Idea
Vangjel KOĒA,
Njė gazetar italian i radhės sė parė, Arnaldo Fraccaroli, njė ditė dėgjoi nga Ford-i nė Amerikė:
- Nė jetė njeriu duhet tė ketė kurdoherė njė ide.
- Po tė ish e mundur!!
- Gjithnjė ėshtė e mundur. Ėshtė kollaj tė kesh njė ide, por ėshtė zor qė ta realizosh.
Fraccaroli dė-gjoi edhe njė tjetėr amerikan tė madh, Rokfelerin, i cili i tha: - Tė gjitha idetė janė tė mira, duke pėrjashtuar natyrisht idetė e kėqia. Po vini re: idetė bėhen me tė vėrtetė tė kėqia vetėm kur nuk realizohen dot.
Dhe gazetari italian e mbaron me kėto fjalė artikullin e tij tė bukur qė ka shkruar mbi kėtė temė kėtu e ca kohė mė parė nė "Corriere della Sera": - Nė jetė ėshtė e nevojshme kjo gjė: tė kesh ide tė prera tė asaj qė do tė bėsh. Po tė jetė e mundur edhe ndonjė ide tė re. Dhe tė ngjitesh pas saj me besė e me kėmbėngulje. Nga ndonjė herė mundet qė ideja tė mos realizohet. Ahere, durim dhe ndėrro ide...
Fraccaroli mė sjell ndėrmend njė kujtim tė Korfuzit. Kėtu e nja dhjetė vjet mė parė, nė kohėn e pushimeve tė beharit, po bridhja me disa shokė tė mi nė sokaqet e ngushta tė Korfuzit, qė pėrbėn njė sintezė tė ēuditshme tė Lindjes e Perėndimit nė mes tė sė cilave gjendet. Nė vitrinėn e njė kartolerie tė vogėl pamė disa riprodhime tė mėdha kryeveprash tė artit dhe hymė qė tė blejmė. Nė mes tė tabllove zotėronte njė, e cila tregonte njė njeri me tė dy bėrrylet tė mbėshtetura mbi gjunjė dhe me mjekrėn tė mbėshtetur mbi njė dorė; ky njeri duket i pėrmbledhur krejt nė veten e tij dhe duket sikur do qė tė kafshojė grushtin nė njė tė ndezur dėshpėrimi.
Ėshtė "MENDONJESI" i Rodenit, tė cilin mė duket se ka dashur ta ndjekė edhe Odhise Paskali ynė me "NJERIU" -n e tij tė goditur.
Edouard Schure ka kallzuar njė anekdotė tė ēuditshme mbi kėtė vepėr tė Rodenit. Kėtu e shumė vjet mė parė shkrimtari francez vizitoi studion e artistit tė madh dhe la mendjen kur pa "Portėn e Skėterrės", qė Rodeni s'deshi a s'mundi ta mbarojė kurrė. Ishte skica e parė e njė vepre tė madhe tė skulpturės, me tė cilėn artisti donte tė paraqiste me njė sintezė plastike "Skėterrėn" e Dante- s. Vėrejtjen e vizitorit e tėrhoqi mė tepėr fytyra qėndrore e veprės: "Mendonjėsi",
- Kini dashur, pyeti Schure-ja, tė paraqitni me kėtė fytyrė njė njeri
dantesk apo ta bėni simbolin e njė mėkati?
- Jo, u pėrgjigj Rodeni. Nė mendjen time ky njeri duhet tė jetė "mė i ēmenduri i fajtorėvet dhe mė i mjeruari i tė dėnuarve", - Ahere, tha Schure-ja, kjo fytyrė mė bėn pėrshtypjen e "Skėterrės sė Mendimit." Artisti u duk i goditur nga kėto fjalė, nxori molivon dhe i shėnoi nė
mėngėn e kėmishės sė tij. Kur ndonjė vit mė pas "Mendonjėsi" u stis pėrpara "Pantheon"- it, Schure-ja njohu me njė herė fytyrėn e njeriut tė dėnuar, qė Rodeni e kish
vėnė nė "Portėn e Skėterrės". Kėtė fytyrė tė pavdekur mund ta shohė njeriu dhe nė ndonjė shtėpi tė Gjirokastrės nė ndonjė tablo artistike, tė blerė kėtu e nja dhjetė vjet mė parė nė kartolerinė e vogėl tė Korfuzit. "Mendonjėsi" vazhdon akoma tė kafshojė grushtin e tij dhe do tė vazhdojė gjer sa tė ketė mendim nė botė. Njėsia plastike nė mes tė "Mendonjėsit" dhe tė "njeriut mė tė mjerė nga tė dėnuarit", nuk ėshtė kapriēo e njė artisti, po pėrfundimi i menduar i njė filozofi. Njė poet i madh e ka quajtur "mendje fajtore, qė grin mishrat dhe zemrėn" sėmundjen e pashėruar tė njeriut qė thuhet "mendim". Dhe ka qėnė njė njeri qė ka dashur qė nė porositė e fesė sė krishterė tė shtohet edhe kjo: "Lum ata qė s'mendojnė!"
Ėshtė njė lumturi qė do tė kėrkohet tėrė jetėn, sepse mundimi i madh i mendimit lind nga njė grindje qė s'mund tė zgjidhet e s'mund tė palcohet kurrė nė mes tė Njeriut e tė Natyrės. Njeriu ėshtė i armatosur me njė merak pėr tė mėsuar ēdo gjė dhe qė nuk do tė mbetet kurrė i kėnaqur plotėsisht. Natyra e ka dorėn tė mbajtur, ėshtė ziliqare dhe pėrpiqet tė ruajė tė fshehtat e panumėrta qė fsheh nė gjirin e saj. Mundet qė kėtė mundim tė mos e njihnin njerėzit e parė, sepse ahere Misteri mbėshtillte edhe Njeriun edhe Natyrėn. Po qė kur Njeriu ndjeu se ka njė shpirt dhe deshi tė mbretėrojė mbi gjėrat pa shpirt, Natyra s'deshi mė ta falė: lufta u egėrsua nė mes tyre dhe prej saj lindi qytetėrimi. Mirėpo gjendemi pėrpara njė ngjarjeje tė ēuditshme: njeriu mė i mjerė qė pėrfytyron "Mendonjėsi" i Rodenit, ėshtė vetė njeriu qė pėrmbledh nė mendjen e tij tė gjitha energjitė e jetės.
Mirėpo kėtė "mendim- mjerim- jetė" nuk e mundon vetėm Natyra, po edhe njeriu vetė, i cili nuk kėnaqet me tė robėruar Natyrėn, po kėrkon qė tė bėjė zuzar edhe vėllanė e tij, ta bėjė gjė pa shpirt e pa mendim. Kėtej lind ndjekja e tėrbuar e mendimit qė vėmė re nė botėn pas luftės.
Atėhere? Njeriu qė s'ka tė drejtė tė mendojė le tė ndjekė kėshillėn e gazetarit italian: tė ndrrojė ide! Nė vend qė tė mendojė se mendimi duhet tė jetė i lirė, le tė mendojė, bie fjala, se ėshtė mė mirė tė lakmojė tė bėjė para. Atėherė, jo vetėem qė do tė mundė tė ndrrojė brekėt e tij tė grisura, po do tė mundė tė ngrejė dhe ndonjė pallat, tė blejė ndonjė "Fiat" model i fundit, tė lėshojė para me uzurė, t'i heqin kapelen dhe t'i bėjnė temenara tė mėdha. Ėshtė e vetmja ide e mirė nė kėtė botė pas-luftarake!
Botuar nė vitin 1934
Krijoni Kontakt