Stili i tradhėtisė

Sejfulla MALĖSHOVA,

Dihet se propaganda fashiste ka qenė dheėshtė njė fabrikė gėnjeshtrash, ēpifjesh e provokacionesh monstruoze pa shėmbėll e pa emėr. Fashizma qė ėsht imperializma mė e tėrbuar, robėria nacionale mė e zezė dhe mė e egėr, qė ka parė historia, ka dalė me flamurin e kombėsisė. Fashizma qė ka marrė nėpėr kėmbė tė drejtat mė elementare politike dhe ekonomike tė punėtorėve, fashizma qė ėshtė robėria sociale mė e errėt qė ka parė njerėzia, ka dalė me flamurin e socializmės. Fashistėt qė kanė masakruar me milionė njerėz tė ēarmatosur e tė pafajshėm, qė kanė pasur nė plan tė ēfarosnin popujt e Evropės pėr tė siguruar sundimin e racės gjermane, ata qė vetėm nė fushėn e pėrqendrimit tė Maidanikut asasinuan 1.500.000 vetė, kėta njerėz, qė tė vjen rėndė t'i quash bisha, ngritnė provokacionin e math tė Katynit nė njė kohė kur masakrat e tyre nė Poloni e gjetkė kishin arrirė kulmin.
Ky ėshtė stili i fashisteve.
Ata qė sot po i gjykon populli dhe shokėt e tyre qė do tė kapė e do gjykojė nesėr, kanė qėnė fashistė jo vetėm nga politika e tyre, nga parullat e dala nga arsenali i Goebblesit, po dhe nga metodat, nga stili i tyre. A kanė folur pėr indipendencė e neutralitet tė Shqipėrisė, nė njė kohė kur Shqipėria ishte fund e krye nė mėshirėn e okupatorit, kur tė gjitha forcat politike dhe ushtarake tė qeverive kuislinge ishin nėnė urdhėrat e komandės gjermane dhe tė Gestapos. Ata kanė folur pėr "terror" e pėr "vėllavrasje nga ana e Lėvizjes Nacional_ēlirimtare, nė njė kohė kur ata organizonin bashkė me okupatorin gjerman ofensiva ushtarake pėr tė shtypur ushtėrinė tonė heroike, nė njė kohė kur ata ngrinin terrorin nė system, pėrgatisnin 4 Shkurtin e 28 Shkurtin, nė njė kohė kur gjithė politika e tyre ishte njė politikė sistematike pėr tė provokuar vėllavrasjen nė Shqipėri.
Provokacionet, qė po bėjnė kundrejt vendit tonė ca gazeta reakcionaie tė Greqisė, janė tipike nga kjo anė. Nė njė kohė kur bandat reakcionare Greqi po grabisin, po ndjekin e po masakrojnė pėr tė dytėn herė me metoda fashiste vėllezėrit tanė pėrtej kufirit, ēakenjte e Selanikut e tė Korfuzit po ēirren e po bėrtasin pėr masakėr, grabitje, transferime nga Jugu nė Veri qė gjoja qeveria jonė bėn nė kurris tė "grekėrve" tė Shqipėrisė.
Kėlyshėt e reakcionit fashist e profashist, kudo qofshin, kanė tė gjithė njė qėllim: tė shtypin popullin e vėndit tė tyre dhe sė bashku gjithė popujt e botės. Prandaj ata kanė dhe njė fytyrė, njė stil.
Ėshtė stili i trathėtisė.

Botuar mė 1945