Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë

    Festa (pa) flamur

    Pse kësaj here nuk u përdor Flamuri i Dardanisë për festën e 28 Nëntorit?

    A thua kaq shpejt u harrua Flamuri i Dardanisë Antike i propozuar nga presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova? Pse asnjë qeveritar komunal apo ndonjë përfaqësues i Institucioneve të Kosovës nuk e nxori në përdorim, së paku simbolikisht Flamurin e Presidentit Rugova? Pse Grupi Parlamentar i LDK-së nuk po e procedon në Kuvendin e Kosovës kërkesën për zyrtarizimin e simboleve të Shtetit të Kosovës të cilat u propozuan nga Presidenti Rugova?

    Shkruan Bajrush MORINA

    Edhe këtë vit u shënua Festa e 28 nëtorit, Dita e Flamurit në Shqipëri dhe në Kosovë. Edhe këtë vit pati përurime dhe manifestime kulturore anembanë trojeve etnike shqiptare. Këtë vit Skënderbeu erdhi edhe në Shkup, ndërkaq një lapidar i Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së u përurua edhe në Tiranë.

    Duke mos i mbitheksuar “dallimet” politike të këtyre përurimeve me vlera dhe karakter kombëtar (në Shkup ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e BDI-së e jo edhe të PDSH-së, ndërkaq në Tiranë ishin të pranishëm vetëm zyrtarët e PDK-së e jo edhe të Qeverisë së Kosovës apo të partive të tjera politike të Kosovës) mund të thuhet se 28 Nëntori i këtij viti u përshkua edhe me ankthin e pritjes për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe u shënua edhe me protesta të lëvizjes “Vetëvendosja”.

    Por, Festa e 28 Nëntorit e këtij viti pati edhe një “zbehje” jo vetëm vizuele. Fare pak ose aspak nuk u vërejt valëvitja e Flamurit të Dardanisë Antike i propozuar nga presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova. Në të vërtetë, sipas njoftimeve nga terreni, vetëm disa nxënës të qytetit të Pejës e morën guximin dhe defiluan nëpër qytet me flamuj të Presidentit Rugova. U takon merita, respekti, guximi dhe falënderimi i posaçëm për këta nxënës dhe për ata që udhëheqës komunalë apo partiakë të komunës së Pejës të cilët organizuan dhe shpërndanë flamujt e Dardanisë më rastin e festës së 28 Nëntorit.

    Kjo festë e këtij viti “ua nxori bojën” shumë udhëheqësve komunalë dhe të Institucioneve të larta të Kosovës, sidomos atyre që janë nga radhët e LDK-së. Siç dihet, viteve të mëhershme, jo vetëm në tubimet partiake por edhe me rastin e Festave kombëtare, krahas Flamurit Kombëtar, nxirrej edhe Flamuri i Dardanisë, i propozuar nga presidenti Rugova. Në të vërtetë, duhet pranuar se ka patur edhe “rezistenca formale” ndaj këtij flamuri, madje edhe “djegie publike” të Flamurit të Dardanisë Antike nga disa individë dhe shoqatave të ndryshme që thirren si pasardhës të luftës së UÇK-së, por efekti i valëvitjes së këtij flamuri ishte më i madh sesa ai i “djegies”.

    Këtë vit nuk u vërejt një përpjekje e tillë për të nxjerrë në valëvitje Flamurin e Dardanisë. Ndërkaq këtë vit, mu për arsye të mungesës fizike të presidentit Rugova do të duhej të shpalosej Flamuri i propozuar nga ai, Flamuri i Dardanisë Antike.

    Por, kjo nuk ndodhi, ndërkaq përgjegjësinë morale, politike e mbase edhe institucionale për këtë “fshehje publike” të Flamurit të Dardanisë së propozuar nga dr.Ibrahim Rugova, e bafshin me shëndet të gjithë ata pushtetarë lokalë apo qendror të cilët kanë ardhë në pushtet falë emrit, veprës dhe votës së presidentit Rugova dhe të cilët edhe sot e kësaj dite e kanë “gojën plot” me emrin e dr. Ibrahim Rugovës, ndërkaq nuk ua mban as edhe një ditë që të nxjerrin publikisht simbolet e presidentit Rugova.

    Por, kjo “harresë” ndaj simboleve të presidentit Rugova nuk u vërejt vetëm me rastin e festës së 28 Nëntorit. Ka kohë, për të thënë disa muaj që simbolet e propozuara nga Presidenti Rugova janë lënë anash. Jo të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, jo të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, jo të gjithë zyrtarët e lartë të Institucioneve të Kosovës që vijnë nga radhët e LDK-së i mbajnë në zyrat e tyre Flamurin e Dardanisë, Vulën e Presidentit të Kosovës apo fotografinë e presidentit Ibrahim Rugova.

    Madje, jo të gjitha Kuvendet zgjedhore të LDK-së në aktive dhe nëndegë janë mbajtur nën intonimin e Himnit të Presidentit Rugova dhe nën Flamurin e Dardanisë. Këtë “harresë” të tyre ata e “arsyetojnë” me modestinë e tepruar apo me “çështje teknike” duke mos e pranuar se në radhë të parë u ka munguar guximi politik që në këtë apo atë tubim zgjedhor të LDK-së nuk e kanë marrë me vete Himnin e Presidentit Rugova të incizuar në disketë apo nuk e kanë marrë me vete Flamurin e Dardanisë Antike.

    Duke e parë këtë gjendje, apriori shtrohen këto pyetje: pse kaq shpejt u harrua Flamuri i Dardanisë Antike i propozuar nga presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova? Pse asnjë qeveritar komunal apo ndonjë përfaqësues i Institucioneve të Kosovës nuk e nxori në përdorim, së paku simbolikisht Flamurin e Presidentit Rugova? Pse Grupi Parlamentar i LDK-së nuk po e procedon në Kuvendin e Kosovës kërkesën për zyrtarizimin e simboleve të Shtetit të Kosovës të cilat u propozuan nga Presidenti Rugova?

    Këtyre pyetjeve do të duhej t’u përgjigjeshin më mirë ata që kanë përfituar personalisht (shkurt e shqip: që kanë marrë poste institucionale) nën intonimin e Himnit “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” dhe nën Flamurin e Dardanisë Antike. Ata duhet të përgjigjen dhe të bëjnë diçka më shumë në këtë drejtim sot, sa nuk është bërë vonë nesër!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hmmm Skam Koment Per Kete Ndodhi

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Shqiperia dhe te gjithe ata qe e ndjejne veten Shqiptare, kane vetem nje FLAMUR e nje GJUHE.

    Lukas
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Hmmmm shuk keq paska ndodhen po apet ma mir qe se kan vendosur ate far "flamurin e dardanis" se ishte deshten dikush me hjeken prap keshtu qe ma mir qe si kan vendosur se nuk mundet te vendoset per simbolet e nji populli nga nji njeri i cili siq thot populli rri hi e shkruaj zi gjithmon keshtu ka vendosur ai far "rahmtelija" e ky flamur i tij ka qen vetem perqarje ndermjet popullit sen tjeter

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Festa (pa) flamur

    Pse kësaj here nuk u përdor Flamuri i Dardanisë për festën e 28 Nëntorit?
    1.Sepse Albini.comp jo rastesishte zgjodhen mu kete dite te dalin ne protesta "paqesore"!
    2.Sepse valimi i Flamuri Dardan ngrit sterilet e "dalur nga lufta",apo me mire te them ata shqipfolsat e periudhes se neolitit per dyluftim...
    3.Kjo nuk dmth se eshte harrue flamuri Dardan.(ne jemi `saberli `parti)
    Kemi tjera prioritete njeher....



    Partitė tona (nė turqisht)

    LDK - Saberli Parti
    PDK - Belaxhi Parti
    AAk - Axhami Parti
    PLK - Dilinxhi Parti
    USD - Merakli Parti
    PQLK - Pishmanli Parti
    LBD - Rametli Parti

    huazuar nga dobroshti,Taksirat Gazetesi

    (pak humor, se plasem)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga ment
    Hmmmm shuk keq paska ndodhen po apet ma mir qe se kan vendosur ate far "flamurin e dardanis" se ishte deshten dikush me hjeken prap keshtu qe ma mir qe si kan vendosur se nuk mundet te vendoset per simbolet e nji populli nga nji njeri i cili siq thot populli rri hi e shkruaj zi gjithmon keshtu ka vendosur ai far "rahmtelija" e ky flamur i tij ka qen vetem perqarje ndermjet popullit sen tjeter
    Eh, lum FSH-ja per ment tua!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga ^lukas^
    Shqiperia dhe te gjithe ata qe e ndjejne veten Shqiptare, kane vetem nje FLAMUR e nje GJUHE.

    Lukas
    Topi se lun. Kemi nje Flamur Kombetar e nje gjuhe.

    Por, cka ka kjo te baj me Flamurin e Shtetit te Kosoves?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga ^lukas^
    Shqiperia dhe te gjithe ata qe e ndjejne veten Shqiptare, kane vetem nje FLAMUR e nje GJUHE.

    Lukas
    plotesisht pajtohem me mendimin tend
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Ja skjarim propozimi i shkelqesise se tije Dr.Ibrahim Rugoves, Presidentit Historik dhe Themeluesit te Shtetit te Kosoves mbi Flamurin e Kosoves.


    Cili është Flamuri i Dardanisë që është disenjuar sipas idesë së Presidentit
    Rugova


    Në vazhdim po japim përshkrimin e plotë që Ibrahim Rugova i ka bërë
    Flamurit të Dardanisë, gjashtë vjet më parë, kur edhe për herët të parë e ka
    prezantuar para mediave.

    Flamuri i Kosovës, përshkrimi, historia dhe simbolika

    Dimensionet 1x1.5 m
    Sfondi: E kaltër e thellë që simbolizon paqen.
    Në sfondin e kaltër në mes është Vula e Kosovës.
    Përmbajtja e Vulës:
    1. Shqiponja e zezë dykrenare, simbol kombëtar i Kosovës dhe i shqiptarëve -
    e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu (1405 1458), pastaj në
    luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e
    ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, simbas Aleksandrit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.
    2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.
    3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror të Kosovës.
    a. Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll).
    Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike
    shqiptare.
    b. Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut
    (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).
    4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë
    nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të
    shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me
    origjinë nga Kosova, Dardania.
    a. Në baner shkruan "Dardania", emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën
    e gjuhës shqipe "dardhë" që do të thotë "vendi i dardhave" Dardania.
    Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.
    5. YIli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i
    Skënderbeut. Eshtë përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe
    korrespondon me Stelat e Mburojës.
    6. Flamuri i Kosovës përdoret nga Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas
    mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve
    Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Populli i
    Kosovës ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të Kosovës.


    Burimi; QIK QENDRA PER INFORMIM E KOSOVES
    KOSOVA INFORMATION CENTER

    Lavdi jetes dhe vepres se Dr.Ibrahim Rugova

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po ku e kini more ate far flamuri pse se qit dikund ne sheshe po ne zyre e ne shtepi une baj qfar te due
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Flamur pa farë estetike, që e ka shpikur mendja shizofrene alkoolike e Ibrahim Rugoviqit.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Llapi,posta te ulet jeni ju...ju jeni mbeturina staliniste

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga teksaskosova
    Llapi,posta te ulet jeni ju...ju jeni mbeturina staliniste
    Ani bre ani masi ini ju "demokrat " veq perpara ju demokratet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    o alb sa flamura i kena na shqiptaret,une e di nje e qe mundohen sa rankoviqi sa azem vllasi sa zani qaushi gjon mirdita sa ibrahim rugova,ihhh skam kohe lidert bajraktar me i prit shpikje te reja te flamurit e te historis shqiptarve,e nese menon shtetit te Kosoves ai duhet te nxjeret jo veq prej ni njeri po prej shume eksperteve e pastaj ta votoj parlamenti me gogja ni shumic se seshte qeshtje e vogel,e tani me aprovu me ni referendum e ather shohim,po ni here pavarsia tani simbolet e shtetit,ne rastin tone masi eshte shteti i dyte i perkohshem SHQIPTAR se bashkimi eshte ender,nuk duhet te jete i vlefshem se ne shqiptaret histori te varfer kemi,me ket flamur qe kemi me Skenderbeun dhe nenen Gongje dhe se fundi bacen Adem pak mund te mburemi,se i vetmi shpetim dhe bashkim i shqiptareve eshte flamuri i Skenderbeut,pa ket flamur na kish hanger dreqi prej feve,dialekteve dhe reliefit gjeografik,P.Smos me shani se mendimi jem seshte e thene me pranu

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Festa (pa) flamur

    Pse kësaj here nuk u përdor Flamuri i Dardanisë për festën e 28 Nëntorit?
    Shume absurde kjo qe kerkon ti.

    Kjo ishte festa e flamurit me shqiponje dy-krenare. Ishte feste eshte per flamurin kombetar kuq e zi me shqiponje dy krenare qe ka ngritur Skenderbeu dhe I. Qemali.

    Dhe mire se kane ngritur ate flamur se nuk eshte ngrit ndonje here. Krijoni date tjeter per ate flamur dhe beheni ate fest me flamur.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Shume absurde kjo qe kerkon ti.

    Kjo ishte festa e flamurit me shqiponje dy-krenare. Ishte feste eshte per flamurin kombetar kuq e zi me shqiponje dy krenare qe ka ngritur Skenderbeu dhe I. Qemali.

    Dhe mire se kane ngritur ate flamur se nuk eshte ngrit ndonje here. Krijoni date tjeter per ate flamur dhe beheni ate fest me flamur.
    A e lexove me larte pershkrimin e Flamurit antik te Dardanise, cfare simbolizon, dhe ke prezanton ai Flamur?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #17
    Flamuri kombetar eshte gje tjeter, qe ne rastin e Shqiperise ka privilegjin te perkoje me ate shteteror.

    Flamuri shteteror eshte tjeter, per cdo shtet shqiptar te vecante mund te jete i ndryshem dhe i vecante.

    Berja me flamuj te vecante na ben qe te "kujtohemi" se jemi t endare, se eshte flamuri kombetar qe simbolizon bashkimin.

    Tani qe Kosova del e mevetesuar, do te dalin me mire ne shesh padrejtesite qe komunizmi, sllavo-komunizmi e greko-shovinizmi i kane imponuar shqiptareve.

    Tani e tutje do te shihen ende me qarte genjeshtrat komuniste, ashtu dhe me qarte do te duken mashtruesit - kauza e tyre do te shohe nje fund te turpshem - nga te dy anet e kufirit intelektualet e patriotet e vertete. qe nuk vepruan per tu dukur, per te perfituar, por qe kane sakrifikuar.

    Fundi i pseudove po afrohet. Bashkimi kombetar ben fuqine.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44

    PDK dhe ORA, prononcime për flamur

    Skandaloze,dy partite kosovare PDK dhe ORA mbeshtesin variantin per nje flamure qe do te perfaqesonte "qytetaret" e Kosoves.
    Sipas asaj çka shprehen ne emisionin e RTK kushtuar kesaj teme dy perfaqesueset e PDK dhe ORA flamuri i Kosoves do te jete krejte lula lula mu siç e pate prezentu "dhendri i Kosoves",dmth duhet te i perfaqesoje te gjithe shoqerine kosovare pra,shqipetaret,pakicat,qytetaret,katunaret,rrospi jat dhe me pyete bile edhe jashte Kosoves psh beligradin ose cetinjen.
    Perfaqesueses se ORA gati i ra te fiket kur e paramendonte nje perfaqesuese kosovar (jo shqipetare) ne olimpiade se si do ta ndjente ai veten kur do te ngrihej Flamuri i propozuar nga Presidenti Rugova.

    Po me vjene keq per perfaqesusin e PDK ne kete forume se i duhet prape te lepije peshtyrjet dhe te gjithe te vjellurat ...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    teksaskosova
    qfardoqoft do te pranohet veq lecka e rugoves jo kurr ndash plasni ndash krisni se kjo ka marr fund dhe pik kuptojeni nji her se vdiq rugova vdiq edhe lecka e ti qe u vorros me te le te ju mbesin veq si kujtime
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Kosova republik! Po rrini mer mani Shqiptarin c'doni me lule e me barishte juve...
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 30-04-2017, 14:19
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •