Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Vangjel Koēa

    Idea

    Vangjel KOĒA,

    Njė gazetar italian i radhės sė parė, Arnaldo Fraccaroli, njė ditė dėgjoi nga Ford-i nė Amerikė:
    - Nė jetė njeriu duhet tė ketė kurdoherė njė ide.
    - Po tė ish e mundur!!
    - Gjithnjė ėshtė e mundur. Ėshtė kollaj tė kesh njė ide, por ėshtė zor qė ta realizosh.
    Fraccaroli dė-gjoi edhe njė tjetėr amerikan tė madh, Rokfelerin, i cili i tha: - Tė gjitha idetė janė tė mira, duke pėrjashtuar natyrisht idetė e kėqia. Po vini re: idetė bėhen me tė vėrtetė tė kėqia vetėm kur nuk realizohen dot.
    Dhe gazetari italian e mbaron me kėto fjalė artikullin e tij tė bukur qė ka shkruar mbi kėtė temė kėtu e ca kohė mė parė nė "Corriere della Sera": - Nė jetė ėshtė e nevojshme kjo gjė: tė kesh ide tė prera tė asaj qė do tė bėsh. Po tė jetė e mundur edhe ndonjė ide tė re. Dhe tė ngjitesh pas saj me besė e me kėmbėngulje. Nga ndonjė herė mundet qė ideja tė mos realizohet. Ahere, durim dhe ndėrro ide...
    Fraccaroli mė sjell ndėrmend njė kujtim tė Korfuzit. Kėtu e nja dhjetė vjet mė parė, nė kohėn e pushimeve tė beharit, po bridhja me disa shokė tė mi nė sokaqet e ngushta tė Korfuzit, qė pėrbėn njė sintezė tė ēuditshme tė Lindjes e Perėndimit nė mes tė sė cilave gjendet. Nė vitrinėn e njė kartolerie tė vogėl pamė disa riprodhime tė mėdha kryeveprash tė artit dhe hymė qė tė blejmė. Nė mes tė tabllove zotėronte njė, e cila tregonte njė njeri me tė dy bėrrylet tė mbėshtetura mbi gjunjė dhe me mjekrėn tė mbėshtetur mbi njė dorė; ky njeri duket i pėrmbledhur krejt nė veten e tij dhe duket sikur do qė tė kafshojė grushtin nė njė tė ndezur dėshpėrimi.
    Ėshtė "MENDONJESI" i Rodenit, tė cilin mė duket se ka dashur ta ndjekė edhe Odhise Paskali ynė me "NJERIU" -n e tij tė goditur.
    Edouard Schure ka kallzuar njė anekdotė tė ēuditshme mbi kėtė vepėr tė Rodenit. Kėtu e shumė vjet mė parė shkrimtari francez vizitoi studion e artistit tė madh dhe la mendjen kur pa "Portėn e Skėterrės", qė Rodeni s'deshi a s'mundi ta mbarojė kurrė. Ishte skica e parė e njė vepre tė madhe tė skulpturės, me tė cilėn artisti donte tė paraqiste me njė sintezė plastike "Skėterrėn" e Dante- s. Vėrejtjen e vizitorit e tėrhoqi mė tepėr fytyra qėndrore e veprės: "Mendonjėsi",
    - Kini dashur, pyeti Schure-ja, tė paraqitni me kėtė fytyrė njė njeri
    dantesk apo ta bėni simbolin e njė mėkati?
    - Jo, u pėrgjigj Rodeni. Nė mendjen time ky njeri duhet tė jetė "mė i ēmenduri i fajtorėvet dhe mė i mjeruari i tė dėnuarve", - Ahere, tha Schure-ja, kjo fytyrė mė bėn pėrshtypjen e "Skėterrės sė Mendimit." Artisti u duk i goditur nga kėto fjalė, nxori molivon dhe i shėnoi nė
    mėngėn e kėmishės sė tij. Kur ndonjė vit mė pas "Mendonjėsi" u stis pėrpara "Pantheon"- it, Schure-ja njohu me njė herė fytyrėn e njeriut tė dėnuar, qė Rodeni e kish
    vėnė nė "Portėn e Skėterrės". Kėtė fytyrė tė pavdekur mund ta shohė njeriu dhe nė ndonjė shtėpi tė Gjirokastrės nė ndonjė tablo artistike, tė blerė kėtu e nja dhjetė vjet mė parė nė kartolerinė e vogėl tė Korfuzit. "Mendonjėsi" vazhdon akoma tė kafshojė grushtin e tij dhe do tė vazhdojė gjer sa tė ketė mendim nė botė. Njėsia plastike nė mes tė "Mendonjėsit" dhe tė "njeriut mė tė mjerė nga tė dėnuarit", nuk ėshtė kapriēo e njė artisti, po pėrfundimi i menduar i njė filozofi. Njė poet i madh e ka quajtur "mendje fajtore, qė grin mishrat dhe zemrėn" sėmundjen e pashėruar tė njeriut qė thuhet "mendim". Dhe ka qėnė njė njeri qė ka dashur qė nė porositė e fesė sė krishterė tė shtohet edhe kjo: "Lum ata qė s'mendojnė!"
    Ėshtė njė lumturi qė do tė kėrkohet tėrė jetėn, sepse mundimi i madh i mendimit lind nga njė grindje qė s'mund tė zgjidhet e s'mund tė palcohet kurrė nė mes tė Njeriut e tė Natyrės. Njeriu ėshtė i armatosur me njė merak pėr tė mėsuar ēdo gjė dhe qė nuk do tė mbetet kurrė i kėnaqur plotėsisht. Natyra e ka dorėn tė mbajtur, ėshtė ziliqare dhe pėrpiqet tė ruajė tė fshehtat e panumėrta qė fsheh nė gjirin e saj. Mundet qė kėtė mundim tė mos e njihnin njerėzit e parė, sepse ahere Misteri mbėshtillte edhe Njeriun edhe Natyrėn. Po qė kur Njeriu ndjeu se ka njė shpirt dhe deshi tė mbretėrojė mbi gjėrat pa shpirt, Natyra s'deshi mė ta falė: lufta u egėrsua nė mes tyre dhe prej saj lindi qytetėrimi. Mirėpo gjendemi pėrpara njė ngjarjeje tė ēuditshme: njeriu mė i mjerė qė pėrfytyron "Mendonjėsi" i Rodenit, ėshtė vetė njeriu qė pėrmbledh nė mendjen e tij tė gjitha energjitė e jetės.
    Mirėpo kėtė "mendim- mjerim- jetė" nuk e mundon vetėm Natyra, po edhe njeriu vetė, i cili nuk kėnaqet me tė robėruar Natyrėn, po kėrkon qė tė bėjė zuzar edhe vėllanė e tij, ta bėjė gjė pa shpirt e pa mendim. Kėtej lind ndjekja e tėrbuar e mendimit qė vėmė re nė botėn pas luftės.
    Atėhere? Njeriu qė s'ka tė drejtė tė mendojė le tė ndjekė kėshillėn e gazetarit italian: tė ndrrojė ide! Nė vend qė tė mendojė se mendimi duhet tė jetė i lirė, le tė mendojė, bie fjala, se ėshtė mė mirė tė lakmojė tė bėjė para. Atėherė, jo vetėem qė do tė mundė tė ndrrojė brekėt e tij tė grisura, po do tė mundė tė ngrejė dhe ndonjė pallat, tė blejė ndonjė "Fiat" model i fundit, tė lėshojė para me uzurė, t'i heqin kapelen dhe t'i bėjnė temenara tė mėdha. Ėshtė e vetmja ide e mirė nė kėtė botė pas-luftarake!

    Botuar nė vitin 1934

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    E drejta e mendjes

    Vangjel KOĒA,

    Njė ditė ndodhesha nė Korfuz, hyra nė njė librari greko- franceze pranė Spianadhės pėr tė blerė disa libra. Nė vitrinėn e pasur e tė bukur tė librarisė zotėronte nė mes njė libėrz elegant: "Eloge de la Betise" nga Louis Latzarus. Ėshte njė nga seria e librave "shpirto", qė boton shtėpia editore franceze Hachette pėr tė lėvduar disa vese tė njeriut, si paditurinė, tė rremen, shėmtimin, ērregullimin, pakujdesinė, etj. Nė njė vitrinė tjetėr tė brendshme e tė futur gjeta, tė trazuar me libra tė tjerė, njė vepėr tė shkrimtarit amerikano-francez Ernest Dimnet me titullin tėrheqės "L'art de penser" tė shtypur nga shkrimtari- editor i zgjuar Bernard Grasset. Desha ta ngas pak librarin.
    - Pėrse atė librin qė tė mėson zanatin si tė mendosh e ke hedhur nė njė rrėzė brenda nė dyqan dhe librin qė lėvdon budallallėkun e ke ngulur mu nė mes tė vitrinės sė jashtme qė ta shohin gjithė bota?
    Librari grek mė vėshtroi si me mėshirė dhe mė tha disa gjėra, qė mė bėnė tė kuptoj se ai e zotėronte mirė filozofinė e kohės.
    - Mendja ka vdekur bashkė me Dekartin qė tha atė fjalė tė madhe: "Cogito ergo sum" ("Mendoj, pa rroj"). Koha jonė kėsaj fjale i ngjiti nė krye njė ndajfolje tė vogėl dhe e bėri: "Non cogito, ergo sum" ("Nuk mendoj, pra rroj"). Pastaj Krishti e paska thėnė me vulė: "Lum tė varfrit nga mendja!" Kur ca njerėz qė e kanė marrė dehurde tė mendojnė pėr gjithė ne tė tjerėt, pėrse ta vrasim kot mendjen? Ėshtė bėrė zakon tė thonė se ata qė s'e vrasin mendjen janė budallenj. Pėr kėtė edhe koha jonė do libra si "Eloge de la Betise"; tė paktėn tė ngushėllojė veten pėr budallallėkun e saj dhe sa tė ngjallet prapė koha e Dekartit me fjalėn e tij tė madhe.
    Fundi i fjalės ka qenė librari qė mė kandisi t'i ble tė dy librat qė t'i kem edhe pėr kohėn e budallallėkut, edhe pėr kohėn e filozofit francez.
    Le ta zemė se njerėzia rron nė epokėn karteziane. Ē'ėshtė kjo e drejtė e mendjes?

    * * *

    Njė nga simptomat mė karakteristike tė krizės shoqėrore, qė po kalon njerėzia e sotme, ėshtė edhe puna qė ka tė bėjė me tė drejtėn e mendjes. Ēdo njeri thotė dhe nga njė mendje. Ka njerėz qė thonė dhe nga dy-tre mendje: zgjidhni e merrni. E keqja ėshtė se zor tė gjesh njė mendje pėr tė qenė! Kėshtu ėshtė. Nė asnjė periudhė tjetėr tė jetės shoqėrore vihen re kaq mendje tė shumta sa nė periudhėn e njė krize. Edhe kjo ėshtė njė fazė e ēkurdisjes shoqėrore: ēkurdisja e mendjes! Po si, pra? S'ka tė drejtė ēdo njeri tė ketė njė mendje tė tijėn? E drejta e mendjes nuk ėshtė shfaqja e parė dhe e shenjtė e lirisė sė njeriut? Bile, a nuk ėshtė detyrė e ēdo njeriu tė lirė?
    Po! E drejta e mendjes ėshtė njė detyrė e ēdo njeriu tė lirė. Ose mė mirė: ka tė drejtė tė mendjes ai njeri qė ndjen edhe njė detyrė qė i pėrgjigjet kėsaj tė drejte. Brenda nė shoqėri s'mund tė kuptohet e drejta pa detyrė. Nė njė tėrėsi shoqėrore harmonike s'ka tė drejtė qė tė mos kundėrpeshohet me njė detyrė. Ēdo pjesėtar i shoqėrisė ka tė drejtė tė mendjes. Kjo do tė thotė: ēdo njeri ėshtė i lirė tė ketė njė mendje, duke e blerė kėtė tė drejtė me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sė kėsaj mendjeje. Kur mungon kjo ndjenjė, e drejta bie poshtė, siē bie edhe disku i peshores kur s'ka njė peshė analoge nė diskun tjetėr.
    Sepse mendja nuk ėshtė njė mendim, njė ide, njė kuptim qė kemi formuar vetėm pėr veten tonė. S'ka vetėm rėndėsi vetjake. Ka tė bėjė me tėrė shoqėrinė. Dhe ka rrjedhime pėr tė tėrė jo vetėm pėr njė njeri. Pėr kėtė qėllim thuhet edhe mendja, qė tė bėhet udhėheqėse e rregull pėr tė menduar e pėr tė vepruar. Themi njė mendje pėr tė tjerėt me qėllim qė ta dėgjojnė e ta ndjekin pas. Edhe fjalėt e urta qė ruan ēdo popull si kapital tė menēurisė shoqėrore, mendje janė; bile janė mendjet mė tė mira, qė janė dėgjuar gjatė historisė. Kjo gjė ka vlerė pėr ēdo mendje. Kėshtu duhet tė jetė edhe ēdo mendje.
    Ēdo mendje ėshtė dėshmia e njė tė vėrtete qė del nga eksperienca e tij vetjake, por me pėrmbajtje shoqėrore. Vlera dhe fuqia e saj ėshtė e pėrgjithshme. Mendja ėshtė si njė ēek qė ua japim tė tjerėve qė ta thyejnė nė njė bankė. Qė tė japim njė ēek duhet tė kemi kredi nė bankė, e cila i rregullon kreditė tona sipas depozitave tona ose sipas pasurisė sonė, ose sipas garancisė qė kemi dhėnė. Sepse e drejta e mendjes shumė herė ka nevojė edhe pėr garanci.
    Pėrgjithėsisht, edhe shoqėria bėn si bankat: e rregullon kredinė e mendjes sė ēdo njeriu, duke formuar njė hierarki. Hierarkia shoqėrore, veē tė tjerave, do tė thotė edhe kėtė qė: cilėt nė shoqėri kanė tė drejtėn e mendjes dhe cili e ka rradhėn mė parė e cili mė pas. E para gjė qė do tė pyesim, duke dėgjuar njė mendje, ėshtė se: kush e thotė? Jo nga meraku, por qė tė dimė se ē'rėndėsi t'i japim. Njė mendje nuk gjykohet vetėm nga pėrmbajtja e saj, por edhe nga vlera qė ka nė hierarkinė shoqėrore ai qė e thotė. Kjo mėnyrė mundet tė mos jetė mė e mira, por ėshtė mė e sigurta. Se ēdo mendje ėshtė si thika me dy presa: mund tė shpėtojė, por mund edhe tė pėrmbysė. Ē'bindje mund tė frymėzojė dhe ē'vlerė mund tė ketė mendja e njė njeriu qė s'e ndjen ose s'e mban dot barrėn e pėrgjegjėsisė sė saj? Akoma: ka edhe shumė mendje tė gabuara, qė shpien pėr nė shpėtim, qė krijojnė realitete, sepse burojne nga njė besim i thellė dhe mbrohen nga njerėzit me jetėn e tyre. Kėto jane gabimet jetike, siē thotė filozofia. Por ka edhe mendje tė drejta, tė cilat humbasin kot, sepse baballaret e tyre i hedhin nė rrugė si djem tė gjetur. Tė gjithė kanė tė drejtė tė bėjnė djem; po vlejnė vetėm ata qė janė tė zotė t'i rritin djemtė e tyre.
    Tė gjitha shoqėritė drejt kohės janė pėrpjekur tė formojnė njė hierarki tė tillė: tė kenė mendje vetėm ata qė janė nė shkallė tė formojnė njė mendje pjellore e tė sigurtė dhe tė mundin tė garantojnė rrjedhimet e saj. Nė kohėt e vjetra shoqėritė i vinin gardhe tė drejtės sė mendjes, duke marrė si kriter: moshėn, farefisin, pasurinė, sipas kohės dhe kushteve tė jetės. Asnjė nga kėto kritere s'ėshtė i mbaruar. Tė gjitha krijojnė padrejtėsira, edhe siguria qė japin nuk ėshtė e plotė. Nė shoqėritė e sotme s'ka mė tė tilla gardhe. Jo se nuk ndjehet nevoja e hierarkisė shoqėrore, por se kėtė hierarki e mbėshtetin nė tė ēmuarin e vlerės vetjake tė ēdo njeriu, pa gardhe shoqėrore. Ėshtė e vėrtetė se kriteret e vjetra vazhdojnė pjesėrisht dhe sot tė formojnė hierarkinė shoqėrore... mosha, farefisi, pozita, pasuria... po nė shoqėrinė e sotme s'qėndrojnė mė pak nė kėmbė, veē moshės gjer nė njėfarė pike. Sot ēdo njeri ka tė drejtė tė ketė njė mendje. Edhe e drejta paguan taksė. Bile tani detyra ėshtė mė e rėndė. Nė qoftė se tjetėr herė pėr shkak tė moshės, tė farefisit, tė pasurisė, njeriu mund tė fliste e tė dėgjohej, nė shoqėrine e sotme njeriu mė parė nga tė gjitha duhet tė ngrejė lart me duart e veta tribunėn ku do tė qėndrojė qė tė thotė mendjen e tij. Kėshtu kuptohet e drejta e mendjes nė njė shoqėri tė sotme tė shėndoshė: tė ketė ndėrgjegje tė vlerės dhe tė pėrgjegjėsisė sė mendjes sė tij, ta trumbetojė me trimėri, duke thėnė akoma edhe jetėn e tij.
    Ēdo mendje pėrmban brenda kurdoherė kėrkimin qė tė bėhet udhėheqės shoqėror dhe rregull shoqėror; por s'e ka kėnda kėtė kėrkim, nuk vlen tė thuhet. Pra, qė tė thotė njeriu njė mendje, mė parė duhet ta kandisė veten me kthjellėsi se e ka kėtė tė drejtė dhe pastaj t'ua mbushė mendjen tė tjerėve qė t'ia njohin kėtė tė drejtė. Ka tė drejtė tė ketė mendje vetėm ai qė di dhe do tė pėrpiqet pėr mendjen e tij, tė pėrpiqet me trimėri e me nder, ashtu siē pėrpiqen tė gjithė ata qė kanė njė besim tė gjallė. Mendjen e tyre e vėnė pėrmbi jetėn e tyre, sepse mendja e tyre ėshtė ajka e jetės sė tyre, ka brenda mundim e pėrmbledhje dhe shfaq besim tė patundur. Kėshtu bėhet nė ēdo shoqėri me tradita e me qyēe tė lidhura mirė.
    Mirėpo njerėzia kalon krizė shoqėrore tė madhe. Ndodhet nė njė periudhė vlonjėse nė tė cilėn kanė rėnė vlerat shoqėrore, ėshtė prishur hierarkia shoqėrore, jane zgjidhur lidhjet shoqėrore. Njerėzia e ka humbur besimin ne vetveten e saj dhe nė tė tjerėt. Mungon edhe ndėrgjegja e detyrės, edhe ndjenja e pėrgjegjėsisė. Flasin tė gjithė dhe asnjėri s'dėgjohet. Frėngėllojnė tė gjithė nga njė mendje tė tyre ose tė huaja, dhe ku t'i ēojė era. Kush ēan kokėn se ē'do tė bėhen kėto mendje? S'kushtojnė asnjė: as pėrpjekje mendore, as pėrgjegjėsi morale, as kujdes, as mendim. Thuhen vetėm pėr t'u treguar dhe po zunė vend, mirė. Pėrgjegjėsi e barrė s'kanė.
    Njė mendje ėshtė dhe njė udhė e re qė i tregohet shoqėrisė. Duhet tė ketė mendje ai qė di se ku shpie udha dhe ia mban tė hyjė i pari nė kėtė udhė me ndėrgjegje tė plotė tė pėrgjegjėsisė sė tij. Ėshtė e shenjtė e drejta e mendjes. Po, e shenjtė. Po, mė parė pėr atė qė ka vullnet dhe fuqi shpirtėrore ta mbajė mendjen lart pėrmbi kryet si "san eta sanetorum", dhe jo poshtė nėn kėmbėt e tij! As edhe tė lidhur me xhepin e tij!

    Botuar mė 1938

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Qėllimi i jetės shqiptare

    Vangjel KOĒA

    Kaiserling-u i quan shqiptarėt "hajdutė fisnikė tė pėrjetshėm". Akuza ėshtė e rėndė, po tė marrim parasysh se themelonjėsi i shkollės sė famshme tė Darmstad-it ėshtė, bashkė me Spengler-in, njė nga filozofėt politikė mė origjinalė e mė tė shquar tė Gjermanisė pas luftarake. Prandaj gjykimin e tij duhet ta studiojmė me seriozitetin e duhur, me gjak tė ftohtė dhe pa ndjenjėn e njė pseudo-patriotizme romantike, e cila nuk ka mė vend nė kohėn e sotme. Le tė gjurmojmė historinė e shkruar dhe jetėn tona politike, shoqėrore dhe intelektuale tė tanishme. Le tė bėjmė njė "exame de conscience" nė veten tonė, ose qė tė pėrdorim njė term tė psikologjisė, njė "introspektion". Dhe nga e gjithė kjo punė le tė nxjerrim qėllimin e jetės shqiptare. Sepse pikėrisht kėtė kuptim ka akuza kaiserlingiane.
    Nė tė shkuarėn shqiptari nuk ka pasur asnjė qėllim jete. Vetėm perioda e shkurtėr e Skėnderbeut pėrmbante farėn e njė nacionalizmi, e cila po tė zhvillohej e tė rrėnjosej, mund tė pregatiste sheshin pėr njė qėllim jete edhe pėr ne shqiptarėt. Mjerisht rrethanat historike nuk e permetuan kėtė gjė. Shqiptari jo vetėm qė u kthye nė gjendjen e tij tė parė, por nėn sundimin turk mori edhe damkėn e "hajdutit", d.m.th. tė njeriut qė lufton jo pėr njė ideal, po pėr "pare" dhe tė huajt. Ėshtė fataliteti tragjik, qė na ka lėnė trashėgim historia e shkruar shqiptare! Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq kur njeriu kėndon nė disa historia tepėr qesharake se hajduti i Janinės qė quhej Ali Pasha paskish qenė "hero kombėtar"! Nuk ka shtrembėrim mė tė shėmtuar tė sensit tė vėrtetė tė historisė se sa kjo gjė.
    Edhe perioda e Rilindjes sonė ka qėnė njė pėrsėritje e periodės sė Skėnderbeut. Ka pasur pėr qėllim nacionalizmėn. Po pėr fat tė keq ky qėllim nuk ka qenė kolektiv, nuk ka qenė pėr gjithė popullin, por pėr pak njerės tė zgjedhur, tė cilėt personifikonin edhe tėrė nacionalizmėn shqiptare. Domethėnė shqiptari si kolektivitet nuk pati pėrsėri njė qėllim jetė edhe nė kėtė periodė e cila pėr fatin tonė tė bardhė e tė madh pati pėrfundim tė mirė pėr hir tė idealizmės patriotike tė pak shqiptarėve dhe tė kombinezoneve tė politikės evorpjane. Meqėnėse nacionalizma nuk ka qėnė pra, njė ndjenjė kolektive shqiptare, kėsisoj edhe kjo periodė nk ka qėnė e pėrshtatshme pėr tė pregatitur sheshin pėr njė qėllim jete. Kėtė gjė e provoi edhe perioda e turbullt qė pasoi shpalljen e indipendencės shqiptare. Dhe ėshtė njė fat i madh dhe i pallogaritshėm pėr vendin tonė qė nė skenėn e historisė shqiptare doli njė njeri, Zogu i Matit, qė t'i bėjė ballė trashėgimit tonė tė hidhur historik dhe tė caktojė si mision tė tij qė t'i japė njė qėllim jetės shqiptare.
    Natyrisht njė trash-ėgim historik si yni nuk mund tė zhduket menjėherė. Dhe efektet e tij i vėmė re nė jetėn tonė politike, shoqėrore dhe intelektuale. Nė jetėn politike nuk shohim tjetėr gjė veē se pėrpjekje pėr t'u pasuruar dhe pėr tė marrė rroga. Me pėrjashtime tė pakta pėrjashtimi nuk e bėn rregullin, nuk vėmė re qė tė fryjė ndonjė erė mė e lartė idealizme.
    Edhe nė sheshin shoqėror vihet re njė "levantinizmė" tepėr e shėmtuar pėr tė cilėn ka bėrė fjalė me kompetencėn qė e karakterizon, njė Faik Konica.
    Nė sheshin intelektual vihet re njė hajdutėri e tmerrshme. Hajdutėri pėr tė vjedhur mallin mendor tė tė tjerėve dhe pėr ta paraqitur nė publikun kėndonjės shqiptar si mall tė vet. Kam parasysh shumė raste tė njė hajdutėrie tė tillė edhe bile nga njerėz tė tillė qė i ngjisin vetes titullin "profesor". Nė sheshin intelektual ka edhe njė hajdutėri mė tė keqe, po jo mė nė kuptimin e zakonshėm tė fjalės, po nė kuptim mė tė gjerė, nė kuptimin e burrecėrisė shpirtėrore qė karakterizon hajdutin. Ka intelektualė, dhe fatkeqėsia mė e madhe ėshtė se kėta janė tė rinj, tė cilėt nuk kanė kurajėn e mendimit tė tyre. Kėta janė hajdutėt e kulturės, sepse njė kulturė e vėrtetė, jo vetėm mendore por edhe shpirtėrore, u jep kurajo atyre qė e kanė dhe jep ndjenjėn e misionit tė tyre.
    Ē'po del pra nga njė e tillė kqyrje e shkurtėr? Del se shqiptari nuk ka akoma njė qėllim jete, kuptim tė cilin ka edhe akuza e Kaiserling-ut. Mirėpo pa njė qėllim jete nuk mund tė krijojmė njė qytetėrim. Shqiptarit nuk i mungojnė cilėsitė e duhura qė tė krijojė njė qytetėrim. Vetėm duhet njė drejtim, njė qėllim. Nė kėtė drejtim dhe qėllim e ka syrin ai qė ndriti mbi fronin e Skėnderbeut. Dhe nė krah tė tij ėshtė vėnė "Neo-shqiptarizma" e cila pėrpiqet t'i japė pikėrisht njė qėllim jetės kaotike shqiptare. Njė ideal mė tė lartė. Njė frymė qytetėrimi krijonjėse dhe dinamike.

    Botuar mė 1930

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shoqėri ujqėrish

    Vangjel KOĒA,

    Javėn e shkuar si sot vdiq nė Spitalin e kėtushėm dhe u varros njė plak i varfėr. Nė Kishė e shpunė mbi njė shtrat tė vjetėr e tė shkatėrruar tė Spitalit dhe prifti e psalti nuk kishin llambadha. Fakti s’ka rėndėsi vetvetiu. Do me shtrat tė shkatėrruar ose me sunduk a tabut tė florinjtė, do me llambadha e pa llampadha, kėto janė gjėra qė njė i vdekur as i sheh, as i ndjen.
    Po varrimi mizor i tė vdekurit tė Spitalit tė Gjirokastrės ka njė kuptim mė tė gjerė, dėshmon njė gjė qė shti njė hije tė zezė e tė turpshme mbi shoqėrinė. Provon se shoqėria jonė ėshtė e ēveshur nga ēdo ndjenjė njerėzimi.
    Edhe librat mė elementare tė moralit, qė pėrdoren nė shkollat fillore, thonė se shoqėria mbėshtetet mbi drejtėsinė dhe mbi mirėbėrėsinė. Qė tė dyja janė lidhur shumė ngushtė midis tyre dhe janė njė detyrė e njė e drejtė. Drejtėsia s’ka kuptim kur tė tjerėt vuajnė nga shkaku i strukturės ekonomike tė shoqėrisė. S’mund tė mohohet se pjesa mė e madhe e njerėzisė vuan nga mizoria, tė cilėn disa e quajnė padrejtėsi natyrale dhe disa padrejtėsi shoqėrore.
    Gjetkė e kanė kuptuar se njerėzit e pasur e kanė pėr detyrė tė ndihmojnė njerėzit e varfėr. Kėtė detyre e ka pranuar edhe Shteti. Kėsisoj kemi asistencė publike dhe asistencė private nė bashkėpunim midis tyre. Qytetėrimi aksidental, me gjithė akuzat qė i bėhen, mundet tė mburret me spitalet, azilet dhe institutet e tjera qė kanė ngritur pėr tė varfrit mirėbėrėsia shtetėrore dhe mirėbėrėsia private. Gjetkė, njė sakat, njė plak i varfėr hyn nė njė azil dhe nuk ka frikė tė vdesė urie. Nė Elberfeld, provincė renave, ēdo qytetar i pasur detyrohet tė vihet nė dispozitėn e kryetarit tė bashkisė pėr t’u kujdesur pėr katėr familje tė varfra tė rrugės sė tij. Zonjat kanė pėr mision tė ndihmojnė tė sėmurėt. Ka njė Zyrė me regjistra tė mira dhe tė sakta pėr tė varfrit dhe ata qė duan t’i ndihmojnė janė tė sigurtė se, me anėn e kėsaj Zyre, ndihmat e tyre do tė zenė vend.
    Po ne ē’mund tė paraqitim nė kėtė pikė? Pėr fat tė keq asgjė!
    Disa ditė mė parė njė mik dhe bashkėpunėtor i kėsaj gazete deshi tė shpėrndajė ndėr tė varfrit njė shumė tė hollash me rastin e vdekjes sė mėmės sė tij. I mėsuar nė njė botė tė ndryshme, u ēudit tepėr kur mori vesh se kėtu nuk ka njė shoqėri mirėbėrėse sė cilės t’i dorėzonte tė hollat.
    Kjo gjė nuk vihet re vetėm nė Gjirokastėr, po edhe nė gjithė Shqipėrinė. Po tė pėrjashtojmė Ēmendinėn e Vlorės dhe Spitalet qė janė tė Shtetit, nuk ka as njė institut qė tė jetė ngritur nga mirėbėrėsia private.
    Edhe njė tė mirė, qė deshi ta bėjė me testament Ali Agjah Elbasani, disa patėn paturpėsinė ta shpien gjer nė Parlament pėr tė prishur testamentin nė favor tė njė privati, i cili pėr fat tė keq ishte edhe deputet.
    Duhet tė kuptojmė njė gjė: Mirėbėrėsia nuk ėshtė sadaka; nuk ėshtė ēerek leku ose copa buke qė i japim njė tė varfėri. Kėto gjėra mund tė bėjnė njė tė mirė, po mund tė bėjnė edhe njė dėm, duke bėrė pėrtacė ata qė s’kanė dėshirė tė punojnė.
    Mirėbėrėsia ėshtė njė gjė mė e madhe, mė e lartė, e organizuar nė mėnyrė qė t’u sjellė njė dobi atyre qė kanė me tė vėrtetė nevojė dhe atyre qė meritojnė tė ndihmohen.
    Pikėrisht kėtė gjė nuk e ka ndjerė akoma pėr fat tė keq shpirti shqiptar. Bejlerėt, arkondėt dhe agallarėt tanė janė mėsuar vetėm tė fryhen, shumė herė mbi kurrizin e tė varfėrve, dhe nuk e kanė marrė vesh akoma se tė hollat, qė grumbullojnė brenda nė kasat e hekurta ose i prishin nė ahengje dhe nėpėr bordello, duhet tė lozin edhe njė rol shoqėror. Tė varfrit dhe ata qė kuptojnė s’ka pėrse t’i duan dhe t’i nderojnė.
    Njė shkrimtar amerikan, Mr John Spalding, ka thėnė: “Njė shoqėri qė s’ka shpirt mirėbėrės ėshtėnjė shoqėri barbarėsh”! Mua mė pėlqen tė them qė ėshtė njė shoqėri ujqėrish dhe si e tillė nuk meriton tė rrojė.
    Shoqėrisė shqiptare i pėrshtate me tė drejtė njė fjalė e vjetėr dhe e hidhur latine: “Homo homini lupus”, “Njeriu pėr njeriun ėshtė ujk”. Njė filozof i shquar angles, Thomas Hobbes, ka thėnė se mbi faqe tė dheut ekziston vetėm individi dhe jo njeriu. Sikur t’i thuhet njė piktori tė bėjė fytyrėn e njė njeriu, ai nuk do ta bėjė dot; do tė bėjė vetėm fytyrėn e njė individi. Sikur ky piktor i Hobbes-it tė bėnte fytyrėn e tė pasurve shqiptarė, pa dyshim do tė bėnte fytyra individėsh me shpirt ujku.
    Sidoqoftė, mirėbėrėsia nuk mundet tė imponohet me forcė, por duhet tė lindė nga njė shpirt fisnik dhe i dhembshur. Me kohė mundet ta arrijmė dhe kėtė gjė, qė na mungon sot.
    Po gjersa tė krijohet njė mirėbėrėsi private, duhet tė gjejmė burime tė tjera. Kemi kaq tė varfėr, kaq sakatė, kaq pleq, mė nė fund edhe kaq vajza tė varfra pėr tė martuar. Po nga ana tjetėr kemi edhe kaq manastire e kaq teqera me pasuria qė i hanė njėri e tjetri. Shoqėria nuk pėrfiton asgjė prej tyre. Prandaj Shteti duhet tė hedhė dorė mbi kėto pasuri dhe me tė ardhurat e tyre tė ngrejė e tė organizojė institute mirėbėrėse. Ndofta me anėn e kėtyre instituteve mund tė krijohet dalėngadalė edhe mirėbėrėsia private.
    Shteti duhet ta hedhė doemos kėtė ēap. Ėshtė njė detyrė dhe njė e drejtė. “Tė ndihmuarit e atyre qė e vuajnė ėshtė detyra e tė gjithėve dhe puna e tė gjithėve”, ka thėnė njė ministėr i madh francez, Turgot. Dhe sot pėr sot tė gjithė ne na pėrfaqėson vetėm Shteti.

    Botuar mė 1929

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Dėnimi i shtypit

    Ave Parlament,
    morituri te salutant...


    Vangjel KOĒA,

    Po, rrofsh o Parlament, tė dėnuarit me vdekje janė duke tė pėrshėndetur!...
    Dhe tė pėrshėndesim me mirėdashje e me mėshirė: ti, me disa fare pak pėrjashtime, i pėrket njė klase mbi tė cilėn rėndon pluhuri e ndryshku i njė tė shkuare plot mjerime; aspak energji shpirtėrore, plot hipokrizi e pėrulje, mbushur me mėri kundėr superioriteteve, kjo klasė s’e duron dot dritėn e lirisė sė shtypit, ka frikė nga lėvizjet qė ngjallin, larohet me tmerr prej tyre, dhe, kur vjen ndonjėherė ēasti i reaksionit qė e pret me pasion, rrėmben njė thikė dhe i bie nga prapa fuqive shpėtimtare..
    Shikon tė ndalojė kjo klasė, pėrparimin e idealeve qė ka imponuar lartėsimi kulturor e shpirtėror i njerzisė dhe pandeh se mund t’u shkojė pėrpara kėtyre me reaksionet e shpirtit barbar tė tij. Ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u mėshiruar..
    Me ligjin e ri tė shtypit ke dashur, o Parlament, qė tė pushojė drita qė i nxjerr veset e klasės tėnde nė shesh, vogėlsitė e anėtarėve tė kėsaj klase. Ke dashur tė mbretėrojė nė Shqipėri heshtja e tė vdekurve, errėsira, qė kėshtu klasa tė cilės i pėrket ti tė mos turbullohet nė veprimet e tij qenike pėr tė siguruar mbretėrimin nė Shqipėri, tė cilėn e quan ēifliku i tij.
    Vepra jote, o i shkretė, ka njė rėndėsi tė madhe mė shumė pėr pėrsetė dhe qėllimet e saj sesa nė vetvete. Kjo vepėr s’ėshtė gjė nė vete, se s’ka mundur asnjeri nė botė ta ndalojė dritėn, t’i shkojė pėrpara ecjes tė sigurtė tė idealeve njerėzore, e pra, s’je ti, me mentalitetin tėnd afrikan, me injorancėn tėnde e me zemrėn tėnde jo fisnike qė mund t’u ndalosh, aq sa nuk mund ta qėndrosh rrjedhėn e njė lumi.
    E dėnove shtypin me vdekje, o Parlament, tė lumtė! E sa pėr konsekuencat, nga kėto, ti s’do tė dish gjė, s’je i zoti t’i mendosh. Je me tė vėrtetė pėr t’u mėshiruar! Por mos harro: njė klasė e re, me shpirt bujar e plot ndjenja sakrifice nė zemėr, njė klasė e menēur ka ekzistuar dhe ekziston gjithnjė nė Shqipėri, e cila na fali Mbretin shpėtimtar. Kjo klasė, pra, di tė punojė edhe nė heshtje, pa bujė. Di tė pėrgatitet. Dita e perėndimit tė klasės tėnde ėshtė shumė e afėrme, pra.
    E kur tė triumfojė, tė jesh i sigurt se klasės tėnde do t’i mungojė lumturia mė e madhe e mė finale: nuk do tė jetė rrethuar me djem e nipėr qė e dashurojnė dhe e respektojnė. Ti e dėnove tė tėrė klasėn tė cilės i pėrket, me kėtė dėnim, qė nuk ėshtė mė i vogėl se dėnimi qė i dhe ti sot shtypit. Nga kėto fjalė ti sigurisht nuk kupton gjė. Se je materialist. Do ta kuptosh njė ditė, por do tė jetė vonė, shumė vonė..Sot ti je i kėnaqur, i satisfaksionuar, qesh me ironi, ndjen gėzimin e kotė tė njė triumfi tė pėrkohėshėm. Je si ata njerėzit e zinj tė Afrikės qė pėr tė marrė disa stolira prej qelqi nga tė bardhėt, nė mėngjes japin jorganin i cili do t’iu duhet natėn. Satisfaksioni i ēastit i bėn tė harrojnė nevojėn e mėpastajme.
    Pėrpara kėtij mentaliteti, s’ka se ē’bėn, pra shtypi i dėnuar me vdekje dhe tė pėrshėndet, o Parlament!...

    Botuar nė vitin 1931

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Monarkia pėrmes shekujve

    Vangjel KOĒA,

    Historia na mėson se njeriu, qėkurse gjendet mbi dhe, ka rrojtur bashkė me njerėzit e tjerė. Mund tė thuhet se kjo bashkėrrojtje ėshtė si njėfarė kontrate e heshtme e impozuar nga natyra pėr tė kėnaqur nevojat dhe dėshirat e ndryshme tė shoqėrisė njerėzore.
    Po kush duhet tė sundojė? Ėshtė njė ēėshtje e pėrjetshme qė po rrihet e rrihet qė nė fillim tė njerėzisė dhe duket e pazgjidhur si problemi i lumturisė njerėzore. Mė duket se poeti anglez Pope ka tė drejtė kur thotė:
    “Forma e Qeverisė ėshtė njė grindje e tė ēmendurve, sepse Shteti mė i mirė ėshtė ai qė sundohet mė mirė”
    Ka tė drejtė. S’ka tė bėjė forma, po substanca.. Montesquieu shkruan, me shumė tė drejtė, se “Forma e Qeverisė sė ccdo populli varet nga raca e tija, nga karakteri i tij, nga gjendja gjeografike dhe nga qytetėrimi”. Ėshtė njė princip, tė cilin e ka provuar dhe po e provon historia. Sikur ta kqyrim gjendjen shqiptare nėn prizmėn e kėtij principi tė pakundėrshtueshėm, do vėmė re se forma mė e mirė pėr qeverimin e vendit tonė ėshtė mbretėria. Shpirti shqiptar ėshtė mbrujtur me prestigjin mbretėror dhe pa kėtė nuk ėshtė nė shkallė ta ndjejė jetėn politike. Fundi-fundi principi demokratik ekziston vetėm nė teori. Nė realitet populli nuk rėndon aspak nė sundimin e njė vendi, i cili gjendet nė duart e njė pakice, qė nė Republikat zė vendin e Mbretit. Kėtė gjė e pranojnė tė gjithė ata, qė merren me filozofinė politike.
    Njė kujtim tė vogėl: Pak ditė mė parė kish ardhur nė Gjirokastėr pėr njė film kinematografik Zonja Rosita Forbes, njė udhėtare e madhe dhe shkrimtare angleze e njohur nė botėn e letrave. Mė thoshte se herėn e fundit kish shkuar nė Greqi dhe ishte mysafire nė njė kalive katundarėsh grekėr. Nė darkė u tha se kthehesh nga Rumania dhe se pa atje Mbretin e Greqisė.
    -Si! E pe? e pyetėn tė gjithė me mallėngjim.
    - Po, e pashė...
    Atė mbrėmje gjithė kuvendi u pėrdrodh mbi kėto. Ku e pa, si e pa, si ėshtė, nė “na kujton”, cc’bėn, kur do tė kthehet etj, etj. Dhe Zonja Forbes u dha informata tė plota. Tė nesėrmen nė mėngjes, kur do tė shkonte, katundaret i mbushėn valixhen me vezė, fruta e me tė ngrėna. Kur i pyeti:
    - Sa bėjnė?
    - Asgjė. Mjafton qė pe mbretin! - u pėrgjegjėn katunndarėt me mallėngjim.
    Anektoda mjafton qė tė rrėzojė pa njė pa dy teoritė republikane tė Venizellos dhe tė pasonjėsve tė tij. Mjafton qė tė tregojė se shpirti popullor i Ballkanit e ndjen thellė madhėshtinė mbretėrore. Mė duket se Voltaire-i kish tė drejtė kur thoshte: “Mė mirė tė sundohem nga njė luan prej race se sa nga njėqind minj prej sojit tim”! Nė kėto fjalė humoristike mund tė pėrmblidhet i gjithė gjykimi popullor nė punėn e sundimit tė vendit.
    ***
    Njė shkrimtar anglez, Corncėėall Leėėis, shkruan se Monarkia ėshtė forma mė e pėrgjithshme dhe mė e qėndruar nė shoqėrinė njerėzore. Ndahet nė tipe tė panumėrt, qė nuk i ngjajnė njėri-tjetrit. Megjithkėtė, midis kėtyre tipeve ka njė rregull llogjik dhe vinė njėri pas tjetrit: nga monarkia e trazuar e fiseve primitive nė format e ndryshme tė monarkisė sė kufizuar.
    Monarkia ndahet nė dy: nė monarki absolute dhe nė monarki tė kufizuar. Tipet kryesore tė monarkise absolute janė: despotizma orientale, tirania helenike, perandoria romane,
    monarkia absolute moderne.
    Tipet mė tė shquar tė monarkisė sė kufizuar janė: Mbreti familjar i fiseve tė parė, mbretėria helenike, mbretėria romane primitive, teutonike, franko-gjermane, feudale, konsultive. Kėto forma pėrfunduan pastaj nė monarkinė pėrfaqėsimtare moderne.
    Despotizma orientale lidhet me format teokratike, sepse lind midis popujve qė ndodhen akoma nėn tmerrin e instituteve fetare. Fuqia e princit s’ka kufi dhe nuk e njeh ligja.
    Tirania helenike ėshtė njė ēfisėrim i monarkisė. Ndryshon nga despotizma orientale, sepse nuk rron shumė kohė, gjė tė cilėn nuk ia pėrmetojnė rrethi dhe gjendja psikologjike e popujve qė sundohen prej saja. Nė tiraninė helenike sundon pėrsėri njė njeri pa fre.
    Perandoria romane ėshtė si njėfarė ringjallje e pushtetit mbretėror. Imperatori, komandant i ushtrisė, merr me anėn e deputetėve tė atėhershme gjithė sundimin e popullit nė dorė tė tij, merr nga censorėt sundimin e Senatit, merr kryesinė e fesė dhe njė nga njė me radhė tė gjitha fuqitė publike. Edhe Imperatori ėshtė njė sundonjės pa fre.
    Monarkia absolute moderne lind nga lufta kundėr feudalizmės. Mbreti nuk ėshtė vetėm kryeja, personifikimi i Shtetit, po ėshtė Shteti vetė. Ka nė dorė tė tija tė gjithė pushtetet, pronėsinė, tė drejtat, mirėqenien e popullit. E drejta private rregullohet pas qejfit tė tij. Teoria e absolutizmės u zhvillua tepėr. Monarkia absolute s’ka ndryshim substancial nga despozitma. U rrėzua nė fillim nga kryengritja e madhe frėnge dhe pastaj dalėngadalė edhe nė vendet e tjerė. Mbajti vetėm nė Rusi gjersa u pėrmbys nga bolshevizma.
    Tė gjitha kėto forma monarkike quhen antikombėtare, sepse nuk mbėshteten mbi sovranitetin kombėtar.
    Monarkia e kufizuar fillon qė nė kohėrat e para. Raca ariane e le shpejt sundimin despotik dhe i shtrohet njė monarkie tė kufizuar, tė cilėn pastaj e gjejmė nė Greqi, nė Romė, nė Gjermani, nė kujtimet mė tė vjetėr tė qytetėrimit evropian. Mbreti ėshtė si kryetar familjeje.
    Mbreti grek zbret nga Jupiteri, pėrfaqėson tė gjithė popullin nė sakrificat dhe ceremonitė fetare, pranė tė huajve, dhe sundon nė mėnyrė njerėzore si njė kryetar i mirė. Kryeson Kėshillėn e princėve dhe Asamblenė e Kombit, ku influenca e tij ėshtė mė tepėr morale sesa juridike. Ėshtė mbrojtėsi dhe ruajtėsi mė i lartė i sė drejtės, komandant i ushtrisė dhe sundonjėsi mė i lartė i Shtetit.
    Romanėt e parė kishin nevojė pėr njė kryetar tė zgjuar dhe me vlerė. Mbreti i tyre zgjidhet, sundon Shtetin, ruan ligjet dhe zakonet e vendit, mbledh Senatin dhe popullin. Kryeson ushtrinė dhe gjykon krimet mė tė mėdha duke lėnė krimet e vogla qė tė gjykohen nga senatorėt. Fuqia e Mbretit roman ėshtė mė e pėrqendruar dhe mė e plotė nga fuqia e Mbretit grek.
    Monarkia teutonike i pėrngjan mbretėrisė helenike. Mbreti teuton quhet sundonjės dhe jo i zot i popullit. Ka mė tepėr fuqi morale sesa juridike. Kjo monarki pastaj pėrfundon nė monarki feudale, meqėnėse Mbreti vuri pranė tij mė parė njerėzit e tij mė besnik qė i kish shokė tė armėve, pastaj kėshilltarėt, qė u kthyen tė gjithė nė feudalė.
    Monarkia teutonike para se tė bėhet feudale shkoi pėrmes monarkisė franko-gjermane. Tani Mbreti nuk zgjidhet, po hypėn nė fron me trashėgim. Ka fuqi mė tė madhe nga mbreti grek, roman. teuton. Shteti nis tė bėhet si njėfarė ēiflik i tij.
    Feudalizma ėshtė njė sistem principesh e institucionesh nė tė cilin njė popull i mundur bėhet rob i popullit mundės. Tokat jepen nė formė feudale. Guizt-i pėrmbledh fare mirė karakteret e sundimit feudal: “Regjimi feudal ėshtė njė bashkėfederatė sovranėsh tė vegjėl, despotėsh tė vegjėl, jo tė barabartė nė mes tė tyre, me tė drejtat dhe detyra reciproke, po me fuqi arbitrare dhe absolute nė vendet e tyre, mbi nėnshtetasit e tyre personalė dhe direktė...”. Toka ėshtė baza e pushtetit dhe Mbreti ėshtė i zoti i saj. Monarkia feudale u ndryshua dalėngadalė gjersa pėrfundoi nė Monarkinė parlamentare nė Angli dhe nė monarkinė absolute nė vendet e tjerė.
    Kur feudalizma zuri ta tepronte dhe anarkia shtohesh dhe rrezikonte vetė Shtetin, filloi tė pėrhapesh monarkia konsultive, sidomos nė Francė, nė Spanjė, nė Gjermani dhe nė disa Shtete tė Italisė. Tani Mbreti kėshillohet dhe me pėrfaqėsuesit e popullit. Pushtetin legjislativ e ushtron bashkė me ta. Sundimi i tij u ngushtua dhe gjen pengime nė ccdo ccap. Nuk mundet m’ė t’i shkelė ligjat. Tani pėrpiqen dy fuqi tė kundėrta; Mbreti dhe Populli. Duhet tė sundojė njėri: Ja Mbreti me monarkinė absolute, ja Populli me sistemin parlamentare.
    Edhe kėto monarkira quhen antikombėtare, meqėnėse nuk bazohen krejt mbi sovranitetin e popullit. Shteti modern bazohet mbi principin e sovranitetit kombėtar. Kėtej lindin Qeveritė Kombėtare direkte: Republika dhe tė trazuara e pėrfaqėsimtare: Monarkia konstitucionale, parlamentare dhe demokratike.
    Qeveria pėrfaqėsimtare: Monarkia dhe Republika, lindėn nga gjenia anglo-saksone. Monarkia konstitucionale u zhvillua nė Angli dhe u pėrhap nė Shtetet e tjerė. Republika pėrfaqėsimtare u pėrhap nė kolonitė amerikane dhe kėtej nė vendet e tjera. Tani Mbreti nuk ėshtė mė zot absolut i vendit dhe i popullit qė sundon. Nuk mundet
    tė veprojė pas qejfit tė tij, pa ligje, pa fre. Bashkėpunon me popullin me anė tė pėrfaqėsuesve tė tij dhe qė tė dy fuqitė: Mbreti-Populli, pėrpiqen pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
    Sidoqė midis mendonjėsve ka akoma kundėrshtarė, po Qeveria Pėrfaqėsimtare e sotme ėshtė forma mė e mirė e sundimit: si monarki, si republikė, sipas konditave dhe psikologjisė sė ēdo vendi. Kudo Monarkia, nė mė tė shumtėt tipe tė saj historike, ka sjellė dobira tė mėdha. Pikėrisht kėto ditė, nė njė libėr qė botoi dy javė mė parė njė shkrimtar italian, kėndova kėtė mendim shumė tė drejtė: “Njė shtet qė nuk kalon pėrmes sundimit monarkik nuk mund tė kuptohet. Monarkia ėshtė njė shkollė komande, njė stil qeverimi”. Ėshtė e vėrtetė se institucioni monarkik shkon njė krizė tė madhe pas vitit 1914. Po dobėsimi i kėtij institucioni ėshtė njė nga faktorėt mė tė mėdhenj tė krizės sė madhe morale dhe politike qė mundon botėn e sotme. Kėtė gjė e thonė ata qė studiojnė gjendjen e njerėzisė me sytė e filozofisė dhe tė historisė.

    Botuar mė 1929

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Njė "krodhe buke"..

    Vangjel KOĒA,

    Shqiptari ka parime pėr jetėn e tij vetjake, pėr jetėn familjare, po nuk ka dhe nuk ēmon parime pėr atė qė thuhet "interes i pėrgjithshėm". Kjo gjė rrjedh edhe nga fakti se Shqiptari pėrmes kaq shekujve robėrie u mbyll nė veten e tij, nė familjen e tij, dhe nuk pati raste qė ta derdhė kėtė "ego" nė sheshin altruistik tė interesit tė pėrgjithshėm. Prandaj psikosinteza e shqiptarit ėshtė e ngushtė, egoiste, nuk e njeh dhe nuk e ndjen gėzimin e altruizmės; i mungon elementi i pėrgjithėsimit, fuqia e abstraksionit, qė i japin jetės njė kuptim totalitar.
    Po tė ketė ndonjė shqiptar qė pėr fat tė keq, tė tillė shqiptarė janė shumė tė paktė sot!- dhe qė tė ketė tė tilla parime, tė pėrpiqet pėr to dhe tė sakrifikohet pėr to, menjėherė do tė shohėsh njerėzit tė tundin kokėn dhe tė thonė:
    -Mirė se ē'pėsoi! Ē'i duheshin atij kėto gjėra? Nuk shikonte punėn e tij dhe tė hante njė "Krodhė bukė?"
    "Krodha buke" ėshtė "puna" e vetme e shqiptarit sot. Nė kėtė "krodhė" qėndron sot tėrė ideali i jetės. Njė ēikė sikur tė rrezikohet ose tė humbasė kjo "krodhė" shqiptari e quan vetveten tė humbur. Interesi i pėrgjithshėm pėr shqiptarin ėshtė njė "res nullius" dhe prandaj ėshtė njė gjėmė e madhe tė humbasė "krodhėn" pėr njė gjė qė s'ėshtė e asnjeriut. Pėr kėtė shkak shqiptari, si kolektivitet, nuk ēau kokėn as pėr ēlirimin e tij nga skllavėria turke, ēlirim pėr tė cilin romancierėt e historisė dhe pseudoromantikėt e nacionalizmės le tė mė japin leje tė shpall kėtu njė herezi. -Vetėm pemė e pėrpjekjeve tė pak shqiptarėve si edhe e lodrave tė interesave politike tė huaja ndryshuan fatin e Shqipėrisė. S'mė dalin akoma nga mendja fjalėt qė dėgjova atėherė nga shumė gojė tė popullit, kur Qeveria turke zuri njė komit shqiptar dhe xhandarėt e shkonin nga mesi i pazarit qė ta shpinin nė "hapsanė". -Edhe ky "spurdhik" tė matet me njė goxha Dovlet? S'i japin njė dru tė mirė qė tė vėrė mend?
    "Spurdhiku" i shkretė qė vuante pėr njė "interes tė pėrgjithshėm" nuk shkėputetė as ndonjė simpati, nuk kish as ndonjė kuptim pėr mendjen e popullit, nė sytė e tė cilit vlente vetėm njė "dru tė mirė"!
    Po nė kėtė gjė nuk mbetėn shumė pas edhe ata qė populli i quan "intelektualė", njerėzit qė kanė kapėrcyer prakun e ndonjė shkolle tė madhe a tė vogėl dhe e kanė stolisur qafėn e tyre edhe me kravatė. Nga kėta "intelektualė" ka njerėz qė kanė haber nga parime, pėrpiqen pėr to, po qėndrojnė menjėherė nė prakun e sakrificės. Kur shohin tė tjerė qė pėrpiqen dhe e pėsojnė, thonė menjėherė me mendjen e tyre:
    -Bravo! Po mė mirė qė s'u ndodha edhe unė! Ē'mė lypej mua ky "kukurec"!
    Nga njėra anė: "bravo" pėr parimet, po nė njė kohė e sipėr nga ana tjetėr edhe "kukureci" pėr lėkurėn e vet. Kjo dualizmi tragjike e shpirtit tė "intelektualit" shqiptar ėshtė pėr tė vajtur dhe tė vė nė mejtime. Ėshtė trashėgim i shpirtit tė popullit, po me njė tendencė tė dobėt edhe pėr "interesin e pėrgjithshėm". Njė simptomė e mirė pėr tė nesėrmen shqiptare, po njė akuzė e rėndė dhe e drejtė pėr brezin e sotėm. Pėr kėt brez ėshtė edhe pėrfundimi i asaj filozofime, e cila loz me dietė dhe mė nė fund tallet me mendimin. Sot mbretėron moda e filozofisė sė kontigjentizmės, domethėnė e filozofisė "nga fryn era"! Adhurimi i verbėr i ngjarjes, mburrja e tepėrt dhe servile e suksesit, admirimi pėr ēdo gjė tė jashtme formale e pa vlerė, robėrimi nė pasionet mė tė dobėta, kulti shtazarak i violencės, gjahu i ethshėm i floririt dhe i nderimeve, mosinteresimi dhe pėrbuzja pėr vlerėn dinamike tė ideve dhe pėr fuqinė morale tė parimeve.
    Por qė tė ndryshoj jeta shqiptare dhe ta vėmė atė nė udhėn e njė fati mė tė lartė e mė tė ndritur, duhet qė vendin e pemėve tė sipėrme tė filozofisė "nga fryn era" ta zėmė me disa tė vėrteta qendrore, me disa porosira morale themelore tė pėrjetshme, nė tė cilat njihen popujt e qytetėruar dhe tė cilat janė pema e njė edukate tė tėrė edhe e dramės mijėvjeēare tė historisė. Lartėsia e vėrtetė nuk arrihet pa dritėn ideale tė parimeve morale, tė cilat janė pėr ndėrgjegjjen si ylli qė ėshtė pėr detarin. Tė shartojmė, nė brezat e nesėrm besėn pėr parimet, luftėn pėr parimet, sakrificat pėr parimet, kundėr mohimeve dhe shtrembėrimeve tė oportunistėve tė jetės dhe tė parimeve false. "Krodha bukė" duhet tė bėhet "spurdhiku" qė matet me njė goxha Dovlet: me Dovletin shpirtėror mėkatar qė na ka lėnė trashėgim e shkuara jonė historike".

    Botuar mė 1934

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  2. Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 12:57
  3. Shkolla e parė shqipe nė Labovė, jo nė Korēė
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  4. Vangjel Meksi, rilindasi i parė shqiptar
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:38
  5. Vangjel Koja, legjenda e Volejbollit Shqiptar..
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 15:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •