Close
Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 480
  1. #121
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Sulmuesi Klevis Dalipi kėrkon tė bėhet golashėnuesi mė i mirė pėr sezonin e ardhshėm



    K.Dalipi: S'e mendoj ndarjen me Elbasanin



    Sulmuesi i njohur elbasanas, Klevis Dalipi, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se do tė shėnojė mė shumė gola pėr ekipin e tij sezonin e ardhshėm. Por Dalipi thekson se mė parė prioritet pėr tė ėshtė pjesėmarrja nė Ligėn e Kampionėve me ekipin e tij tė zemrės. Ndėrkohė, djali i futbollistit tė njohur elbasanas, Kujtim Dalipi, thotė se shpallja kampion me Elbasanin ėshtė kulmi i karrierės sė tij sportive, por nga ana tjetėr numri 10 i verdhebluve e komenton si tepėr pozitiv edhe sezonin qė sapo mbyll, duke deklaruar se Elbasani meritoi gjithēka, duke nisur qė nga java e parė.

    "Elbasani e arriti objektivin e tij. Ishim qė nė fillim nė krye dhe vendosėm njė rekord. Nuk zbritėm nga froni asnjė javė, pavarėsisht disa rasteve kur distanca me rivalėt ka qenė e afėrt," - shprehet Klevis Dalipi, i cili ka luajtur prej shtatė sezonesh nė kampionatin portugez tė futbollit dhe se eksperienca e fituar nė Portugali e ka ndihmuar shumė.

    "Jam elbasanas dhe e dua me zemėr kėtė skuadėr. Sigurisht, nuk ėshtė e thėnė qė tė jesh perfekt nė ēdo ndeshje, gjithsesi unė jam munduar tė bėj mė tė mirėn pėr ekipin tim," - shton Dalipi. Njė vit mė parė, sulmuesi arriti nė kuotėn e 10 golave tė shėnuar nė kampionat, ndėrsa kėtė sezon, ndonėse nuk ka shėnuar shumė, ka qenė njė lojtar qė jepte asiste tė mirė pėr golat e shnėuar nga shokėt e ekipit tė tij.

    "E rėndėsishme kėtė sezon ishte tė fitonte nė ēdo ndeshje Elbasani, pavarėsisht se kush do ta shėnonte golin. Kemi bėrė njė sezon tepėr pozitiv, falė njė grupi me kualitet, kjo pėr meritė tė presidentit Arben Laze, pasi ai brenda dy vitesh arriti tė shpallė kampion Elbasanin, duke sjellė titullin pas njė mungese tė gjatė nė qytetin tonė," - thekson Klevis Dalipi.

    Sulmuesi kryesor i verdhebluve shpall ambiciet edhe pėr sezonin e ri, teksa thotė: "Tė hėnėn do tė zbres nė stėrvitje dhe mezi po pres tė luaj me ekipin tim. Mė parė na duhet tė pėrballemi me ligėn e kampionėve, ku skuadra jonė do tė ketė mundėsi pėr tė kaluar njė tur, apo dy. Me ekipin qė ka Elbasani, mund tė pėrsėrisė suksesin e Flamurtarit nė kupat e Europės. Endrra ime ėshtė qė Elbasanin ta shoh sa mė lart nė Europė. Kėtė sezon, pėr tė hyrė nė histori, do tė ishte njė arritje tepėr e madhe pėr tė gjithė ne nėse do tė kalojmė dy, apo tre ture."

    Nė fund tė prononcimit tė tij, sulmuesi Klevis Dalipi shprehet edhe pėr tė ardhmen e tij, duke theksuar: "Elbasani mbetet zgjedhja e parė. Unė jam bir i kėtij qyteti dhe nuk e kam menduar ndonjėherė "divorcin" me Elbasanin. Dua tė kontribuoj sa mė shumė dhe do tė pėrgatitem pėr sezonin e ardhshėm, kur Elbasani do tė synojė titullin kampion sėrish, ndėrsa u pemtoj tė gjithė tifozėve tanė tė zjarrtė se do tė mundohem tė shėnoj sa mė shumė gola pėr njė Elbasan kampion."


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al

    Tulipano,video kam vetem edicionin e lajmeve te top-channelit se edhe une jam jashte plako.Por nqs do ta shkarkosh shko te faqja www.kfelbasani.com. e gjen reportazhin per festen ne krahun e majte.Une kam edicionin e plote te lajmeve keshtu qe nuk e ve dot...

    Ne lidhje me Vrapin mesa di une..ai ka debutuar madje me shume sukses me Kombtaren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 04-06-2006 mė 09:18 Arsyeja: shtese
    .........................

  2. #122
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Bejzade: Elbasan, po mė tundon Partizani !!!

    Arusha verdheblu" pėr momentin nuk e tradhton ekipin me tė cilin doli kampion



    Bejzade: Elbasan, po mė tundon Partizani!





    Njė nga futbollistėt mė tė mirė te verdhebluve, Skerdi Bejzade, i cili nuk ka zbritur nė stėrvitje me ekipin kampion nė javėn e parė, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", analizon sezonin qė sapo u mbyll dhe flet pėr tė ardhmen e tij. Bejzade thekson se ai ka arritur kulmin e karrierės sė tij me ekipin e Elbasanit pas fitimit tė titullit kampion me kėtė skuadėr.

    "Mendoj se kam kaluar dy sezone tepėr brilante me Elbasanin dhe shpresoj tė kaloj sa mė shumė vite tė tilla me kėtė skuadėr," thekson sulmuesi Skerdi Bejzade. Ndėrkohė, sulmuesi tiranas, qė ėshtė njė nga idhujt e tifozėrisė sė verdhebluve, komenton me superlativa marrėdhėniet e tij me stafin dhe tifozėrinė, teksa thotė: "Elbasani ėshtė njė qytet qė e do shumė futbollin, ka tifozė tė mrekullueshėm, si dhe njė staf shumė tė zot. Mendoj se merita e kėtij titulli kampion tė fituar kėtė seson ėshtė pa dyshim e stafit drejtues me nė krye presidentin Laze, i cili brenda njė kohe tė shkurtėr arriti qė tė triumfojė nė kampionatin tonė tė futbollit."

    Mė poshtė, sulmuesi Skerdi Bejzade shprehet se titulli i fituar me Elbasanin ėshtė mė speciali nė karrierėn e tij tė gjatė sportive dhe, si golashėnuesi mė i mirė i kėsaj skuadre kėtė sezon, thekson se edhe nė takimet e Ligės sė Kampioneve Elbasani nuk do tė zhgėnjejė, duke premtuar tė tjera suksese pėr tifozėt verdheblu. Ndėrkohė, Bejzade shprehet se, pėr sa i pėrket tė ardhmes sė tij, ende nuk ka vendosur, por nuk e mohon se ka oferta nga skuadra tė tjera tė superligės. "Kam oferta nga disa skuadra tė superligės dhe oferta e Partizanit mė tundon, por jam futbollist i Elbasanit dhe nuk kam vendosur asgjė deri tani. Do tė ulem me presidentin Laze dhe do tė shqyrtoj ofertėn e bėrė nga ai dhe mė pas do tė vendos," shton Bejzade, i cili thekson se Elbasani edhe kėtė sezon i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė fortė dhe pėr titull kampion. "Duke njohur ambientin e Elbasanit dhe presidentin Laze, kam besim se skuadra verdheblu do tė jetė njė nga ekipet kryesore pėr fitimin e kampionatit sezonin e ardhshėm, pasi, si gjithmonė, kjo skuadėr grumbullohet nė fund, por arrin me punė e djersė tė rrėmbejė kreun menjėherė," pohon Bejzade.

    Sulmuesi qė ka luajtur me disa skuadra tė kampionatit tonė, si Vllaznia, Partizani dhe disa sezone nė kampionatin gjerman, shprehet se fanella e Elbasanit peshon shumė dhe ėshtė e vėshtirė tė ndahesh prej saj, kur tregon: "Unė e thashė edhe mė lart, se e kam tė vėshtirė tė largohem nga Elbasani. Dėshira ime ėshtė qė tė bėj njė paraqitje sa mė pozitive nė Ligėn e Kampioneve, ku skuadra jonė do tė synojė tė kalojė tė paktėn dy ture nė kėtė kompeticion." Numri 9 i verdhebluve, i cili shpesh thirret me emrin "Arusha verdheblu" nga tifozėt e ekipit kampion tė Shqipėrisė, thekson gjithashtu se edhe trajneri Daja ka bėrė njė punė tepėr tė mirė kėtė sezon, duke shtuar se grupi qė Elbasani ka nė ekip ėshtė nga mė tė mirėt e kampionatit tonė, tė cilėt u treguan tė gjithėve se si mund tė fitohet njė titull kampion pa shumė yje dhe duke kryesuar qė nga java e parė e kampionatit.

    Sulmuesi tiranas e pėrfundon prononcimin e tij, duke deklaruar: "Edhe nėse nuk do tė jem pjesė e Elbasanit pėr sezonin e ardhshėm, do tė jem me shpirt tifoz dhe njė dashamirės i zjarrtė i kėtij qyteti dhe i kėsaj skuadre. Si stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" vėshtirė se mund tė gjesh nė Shqipėri, ku ēdo javė tifozėt e zjarrtė elbasanas mbėshtesin ekipin e tyre."



    Laze-Daja, dje takimi nė Sheraton

    Dyshja drejtuese e Elbasanit, presidenti Arben Laze dhe trajneri Ilir Daja janė takuar dje pasdite nė Hotel Sheraton. Nė takimin e parashikuar mes dy drejtuesve mė tė lartė tė ekipit kampion ėshtė diskutuar rreth sė ardhmes sė skuadrės verdheblu. Ndėrkohė, nuk ėshtė pėrmendur ndonjw emėr konkret futbollisti pėr t'u afruar tek Elbasani. Nga ana e tij, presidenti Laze ėshtė shprehur se do tė bėjė tė pamundurėn pėr tė afruar futbollistė cilėsorė nė takimet e Ligės sė Kampionėve. Takimi i djeshėm ėshtė pėrqendruar te ruajtja e grupit aktual pėr Ligėn e Kampionėve dhe pėr sezonin e ardhshėm.



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  3. #123
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit

    Dede: Eshte lufte psikologjike



    Kapiteni i skuadres kampione, Nevil Dede, ndihet paksa i acaruar nga gjithcka eshte shkruar ne nje te perditshme sportive, sipas se ciles ai i ka prishur marredheniet e tij me presidentin elbasanas, Arben Laze, per arsye te moskorrekteses se drejtuesit ne shlyerjen e detyrimeve financiare, te percaktuara ne kontraten e nenshkruar nga te dy palet. Ndonese ai vazhdon te stervitet me skuadren e tij, me te cilen u shpall kampion i "fresket", "zerat trillues", sic i quan ai, nuk e lene rehat edhe tani, ne ditet e paskampionatit. "Sic duket, thote Dede ne intervisten per gazeten tone, - vazhdon lufta mediatike, qe na eshte bere edhe ne ditet e kampionatit, edhe pse tani ne forma te tjera...".


    Ne numurin e djeshem te nje te perditshmeje sportive ka dale nje njoftim, sipas te cilit i keni ftohur marredheniet me presidentin Laze, per arsye te moskorrektese se tij ne shlyerjen e detyrimeve financiare me ju. Si qendron e verteta e ketij "fakti"?


    E para, duhet te them se ai nuk ishte fakt, por i referohej "burimeve" nga brenda klubit elbasanas te futbollit. E lexova edhe une, sepse ishte ne faqen e pare te asaj gazete dhe, te them te verteten, u befasova. Nuk e di se per cilat burime behej fjale, sigurisht qe i takon edhe klubit tone te prononcohet per kete problem. Une vete, personi per te cilin flitej ne ate shkrim, nuk di qe te kem ndonje problem financiar qe te kete cenuar marredheniet e mia me presidentin Arben Laze. Me kete rast, me duhet te them qe, edhe nese do te largohem ndonje dite nga Elbasani, Arben Laze mbetet per mua nje nder miqte me te mire qe kam njohur dhe te tille do ta konsideroj gjithmone. Gjithcka e shkruajtur eshte thjesht nje trillim.


    Pra, e kundershtoni...


    Sigurisht. Gjithcka qe eshte nenshkruar ne kontraten midis meje dhe presidentit Laze, pra, per shifrat e lekeve, afatet e kesteve etj., i dime vetem ne te dy qe kemi vene firmat dhe zoterojme kopjet e kontratave. Nga i di ky "burim" qe i ben publike keto gjera? Vertet cudi! Vetem nese i ka marre nga vete presidenti, ose nga une. E perseris, jam futbollist i Elbasanit dhe do te vazhdoj te jem i tille derisa nuk kam nenshkruar kontrate me tjeter skuader. Por, tani per tani, nuk kam ndermend te leviz qe ketej.


    Keni munguar ne stervitje per disa dite dhe ky fakt ka stimuluar "ftohjen"...


    Ju me pate vete qe te marten isha ne stervitje se bashku me skuadren. Javen e kaluar kam qene ne plazh per disa dite, ku edhe jam stervitur individualisht, ndersa te henen kam qene i detyruar te marr pjese ne festen e shkolles se vajzes sime, prandaj kam kerkuar leje qe te jem i pranishem aty. Pra, keto mungesa te mia nuk kane te bejne aspak me trillimet qe lexova dhe qe behen shkak i ketij prononcimi.


    Thuhet se keni kontaktuar me donatoret e Tiranes...


    Po, eshte e vertete. Futbollisti duhet te respektoje ata qe e respektojne, duke bashkebiseduar dhe degjuar te interesuarit dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Por, kjo bisede nuk mund te merret si nenshkrim kontrate dhe, me e keqja, t'i vishen llo-lloj historish te paqena dhe aspak serioze. Une, po e perseris, nuk mendoj te largohem nga Elbasani. Kam detyrime morale ndaj drejtuesve te tij, miqve te e mi te shumte, sportdashesve qe me respektojne dhe qe kane brohoritur emrin tim ne te gjitha ndeshjet qe kemi luajtur. Pra, kam kenaqsi te vecante te luaj perseri me Elbasanin. Ne kemi nje preokupim me serioz tani, kur na duhet te pergatitemi sa me mire per t'u ballafaquar denjesisht ne ndeshjet e Liges se Kampioneve. Pas perfundimit te ketij impenjimi, une do te bisedoj perseri me presidentin Arben Laze lidhur me bashkepunimin e metejshem per sezonin e ri.


    Atehere, sipas jush, cila mund te jete arsyeja qe sajohen te tilla "histori"?


    Nuk e di, por une e gjykoj si nje lufte psikologjike qe vazhdon t' i behet skuadres sone. Ajo u shfaq per disa kohe gjate kampionatit, por, sic duket, pasi nuk iu arrit qellimit, nxjerr koken here pas here, edhe pse ne forma te tjera.



    Marre nga www.sportekspres.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    .........................

  4. #124
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post "Ruzhdi Bizhuta", tashmė me orė elektronike !!!

    "Ruzhdi Bizhuta", tashmė me orė elektronike


    Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" i qytetit tė Elbasanit shumė shpejt do tė ketė edhe orėn e tij elektronike, duke u bėrė kėshtu gjithnjė e mė modern pėr sa i takon infrastrukturės sė tij. Nėnkryetari i Bashkisė sė qytetit tė Elbasanit, Albert Shopi, tha pėr gazetėn "Sporti shqiptar" se pėr sigurimin e orės elektronike qė do tė vendoset nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" do tė kontribuojė financiarisht Banka Amerikane e Shqipėrisė. Sipas Shopit, ora elektronike, qė do tė sponsorizohet nga kjo bankė e fuqishme, do tė porositet nė Francė, ose Danimarkė, kėto ditė dhe gjatė javės sė fundit tė muajit qershor do tė instalohet nė stadium. Kostoja e kėsaj ore shkon nė 10 mijė euro. Ajo do tė jetė nė formė drejtkėndėshi dhe nė anė tė saj do tė jetė i vendosur edhe mbishkrimi i subjektit qė ia ka dhuruar atė stadiumit "Ruzhdi Bizhuta".


    Rizvanolli: S'dua tė iki nga Elbasani


    Sulmuesi tiranas i Elbasanit, Erion Rizvanolli, nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se dėshira e tij ėshtė tė qėndrojė nė ekipin kampion dhe tė kontribuojė pėr Ligėn e Kampioneve. Edhe pse nuk ėshtė stėrvitur me grupin, ai e sheh veten sėrish me ekipin kampion. Kėtė sezon ai kėrkon tė tregojė vlerat e tij, duke dashur tė jetė golashėnuesi kryesor i ekipit, pse jo tė luftojė pėr kėtė edhe nė kampionat.

    - Pėrse nuk jeni bashkuar me grupin nė stėrvitje?

    - Unė jam pjesė e ekipit tė Elbasanit dhe shpresoj tė jem edhe nė Ligėn e Kampioneve. Gjatė kėsaj kohe jam stėrvitur vetė dhe normalisht qė shumė shpejt do tė bashkohem me ekipin nė stėrvitje, por mė parė do tė ulem me presidentin Laze pėr tė folur rreth marrėveshjes sonė, qė e kemi bėrė nė fillim tė fazės sė tretė.

    - Ndėrkohė, nėse bisedimet mes jush dhe Lazes nuk pėrfundojnė pozitivisht, do tė largoheni nga Elbasani?

    - Nėse nė kėtė sezon jam shpallur kampion, kjo ėshtė falė presidentit Laze, qė mė solli nė Elbasan dhe falė ekipit verdheblu. Mendoj se ėshtė e tepėrt tė jem egoist qė tė theksoj se kam ndėr mend tė largohem nga kjo skuadėr. Shpresoj qė tė pėrfundoj gjithēka pozitivisht dhe tė jem pjesė e ekipit, pse jo edhe nė sezonin e ardhshėm, pas Ligės sė Kampioneve.

    - Keni pasur oferta nga ekipe tė tjera tė superligės?

    - Kam pasur dhe kam oferta nga disa klube tė superligės, megjithatė siē e thashė edhe mė lart, jam futbollist i Elbasanit dhe dėshira ime ėshtė tė vazhdoj tė luaj pėr ngjyrat e kėsaj skuadre pėr shumė sezone. Gjithsesi, unė mendoj se pėr mua ėshtė mė e rėndėsishme qė tė filloj pėrgatitjet pėr Ligėn e Kampioneve, duke harruar tani ofertat qė mė vijnė nga klube tė ndryshme, tė cilat dua t'i falėnderoj pėr besimin qė kanė ndaj meje.

    - Gjatė dy fazave tė fundit tė kėtij sezoni shpesh keni qenė edhe zėvendėsues. Do ta pranonit prapė kėtė?

    - Unė kam marrėdhėnie tė mira me drejtuesit e ekipit, si dhe me trajnerin Daja. Eshtė ai qė vendos se kush do tė luajė nė fushė dhe kėtė duhet ta respektojmė tė gjithė. Sigurisht qė dėshira ime ėshtė qė tė luaj 90 minuta nė njė ndeshje. Megjithatė, unė tashmė jam futbollist profesionist dhe do tė stėrvitem maksimalisht qė tė jem titullar nė Ligėn e Kampioneve.

    - Jeni shpallur pėr herė tė dytė kampion nė Shqipėri. Cili ėshtė titulli mė i veēantė?

    - Sigurisht, ky qė kam fituar me Elbasanin, pasi jam ende i mbėrthyer nga emocionet, megjithatė njė futbollist e ka tė vėshtirė tė bėjė dallime mes trofeve tė fituar gjatė karrierės sė tij. Me Elbasanin e veēoj kėtė titull, pasi skuadra e fitoi me meritė, duke qenė skuadėr nga rrethet dhe presioni ishte tepėr i lartė. Ajo qė mė ka gėzuar pa masė ėshtė tifozėria e mrekullueshme qė ka ky qytet, prandaj shpresoj tė qėndroj gjatė mes kėtij publiku.



    Nora nė "kthetrat" e Bizhdilit

    Burime tė rezervuara pėr gazetėn "Sporti shqiptar" bėjnė tė ditur se sulmuesi i Elbasanit, Arlind Nora, ėshtė takuar me presidentin e Besės, Nexhat Bizhdili, dhe kanė biseduar sė bashku pėr arritjen e njė marrėveshjeje midis tyre. Ndėrkohė duhet theksuar se bjondi gjirokastrit ėshtė mbėrthyer nė ethet e merkatos, pasi ditėt e fundit janė shtuar ekipet qė kėrkojnė shėrbimet e tij. Gjithsesi, midis Norės dhe Besės kanė nisur sinjalet e para pas takimit me presidentin Bizhdili, i cili i ka ofruar futbollistit njė kontratė njėvjeēare dhe njė shumė tė majme pėr sezonin e ardhshėm. Por e ardhmja e Norės nė drejtim tė Besės mund tė vendoset pas Ligės sė Kampioneve.


    Elbasani, i plotė nė stėrvitje

    Elbasani mund tė quhet i plotė nė stėrvitje pas ardhjes sė pjesės mė tė madhe tė futbollistėve kėtė javė, tė cilėt i janė bashkuar grupit pėr tė nisur stėrvitjen. Ndėrkohė, Abraham, Qorri, Rizvanolli janė mungesat e vetme, por shumė shpejt do t'i bashkohen ekipit kampion, pasi kanė marrė leje nga stafi drejtues. Nė stėrvitje ėshtė parė edhe kapiteni Dede, si dhe sulmuesi Bejzade. Pritet qė skuadra tė niset nė drejtim tė Strugės kėtė fundjavė, ose nė fillim tė javės sė ardhshme



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    .........................

  5. #125
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit

    Trajneri i Elbasanit, Ilir Daja, thotė se vetėm pas kompeticionit europian do tė flasė pėr sezonin e ri



    Daja: Mendojmė vetėm Ligėn e Kampioneve



    Edhe pse ėshtė folur shumė pėr tė ardhmen e tij, ai vazhdon tė punojė ēdo ditė me ekipin qė e nxori kampion. Kėtė nuk e bėn pėr ego, por se nė moton e tij ėshtė vetėm puna dhe qetėsia. Ky ėshtė trajneri i Elbasanit, Ilir Daja, i cili arriti t'i japė kėtij ekipi titullin e dytė nė historinė e klubit verdheblu. Eshtė periudhė pushimesh dhe tė gjithė po ndjekin botėrorin, por Daja me futbollistėt e Elbasanit nuk ka ditė qė tė mos jetė stėrvitur normalisht, duke qenė tė pėrqendruar vetėm te Liga e Kampioneve.

    "Stėrvitja ka vijuar normalisht. Nuk kemi pasur mungesa, pėrveē atyre qė u kemi dhėnė leje pėr shkaqe familjare. Na mungon vetėm Abraham, i cili pritet tė rikthehet nga Afrika tė takojė njerėzit e tij tė familjes. Ndėrsa Ilir Qorri vjen kėto ditė dhe do tė jetė me ne edhe nė pėrgatitoren e Strugės. Lojtarė tė tjerė pėr momentin nuk janė afruar, por besoj se javės tjetėr do tė vijnė edhe pėrforcimet e para. Deri tani nuk kemi pasur ndonjė dėmtim dhe stėrvitja ka shkuar sipas programit. Nė fakt, periudha e parė e stėrvitjes nuk ka qenė shumė e ngarkuar, kjo edhe pėr faktin se kampionati nuk ka shumė qė ka pėrfunduar. Ndėrsa nė Strugė do ta intensifikojmė ngarkesėn stėrvitore, kuptohet duke e bėrė mė tė larmishme edhe nga taktike," shprehet trajneri Daja, i cili pėr ēdo ditė udhėton nga Tirana pėr tė qenė nė Elbasan pranė ekipit tė tij.

    Para ca kohėsh, Daja pohoi qė mund tė largohej pas Ligės sė Kampioneve, duke dashur tė jetė pranė familjes nė Tiranė dhe tė drejtojė ekipe tė moshave, punė qė e ka bėrė edhe mė parė gjithė pasion. Por kėmbėngulja e presidentit Laze pėr qėndrimin e tij edhe pėr sezonin e ardhshėm ka bėrė qė ai tė mendohet edhe njė herė nė lidhje me drejtimin e skuadrės kampione nė fuqi. "I detyrohemi shumė presidentit Laze, prandaj nė lidhje me tė ardhmen time do tė vendos vetėm pas Ligės sė Kampioneve. Jam i pėrqendruar vetėm kėtu dhe nuk ėshtė se e mendoj shumė se ardhmen.Jo se nuk shqetėsohem pėr veten, por dua qė Elbasani tė paraqitet sa mė mirė nė Europė dhe t'i gėzojmė kėta mijėra e mijėra tifozė, tė cilėt jo vetėm na kanė mbėshtetur dhe vazhdojnė tė na mbėshtesin, por na respektojnė kaq shumė sa me tė vėrtetė ndihemi borxhlinj ndaj tyre. Grupi ėshtė i mirė dhe nuk ėshtė dobėsuar aspak, madje mund tė themi qė jemi konsoliduar mė shumė, pasi ky grup vazhdon tė ketė po atė ambicie qė kishte nė fitimin e titullit.

    Shpresojmė qė gjėrat tė vazhdojnė nė kėtė ritėm, nė mėnyrė qė tė arrijmė objektivat si ekip edhe nė Ligėn e Kampioneve, ku turin e parė duhet ta kalojmė patjetėr," pėrfundon trajneri i Elbasanit, Ilir Daja, i cili qė nė sezonin e parė qė drejtonte njė ekip nė superligė arriti ta shpallte kampion, njė sukses jo i vogėl nė futbollin shqiptar.



    Verdheblutė, drejt Strugės mė 15 qershor

    Eshtė shtyrė pėr mė 15 qershor nisja drejt Strugės e ekipit kampion pėr fazėn pėrgatitore. Ishte menduar qė nisja do tė bėhej dje, por mė pas ėshtė vendosur pėr tė enjten. Ndėrkohė, dje, stėrvitja ka vazhduar sipas programit nė Elbasan. Verdheblutė, edhe njė sezon mė parė janė akomoduar nė Strugė dhe, si duket, janė ambientuar me klimėn dhe kushtet qė afron shteti fqinj.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  6. #126
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit

    Drejtori teknik i verdhebluve Artin Kovaēi thotė se shumė shpejt do tė afrohen dy lojtarė cilėsorė


    Kovaēi: Grupi i Elbasanit do tė ruhet



    Eshtė personi me mė shumė punė nė klubin e Elbasanit pėr momentin, pasi i duhet tė kujdeset pothuajse pėr tė gjitha, qė nga rregullimi i stadiumit, rezervimi i biletave dhe prerja e aboneve, plotėsimin e dokumentacionit pėr ndeshjet e ligės sė kampioneve, pa harruar edhe ndonjė bisedė pėr tė afruar ndonjė lojtar nė skuadėr. Ky ėshtė drejtori teknik i Elbasanit, Artin Kovaēi, tė cilin e sheh ēdo mėngjes te stadiumi.

    "Tashmė mund tė thuhet se jemi plotėsisht gati pėr ndeshjen e parė tė Ligės sė Kampioneve. Stolat janė vendosur, riparimet brenda janė bėrė, kėshtu qė i urojmė mirėseardhjen ekipit qė do tė ndeshet me ne. Klubi ynė jo vetėm qė i ka plotėsuar porositė e vėna nga UEFA, por ne do tė kėrkojmė tė jemi sa mė lart pėr sa i pėrket organizimit tė njė ndeshjeje ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė tė marrim viston edhe pėr tė zhvilluar ndonjė ndeshje tė kombėtares nė stadiumin tonė. Sė shpejti do tė vendosim edhe orėn elektronike, por jo vetėm kaq, pasi mund tė pajisim me stola tė gjithė stadiumin, pa harruar edhe pėrmirėsimin e mėtejshėm tė kushteve brenda dhe jashtė stadiumit, duke nisur nga parkimi, dushet, vendet pėr gazetarėt etj. Ne duam qė jo vetėm ekipi tė ecė mirė, por edhe ne si klub tė jemi nė nivele tė larta organizimi, pasi kanė ndikim te njėri tjetri," shprehet Kovaēi, qė mė parė ėshtė ulur edhe nė stolin e Elbasanit si trajner.

    Kovaēi ėshtė i rezervuar pėr sa u pėrket zhvillimeve nė ekip, apo afrimet qė mund tė bėhen sė shpejti. Ai e sheh gati ēdo ditė ekipin qė stėrvitet nė "Ruzhdi Bizhuta", por pėr momentin nuk tregon ndonjė emėr tė ri qė ėshtė gati tė afrohet pėr ligėn e kampioneve, apo pėr sezonin e ri. "Mund tė them qė grupi i kampionėve do tė ruhet, pasi ata sa vijnė dhe forcohen pėr sa i pėrket skemės qė luan ekipi. Do tė afrohen nė ekip sė shpejti dy futbollistė cilėsorė. Mund tė them qė luajnė nė mesfushė dhe nė sulm, por emrat do tė bėhen tė ditur vetėm kur tė arrihet akordi pėrfundimtar. Pas kėtyre mund tė vijnė edhe tė tjerė.

