Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 147
  1. #1

    Protesta e "Vetvendosjes" kthehet e dhunshme në Prishtinë

    Policia ndërhyn me dhunë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Frashër Krasniqi
    dënohet me 10 ditë burg.

    Sot, në orën 10:40, mbi dhjetë policë kanë hyrë me dhunë në zyren qendrore
    të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Ata kishin ardhur ta arrestojnë
    aktivistin Albin Kurti. Pasi që i shtynë me dhunë aktivistët e pranishëm,
    ata e arrestojnë Albin Kurtin dhe Frashër Krasniqin. Prijës i kësaj
    ekspedite agresive dhe të dhunshme ishte Isak Ejupi, komandant i stacionit
    të policisë Jugu në Prishtinë, ndërkaq policët e tjerë pjesëmarrës, të
    cilët arritëm që t’i identifikojmë, janë: Faton Morina me numër 5973, Ukë
    Gashi (6914), Lulzim Maxhuni (5079), Mentor Krasniqi (7322), Hysret Jakupi
    (5024), Ali Krasniqi (1037) dhe polici me numrin 8192.

    Frashër Krasniqi u dërgua në stacionin e policisë në Dardani ku u rrah
    brutalisht nga polici Beard Mustafa me numër 7037. Më pas, Frashërin e
    dërguan në Gjykatën për Kundërvajtje dhe atje e dënuan me 10 ditë burg. Ai
    tash ndodhet në vuajtje të dënimit.

    Albin Kurti është dërguar në stacionin e policisë Qendra në Prishtinë dhe
    më pas në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në pyetjen e Albinit, gjersa ky
    mbahej në paraburgim, drejtuar Isak Ejupit, pse ata kanë ndërhyrë, ai
    është përgjigjur se kanë marrur urdhër për këtë. Ndërsa në pyetjen se a do
    të shtiejnë me armë zjarri në demonstruesit nëse marrin një urdhër të
    tillë, eprori i policisë Isak Ejupi është përgjigjur ‘Nëse është nevoja
    dhe më vjen urdhëri, do të gjuaj edhe në popull!’.

    Në Gjykatë, Albini nuk ka marrur avokat dhe nuk është përgjigjur e as
    mbrojtur duke thënë se gjyqësia dhe policia në Kosovë janë pjesë e
    shtyllës së parë të UNMIK-ut dhe si të tilla të papranueshme. Ky ‘gjykim’
    kishte të bënte me demonstratën e 23 gushtit të këtij viti kur aktivistët
    e Lëvizjes VETËVENDOSJE! patën bllokuar dhe mbyllur me dry portat hyrëse
    të ndërtesave të Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut, me rastin e vizitës së
    Ahtisaarit i cili po kërkonte edhe më shumë koncesione konform kërkesave
    të Serbisë. Për shkak të intervenimit të njësisë speciale të policisë dhe
    dhunës së tyre edhe në stacionin policor, aktivistit Liburn Aliu ia patën
    thyer hundën, Vedat Xhymshitit dorën, kurse Kujtim Kosumit policët
    specialë ia thyen këmbën. Albini u lirua nga gjykatësi Baki Krasniqi pasi
    që dëshmitarët e prokurorit publik Faik Hoxha, kinse të dëmtuarit police,
    Bashkim Krasniqi dhe Besim Makolli, nuk u paraqitën fare në gjykatë.

    Ndaj vendimeve të shumta të gjykatave kundër aktivistëve të
    VETËVENDOSJE!-s prokurorët gjithnjë janë ankuar në mënyrë që këto çështje
    të mbesin të hapura dhe, kësisoj, në një moment të caktuar politik ato të
    riaktivizohen. I tillë është edhe ky moment para demonstratës që do të
    mbahet më 28 nëntor në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, e që do të
    jetë kundër Grupit Negociator të Kosovës.

    Çfarëdo arrestimesh ose dënimesh nuk mund ta ndalin VETËVENDOSJE!-n. Sepse
    ajo është vetë populli i cili nuk duron t’i mohohet vullneti, t’i shkelen
    të drejtat e t’i mbyllet perspektiva.

    Prishtinë, 20 nëntor 2006
    Lëvizja VETËVENDOSJE!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lahpera.. jan keta albinet..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    lahpera.. jan keta albinet..
    per ty te gjithe qe nuk mendoin si ti jane lahpera kanibal e tjj. e mashkull qe ishe edhe ti bre
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2006
    Postime
    30
    Nuk eshte hic e mire qe keto gjera ndodhin ne keto momente vendimtare per Kosoven.
    Nuk besoj se levizja Vetevendosja po vepron drejt, nuk eshte momenti per kokfortesi tani qe ka mbetur dhe kaq pak "kesaj i thone ta besh silopa ti bihet me shqelm koves qe ke mbushur plot me kaq durim".
    Mos harojme qe sot me shume se kurre kosovaret duhet te kujtojne strategjine e presidentit Rugova.
    Eshte donkishoteske dhe ceshte me ekeqja shpiet uje ne mullirin e serbit qe sot shqipetaret e kosoves vene ne veshtiresi miqte tane nderkombetare e vcanerish amerikanet.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Brari
    lahpera.. jan keta albinet..
    A ka mundesi te me thua cilet jane ata qe nuk jane lapera e kanibal, ore brari!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Zgjohu dhe demonstro për të festuar Ditën e Flamurit Kombëtar, është
    kushtrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE, përndryshe e vetmja rrugë për të ecur
    drejt fitores. Prandaj zanati i vjetër për arrestimin e aktivistëve të
    Lëvizjes VETËVENDOSJE, të cilët me mjete paqësore luftojnë kundër robërisë
    shekullore serbe të Kosovës, nuk po harrohet. Ky arrestim brutal, ngjashëm
    si verën e kaluar, u përsërit edhe një here, kur policia ndërhyri me dhunë
    në zyrën qendrore të VETËVENDOSJES.
    Gjykata Komunale e Prishtinës nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut vazhdon të punojë
    me procedurën gjyqësore rreth demonstratave të 23 gushtit të këtij viti, kur
    aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE patën bllokuar portat hyrëse të ndërtesës
    së Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut, me rastin e vizitës së Martti
    Ahtisaarit, i cili po kërkonte koncesione sipas darëve të hekurta të
    Serbisë. Duket qartë se kjo ka të bëjë për pastrimin e terrenit nga gjaku i
    masakruar i popullit shqiptar, si preventivë sa herë që vijnë diplomatët
    evropianë dhe ndërkombëtarë në Kosovë. Kjo ndodh për shkak se UNMIK-ut i
    pëlqen fasada ngjyrë blu, dhe jo rrugët me ngjyrën e kuqe të gjakut. Prandaj
    demonstrata e paralajmëruar që do të mbahet më 28 nëntor në Prishtinë, do të
    jetë kundër Grupit Negociator të Kosovës, të cilët e tronditën vullnetin e
    popullit shqiptar për pavarësi dhe sovranitet në OKB. Në bazë të deklaratave
    kërcënuese ndaj djelmoshave të VETËVENDOSJES, shihet sesi policët shqiptarë
    në dëm të popullit shqiptar, bëhen vegël e UNMIK-ut. Tani duan të provojnë
    se cilët janë armiqtë e Kosovës së shumë vuajtur nga fashizmi serb:
    aktivistët e VETËVENDOSJES, apo serbofashizmi me kryeqendrën e fitilave në
    Beograd. VETËVENDOSJA është bijë, që ka lindur nga gjiri i Kosovës me plagë
    të mëdha, dhe që kurrë nuk u shërua. Kosova nuk ka duruar asnjë pushtues,
    ashtu siç nuk e ka duruar pushtuesin e rrezikshëm me emrin obskurantist
    "Jugosllavi", nuk do ta durojë edhe pushtuesin e njëjtë metamorfozë me emrin
    Serbi.
    Në stacionin e policisë u rrah kryengritësi i VETËVENDOSJES, Frashër
    Krasniqi, nga dora e policit shqipfolës, të cilin Gjykata për kundërvajtje e
    dënoi me 10 ditë burg. Nuk dihet se me ç' pasoja trupore do të dalë prej
    burgut demonstruesi i përgatitur për pritjen e ditës së Lirisë dhe
    Pavarësisë Kombëtare. Mbarë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar e di se këto
    janë kërcënimet e UNMIK-ut për të penguar pjesëmarrjen e mbarë popullit
    shqiptar në demonstratën e 28 Nëntorit, që do të mbahet në Prishtinë.
    Veprimi i UNMIK-ut është dyfytyrësh, derisa zyrtarisht lejon mbajtjen e
    demonstratës për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, në anën tjetër
    intensifikon policinë e SHPK-së për të penguar pjesëmarrjen e sa më shumë
    njerëzve në demonstratë. Qysh në fillim të muajit Nëntor ka filluar
    përgatitja e festës së kërshëndellave më 25 Dhjetor në vendet e Evropës
    Perëndimore, përkundrazi një javë para festës së Flamurit Kombëtar, rinia
    shqiptare po rrahet, vetëm pse kërkon liri, barazi dhe Pavarësinë e Kosovës,
    në mënyrë që bishat serboçetnike të mos guxojnë të plaçkitin trojet
    shqiptare dhe të mos e masakrojnë popullin e pafajshëm shqiptar.
    Derisa për protestat brutale serbe për ripushtimin e Kosovës nga ana e
    Serbisë fqinje për vazhdimin e vrasjes së popullit shqiptar mbahen pa lejen
    e organeve të Qeverisë së Kosovës, përkundrazi policia e ShPK-së nën
    trysninë e UNMIK-ut i rrah djemtë e Lëvizjes VETËVENDOSJA, të cilët nuk
    kërkojnë vrasjen e popullit serb, edhe pse janë përgjegjës për krimet e
    shtetit të tyre fashist, por kërkojnë çlirimin e Kosovës nga robëria
    shekullore e Serbisë kolonizatore. Padyshim që protestuesit e pakicës serbe
    në Kosovë kanë me vete edhe policinë e MUP-it serb në mbrojtje të tyre, kur
    dihet se kurrë asnjë polic shqiptar nuk i ka prekë me dorë, përveç që ua ka
    ndërtuar shtëpitë e bukura ardhacakëve serbë, kundrejt familjeve të shumta
    shqiptare, që ende vazhdojnë të vuajnë pasojat e luftës gjakatare serbe.
    Prandaj Viti i Ri do të festohet në orën 12 e 44, (simbol i Rezolutës
    poshtëruese të KS), kurse gëzimi dhe gjuha do të jetë e pushtuesit të urryer
    serb.
    Në pyetjen e Albin Kurtit drejtuar policëve shqiptarë, se a do të shtien me
    armë zjarri në demonstruesit, nëse marrin një urdhër të tillë, eprori i
    policisë, Isak Ejupi, është përgjigjur "Nëse është nevoja dhe më vjen
    urdhri, do të gjuaj edhe në popull!". Duket se polici shqiptar u ngut dhe
    tregoi fytyrën e vërtetë të UNMIK-ut, apo ndoshta mundohet të frikojë
    popullin shqiptar, që të rrijë urtë, siç thoshte dikur edhe ish-kryetari i
    Komitetit Krahinor të Kosovës, Rrahman Morina, që shqiptarët të trusin
    bythën. Kjo ishte pyetje e parë në emër të VETËVENDOSJES, kurse në emër të
    popullit shqiptar do t'i parashtrohet pyetja nëse serboçetnikët në orën 12 e
    44 (kupto numri i Rezolutës 1244 të KS OKB) me fotografitë e kriminelëve
    mbajnë protesta kundër pavarësisë së Kosovës, a do të shtien me armë kundër
    tyre. Dihet se vetëm një gërvishtje po t'i bëhet ndonjë serboçetniku në
    fytyrë, do t'i hajë zeza, jo vetëm policinë shqiptare, por edhe tërë
    qeverinë e Kosovës. Kjo dihet për shkak se Serbia ka forcë hiperbolike që
    shumë shpejtë mund ta elektrizojë botën. 21 Nëntor 2006

    Beqir Elshani

    __________________________________________________ _______________

  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    A ka mundesi te me thua cilet jane ata qe nuk jane lapera e kanibal, ore brari!
    Brari nuk e ka me ket Albinin personalisht apo anetaret qe e ndjekin pas.

    Besoj qe ky mendo sikur une: Albin Kurti osht patriot, osht njeri qe i don te miren Kosoves, shpesh vete edhe ne ekstreme. Ket mund ta krahasosh fiks me naj patriot para 100 vjetesh, qe i deshen te miren Kosoves dhe kombit, ama ata nuk kishin gje ne dore dhe sa per ta kombi dhe kosova do ishte shky e bo 100 copash.

    Na shyqyr qe per her te pare, kombi shqiptar ka perkrah Ameriken e Britanine, se per albina e voe pule, Kosoven do e kish honger kallukanxha.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE patën bllokuar portat hyrëse të ndërtesës
    së Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut, me rastin e vizitës së Martti
    Ahtisaarit, "


    thuhet aty me lart..

    Po cfar jane portat hyrese te kuvendit te Kosoves dhe UNMIKu-t..?

    cili serb e do qe te kete Kosova Kuvend te pa zgedhur prej tyre..?
    Cili arkan do qe kosova te ket UNMIK?

    gjejeni nji serb te tille.. po nuk e gjeni dot..

    Cdo serb pa perjashtim.. don qe Kosova te kete ne cdo qytet Porta te UDB-es.. porta te Kasaneve ku ushtrohen polic e arkan te shumadise te gatshem per te genociduar Shqiptaret..
    Cdo serb don qe te kete ate mundesi tja veje drynin portave te Kuvendit me deputet te zgedhurnga vota e shqiptarit..
    Cdo serb don tja vej drynin cdo organizmi nderkombetar qe eshte ne Kosove per te mbrojtur ate qe serbet nuk e duan.. rezultatin e nderhyrjes se Natos.. pra largimin e detyruar te ushtrise serbe nga misilet e Klarko Blero Klintonit..

    Pra nuk jan tjeter vec lahpera e vegla te serbise kta albin kurtat me shoke..
    Kush e ndalon albin kurtin qe levizjen vet vendosja ta beje parti politike.. e te hyje ne zgedhje e kur te marri shumicen ...ne se e merr.. le te veje dryna ..

    Pse perfunduan.. ne laprak , OTRANTO e stankovac e furra te shkritoreve e ne varre te paditura mbi 2 milion shqiptare te Kosoves??

    Sepse dolen disa lahpera TIP ALBIN E TIP DAUT SELIM.. e folen ne emer te LAHPERAVE ENVEROISTO QOSEISTE te klos nano halitave te entusiazmuar se ja mbrriten me 97-TSHin gjakatar te rrezojne dhjetorin anti-enverist.. ne shqiperi dhe tani u duhej rrezuar dhe ai shalli i prishtnes.. dhe o burra menyra me e mire me e rrezu dhe ate e partin e tije ishte me shpall uck-a pa ushtar qe kusurin e punes ta kryente sllobo-arkanet me maxhupet e kosoves.. sic e kryen ne fakt..

    Dhe ish ajo Nato qe ja po.rdhi Sllobos e arkanit fitoren aq te lehte qe per pun javesh me e shporre nji popull nga trojet.. dhe po ajo Nato.. e pat fuqine qe ti thot Sllobos ..atij qe e shprazi Kosoven.. Shko ne hage .. dhe po ajo Nato qe i tha shqiptarit dil e voto ate qe do.. e kije kuvendin tend.. e qeverine tande e policine tande.. e un po ti le ktu instrumentat e mija Kfor e Unmik.. qe mos tju kthehet ma Arkani e Sllobo.. e un po ti mbaj me pare nepunsit nderkombetare qe ta instalojne shtetin demokratik.. te Kosoves..
    Pra Unmiku nuk eshte aty si vegel e Arkanit se me qen per arkan aty ish vnue UDB jo unmik e kfor..
    Pra nderkombetaret jan aty si dore e Natos.. e atyre nuk i vihet dryni..

    prandaj cmenduria e albinit nuk eshte deshire e popullit..

    mundet i cmenduri Demaq e caushoisti enveroist qos ta perkrahin.. por ne kosov e ka than populli me vote se kujt ja ka lan detyren me ba politik..

    pik..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Më kujtohet ,njëherë moti kohë isha duke udhëtuar me autobus në linjën Tetovë Ohër me kompaninë e autobusave të Ohrid .

    Shoferi kishte ndodhur Shqiptar,por unë nuk e dija .
    Gjatë gjithë rrugës bisedonim maqedonishit , thjesht nga instikti, se ishte shofer i linjës së Ohrid .
    Linja kalonte nga Kërçova dhe midis disa fshatrave që andej njihen me emrin '' torbesh '' .
    Kur ja del nga autobusi një torbesh ( që ishte me uniformë policie ) ,dhe në dalje e sipër i falemderohet shoferit e iu falemderua aq shum , e iu përkul aq shum shoferit sa që vërtet ishte ishte për habi .
    E pyes shoferin ,çne ky kaq falemderime e përkulje ?!

    Më thotë :-

    Ja ndala autobisin që të zbret sa më afër shtëpisë ,prandaj .

    I them ,po çne ti ia ndalove autobisin atij zagari ku deshte ai ,
    Më përgjigjet shoferi në Gjuhën Shqipe ( me një theks toskërishte e që u kapa në befasi ) :- është djal i mirë ,por ama është torbesh , e duke u qeshur me të madhe mandej , Ai dhe unë bashkë me të me thënien e tij .

    Albini nuk është kërkushi fare ,deri sa ka bërë vetën të jetë mashë ( kobure ) në dorë të tjetër kujt .


    Ata që nuk munden të fitojnë as edhe një furgon votues për partitë e tyre fantome ( si para lufte e mbas lufte ) , përdorin albinat e çiftat e tij për ti hapur rrugë ndonjë revolucioni demo-kratik të stërvonuar - tashmë ,për të aritur qëllimet e tyre politike .

    E kush fiton politikisht nga veprimtari të tilla ,besoj se nuk do koment më shum .

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Pse perfunduan.. ne laprak , OTRANTO e stankovac e furra te shkritoreve e ne varre te paditura mbi 2 milion shqiptare te Kosoves??
    Se kishin qenë rrenë/gënjeshtra 200,000 ushtarët e lidhjes (të gjitha partitë kanë qenë të shkrira në një lidhje - LDK) që ju patën premtuar për mbrojtje popullatës nga mërgata - në rast të sulmit prej shkive.

    Atëher, mjetet e mbledhura për mbrojtje u bën si me qenë pronë vetjake, e u shfrytëzuan për ushtri vetjake me eprorë që i urdhëruan ushtarët e tyre me ikë/dezertu duke e lënë popullatën të rrethuar prej shkive.

    Mirpo, patë djem e vajza të patheyshëm në vendlindje e disa edhe prej mërgate që i dolën zot popullatës/vendlindjes. Atyre djemve e vajzave ju ndihmojë NATO për me e largu shkaun prej Kosove/Shqipërie.


    Pyetje:

    Pse qeveria në Tiranë sot nuk po i hulumton/zbulon ngjarjet e 1997?

    Pse qeveria në Tiranë sot i lejon ushtarët grekë në shtet Shqiptarë nëpër mbledhi të ndryshme?

    Ku është dallimi në mes Sali Berishës e Fatos Nanos e Enver Hoxhës?

    Le të bëjnë sot kryetarët/udhëheqësit e Shqiptarëve sa një e dhjeta e asaj që Adem Demaçi ka bë për Shqiptarë e do të kemi vendin që e meritojmë në mes të njerëzve të lirë.

    Sa për temë është e qartë se përmbajtja e veprimtarisë (së deritanishme) të Albin Kurtit është ndërgjegje e popullit.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  11. #11
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    Nese njeriu ka nje logjike te shendoshe, dhe e perdore ate logjike do ta sheh se Albini ka shume te drejte.
    Mirpo fatkeqsisht disa ketu ne forum e bajn koken per se randi se ska qka i vyn se nuk e shtin ne perdorim
    kjo vlen posaqerisht per Brarin qe mas gjdo shkrimi po bindem se aj eshte ndonje i rekrutum i serbise, per me kriju trazira
    ylli i mëngjesit

  12. #12
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Policia ndërhyn me dhunë

    Çfarëdo arrestimesh ose dënimesh nuk mund ta ndalin VETËVENDOSJE!-n. Sepse ajo është vetë populli i cili nuk duron t’i mohohet vullneti, t’i shkelen të drejtat e t’i mbyllet perspektiva.

    Prishtinë, 20 nëntor 2006
    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Cfare deklarata bombastike, "Policia ndërhyn me dhunë".

    Policia eshte instrument ligjor me te cilin ushtrohet dhuna ligjore. Te thuash nderhyri me dhune eshte njejte sikur te thuash Kuvendi miratoj nje ligj.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  13. #13
    Ky forum po me sherben mire per te njohur me mire karakterin e disave qe quajne veten shqiptar.

    Brari he burr me kane pelqyer disa shkrime tuat pro demokracise po me doket kesaj here ke sharruar keq. Ri shqyrtoj ato qendrime tuat se mos ke shkel dikund gabim.

    Albin Kurti eshte momentalisht njeriu me i madh i Kosoves, i vetmi burre qe guxon te thote te verteten ne sy, kunder te gjitheve por Pro Kosoves.

    Albinin mos e perzieni me partite e ndyera politike cilat do qofshin ato, ky eshte ngritur kunder te gjithave qe po e rrjepin Kosoven. Nuk eshte ky as me thaqin as me rugoven, te gjithe i ka vendosur ne listen e zeze dhe shume mire ka bere.

    Deri me tani qe 1 vit kam lexuar shkrimet e Albinit dhe me ka dale gati profet. Nuk ka gabuar absolutisht asnje milimeter ne qendrimet e tij, dhe ka dale cdo fjale e thene prej tij, dhe prandaj skemi pse dyshojme se do te dalin edhe me tej.

    Albin Kurti ka qene i vetmi burre i Kosoves qe eshte ngritur kunder zones 1000 hektareshe te manastirit te deqanit dhe thoshte: Nuk duhet lejuar kjo zone sepse nese kete e lejojme keso zonash do te perfitojne te gjitha kishat tjera ortodokse, po na vjedhin kulturen, po dalim neve ardhacak ne Kosove. As une skam besuar atehere para 1 viti mirepo doli saktesisht ashtu. Pasi askush nga HAJVANET tane politikuaj nuk doli kunder, 39 kishave ortodokse iu dhane zona qindra hektareshe.

    Nuk duhet biseduar per decentralizimin para sovranitetit sepse kur ska pushtet qeveria qendrore ska si te kete as qeveria lokale thoshte Albini. Kjo po legalizon enklavat, kthimi i qendrueshem po legalizon ri kolonizimin e Kosoves sepse serbet munde te vijne ku te do Serbia jo ku kane qene me heret. Edhe kjo ndodhi edhe ndarja e Kosoves sot eshte realitet.

    Ne menyre absolute cdo fjale e Albinit tashme ka dale: Ky ka thene moti qe bisedimet nuk duhet te ndodhin me serbine sepse legalizohet krimi. Ky ka thene moti qe bisedimet do te shtyhen. Ky ka thene qe sdo te kete pavaresi as ne vitin 2006 as ne asnje vit tjeter nese nuk ndodh referendumi. Kjo eshte tashme realitet. Ne nje emision televiziv gazetarja Jeta e pyeste Albinin. Cka do te besh ti nese para vitit te ri kemi pavaresine. ky tha: Une do te jepja doreheqje publike nga te gjitha deklarimet e mija, por jam i sigurte se pavaresia nuk do te ndodhe me kete trend bisedimesh, mirepo thoshte jam i sigurte se keta udheheqesit tane nuk do te japin doreheqje edhe nese nuk vjen pavaresia. Keto fjale jane thene 6 muaj perpara kur te gjithe ishin te sigurte se u kry pavaresia, Cfare eshte Albini atehere, i vetmi njeri ne Kosove qe nuk rren vetveten dhe popullin e vet. Kush dha doreheqje qe nuk u realizuan synimet. askush!!!!!

    Albin Kurti ka thene tashme se pavaresia prap nuk do te vjen, bisedimet do te vazhdojne me muaj te tere edhe propozimi i Ahtisarit do te jete autonomi substanciale, dmth pa ushtri, pa ministri te puneve te jashtme , pa ambasada neper bote, pa ulese ne kombe te bashkuara, UNMIKU do te behet EUMIK edhe u kry ky pis muhabeti. Statusi i kosoves pra ishte DECENTRALIZIMI. TURP

    Te gjithe ata qe thone dicka kunder Albinit do ti kuptoj tash e tutje qe sjan tjeter pos vegla te tjeter kujt per te thene keq ne kete forum, prandaj te gjithe ata qe nuk jane te tille ju lutem ti ri shqyrtoni qendrimet tuaja sepse eshte turp te flasesh dicka kunder Albin Kurtit, lider si ky lindin nje here ne 100 vjet.

    Ska pavaresi, ska asgje pa referendum dhe vullnet te popullit. TURP per te gjithe qe ende vrapojne pas plackave te mbetura te partive tona te ndyera politike qe kane rrejt popullin qe 17 vjet. TURP

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Brari
    "aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE patën bllokuar portat hyrëse të ndërtesës
    së Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut, me rastin e vizitës së Martti
    Ahtisaarit, "


    thuhet aty me lart..

    Po cfar jane portat hyrese te kuvendit te Kosoves dhe UNMIKu-t..?

    cili serb e do qe te kete Kosova Kuvend te pa zgedhur prej tyre..?
    Cili arkan do qe kosova te ket UNMIK?

    gjejeni nji serb te tille.. po nuk e gjeni dot..

    Cdo serb pa perjashtim.. don qe Kosova te kete ne cdo qytet Porta te UDB-es.. porta te Kasaneve ku ushtrohen polic e arkan te shumadise te gatshem per te genociduar Shqiptaret..
    Cdo serb don qe te kete ate mundesi tja veje drynin portave te Kuvendit me deputet te zgedhurnga vota e shqiptarit..
    Cdo serb don tja vej drynin cdo organizmi nderkombetar qe eshte ne Kosove per te mbrojtur ate qe serbet nuk e duan.. rezultatin e nderhyrjes se Natos.. pra largimin e detyruar te ushtrise serbe nga misilet e Klarko Blero Klintonit..

    Pra nuk jan tjeter vec lahpera e vegla te serbise kta albin kurtat me shoke..
    Kush e ndalon albin kurtin qe levizjen vet vendosja ta beje parti politike.. e te hyje ne zgedhje e kur te marri shumicen ...ne se e merr.. le te veje dryna ..

    Pse perfunduan.. ne laprak , OTRANTO e stankovac e furra te shkritoreve e ne varre te paditura mbi 2 milion shqiptare te Kosoves??

    Sepse dolen disa lahpera TIP ALBIN E TIP DAUT SELIM.. e folen ne emer te LAHPERAVE ENVEROISTO QOSEISTE te klos nano halitave te entusiazmuar se ja mbrriten me 97-TSHin gjakatar te rrezojne dhjetorin anti-enverist.. ne shqiperi dhe tani u duhej rrezuar dhe ai shalli i prishtnes.. dhe o burra menyra me e mire me e rrezu dhe ate e partin e tije ishte me shpall uck-a pa ushtar qe kusurin e punes ta kryente sllobo-arkanet me maxhupet e kosoves.. sic e kryen ne fakt..

    Dhe ish ajo Nato qe ja po.rdhi Sllobos e arkanit fitoren aq te lehte qe per pun javesh me e shporre nji popull nga trojet.. dhe po ajo Nato.. e pat fuqine qe ti thot Sllobos ..atij qe e shprazi Kosoven.. Shko ne hage .. dhe po ajo Nato qe i tha shqiptarit dil e voto ate qe do.. e kije kuvendin tend.. e qeverine tande e policine tande.. e un po ti le ktu instrumentat e mija Kfor e Unmik.. qe mos tju kthehet ma Arkani e Sllobo.. e un po ti mbaj me pare nepunsit nderkombetare qe ta instalojne shtetin demokratik.. te Kosoves..
    Pra Unmiku nuk eshte aty si vegel e Arkanit se me qen per arkan aty ish vnue UDB jo unmik e kfor..
    Pra nderkombetaret jan aty si dore e Natos.. e atyre nuk i vihet dryni..

    prandaj cmenduria e albinit nuk eshte deshire e popullit..

    mundet i cmenduri Demaq e caushoisti enveroist qos ta perkrahin.. por ne kosov e ka than populli me vote se kujt ja ka lan detyren me ba politik..

    pik..

    Vetem nje pyetje per ty brar, sipas teje cilet jane ata qe nuk jane lapera e kanibal!

    Dhe cilet jane ata qe jane atdhetar dhe ata te cilet jane ata qe nuk jane atdhetar sipas mendimit tend!

  15. #15

    Protesta e "Vetvendosjes" kthehet e dhunshme në Prishtinë

    Policia e UNMIK-ut ka ndërhyrë kundër demonstruesve të Lëvizjes Vetëvendosjes të martën para selisë së UNMIK-ut duke hedhur gaz lotsjellës në momentin kur këta të fnndit kanë dashur të rrëzojnë njërin nga muret e betonit që janë të vendosura para ndërtesës së UNMIK-ut dhe kanë hedhur gurë dhe shishe me ngjyrë të kuqe.

  16. #16
    Kurti: Ky është dënimi minimal dhe vërejtja e fundit

    Prishtinë, 28 nëntor 2006 (Kosovapress) Koha 17:23


    Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë të martën në Prishtinë, në demonstratën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është mbajtur në shenjë pakënaqësie ndaj Ekipit Negociator të Kosovës dhe proceseve politike në vend. Protestuesit kanë hedhur shishe me ngjyrë të kuqe në ndërtesën e Qeverisë, Kuvendit të Kosovës dhe selisë së UNMIK-ut. Ndërhyrje të policisë ka pasur vetëm te selia e UNMIK-ut.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44

    Jo policia e UNMIKUT por...

    policia e Kosoves duhet te nderhyje e te i zbute keto turma rrugaqesh qe ngrisin dore ndaj Institusioneve te Kosoves.
    Nga e drejta per te thyer dhe shkaterruar,kush i paguan ato deme,ne interese te kujte shkone terbimi dhe rrugaqeria.
    A eshte ky "revulucioni i kuq" i levizjes "otpor",a eshte vegel e dikujt ky tipi qe baba i punon per UNMIKUN.
    Pse nuk formon parti apo te hyje ne ndonjeren dhe ta provoje voten apo duhet gjithe gjak dje nga serbi sot nga banda rrugaqesh.Patronat e tij ne Prishtine dhe Beograde do ta likvidojne sepse nuk jane te kenaqur me "suksesin" e tij,ata dojne jo ngjyre te kuqe ata desherojne gjak,gjak sepse me gjak jane ngritur dhe me ta mbahen ne jete.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lahperet ne burg !

    Kosova duhet ta gezoje Clirimin qe ja dhuroj Nato..
    Mos e kafshoni doren e Mirberesit e shpetimtarit o faqezinj..


    skane asnje te drejte te protestojne kudrat e adem demaqit..

  19. #19
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Unë isha sot ne proteste, dhe mendoj se ishte me te drejt ajo qfar ndodhi sot, dhe mendoj se me shum behet dem nese vazhdojn te punojn ashtu siq kan punuar deri me sot sesa ato deme qe u bene (thyerje dritaresh)

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Qy gaz lotsjelles..., po keta zagare rrugesh eshte dasht me i vra si qente...

    Kush mendojne more se jane keta qe sulmojne Institucionet e Kosoves, te ndertuara me voten e lire te popullit, dhe personalin nderkombetar qe bejne punen e tyre ne Kosove?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •