Postuar më parë nga
Mendimi_Juaj
Albin Kurti paraqet vullnetin e popullit te shtypur te Kosoves
Albin Kurti - Biografi e shkurter e tij.
Me 1 tetore 1997 Albin Kurti ishte udheheqesi i demonstratave studentore, ne keto demonstrata u tund pushteti i Serbise dhe Rugoves qe kishte rrejt popullin per 7 vjet. Keto demonstrata u denuan nga Rugova. Ai thoshte duhet te presim sepse pavaresia vetem se po vjen. Cdo te premte dilte ne konference shtypi, dhe gjith javen populli mjaftohet me nje deklarate te tij 30 minuteshe. Mirepo keto demonstrata zgjuan popullin e Kosoves. Albin Kurti u rrah ne mes te sheshit te qytetit ne Prishtine, dhe para kamerave televizive u terhoq per floke zvarre.
Keto protesta i zgjuan popullin dhe me 1998 u shfaq UCK ja, Rugova prape denoi UCK ne duke i quajtur grupe terroriste.
(Zoteriu ARB, gjith Kosova dhe gjith bota e dijne qe Rugova i ka quajtur UCK terrorista, mirepo gazeta e shkrete e asaj kohe Bujku & CO nuk kane guxuar te shprehin asgje, Megjithate thenjen e tij e pohoj se e kam degjuar vet, dhe munde te gjej miliona ne Kosove qe e kane degjuar thenjen e tij, ose munde te pyesesh ndonje politikan te huaj dhe te tregon. Ose nje kerkim ne google te jep mjaft rezultate ne detale se cfare qendrimi ka pasur Rugova per UCK, te gjithe e dijne qe ka qene kunder tyre. Edhe jam i sigurte se edhe ti ke qene kunder tyre siq je tani kunder Vetevendosjes. Une nuk te pergjigjem me ne pyetjet retorike. Ti dhe grupi yt keni qene gjithmone kunder ndryshimeve si ne 1998 si tani ska ndonje ndryshim te madh, dhe nuk pres me teper.)
Pra me pastaj edhe perkunder zgjedhjeve qe mbante Rugova ne drenice zhvilloheshin luftime e masakra, Albin Kurti u be zedhenes i UCK se dhe kete post ka mbajtur deri ne konferencen e Rambujes, ky ishte kunder nenshkrimt te marreveshjes qe njihte sovranitetin e serbise mbi Kosove prandaj dha doreheqje nga posti i tij. Pas kesaj u burgos dhe qendroi ne burgje te Serbise deri pas luftes. Kur u lirua Albin Kurti u kontaktua nga te gjithe udheheqesit politik dhe eshte lutur qe te kyqet ne ndonjeren prej partive tone. Munde ishte minister sot siq eshte Bujar Dugolli shoku i tij i levizjes studentore 1997, mirepo ky refuzoi postet. Ky nuk deshi pushtetin mbi popullin e tij te shtypur pa shtet dhe sot udheheq Levizjen Vetevendosje, qe ka per qellim te ktheje dinjitetin e humbur te Shqiptareve te Kosoves. Te ktheje te drejten elementare njerezore, Vetevendosjen, Referendumin, barazine e te qenit qytetare ne vendin tend. Gje te cilen UNMIK u e ka mohuar duke na quajtur banore sikur te kishim ardhur nga larg.
Nuk duhet te jemi kunder ndryshimeve qe kthejne dinjitetin e qytetarit. Terroriste jane quajtur te gjitha levizjet qe kane synuar thyerjen e diktatures, Ushtria Clirimtare e Kosoves, Ushtria Clirimtare Kombetare, Ushtria Clirimtare per Presheve, Medvegje, Bujanoc, Te gjitha keto jane quajtur terroriste dhe jane akuzuar ne fillimet e tyre, mirepo ato kane sjellur mjaft rezultatae, Rezultate te cilat sot i gezoni ju akuzuesit e tyre.
Te pakten nje gje kuptoni nga politika, Faktor eshte ai qe ngrit Koken jo ai qe e ul koken. Te jesh i mjere nuk do te thote qe te jep dikush lirine, sepse te mjere ka ne gjith boten, por te jesh i zeshem, te ngritesh koken, te mos pranosh pushtetin e huaj cili do qofte ai, e them shume here, Serbet gjate gjith pasluftes, kane bere bllokim, te institucioneve, te rrugeve, te urave, protesta te dhunshme, skane respektuar askend perveq interesave te tyre, Sot ata po shperblehen me 30 % te territorit te Kosoves per qendresen e tyre dhe rezistencen. Ata nuk jane budallenje sikur neve te ulim koken, Por tani me as shqiptaret nuk jane te paditur,ka njerez si Albin Kurti qe u hap mendjen.
E them qe pas gjithe ketyre proceseve, ju qe akuzoni do ta gezoni prape lirine, do te thoni erdhi Afganistani e Banglladeshi na cliroi por po ju them une juve dhe do te ju them prap. Vetem gjaku i derdhur i deshmoreve na ka sjelle gjendjen ku jemi, dhe vetem rezistenca jone do te sjelle pavaresine, perndryshe vllaznim bashkimin me Serbine e keni ne dere. Ju se keni kete problem, mirepo ne te tjeret kete nuk e lejojme.
Krijoni Kontakt