    Ne jemi duke parė mundėsinė qė ndonjėri qė do tė afrohet pėr ligėn e kampionėve tė qėndrojė edhe pėr sezonin nė vazhdim. E pėrgjithshmja ėshtė pozitive, gjėra e voglat do tė rregullohen mė vonė. Shpresoj tė bėjmė njė paraqitje sa mė tė mirė nė Ligėn e Kampioneve, nė mėnyrė qė tifozėt tanė tė kėnaqen, ashtu siē i kėnaqėm gjatė sezonit tė kaluar," pėrfundon drejtori teknik i Elbasanit, Artin Kovaēi.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al



    Ditelindja e presidentit Laze

    Nuk ka dashur te beje buje, por nga burime te tjera eshte mesuar se dje, presidenti Arben Laze ka patur ditelindjen. Nuk dihet nese kjo gjendje “ilegale” e kesaj dite te shenuar per te parin e futbollit elbasanas, ka lidhje me veljen nga festimet e njepasnjeshme, qe ka perjetuar Laze me rastin e shpalljes kampion te ekipit te tij, apo me deshiren per intimitetin e ketij gezimi. Cilado qofte arsyeja, te gjithe dashamiresit e urojne nga zemra Arben Lazen, qe vec te tjerave te vazhdoje te ndihmoje skuadren elbasanase, per ta mbajtur ne nivele kampionesh.

    Marre nga www.sportekspres.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 14-06-2006 mė 17:51
    .........................

  7. #127
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit !!!

    Zv.presidenti i verdhebluve tregon punėn qė po bėhet pėr sezonin e ardhshėm



    Ēėrraga: Po ndėrtojmė Elbasanin e madh


    Elbasani ėshtė nisur sot drejt Strugės pėr tė zhvilluar fazėn pėrgatitore jashtė vendit. Pėr afro dy javė verdheblutė do tė zhvillojnė njė stėrvitje intensive, pėr t'u rikthyer mė pas nė Elbasan, ku do tė presin pėrballjen europiane. Ndėrkohė, nė kampin e Elbasanit, drejtuesit e kėsaj skuadre janė duke punuar pėr ndėrtimin e njė skuadre konkurrente pėr sezonin e ardhshėm, ku mbi tė gjitha, pėrveē pėrforcimeve, ata janė duke punuar pėr tė ruajtur grupin aktual tė futbollistėve. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", zėvendėspresidenti i Elbasanit, Gentian Ēėrraga, shprehet tepėr optimist pėr tė ardhmen e ekipit tė tij. "Elbasani do tė qėndrojė sėrish nė vendin e parė edhe pėr sezonin e ardhshėm. Jemi duke punuar pėr tė afruar disa futbollistė cilėsorė dhe sigurisht nga ana tjetėr do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė tė ruajmė grupin e sezonit tė shkuar," thekson Ēėrraga.

    Numri dy i kampionėve shprehet se nė listėn e tė ardhurve janė shėnuar edhe emrat e tre futbollistėve, si braziliani i Vllaznisė, Leandro, sulmuesi i njohur Daniel Xhafa dhe njė alf i majtė i ekipit tė Vardarit. Bisedimet me ta kanė pėrfunduar dhe Ēėrraga shprehet i sigurt se tė tre kėta futbollistė cilėsorė do t'i bashkohen shumė shpejt ekipit nė Strugė kėto ditė. Gentian Ēėrraga i siguron tė gjithė tifozėt e Elbasanit se skuadra e tyre do tė jetė sėrish nė majėn mė tė lartė tė futbollit shqiptar, madje zėvendėspresidenti thekson se ekipi i tij si objektiv kryesor do tė ketė kalimin e dy tureve nė Ligėn e Kampioneve. "Me grupin qė kemi dhe me pėrforcimet qė do tė bėjmė, sigurisht qė do tė kemi mė shumė mundėsi," shton Ēėrraga, i cili vlerėson edhe blerjet e reja nė ekipin kampion. "Bashkė me presidentin Laze kemi bėrė tė pamundurėn pėr t'i afruar kėta futbollistė. Leandro ėshtė njė mesfushor tepėr i talentuar, po kėshtu edhe Xhafa, i cili shėnon shpesh nė portat kundėrshtare, por prapa tyre nuk mbetet edhe alfi i majtė qė luan me ekipin e Vardarit, me tė cilin me siguri, kur ta shikoni nė fushėn e blertė, do tė habiteni," pohon Gentian Ēėrraga.

    Mė poshtė, numri dy i verdhebluve komenton edhe fazėn pėrgatitore, teksa thotė: "Mendoj se dy javėt qė zhvilluam nė Elbasan do ta ndihmojnė ekipin pėr tė ruajtur dhe fituar diēka pozitive edhe nė fazėn pėrgatitore tė Strugės. Sa pėr shortin, shpresojmė qė tė kemi pėrballė njė kundėrshtar qė tė jetė nė lartėsinė tonė, jo mė poshtė se ne, por edhe jo mė lart se ekipi ynė. Pėr Elbasanin, kjo do tė jetė njė aventurė tepėr pozitive dhe kam besim te skuadra, ku objektivi pėr kalimin e dy tureve do tė kalojė me sukses."



    Elbasani, dje nisja drejt Strugės

    Elbasani nė mesditė ėshtė nisur nė drejtim tė Strugės pėr tė zhvilluar fazėn pėrgatitore. Ndėrkohė, skuadra kampione ėshtė plotėsisht e kompletuar, ku me grupin tashmė janė bashkuar Qorri, Abraham dhe Rizvanolli, ndėrkohė qė kėto ditė pritet qė ekipit kampion t'i bashkohen edhe tre futbollistėt qė pritet tė pėrfundojnė marrėveshjen me Elbasanin, Leandro, Xhafa dhe njė mesfushor maqedonas, qė luan me Vardarin.


    Kuēi dhe Bėrdufi nė ekipin Shpresa

    Dy futbollistėt e rinj tė Elbasanit, Egert Kuēi dhe Parid Bėrdufi, nuk janė nisur me grupin pėr nė Strugė, pasi janė grumbulluar nė ekipin kombėtar Shpresa dje pasdite. Dy futbollistėt do tė zhvillojnė njė grumbullim prej afro katėr ditėsh me ekipin Shpresa dhe mė pas do t'i bashkohen Elbasanit pėr fazėn pėrgatitore.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    .........................

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    te presim cfare do te behet mbas liges se kampioneve se ka shume mundesi te na ikin ca lojtare dhe po rrine vetem per championsin
    ishalla kete vit kampione serisht

  9. #129
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Elbasani do ece me shume se cdo ekip tjeter Shqiptar ne Champions League.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #130
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Shorti ne Ligen e Kampioneve /Elbasan - Ekranas

    1 KS Elbasani (ALB) v FK Ekranas (LTU)
    2 FC TVMK Tallinn (EST) v FH Hafnarfjördur (ISL)
    3 FHK Liepajas Metalurgs (LAT) v FK Aktobe (KAZ)
    4 Myllykosken Pallo-47 (FIN) v The New Saints FC (WAL)
    5 Cork City FC (IRL) v Apollon Limassol FC (CYP)
    6 FC Sioni Bolnisi (GEO) v FK Baku (AZE)
    7 F91 Dudelange (LUX) v FK Rabotnicki (MKD)
    8 FC Shakhtyor Soligorsk (BLS) v NK Široki Brijeg (BIH)
    9 Birkirkara FC (MLT) v B36 Tórshavn (FAR)
    10 Linfield FC (NIR) v NK Gorica (SLO)
    11 FC Pyunik (ARM) v FC Sheriff (MOL)

    2006/07 UEFA Champions League
    Second qualifying round draw
    First leg: 25/26 July
    Second leg: 1/2 August


    Winners Match 10 v FC Steaua Bucuresti (ROU)
    PFC Levski Sofia (BUL) v Winners Match 6
    FC Zürich (SUI) v SV Austria Salzburg (AUT)
    Djurgårdens IF (SWE) v MFK Ružomberok (SVK)
    Debreceni VSC (HUN) v Winners Match 7
    Winners Match 5 v FK Crvena Zvezda (SCG)
    Fenerbahēe SK (TUR) v Winnners Match 9
    FK Mladį Boleslav (CZE) v Vålerenga IF (NOR)
    Winners Match 11 v FC Spartak Moskva (RUS)
    Winners Match 3 v FC Dynamo Kyiv (UKR)
    Winners Match 2 v Legia Warszawa (POL)
    FC Kųbenhavn (DEN) v Winners Match 4
    Winners Match 1 v NK Dinamo Zagreb (CRO)
    Heart of Midlothian FC (SCO) v Winners Match 8

  11. #131
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    i uroj suksese elbasanit.ishalla e kalon turin e pare ,pastaj me dinamon e zagrebit do ta kete shume te veshtire.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  12. #132
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Ks Elbasani v Fk Ekranas

    Dua te besoj se do kalojme kete tur me sukses.Mund te them qe ekipi eshte i "permasave" tona keshtu qe na jep te drejten per te shpresuar dicka me shume,e per nje perfaqsim dinjitoz te futbollit shqiptar ne pergjithsi.

    Datat dhe "kalendari i ndeshjeve" kur nxirren?



    Forca cuna

    Gjithmone verdh e blu
    .........................

  13. #133
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Ks Elbasani - Fk Ekranas !!!

    Zv.trajneri verdheblu thotė se kampionėt s'turpėrohen kollaj



    Filja: Elbasani do ta kalojė njė tur


    Ekipi kampion i superligės prej disa ditėsh ėshtė duke zhvilluar nė Strugė tė Maqedonisė pėrgatitje intensive pėr Kupėn e Kampioneve. Nėn drejtimin e trajnerėve Ilir Daja, Ilirjan Filja dhe pėrgatitėsit tė portierėve Bujar Gogunja, kampionėt e rinj tė Shqipėrisė janė duke e shfrytėzuar nė maksimumin e nevojshėm kohėn qė ėshtė nė dispozicion deri nė fillimin e ballafaqimeve ndėrkombėtare. Sipas ndihmėstrajnerit Filja, ekipi verdheblu kėto ditė ka vazhduar pėrgatitjet mė nga dy seanca stėrvitore nė ditė, teksa thotė: "Kryesisht jemi duke i kushtuar rėndėsi pėrgatitjes fizike, por pa neglizhuar edhe atė nė aspektin teknik taktike. Janė po ata futbollistė tė cilėt kontribuan nė shpalljen e Elbasanit kampion i superligės gjatė edicionit qė kaloi dhe jemi nė pritje tė pėrforcimeve tė piketuara nga stafi.

    Momentalisht jemi tė kėnaqur me ecurinė e punės me ekipin dhe shpresojmė qė punėt tė ecin gjithnjė e mė mirė. Pėr tė pasur njė ekip sa mė tė pėrgatitur nė prag tė fillimit tė Kupės sė Kampioneve, do tė zhvillojmė edhe disa ndeshje miqėsore me ekipet mė tė mira tė Maqedonisė. Falė mbėshtetjes sė fuqishme tė presidencės, jemi optimistė pėr realizimin e objektivave tė pėrcaktuara nė Kupėn e Kampioneve. Ballafaqimi ynė mė i fundit ėshtė ai i vitit tė kaluar nė Kupėn UEFA, kur Elbasani u eliminua pas dy barazimeve me Vardarin e Shkupit. Por ndryshe nga njė vit mė parė, sivjet shpresojmė tė bėjmė njė paraqitje sa mė dinjitoze. Pjesėmarrja nė kupėn e kampioneve kėrkon njė pėrgatitje tė mirė dhe i gjithė stafi ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė qė ka ekipi nė njė garė kaq tė rėndėsishme europiane.

    Natyrisht qė mungesa e njohjes sė kundėrshtarit pėrbėn njėfarė pengese, por kjo nuk do tė thotė se nuk jemi nė gjendje tė kalojmė me sukses turin e parė. Cilido tė jetė ekipi qė do tė na dhurojė shorti, ne do tė dimė ta mposhtim pa shumė sforco. Grupi qė ka nė dispozicion Elbasani ėshtė mjaft i mirė dhe besimi ynė te kėta futbollistė nuk mungon. Verdheblutė me pėrforcimet qė priten, nuk do t'i zhgėnjejnė tifozėt e tyre tė zjarrtė, tė cilėt mė kot ndihen tė shqetėsuar pėr ecurinė e mėtejshme tė Elbasanit. Presidenti Arben Laze ka garantuar njė mbėshtetje tė fuqishme si pėr Kupėn e Kampioneve, ashtu dhe pėr edicionin e ri. Rėndėsi tani pėr tani ka qė tė krijojmė njė ekip sa mė tė pėrgatitur pėr tė konkurruar e pėrfaqėsuar Shqipėrinė sa mė mirė nė kompeticionin europian." Filja shpreh bindjen se Elbasani do tė arrijė tė kalojė tė paktėn turin e parė, pse jo tė synojė edhe pėr mė tepėr.

    "Jam i bindur qė turin e parė do ta kalojmė, kėshtu qė synojmė edhe pėr tė dytin," pėrfundon zėvendėstrajneri Ilirjan Filja.



    Elbasani, tė dielėn tjetėr miqėsore


    Elbasani ka zhvilluar takimin e parė miqėsor nė Strugė, ku po zhvillon pėrgatitoren para Champions League. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka barazuar 2-2 me Vardarin e Shkupit, me gola tė Qorrit dhe Dalipit, dhe ka dhėnė shenja tepėr pozitive. Ndėrkohė, ėshtė fiksuar qė Elbasani tė zhvillojė ditėn e diel njė tjetėr takim miqėsor, tashmė me njė ekip tė Ohrit. Gjithsesi, burime brenda klubit bėjnė tė ditur se, nė rast se shorti nuk i vendos kampionėt e Shqipėrisė pėrballė ekipit maqedonas tė Raboēniskit, atėherė skuadra e Ilir Dajės mund tė zhvillojė njė tjetėr ndeshje miqėsore me kampionėt e Maqedonisė


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al




    Ps.Le te shpresojme qe nuk do lexojme deklarata te tilla te bujshme,por te lejme cunat te flasin ne fushen e blerte.Jam shume optimist per kalimin e turit te pare.Uroj qe cunat te na nderojne.

    Forca cuna
    .........................

  14. #134
    H 2 S O 4 Maska e `Ac|D`
    Anėtarėsuar
    13-05-2006
    Vendndodhja
    Kush E Gjen 1000000000000000000 $ :)
    Postime
    96
    Ju Urojme Suksese Cunave Dhe Gjithashtu DHe Fitore
    DaNg3r StAy AwAy Fr0m M3

  15. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Po shortet e tjera si kane dale???

  16. #136
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    i Urojme suksese komshinjve verdh-e-blu
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e arsen09
    Anėtarėsuar
    26-06-2006
    Postime
    8
    Ckemi miqte e mi tifozat e nderuar te elbasanit.

  18. #138

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e arsen09
    Anėtarėsuar
    26-06-2006
    Postime
    8




    Ja kush jane tigrat verdhe e blu.

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25
    i Urojme suksese komshinjve verdh-e-blu
    RROFSH GENI_25 GJITHASHTU DHE DINAMOS ISHALLA PO HECEN NE UEFA

    11 KORRIKU DITA QE DO SHPERTHEJE ELBASANI
    ELBASANI - EKRANAS NE RUSHDI BIZHUTA JU FTOJME TE GJITHEVE TE VIJNE E TE NA MBESHTESIN

    Dje ne Struge ne oren 17.30 eshte zhvilluar nje ndeshje miqesore midis Elbasanit dhe Tiranes, keto dy ekipe kane rivalizuar gjate gjithe kampionatit 2005-2006. Ne nje bisede telefonike qe patem me njerin nga futbollistat kemi mesuar edhe rezulatatin Elbasani-Tirana 3-1. Ka qene nje ndeshje e fort por edhe kesaj rradhe ashtu sic ka ndodhur rutin ne keto 2 vitet e fundit KAMPIONET kane dominuar takimin duke e fituar bindshem. Per Elbasanin ka shenuar K.Dalipi, Nora dhe Dede, per Tiranen golin e ngushellimit e ka shenuar Duro nga pika e bardh e penalltis. Ekipi Elbasanit ka treguar ne kete ndeshje nje forme shume te mire, djemte e Dajes kane zbatuar me rigorozitet detyrat e Tranierit Daja. Ky rezultat ka qene fryte i punes 2 javore qe verdheblute kane zhvilluar ne Struge. Mesohet se ekipi neser vjen ne Elbasan dhe ne daten 3 apo 4 korrik kane nje tjeter ndeshje miqesore me ekipin e Dinamos ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta ku do te kene patjeter edhe perkrahjen e fansave verdheblu te cilet nuk mungojne ne asnje takim te ekipit te tyre nje prove te tille e kane dhen edhe sot ne Struge ku mesohet se kan qene nje numer i konsiderueshem i fansave verdheblu qe kane shijuar edhe nje here fitoren e ekipit te zemres.

Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •