Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Moisiu deklaron datën e zgjedhjeve, opozita kundërshton

    Presidenti do të shpallë nesër datën e zgjedhjeve lokale

    Zgjedhjet, Moisiu mes datës 20 dhe 21 janar

    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, do të firmosë të shtunën dekretin për datën e zgjedhjeve lokale.

    Sipas burimeve zyrtare pranë Presidencës, kreu i shtetit do të shpallë më datën 2 dhjetor vendimin e tij përpara medias gjatë një konference për shtyp. Numri një i shtetit është ende në pritje të ndonjë kompromisi të minutës së fundit mes partive politike për datën e zgjedhjeve dhe pse duket e parealizueshme për shkak të hapësirës së shkurtër kohore. Ndërkohë që shpallja e datës së zgjedhjeve vjen në një kohë kur partitë politike nuk kanë arritur asnjë progres në realizimin e reformës zgjedhore. Kuvendi ka parashikuar që më datën 4 dhjetor dhe kryesisht brenda javës së ardhshme, të përfundojë reformën zgjedhore. Shpallja e datës së zgjedhjeve pritet të rrisë trysninë ndaj partive politike për përfundimin e reformës zgjedhore. Kjo për shkak se pozita dhe opozita kanë shkelur dhe këtë radhë thirrjet e rekomandimet e ndërkombëtarëve për kryerjen sa më parë të reformës zgjedhore. Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar ditë më parë u kërkonte partive politike që reforma zgjedhore të përfundonte më 30 nëntor. Afat ky që është shkelur nga partitë e të gjithë spektrit politik.

    Data e zgjedhjeve
    Presidenti është në mëdyshje për të vendosur si datë zgjedhjesh, 20 apo 21 janarin. Shkak i kësaj janë bërë zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat janë përcaktuar më datën 21 janar. Përballë këtij zhvillimi, Moisiu ka menduar që votimet të mos mbahen në të njëjtën ditë me ato serbe, duke hedhur si një ide datën 20 janar, të shtunën. Por kjo mund të shkaktojë polemika dhe kontestime nga palët politike, pasi nga tradita e zgjedhjeve në Shqipëri, ato janë mbajtur përherë të dielave. Përballë kësaj mëdyshjeje presidenti mund të “detyrohet” që datën e zgjedhjeve ta dekretojë 21 janarin. Kjo për të shmangur kontestimet që mund të kenë partitë politike më datën 20 janar. Gjithsesi vendimi përfundimtar pritet të shpallet të shtunën më 2 dhjetor. Presidenti ka si limit të fundit kushtetues datën 6 dhjetor për të shpallur datën e zgjedhjeve. Në bazë të afateve kushtetuese, 21 janari është data e fundit ku mund të zhvillohen zgjedhjet lokale shqiptare.

    Negociatat
    Përpara shpalljes përfundimtare të datës së votimeve lokale, kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike me synim gjetjen e një konsensusi politik. Por palët politike kanë pasur dhe kanë këndvështrime të ndryshme për kohën e zhvillimit të tyre. Partia Socialiste si forca kryesore e opozitës kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për në pranverë, duke kërkuar që ato të mbahen jo në stinën e dimrit, për shkak të kushteve të papërshtatshme. Demokratët si përfaqësues të maxhorancës janë shprehur kategorikisht kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, duke kërkuar që të mbahen sipas afateve kushtetuese. Qëndrimet e palëve u bënë të ditura gjatë një tryeze të përbashkët politike që u zhvillua me iniciativën e presidentit. Kjo tryezë nuk solli një konsensus, duke bërë që data e zgjedhjeve të mbetej peng dhe për shkak të mosrealizimit të reformës zgjedhore, e cila u pasua me dështimin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Kjo do të jetë hera e parë që partitë politike hyjnë në zgjedhje pa përfunduar brenda afateve kohore reformën zgjedhore, çka mund të cenojë standardet zgjedhore të kërkuara nga ana e ndërkombëtarëve. Edhe pse janë zgjedhje lokale, zyrtarë të lartë të KE-së dhe të NATO-s i kanë bërë thirrje klasës politike shqiptare se këto votime shihen si një test i rëndësishëm për arritjen e standardeve të kërkuara, si dhe do të ndikojë në proceset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO. Ndërkohë që këto votime pritet të monitorohen nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve të OSBE-së dhe ODHIR-it. Në ditën e votimit pritet të jenë 430 vëzhgues gjithsej, ku 30 prej tyre do të cilësohen si afatgjatë dhe pjesa tjetër si afatshkurtër.



    Berisha: Moisiu të shpallë shpejt datën

    Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dhe ato që, sipas tij, kanë lidhje me vonesat në shpalljen e datës së zgjedhjeve. “Caktimi i datës së zgjedhjeve është prerogativë kushtetuese e presidentit. Nuk ka asnjë lidhje me qeverinë. Kam dëgjuar disa herë, me të drejtë, që KQZ ka shprehur shqetësime për këtë. Gjithashtu, shqetësim për shtyrjen e deklarimit të datës së zgjedhjeve, në mënyrë të përsëritur ka shprehur edhe faktori ndërkombëtar, sepse është e vërtetë që ligjërisht mund të jesh korrekt me afatin ligjor. Në këtë aspekt, sa më shpejt të ishte shpallur data, aq më e lehtë do të ishte edhe përgatitja e KQZ-së, aq më e lehtë do të ishte edhe ardhja e grupeve ndërkombëtare. Por kjo nuk i përket qeverisë, qeveria ka detyrën e vet. KQZ është e pavarur, institucionet ndërkombëtare po kështu. Janë ato që duhet të flasin për veten e tyre. Jo unë”, deklaroi Berisha. Kryeministri ka dhënë garancinë e tij si përfaqësues i maxhorancës për të realizuar reformën zgjedhore. “Një javë më parë, na është kërkuar që të ulemi sërish, me zotin Beja dhe zotin Bufi për amendamentet e dorëzuara dhe ne e pritëm me kënaqësi këtë, të zotuar se do të votojmë gjithçka që është përcaktuar në marrëveshjen e fundgushtit dhe dokumentin “non paper” të dorëzuar nga OSBE-ja. Por PS-ja është ndarë në dy rryma, njëra prej të cilave është e vendosur që me çdo kusht të prishë zgjedhjet dhe tjetra të marrë pjesë normalisht në zgjedhje. Cila rrymë do të mbizotërojë, nuk jam në gjendje ta them”, theksoi kryeministri. Ndërsa për mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita, Berisha theksoi se “qëndrimi i PS-së për mua është i pamundur të parashikohet. Por si do të vazhdojë dhe çfarë vendimesh do të marrë zoti Rama, i cili, dhe ju jeni dëshmitarë, e ka shqipëruar të paktën pesë mijë herë deri më sot fjalën bojkot të zgjedhjeve, këtë nuk e di. Këtë e di vetëm ai. Qeveria nuk e ka në dorë të imponojë opozitën”.



    Xhafaj: Po hyjmë në një proces të delegjitimuar

    “Nuk mund të pranojmë të hyjmë në një proces zgjedhor pa pasur garanci për mosdeformimin e votës”. Kështu deklaroi dje nënkryetari i komisionit të Ligjeve, socialisti Fatmir Xhafaj. Ai insistoi në miratimin e 41 amendamenteve të paraqitur nga ana e socialistëve. “Të gjitha amendamentet e propozuara nga grupi i deputetëve të PS-së janë në përputhje të plotë me rekomandimet e ODIHR-t, të bëra pas zgjedhjeve të vitit 2003 dhe atyre të vitit 2005, por gjithçka mbetet te vullneti i maxhorancës, nëse do t’i miratojë apo jo”, theksoi Xhafaj. Për ish-ministrin e Drejtësisë, “nëse zhvillimi i zgjedhjeve bëhet në javën e tretë të janarit, që është edhe data që përflitet sot për mbajtjen e zgjedhjeve, kjo do të ishte gati e pamundur me këtë infrastrukturë zgjedhore, gjë që do të thotë shkurt, se ne do të hyjmë në një proces të delegjitimuar”. “Kështu, ne nuk mund të pranonim të hynim në një proces zgjedhor me lista të cunguara, thjesht dhe vetëm për të plotësuar një kriter formal, ose të hynim me certifikata të falsifikuara. Ne duam të gjendet një sistem certifikatash që japin garanci për mosdeformim të votës”, deklaroi Xhafaj.



    Meta, apel Moisiut për datën e zgjedhjeve. Rama: Data që shpallet, jodatë
    Opozita: Jo zgjedhje me këto lista dhe certifikata


    Opozita nuk do pranojë zhvillimin e zgjedhjeve pa lista të rregullta dhe certifikata të garantuara.

    Në një tryezë urgjente të mbledhur dje pasdite në selinë rozë, krerët e opozitës i bënë apel presidentit të shfrytëzojë të gjitha hapësirat e mbetura për të arritur një konsensus me forcat politike për datën e zgjedhjeve. “Kjo datë që shpallet pa lista dhe pa certifikata është praktikisht një jodatë. Ju siguroj se në këtë mënyrë ne nuk mund dhe nuk do të kemi zgjedhje, pasi nuk mund të bëhemi sehirxhinjtë e kësaj farse elektorale”, tha Edi Rama pas tryezës së krerëve të opozitës. Tryeza e mori spunton nga njoftimi se Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, do të shpallë datën e zgjedhjeve ditën e shtunë, pa arritur një konsensus mes forcave politike për shtyrjen e tyre për shkak të reformës zgjedhore të papërfunduar. Krerët e partive opozitare e mohuan nga ana e tyre opsionin e bojkotimit të zgjedhjeve, por u shprehën se qëndrimi i tyre do të bëhet më i qartë në ditët e ardhshme. Por kreu socialist u shpreh i vendosur se opozita nuk do lejojë të zhvillohen zgjedhje me elementë komprometues. “Ne nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhje të kompromentuara qysh në fillim dhe të dalin rezultatet të bazuara në certifikata të dyshimta në lista të dyshimta dhe nën një trysni si kjo e kësaj maxhorance që mishëron kryekëput politikën e vjetër, që na kujton përditë të shkuarën e palavdishme dhe ankthet e zgjedhjeve të 26 majit apo të zgjedhjeve që zhvillohen brenda PD-së dhe që ne refuzojmë ta konsiderojmë si pjesë të mundshme të kulturës sonë politike”, tha Rama. Nga ana e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se misioni i presidentit është garantimi i standardeve zgjedhore. “Ky është një apel që i bëjmë edhe presidentit, në mënyrë që edhe këto orë apo ditë që i kanë mbetur në dispozicion t’i shfrytëzojë për të nxitur politikën që t’i kushtojë vëmendje për përmbajtjen e zgjedhjeve, pasi nuk mund të quhet i përfunduar as misioni i presidentit, thjesht duke pasur shqetësimin apo angazhimin për të zbatuar formalisht një procedurë të caktuar kushtetuese”, tha Meta.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Presidenti Moisiu shpall daten e zgjedhjeve lokale

    ---------------------------------------------

    Presidenti shqiptar Alfred Moisiu shpalli sot se zgjedhjet lokale do te zhvillohen 20 janarin e vitit te ardhshem. Moisiu ftoi publikisht ekzekutivin te permbushe detyrimet zgjedhore per procesin para votimeve. Per here te pare ne Shqiperi zgjedhjet zhvillohen diten e shtune.

    ---------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Cudi e madhe.Si ka mundesi qe zgjedhjet tek ne jane njekohesisht me sgjedhjet ne Serbi ?Mos duan qe te na ballafaqojne me serbet,dhe pastaj te na tregojne me gisht ?Lusim Zotin te shkojne mire.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Shqiperia eshte akoma vendi i fundit i rajonit qe ka probleme me zgjedhjet aq sa nderkombetaret jane detyruar te shpikin termin "te pranueshme per Shqiperine". Qe nga 96 e deri tani i thone 4 zgjedhje per kuvend, 3 zgjedhje vendore, 1 per monarkine dhe 1 per kushtetuten qe gjithmone kane patur probleme nga me te ndryshmet: vjedhje votash, manipulim listash, keqnumerim, vendime absurde gjykate etj. etj. Ne tre zgjedhjet e fundit 2001, 2003 dhe 2005, eshte shtuar dhe gjetja me e re e politikes qe ta tjerre procesin e zgjedhjeve me muaj te tere.

    Ndersa flasim per korrupsionin dhe luften kunder tij, kjo lufte duhet te filloje pikerisht tek garantimi i zgjedhjeve te drejta sepse ato jane instrumenti baze i demokracise si pushtet i popullit ky ku i fundit ndeshkon me vote ata qe vjedhin, vrasin apo qe fundi i fundit nuk punojne per te. Kur ti i heq sovranit (i thencin) kete te drejte, i ke hapur rrugen pikerisht korrupsionit. PD dhe Berisha i kane "borxh" vendit te prapakthejne vargun e zgjedhjeve te parregullta sepse ne pushtetin e tyre u vendos precedenti se zgjedhjet mund te manipulohen pa te hyre gjemb ne kembe bile dhe duke paguar cmimin e izolimit nga diplomacia perendimore.

    Dreqi ta haje, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja sa dolen nga lufterat perkatese e nuk kane patur asnjehere probleme me rregullsine e zgjedhjeve, kurse ne ne 16 vjet demokraci mund te numerojme vetem zgjedhjet e 92 dhe referendumin e 94 si te drejta dhe te lira.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    Legjitimitet per nje Proces te Palegjitimuar
    Anila Basha

    Ka një thënie sipas të cilës politikanët
    duhet të mësojnë më shumë nga dështimet, sesa nga sukseset. Në
    rastin konkret për politikën shqiptare, as nuk mund të imagjinohet
    që ndonjë forcë politike të mësojë nga dështimet. Rasti i djeshëm i
    një mbledhjeje farsë të komisionit parlamentar të ligjeve, ku PD
    vendosi që rregullat e lojës për zgjedhjet vendore të janarit t’i
    vendosë vetë, është më flagranti. Në nismën e saj nuk iu
    bashkëngjitën as aleatët e vet më të fortë, si republikanët ashtu
    edhe demokristianët e PBDNJ. Për të mos llogaritur si aleat Xhuvelin
    që përfaqëson vetëm veten, dhe që padyshim do të mbetet në
    historikun e politikës shqiptare për shkak të sjelljes së tij
    politike. Nëse nuk do të ketë një konsensus të orëve të mbrëmjes,
    reforma zgjedhore në Shqipëri, është dështim i përpjekjeve të
    politikës shqiptare, për t’i dhënë mundësi qytetarit shqiptar për
    zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Por ajo që nuk mund të konceptohet është fakti se, si ka mundësi, që
    një udhëheqës, apo lideri i një partie politike në maxhorancë, totalisht
    përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor (në parantezë, pikërisht
    në emër të kësaj filozofie, pra të administrimit të zgjedhjeve të lira dhe
    të ndershme, vendosi të përfitojë dhunshëm anëtarin e shtatë të KQZ)
    përdor gjuhën më konsensuale për zgjedhje të lira dhe të ndershme,
    por nga ana tjetër është më i pamëshirshëm për t’u hapur rrugë
    negociatave që rregullat e lojës në fushë të vendosen bashkërisht
    nga palët? Si ka mundësi që një lider i maxhorancës betohet e
    përbetohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme në emër të
    demokracisë, vendosjes së shtetit të së drejtës, vendosjes në
    piedestal të votës qoftë edhe të një qytetari të vetëm, por nga ana
    tjetër që përbuz e përçmon çdo obsion e alternativë që i jepet në
    tryezë jo vetëm nga kundërshtari i tij politik, por edhe nga aleatët
    e tij në koalicion e qeverisje? Si ka mundësi që një lider e
    udhëheqës i maxhorancës dëshiron t’i shërbejë kaq shumë këtij
    procesi vendimtar për të ardhmen e vendit në strukturat
    euro-atlantike, por nga ana tjetër ka kaq pak marrëdhënie dhe
    komunikim personal jo vetëm me opozitën por edhe me aleatët e tij?

    Rasti i fundit i dështimit të reformës zgjedhore jo nga ana e PS
    që hyn në fushë me ca propozime konkrete, por nga ana e PD, tregon
    fare qartë se ekziston një prirje e lindur tek ky udhëheqës për të
    shpërfillur të vërtetën dhe realitetin.

    Realiteti që po parathuhet për procesin e ardhshëm zgjedhor është ky:
    Eshtë demagogji e PD që thotë se në zgjedhje mund të shkojë me kodin
    e vjetër zgjedhor. Sepse kodi i vjetër zgjedhor nuk mund të garantojë
    listat e zgjedhësve. Nuk mund të merren për bazë as listat e
    zgjedhësve të përdorura në zgjedhjet e fundit të vitit 2005 sepse
    një dispozitë tranzitore e kodit të vjetër zgjedhor, SHFUQIZON këto
    lista (duke marrë në konsideratë faktin se ato lista vlejnë vetëm
    për zgjedhjet e përgjithshme 2005) çka do të thotë se sot Shqipëria,
    nuk ka një listë zgjedhësish. Çka do të thotë më tej, se pa një
    listë zgjedhësish, nuk ka votime. Dhe logjikisht, nëse nuk ka
    votime, nuk ka zgjedhje?????

    Farsës së deklarimeve të djeshmenga PD, i bashkëngjitet edhe deklarata
    e nënkryetarit të Kuvendit të kësaj force politike se amendamentet e miratuara
    apriori nga PD do të kalojnë drejt e në seancë. Nuk mund të ketë kalim në
    seancë të këtyre amendamenteve, kur PD (edhe po të llogariten votat e
    aleatëve) nuk i ka 84 votat e nevojshme për të ndryshuar, të paktën,
    listat e zgjedhësve.

    Shqipëria nuk ka hyrë në zgjedhjeve ndonjëherë më e papërgatitur sesa sot.
    Vota ime nuk dihet se në ç’kuti të fshehtë do të hidhet; emri im si zgjedhëse
    e Republikës së Shqipërisë nuk dihet se në ç’listë mund të jetë, dhe për
    pasojë, nuk më garantohet legjitimiteti i votës për të zgjedhur atë që duhet
    të më qeverisë nesër. Unë dhe çdo qytetar i Republikës, nuk duam që
    nesër pas zgjedhjeve, votat tona, të legjitimojnë një proces të delegjitimuar
    për shkak të kontradiktave politike dhe institucionale parazgjedhore.

    Ballaknweb

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nje pyetje e thjeshte ndaj gjithe rremujes se zakonshme parazgjedhore. Dokumentet e identifikimit (perfshire certifikatat aq shume te perfolura), listat e votimit, kodi zgjedhor dhe te gjithe elementet e tjere, a jane me pak te rregullta e te sigurta se ato qe u perdoren 18 muaj me pare ne korrik te 2005 qe u trumpetuan si arritje e standarteve nga pakica e sotme?

    Kjo sigurisht nuk eshte alibi per shumicen qe te mos kryeje zgjedhje te rregullta, por nuk duhet te jete as alibi per pakicen qe te futet ne kete gare me pretekstin e gatshem per te mospranuar rezultatin pa filluar mire gara. Meta deklaron se "pa lista dhe certifikata zgjedhjet jane te kontestueshme", Rama se "PD-ja mund te fitoje vetem ne rast se manipulon zgjedhjet", ndersa Top-Channel te lajmet e sotme perseriti disa here faktin se "Moisiu pasi shprehu shqetesimet se situata ne terren nuk eshte shpresedhenese per zgjedhje te rregullta" dhe se "nuk beri thirrjen e zakonshme qe palet te pranojne rezultatin e zgjedhjeve".
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7

    Zgjedhjet, Ministri Mustafaj: Moisiu t’i jape zgjidhje krizes politike.

    Zgjedhjet, Ministri Mustafaj: Moisiu t’i jape zgjidhje krizes politike. Po rrezikohet marreveshja e vizave
    Nga D.B

    TIRANE (5 Janar)-Kreu i diplomacise shqiptare i ka kerkuar presidentit Moisiu te nderhyje per zgjidhjen e krizes politike, pasi kjo e fundit sipas Mustafajt rrezikon seriozisht integrimin e vendit.

    Ne kuader te situates aktuale politike ne prag te zgjedhjeve vendore, Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj deklaroi sot se presidenti duhet te jete me aktiv dhe me te drejtat e tij kushtetuese te reagoje ne te gjitha rastet e shkeljeve te kushtetutes dhe te mos mjaftohet vetem me daten e zgjedhjeve. “Moisiu te mos mjaftohet vetem me dekretimin e dates se zgjedhjeve vendore, por te reagoje ndaj deklaratave te Edi Rames”. Kurse per standardet e zgjedhjeve, Mustafaj u shpreh se qeveria eshte e interesuar per kete, me qellim qe te mos vihet ne rrezik integrimi i Shqiperise, e sidomos, pas hyrjes ne fuqi ne pranvere te marreveshjes per liberalizimin e vizave.

    Ne lidhje me deklaratat e bera nga kreu i PS, Edi Rama, Mustafaj u shpreh se ka qene Edi Rama ai qe ka penguar shpalljen e listave te zgjedhjeve. Kryediplomati akuzoi opoziten se ndryshon qendrimet e saj politike dhe se nuk po zbaton marreveshjen e firmosur mes paleve.

    (BalkanWeb)

  8. #8
    kadon afati i dekretimit të datës së re

    Presidenti Moisiu duhej ta kishte firmosur datën e re të zgjedhjeve, 18 shkurtin

    Kreu i shtetit, nis sërish takimet për zgjidhjen e krizës

    18 Shkurti, është afati i ri i vendosur me mirëkuptim mes dy forcave kryesore politike në vend, lidhur me datën e zgjedhjeve. Kjo pas skadimit të datës 20 janar, e vendosur më parë nga Presidenti i Republikës, për shkak të mosngritjes së KZQV-ve apo të çertifikatave.

    2 Dhjetor, ishte data kur Presidenti Moisiu, caktoi datën e parë të zgjedhjeve lokale, 20 janarin. Në këtë rast, kreu i shtetit e respektoi kodin zgjedhor aktual duke e shpallur datën zgjedhore brenda afatit të caktuar.
    50 Ditë, afërsisht është afati i caktuar nga kodi zgjedhor lidhur me përcaktimin e datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit. Nëse ato mbahen në 18 shkurt, tashmë duhej të ishte shpallur si datë zyrtarisht nga kreu i shtetit. Partitë nga ana e tyre, e kanë vendosur.

    Ka skaduar dje afati i përcaktimit të një date të re për zgjedhjet nga ana e kreut të shtetit. Nëse do të përdorej kodi aktual zgjedhor që është në fuqi, data 5 janar ishte data e fundit nëse zgjedhjet do të mbahen siç është rënë dakord paraprakisht nga dy partitë kryesore, në 18 shkurt.

    Por as dje, nga ana e kreut të shtetit, nuk pati ndonjë firmosje të datës së re të zgjedhjeve. Kjo e shton edhe më shumë vonesën dhe pasigurinë se a do të kemi zgjedhje edhe në afatin e dytë të përcaktuar për to, pikërisht më 18 shkurt. Pasi, shumë gjëra ende nuk po rregullohen dhe ditët ikin pa asnjë rezultat konkret mbi zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend.

    Sipas kodit zgjedhor aktual, data e zgjedhjeve duhet të dekretohet nga kreu i shtetit rreth 50 ditë para saj. Kështu, kreu i shtetit e ka respektuar këtë afat në radhën e parë, kur dekretoi datën e parë të zgjedhjeve, 20 janarin, në datën 2 dhjetor të vitit të kaluar. Por duket se dekretimi për datën e dytë, atë të spostuar të zgjedhjeve, po shtyhet nga kreu i shtetit.

    Dhe kjo për sa kohë të marrë zgjidhje situata e krizës zgjedhore në vend. Në këtë kuadër, kreu i shtetit ka filluar edhe takimet ditën e djeshme me krerë të politikës shqiptare, nga të dyja kampet për të gjykuar më mirë situatën dhe për t'i dhënë fund ngërçit të krijuar.

    Vonesat

    Ato që kanë shkaktuar vonesën e procesit zgjedhor gjatë kësaj periudhe, kanë qenë disa arsye si mungesa e paraqitjes së dokumentacionit nga kandidatët për kryetar bashkie ose komune, si dhe i listave për këshillat respektivë për zgjedhjet për organet e pushtetit vendor, apo edhe mosrënia dakord për çertifikatat të cilat do të përdoren gjatë procesit zgjedhor.

    KQZ-ja u kishte bërë thirrje forcave politike që kanë detyrimin kushtetues e ligjor për të paraqitur propozimet e tyre për ngritjen e KZQV‑ve, por dhe në këtë moment një pjesë e subjekteve politike. Ndërkaq, një pengesë tjetër ka qenë edhe mosngritja e Komisioneve Zgjedhore të Qeverisjes Vendore, një pengesë serioze kjo jo vetëm në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Deklarata

    Ndërkaq, që disa javë më parë, kreu i shtetit Alfred Moisiu, ka deklaruar se nuk do të jetë pengesë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nëse do të gjendet konensus nga klasa politike për këtë çështje. "Nëse një dialog i mundshëm mes forcave politike do të sillte konsensusin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore, atëherë Presidenti i Republikës nuk do të bëhet pengesë", cilësohet në një deklaratë të mëparshme të Presidencës lidhur me një fakt të tillë.

    Gjithashtu, zyra e shtypit bëri me dije se "Kryetari i shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim lidhur me datën e zgjedhjeve, por, sikurse e ka shprehur dhe në një rast tjetër më parë, nëse një dialog i mundshëm mes forcave politike do të sillte konsensusin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore, atëherë Presidenti i Republikës nuk do të bëhet pengesë".

    Në këtë mënyrë, qëndrimi i institucionit të presidentit del në kundërshtimin me qëndrimin e mbajtur deri më tani nga partia në pushtet, PD, e cila këmbëngul se data e zgjedhjeve është një atribut vetëm i kreut të shtetit dhe klasa politike nuk mund të ndërhyjë për ta prekur atë.

    Koha Jone, E Shtune 06 dhjetor 2007

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    anila basha nuk e dika pse kte radhe jan kaq mbrapa pergatitjet per zgedhje..
    gjynaf anila.. ka qen ne mars e sdi cbehet ne tirane..

    mos dhe ti xhuxh spo e di si asht puna?

    kaq te hipnotizoka ty tahir shalsi.. me blush pandushin..

    aiii ..

  10. #10
    brari po me terheqe veshin,
    mos dhe ti xhuxh spo e di si asht puna?
    kaq te hipnotizoka ty tahir shalsi.. me blush pandushin..
    Une kam vendos me u ba xhumak i kenduem, prandej jom tuj i fut vedit matrial me bollek pri forumit. Une ngaqe nuk po di si asht puna, jom kah ndjek forumin, e kajher edhe postoj nonji gjo prej shtypit, sipas rubrikes te hapme ktuna. Ku mer e paskem shkell?

    Kush mer qenka ky tahiri i shalve qe na boka hipnoza, masanaj bushi i pandes?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    per daten 20 qe eshte caktuar zor se behen zgjedhjet .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Marreveshja per certifikatat, Presidenti therret te henen ne tryeze Berishen dhe Ramen


    Nga Armando Meta


    TIRANE (7 Janar)-Alfred Moisiu, do te therrase diten e hene nje tryeze te partive parlamentare, me qellim mundesimin e zgjidhjes se krizes elektorale qe ka ngerthyer per muaj te tere vendin. Burime te besueshme ben te ditur se kreu i shtetit, ne vleresim te kerkeses se bere disa dite me pare nga tre drejtuesit e larte te PDK-se, LSI-se dhe PBDNJ-se, per te thirrur nje tryeze te forcave politike parlamentare, pasi ka zhvilluar nje seri konsultimesh me drejtues te larte te partive, ka vendosur te beje nje perpjekje diten e hene per te ulur ne nje tryeze te perbashket drejtuesit e forcave kryesore politike ne vend.

    Qellimi i kesaj tryeze eshte gjetja e nje zgjidhjeje politike mes pozites dhe opozites, e cila do te mundesonte zhvillimin normal te zgjedhjeve vendore ne vend. Ideja per thirrjen e nje tryeze u kristalizua me shume pas nje takimi qe kreu i shtetit zhvilloi dje ne mesdite me kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, kryetarin e PDK-se, Nard Ndoka dhe sekretarin e pergjithshem te PBDNJ-se, Leonard Solis. Situata e politike ne vend ne prag te zgjedhjeve vendore ishte ne qender te ketij takimi. Presidenti Moisiu, duke vleresuar rolin e deritanishem te ketyre partive, ka nxitur palet te bejne maksimumin per gjetjen e nje rrugezgjidhjeje sa me te shpejte, qe do ta nxjerre vendin nga kjo situate.
    Tryeza
    Mesohet se thuajse te gjithe kreret me te larte te partive politike ne vend kane dhene viston per pjesemarrjen ne kete tryeze. Ne pikepyetje eshte ende vetem qendrimi i PD-se, drejtuesit me te larte te se ciles nuk jane deklaruar haptazi per pjesemarrje ne tryezen e thirrur nga Presidenti. Pavaresisht akuzave te Kryeministrit Berisha se Moisiu ka anuar ne krah te opozites, per hir te realitetit qeveria nuk ndodhet ne keto momente ne nje pozicion shume komod, pasi zhvillimi i zgjedhjeve vendore eshte futur ne “udhe pa krye”, gje e cila do t’i ngarkonte nje fature jo te vogel politike qeverise per deshtimin e zgjedhjeve. Akuzat verbale te perditshme mes PD-se dhe PS-se se kush eshte fajtori per deshtimin e zgjedhjeve nuk “pine uje”, pasi barra e pergjegjesise per deshtimin e zgjedhjeve do te fokusohet drejtpersedrejti mbi Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-se, Rama.
    Shanset
    Kreret e partive te vogla politike te pozites dhe opozites parlamentare, jane te mendimit se tryeza e thirrur nga Presidenti diten e hene ka shanse qe te jete e suksesshme, pasi pozicionet politike te PD-se dhe PS-se nuk jane aq radikale sa te mos mundesonin arritjen e nje kompromisi. Sipas tyre, si PD-ja ashtu edhe PS-ja kane bere disa terheqje taktike, si sa i perket dates se zgjedhjeve ashtu edhe qendrimit ndaj certifikatave, duke krijuar ne kete menyre korridore te cilat mundesojne arritjen e nje konsensusi per miratimin e paktes se reformes elektorale ne Kuvend. Kreu i PDK-se, Nard Ndoka, e sheh me shume optimizem mundesine qe diten e hene te marre fund kalvari i gjate i krizes elektorale ne vend. Sipas tij, askush nuk duhet te paragjykoje rolin e Presidentit ne kete proces, pasi ai nuk po perpiqet te marre rol, por po perpiqet te mundesoje zgjidhje. Sipas te gjitha gjasave, me arritjen e nje kompromisi me ndermjetesine e Presidentit diten e hene, jane te gjitha mundesite qe te votohet ne Kuvend me procedure te pershpejtuar, paketa me ndryshimet ne Kodin Elektoral per zgjedhjet vendore.
    Perpjekjet
    Perpjekjet e Presidentit qe palet te gjejne konsensus, si per reformen elektorale ashtu edhe per daten e zgjedhjeve, kane qene konstante qe nga fundi i vitit 2005 si dhe gjate gjithe vitit 2006. Kreret e partive politike ne vend kane firmosur edhe nje marreveshje ne prani te Presidentit per reformen elektorale, marreveshje e cila u gris “ende pa u thare boja”. Drejtuesit me te larte te PD-se ne vazhdimesi jane perpjekur te anashkalojne rolin e kreut te shtetit ne zgjidhjen e krizave te krijuara me opoziten lidhur me reformen elektorale.

    Sipas tyre, roli i Presidentit ne kete proces ishte vetem ai i shpalljes se dates se zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese. Ndonese Moisiu i beri thirrje PD-se dhe PS-se per gjetjen e nje date konsensuale per zgjedhjet, nje gje e tille nuk u mundesua. Presidenti u detyrua te shpalle me dekret daten e zgjedhjeve me 20 janar, date ne te cilen ishte e qarte per te gjithe se nuk do te zhvilloheshin zgjedhje. Pavaresisht debateve, dhunes verbale mes PD-se dhe PS-se, sulmeve te ministrave te PD-se ndaj kreut te shtetit, si dhe paragjykimeve qe ka Kryeministri Berisha per rolin e Moisiut, Presidenti duket se po synon qe kriza e zgjedhjeve te marre fund, ne menyre qe vendi te mos terhiqet me tej zvarre, per shkak te llogarive personale politike qe kane drejtuesit me te larte te forcave kryesore politike ne vend.

    (GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    Tirana Observer - Forum

    Patatja e nxehtë e Mustafaj
    Plator NESTURI

    Në kulmin e përpjekjeve për të shmangur krizën, qofshin këto dhe në formën më epileptike prej të dy kaheve të politikës, për herë të parë u përfshi në debatin disa mujor për zgjedhjet edhe ministri i Jashtëm. Por ndryshe nga ç'mund të mendohej, ndërhyrja e kryediplomatit Mustafaj i ngjiste një shashke tymuese pas fishekzjarreve pafund të negociatave pozitë-opozitë. As më shumë dhe as më pak, për ministrin Mustafaj, shkaku i krizës politike, i zallamahisë për kushtet e datën e zgjedhjeve, madje edhe për pasojat nga mosrespektimi i standardeve që mund të ketë Shqipëria në procesin drejt BE-së dhe NATO-s, është pikërisht kreu i shtetit, Alfred Moisiu. Vështirë se do t'i kish vajtur në mëndje njeriu ky konkluzion prej të cilit do të kishim shkurtuar muaj të tërë debati dhe tensioni politik, do të kishim bërë të mundur arritjen e një Kodi Zgjedhor, të listave të votuesve, të standardeve të votimit dhe pa humbur nëpër regjistra certifikatash. Mustafaj ka gjetur se "ku fle lepuri" i krizës, dhe pikërisht në zyrat e Presidencës, pasi qenka faji i Moisiut që nuk arrin të bindë kreun e socialistëve Rama, të pranojë rregullat e mazhorancës për të hyrë në zgjedhje. Dhe kjo, jo se nuk po mundet ta bindë, por se nuk ia ka qejfi ta detyrojë Ramën të jetë më i dëgjueshëm!?

    Deklarata e ashpër e ministrit të Jashtëm kundër Presidentit "të brendshëm" të shqiptarëve, prej shumëkujt mund të merret si "shane Babe, shane Bagdad", apo në rastin më të mirë që "kur s'ke ç'ti bësh kalit, i bie samarit". Por çështja nuk duket kaq e thjeshtë. Problemi nuk qëndron se Mustafaj, si pjesë e mazhorancës, nuk ka ç'të thotë për Ramën që të shkojë e t'i bjerë pa pikë dhimbsurie Presidentit me të cilin ka patur kontradikta për linjat e politikës së jashtme duke filluar që nga "pavarësia e kushtëzuar" e Kosovës. Kjo nuk do t'i shkonte edhe për faktin se gjatë një procesi zgjedhor, kontradikta apo akuza të shprehura ndaj Presidentit mund të bëhen nga një kryetar i një force politike për ngjyrat e interesat e partisë së tij dhe jo nga një ministër, ca më tepër ky i jashtëm. Dalja e Mustafajt duke drejtuar gishtin e akuzës drejt presidentit Moisiu si shkaktar për moszgjidhjen e krizës ka një qëllim të qartë. Tentativë për transferimin e kësaj krize nga institucioni i qeverisë në atë të Presidencës.

    Një ditë para deklaratës së ministrit të Jashtëm, përfaqësuesi i BE-së për politikat e jashtme dhe të sigurisë, Javier Solana, duke përdorur një gjuhë të ashpër si ndaj mazhorancës qeverisëse ashtu edhe ndaj opozitës për mosgjetjen e konsensusit, paralajmëroi se dështimi i zgjedhjeve do të rrezikojë procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane. Në të njëjtën linjë ishte edhe deklarata e përfaqësive të huaja në Tiranë. Nëse klasa politike shqiptare merr një notë pakaluese në tërësi nga organizmat evropianë, përgjegjësia për dështimin e organizimit të zgjedhjeve bie pikësëpari mbi qeverinë e cila ka detyrimin të menaxhojë situatën zgjedhore dhe të krijojë kushtet për respektimin e standardeve të votimit. Kjo është e qartë për këdo dhe ca më tepër për ministrin e Jashtëm, i cili është sensori i parë i reagimit të ndërkombëtarëve për katrahurën paraelektorale shqiptare. Ndaj nëse pozita nuk mund ta bëjë një ndarje të njëjtë të barrës së fajit me opozitën, përfshirja si bashkëfajtor edhe e Presidentit do ta lehtësonte peshën e dështimit të mazhorancës në pushtet.

    Ministri Mustafaj më së fundmi foli për krizën zgjedhore. Por ndërhyrja e tij ishte nga ato që bëhen në kushte emergjence. Ai nuk foli për reagimet e ndërkombëtarëve në përgjegjësitë e secilit kah të politikës, as për pasojat që mund t'i sjellë vendit shkuarja drejt zgjedhjeve të manipuluara. Mustafaj nuk sqaroi as përse deklarata e përfaqësive diplomatike në Tiranë ishte nënshkruar nga të ngarkuarit me punë dhe jo nga ambasadorët. Në vend të tyre, ministri i Jashtëm i hedh më tej benzinë zjarrit të debatit politik duke e zgjeruar edhe më tej frontin e luftës me përfshirjen në të edhe të Presidentit të Republikës. Ngecja e "patates së nxehtë" në duart e Moisiut është sidoqoftë tentativë e vakët për të shpëtuar nga përgjegjësitë. Për më tepër kur nuk do t'i vlente aspak zgjidhjes së krizës kur dy aktorët kryesorë të saj, Berisha dhe Rama, vijojnë veç të thellojnë llogoret e luftës dhe pak si e zorshme që t'i shtrëngojnë duart njëri tjetrit në tryezën e presidentit.
    A mund të ish i vlefshëm ministri Mustafaj në zbutjen e klimës? Po, por nuk do t'i shkonte për shtat linjës së partisë së tij.

    Në debatin e madh për certifikatat, Ministria e Jashtme ka gjashtë muaj që është e përfshirë direkt, porse deri më sot nuk ka patur asnjë reagim. Që prej vendimit të Berishës që certifikatat të mos kenë limit kohor, zyra konsullore është përfshirë në kaos pasi është e vështirë t'u shpjegohet qytetarëve se ndryshe nga "dëshira" e kryeministrit, në çdo cep të botës dokumentet e lëshuara nga gjendja civile janë të përdorshme brenda një kufiri të caktuar kohor. Është e vështirë t'u shpjegohet se vlefshmëria pa hesap e certifikatave ka vlerë vetëm për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa me botën dokumentet duhet të kenë të tjera standarde. Këtë ministri Mustafaj nuk e ka shprehur dhe nuk ka sesi ta thotë. Në vend të saj i lëshoi një çertifikatë fajësie presidentit Moisiu.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 08/01/2007, ora

    Presidenti i shqiptarëve apo president për Ramën?



    Ka ndodhur shumë herë që presidenti Moisiu ta përdorë kompetencën e tij në favor të së keqes, në favor të së padrejtës. Ai padyshim që iu largua me shpejtësi të madhe idesë folklorike se do të ishte një president i matur, i përgjegjshëm, për fatin e të gjithë shqiptarëve. Ai nuk ka kursyer dekretet të cilat në rastin e tyre më të mirë ka qenë shprehje e një kokëfortësie, por jo rrallë ato kanë qenë shprehje e mirëfilltë e një background-i të brendshëm të futur thellë deri në inkoshient të një fjalëkryqi që nuk ka asnjë zgjidhje që mbaron me fjalën progres, e vërtetë, e drejtë, etj. Ai ka ngurruar të firmosë dekrete për vlera të vërteta vetëm e vetëm se rrethana subjektive kanë prekur interesat e tij. Por ajo që është më e rëndë është fakti se për një kohë të gjatë ai nuk ka pasur kurrë një reflektim mirënjohës për të gjithë ata njerëz të cilët i bënë atij paraqitjen e duhur, në politikën shqiptare për të dalë president. Por qenë të tjerë njerëz ata që me shpirtgjerësi, me kulturë dhe me inteligjencë e elaboruan personalitetin e tij për president dhe qenë të tjerë njerëz ata që mbushën kabinetin, zyrat e presidencës, ku me ndonjë përjashtim ekstremist të rrallë ata që u shfaqën aty nuk janë askushi në shoqërinë shqiptare, në politikën e saj, në prodhimin intelektual, nuk plotësojnë asnjë kriter. Fjalëkryqi i ngatërruar mund të hedhë hipoteza nga më të çuditshmet, të cilat e thanë pemën e gjelbër të presidencës, por në mosmarrëveshjet dhe moskuptimet e shumta, njeriu i fal dëmtimet personale. Por kurrë nuk mund të falë traumat kaq të rënda, siç është qëndrimi i presidentit ndaj zgjedhjeve. Qetësia e tij, gjakftohësia e tij, deri në qesëndisje, për situatën zgjedhore në Shqipëri, janë shprehje e një hakmarrjeje që është zgjuar kundrejt pikërisht asaj pjese të shoqërisë shqiptare, politikës shqiptare, që i hapi dyert lirisë dhe demokracisë, që është progresi i vërtetë i shqiptarëve në këtë fundshekull, që i dha damkën flamës komuniste, dhe që presidenti nga dollapët e kompetencave të tij nxjerr herë pas here shkresurina për ta goditur si gjithë ata që e kanë urryer këtë liri, këtë vullnet të madh të votës së lirë dhe të demokracisë. Që me Subashin, Moisiu i vinte një bisht të rëndë kazmës socialiste që shkatërron çdo vlerë demokratike. Që 5 muaj më parë presidenti ishte dakord me shtyrjen e zgjedhjeve. Dekretimin e tij ai e bëri me paranojën për ta zënë në grackë qeverinë. Duke zbatuar kushtetutën dhe duke ditur planin e Ramës, ai i fërkonte duart jo pa gëzim dhe për ngjarjen më themelore dhe për konfliktin më destabilizues të kryetarit të PS, Edi Rama, ky njeri që është presidenti i shqiptarëve, nuk ka tekst ndërkohë që duhet të shkumëzonte, ndërkohë që duhej të mos luante nëpunësin e presidencës, por të luante vizionarin, dhe të mos i dhimbsej miqësia e Ramës me familjarët e tij, e cila me dijeninë apo pa dijeninë e tij, në mbrojtje apo në sulm të tij, është kthyer në një bashkëpunim interesash të cilat variojnë shumë keq, politikisht dhe shoqërisht.

    Kompetencat e presidentit dhe pozita e tij kushtetuese i ka dhënë informacionin e duhur për raportet e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe seria-killerat. Dhe mbrojtja apo mbështetja e kauzës së Edi Ramës është një fatkeqësi kombëtare. Edi Rama që nuk është votuar asnjëherë ndershmërisht, flet për standarde të zgjedhjeve e për rreziqe certifikatash, kur vetë është i certifikuar si një nga banditët e tenderave apo marifeteve të tjera të bashkisë. Në qoftë se ka një njeri inaktiv dhe bashkëpunues me strategjinë e Ramës, ky është roli i presidentit të tanishëm. Për zgjedhjet ka folur zonja Pack, kanë folur zyrtarë të lartë amerikanë, ka folur Solana, Oli Ren... E kush nuk ka folur. Vetëm presidenti i vendit, që kishte rastin që t’u linte shqiptarëve emblemën e sjelljes së tij demokratike, ka heshtur sikur këto zgjedhje të bëhen në një shtet tjetër. Atëhere presidenti nuk funksionon për të gjithë shqiptarët, por funksionon vetëm për Edi Ramën. Prandaj ai mund të quhet presidenti i Edi Ramës. Ka 100 forma dhe mundësi, janë vetë kompetencat e presidentit ato të cilat në një rast normal do ta nxirrnin në pah lakuriq dhe zbathur se sjellja me zgjedhjet është një vagabondazh dhe një skenar i cili vërtet mund të zgjasë trajtimin e drejtorisë së pritjes disa orë, por në mosha të tilla nuk vlen fjala më mirë vonë se kurrë. Përkundrazi, o sot o kurrë! Përse e ka zënë presidentin kompleksi i urrejtjes ndaj PD-së. Cila dashuri është shfaqur kaq vonë. Përse nuk e kupton dhe nuk është i përgjegjshëm se PD-ja është sot qeveria e shqiptarëve, e dalë nga vota e shqiptarëve. Është vërtet e trishtueshme që kur një presidenti i bie të punojë me personalitete të historisë kombëtare, të shfaqura në nyjet vendimtare të kombit, ai të flirtojë me krijesat politike të krimit, çmendurisë dhe variacioneve me njëqind enigma. Shembuj të çuditshëm politikat dhe ngjarjet politike kanë sa të duash. Shqipëria dhe Tirana është një fshat i madh ku të tëra hapat e vip-ave janë të njohura dhe për rrjedhojë shumë të kuptueshme. Por që një president t’i shkojë fijes së atyre politikave, atyre provokimeve, që destabilizojnë vendin, atëherë një gjyq i rëndë, një gjyq i madh pritet të ndodhë. Dhe kur gjykatës është një popull, të cilit i mohohet vota, kur gjykatës janë tërë shqiptarët që duan të mbërrijnë një orë e më parë në portat e integrimit, atëherë këtij gjyqi nuk i shpëton dot. Çdo gjë mund të fshehë presidenti, por s’mund të fshehë dhe s’mund të heshtë kurrë për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë, për dinjitetin dhe integritetin e kësaj qeverie, që brenda një viti hodhi hapin e tetë vjetëve drejt Brukselit.

    Fahri Balliu

    55

  15. #15
    Rri ti president, se po krijojme nji precedent,
    zgjedhjet kur te na mushet mendja,
    do ti bajme si n'oksident,
    e paskeni pas te shkrueme ne placent
    per me mbete ne orient!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    se nuk bashkohemi ne pa nji cent
    e me ba nji te madh kuvend
    e sales mos me i qit ferr a gjemb..
    po ta perkrahim pa po.rdh e fend..
    qe mafia mos te gjej skut a vend
    me u mbrojt porsi nji shkemb..
    prej hajdutsh e maskarenjsh..



    ..

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Partite politike mblidhen ne tryezen e Presidentit. Fteses se Moisiut i pergjigjen te gjithe kreret e politikes, mungon Berisha


    Nga D.B


    TIRANE (9 Janar) - Ashtu sic ishte paralajmeruar Presidenti Alfred Moisiu ka mbledhur partite politike ne nje tryeze te perbashket. Sot ne mesdite ne godinen presidenciale jane drejtuar krere te partive politike ku ka rene ne sy mungesa e liderit demokrat e njekohesisht kryeministrit te vendit, zotit Sali Berisha. Nga kampi blu kane mberritur ne Presidence, zv/kryetari i PD, Bamir Topi, kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryetari i PAA, Lufter Xhuveli.

    Opozita eshte perfaqesuar sot ne kete tryeze nga kryetari i PS, Edi Rama, kreu i LSI, Ilir Meta, kreu i PSD, Skender Gjinushi, kreu i PAD, Neritan Ceka dhe dhe Spartak Braho, kryetar i grupit parlamentar te LSI. Kryeministri s’ka mberritur ende ne Presidence ku pritet qe pas apelit te OSBE, BE dhe Keshillit te Europes, partite politike do te ulen sot ne tryezen e Presidentit Moisiu per te diskutuar per krizen zgjedhore ne vend. Zyrtaret e larte nderkombetare i ben te qarte politikes shqiptare se zgjedhjet vendore do te jene vendimtare per te ardhmen e shqiperise dhe se nje kompromis duhet te arrihet mes tyre. Presidenti Moisiu do te degjoje qendrimin e seciles pale ne lidhje me kete ceshtje . Nderkaq dje Presidenti u beri thirrje partive te gjejne kompromision me cdo kusht dhe te marrin pjese ne zgjedhje. Presidenti i Republikes nenvizoi dje se nuk do te dekretoje asnje date tjeter zgjedhjesh pas 20 shkurtit.

    (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    sala nuk shkon ke moisiu, se e ka propozu jo me i shku, por me shterzu, e ia ka math me vrap ke tosi.

    tosi e la buzuku para nji muji ene erdhi n'parlament, por nuk pati efektin qe priste, se kishte fillu njerzit ti neveriste ... e ma kush nuk po e pyeste

    sala, kry m'kry me tosin, jan taku n'pallat brigadave, popllit me i tregu, se ne jena zot te vendit, takohna ke pallati i brigadave partizone, t'na shofin te gjith, si vendoret ashtu dhe nderkombetaret, henoret dhe jashtetokesoret

    do tia lepijme ****** njani tjetrit veç te rrijme ne maj te plehut

    sido qe vjen puna, kshillat e ramizit bajne pune

    sa pare ka kushtu ai takim - sa ka pagu sala per ta sjell tosin per show stervinash, shkerdhata shkinash?

  19. #19
    Gazeta Kritika, 21/1/2007

    Rikthimi i "Zombies"* Nano ne Orbiten e Vrimes se Zeze Shqiptare
    Nga Gent

    Kur Nano u dorehoq, kenaqsise tone nga ky veprim i u shtua dhe ajo qe menduam se ky veprim perbente nje gjest te mirefillte demokratik. Prisnim mbas kesaj, qe ai te ishte violine e pare ne grupin parlamentar opozitar per te riparuar humbjen e shkaktuar nga vete ai.

    Por jo. Karakteri i nje aventurieri poliedrik ku eshte e gjithemunguar cdo ndjenje pergjegjesie dhe faji u cfaq ne nje dimension te ri: I ktheu plotesisht kurrizin partise dhe votuesve te vet dhe per nje vit e gjysem zhduket nga jeta publike. Tani bujtes me i shpeshte ne hotelet turistike te botes. Pjeserisht keto udhetime i financon dhe Saliu nga paret e shqiptareve te mashtruar: Topalli per tere kete periudhe vazhdoi ti jape Nanos dhjetra milione leke pamvaresisht nga mungesa e tij e plote ne parlamentin shqiptar.

    Po te vazhdonte Nano ne parlament si i dorehequr do te paraqitej jo si lider partiak apo shteteror. Por duke qene i perbere nga nje tip pordhaci qe kundermon dhe pa moral ai do ta ndjente veten te poshteruar ne kete pozicion te thjeshte. Nano ne parlament do ti sherbente partise por jo egos se vet. Prandaj me nje gure mendonte te vriste dy zogj:

    Gjate wikend-ve maratone ai vazhdonte te mbante nje sy dhe veshe si zombie e vertete nga pusia e madhe qe i kish ngritur Shqiperise por vecanerisht partise se vet. E dinte qe gjate gjithe kohes kishte ndihmen jo vetem financiare te «kundershtarit» te vet por vecanerisht ate morale. Ishte ky si gjithmone nje investim me perfitim te dyanshem.

    Ashtu si dhe i ati Thanasi, te cilin ciftelia e beri te mbijetoje si drejtor i RTVSH dhe Nano junior ka 15 vjet qe traditen e babait e ka zhvilluar ne permasa te nje perversiteti absurd. Ai shkon dhe po ndihmon per te fituar kundershtarin e partise qe ai pretendon se i takon.

    Saliu duke pasur tani ne krah Zombien Nano ka nisur fushaten si gjithmone me devizen:

    Futja pordhes gri sallate
    se e ha shqiptari i ngrate

    Vec eshte nje pordhe e helmet dhe vrastare e dale nga frengjija e kulles. Dhe ajo qe kishim parandjere ka filluar te ndodhe :

    Fushata e Saliut u inagurua me nje shkrehje arme, ne nje grumbullim populli nga nje bashkefshatar i tij tani me uniformen e «ruajtsit» te rendit. Jenicere te panumurt, ne prag te zgjedhjeve, te gjitha rangjeve kane afruar pushket tek frengjit e kullave, ne pritje te aksioneve-direktiv.

    Nqse perendimi nuk ka per ti shoqeruar zgjedhjet me nje nivel te larte vezhgimi dhe reagimi, ahere katastrofa ka per te qene prezente.

    Sali-Nano prej vitesh te tera kane instaluar ne shoqerine shqiptare normat e amoralitetit. Ata, pohojne me gojen e vet qe ne fushate ne vec genjejme. Por shqiptari nga menyra si ata veprojne dhe sillen i ndjen njesoj si ne fushate: Nje dimension palacosh me pasoje te pa pare ndonjehere ne historine shqiptare.

    Nga egersia e verber dhe e pa mase qe i kundervihet Sali-Nano kryetarit te PS-se dhe bashkise Rama, si dhe nga menyra si e miklojne Meten per ta bere aleat ne kete lufte, del qe Rama perben nje rrezik teper potencial qe mund ti beje ata ti perkasin vetem historise se shkuar. Kjo pasi vete Rama duke qene ekspozuar si nje demokrat i spikatur qysh ne fillimet e v.90, intelektual i zgjuar dhe vizionar, puntor efektiv si kryetar bashkie dhe partie eshte per nje Shqiperi krejt ndryshe nga ajo e Sali-Nano. Shqiptaret e kane pare si Rama e ka pastruar kryqytetin nga te ndyrurat e ish-eve te Saliut. Rama ka ndertuar dhe Saliu me ruspat e veta i ka prishur ato.

    Duke perjashtuar masen e lakejve qe per interesa te ngushta lepijne tere kohen pingat qe vijne ere te «udheheqesit», ka te tjere qe vetem kritikojne por nuk japin zgjidhje. Kjo mendoj, se pari ka te beje me ate qe duke qene Shqiperia nje ambjent shume i politizuar, ata i tremben asaj se mos i akuzojne per rrjeshtim ne njeren ane. Ose kane ndonje ndjenje xhelozie apo ndonje qejf-mbetje te pa realizuar karshi ndonje drejtuesi.

    Se dyti, ne shqiptaret e kemi shume te veshtire ne mos te pamundur te themi fjalen e mire, vecanerisht brenda races tone. Gjithmone e pranishme e ndjera dhe e thena vetvrasese: «Mbi vehten time nuk ve asnje». Dhe bota mbas kesaj vazhdon te qeshe hidhur me ne, duke na kthyer gjithmone krahet.

    Meqense nuk e kemi vetine qe te shohim te miren tek tjetri, le te fillojme me ate, qe midis dy te keqijave te zgjedhim te keqen me te vogel.

    Shqiptaret e ndjejne si po vazhdon te grryhet toka nen kembet e tyre, por apatia proverbiale i pengon te kunderveprojne. Kjo deri ne momentin e katastrofes. Por dhe mbas kesaj ne vrasim njeri tjetrin, ku ata qe mbeten vazhdojne me te njejtin udheheqes, qe shkaktoi gjemen. Dhe ai vazhdon si me pare te prodhoje gjeme te re.

    Ti leme propagandat, te mos budallallepsemi nga ato, por duke pare realitetetin, te votojme me mendje te ftohte larg rrjeshtimeve te semura.

    Spektatorial dhe indiferent ka qene qendrimi i politikes evropiane ne teatrin shqiptar. Se paku tani se fundi, ajo duhej te kish nderhyre per zhvillimin korrekt te zgjedhjeve. Pack-u urdheronte per tu futur ne rrjesht dhe per te votuar pa rregulla me certifikatat fallco te Sales. Dhe tani OSBE-ja mbasi ka bere pa fund rolin e sehirxhiut dhe ka perfunduar mareveshja tek presidenti, del dhe thote:

    Megjithate mareveshja permban elemente nga mund te vidhen votat. Nga njera ane nje Pack qe flet pa dogane nga ana tjeter nje OSBE ne te kundert te saj, por prononcohet teper vone. Perse?

    Nje gje del qarte, jo per gjithe fajin e tyre (kur nuk je per vete mos prit te beje tjetri per ty) ata na trajtojne si prapa liste dhe duket qe nuk kane deshire te na afrojne, te pakten sic po e ndjejme tani.

    Por perendimi nuk duhet te harroje per asnje cast qe ne kemi dhe nje alternative tjeter te hapur: Rrugen qe gjate gjithe kohes e ka shtruar Saliu drejt orientit.

    Dhe atehere ata nuk kane cfare te mendojne me per ne, por vetem per rrezikun qe mund ti vije nga ne.

    *Zombie- sipas popujve ne indin perendimore (Ishujt qe ndodhen midis Amerikes se veriut dhe asaj te jugut) eshte nje njeri qe mbas varrosjes ngrihet nga varri dhe vepron ne ambjentin per reth me fuqine e dobesuar te nje magjistari.

  20. #20
    si eshte e mundur qe keto te ngjasin ne gjirokaster, tek vendi i enverit, fatosit, aleksandrit, bejes, etj? eshte edhe ne vorio-epir te karollsit e salliut???

    Metropoll, 29 Janar

    Grushta dhe armë në Gjirokastër
    EDI MOLLA

    Vëllai i kandidatit të Partisë Socialiste kërcënon me armë stafin e kundërshtarit politik

    Rrihen se po ngjisnin postera, Policia ndalon një nga agresorët, në kërkim dy të tjerë

    Fushata elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor kanë sjellë përplasjen e parë mes stafeve të kandidatëve. Sherrin e parë e ka shënuar Gjirokastra, ku mbështetës të kandidatit socialist kanë goditur pjesëtarë tët stafit të kandidatit të mazhorancës. Këtë e ka konfirmuar dje dhe policia e shtetit që ka ndaluar vetëm nj nga protagonistët ndërsa të tjerët janë në kërkim. Sipas të dhënave të dala nga policia një nga agresorët rezulton të jetë Zihni Bime, vëllai i kandidatit të PS për bashkinë e Gjirokastrës.

    Ngjarja

    Në orët e para të mëngjesit në sallën operative të policisë së Gjirokastrës ka mbërritur një telefonatë që lajmëronte për një përplasje fizike mes dy grupeve. Menjëherë pas kësaj policia ka ndërhyrë për të shuar ngjarjen. “Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, që konstatuan se, një grup të rinjsh, pjesëtarë të stafit elektoral të kandidatit të PD për Kryetar Bashkie, Ardian Kokalari, të cilët po ngjisnin posterat e këtij kandidati, janë konfliktuar me fjalë, kërcënuar dhe rrahur nga tre shtetas, pjetarë të stafit elektoral të kandidatit për kryetar Bashkie, Flamur Bime, që kandidon nga Partia Socialiste", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Ngjarja e ndodhur në sheshin e Lagjes “18 Shtatori” ka pasur si protagonistë shtetasit Zihni Bime, vëllai i Kandidatit të Partisë Socialiste, ish-Nëndrejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Alfred Kondi dhe Niklovan Bajo, aktualisht punonjës i Policisë Bashkiake".

    Situata

    Policia e Shtetit sqaroi se duke u bazuar në deklarimet e të dëmtuarve shtetasi Zihni Bime gjatë konfliktit ka nxjerrë pistoletën dhe ka kërcënuar të rinjtë, i ka fyer dhe goditur me grushta, duke u shkaktuar shenja në fytyrë, ndërsa dy të tjerët kanë goditur me sende të forta të rinjtë që ishin duke vendosur posterat elektorale. Më pas të tre këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes në momentin që po mbërrinte policia. Megjithatë policia ka arritur të ndalojë vetëm një prej protagonistëve, Niklovan Bajo, të cilit i është kërkuar të japë shpjegime në lidhje me këtë ngjarje. Gjithashtu nga ana e policisë është bërë e ditur se po vazhdon puna për shoqërimin dhe të shtetasve të tjerë

    Nga ana tjetër në Komisariatin e Policisë të Gjirokastrës ka bërë denoncim në lidhje me incidentin e ndodhur kandidati Ardian Kokalari, i cili është pritur nga Shefi i Komisariatit. Ndërsa dhe kandidati i PS për bashkinë e Gjirokastrës Flamur Bime ka dhënë versionin dhe qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen. Në këtë situatë Policia e Shtetit bëri të ditur se, “Shefi i Komisariatit të Policisë Gjirokastër ka garantuar dy kandidatët se Policia zbaton dhe do të zbatojë vetëm ligjin".

Tema të Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  3. Moisiu: Data e zgjedhjeve 3 korriku, partitë firmosin "Kodin e Sjelljes"
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2005, 23:52
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •