarësi e kushtëzuar për Kosovën” e Besnik Mustafaj (ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Mirëpo, edhe pse këto dy teza janë të papranueshme për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve, ekziston ky dallim mes tyre: Sipas Besnik Mustafajt, Kosovës, duhet imponuar “pavarësia e kushtëzuar”. Mirëpo, B. Mustafaj këtë tezë e mbron dhe e sugjeron vetëm në emër të vet personal dhe të qeverisë zyrtare të Tiranës (e cila deri tash nuk e ka kundërshtuar, duke e hudhur poshtë tezën antipavarësi të plotë Kosovës së “kryediplomatit” B. Mustafaj) e jo në emër të “shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës”, ashtu siç e ka pohuar dhe “jusitifikuar” tezën antibashkim, autori i saj, Ismail Kadare.

    Megjithatë, duhet të nënvizojmë se, është në frymën demokratike dhe njerëzore që Ismail Kadare e ka shprehur opinionin e vet lidhur me kompromisin e theksuar “antibashkim” (me shpresë se në këtë mënyrë të simuluar diplomatike, do të ndikonte pozitivisht si tek oponentët qeveritarë serbomëdhenj, ashtu edhe në relacione ndërkombëtare lidhur arritijen e statusit të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, bindja dhe opinioni im është se, ky sondazh diplomatik i Ismail Kadares, do të ndikojë negativisht, duke qenë se sipas tij, “shqiptarët e paskan ë sakrifikuar çdo ide të bashkimit”, atëherë si kolonizatorët serbomalazezë, ashtu edhe Evropa , do ta kenë më lehtë, që në emër të “altarit” antibashkim, Kosovës t’ia këpusin, të paktën “Mitorivcën Veriore” me minierën e saj “Trepça”), por nuk ka pasur të drejtë, që atë t’ua atribuojë shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, se gjoja ata “paskanë absetnuar” nga “çdo ide e bashkimit”. Kjo, vërtet, nuk është aspak e ndershme, aspak e qëlluar as në kuptimin e “marketingut të lart diplomatik” ndërkombëtar, as në atë kombëtar, sepse populli shqiptar (as i kolonizuar, as i pakolonizuar në hapësirat e Shqipërisë Etnike) kurrë nuk e ka pohuar as në teori, as në praktikë tezën=ANTIBASHKIM, por me shekuj e edhe sot e ka provuar të kundërtën=bashkimin gjithëkombëtar shqiptar në kuadrin e shtëpisë së Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga krijimi dhe mbretërimi i kushteve dhe i rrethanave në konstelaci onin e marrëdhënieve politike evro-ndërkombëtare.

    Meqë, sot, sipas “kompromist të madh-antibashkim” të Ismail Kadares “nuk qenkanë kushtet dhe rrethanat e përshtatshme” për bashkimin e shqiptarëve, atëherë as Ismail Kadare, as Alfred Moisu, as Bensik Mustafaj e askush tjetër, veç gjithë kombit shqiptar në Ballkan, nuk e ka atë të drejtë sovrane, demokratike, etike, profesionale dhe politike, që në emër të tij, të dalë para botës, dhe të deklarojë në mënyrë paushale, se “shqiptarët janë kundër bashkimit të tyre”. Një gj ë të tillë mund ta ketë bërë vetëm populli shqiptar si tërësi unike, e assesi individët, grupet, partitë, klubet..., etj.(pavarësisht nga aftësitë dhe kompetencat e tyre profesionale, ekonomike, politike e diplomatike brenda ose jashtë Shqipërisë Etnike) sepse asnjëri prej tyre nuk e gëzon të drejtën e monopolit mbi popullin shqiptar, as mbi Shqipërinë Etnike.

    Edhe një sqarim lidhur me fenoimenin e antibashkimit të Ismail Kadares, pse në draftet preliminare të BE-së, të OKB-së...,etj. figuron klauzola se “Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë”, këtë as shqiptarët e Kosovës, as të Shqipërisë nuk e kanë konfirmuar, as nuk e kanë nënshkruar, e as që do ta pohojnë, e as që do ta nënshkruajnë ndonjëherë këtë “dokument ndërkombëtar”, sepse, si dje, edhe sot është kundër interesave vitale të lirisë, të vetëvendosjes, të pavarësisë, të zhvillimit dhe të bashkimit të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar në Ballkan. Natyrisht, ekziston rreziku potencial, që Evropa edhe bashkësia ndërkombëtare për hir t ë interesave të tyre gjeostrategjike, ekonomike, tregtare, ushtarake etj., edhe për një kohë të paparashikuar të injorojë dhe bllokojë çështjen e ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, këtë qëndrim dhe politikë të huaj-antibashkim, shqiptarët me asnjë kusht nuk duhet ta mbështesin as ta nënshkruajnë vetë (antibashkimi mund t’iu imponohet, ashtu siç iu është imponuar këtu 100 vjet më parë nëpër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare evropiane (1878; 1913; 1919; 1945 etj.), por shqiptarët nuk duhet ta pohojnë, as ta nënshkruajnë, as ta pranojnë kurrë, por, duhet të qëndrojnë stoikisht të patundur, duke insistuar përjetësisht në çështjen madhore të bashkimit, ashtu siç kanë luftuar dhe vepruar që nga periudha e ndritshme dhe e lavdishme kombëtare shqiptare e Skënder Beut, Abdyl Frashërit dhe e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit..., Adem Jashari etj. për liri, për pavarësi si d he për bashkim gjithëkombëtar shqiptar, sepse pa bashkim, ardhmëria e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike, do të jetë e zymtë , e pasigurt dhe e paperspektivë në krahasim me popujt dhe me shtetet e tjera në Ballkan.

    Duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë shqiptarët, se një popull pa territor të vetin, ai edhe nuk mund jetë popull i mirëfilltë. Si rrjedhim, shqiptarët nuk kanë fare nevojë, që të radhitën si aleatë në anën e armiqëve të ribashkimit të tyre dhe të Shqipërisë Etnike. Kështu, duhet të ketë vepruar me zgjuarësi dhe me vendosmëri, edhe shkenca, edhe politika, edhe propaganda e edhe diplomacia shqiptare. Ndryshe, nëse në mënyrë të vullnetshme dhe “fisnike” sipas “parimit të moralit të dyfishtë” shqiptarët e miratojnë antibashkimin në emër të “një kompromisi të madh politik” (ashtu, siç ka deklaruar korifeu ynë i letrave shqipe, Isamail Kadare) për t’i balancuar dhe bilancuar interesat e ndryshme të armiqve kolonialistë dhe militaristë shekullorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, në vend bashkimit të detyrueshëm dhe shpëtimtar të qenies shqiptare, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet rrugë tjetër veç “pranimit” të opcionit alternativ-bashkim në kuadrin e një federate të njësuar “serbo-malazeze-maqedone-greke”, të drejtuar nga tryeza të ndryshme të Bashkimit Evropian (ku shqiptarët sërish do të “mbivotoheshin” dhe do të ndodheshin nën kudhrën dhe çekanin e kolonializimit dhe të hegjomonizmit të pamposhtur serbosllav në hapësirat e Shqipërisë Etnike). Vërtet, ky do të ishte “kompromisi i madh” në “altarin e Evropës”, i cili do ta shkatërronte për jetë të jetëve konceptin, idenë dhe aspirtaën e ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkanin e dallgëzuar përherë nga “fantazma” e pavarësisë së Kosovës-Shqipërisë Etnike.

    Dr. Mehdi Hyseni

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    rruga e drejte eshte nje,gjithe tjerat jane te verteta po te shtrembera
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 30-12-2006 më 22:36

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    TEZA E NDËRRUAR “KOMPROMISI I MADH-FISINIK” ANTIBASHKIM I SHQIPËRISË ETNIKE PËR “ ALTARIN E EVROPËS” E ISMAIL KADARES, NUK ËSHTË AKT, AS VENDIM I MIRATUAR HISTORIK, AS I LEGALIZUAR I SHQIPTARËVE TË KOSOVËS, AS TË SHQIPËRISË ETNIKE, POR ËSHTË OPINION PERSONAL I TIJ, QË BIE NDESH ME AMANETIN HISTORIK TË BABALLARËVE TANË TË SHQIPËRISË ETNIKE,

    Ai me lart ze ne goje "amanetin historik te baballareve tane te Shqiperise etnike". Per cilet baballare e ka fjalen, per Gjergj Kastriotin qe nenshkruajti traktatin me mbreterine e Aragonezeve ne Napoli, apo e ka fjalen per Ismail Bej Vloren qe nuk shpalli vetem pavaresine por luftoi edhe per njohjen e kesaj pavaresie nga fuqite e kohes, apo e ka fjalen per Sami Frasherin qe ne vizionin e tij shihte nje Shqiperi me statusin neutral te Zvicres, ne paqe me fqinjet e vet. Dhe togefjaleshin "Shqiperi etnike", nuk e gjen te cituar nga goja e asnje rilindasi apo patrioti shqiptar, e degjon shpesh vetem nga shqiptaret e shkolluar ne bankat e ish-Jugosllavise qe mundohen te balancojne "Serbine e Madhe" me "Shqiperine e Madhe" apo "Shqiperine etnike". Asnje nga 4 vilajetet me shumice shqiptare nuk ishte "etnikisht i pastert" nen Perandorine otomane!

    Cdo shqiptar, i madh e i vogel, i shkolluar dhe i pashkolluar, duhet te kuptoje se te jesh i lire e i pavarur nuk eshte vetem ceshtje qejfi e lluksi, perkundrazi, te jesh i lire e i pavarur do te thote te jesh i pergjegjshem karshi vetes per lirine personale, karshi popullit tend per lirine e shprehur me voten e lire te shumices, karshi familjes se madhe te popujve demokratike ku Shqiperia e Kosova bejne pjese.

    Ne liri bashkimin nuk e dikton as tyta e pushkes, as zelli apo qejfi i tepruar, as se thote Kadare apo Dr Mehdi Hyseni. Ne liri bashkimin e dikton vetem vullneti i lire i shqiptareve dhe fakti qe nuk ka nje Shqiperi te bashkuar, nuk eshte as per faj te botes, as per faj te Kadarese, as per faj te kurrkujt, eshte per arsyen e thjeshte se shqiptaret ne te dy anet e kufirit jane shume ndryshe nga njeri-tjetri dhe sa here qe e shohin njeri-tjetrin ne sy, aq me shume e kuptojne se bashkimi jo vetem qe nuk eshte i mundur per momentin, por edhe sikur te imponohej nga te huaj do te ishte shume i demshem.

    Mbase po te shpenzonte me shume duke degjuar e lexuar mendimet e thjeshta te shqiptareve, dhe me pak kohe duke shkruajtur carcafe te pakuptimte, edhe Mehdi Hyseni do ta kuptonte kete gje.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-01-2007 më 01:28

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Por edhe perfaqesimi, ne nje te ardhme ne europen e bashkuar,me dy shtete shqiptare eshte me i leverdiseshem se me nje shtet te vetem....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  12. #12
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Shqiptaret ne te dy anet e kufirit jane shume ndryshe nga njeri tjetri?A ka mundesi ta shtjellosh kete konstatim personal?Ku ndryshojme,si ndryshojme,pse ndryshojme?Se ti e ke zakon me e leshu ***** ne mes te dhomes dhe te largohesh me shpejtesi.

  13. #13
    Sulmi i rradhes ndaj Ismailit. Kete rradhe vjen nga thembra e Akilit "bashkimi kombetar" ose Shqiperise Etnike.

    Ne kete pike sme intereson se cfare shkruan njeri apo tjetri dhe nese objekti eshte Ismaili apo katapultimi i tij ne shkallen me te larte te politikes ne Shqiperi (nese kjo ndodh). Mua me terheq vemendjen termi Shqiperi Etnike dhe sidomos kjo fraze: Duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë shqiptarët, se një popull pa territor të vetin, ai edhe nuk mund jetë popull i mirëfilltë.

    Mesa di une shqiptaret jane dhe jetojne ne token e tyre dhe jo ne Rripin e Gazes. Te flasesh me kete terminologji ne shekullin XXI duke pretenduar te futesh ne nje komunitet ku si parim eshte zhdukja e konceptit te kufijve mua me duket jo vetem paradoks po nje mendesi e mykur dhe tejet klishe. Te flasesh per bashkim kombetar, Shqiperi Etnike, ribashkim te shqiptareve, Ballkan te dallgezuar etj... nje daulle jo vetem shume e stonuar po edhe e care fare. Kur flitet per bashkim kombetar apo Shqiperi Etnike a e kane marre ndonjehere mundimin keta zoterinj qe kete pyetje ta shtrojne me pare perpara qytetareve qe duan ti bashkojne? A e kane marre ndonjehere mundimin te pyesin qytetaret e Kosoves sesa duan te bashkohen me Shqiperine apo qytetaret e Shqiperise sesa duan te bashkohen me Kosoven? A e ka idene Mehdia apo te tjere si ai per diferencat e medha qe jane krijuar midis dy tokave gjate ketyre dhjetevjecareve? A e ka idene per ndryshimet thelbesore jo vetem ne mentalitet por edhe ne kulture qe mund te afrohen por qe nuk perputhen me prej kohesh?

    Flisja me nje shok gjerman disa kohe me pare dhe ra fjala tek bashkimi i dy Gjermanive biseda e bere me la nje pershtypje aspak te kendeshme. Jo vetem qe gjermanet jane penduar per bashkimin por e konsiderojne si gabimin me fatal te bere qe nga Lufta e Dyte Boterore. Jo thjesht ne aspektin ekonomik (ku ish Gjermania Perendimore detyrohet te mbaje dhe rimekembi ish Gjermanine Lindore) por ne ate ideor dhe mentalitet qe eshte shume i ndryshem. Pra flasim per nje vend qe provoi nje ndarje prej pothuajse 45 vjecare dhe ku nuk pati pushtues te huaj qe ti impononin kulture dhe mentalitet tjeter. Ishte sistemi ndryshe qe krijoi diferencat dhe qe i la te tilla. E megjithate mjaftuan me pak se gjysem shekulli qe e njejta toke dhe e njejta popullsi te ndahej si me thike dhe te krijohet nje hendek qe nuk po zhduket kollaj.

    Po ne qe po bejme pothuajse 1 shekull te ndare? Dhe mos me thoni qe diferencat dhe paragjykimet ndaj njeri tjetrit nuk ekzistojne! Sa e urte eshte te thuash bashkim dhe ne emer te kujt kerkohet ky bashkim?

    i cili do ta shkatërronte për jetë të jetëve konceptin, idenë dhe aspirtaën e ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkanin e dallgëzuar përherë nga “fantazma” e pavarësisë së Kosovës-Shqipërisë Etnike.
    Citati me germa te zeza me siper eshte katastrofa me e madhe. Kosoves i duhet me shume se cdo gje tjeter pavaresia. Perzjerja e kerkeses se Pavaresise me tezen e krijimit te Shqiperise Etnike eshte ajo qe duhet shmangur sa me shume te jete e mundur. Njihet boterisht "frika" e komunitetit nderkombetar per mundesine e nje krijimi te Shqiperise se Madhe gje qe do e conte Ballkanin ne nje konflikt te pashoq. Kjo gje dihet dhe prej jush ketu ne forum dhe sja vlen ta zgjas me tej.

    Por ajo qe dua te theksoj eshte qe te pretendosh dhe te permendesh nje Shqiperi Etnike ne momentin qe vemendja eshte drejtuar per nje Kosove te Lire dhe te Pavarur, per mua kjo eshte antishqiptare dhe antikombetare. Nese nuk eshte bere me tendence atehere zoti na ruajt nga Dr si zoti Mehdi me shoke.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Shqiptaret ne te dy anet e kufirit jane shume ndryshe nga njeri tjetri?A ka mundesi ta shtjellosh kete konstatim personal?Ku ndryshojme,si ndryshojme,pse ndryshojme?Se ti e ke zakon me e leshu ***** ne mes te dhomes dhe te largohesh me shpejtesi.
    Kur nuk arrin ta observosh me syte e tu ne forum kur lexon mendimet e shqiptareve ne te dy anet e kufirit ne kete forum perdite, mos valle pret qe ta mesosh nga une?!

    Edhe vetedija jote kombetare eshte ne nje te njejten shkalle me shokun Hyseni me lart. Dallimin Ismail Kadare e shpalosi me titullin e ditarit te tij te vitit 1999 "Ra ky mort dhe u pame" qe nenkupton se u desh nje tragjedi si ajo e 1999 qe ata 500 000 refugjatet nga Kosova qe u strehuan ne Shqiperi dhe ata 3 milion shqiptaret qe banonin ne Shqiperi ta shihnin njeri-tjetrin ne sy mbase per here te pare ne historine e tyre. Dhe te dy palet, nga ajo qe pane, mesuan se sa ndryshe jane ndertuar jetet e njeri-tjetrit.

    Te afirmosh te dukshmen, edhe pse mund te jete nje realitet paksa i hidhur, eshte ne vetvete nje fillim i mbare per ti dhene zgjidhjen e duhur problemit. Por te mohosh te dukshmen me shprese se realiteti do te ndryshoje vetvetiu me kohen, eshte njesoj si te presesh qe te bier shi i kuq duke i perseritur vetes me ze te larte qe do bier shi i kuq.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-01-2007 më 02:47

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Edhe un jam shum ndryshe nga ni permetar, qofte ne mentalitet qofte ne zakone. Mos do te thot se nuk duhet te jemi bashke?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga derjansi
    Edhe un jam shum ndryshe nga ni permetar, qofte ne mentalitet qofte ne zakone. Mos do te thot se nuk duhet te jemi bashke?
    E di qe kete pyetje ja drejtove dikujt tjeter......por po marre shkas nga kjo per te thene opinionin tim.......

    Per te qene bashke shqiptaret (por edhe cdo popull) duhet jo vetem zakonet dhe menyra e te jetuarit te jene te njejta por ajo qe eshte me e rendesishmja....duhet te kene edhe vizion te perbashket...
    Shqiptaret e kane vizionin (europiane) me c`do lloj nenkuptimi qe permban kjo...kurse ne kosove, per shume arsye...nuk e kane percaktuar qarte vizionin e tyre...por pas krijimin te shtetit kosovar, ky do te jete problemi kryesor ne kosove, dhe nga zgjedhja e vizionit kosovar do varet edhe bashkimi ne nje te ardhme.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    hmmmm ma shpjego pak ket vizionin Europian

    Shqiptaret e Kosoves kan jetu neper europe shum para nesh pse ne e paskemi ket vizion dhe ato se paskan?

  18. #18
    derjanas me duket se ke kuptuar ate qe ka thene akili. Edhe arabet kane jetuar dhe jetojne ne Europe dhe Amerike po vizioni i tyre mbetet ai i shpellave dhe shkretetirave. Analogjia ime ska te beje ne kete rast me Kosoven por eshte thjesht nje shembull per tju pergjigjur komentit qe bere ti.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    dakort pra me shpjegoni ti ose akili mentalitetin europian

    dhe pse ne e paskemi po shqiptaret e kosoves nuk e paskan?


    dhe sa per shetese keni qon naj here ju cuna neper qytetet e kosoves, shkoni ni her, shetitni athere hajdeni e folni

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga derjansi
    hmmmm ma shpjego pak ket vizionin Europian

    Shqiptaret e Kosoves kan jetu neper europe shum para nesh pse ne e paskemi ket vizion dhe ato se paskan?
    Shih menyren e jeteses dhe mentalitetin e tyre..dhe krahasoj me europianet...
    por edhe ne shqiperi do thuash ti nuk duket te kene mentalitet europian,por tek shqiptaret ekziston deshira dhe endrra per tu bere europian por nuk dine rrugen..
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •