Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 147 prej 147
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga Mendimi_Juaj
    Albin Kurti paraqet vullnetin e popullit te shtypur te Kosoves

    Albin Kurti - Biografi e shkurter e tij.

    Me 1 tetore 1997 Albin Kurti ishte udheheqesi i demonstratave studentore, ne keto demonstrata u tund pushteti i Serbise dhe Rugoves qe kishte rrejt popullin per 7 vjet. Keto demonstrata u denuan nga Rugova. Ai thoshte duhet te presim sepse pavaresia vetem se po vjen. Cdo te premte dilte ne konference shtypi, dhe gjith javen populli mjaftohet me nje deklarate te tij 30 minuteshe. Mirepo keto demonstrata zgjuan popullin e Kosoves. Albin Kurti u rrah ne mes te sheshit te qytetit ne Prishtine, dhe para kamerave televizive u terhoq per floke zvarre.

    Keto protesta i zgjuan popullin dhe me 1998 u shfaq UCK ja, Rugova prape denoi UCK ne duke i quajtur grupe terroriste.

    (Zoteriu ARB, gjith Kosova dhe gjith bota e dijne qe Rugova i ka quajtur UCK terrorista, mirepo gazeta e shkrete e asaj kohe Bujku & CO nuk kane guxuar te shprehin asgje, Megjithate thenjen e tij e pohoj se e kam degjuar vet, dhe munde te gjej miliona ne Kosove qe e kane degjuar thenjen e tij, ose munde te pyesesh ndonje politikan te huaj dhe te tregon. Ose nje kerkim ne google te jep mjaft rezultate ne detale se cfare qendrimi ka pasur Rugova per UCK, te gjithe e dijne qe ka qene kunder tyre. Edhe jam i sigurte se edhe ti ke qene kunder tyre siq je tani kunder Vetevendosjes. Une nuk te pergjigjem me ne pyetjet retorike. Ti dhe grupi yt keni qene gjithmone kunder ndryshimeve si ne 1998 si tani ska ndonje ndryshim te madh, dhe nuk pres me teper.)

    Pra me pastaj edhe perkunder zgjedhjeve qe mbante Rugova ne drenice zhvilloheshin luftime e masakra, Albin Kurti u be zedhenes i UCK se dhe kete post ka mbajtur deri ne konferencen e Rambujes, ky ishte kunder nenshkrimt te marreveshjes qe njihte sovranitetin e serbise mbi Kosove prandaj dha doreheqje nga posti i tij. Pas kesaj u burgos dhe qendroi ne burgje te Serbise deri pas luftes. Kur u lirua Albin Kurti u kontaktua nga te gjithe udheheqesit politik dhe eshte lutur qe te kyqet ne ndonjeren prej partive tone. Munde ishte minister sot siq eshte Bujar Dugolli shoku i tij i levizjes studentore 1997, mirepo ky refuzoi postet. Ky nuk deshi pushtetin mbi popullin e tij te shtypur pa shtet dhe sot udheheq Levizjen Vetevendosje, qe ka per qellim te ktheje dinjitetin e humbur te Shqiptareve te Kosoves. Te ktheje te drejten elementare njerezore, Vetevendosjen, Referendumin, barazine e te qenit qytetare ne vendin tend. Gje te cilen UNMIK u e ka mohuar duke na quajtur banore sikur te kishim ardhur nga larg.

    Nuk duhet te jemi kunder ndryshimeve qe kthejne dinjitetin e qytetarit. Terroriste jane quajtur te gjitha levizjet qe kane synuar thyerjen e diktatures, Ushtria Clirimtare e Kosoves, Ushtria Clirimtare Kombetare, Ushtria Clirimtare per Presheve, Medvegje, Bujanoc, Te gjitha keto jane quajtur terroriste dhe jane akuzuar ne fillimet e tyre, mirepo ato kane sjellur mjaft rezultatae, Rezultate te cilat sot i gezoni ju akuzuesit e tyre.

    Te pakten nje gje kuptoni nga politika, Faktor eshte ai qe ngrit Koken jo ai qe e ul koken. Te jesh i mjere nuk do te thote qe te jep dikush lirine, sepse te mjere ka ne gjith boten, por te jesh i zeshem, te ngritesh koken, te mos pranosh pushtetin e huaj cili do qofte ai, e them shume here, Serbet gjate gjith pasluftes, kane bere bllokim, te institucioneve, te rrugeve, te urave, protesta te dhunshme, skane respektuar askend perveq interesave te tyre, Sot ata po shperblehen me 30 % te territorit te Kosoves per qendresen e tyre dhe rezistencen. Ata nuk jane budallenje sikur neve te ulim koken, Por tani me as shqiptaret nuk jane te paditur,ka njerez si Albin Kurti qe u hap mendjen.

    E them qe pas gjithe ketyre proceseve, ju qe akuzoni do ta gezoni prape lirine, do te thoni erdhi Afganistani e Banglladeshi na cliroi por po ju them une juve dhe do te ju them prap. Vetem gjaku i derdhur i deshmoreve na ka sjelle gjendjen ku jemi, dhe vetem rezistenca jone do te sjelle pavaresine, perndryshe vllaznim bashkimin me Serbine e keni ne dere. Ju se keni kete problem, mirepo ne te tjeret kete nuk e lejojme.
    e lexova me shpërfillje këte mendim të mendimit tënd, nuk kam koment rreth kësaj përveq mund të shtoj një falë popullore "jep zot mend ku nuk ka " unë të kam hetuar edhe më herët për mendimet e çoroditura rreth kosovës, kishte me qenë mirë që të bësh përpjekje të korigjohesh pak se të provosh të minimizosh rrolin e rugovës, është një turp "sui generis". Edhe një këshillë, mos herro me shkue në xhami me e falë bajramin.

  2. #142
    Dy komunat më të rrezikuara

    Shkruar nga Albin Kurti


    Wednesday, 06 September 2006
    Komunat e Kosovës të cilat janë të banuara me shumicë shqiptare, e të cilat më së shumti i rrezikon decentralizimi për të cilin po negociohet në Vjenë, janë Dardana (ish Kamenica) dhe Burimi (ish Istogu). Dardanës do t’i gllabërohet gati gjysma e territorit, në njërën anë nga trefishimi territorial i Artanës (ish Novo Bërdës) dhe në anën tjetër nga komuna e re e Ranillugut, të dyja këto tashmë të aprovuara nga grupi negociator kosovar. Për më keq, Dardana e mbetur pas këtyre dy kafshimeve që i vijnë nga ana perëndimore dhe jugore e saj, do të shndërrohet në një enklavë shqiptare të rrethuar nga Serbia në lindje dhe nga territoret që kontrollohen nga strukturat e legalizuara të Serbisë përbrenda Kosovës nëpër të gjitha anët e tjera rreth e rrotull saj. Decentralizimi nuk paraqet vetëm projektin serb për copëtimin e Kosovës por edhe atë për rikolonizimin e saj në emër të të ashtuquajturit ‘kthim i qëndrueshëm’, e i cili parashihet edhe me standardin e katërt të UNMIK-ut: nëpër komunat e decentralizuara Serbia planifikon të bëjë kthimin masiv dhe kolektiv të serbëve. Ky kthim nuk është kthim i serbëve te prona e tyre (ndonëse prejardhja edhe e asaj prone zakonisht veçsa zbulon okupimin e Serbisë dhe shpronësimin e shqiptarëve), por është kthim atje ku serbët kinse do të jenë të sigurtë, gjë që siç dihet e shihet, definohet nga Serbia. E, Serbia do që t’i kthejë serbët në Kosovë jo atje ku ata ishin në shekullin e kaluar meqë asisoj ata do të mbeteshin gjithandej pakicë, por atje ku ata janë shumicë, ku bëhen shumicë ose atje ku ndërlidhen enklavat.

    Burimi është komuna tjetër jashtëzakonisht e rrezikuar nga decentralizimi e ‘kthimi i qëndrueshëm’. Planet e Serbisë për komunën e Osojanit e cila më tutje ndërlidhet me komunat e planifikuara të Bajës (Skënderaj) dhe Binçës (Klinë), kanë për qëllim zgjerimin e veriut të Kosovës. Albaniku (ish Leposaviqi), Zveçani dhe Zubin Potoku nw kwtw mwnyrw do të zgjeroheshin në drejtim të pjesës veriperëndimore që përfshin edhe malin strategjik të Moknës prej nga bombardohej Drenica gjatë vitit 1998 dhe 1999. Komuna e Kosovës, që ka numrin më të madh të fshatrave në të cilat Serbia mendon t’i kthejë serbët është pikërisht komuna e Burimit. Këto fshatra janë: Cërkolez dhe Suriganë (për kthim individual), Tuçep, Shalinoc, Osojan dhe Llukafc i Thatë (për kthim të organizuar që tashmë ka filluar), dhe Kërninë, Belicë, Bellopojë, Gjurakoc, Dragollec, Zallq, Zhakovë, Burim, Kosh, Osojan, Polanë, Sinajë, Veriq, Prekallë, Lubozhdë, Kovragë, Dubravë dhe Serbobran (për kthim të planifikuar në të ardhmen). Po ashtu, në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Serbia tashmë ka fituar pëlqimin e negociatorëve kosovar edhe për zonën e veçantë të manastirit të Gorioçit me rreth 200 hektarë. Përveçqë kësisoj bllokohet territori dhe resurset, njëherazi uzurpohet kultura dhe historia jonë, pamundësohen hulumtimet shkencore dhe gërmimet arkeologjike dhe mundësohet serbizimi i vlerave të paçmueshme që përmban ky manastir i cili daton që nga shekulli i XIV. Por, jo vetëm kaq. Duke qenë i vendosur në faqe të një mali pothuajse të pabanuar, pozita e këtij manastiri ka shumë rëndësi strategjike nga aspekti ushtarak.

    Fare afër këtij manastiri ndodhet burgu i Dubravës. Masakra më e madhe gjatë luftës së fundit në Kosovë ka ndodhur pikërisht brenda mureve të këtij burgu. Forcat serbe kanë vrarë afër 200 robër shqiptarë dhe me qindra të tjerë i kanë plagosur. Në vend qw ky vendmasakër tw shndërrohet në muze i cili do të kontribuonte në mbamendjen kolektive të të gjithëve, ai është ribërë një burg normal thuajse asgjë s’ka ndodhur aty dhe i cili në këtë mënyrë kontribuon për të kundërtën – harresën për të kaluarën. Krimi në Dubravë vazhdon jo vetëm për këtë arsye. Aty janë mbajtur e po mbahen edhe ish ushtarë të shquar të UÇK-së, me akuza politike që thirren në të kaluarën por, në fakt, shumë më tepër kanë të bëjnë me të ardhmen. Qëllimi është të izolohen dhe të mbahen larg zhvillimeve dhe aktualitetit politik veprimtarë e luftëtarë të spikatur për lirinë e Kosovës të cilët kanë mbetur të pakorruptuar dhe me shpirt të pathyeshëm revolucionar. Rasti më eklatant por edhe më bizar padyshim se është ai i komandant Naser Shatrit, i cili ka hyrë në muajin e tetë të vuajtjes së dënimit 12 vjeçar të shqiptuar nga Serbia. Jo, nuk është gabim shtypi i nderuar lexues. Naser Shatri, vuan dënimin prej 12 vjetëve të cilin ia ka caktuar në mungesë Gjykata e dhunshme e Pejës më 1991, për plagosjen që Naser Shatri ia kishte bërë inspektorit famëkeq të UDB-së, Baboviq, në zyren e këtij të fundit dhe me revolen e tij. Mbi bazën e këtij vendimi ai është arrestuar në aeroportin e Vjenës, gjersa po udhëtonte për në Suedi për të parë familjen e tij atje. Ky ishte udhëtimi i parë pas luftës i Naser Shatrit jashtë Kosovës. Në prill të vitit 1998, Naseri është kthyer nga Suedia në Kosovë për t'u inkuadruar në UÇK ku edhe u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 133 të UÇK-së. Kthimi i Naserit nga rruga që ia ndalën përgjysmë në Vjenë, ishte transfer prej një burgu në tjetrin: nga Vjena në Mitrovicën e Veriut, nga Mitrovica e Veriut në Dubravë. Nga burgjet në të cilat kam qenë, Dubrava është i vetmi burg në të cilin kam hyrë vetëm nga ana e vizitorëve. Javë më parë, mu atë ditë kur i kishte bërë shtatë muaj burg e vizitova Naser Shatrin në Dubravë. Përkundër maltretimeve psikologjike që kishte përjetuar, mprehtësia e gjykimit të tij më fascinoi. Mbase mendja e tij, për dallim nga ajo e neve të tjerëve që i ekspozohet ndotjes që e prodhojnë mediat dhe agjitacioni i partive politike, ishte shumë e pavarur dhe e kthjelltë. Izolimi që i kishin bërë Naserit kishte pasur për efekt të kundërtën e synimit të tyre për të. Naseri e dinte saktësisht se çfarë po ngjet me Kosovën dhe se si asaj po ia errësonin ardhmërinë; se si Vjena 2006 ishte përsëritje e Londrës 1913. Ai e dinte që plagosja e Baboviqit ishte preteksti dhe jo arsyeja e arrestimit dhe burgosjes së tij; se ai konsiderohej padrejtësisht kërcënim për serbët vetëm për shkak se ai ishte luftëtar i paepur për lirinë e popullit të Kosovës e kundër planeve hegjemoniste të Serbisë.

    Naser Shatri kishte një porosi për politikanët e Kosovës dhe një tjetër për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Për politikanët e Kosovës: “mos ia falni tokat tona të përgjakura Serbisë. Ne s’kemi tokë për të falur.” Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!: “Vetëm vazhdoni pandërprerë. As gjumë mos bëni.” Sa e thjeshtë, e qartë, e drejtë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #143
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 31-12-2006 më 00:09
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga arvanitasi
    e lexova me shpërfillje këte mendim të mendimit tënd, nuk kam koment rreth kësaj përveq mund të shtoj një falë popullore "jep zot mend ku nuk ka " unë të kam hetuar edhe më herët për mendimet e çoroditura rreth kosovës, kishte me qenë mirë që të bësh përpjekje të korigjohesh pak se të provosh të minimizosh rrolin e rugovës, është një turp "sui generis". Edhe një këshillë, mos herro me shkue në xhami me e falë bajramin.

    pse e lexove me shperfillje?

    mos ka naj gja qe nuk eshte e vertete aty?

    apo te duket e hidhur e verteta?

  5. #145
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Albini është vetëm Xhalma e Opingave të qoses dhe demaçit në përditshmërinë e Kosovës

    Elhami Idrizi ;- Kur e dijmëse në çfarë gjendje jetojnë një pjesë e madhe e popullit tonë ,si mendoni ju zoti Kurti ,cila është formula e juaj për daljen nga ky kaos?

    Sa varet pavarsia e Kosovës nga puna e Kuvendit ,sa varet nga OKB-ja dhe sa varet nga pëlqimi i beogradit ? A mendoni so do të ketë ndikim të madh iniciativa e Beogradit përpengimin e shtetit të pavarur ?


    Albini përgjigjet kështu :-
    Pa u bërë shtet njëherë mund të bëjmë vetëm improvizime pothuajse në cilëndo sferë e posaçërisht në ate ekonomike .Pavarsia e Kosovës ,aktualisht nuk mvaret nga Kuvendi i Kosovës .Nga sërbia varet sepse ajo është pranuar si faktor vendmarës për të ardhemen e Kosovës .Poashtu zëri isaj dëgjohet edhe në të gjitha oraganizat e bashkësisë ndërkombëtare .



    Ky Albini ka zgjedhur rrugë të gabuar për tiu ngjitur shkallëve të karierës politike , sepse niset nga revolucionet e vonuara demokratike .

    Nuk i lexova të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në ate letër ,por më bëri përshtypje kjo përgjigje e Albinit ,që sikur duket ka treguar se vërtet i qet buza tambël për sa i përket politikës .

    Thotë Albini se, pa u bërë shtet njëherë ..........!!!!!!!!!!!!!!!
    Por nuk tregon se si do vjen deri tek shtet formimi ,ky zotnia që shkon sikur muça pas dahisë .

    Thotë Albini se, njëherë mund të bëjmë vetëm improvizime pothuajse në cilëndo sferë e posaçërisht në ate ekonomike .
    Pra i bjen që të marim ne njëherë poltikën ( udhëheqjen ) e mandej e nisin prej fillimi - nga gërmadhat .Mendim ala qosiç e demaç ky .Kujtoni internacionalen .
    Për kësi lloj mentalitet budall / shkatërimtar ,është një urtësi popullore që thotë :- të shesim qen e të blejmë këlyshë .

    Thotë Albini se,Pavarsia e Kosovës ,aktualisht nuk mvaret nga Kuvendi i Kosovës !!!!!!!

    Por nu thot Albini, se Kuvendi i Kosovës ka kopetenca të kufizuara nga shkaku se kur u vendos për Kosovë ( në Ramboliet ) ,Kosova nuk përfaqsohej nga institucionet e Kosovës së atëhershme ( edhe përse ishin inst. paralele dhe që në votimet e atyre instituconeve kishin marë pjesë si vëzhgues edhe ndërkombëtarë - sidomos Amerika ) ,pornga një kazan çorbe nga ujemi i mullisit .
    Për këtë mangësi vendimarje që ka Kuvendi i Kosovës sot ,shkak është edhe vetë Albini me punën e tij të atëhershme ,se ishte sekretar i forcave politike ( polpotiste e kim il sungëve të Kosovës ) të atij që e mbante vetën për numër një të delegacionit -Hashimit.
    Pra mbasi Albini nga ajo vperimtari daktilografi e atëhershme ( për hashimin ) ,mbeweti me gishta në gojë ( po nga vetë Hashimi ) ,tani ata gishta don me përlyer pak edhe me mjalët pushteti !!!!!!!!!!!!!!!!



    Sa për zërin e sërbisë, edhe mund të ndëgjohet tek ndërkombëtarët ,se ata shfrytëzojnë lidhjet e vjetra politike ,por njëkohësisht edhe nga shkaku se ata nuk spiunojnë politikanët e vet tek ndërkombëtarët,përkundrazi i mbrojnë deri në pikën e fundit ,e siç bëbri Hashimi dikur me Akad. Dacin ,siç bëri me rastin e gjetjes së Armëve në Drenas , siç bëri me përpilimin e dosjeve mbi 500 faqëshe me shpifje ndaj institucioneve dhe udhëheqësve të institucioneve .

    Dhe asgjë më pak se Hashimi nuk duke bërë as Albini vetë ,me veprimtarinë e tij destruktive,që Kosovës nuk i ndihmon aspak fare e sërbisë edhe më mirë se e poltikanët e diplomatët e saj .

    Albini sikur duket nuk e kupton se filloi të ritet nën hije , që i rij.
    Kungujt që riten nën hije fshatarët iu japin lopëve për ushqim,se nuk kanë shije për tu vendosur në sofër .

  7. #147
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •