Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 147
  1. #121
    KUR POPULLI NIS TË VETËVENDOS
    Wednesday, 29 November 2006
    Theksime nga konferenca e sotme për shtyp

    Një ditë para demonstratës sonë të 28 nëntorit 2006, UNMIK-u sajonte kërcënime ndaj vetes. Thoshte se burimet e kërcënimeve janë të besueshme por i linte ato të jenë anonime. Mbase, njëmend ishin të besueshme pasi që këto kërcënime ia bënin vetvetes. Qëllimi i tyre sigurisht që ishte përhapja e frikës dhe panikut te qytetarët, rrjedhimisht terrorizimi i tyre. Në vendet normale dhe demokratike, qytetarët ankohen te pushteti për kërcënime ndërkaq në Kosovë pushteti absolut ankohet te qytetarët se kinse na qenka kërcënuar!

    Zëdhënësi i SHPK-së bëri disa shpifje. Së pari, tha se në demonstratë ishin vetëm 2.000 veta, ndonëse bëhet fjalë për disa dhjetëra mijëra. Së dyti, tha se policia intervenoi tek UNMIK-u meqë aty u rrezikua jeta e njerëzve, pasi që blloku i betonit u rrëzua dhe u krijua hapja për hyrje. Asnjë njeri nuk u lëndua ose rrezikua në demonstratën tonë. Po të ishim të interesuar që të hynim në ndërtesat e pushtetit kjo s'do të ishte kurrfarë sfide e problemi për masën protestuese. Ky nuk ishte synimi ynë. Bile aktivistët e VETËVENDOSJE!-s veprimi i parë që bënë me të mbërrijtur para selisë qendrore të UNMIK-ut ishte vendosja e zinxhirëve dhe mbyllja me dry e hyrjes së këtij regjimi antidemokratik. Ne veçsa sulmuam murin e UNMIK-un që paraqet demonstrim të pastër të fuqisë despotike. Dhe, po të donim të hynim në ndërtesën e UNMIK-ut këtë s'do ta bënim duke i larguar blloqet e rënda të betonit por duke kapërcyer grilat vetëm pak metra më tej. Këso akuze, çfarë ishte kjo e SHPK-së, ose vjen nga dikush që është idiot ose nga dikush që të tillë i konsideron teleshikuesit, pra publikun kosovar. Me këtë qëndrim të saj, SHPK-ja hapur u doli në mbrojtje hajnave dhe kolaboracionistëve. Ajo nuk po i mbron qytetarët prej vjedhjeve, por po e mbron pushtetarët vjedhës. SHPK-ja nuk po i akuzon e sulmon 'Rojet e Urës' dhe strukturat e Serbisë në Kosovë, por neve që po kërkojmë vetëvendosje për popullin e Kosovës! Kulmi i mjerimit të tyre është se ata fare nuk morën pjesë në intervenimin kundër nesh! Ishin policët ndërkombëtar ata që përdorën sprej dhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve. Pra, SHPK-ja u doli në mbrojtje policëve ndërkombëtar të cilët vepruan dhunshëm kundër demonstruesve, duke gënjyer edhe që policia i shpërndau demonstruesit. Për më shumë se 20 minuta pas gazit lotsjellës ne ende ishim aty. Demonstruesit u shpërnanë vetëm atëherë kur u realizua plotësisht skenari i demonstratës. Gjuajtja me shishe me bojë ishte plani ynë. Populli i mllefosur gjuajti edhe me gurë. Ne plotësisht e kuptojmë këtë zemërim të popullit dhe marrim përgjegjësi për veprimet e tij. Ne jemi pjesë e këtij populli që mbijetoi nëpër shekuj dhe nuk u nënshtrua asnjëherë. Nëse SHPK-ja mendon se në të ardhmen mund ta keqinformojë popullin apo ta sulmojë e dëmtojë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ajo gabohet shumë rëndë. Populli po vetëdijësohet dhe ne po forcohemi. Do të ballafaqohemi gjithnjë e më ashpër. Deri në fund. E fundi është fund i këtij pushteti dhe mekanizmave të tij.

    Zyrtar partish e 'institucionesh' folën për pronën e dëmtuar dhe shfaqën brengat e tyre për djersën e popullit! Ata të cilët e keqpërdorën këtë djersë për vite të tëra dhe vazhdojnë të zhyten pandalshëm në korrupsion gjithnjë e më të thellë kanë fytyrë që tash të flasin për atë popull dhe kontributin e tij. Ata që vodhën e po vjedhin ankohen për të vjedhurin dhe në emër të tij! Çfarë pafytyrësie! Ngjyra e kuqe dhe xhamat e thyer ishin dënimi minimal dhe vërejtja e fundit për këto 'institucione' që i bëjnë vendase projektet e huaja kundër popullit të Kosovës.

    Shumë media elektronike dhe të shkruara nuk paraqitën faktet e demonstratës por qëllimet e tyre për ruajtjen e status quo-së në Kosovë. Sigurisht se rasti më eklatant ishin mediat e Veton Surroit: gazeta Koha Ditore dhe KTV-ja. Redaktorët e tyre pa dyshim se duan ta përgatisin terrenin për sulmin e pushtetit kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mbase, asgjë e çuditshme: Veton Surroi, në konsistencë me veprimet e tij në vitet e 90-ta negocion me Serbinë, duke ia dhuruar asaj trashëgiminë kulturore ortodokse të Kosovës dhe gjithnjë e më shumë komuna të tjera të reja serbe.

    Pa marrë parasysh shpifjet dhe presionet, VETËVENDOSJE!-a dhe vetëvendosja nuk ndalen. Ato janë vetë populli. Ne i falenderojmë të gjithë demonstruesit për guximin dhe vetëdijen e lartë. Ishte kjo demonstrata më e organizuar dhe e fuqishme. Mirupafshim, në demonstratën e ardhshme.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Më poshtë i keni 5 arsyet ku tregohen shkaqet e sulmit të IPVQ-ve dhe UNMIK-ut prej popullit të Kosovës. Këto 5 arsye u vendosën nëpër objektet e këtyre institucioneve pas dënimit të ekzekutuar.

    Për IPVQ-të:

    5 ARSYET

    Ju i pranuat, dhe kështu legalizuat të gjitha dokumentet më të dëmshme që e cenojnë seriozisht të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi dhe popullit të tij (Marrëveshjen e Rambujesë, Rezolutën 1244, Kornizën Kushtetuese, Raportin e Kai Eides, etj.).

    Ju e pranuat pa kusht negocimin e vullnetit të popullit të Kosovës.

    Ju e tjetërsuat kulturën dhe historinë tonë, duke ia falur atë Serbisë, agresorit më të egër që e kemi provuar ndonjëherë.

    Ju ia falët armikut shekullor 1/3 e territorit të Kosovës, për t'ia trasuar rrugën dhe forcuar pozitën strategjike Serbisë në luftën e ardhshme për riokupimin e Kosovës.

    Ju i pranuat të gjitha kërkesat e Serbisë në mënyrë që ajo të vendos se ku dëshiron t'i kthejë serbët në Kosovë, për t'ia mundësuar kështu rikolonozimin e Kosovës për të pestën herë.

    Prandaj Ne ju sulmuam
    Ju sulmuam për t'u çliruar

    POPULLI I KOSOVËS



    Për UNMIK-un:

    5 ARSYET

    Ju e mbrojtët institucionalisht Serbinë në Kosovë.

    Ju e uzurpuat dhe monopolizuat tërë hapësirën politike, ekonomike e sociale të Kosovës, për t'ia mohuar kështu popullit të Kosovës vullnetin për liri dhe interesat për zhvillim.

    Ju ua mohuat të drejtën qytetarëve të Kosovës për të qenë qytetarë duke i shndërruar ata, pa i pyetur fare, në banorë.

    Ju i korruptuat gjykatat dhe policinë duke i detyruar ata të punojnë për ju e jo për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

    Ju ia mohuat popullit të Kosovës që ta ketë qeverinë e vet, e drejtë kjo minimale që e kanë edhe territoret autonome, duke i uzurpuar dhe shantazhuar IPVQ-të e krijuara nga vetë ju.

    Prandaj Ne ju sulmuam
    Ju sulmuam për t'u çliruar

    POPULLI I KOSOVËS

  2. #122
    Historik i ‘Lëvizjes VETËVENDOSJE!’

    Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen, dhe synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Zanafilla e Vetëvendosje!-s ndodhet në aktivitetet dhe aksionet e shumta të KAN-it (Rrjeti i Aksionit për Kosovën), që kishin për qëllim të krijojnë një qytetari aktive në Kosovë, të dedikuar në promovimin e vlerave universale në fushat e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Themeluar më 1997, nga një grup aktivistësh ndërkombëtarë me në krye shkrimtaren amerikane Alice Mead, tash Alice W. James, KAN fillimisht u vu në përkrahje të nismave qytetare kundër okupimit dhe diktaturës së Serbisë në Kosovë, siç është rasti me përkrahjen për Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) dhe protestat joviolente të tyre për lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare. Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulminacionin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999 dhe 2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës.

    Në korrik të vitit 2003, është vendosur që KAN të ketë qendrën brenda në Kosovë dhe ta krijojë një rrjet edhe këtu. Që nga kjo kohë, me pjesëmarrje të konsiderueshmë të aktivistëve nga gjithë Kosova, KAN ka organizuar një vistër aktivitetesh në shërbim të fuqizimit të individëve anekënd Kosovës, dhe krijimit të një shoqërie dinamike dhe reprezentuese. KAN ka organizuar peticionin në mbështje të zbardhjes së fatit të personave të rrëmbyer në Kosovë, duke mbledhur 236,311 nënshkrime; pastaj padëgjueshmërinë qytetare të familjeve të të pagjeturve (refuzimi i pagesës së tatimeve dhe shërbimeve publike), që ka filluar që nga 31 marsi i vitit të kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugë dhe udhëkryqe; kemi vendosur fotografitë e të pagjeturve në grilat e Kuvendit e Qeverisë së Kosovës; mandej, kemi publikuar nëpër çarçafë – të cilët çdo herë na i vodhi policia – akuzat ndaj personave përgjegjës për vrasjet dhe masakrat në Krushë të Vogël, Gjakovë dhe Reçak; etj.etj. Të gjitha këto janë bërë në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve.

    Me 10 qershor 2004, me vërshëllima të pipave, muzikë dhe kartuqa të kuq, në protestën kundër Rezolutës 1244 dhe pikërisht me rastin e 5 vjetorit të saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull ndërtesës së UNMIK-ut e shpallën veten Qytetarë dhe aktivistë. (Neve në Kosovë konsiderohemi vetëm si banorë, status ky që e gëzon edhe refugjati!) Ata lexuan Deklaratën Qytetare dhe u zotuan se do ta luftojnë regjimin antidemokratik të UNMIK-ut. (Kjo protestë paraqet zanafillën konceptuale të asaj që njihet sot si Lëvizja VETËVENDOSJE!) Pastaj është vazhduar me një turne nëpër qytetet e Kosovës duke projektuar sllajde me parulla kundër regjimit jodemokratik të UNMIK-t, në muret e pushtetit si dhe në ato publike.

    Më vonë, dy herë aktivistët e KAN-it e rrethuan UNMIK-un me shirit të verdhë në të cilin shkruante “Vend Krimi/Mos Kalo” dhe njërën herë, me 13 shkurt 2005 edhe e gjuajtën me vezë të prishura kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq. Me gjuajtje vezësh është pritur edhe Vuk Drashkoviq, ministër i jashtëm i Unionit SMZ, në vizitën e tij në Prishtinë me 27 qershor 2005.

    Aktivitetet tjera përfshijnë kundërshtimin e procesit të decentralizimit në Kosovë, me ç’rast, në Gjilan, Dardanë, Mitrovicë (si vendet më të rrezikuara) dhe në Prishtinë, i kemi djegur shkronjat e punuara prej druri të fjalës decentralizim, për shkak se ky projekt, para se të arrihet shtetësia dhe pavarësia e Kosovës, shpien në ndarje e copëtim të Kosovës.

    KAN së bashku me organizatat “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, “26 marsi 1999” nga Krusha e Vogël, dhe me familjarë të Reçakut, më 26 mars, 7 maj dhe 10 qershor 2005 kanë vendosur tre çarçafë me dimensione mbi 20m x 4m në ndërtesat afër UNMIK-ut. Çarçafi i parë ka përmbajtur emrat e 56 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen dhe rrëmbimin e 112 banorëve të fshatit Krushë e Vogël. Çarçafi i dytë ka përmbajtur emrat e 35 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 banorëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve që ende janë të pagjetur nga komuna e Gjakovës.

    Ndërsa, në çarçafin e tretë kanë qenë të shkruar emrat e 20 personave që akuzohen nga familjarë të viktimave të Reçakut për vrasjen dhe masakrimin e 42 civilëve të fshatit. Angazhimet e KAN-it kanë vazhduar edhe me aktivitete të tjera, siç është rasti me mbështetjen e dhënë organizatës ”Thirrjet e Nënave” për realizimin e pjesës së dytë të fushatës ”Të gjithëve na mungojnë”, ku në dhjetë billborda dhe dhjetë ”city-lights” të kryeqytetit janë vendosur emrat e të gjithë personave të pagjetur nga Kosova, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo tjetërfare.

    Më 12 qershor 2005, në muret përreth selisë së UNMIK-ut janë shkruar parullat ”JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE!”, duke shënuar kështu avansimin definitiv të KAN në Lëvizja VETËVENDOSJE! Aksionet e shkrimit të parullave kanë vazhduar në pothuajse të gjitha qendrat e Kosovës, ku gjatë këtyre aksioneve Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare kanë kryer rreth 130 arrestime ndaj aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, disa prej të cilëve edhe u janë shqiptuar dënime me burg apo dënim me pagesë në të holla.

    Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shtrirë veprimtarinë e saj në shumë qendra dhe vendbanime të Kosovës, numëron qindra aktivistë, mijëra mbështetës, gjithnjë në përpjekje për të mobilizuar dhe organizuar popullin e Kosovës në misionin e arritjes dhe realizimit të së drejtës për vetëvendosje. Të përkushtuar dhe të angazhuar maksimalisht. Deri në vetëvendosje për popullin e Kosovës.

  3. #123
    Pavarësia josubstanciale?
    Prishtinë, 2 gusht 2006
    Albin Kurti


    Në Bosnje, ndarja është legalizuar pas luftës dhe për ta ndalur luftën. Në Kosovë, legalizimi i ndarjes përmes decentralizimit do ta shkaktojë një luftë të re. E keqja kryesore e kësaj lufte që na kërcënon nuk është ajo vetë. E keqja e kësaj lufte është se ne do të humbasim edhe më shumë territor meqë (edhe kjo) lufta e re do të zhvillohet në tokën tonë, në oborrin tonë, në shtëpinë tonë. Ka kohë që politikanët e Kosovës garojnë se kush më shpejt e më shpesh do ta kategorizojë çështjen e statusit të Kosovën si një rast unik. Edhe Agim Çeku në intervistën për revistën prestigjioze ‘Newsweek’ të datës 4 maj 2006 pat deklaruar se Kosova është rast unik, gjithnjë duke pohuar (e më shumë lutur) që Kosova s’krahasohet me Osetinë, Tibetin etj. Deklarata se Kosova na qenka një rast unik botëror i ka motivet e veta në tendencën për ta evituar të ashtuquajturin ligj ndërkombëtar, i cili posaçërisht prej Rambujesë dhe përfundimisht që prej Rezolutës 1244 është i pafavorshëm për neve, dhe zbatimi, kundërshtimi e interpretimi i të cilit varet kryekëput nga fuqia politike, ushtarake dhe ekonomike, e të cilën sikurinstitucionet e Kosovës së defaktorizuar natyrisht se nuk e kanë. Në fakt, Kosova nuk është rast unik, por është rast klasik i një vendi të okupuar, të eksploatuar e të kolonizuar, i një populli të shtypur e të terrorizuar, që duhet ta ushtrojë lirshëm vullnetin e tij.

    Politikanët e Kosovës institucionalisht të pafuqishme duke thirrur që Kosova është rast unik gjithmonë me qëllim të evitimit të normave ndërkombëtare – zbatimi konservativ i të cilave qëndron në proporcion të zhdrejtë me fuqinë që i përballë ato – jo vetëm që e harrojnë padrejtësinë shekullore që na është bërë por ata njëkohësisht thërrasin për arbitrime burokratike ndërkombëtare për fatin e vendit tonë duke shpërfillur kësisoj vullnetin e 2 milionë njerëzve. Mbi të gjitha, duke e etiketuar Kosovën si një rast unik, si një çështje maksimalisht të veçantë, përforcohet eksperimentimi me Kosovën në kërkim të një zgjidhjeje po ashtu shumë të veçantë.

    Problemi sui generis kërkon trajtim sui generis drejt një zgjidhje sui generis. Liria e eksperimentimit, e që është liri e eksperimentuesit e i cili s’jemi ne, bëhet e pafundme. Për neve, objektin e eksperimentimit, ky objektifikim që na bëhet përpos se është denigrues, gjithnjë e më qartë dhe hapur duket se do të dalë edhe tragjik. Është dëshira për një formulë unike për statusin e Kosovës, e që lidhet me eksperimentimin, ajo që e inkurajon kategorizimin e Kosovës si rast unik, e jo anasjelltas. Pra, duan të eksperimentojnë dhe na bëjnë të ndjehemi të veçantë dhe jo se ne jemi të veçantë andaj ju duhet të eksperimentojnë. Siç po shkojnë gjërat deri më tani, nga një përkohësi e paafat duan të na shpiejnë në një përkohësi të afatizuar disavjeçare. Nga UNMIK-u në EUMIK, me çrast përbrenda Kosovës eksperimenti do ta ketë formën e një kombinimi të modelit të Bosnjes dhe Qipros. Zaten, më e lehtë është të kopjosh sesa të imagjinosh.

    Ajo për çfarë do të kujdesen është që ajo ‘zgjidhje unike’ të jetë sa më komplekse dhe me qindra faqe e trashë ashtu që qytetarët të mos kenë interesim ta lexojnë atë. Asisoj, qytetarët do të mbeteshin në mëshirën e analistëve pasiv të gazetave ditore, pronarët e të cilave janë me punë të përkohshme jashtë atdheut e kundër atdheut në Vjenë. Nuk ka dyshim se faktorët ndërkombëtar nuk janë të gatshëm që t’i bëjnë koncesione Serbisë në Bosnje për çështjen e Kosovës. Prandaj, do t’i japin koncesione asaj brenda Kosovës e në kurriz të Kosovës. E gjithë kjo meqë Serbinë nuk e kanë ndërmend ta bombardojnë sërish, ndërkohë që politikanët e Kosovës që kryesojnë partitë politike dhe kinseintitucionet e Kosovës i kanë pranuar negociatat me Serbinë. Politikanët e negociatave me Serbinë duan që pavarësinë e Kosovës ta njohë bashkësia ndërkombëtare e që më pastaj këtë ta bëjë edhe Serbia.

    Mirëpo, qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare, konsistent me konceptin e negociatave, është saktësisht i kundërt me këtë: bashkësia ndërkombëtare që shfaqet e përfaqësohet si ndërmjetësuese në këto negociata, duke mos qenë e gatshme dhe duke mos pasur vullnet ta detyrojë pothuajse për asgjë Serbinë, do të na e pranojë pavarësinë vetëm nëse këtë e bën paraprakisht Serbia. Ashtu siç është e konceptuar zyrtarisht çështja e Kosovës, ne nuk jemi të pavarur meqë Serbia është kundër kësaj dhe ne nuk do të bëhemi të pavarur gjatë kohës që Serbia është kundër pavarësisë së Kosovës. E, Serbia nuk ka pse ta konsiderojë ndryshimin e qëndrimit të saj përderisa është pranuar që të negociohet me të për Kosovën!

    Ja pse ndërprerja e negociatave me Serbinë mundëson daljen nga ky qerthull. Në Vjenë janë bërë e po bëhen marrëveshje për më shumë komuna serbe dhe zona ‘eksterritoriale’ qindrahektarëshe rreth objekteve fetare ortodokse pikërisht meqenëse kjo ishte kërkesë e Serbisë e cila hasi në mirëkuptimin e negociatorëve kosovar. Ata pa zhurmë, nëse përjashtojmë tingujt e zgërdhirjes së tyre, lëshuan pe për pesë komuna të reja serbe, për zgjerimin (në fakt trefishimin) e territorit të Artanës (Novo Bërdës) dhe për 15 zona të veçanta që e izolojnë kulturën dhe historinë tonë e cila për më tepër fiton predikatin ‘serbe’. Decentralizimi është proklamuar si zëvendësim për shpërbërjen e strukturave të Serbisë, po efekti i tij do të jetë i kundërt. Ato struktura do të legalizohen e forcohen dhe do t’iu zgjerohet territori ku do të veprojnë e të cilin ato do ta kontrollojnë.

    Dihet se tri komunat serbe në veri të Kosovës tash së fundi shpallën gjendje të jashtëzakonshme duke i shkëputur marrëdhëniet me Prishtinën. E tash, nëpërmjet decentralizimit po u japin edhe të tjera komuna serbe! Diskutimi për rirregullim të brendshëm territorial të Kosovës, pa iu garantuar sovraniteti asaj dhe pa u prekur strukturat e Serbisë që u toleruan për shtatë vjet me radhë, dëshmon se po ndërtohet pamundësia e sovranitetit për Kosovën. Fakti se tani është hapur çështja e statusit duke u shtruar në tryezën e përbashkët me Serbinë në Vjenë dëshmon se ndërmjetësuesit ndërkombëtar kanë marrur sinjale të qarta për koncesione edhe në këtë pikë nga negociatorët kosovar.

    Nga autonomia substanciale po kalohet në pavarësinë josubstanciale – të dyja këto në nivel të premtimeve, natyrisht. Ne nuk e pamë autonominë substanciale: IPVQ-të s’kishin kurrfarë autonomie se lëre më një të tillë substanciale; Korniza Kushtetuese ishte dhe është edhe më e varfër sesa Kushtetuta e vitit 1974 brishtësinë dhe artificialitetin e së cilës e tregoi Milosheviqi në vitin 1989. Njësoj, ne nuk do ta shohim as pavarësinë me çfarëdo mbiemrash e ndajfoljesh që do t’ia bashkangjesin. Këto janë veçse premtime kuptimi i të cilave është amortizimi i pakënaqësisë dhe ndrydhja e vullnetit të popullit. Këta politikanë që vijnë e shkojnë në Vjenë fundja edhe mund të merren vesh me Beogradin. Mirëpo, kjo marrëveshje e tyre do të përkthehet në konflikt të ri e të përgjakshëm përbrenda Kosovës ndërmjet fshatrave shqiptare dhe komunave të dhunshme serbe që do t’ju imponohen atyre. Pra, paqja e politikanëve të Kosovës me Serbinë do të sjellë luftë të re. Në Bosnje, ndarja është legalizuar pas luftës dhe për ta ndalur luftën.

    Në Kosovë, legalizimi i ndarjes përmes decentralizimit do ta shkaktojë një luftë të re. E keqja kryesore e kësaj lufte që na kërcënon nuk është ajo vetë. E keqja e kësaj lufte është se ne do të humbasim edhe më shumë territor meqë (edhe kjo) lufta e re do të zhvillohet në tokën tonë, në oborrin tonë, në shtëpinë tonë.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje peralle klasike thote..

    ne gjyq po gjykohen dy gra te cilat pretendojne amesine e nje femijes se vogel.

    eshte i imi thot njera.. jo i imi thot tjetra..
    gjykatsi sdi nga tja mbaje.. at kohe skish mjete me gjet nenen e vertete te femijes..
    mir thot gjykatsi.. do ta ndajme pergjys femijen e sejcila nga ju te marri gjys femije..

    dakort bertet njera nga grat..
    jooo mos e ndani thot tjetra.. le ta marri kjo tjetra te gjithe..
    hmmm.. mendohet gjykatsi..

    jepja femijen .. i thot xhandarit gjykatsi i mencur.. asaj qe tha mos e ndani.. se ajo eshte nena e vertete..

    clidhje ka kjo me kosoven do thoni ju..

    ka ka..

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Po lexoja nje shkrim ne Koha Ditore.. dhe pash..

    Kurtit nuk i pelqejn " Koha Ditore" dhe KTV-ja..

    Ja cfar thot Kurti..

    Lideri i lefvizjes " Vetvendosje" Albin M.. ( M'falni Kurti ) ka akuzuar gazeten e perditshme kOha Ditore dhe televizionin KOhaVision per raportim cinik te demostrates "paqsore" qe kjo organizat e kishte organizuar me 28 Nentor. Kurti akuzoi gazetaret e ktyre dy mediumeve se jan "argat te Veton Surroit" dhe perhrahes te "pazarrllekut me fatin e Kosoves"
    "Jan dy mediume te cilat i jan bashkuar ekspedites se policis dhe IPQV-ve. Keto jan " Koha Ditore dhe KohaVision te cilan jan ne sherbim te Veton Surroit i cili po shkon ne negociata me Serbin qe ia ka dhuruar trashegemin kulturore Serbis , i cili ne vend qe te flas per demet e luftes qe na ka shkaktuar Serbia fletr per borxhet e Kosoves ne ish-Federaten Jugosllave. ka then Kurti.

    Vetvendosja sipar Kurtit ka te qart se keto dy mediume jan duke i kontribuar ekspedites kunder kesaj levizeje dhe se ato jan vene tersisht ne sherbim te negociatave. :Pra ata jan vegel e cila eshte tersishte nen sherbimin e negociatave me Serbin"
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Sjelljet e albin kurtit jan sjellje te nje adoleshenti qe duke qe kunder te gjithve ai filozofon gjera qe me qdo kush i din.Ai qdo her vajton pa pasur asnje ide se si te mbrrihet deri aty.Albin kurti duhet ta dij se kosova ka institucionet e veta dhe duhet respektu ato,tek e fundit shume shqiptar para albinit kan sakrifiku edhe jeten per te vetvendos.Ky njeri nuk mund te jet me i menquri i kosoves po per fat te keq ka gjet ca adoleshent qe nuk kalojn numrin njemij dhe duke i perdorur per interesa personale sepse ma eshte e qart se ai po mundohet te futet ne politik por nuk po e pranon askush.une mendoj qe nese albini me te vertet deshiron te ndihmoj qeshtjen e kosoves perse nuk e ben ne rrug legale por neper rrug duke shkaktuar dhune ndaj institucioneve,mendoj qe ka ardh koha qe ti tregohet ku e ka vendin albin kurti,sepse askush nuk ka te drejte te luaj me fatin e kombit ne kete rast as albin kurti.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Albin Kurti është një shqipëtar i vërtetë, ati nuk i trembej syri as nga shkau as atëherë kur ca laroj ulëronin rrugicave, për të gjetur një shteg dhe për t' ia mbathë me të katrat... ngase u fryente shumë pas...

    Albinit nuk i trembet syri as tani nga pasardhsit e atyre larojve, ngase mbështetje ka te populli, dhe qendrimet e drejta që nëse e lypën nevoja do perfundon në Revolucion!
    Albini është vizionar i shquar, patriot i madhe dhe nacionalist i përbetuar!

    Nëse dikush nuk sheh realitetin mund ta mbyllë opingen, se po liron gazra ndotëse.

    kaq
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Protestuesit kërkojnë pavarësi ose ballafaqim me dhunë

    Prishtinë, 24 korrik- Lëvizja Vetëvendosje me shoqatat e dala nga lufta, me partitë LPK-në e LKÇK-në, dhe disa qindra ithtarë të tyre kanë protestuar sot në sheshin Skënderbeu, para dyrve të qeverisë së Kosovës, në kërkim të të drejtës së populit shqiptarë për vetëvendosje duke kundërshtuar pjesëmarrjen në negociata.

    Shumica e folësve kanë drejtuar kritika nga më të ndryshmet për institucionet e Kosovës, krerët e shtetit dhe pjesëmarrësit tjerë në delegacionin për bisedime në Vjenë.

    Adem Demaçi ndërsa, i ka bërë një apoteozë luftës së fundit në Kosovë, UÇK-së, atë e ka quajtur vazhdimësi të Luftës Nacional Çlirimtare. LNÇ-ja është emërtimi i grupeve që luftonin të bashkuara rreth të majtës, përkatësisht partive komuniste.

    24 Korrik, 2006, QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #129
    Citim Postuar më parë nga Brari
    nje peralle klasike thote..
    Gjyqtari i kësaj "përralle klasike" është i njohur si Solomoni/Sylejmani.



    'Protesta e "Vetvendosjes" kthehet e dhunshme në Prishtinë'


    Shkaku: organizimi i dobët.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Arb

    Adem Demaçi ndërsa, i ka bërë një apoteozë luftës së fundit në Kosovë, UÇK-së, atë e ka quajtur vazhdimësi të Luftës Nacional Çlirimtare. LNÇ-ja është emërtimi i grupeve që luftonin të bashkuara rreth të majtës, përkatësisht partive komuniste.

    24 Korrik, 2006, QIK-u
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=58397
    (marre nga postimet e llapit.com)

    1.4/”Komiteti i Studentëve”-organizatorë i demonstratave të
    nëntorit 1968


    ...."Demonstruesit,mbanin në duar shumë transparente me parulla të shkruara si:”Duam vetvendosje deri në shkëputje”,”Poshtë politika kolonialoste ndaj Kosovës”,”Duam bashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Kosovën”,”LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”,”Duam Kushtetutë!”,”Duam Universitet!”,”Duam bashkimin e Preshevës...me Kosovën!”,”Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim!”,”Askush të mos luaj me fatin tonë!”,”Në një dorë kazmën,në një dorë pushkën!”......



    Déjà vue?

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    nuk e di mire situaten....por keto radikalizime ne momentin qe pritet statusi perfundimtar ma merr mendja se regjistrohen edhe nga te huajt...dhe nuk dihet se c`opinion do krijojne ata per situaten politike ne vend...pra mund te ndikoje edhe ne opinionin e fuqive te medha para se te marrin vendimet e tyre...

  12. #132
    Uashington: Përpjekjet e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan për statusin e Kosovës
    Ardita Simiçia
    Uashington
    03-12-2006


    Në Uashington veprojnë grupe të shumta përfaqësuese të interesave të veçanta. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan është një organizatë që përfaqëson komunitetin shqiptaro-amerikan në përpjekjet e tyre për të vënë në qendër të vëmendjes të publikut amerikan çështjet kryesore me interes për shqiptarët. Lidhur me veprimtarinë aktuale të këtij këshilli Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë të drejtpërdrejtë në studio me Drejtorin Ekzekutiv të tij, Avni Mustafaj.

    Zëri i Amerikës: Zoti Mustafaj, në janar mblidhet Kongresi i ri. A keni vendosur lidhje me anëtarët e rinj të Kongresit dhe ku e keni përqëndruar punën tuaj në lidhjet me pushtetin legjislativ?

    Avni Mustafaj: Për fatin tonë të mirë, kur ndodhi lufta në Kosovë, në pushtet (në Amerikë) ishte Parta Demokrate, kështu që, edhe kur erdhi Partia Demokrate, ne i kemi pasë marrëdhëniet shumë të mira me të dyja palët. Ardhja në pushtet e Partisë Demokrate, në fakt, deri diku është në favorin tonë, meqenëse kjo parti është disi e lidhur më shumë me çështjen e Kosovës në planin profesional dhe personal. Do të formojmë përsëri Albanian Issues Caucus dhe këtu ka disa anëtarë të kongresit (kupto: Dhomës së Përfaqësuesve) dhe të Senatit. Ata do të jenë shumë më aktivë në muajt janar që të bëjmë një shtytje të fundit për pavarësinë e Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Çfarë kontaktesh po mbani me Departamentin e Shtetit në përpjekjet për të shtyrë përpara procesin e statusit? A keni pasur ndonjë angazhim nga zyrtarët amerikanë për përshpejtimin e këtij procesi vitin e ardhshëm?

    Avni Mustafaj: Amerika e ka bërë të qartë që është absolutisht në favor të pavarësisë së Kosovës. Tani ka mbetur procedura. Shtyrja (e përcaktimit të statusit) është për një kohë të shkurtër. Me sa kuptoj unë, kjo nuk e ndryshon rezultatin. D.m.th. Kosova do të jetë e pavarur. Tani vetëm po bisedohet për disa kufizime në këtë pavarësi. Është e qartë që Kosova do të ketë dikur ushtrinë e vet. Tani puna është që të njihet nga të gjitha shtetet. Në deklaratën e Ahtisarit për ne çështja është parimore, pasi nëse Kosova njihet “shtet i pavarur” në propozimin e Ahtisarit, të gjitha ndihmat, si dhe njohja e Kosovës do të jetë shumë më e shpejtë dhe e kollajshme. Frika që kemi është se, në qoftë se Kosova nuk njihet në propozimin e Ahtisarit, njohja e Kosovës do të jetë bilaterale, shtet më shtet, dhe kjo procedurë do të jetë shumë e gjatë dhe, sigurisht, njerëzit që do të vuajnë më shumë, do të jenë qytetarët e Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Ju u shprehët shumë optimist për qendrimin e Shteteve të Bashkuara, pra, të Departamenti të Shtetit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, megjithatë lobi serb, këtu në Amerikë ka filluar një fushatë shumë agresive, duke ngritur (çështjen e) “rrezikut”, siç theksojnë ata, që do të kishte “krijimi i një shteti islamik në Ballkan”. A po përpiqeni t’i kundërviheni kësaj propagande dhe çfarë programesh keni për të shprehur një imazh tjetër të Kosovës për publikun amerikan?

    Avni Mustafaj: Është e vërtetë që serbët kanë qenë shumë më aktivë në Uashington këto muajt e fundit. Megjithatë, përfundimisht, ata nuk kanë arritur të ndërrojnë bazën e qendrimit të Amerikës që e vetmja e ardhme për Kosovën është pavarësia. Suksesi i lobit, jo aq shumë i lobit serb këtu, por i lobizmit të zhvilluar nga politika e Serbisë, është kërkesa për shtyrjen për dy-tri javë dhe kjo është më shumë shtyrje procedurale që përfundimisht nuk do ta ndryshojë rezultatin. Ne po vazhdojmë (punën) me kontaktet që kemi në Departamentin e Shtetit, në zyrat më të larta, dhe besojmë që edhe Evropa e ka kuptuar se Kosova nuk mund të kthehet më që të jetë pjesë e Serbisë. Kështu që e vetmja mundësi për paqe në Ballkan është Kosova e pavarur, por problemi është se ky vendim nuk po mirret sa më shpejt.

    Zëri i Amerikës: Nëse e vetmja mundësi për paqe në Ballkan është një Kosovë e pavarur, a mendoni se përpjekjet e Kosëvës për pavarësi janë dëmtuar nga trazirat me dhunë, protestat me dhunë, angazhimi i Lëvizjes “Vetëvendosja”, edhe ditët e fundit. Presidenti Sejdiu foli kohët e fundit për nevojën për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Kosovë. Si i gjykoni protestat e fundit me dhunë në mbarëvajtjen e procesit për statusin e Kosovës?

    Avni Mustafaj: Siç thuhet në Amerikë, unë jam fëmijë i demonstratave. Kur isha i ri kam marrë pjesë në qindra demonstrata para Kombeve të Bashkuara, në atë kohë edhe kundra komunizmit në Shqipëri, po aq ma tepër për pavarësinë e Kosovës. Kështu që unë besoj në rolin e demonstratave dhe çdo shoqatë duhet ta mendojë vetë kur ka nevojë për demonstratë. Megjithatë, dhuna është tepër e rrezikshme në këtë kohë për Kosovën, sepse qellimi i Serbisë dhe i vetmi shkak se përse kanë kërkuar shtyrjen, është krijimi i kaosit në Kosovë që pastaj të mund t’i tregojë botës që ata (shqiptarët) nuk janë gati të krijojnë një shtet të pavarur. Prandaj dhe qetësia dhe kundërdhuna në Kosvë është tepër e rëndësishme. Nëse njerëzit duan të bëjnë demonstrata, le t’i bëjnë, por duhet të kenë kujdes se ekzistojnë qellime të tjera për të mos i mbajtur këto demonstrata paqësore, por të ketë kaos e dhunë. Kjo praktikisht është tepër e rrezikshme për çështjen e Kosovës sot, i vetmi rrezik me sa shoh unë.

    Zëri i Amerikës: Të flasim për periudhën pas zgjidhjes së statusit. Kosova ndeshet me nevoja urgjente për zhvillim dhe modernizim. A po punon organizata e juaj për të nxitur një angazhim të kapitalit financiar nga komuniteti shqiptaro-amerikan për investime në Kosovë. Çfarë përpjekjesh po bëhen për të nxitur kthimin e trurit, pra, që Kosovës t’i kthehet kapitali intelektual, aq i nevojshëm në këtë periudhë?

    Avni Mustafaj: Pyetje me vend. Ne besojmë që e ardhmja e Kosovës, ose pas statusit, të varet nga ekonomia. Papunësia në Kosovë është problemi social kryesor. Kemi zhvilluar shumë bisedime edhe me USAID, edhe me një zyrë përkatëse në Amerikë, që do të merren me periudhën e pas-statusit. Këtu na është thënë se Kosova do të ketë një buxhet të madh për t’i ndihmuar Kosovës së pas-statusit. Sa për investime të biznesmenëve shqiptarë, në darkën vjetore kishim të ftuar biznesmenë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia për të vënë kontakte me biznesmenë amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë. E ardhmja absolutisht varet nga gjendja e punësimit dhe zhvillimi i ekonomisë së Kosovës.

    Zeri i Amerikes

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mbas albinave qendrojne dy monstrat ..demaq and qose..

    dhe dihet se cka bahet kur ata triumfojne..

    shqiptaria humb..

  14. #134
    QEVERIA HUMORISTE
    Shkruan: Shqipar Oseku

    Qeveritarët e kanë cilësuar si “të patolerueshme” që u thyen 79 dritare në demonstratën e lëvizjes VETËVENDOSJE! Ndërsa ata vetë po i thejnë me zellin e maniakut tërë skelat e shtetit: integritetin, territorial,ingerencat pushtetore, trashëgiminë kulturore, ministrinë e jashtme, ministrinë e mbrojtjes, e ulësen në OKB. Kur një qeveri e tillë përdor terma kësisoj, ajo o s’është më në tokë të bukës, o llogarit cinikisht se njerëzit do të gjejnë qime në vezë.
    Demonstrata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë i pati sot reperkusionet e pritura. Ekzekutivit s’ngurroi ta urdhëronte publikisht madhorinë gjoja të pavarur të prokurorisë që të kryejë hetime; në anën tjetër, më mirë ta dimë sa është ora, se të shohim ëndërra për pavarësinë e gjyqësorit. Por post-28 Nëntori pati edhe detajet e veta të paqëllimshme komike. Ndër to bënte pjesë fjalori i qeverisë.
    Thyerjen e gjithsejt 79 dritareve në dy-tri godina të Prishtinës, qeveria e quajti, veni re: “të patolerueshme”.

    Unë nuk e di se kush i përgatit kumtesat për shtyp të qeverisë, por atij/asaj duhet t’ia heqin urgjent rrogën e dhjetorit, si masë disciplinore.

    Mua personalisht më hidhëroi fakti se disa nga ata që iu bashkëngjitën mijëra protestuesve në Prishtinë hodhën gurë. Por kaq do të kuptonte sekush, se zgjedhja e termit “të patolerueshme” në tekstin e kumtesë së qeverisë do t’ia ketë nxirte gazin me zor qytetarëve të Kosovës. Meqë ne e dimë më mirë se qeveritarët se çka do të thotë kjo fjalë.

    Mundet që dikush vërtet ndjen se është “e patolerueshme” t’ia thesh gjithsejt 79 dritare UNMIK-ut e institucioneve të tij të shpifura, që as marrin frymë pa lejen e bosit. Por shumica këtë term e kanë rezervuar për dukuri goxha më serioze. Si p.sh. për bantustanet e Lutfi Hazirit. Për premtimet boshe të Kolë Berishës. E për zotimet solemne të Agim Çekut para deputetëve, mediave, e qytetarëve. Ku ta dish: mbase ka nga ata që konsiderojnë se është “e patolerueshme” të ekzistojë në
    Evropë një qeveri ku auditorët konstatojnë përditë zhvatje të reja pa i hyrë kujt therra në këmbë, ndërsa tre çerek të popullit janë pa punë, gjysma rron në varfëri, e çereku në varfëri afrikane. Apo që kjo qeveri dirigjohet nga legjionarë të huaj të dalur mbi ligjin, që mund të vrasin dhjetëra vendas (si në mars 2004) pa e hetuar asnjë rast. Mua për vete, si tip hipsenzitiv, më duket p.sh. absolutisht e patolerueshme që kur shqiptarët kanë zgjedhje, ato shtyhen për hir të “procesit”,
    e kur serbët kanë zgjedhje, ato e shtyjnë “procesin”. Kurse qeveritarët leshko që marrin poza gjersa bota i trajton ashtu si e meritojnë – si palaço; ata më duken absolutisht më të patolerueshmit nga të gjitha!

    Unë e pranoj botërisht këtë mëkat timin. S’ka çka këtu: mua më mungon sensi i humorit qeveritar, pikë fund. Por druaj se rrebet e serta të qeverisë, e urdhëresat publike në media drejtuar gjyqësorit të pavarur, janë punë goxha më serioze se mungesa e humorit te unë dhe qytetarët tjerë të Kosovës.
    Në rastin më të mirë, bëhet fjalë për një qeveri komplet të shkëputuar prej realitetit, që ndjehet vërtet e befasuar pse njerëzve u ka ardhur te hunda. E në rastin më të keq, mundet që qeveria llogarit cinikisht se populli do të preokupohet me qime në vezë, duke harruar thelbin e problemit: se demokracia në këtë vend është pezulluar nga legjionarët e huaj, se qeveria është vegël e Cezarit neokolonial, e se ata bashkarisht veç sa po e administrojnë vullnetin politik të Beogradit në Kosovë.

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    aiii bre ja dhe ky oseku "luftaraku" i madh qe zgjodhi zanatin ma te lehte ku ste hyn asnji therr ne b.eth kur vritej fmija e grania e kosoves.. pi bajonetes se arkanit.. pra me qen zedhensi i uck-s pi stoqolmi te europes.. po flet si gjithmon.. pro destruktivitetit..

  16. #136
    Përndjekje të reja kundër demonstruesve

    Monday, 04 December 2006

    SHPK-ja vazhdon arrestimin dhe përndjekjen e demonstruesve të 28 Nëntorit. Gjatë pasdites së të dielës në shtëpitë e tyre janë arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Këta janë Lirim Gashi nga fshati Brus të komunës së Lypjanit dhe Misim Syla nga fshati Rimanishtë i komunës së Prishtinës. Lirimin e kanë arrestuar policët e stacionit policor të Graçanicës të përkatësisë serbe. Kjo tregon se çfarë do të ndodh me shqiptarët vendbanimet e të cilëve do të ndodhen në komunat e reja serbe që do të krijohen nga decentralizimi – sistemi aty do të jetë serb e i Serbisë.

    Aktivistët Isuf Koci e Brahim Thaqi janë kërkuar në dhomat e tyre në konvikte. Sipas informative nga konviktet që i kemi, policia e ka vizituar zyren e regjistrimit në konviktet e studentëve për t’i marrë aty dosjet e studentëve të regjistruar. Këtë e kanë bërë për identifikimin e studentëve pjesëmarrës në demonstratë në mënyrë që ta fillojnë përndjekjen e tyre. Fushata e maltretimeve të pjesëmarrësve në demonstratë duket se nuk do të ketë të ndalur.

    Siç po shihet qëllimi i pushtetit nuk është dënimi i pjesëmarrësve. Tre aktivistët e Lëvizjes të arrestuar të shtunën janë dërguar sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ata janë dënuar me nga 30 ditë arrest shtëpiak, të akuzuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për përdorim të paautorizuar të automjeteve zyrtare, akuzë kjo nën të cilën është dënuar aktivisti Salih Zyba. Qëllimi i pushtetit kësaj radhe është që ta degradojë demonstratën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe popullit në mënyrë që t’i zvogëlojë gjasat e masivizimit të demonstratave të ardhshme. Pushteti është i interesuar ta hesht popullin paraprakisht në mënyrë që ai mos ta kundërshtojë padrejtësinë që po i përgatitet. Por një gjë këtu është e qartë. Demonstratat jo që do të përfundojnë por do të shkojnë duke u rritur si në pjesëmarrje të njerëzve, ashtu edhe në kohë sa ato do të zgjasin. Për shkak se vullneti i një populli të tërë nuk mund të ndalet. E vullneti i këtij populli është ai që do ta sjell lirinë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    http://www.vetevendosje.org/

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marre nga kjo faqe:

    nga http://www.vetevendosje.org/

    Rezoluta 1244 - Origjina dhe Shkakësia


    Marrëveshja e Rambujesë

    Marrëveshja e Rambujesë, në parathënien e saj artikulon qartë zotimin e bashkësisë ndërkombëtare për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të ish Jugosllavisë:
    “Duke rikujtuar zotimin e bashkësisë ndërkombëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë.”
    Kjo marrëveshje nënshkruhet prej katër shqiptarëve: Hashim Thaçit, Ibrahim Rugovës, Veton Surroit dhe Rexhep Qosjes. Këta pranojnë këtë marrëveshje. Shqiptarët defaktorizohen.

    Në Pikë 3 të Nenit 1 të Kapitullit 1 të Rambujesë, thuhet:
    Republika Federale e Jugosllavisë mbanë përgjegjësi në Kosovë për fushat vijuese, përveç nëse është përcaktuar në vend tjetër në këtë marrëveshje: (a) integriteti territorial, (b) ruajtja e tregut unik brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, pushteti i së cilës do të ushtrohet në mënyrë të tillë që të mos bëjë diskriminimin ndaj Kosovës, (c) politika monetare (ç) mbrojtja, (d) politika e jashtme, (dh) shërbimet doganore, (e) tatimet federale, (ë) zgjidhjet federale, dhe (f) fushat tjera të përcaktuara me këtë Marrëveshje.

    Plani Ahtisaari/Chernomyrdin i aprovuar nga Parlamenti i ish RFJ-së më 3 qershor 1999

    Serbia fillimisht refuzon ta nënshkruajë Marrëveshjen e Rambujesë. Fillojnë bombardimet e NATO-s për ta detyruar Serbinë që ta pranojë Marrëveshjen. Serbia lufton me NATO-n 78 ditë. Pas 78 ditësh arrihet kompromisi ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë që përfshin dy gjëra të rëndësishme. Sipas kompromisit të arritur, trupat e NATO-s kanë të drejtë të qarkullojnë vetëm përbrenda territorit të Kosovës. Kurse sipas Marrëveshjes së Rambujesë, trupat e NATO-s kishin të drejtë të kishin qasje në krejt territorin e RFJ-së. Kjo ishte pika e parë e kompromisit. Pika e dytë e kompromisit ishte që misioni ndërkombëtar në Kosovë të jetë prej OKB-së, sepse kështu këmbënguli Milosheviqi. Pasi u arrit ky kompromis, Serbia e pranoi Marrëveshjen e Rambujesë. Ajo u aprovua në parlamentin e ish RFJ-së, më 3 qershor të vitit 1999. Dokumenti i kompromisit iu paraqit parlamentit të ish RFJ-së nga Marti Ahtisaari, atëherë përfaqësues i Bashkimit Evropian, dhe nga Viktor Chernomyrdin, kryeministër i atëhershëm i Rusisë. Në pikën 5 të këtij dokumenti parashihet:
    Themelimi i administratës së përkohshme për Kosovën … për të cilën do të vendos Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe nën të cilën populli i Kosovës do të gëzojë autonominë substanciale brenda Republikës Federale të Jugosllavisë. Administrata e përkohshme do të sigurojë autoritetin kalimtar përgjatë kësaj kohe për institucionet e përkohshme demokratike të vetëqeverisjes, dhe vendos rrethanat për jetë normale dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Në këtë pikë, pra, parashihet krijimi i UNMIK-ut që, siç e thotë pika e lartëpërmendur, do të kishte për qëllim krijimin e një autonomie për Kosovën në kuadër të ish Jugosllavisë.
    Në pikën 6 të këtij dokumenti parashihet që:
    Pas tërheqjes, një numër i personelit serb për të cilin do të arrihet marrëveshje do të lejohen të kthehen për të ushtruar detyrat e mëposhtme: ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare ushtarake, shenjimi i fushave të minuara, të jenë të pranishëm në vendet e trashëgimisë serbe, të jenë të pranishëm në vendkalimet kyçe kufitare.

    Pikërisht kjo gjë ndodhi pas 6 ditësh. Më 9 qershor 1999 u arrit Marrëveshja tekniko-ushtarake e Kumanovës. Meqë shqiptarët në Rambuje firmosën nënshtrimin, ata nuk ishin pjesë e kësaj Marrëveshjeje. Kjo Marrëveshje u nënshkrua ndërmjet Shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave dhe përfaqësuesit të KFOR-it. Pika 10 thotë që:

    Dhënia fund e aktiviteteve ushtarake varet nga pranimi i parimeve të listuara dhe marrëveshja simultane me elementet e identifikuara paraprakisht të cilët përmenden në tekstin shtesë më poshtë. Pastaj do të arrihet një marrëveshje ushtarako-teknike e cila mes shumë gjërave tjera do të specifikojë modalitetet shtesë, përfshirë rolin dhe funksionin e personelit jugosllav, resepktivisht serb në Kosovë.

    Rezoluta 1244

    Dokumenti Ahtisaari/Chernomyrdin sinjalizon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për themelimin e misionit ndërkombëtar në Kosovë. Më 10 qershor 1999, KS i OKB-së nxjerr Rezolutën famëkeqe 1244. Kjo Rezolutë është projekti politik të cilën duhet ta zbatojë UNMIK-u. Ajo i referohet në shumë vende Marrëveshjes së Rambujesë. Pikërisht për këtë shkak, edhe Rezoluta angazhohet për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të ish Jugosllavisë. Në parathënie të Rezolutës thuhet:
    Duke rikonfirmuar zotimin e të gjitha shteteve anëtare për sovranitetin dhe integritetin tokësor të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Shteteve të tjera të rajonit, siç përcaktohet në Aktin Final të Helsinkit dhe në aneksin 2
    Duke rikonfirmuar thirrjet e rezolutave të mëparshme për një autonomi substanciale dhe për një vetadministrim vlerëplotë për Kosovën

    Në pikën 8 të dokumentit Ahtisaari/Chernomyrdin thuhet që ky ka për qëllim një:
    Proces politik që synon arritjen e marrëveshjes politike që do të sigurojë autonomi thelbësore për Kosovën, që merr tërësisht parasysh marrëveshjen e Rambujesë, parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të RFJ-së dhe shteteve tjera në rajon, si dhe demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Biseda mes palëve për zgjidhjen nuk do të duhej ta vononin apo pengonin themelimin e institucioneve demokratike vetëqeverisëse

    Saktësisht kjo thuhet edhe në pikën (e) të parimit 11 të Rezolutës 1244:
    Të lehtësojë procesin politik të projektuar për t'i caktuar Kosovës një status të ardhshëm duke patur parasysh Marrëveshjen e Rambujesë (S/1999/648)

    Kurse në pikën 6 të aneksit 1 të Rezolutës thuhet që të përcaktohet

    Një proces politik drejt arritjes së një marrëveshjeje për një kuadër politik të përkohshëm që do të sigurojë një vetëqeverisje substanciale për Kosovën duke marrë plotësisht parasysh marrëveshjen e Rambujesë dhe parimet e sovranitetit dhe të integritetit tokësor qoftë të Republikës Federale të Jugosllavisë, qoftë të vendeve të tjera të rajonit, si dhe çmilitarizimin e UÇK-së

    Rezoluta, ashtu siç edhe dokumentet më lart, parasheh kthimin e forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Në parimin 4 të saj, Rezoluta
    Konfirmon se një numër i miratuar forcash ushtarake e poliore serbe e jugosllave do të lejohet të kthehet në Kosovë pas tërheqjes për të kryer funksionet në pajtim me aneksin 2

    Gjithnjë sipas Rezolutës, forcat serbe që do të ktheheshin, përshijnë këto detyra:

    Ndërlidhje me misionin ndërkombëtar civil dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; përcaktim/pastrim i zonave të minuara; mbajtje e një pranie në qendrat trashëgimore serbe; mbajtje e një pranie në kalimet kyçe në kufi.

    Në nenin 7 të kapitullit 1 të Rambujesë përfshihet:
    Përdorimi dhe shfaqja e simboleve kombëtare, duke përfshirë simbolet e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë

    Pikërisht ngaqë Rezoluta 1244 i referohet Rambujesë, sot, p.sh në Kosovë, gjegjësisht në komunat ku jetojnë serbët, nëpër institucione janë të vëna pllakate ku thuhet – ‘Republika Srbije’. UNMIK-u nuk ndërhyn, sepse ai e realizon Rezolutën 1244.

    Kjo Rezolutë është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës. Ajo na e mohon vetëvendosjen

    ----------

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ah Brari brar kur ne te tjeret thonim diq per Albinin e Batoni ti me shok nai ke qit trut tuj na sha tani kini fillue ju vetem me shkrime te tyre te informoheni
    ani nuk eshte von kurr mire keni ba qe ini kthye mar nese e kini perime
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #139
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    respekt per liderin rebelist Albin kurtin,po ne Kosoven e lire shqiptare dhuna nuk eshte e nevojshme as ne Kosove as ne Shqiperi,idet e reja dhe protestat jane gjest qytetare po dhuna nuk eshte e nevojshme,sjam gandist rugovist pacifist po ma mer mendja qe njehere te presim a po na pranojne pavarsin ,e ather nese ndodh e kunderta ,veshem ushtarakisht,situaten e kemi te volitshme per nje organizim ma te mire dhe shkau qe tenton te kthehet te ja q... pa u nis ta kalleim,po ma mer mendja qe nuk eshte nevoja per ket se shkau u cof,ska popull per shkinin e vet me majte e le te kthehet prap ta pushtoj Kosoven

  20. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Postime
    2

    respekt

    ju lutem kini pak respekt ne menyren arrogante se si silleni
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsim fekaj : 06-12-2006 më 10:03

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •