Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Nga sot hiqen taksat doganore pėr eksport-importet

    Nga sot hiqen taksat doganore pėr eksport-importet

    1 Dhjetor 2006

    Rehn: Brenda vitit 2008 ratifikohet MSA dhe marrėveshja e tregtisė sė lirė

    Marrėveshja e Ndėrmjetme, e cila do t’i mundėsojė Shqipėrisė dhe BE-sė tė nisin nga pėrfitimet qė rrjedhin nga rritja e shkėmbimeve tregtare me njėri-tjetrin, hyn sot nė fuqi. Duke nisur nga 1 dhjetori, Shqipėria do tė pėrfitojė nga njė akses pa taksa, praktikisht i pakufizuar nė tregun e BE-sė. Nė njė deklaratė pėr mediat, Komisioneri pėr Zgjerimin, Oli Rehn, ėshtė shprehur se kjo marrėveshje ėshtė “e ndėrmjetme”, sepse ajo do tė jetė nė fuqi deri nė ratifikimin nga tė gjitha shtetet anėtare tė BE-sė dhe hyrjen nė fuqi tė MSA ndėrmjet Shqipėrisė dhe BE-sė. "Shpresoj qė kjo do tė pėrfundojė nė 2008-ėn. Si MSA-ja, ashtu edhe Marrėveshja e saj e Ndėrmjetme, tė dyja mund tė sjellin potencialisht pėrfitime tė mėdha pėr BE-nė dhe Shqipėrinė", tha Rehn. Ai ka theksuar se nėnshkrimi i MSA-sė para pak muajsh ėshtė njė gur i rėndėsishėm nė rrugėtimin e Shqipėrisė drejt BE-sė. "Ajo ėshtė po ashtu njė hap i rėndėsishėm pėr vetė BE-nė, ngase me tė ne konfirmojmė dhe thellojmė marrėdhėniet tona kontraktuale me Shqipėrinė", tha Rehn. Nėnshkrimi u bė i mundur nga pėrparimi i Shqipėrisė nė ēuarjen mė tej tė reformave dhe duke treguar se institucionet e saj demokratike mund tė funksionojnė. "Nuk ka skema automatike, ritmi me tė cilin njė vend ecėn drejt afrimit me BE-nė, varet nga meritat dhe aftėsia e tij nė vėnien nė zbatim tė reformave politike dhe ekonomike. MSA-ja shėnon fillimin e njė faze tė re nė marrėdhėniet e BE-sė me Shqipėrinė. Ajo ofron pėr BE-nė dhe Shqipėrinė njė kuadėr tė miratuar ndėrsjelltasi pėr tė punuar sė bashku nė njė sėrė rrafshesh, si edhe krijon strukturat nėpėrmjet tė cilave ne do tė monitorojmė bashkėrisht ecurinė e procesit", nėnvizoi Rehn. Zbatimi i MSA do tė jetė njė sfidė pėr Shqipėrinė, siē ėshtė pėr ēdo vend qė ka njė marrėveshje tė tillė. Marrėveshja sjell detyrime tė rėndėsishme lidhur me tregtinė, shtetin ligjor, tė drejtat e njeriut, standardet demokratike, bashkėpunimin rajonal dhe futjen e ligjeve tė reja.

    "Por, sė pari e mbi tė gjitha, MSA-ja pėrbėn njė mundėsi tė rėndėsishme ekonomike dhe politike. Liberalizimi i tregtisė do tė sjellė pėrfitime ekonomike tė konsiderueshme pėr Shqipėrinė, por edhe pėr BE-nė. Harmonizimi i legjislacionit shqiptar mė atė tė BE-sė do ta afrojė Shqipėrinė me standardet evropiane dhe do tė ndihmojė nė forcimin e mėtejshėm tė lidhjeve ndėrmjet nesh. Treguesit e mirė nė zbatimin e MSA-sė (edhe periudha e ndėrmjetme ka peshėn e vet) janė gjithashtu njė parakusht pėr fazėn e mėtejshme nė procesin e integrimit evropian, e cila nė rastin e Shqipėrisė ėshtė arritja e statusit tė “vendit kandidat”. Komisioni Evropian do tė bėjė ē’ėshtė e mundur pėr tė siguruar arritjen e rezultatit maksimal nga MSA dhe Marrėveshja e saj e Ndėrmjetme. Natyrisht, tė njėjtėn gjė shpresoj tė kemi edhe nga partnerėt tanė shqiptarė", tha Rehn.

    Gazeta Metropol

  2. #2
    Shqipėria nė zonėn e Tregut tė Lirė. Efekti financiar i zbatimit tė MSA, 57 milion euro nė koston e saj tė parė

    700 produkte industriale nė listėn me tarifa doganore tė reduktuara

    Duke filluar qė nga 1 janari, mbi 700 produkte agroindustriale qė prodhohen nė vendet anėtare tė BE-sė, nisėn tė eksportohen drejt vendit tonė me tarifa doganore 0, nė kuadėr tė Marrėveshjes sė MSA. Marrėveshja e Ndėrmjetme "Interim" me BE-nė, parashikon krijimin e njė zone tė Tregtisė sė Lirė, ku parashikohen stadet e hapjes sė tregut vendas pėr eksportet e BE-sė, ku tė dy palėt, janė angazhuar pėr tė hequr tarifat doganore pėr mallrat me origjinė nga vendet e palėve, bėjnė tė ditur burime nga Ministria e Integrimit.

    Ndėrkohė, tarifat doganore ulen nga 10% nė 9% pėr disa lloje produktesh tė pėrpunuara qumėshti, si gjalpė, djathė i pėrpunuar, perime tė ngrira (speca, ullinj, patėllxhan, spinaq, etj), fruta pylli (arra, lajthi, ananas) agrume, niseshte, vaj kikiriku, vaj ulliri, makarona dhe cigare tė markave tė ndryshme.

    Gjithashtu, ulen tarifat doganore nga 15% nė 14% pėr prodhime agroindustriale dhe tė frutikulturės si karafila, farėra bimėsh dekorative, fruta tė konservuara, lėngje frutash, ujė mineral, pije joalkoolike etj.

    Tarifat doganore nga 2%, ulen nė 0% pėr gjedhė shtėpiakė, zogj pule, kėrpudha, speca tė konservuar, rrush i thatė, oriz i zhveshur, fara bimėsh foragjere, vaj peshku, vaj soje e luledielli i papėrpunuar, vaj misri, panxhar sheqeri, farėra duhani, ėmbėlsira tė ziera, bukė me erza etj.

    Ndėrkohė qė pėr birrėn, verėn e pijet alkoolike raki, votka e konjak, tarifa doganore ulet nga 10% nė 0%.

    Por nė kėtė kuadėr, pėrjashtohen vetėm mallrat e pėrfshira nė listėn e produkteve sensitive, tarifat doganore tė tė cilave, nuk do tė ndryshojnė, ndaj dhe janė lėnė jashtė Marrėveshjes. Marrėveshja "Interim" pėrmban 56 nene, 4 anekse dhe 5 protokolle, tė cilat lidhen me lėvizjen e lirė tė mallrave, konkurrencėn dhe dispozita tė tjera, qė kanė tė bėjnė me transportin tokėsor. Marrėveshja "Interim" me BE-nė ėshtė komplementare me MTL Rajonale dhe Marrėveshjen e Organizatės Botėrore tė Tregtisė (OBT). Ajo pėrmban tė gjitha dispozitat e njė Marrėveshjeje tė Tregtisė sė Lirė, si dhe MTL e nėnshkruar me vendet e rajonit, nė bazė tė nenit XVIII tė OBT-sė.

    RD

  3. #3
    Prodhimet shqiptare tė papėrgatitura pėr BE


    Liberalizimi taksave doganore pėr import-eksportet me vendet e Bashkimit Europian ka krijuar pėrpos shanseve konkuruese, edhe paqartėsi e mungesė inisiative pėr biznesin shqiptar

    Disa nga drejtuesit e dhomave tė tregtisė nė rajonin jugor shprehen jo fort optimistė me listėn e produkteve qė mund tė eksportohen me tarifa doganore tė ulėta ndėrkohė qė deklarojnė se prodhimi vendas do tė mbetet i pambrojtur. Biznesi shqiptar duket jo shumė i pėrgatitur pėr kėtė system konkurimi, duke mosnjohur legjislacionin dhe standartin europian.


    Sapo ka nisur epoka e re, ajo e liberalizimit tė taksave doganore pėr import-eksportet shqiptare me vendet e B.Europian dhe hallet e vėshtirėsiė e biznesit shqiptar duket se nuk kanė tė mbaruar. Vetė prodhuesit shqiptarė, kryesisht ata tė industrisė sė lehtė e ushqimore, ku ėshtė dhe fusha qė shpresohet tė rriten eksportet shqiptare, duket se nuk janė tė pėrgatitur pėr tė njohur rregullat e tregut e pėr tė pėrballuar konkurencėn.


    Disa nga drejtuesit e dhomave tė tregtisė nė rajonin jugor shprehen jo fort optimistė me listėn e produkteve qė mund tė eksportohen me tarifa doganore tė ulėta ndėrkohė qė deklarojnė se prodhimi vendas do tė mbetet i pambrojtur. Ilir Gushi, drejtues i dhomės sė tregtisė nė Gjirokastėr thotė se prodhuesit e ndryshėm tė produkteve ushqimore ende nuk dinė listėn e produkteve tė lejuara, nuk kanė standartin europian nė prodhimet e markat e tyre.

    Por pėr tė pėrballuar kėtė problem mjaft tė rėndėsishėm po ndėrmerren njė varg seminaresh trainuese me prodhues e biznesmenė pėr tė pėrvetėsuar sistemin e rregullat e konkurencės europiane. Kėto trainime po kryhen nė rajonet Korcės, Gjirokastrės e Vlorės, rajone qė kanė potenciale prodhuese pėr industrinė e lehtė e ushqimore. Drejtore ekzekutive e institutit shqiptar tė cilėsisė Renata Kongoli, shprehet se po punohet pėr tė pėrvetėsuar sistemin Hasap, njė standart europian nė industrinė ushqimore, qė ėshtė njė system i detyrueshėm pėr kompanitė qė duan tė eksportojnė prodhimet e tyre nė tregjet europiane.

    Ndėrkaq vetė Bashkimi Europian po ndėrmer masat e veta pėr tė mbrojtur prodhimet dhe eksport-importet qė vijnė ose hyjnė nė vendet joanėtare tė tij. Nė pikėkalimin kufitar tė Kakavijes ėshtė ngritur dhe funksionon laboratori i parė i kontrollit pėr produktet ushqimore, laborator i ngritur me investimin e Bashkimit Europian.

    Pėr ekonominė dhe bizneset shqiptare duket se tashmė ka mbėrritur koha e provės nė rrugėn drejt integrimit europian. Megjithė vėshtirėsitė e panumėrta dhe pėrvojėn e traditėn fillestare, biznesi shqiptar duket i vendosur nė pėrballimin e sfidės, qė nė vetvete ėshtė dhe sfida e ngritjes ekonomike shqiptare.

    Odise Kote
    DW

  4. #4
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Di ndonjeri ndonje gje konkrete persa i perket zhdganimit te makinave te ardhura nga BE?
    To look life in the face....

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  2. Transiti nė Shqipėri u kushton 150 euro kosovarėve
    Nga strange nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 03:18
  3. MSA, tarifat doganore qė ulen
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 08:37
  4. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  5. 1,146 ton drogė u bllokuan sot nė pikėn doganore tė Kakavijės
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •