Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 147
  1. #101
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Mendimi_Juaj
    P:S: Une sdo te diskutoj me askend me dhe sdo te jap kurrfare komenti me shume, kush ska kuptuar e di qe nuk ndjen veten shqiptare prandaj skam nevoje ti mbush mendjen askujt. Ju vazhdoni me planet tuaja te mbrapshta se historia do te ju nxjerr te palare siq ju ka nxjerre ne 1999.
    Mendimi juaj, eshte e drejta e secilit ketu te kete mendimin e tij/saj. Parrulla te tilla (si ajo me te zeze) jane jo vetem te demshme, larg realitetit, por per me teper, te ceketa. Gjithmone ne forum sa here qe debati arrin nje pike, apo sa here qe dikush shprehet ndryshe nga ne, i veme kapakun muhabetit, "s'je shqiptar".

    Te dyja palet ne kete debat, kane te drejten e tyre te shprehen. Jane dy kendeveshtrime te ndryshme te te njejtit problem. Organizata "vetevendosja" ka te drejten e saj te protestoje, por ... dhe "por" e madhe ... e drejta e protestes mbaron aty kur fillon dhuna kunder institucioneve (qofshin kombetare apo nderkombetare.) Gjithashtu, ashtu sic eshte shprehur Albo, apo dhe disa te tjere, "Vetevendosja" do kishte bere me mire te kishte zgjedhur nje dite tjeter per kete proteste. Nuk eshte nevoja te ri-shpjegoj peshen, vleren historike dhe kombetare te 28 Nentorit, kesaj dite te shenjte. Jam e sigurt qe "Vetevendosja" zgjodhi qellimisht kete dite, por analogjia nuk qendron.

    A jane te lodhur shpirterisht, ekonomikisht, dhe politikisht shqiptaret e Kosoves, ndaj perzgjatjes se diskutimeve per statusin? Patjeter. Por duke gjykuar gjakftohtesisht, cfare arrihet me dhune kunder institucioneve qe do te "vulosin" kete ceshtje?! Dikush do thote qe "e vendosim vete, e vulosim vete kete pune." Te jemi realist, kjo nuk ndodh, dhe s'ka per te ndodhur. Serbia pikerisht shfrytezon keto momente tona, te cilat ne i ngreme ne piedestal, (disa me larte i referohen Kurtit si legjende etj.) Por, ndersa jam e sigurt qe ne nje fare menyre duhen zera te tille qe te shprehin pakenaqesine e popullit (gjithmone ne menyre paqesore) eshte/duhet te jete politika, diplomacia ajo qe ulet ne tavolinen e diskutimeve.

    Le te imagjinojme nje 28 Nentor tjeter, le te imagjinojme pamje te tjera ne ekranet e televizoreve brenda dhe jashte trevave shqiptare:
    Ne Prishtine, ne Prizren, ne cdo kend te Kosoves, shqiptaret perkujtojne Diten e Flamurit me koncerte, kenge, valle, fishekzjarre. Turma te rinjsh, te veshur kuq e zi ... jane ne rruge duke kenduar e kercyer e kujtuar lavdine e Kastriotit, Ismail Qemalit e Adem Jasharit ...

    Keto pamje ju siguroj (jo nga naiviteti i nje femre, por duke ditur forcen e imazheve) u dergojne qarqeve nderkombetare nje mesazh shume me te forte e me pozitiv sesa thyerje shishesh e shkaterrime.

    PS: Mendimi_Juaj, je shprehur disa here per 49% te kosovareve qe votuan. Pa me thuaj, kush ua kishte fajin qe nuk dolen ne zgjedhje? A nuk u luftua ne 1999 ndermjet te tjerash per te drejten e votes, per te pasur nje parlament, per te "vete-zgjedhur" perfaqesuesit e tu?

  2. #102
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Do e them shum shkurt:

    Albin Kurti me levizjen e tij, po ben nje pune te paqme, dmth qe ti tregoj botes se ne rast se Kosova nuk merr pavarsine ateher do ket trazira dhe do derdhet shum gjak. kjo eshte mjaft e qart. Nqs ka kete mision ateher, i lumt dhe ka nje far llogjike ne levizjen e tij.

    Por nga ana tjeter, Albini duket mjaft primitiv. po ku ka Shqiptar ne bot qe nuk don pavarsine e Kosoves, ku ka pas Shqiptar qe 500 vite qe nuk e ka dasht pamvarsine e Kosoves ose bashkimin me Shqiperine----puna eshte se ne gjithnje gjat gjith historise sone kombetare kemi pas fuqite e medha kunder nesh, sado Albina me taza boje apo voe pule qe te kemi pas kot kan shku.

    Rruga e vetme qe Kosova ka eshte te ket partner nderkombetar sic eshte USA dhe UK, qe i mbrojne ineteresat e saj shtetforumuse, pa kto dyja ska Kosove te pamvarur.

  3. #103
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Nuk po quditem me disa shkrime ketu, mirepo quditem me disa te intervistuar ne prishtine qe pash sonte ne lajme, disa nga te cilet thoshin: "ne vend qe te festojme festen ata bene proteste te dhunshme", a thua qfar duhej te festonim ne? nese do te jetonim ne tirane kjo thenie do te kishte kuptim por jo edhe ne prishtine

  4. #104
    Une pata thene qe sdo te pergjigjem megjithate meqe ti Lioness, qenke nje Moderatore thash me mire te sqarohem.

    Sa per fjalet, Kush ska kuptuar nuk ndjen veten shqiptare i drejtohet te gjithe atyre qe shkruan me lart se Albin Kurti duhet te rrahet, duhet te burgoset, torturohet etj. Pra keta as qe dyshoj fare, e di qe nuk jane shqiptare sepse te tilla gjera nuk jane zakone te shqiptareve, ashtu serbet na e kane bere.

    Sa i perket thenjes sate qe e drejta e protestes ndalon dhunen ndaj institucioneve, varet per cfare institucione behet fjale, Nese eshte fjala per institucione qe po na bejne varrin duhet edhe te luftohen.

    Sa i perket festimit me fishekzjarre per 28 nentore ashtu e kemi festuar qe 6 vjet ne Kosove mirepo kjo asgje te mire nuk solli pos iluzionin e lirise, dhe kjo ju dha te drejte UNMIK ut te vazhdoje regjimin e vet kunder deshires se popullit. Qe analfabetet e Banglladeshit te udheheqin Inxhinjeret e Kosoves.

    Sa i perket te drejtes se votes, vertet shqiptaret luftuan per ato vota, dhe bile njehere menduan se u erdhi e drejta e votes, ne zgjedhjet e para dolen mbi 80 % te popullsise, por me vone kur e pane qe votat e tyre po keqperdoren normalisht qe i thirren mendjes, e pane qe nuk jane te lire, e pane qe ne dokumente po ju shkruan UNMIK, e pane qe shqiptaret ende jane rober te te huajve, e pane qe nese del jashte Kosoves te shkruajne se ke nenshtetesine Serbe, sepse askush ne bote se di qe ka shtet UNMIK. Kur i pane keto pislleqe qe po beheshin ne emer te tyre, vendosen te mos ju ofrojne voten, te huajve, prandaj zgjedhjet u bojkotuan ne mase te madhe, kush e di sa % ishin, por ne statistikat zyrtare mezi arriten te grumbullojne 49 %. Cka dmth kjo ? Dmth qe institucionet tona skishin si te formoheshin sipas ligjit, duhet te perseriteshin zgjedhjet, mirepo meqe UNMIK ut i duheshin kukullat per te krijuar iluzionin e qeverisjes pranuan rezultatin dhe vazhduan avanturat e tyre. Mirepo populli nuk fle, ai eshte sovrani, ai edhe me shume se kaq do te vetedijsohet, dhe tu tregoje te gjitheve se eshte i gjalle, se nuk fal te drejtat e veta, kjo ishte vetem fillimi i fundit te UNMIK dhe IPVQ ( institucionet e pavarura veteqeverise i kemi pasur edhe me 1980). Pra populli do te rrembeje te drejtat e tij sdo te prese meshiren e askujt, Do te jete i lire patjeter.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Merreni seriozisht

    Në prapavijë heroin më të madh të shqiptarëve, ndërsa përpara mijëra sy e vesh të drejtuar ndaj tij. Në mes një i ri me megafon në dorë. Me një oratoripër lakmi ai ka elektrizuar masën së cilës i drejtohej, e cila ia aprovonte me brohoritma dhe duartrokitje ato që u thoshte. Elektrizimi më pas u transformua në hedhje ngjyre mbi ndërtesa qeveritare dhe të UNMIK-ut, për të përfunduar me mjegull lotsjellësi. Rrjedhë logjike dhe imazh tipik i protestave, të cilat dëshmojnë forcën e masave popullore që thuhet të mos u ketë mbetur asnjë opsion tjetër përpos rrugës.
    Albin Kurti duhet të jetë ndjerë më mirë se kurrë, më 28 nëntor 2006. Njeriu që nuk është duke iu ndarë protestave të rrugës, me demonstratën e djeshme përforcoi imazhin e një revolucionari të përjetshëm.Imazhin e tij dhe të protestës së djeshme t "Vetëvendosjes" i pamë të gjithë. Gjithë ato afishe të shpërndara anembanë Kosovës tash e disa javë, ishin parë si ato të zakonshmet "Vetëvendosja" ka shpërndarë. Mendohej edhe në një protestë të radhës, me dy tre qind pjesëmarrës kryesisht miturak.
    Por, këtë herë ishte ndryshe. Këtë herë ishte seriozisht. Protesta e "Vetëvendosjes" e organizuar dje në Prishtinë, mblodhi aq njerëz sa në këto vitet e fundit vetëm vdekja e Ibrahim Rugovës dhe yjet e estradës kishin arritur të mblidhnin në të njëjtin vend. Politikanët tjerë tashmë i kanë vetëm të arkivuara tubime të tilla. Por, çfarë dëshmon demonstrata e djeshme?
    Thjesht dhe pa më të voglin dyshim - edhe pse gjithmonë aktive - "Vetëvendosja" dje dëshmoi insistimin e saj që të jetë pjesëtare në zhvillimet politiketë vendit. Ajo tregoi se furishëm është duke u bërë pjesë e këtyre zhvillimeve dhe se në të ardhmenzor se do të mund të shpërfillet si deri më sot. Se s'është për t'u shpërfillur mund ta ketë parë secili që dje ndodhej në demonstratë, apo përskaj saj. Tensioni i të dëshpëruarve ishte në ajër. Po ashtu vullneti kryengritës vërehej tek secili. Ai vullnet u pa në shishet e mbushura me ngjyrë të thyera me zemërim në dritaret e institucioneve. Do të kishte mjaftuar një shkëndijë që gjithçka të dilte jashtë kontrollit.
    Dje, lëvizja po ashtu shumëzoi caqet e sulmeve të saja politike. Lëvizja ishte kritikuar se duke u marrë më një dinozaur siç është UNMIK-u, kishte harruar e lënë anash mospunën dhe papërgjegjësinë e institucioneve vendore, për të cilët ekziston konsensus i plotë se janë ndër kreatorët e gjendjes në të cilën ndodhemi.
    Ajo për herë të parë me seriozitet - dhe dhunshëm - preku ndërtesat qeverisëse të Kosovës, duke çuar një hap më tej synimet e saj, që ndoshta një ditë të jetë aty brenda.
    Nuk është e jona të gjykojmë në veprimet e "Vetëvendosjes". Të drejta ose jo, interpretimi mbetet individual. Por të gjithë pajtohemi se lëvizja "Vetëvendosje", nëse përdorim një leksik revolucionar, ësh duke ngjeshur radhët, ndërsa lideri i shkathët i saj,
    Kurti, po dëshmon cilësi të një lideri që duhet trajtuar seriozisht.
    Nëse pesë janë arsyet që "Vetëvendosja" doli në rrugë, pesë janë edhe arsyet që ajo duhet marrë në konsideratë.
    Së pari ajo po rritet në numër, së dyti ajo ka një lider që është duke treguar aftësi menaxhimi të mllefit të grumbulluar tek qytetarët dhe kanalizim të tij. Pastaj, amullia e liderëve tanë politik mund të jetë arsyeja e tretë, afatet e mjegulluara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe nervozizmi që është duke shkaktuar te kosovarët e katërta, dhe si arsye e pestë do të mund të ishte edhe mjerimi ekonomik në të cilin gjendet vendi.
    Ndërkohë, derisa protesta e Vetëvendosjes solli aromën e lotsjellësit në Prishtinë, të harruar tash e një kohë, në Shkup po festohej nga mijëra shqiptarë vendosja e shtatores së Skënderbeut në atë qytet, kurse në Preshevë u hoq flamuri serb për t'u zëvendësuar
    me atë shqiptar.
    Nuk është ky entuziazëm për zgjimin mbarë kombëtar, por gjithë këto zhvillime në Prishtinë, Preshevë e Shkup tregojnë se të gjitha këto kryeqendra janë pjesë të një problemi ende të pazgjidhur. "Vetëvendosja" ka zgjedhur rrugën e saj për zgjidhjen e problemit të Prishtinës. Mbetet pikëpyetje se a do të shndërrohet në partner të Dragodanit (Zyrave Ndërkombëtare) në zgjidhjen e problemit apo do të mbetet e pa kompromis në qëndrimet e saj.
    Krejt ka të bëjë me vullnetin e drejtuesve të Vetëvendosjes. Nëse Dragodani nuk i përfillë, ndoshta janë liderët e institucioneve tona ata që do të duhej të testonin aftësinë e "Vetëvendosjes" për të negociuar, nëse janë të interesuar. Aftësinë për të protestuar në rrugë nuk kanë nevojë t'ia testojnë. Janë më shembullorët në Kosovën e pasluftës.Gazeta Expres.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #106
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759
    O veq jan dal qaty se skan pas qka me bo, e hajt ta boj ni budallaki.(Po e shkruj kshtu alla-kosovarçe)

    Kush i paguan ato qe i ka bere z.Kurti Albin? te gjitha i paguan Kosova, as nje shtet tjeter as unmiku as kfor as nato as kush, te gjitha Kosova i paguan, ky KURTI i ben dem Kosoves popullit te saj se jo qe rregullon dicka.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  7. #107
    Porosi e qartë e revoltës së ligjshme ndaj mashtrimeve

    Fajtor për pasojat që janë shkaktuar në demonstratën e 28 Nëntorit 2006 janë anëtarët e grupit negociator

    Prishtinë, 29 nëntor 2006 - Lëvizja Popullore e Kosovës ka qenë pjesëmarrëse në protestat që u bënë më 28 Nëntor 2006. LPK vlerëson se UNMIK-ut, Ekipit Negociator, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës i janë dhënë porosi të qarta të revoltës së ligjshme ndaj mashtrimeve dhe veprimeve të tyre kundër vullnetit të qytetarëve.

    Për ata që po i dënojnë demonstratat e kemi një këshillë shoqërore. Për arsye praktike le të fokusohen në shkaqet e protestave dhe jo në pasojat e tyre. Mesazhi i këtyre protestave është i qartë: Kush mashtron në Kosovë nuk kalon pa revoltë popullore dhe pa dënim.

    Fajtor për pasojat që janë shkaktuar në demonstratën e 28 Nëntorit 2006 janë anëtarët e grupit negociator. Ata e mashtruan popullin një vit rresht se sivjet do të përmbyllet statusi i Kosovës. Kjo nuk ndodhi. Ata nuk u përgjigjën vetë dhe Kuvendi nuk i mori në përgjegjësi. Kjo gjendje i revoltoi qytetarët dhe masovikisht dolën në protesta, të cilat kanë qenë shumë të qeta në krahasim me mashtrimin e madh që u ka ndodhur.

    LPK kërkon nga qytetarët që të rrinë zgjuar dhe të përcjellin më tutje gjendjen e sëmurë në krerët e institucioneve të Kosovës dhe të jenë të gatshëm për protesta të reja.

    Ndërsa Kuvendit të Kosovës i bëjmë thirrje që të ftojë seancë të jashtëzakonshme dhe të shkarkojë ekipin negociator, pasi ai vullnetarisht nuk po jep dorëheqje. Edhe ashtu ai është i panevojshëm pas deklaratave që ka dhënë se nuk do të ketë më bisedime.

    Kryetari i LPK-së

    Emrush Xhemajli

  8. #108
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve madje edhe jashtë Kosovës të na bashkangjiten në protestat kundër atyre hipokritëve që na tradhëtuan në Kongresin e Berlinit e në Londër e tash duan të na tradhëtojnë dhe në Vienë. Ata vazhdimisht po shkatërrojnë populllin e Kosovës, po shkatërrojnë ekonominë, nuk ka asnjë profesion të cilin shqiptari mund t'a ushtrojë në Kosovë sepse manovët e likurazezët kanë ndaluar çdo gjë me qëllim që të na vrasin nga uria. A doni t'a shihni veten sikur ajo malësorja me një gomar e ca qymyr e t'i afroheni një banglladeshi duke i thënë: A doni qymyr zotëri? e në këtë rast në gjuhë të huaj sepse ai bangalladeshi që flet një gjuhë të flliçur i duket vetja goxha dikushi dhe do shajë gjuhën e juaj.
    Ata vazhdimisht po frikësojnë popullin e Kosovës, po e mbajnë në gjendje psikoze. Ata kërcënuan popullin shqiptar se nëse dalin në protesta do të jenë në shenjestër të tytës së automatikut unmikian. Ata duan t'a ndajnë Kosovën në pjesën të cilën do të rroni si kafshë nën sundimin e tyre dhe në pjesën tjetër të cilën nuk do ta shkelni kurrë e përjetë. Ata janë që pas sakrificave të pashembullta të UÇK-së futën ca tanke të ndyra dhe e shpallën çlirimin e Kosovës nga ana e tyre dhe menjëherë pas kësaj u morën armët atyre që na mbrojtën gjatë luftës. Ata përdhosën çdo gjë shqiptare, hodhën përtoke flamurin e Skenderbeut, burgosën çlirimtarët dhe torturuan familjet e tyre.
    Ata janë që së bashku me politikanët me prejardhje anadollake, vjedhin miliona nga djersa e popullit, dhe ankohen për ca dritare të njollosura, sepse hipokrizia e tyre nuk ka fund. Ata i përkasin kryesisht atij grupi që është i njohur me emrin "euro-perëndimor i paturp". Ata janë që po hapin shtëpi publike në trojet tona, po i shesin motrat tona, po shesin drogë në trojet tona, po e çojnë racën tonë drejt shkatërrimit.
    Ata vendosën standarde të cilat kurrë nuk i kanë pasur në shtetet e tyre e as kurrë nuk do ti kenë. Me të vetmin qëllim që juve të iu manipulojnë, dhe të luajnë me ju sikur kasapi me viqin para therrjes përfundimtare.
    Ata janë që në protestat e Marsit vranë pa mëshirë shqiptarë vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe pse ishin të mençur e kishin kuptuar politikën okupuese të derrave perëndimoro-lindorë.
    Shikoni pak veten tuaj, vazhdimisht ankoheni, se ka korrupsion, ka varfëri, papunësi, studentët kanë kushte të mjerueshme, ata nuk lejojnë të punojnë taksistët as cigareshitësit e shumë e shumë biznese tjera në një kohë ku populli ynë lëngon për bukë goje. Mos Albin Kurti paska faj që populli vuan në këtë gjendje të njerueshme. Të gjithë e dimë se janë politikanët serbë që po na sundojnë bashkë me unmikoviqët që po shkatërrojnë popullin e Kosovës. Se shqipëtar nuk është Daci që blen veturë të panevojshme tepër luksoze për një derr sikur ai,, në një kohë kur populli vuan për bukë.
    A thua çfarë i duhet një vilë aq luksoze një tipi kundërmues sikur Kolë Turini Lopës Berisha, apo Nexhat Maqoku Daci??
    E baballarët e këtyre që po flasin tash, përpara thoshin : Heu Azem Bejta Azem Galica ta pa sherrin krejt Drenica. E këta vetëm po e plotësojnë amanetin e të parëve, sepse janë një racë serbësh që mësuan shqipen për të vepruar kundër shiptarëve.
    Pastaj këta u bënë partizanë të devotshëm. Më 1981 i quajtën pleh demonstratat e studentëve që u torturuan pa mëshirë. Këta e ndaluan TV që t'i lajmëronte popullit se në Drenicë një farë trimi Tahir Meha ka bërë luftë të vërtetë. Këta janë që deshën serbin aq shumë sepse edhe vetë serbë.
    Këta shanë edhe Ushtrinë e Shenjtë, sepse u prishi rehatllëkun dhe komoditetin që kishin nën sundimin serb në kohën kur përpëliteshim për një krodhe bukë e serbi ta merte kafshatën nga goja. Këta edhe pas lufte vrapuan manjëherë t'i futeshin në vrimë të bythës këtyre të huajve u dhanë edhe të bijat për gra, e ca i shitën si prostituta tek pederastët bangalladeshianë. Këta tash vetëm po vazhdojnë atë që kanë bërë deri më tash. Po vjellin vrer kundër protestave të drejta, sepse ky është misioni i tyre në këtë botë, që të shkatërrojnë racën shqiptare.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Protesta e '' vetvendosjes '' me " 28 Nëtor '' , nuk është asgjë tjetër pos VAZHDIMËSIA Poltike e atyre të cilët kurrë nuk i njohën Instititucionet e Kosovës , sikur ata ish Institucione ( Institucionet Paralele ), si dhe këta tani të njohura bile edhe Ndërkombëtarisht .

    Kështu do i kemi punët gjithmon ne Shqiptarët , derisa të ketë dikush koci ( eshtra ) me tepric e për të gjuajtur ,gjitmon do gjindet ndonjë qen ( nga radhët tona ) i uritur për ti lëpirë .

    Mos hyj më shum në historinë e mosnjohjes dhe dhunimit të institucioneve të Kosovës ,por po përkujtoj disa raste pikante ,që këta revolucionarët e tetorit bollshevik ala-shqiptar , ia kanë ngulur thikën pas shpine Kosovës gjithmon :-

    1. Kurnjëherë nuk i njohën Institucionet paralele të Kosovës nën sundimin e sërbisë !
    E kush tjetër nuk i njihte këta institucione pos tyre - vetë sërbia .

    2. Egzistonin ata organizma shtetërore ( ata çka ishin ) e që punonin për mbarvajtjen e jetës e poltikës në Kosovë , për ti shkatëruar ata institucione ,këta kërkonin asamble Kombëtare ,se në votime kurrë njiherë nuk fitonin më shum se një furgon elektorat !
    E kush kërkonte shkatrimin e këtyre institucioneve që bënte reprezentimin e Kosovës , historisë së saj , vuajtjeve dhe aparthejdit sërb ndaj Kosovës , përveç tyre - vetë sërbia .


    Poltika e këtyre produkteve laboratorike sllave ,është shum e thjeshtë :-
    mbasi nuk jam unë ,mos qoftë kërkush.
    E sa për Kosovë ,shpirtërisht edhe këta sikurse milloshi e duan , Kosovën si teritor , e tek tuk ndonjë shqiptar kuriz butë ,labil ,që din me iu thën urdhëave të këtyre , vetëm peqe e lepe ,e këta të kokorozen sikur gjeli maje plehut mandej nëpër mbledhjet e internacionales socialiste .

    Pra këtu kemi gjatë gjithë kësaj kohë ( mbi një dekadë e gjysëm ) ,të njetit regjisor ( anti - institucionalist dhe që mbajnë ende dhuratat e sërbisë varur në qafë , e që thërasin sërbët - vëllezërit sërb ) por me aktorë të tjerë .


    Unë një gjë nuk e kuptoj ende , se si nuk i vjen turp Albin Kurtit të meret ende me protesta ( gjëja për Kosovë ) , kur Baton Haxhiu e tha hapur në Gjykatën e Hagës ,se demostaratat studentore të udhëhequra nga Unioni i strudentëve gjegjësisht Albini e Dugolli , ishin të inicuara dhe të kontrolluara nga stanisha ( ministri i punëve të mrendshme të millosheviçit ) !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ja pra , kaq i mençur është Albini .
    Ka zgjedhur rrugë të gabuar për hypje shkallëve të politikës .



    E sa për dëmtim të instititucioneve - Kuvendit, Kryeministrisë ,dikujt atë ditë është dashur ti qendiset balli me një kokër plumbi .
    Se ata Instititucione kanë dalur nga vota e popullit ( për aq popull sa kanë votuar dhe respektuar Kosovën si Atdhe të tyre ) , dhe jo nga llumi i rrugëve me revolucione të vonuara demo-kratike .

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum bukur po flet or "mendimi jot"..

    aq bukur sa do ta kish pas zili dhe shoki enver kur thoshte se behemi si stralli etj..

    mirpo bukuria pa te verteten vyshket shpejt..

    ne disertacionin tend me te cilin mund te behesh fare mire antar biroje ne pdk e lpk.. thua nje fjali te tille..

    "NEVE I KEMI MUNDUR KETA (Serbine) NE 1999 TE:"

    pikerisht ketu eshte thelbi i punve or shoqi mendim..

    ajo cka thua ti eshte vertet e bukur por aty ska asnji 0, 0000000001 % te vertete..

    Nuk i mundem or shoq nuk i mundem..por na munden..

    ketu fillon gjithe problematika e sotme..

    Ju qe thoni "i mundem " ke genjeni" ?

    po pse per betejen e termopileve po flet ketu e 2500 vjet me pare ..apo te torviollit ketu 500 vjet me pare..

    nuk genjehet or ti nuk genjehet sepse ja ulni vlerat vetes..

    a e di cdo te thote Ta kesh mundur Serbine..?

    po sdo kish nevoj pandushi me nda cadra e miell te turkut.. per 2milion shqiptare.. neper kuks e laprak e shkozet..
    po sdo kish pas nevoj demaqi me hi nder bodrume te shkijeve ne prishtine..
    po sdo kish pas nevoj me rrue mjekrren qosja e me ik si mini ne "bes" te oficirave te gligorovit e me dal pi han elezit e si hajn me u fsheh deri ne mjekerr rritje neper villa te tos klos mejdan ramiz enverit..
    po sdo kish pas nevoj per paskal mil e kadare neper rambuje..
    po sdo kish pas nevoj per per shum e shum gjana.. e se fundi.. per ma kryesoren e kryesoreve.. per Uollker ollbrajt klinton bler klark..
    pra sdo ish nevoja me u vnue ne pune baza e natos ne aviano.. me dergue misila ne krevet te milloshit..

    pse rren more burr..
    po si rrehet keshtu per nji ngjarje qe jan deshmitar 6 milion shqiptar..

    Na mundi or shoq Serbia e kerkush ma mir se ju komunikat-beresit e rognerit nuk e di kte pun..
    cka flisni more ..

    si more thuhet paqyk zori.. i mundem..

    po skish pas pun unmiki e kfori ne kosov ne se serbine e kish mund partia jote me shok jakupin ne krye..

    nji gja eshte e vertete.. Ju mundet Saliun ne 97-te..
    Po .. Mafia ..PS pra .. diti aq bukur ta organizoj punen sa per pun javesh e shtriu pertoke shtetin shqiptar..

    Po jo Serbine..
    ju po shpallet nji uck.. me 3 luftar.. daut muj e selim.. e kte ushtri ne menyre perfekte e "forcuat" me nji sistem te hatashem propogande..
    kudo ne kryeqytete te europes.. shpallet zedhensat.. e ksaj ushtrie.. pastaj organizuat kudo ne europe demonstrata me thirrjen uck uck..
    pastaj..

    pastaj e kishte sllobo inisiativen..

    e morri topin e tribloj ke mujti e na bani nji gol te madh..
    pra ja hini kosoves.. ku desh vet e ku e thirret ju.. edhe e bani llom nji popull 2 mlion e ca shqiptaresh.. e i qiti matan bjeshkvete namuna..

    kjo eshte e verteta..

    dhe pikerisht se ish kjo e vertete.. u cu klinton bleri e i tha klarkut.. bjeri sllobos..
    sikur ta kishit mujt ju serbine .. pse duhej klintoni me i dhan leje klarkut me i ra sllobos..
    jo more do i kishte than klarku sjam ka i konsumoj misilet se vlen sejcila miljona dollar.. se atje ska nevoj per ne.. vet mister kupi me te cilin tash fola ne celular satelitor.. me tha .. hello mister klark au du judu.. no prabllem.. tash tenku fundit serb kaloj neper podujev i detyruem pi mister lim llap- mustaf sulltanit.. e asht nis per nish.. e kudo aleatet ton uck-iste kan situaten ne dore.. e ska nevoj me hi trupat tone te natos ne kosov se vet mister Kupi i ka ndreq punt..

    skini marre..

    na mujti serbia .. na zhdemi e na perdhunoj.. e na erdh nato na shpetoj.. kjo eshte e verteta..

    me rrena kujtoni ju se bahet shteti i Kosoves..

    jeni shum te rrezikshem...

    aleat pa pages sic gjen serbia tek ju.. nuk besoj ka gjet ndoj regjim gjakatar ndoj here..

    cdo dit i sherbeni serbise..
    dhe albin-izmi eshte perpjekja e fundit e cmendur e agjentures serbe ne Kosove..
    Marsi ishte cfaqja e pare e cmendurise se aleatve te serbise.. dhe me te drejte KADARE e denoj..

    tash albinizmi.. e mbas tij fshihet qoseizmi e demaqoizmi.. e bin ladenizmi..

    tan mu.tsihanet bashkohen.. e mir bani qe bashkoheni.. qe tju njohi populli.. e ta dim se kemi nji anmik.. me dy koka.. nji ne beograd nji ne prishtine..
    e te detyrohemi edhe iher me i than Natos.. e ja preve kryet asaj ne beligrad..na ndihmo dhe me ja kput kryet dhe ksaj bishes ne prishtine..

    nuk guxojm me humb kosoven.. edhe i here prej jush..rrenacakve.. qe vet hani ne 400 sahana te huaj.. e kosoven jeni msu me e pergjak si te jete nji njerke e huaj..
    Sa bukyr ju a tha ai i mencuri ma lart.. Nintendo..

    NINTENDO..e konsideroni ju Kosoven..


    prej rrenave.. shkoj shqiperia ne ate situaten tragji-komike te eksodit.. ku sikur te kishpas edhe nja 400 anije ne port.. krejt shqipnia ishte zbraz..

    ja e pranoj ramizi vet ne kosov..
    deri ne 70 kemi ecur mire.. qe do te thote .. me ndihm te stalin hrushov maocedunit.. ecem.. pastaj ngecem..

    70 -90.. 20 vjet vend numro..

    nji bicikell ta lesh 1 muaj pa perdor.. dhe merr fund aty ne shi.. mendo nji popull ne stanjacion ekonomike politik se cka ndodh.. per 20 vjet..
    merr fund..
    pse..
    sepse nuk hiqnin dore nga rrenat..

    rrehet 1 dit ..ja nji jav po jo 20 vjet..

    me rena e niset ju.. nen shembullin e partismëmë..ppsh luften apo uck-ne ..dhe per 3 muaj kosova.. mbaroj krejt..

    rrena ju coj dhe ne krim..

    me mbulu deshtimin tuaj total ju enveristet kosovaro diasporas.. filluat vrasjet..

    rrena ju ka zan syte..

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga posta
    Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve madje edhe jashtë Kosovës të na bashkangjiten në protestat kundër atyre hipokritëve që na tradhëtuan në Kongresin e Berlinit e në Londër e tash duan të na tradhëtojnë dhe në Vienë. Ata vazhdimisht po shkatërrojnë populllin e Kosovës, po shkatërrojnë ekonominë, nuk ka asnjë profesion të cilin shqiptari mund t'a ushtrojë në Kosovë sepse manovët e likurazezët kanë ndaluar çdo gjë me qëllim që të na vrasin nga uria. A doni t'a shihni veten sikur ajo malësorja me një gomar e ca qymyr e t'i afroheni një banglladeshi duke i thënë: A doni qymyr zotëri? e në këtë rast në gjuhë të huaj sepse ai bangalladeshi që flet një gjuhë të flliçur i duket vetja goxha dikushi dhe do shajë gjuhën e juaj.
    Ata vazhdimisht po frikësojnë popullin e Kosovës, po e mbajnë në gjendje psikoze. Ata kërcënuan popullin shqiptar se nëse dalin në protesta do të jenë në shenjestër të tytës së automatikut unmikian. Ata duan t'a ndajnë Kosovën në pjesën të cilën do të rroni si kafshë nën sundimin e tyre dhe në pjesën tjetër të cilën nuk do ta shkelni kurrë e përjetë. Ata janë që pas sakrificave të pashembullta të UÇK-së futën ca tanke të ndyra dhe e shpallën çlirimin e Kosovës nga ana e tyre dhe menjëherë pas kësaj u morën armët atyre që na mbrojtën gjatë luftës. Ata përdhosën çdo gjë shqiptare, hodhën përtoke flamurin e Skenderbeut, burgosën çlirimtarët dhe torturuan familjet e tyre.
    Ata janë që së bashku me politikanët me prejardhje anadollake, vjedhin miliona nga djersa e popullit, dhe ankohen për ca dritare të njollosura, sepse hipokrizia e tyre nuk ka fund. Ata i përkasin kryesisht atij grupi që është i njohur me emrin "euro-perëndimor i paturp". Ata janë që po hapin shtëpi publike në trojet tona, po i shesin motrat tona, po shesin drogë në trojet tona, po e çojnë racën tonë drejt shkatërrimit.
    Ata vendosën standarde të cilat kurrë nuk i kanë pasur në shtetet e tyre e as kurrë nuk do ti kenë. Me të vetmin qëllim që juve të iu manipulojnë, dhe të luajnë me ju sikur kasapi me viqin para therrjes përfundimtare.
    Ata janë që në protestat e Marsit vranë pa mëshirë shqiptarë vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe pse ishin të mençur e kishin kuptuar politikën okupuese të derrave perëndimoro-lindorë.
    Shikoni pak veten tuaj, vazhdimisht ankoheni, se ka korrupsion, ka varfëri, papunësi, studentët kanë kushte të mjerueshme, ata nuk lejojnë të punojnë taksistët as cigareshitësit e shumë e shumë biznese tjera në një kohë ku populli ynë lëngon për bukë goje. Mos Albin Kurti paska faj që populli vuan në këtë gjendje të njerueshme. Të gjithë e dimë se janë politikanët serbë që po na sundojnë bashkë me unmikoviqët që po shkatërrojnë popullin e Kosovës. Se shqipëtar nuk është Daci që blen veturë të panevojshme tepër luksoze për një derr sikur ai,, në një kohë kur populli vuan për bukë.
    A thua çfarë i duhet një vilë aq luksoze një tipi kundërmues sikur Kolë Turini Lopës Berisha, apo Nexhat Maqoku Daci??
    E baballarët e këtyre që po flasin tash, përpara thoshin : Heu Azem Bejta Azem Galica ta pa sherrin krejt Drenica. E këta vetëm po e plotësojnë amanetin e të parëve, sepse janë një racë serbësh që mësuan shqipen për të vepruar kundër shiptarëve.
    Pastaj këta u bënë partizanë të devotshëm. Më 1981 i quajtën pleh demonstratat e studentëve që u torturuan pa mëshirë. Këta e ndaluan TV që t'i lajmëronte popullit se në Drenicë një farë trimi Tahir Meha ka bërë luftë të vërtetë. Këta janë që deshën serbin aq shumë sepse edhe vetë serbë.
    Këta shanë edhe Ushtrinë e Shenjtë, sepse u prishi rehatllëkun dhe komoditetin që kishin nën sundimin serb në kohën kur përpëliteshim për një krodhe bukë e serbi ta merte kafshatën nga goja. Këta edhe pas lufte vrapuan manjëherë t'i futeshin në vrimë të bythës këtyre të huajve u dhanë edhe të bijat për gra, e ca i shitën si prostituta tek pederastët bangalladeshianë. Këta tash vetëm po vazhdojnë atë që kanë bërë deri më tash. Po vjellin vrer kundër protestave të drejta, sepse ky është misioni i tyre në këtë botë, që të shkatërrojnë racën shqiptare.
    eu po me haz e paske marrë bre burr, po kush je ti more mistrrec që u bënë thirrje shqiptarëve të të bashkohen pas teje në protesta pro serbe, po a e kupton mero kok tul se historia nuk spjegohet nga këndvështrimi yt por këndi shkencor.Paj në koftë metë kosova në albinin le ta marr djalli edhe kosovën,
    edhe diçka kujdes Daci nuk është nuk është maqok, ai është akademik bile i shkencave ekzakte nëse e merr vesh çka është kjoÇka është kjo qoroditje e juaja kështu, besoni në veprimet e Albinit e dyshoni në Dacin, idiotizmi nuk ka fund.

  12. #112
    He more Brari une kishe thash i perfundove keto qoroditjet tuaja. Po ti more i uruar me kete sarkazmen tende pa shije na lodhe duke lexuar gjera krejt pa vlere. Te pakten te mesohesh te debatosh si burre meqe e di qe moti je ketu.

    E tani disa gjera skam qare pa ti sqaru ( edhe pse e di qe i ke te qarta ).

    Kam lexuar edhe shume shkrime tjera tuajat dhe interesant sikur te kopjuara i qet ato fjali. Perzieve drith e miell, jo saliu, jo bleri e klarku e dreqi me te birin qe kush ka nerva me lexu shkrim pa takt si shkrimet tuaja.

    O Zoteri degjo pak se une te qarta i shkruaj fjalite, aq te qarta se e verejta se ja paskan nise me te pengu.

    Une nuk qaj koken bash hiq, as me saliun, as per blerin, as per klarkun, as per qosjen, as per rugoven, as per thaqin, as per edi ramen, as per askend nga keta politikan. Une thjesht jam i betuar te them te verteten dhe do tia them secilit pavaresisht kush eshte, ne asnje moment nuk censuroj shkrimet e mija edhe as nuk shkruaj qe ti rris dikujt rangun ne politike. Per mua fare ska rendesi emri i atij qe ndodhet ne krye te udheheqesis as atij qe quan veten opozite.

    Per mua ka rendesi mireqenja e popullit tim dhe te drejtat e tij, une i takoj ketij populli dhe shkruaj kunder cdo padrejtesie, pa e mbyllur mendjen ti shkoj pas ndonje udheheqesi. Per mua ska ndonje rendesi as Albin Kurti si person, Por ne momentin qe ndodhemi per gjerat qe po ben une e perkrahi sepse momentalisht po ben mire. Une skam ndonje interes te fitoj ndonje post sepse kam krejt tjeter profesion dhe punet mire i kam. Nese neser ky Albin Kurti do te bej ndonje gabim une do ta kritikoj prape. Une prandaj nuk i takoj atij grupin qe ti e perkrahe as atij grupit qe ti e urren. As nuk me ben pershtypje qe shan qosjen, as edi ramen sepse si perkas asnje grupi.

    Pra qendrimet e mija politike une si kam si ju te ngurta. Une njoh mjaft mire politiken dhe jam nje shkalle mbi ty sa i perket nivelit te kuptimit ne politike. Une i takoj tipit ndryshe nga 99 % te shqiptareve qe qendrimet e tyre politike i lidhin me emra personash. Une nuk i jap dikujt voten sepse eshte i djathte ose i majte, per mua ska ndonje rendesi nese personi eshte thaqi ose rugova. Une secilin nga keta e kam perkrahur kur kane pasur te drejte dhe e kam akuzuar kur kane gabuar. Per dallim prej teje une nuk mbroj dikend perjete, sepse jeten time sjam kan dedikuar askujt. Une kam lindur i pavarur dhe keshtu do te jem gjith jeten. Une nuk e sheh veten pjese te ndonje grupi siq ben ti, dhe duhet te akuzosh gjithmone grupin tjeter.

    Pra une kam perkrahur Rugoven deri 1997, Pastaj e kam akuzuar qe nuk perkrahi protestat studentore, pastaj kam perkrahur Thaqin dhe Ramushin qe luftuan si burrat dhe kam akuzuar qosjen qe iki. Tani nuk perkrah asnjerin nga keta sepse kane devijuar, edhe keta jane bere njesh me grupin negociatore dhe keshillojne popullin te jete i mjere. Une tani perkrahi Albin Kurtin sepse po i kthen dinjitetin ketij populli te poshteruar qe 7 vjet. Neser ndoshta edhe ky devijon nese futet ne pazarlleqe me serbine. Une atehere do ta kritikoj.

    Pra keto sqarime ti dhash sepse kishe kujtuar se i perkas une te majteve, ose te djathteve. Une si perkas asnjerin grup, jam neutral dhe nuk mbyll mendjen te perkrah verberisht nje person edhe kur e ka gabim siq ben ti. Une kam perkrahur Berishen deri dikund pastaj ka gabuar. Nanon se kam perkrahur kurre. tani mendoj qe Berisha po punon mire, por megjithate e akuzoj per cdo gje qe gabon.

    Nuk ti thash keto kot. Ti thash te tregoj qe une nuk jam militant i asnje partie, Une jetoj ne Gjermani edhe e shoh qe ketu njerezit nuk lodhen jane te majte apo te djathte, ketu ja japin voten here te majteve e here te djathteve, varesisht kush punon me mire. Une urrej popullin kope. Nuk eshte populli prone e asnje partie. Populli duhet te zgjedhe dhe te nderroj mendjen gjithmone per mire, Ne kosove jepeshin votat pas luftes vetem sepse kryetari quhet Rugova, I pyesja njerezit pse, thoshin thjesht quhet Rugove. Kesaj une i them mentalitet i kopese, Populli yne si ne Kosove si ne Shqiperi ka mentalitetin e kopese. Kete mentalitet ke edhe ti sepse gjithmone ke perkrahur te djathtet dhe ke akuzuar te majtet pavaresisht kush ka qene gabim.

    Pra kur ti dhe gjith populli yne te nderroj mentalitetin e tanishem te kopese atehere do te munde te kemi prosperitet. Atehere askush sdo ta kete karrigen e sigurte sepse eshte i djathte ose i majte. Atehre secili do te fiton ne baze te merites, Kjo eshte rruga qe na qon ne perendim dhe jo mentaliteti i kopese, mentaliteti i mjerimit politik, mentaliteti qe perkrah ti dhe hargjon shume per te perkrahur dikend qe ndoshta per momentin se meriton.

    Pra besoj qe jam sqaruar, nese edhe tani sme ke kuptuar, atehere se vlen barra qerane te merrem me ty me shume. Do te respektoj kur te jesh i pavarur mentalisht dhe te mos jesh pjese e ndonje kopeje.

    Ti thash keto per keshilla sepse kam lexuar shume nga shkrimet tuaja dhe thash ndoshta do te ndihmojne, por nuk dua replika nga ti kaq.

    TA BESH NJE NJERI TE LIRE; DO TE THOTE TA BESH TE PA PERSHTATSHEM PER TE QENE I ROBERUAR;

  13. #113
    Të presim edhe pak? Jo, falemnderit!
    • Nga Albin Kurti

    Gënjeshtra në Kosovë është e vërtetë. Ajo përsëritet me përpikëri. Gënjeshtra në Kosovë nuk është vetëm politike. Ajo është politika. Politikanët aktual janë veçse kontigjencë përbrenda këtij konteksti. Ata janë simptom i kësaj gënjeshtre që ka pllakosur vendin; ata janë shprehje e pavarësisë si sugjestion që i mban të trullosur qytetarët; ata janë fetishizuesit e pavarësisë aq të largët meqë gjithmonë aq të afërt. Nuk copëtohet dot Kosova nëse vazhdimisht nuk përmendet pavarësia. Në pauzat e pavarësisë: misat dhe vipat, futbolli anglez e spanjoll, telenovelat latinoamerikane.
    ***
    Mirëpo, nuk iu mjafton mashtrimi ynë. Ju duhet vetëmashtrimi ynë. Së pari na konsideruan të gjymtë, të paaftë për të qeverisur e sunduar me veten. Më pas na konsideruan të rrezikshëm edhe për veten tonë – njerëz me prirje për vetëshkatërrim kolektiv. Dhe, së fundi, duan që ne ta përbrendësojmë tërë këtë diskurs racist dhe të përfundojmë duke fajësuar e përçmuar veten tonë, duke e kërkuar vetë ne sundimin e huaj. Nuk iu mjafton mashtrimi ynë. Ju duhet vetëmashtrimi ynë. Politikanët vendas janë veçse mënyra për këtë.
    ***
    Aq shumë nga ne i kanë bindur që jemi të lirë. Dhe, e kanë futur konkurrencën ndërmjet nesh si mënyrë drejt përparimit. Tash, duke mos qenë të lirë, vetëm sa është përçarë populli e është atomizuar shoqëria. E kanë mbjellur besimin se tashmë jemi çliruar. Dhe, që shteti na qenka suplement, se shteti është luks. Nuk iu mjafton joliria jonë. Ju duhet pajtimi ynë me robërinë. Duan që të mos mendojmë se shteti është nevojë për popullin tonë. Se mu shtetet dhe vetëm shtetet janë sovrane. Se sovraniteti është dëshmi e lirisë dhe garancion për të.
    ***
    Mbase edhe mund ta festojnë ‘pavarësinë’. Ashtu siç festuan çarmatosjen e UÇK-së. A duhet t’i presim pasojat që të vetëdijësohemi? A duhet të shpresojmë edhe pasi që na kanë zhgënjyer? A duhet t’iu besojmë para se të na gënjejnë sërish?
    ***
    Serbia i mobilizoi tre milionë e gjysmë serbë. Aprovoi në referendum kushtetutën e saj (formalisht) të re. Legjitimoi planin e saj hegjemonist për Kosovën. Në Kosovë, e njëjta çështje është bllokuar tek pesë a gjashtë veta. Në Kosovë, për të njëjtën çështje, janë bllokuar pesë a gjashtë veta.
    ***
    Në kushtet kur të është mohuar liria, kur të janë shkelur të drejtat e të është përdhosur dinjiteti, ka vetëm një rrugëdalje. Të ballafaqohesh për këto. Të ballafaqohesh për liri, të drejta e dinjitet. Të ballafaqohesh me dhunuesit e këtyre. Ballafaqimi të kompenson. Ballafaqimi është e vetmja gjë që ta siguron plotninë e qenies. A nuk bëhemi qesharakë atëherë kur aq pak kemi dhe aq shumë brengosemi se çfarë do të humbasim? A nuk bëhemi të neveritshëm atëherë kur i gjithë gëzimi ynë është vetëm ai pas përshtatjes së suksesshme? A nuk bëhemi tragjikë atëherë kur ngushëllohemi duke imagjinuar se si ka mundur të jetë edhe më keq? A nuk bëhemi absurdë atëherë kur pranojmë që pambarimisht të presim vetëm edhe pak?
    ***
    Padrejtësitë e mëdha dikur ishin më të vogla. Heshtja jonë i ushqeu ato. Politikanët ‘tonë’ hëngrën prej tyre. Ata jo vetëm që kishin qenë lakmiqar të uritur por edhe të pangopshëm. Ata do të kujtohen eventualisht për atë që ishin (ministra, deputetë, negociator vjenez) dhe jo për atë që bënë. Mbi të gjitha, do të kujtohen për atë që nuk e bënë. Shpresa në këta politikanë të bën të pashpresë. Kur hynë në negociata me Serbinë për të ardhmen tonë, dëshmuan se nuk përfaqësojnë vullnetin tonë. Kur lejuan koncesione marramendëse për çështjen e decentralizimit dhe ‘eksterritorialitetit’, dëshmuan se nuk i mbrojnë interesat tona. Kur politikani është batakçi, qytetari duhet të jetë politik. Kur institucionet s’janë demokratike, demonstrata është demokraci. Kosova nuk është e tyre. Kosova është e jona. Ka mbetur edhe ta marrim atë! Festo duke demonstruar. Demonstro për të festuar. 28 nëntori është dita.

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    `Mendimi Juaj `& Xhumaku dhe ju te tjere qe MBRONI FJALËN E LIRË,pershendetje!

    Vazhdimishte lexoj polemika qe kane nje koncept kombetar dhe demokratik!
    Ju,si shpirti i demokracis dhe liris se fjales mesiguri se do ta miratoni `shprehjen e lire te fjales`edhe ateher kur Ilir Meta ngjitej mbi tavolina dhe kercente si majmun kunder nje femre ne parlament!Apojo?
    Ai nuk duhet fajesue nga ju,se ajo ishte metoda e ti per te shpreh opinionin e vet,mu sikurse Albini qe hedhte ngjyra e shtynte murin e nderteses ta rrezoj...Pra,secili individ/grupacion ka nje metod te vehten per ta shpreh mendimin e LIRE!
    Mire shume...

    Mandej ne Maqedoni,kur `fjala e lire`-ideologu i rrenave te luftes i dogji sa fshatra shqiptare e i la ne rruge...Kjo gjithashtu nuk eshte e udhes te kritikohet,se cdo njeri ore ka te drejte te flas,he?

    Ndigjoni ju peshqi te forumit:
    Protestat e Albinit, me dhune,ne diten e flamurit kombetare,para 23 janarit... jane te dirigjueme nga Serbija dhe u bene per te shkaktuar sherre dhe kriza.
    EDHE PIKË.

    Ju,thurni ketu fjale miradije sa t`ua don loqka e shpirtit per Albin Kurtin dhe kokmadhesin e ti qe si model i vogel i Demaqit mundohet ta stopoj e ta dhjen punen e statusit te Kosoves(iu kujtohet Demaqi kur bllokoi procesin n` Rambuje e udhetonte per ne Rusi per te marre keshilla.....).
    Ne u shkoft perdamar shkaterrimi i Kosoves,ateher nuk iu fajesoj qe e mbroni nji albin m.ti.

    Pra,dashmire te politikes dhe artit kinematografik,ju internetin e keni pa pare,gratis ,e nuk i dhemb kompjuterit nese cakrroni shkronjat edhe me hezin me te madhe.Mos u ndalni e mos i hapni syt para realitetit se me shume ju qon peshe kokefortesia ta luftoni njeri- tjetrin si kenduza,se sa te pajtoheni e te analizoni mendimin e tjetrit!

    Edhe nje here kjo ishte edhe nje perpjekje e shtreses se "piste" te Kosoves, qe duan te perfitojne sikurse ne marsin e kaluar ato dite kur mbyten aq tragjikisht dy femije Shqiptare. Eshte shtresa qe gjithmone eshte ne pritje te nje `momenti te volitshem `qe para afrimit te zgjedhjes se statusit ta tymos Kosoven dhe ta vej ne qender te vemendjes se botes mbare.

    Kjo revolte eshte AIDS-i e ardhmeris se Kosoves.

    E ju,shkretoni cka t`doni.

    Me te mira
    rtp_ja



    ps."Mendimi juaj"A nuk e justifikon nofka yte realitetin se ti , nuk ke mendim tendin?

  15. #115
    Hahaha, po e filloj nga fundi. Nese ti rtp ja nuk e kupton emrin qe perdori ne forum skam nevoje te ta sqaroj, tek e fundit eshte gje personale pse po te djeg ty. Mendimin tim po shprehi ne gjith kohen. Nese edhe ne shkrimet e mija nuk gjen nje mendim te pavarur atehere verete nuk kupton gje, me vjen keq per kete.

    Sa i perket Ilir Metes nuk e kam perkrahur qendrimin e tij ate dite ne parlament.

    Ndersa sa i perket frikes qe shpreh ti se do te na bllokohet procesi a sdo te naj falin pavaresine, je gabim plotesisht. Sot lexova se Brukseli don te paraqet nje propozim te vetin per Kosoven, krahas Ahtisarit, ndersa Solana kishte thene se kuvendi i Kosoves nuk ben te shpalle pavaresine edhe pas percaktimit te statusit. Kjo dmth se statusi sdo te jete pavaresi, dhe kuvendi sdo te guxojne ta shpalle. Pse duhet te presim pra qe kujt ti teket te na percaktojne jeten tone te drejta tona.

    Meqe permende nofken, e shoh qe ke ende permallim per RTP e dikurshme kur kishim ne autononime e 74 se dhe fjalet tua po me perngjajne me fjalet e Hajrie Spikerices kur dilte cdo mbremje te na thote neve ne gjuhen shqipe se duhet te jemi te urte se Beogradi na do te miren. Kujtoja se e kane mbyllur RTP por ja qe funksionka ende ne ilegalitet neper forume. Shiko zoteri te ka dale mandati tani RTP ja eshte shenderruar ne RTK. Ve bast se je Hajrie Spikerica ose ndonje i sojit te saj.

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    MJ
    Kësaj here nuk të kundërshtoj ,se ke fol me vend.

    U habita sa mir fole!



    Radio Televizioni i Prishtinës, ose RTP, ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Emitimi i programeve nga ky televizion u ndërpre me masa të dhunshme të ndërmarrura nga qeveria serbe në vitin 1990.U vendosën spiker shqipë-gjysëm-folsa sikurse Hajrije Spikerica që sjellte lajmet e pregaditura nga Beogradi.

    Pas luftës në Kosovë ,materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin (uzurpimin)e Radio Televizionit Kosovës,RTK-ës dhe lajmet prap ipen të dirigjueme nga Beogradi dhe Athina!

    ...fjalë e lirë,i thonë edhe kësaj!Pse jo?


  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Mendimi Juaj,

    Brari te tha me vone se po rren "se mundem" shkijet, e ti dole ne krejt dicka tjeter. Ia nise me fol per veteveten. Na tregove se kush je ti, cilat jane bindjet e tua politike, edhe ja nise edhe me tregu te metat e Shqiptareve.

    Kush ... je bre ti qe don me ju kallxu Shqiptareve cka me bo?

    Brari, edhe une po te tham se po rren, e ti tash stolise qysh dush rrenen.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Mendimi_Juaj
    He more Brari une kishe thash i perfundove keto qoroditjet tuaja. Po ti more i uruar me kete sarkazmen tende pa shije na lodhe duke lexuar gjera krejt pa vlere. Te pakten te mesohesh te debatosh si burre meqe e di qe moti je ketu.
    Brari te ka fol si burrat. Nese ndonje njeri flet pa sarkazem (ne kete forum) ate duhet te jete Brari.

    Kam lexuar edhe shume shkrime tjera tuajat dhe interesant sikur te kopjuara i qet ato fjali. Perzieve drith e miell, jo saliu, jo bleri e klarku e dreqi me te birin qe kush ka nerva me lexu shkrim pa takt si shkrimet tuaja.
    Aq qarte tu ka pergjigj sa as nuk e ki marr vesh. Kur ki fal ne Frankfurt ja ki nis me e msu Shqipen a?

    Une nuk qaj koken bash hiq, as me saliun, as per blerin, as per klarkun, as per qosjen, as per rugoven, as per thaqin, as per edi ramen, as per askend nga keta politikan. Une thjesht jam i betuar te them te verteten dhe do tia them secilit pavaresisht kush eshte, ne asnje moment nuk censuroj shkrimet e mija edhe as nuk shkruaj qe ti rris dikujt rangun ne politike. Per mua fare ska rendesi emri i atij qe ndodhet ne krye te udheheqesis as atij qe quan veten opozite.
    S'qan koken per aske ti? E per ke qan koken ti? Per veteveten? Narcist je ti?

    Ti po rren sa je i madh se, "je betuar te thuash te verteten."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #119
    O Hajde Arb "Shqiptari" hajde burri qe tek je. Po ti me the shume here qe rrejta dicka po se mora vesh cka se!

    Pra nese me the qe paskam rrejt qe e kemi mund serbine ne 1999 atehre ti po jetojshe ende ne vitin 1999 sepse Kosova qe 7 vjet ska ushtar te serbise ma. Nese po mendon qe vetem NATO e ka liruar dhe UCK ska bere asgje atehere ketu eshte gabimi yt historik dhe i grupit tend qe mendoni se pa UCK ne do te clirohej Kosova. Pra neve populli i Kosoves e kemi mundur serbine ne 1999 dhe kete gjith bota e di, tani si e kemi mundur, pra permes UCK se dhe me ndihmen ne NATO se.

    Nuk di mire more person cfare po flet ti, Sikur te jesh ne kllapi po flet. Une thash Brari flet me sarkazme dhe ska asnje shkrim qe ai nuk e lidh ashtu. Nese ti se di cka eshte sarkazma atehere ste kam faj. Ne lidhje me Frankfurtin sdi cka jeni lidh ti dhe Brari. Une ne Kosove kam lindur, jam rritur, kam kaluar luften ne Kosove, Protestat edhe te gjitha te tjerat. Vendbanimi im momental eshte Frankfurt, po sdi cfare problemi keni qe e permendi, Shqipen e kam mesuar ne Kosove. Aty kam kryer shkollen fillore te mesme dhe fakultetin. Sdi ku po jeton ti po shqipja ime eshte e paster sdi cfare keni me mua.

    Une thash kush jam une dhe cfare bindje kam sepse brari me kishte futur gabim ne grupin e tij qe i shan gjithmone, si di ai, jo qosja, demaqi, thaqi etj. Prandaj i spjegova qe nuk bej pjese ne asnje grup. Une i tregova qe kam perkrahur dhe akuzuar te gjithe kur kane devijuar.

    Po kadale he burre me ato fjalet PO RREN etj, se ste kam borgj gja, as nuk te ofendova gja. Thash Serbine e kemi mundur dhe kjo eshte fakt, Sidoqofte eshte mendimi im personal dhe nese ti beson qe Serbia ende nuk eshte mundur, atehere mbaj mendimin tend. Por une pikerisht po te them, pikerisht sepse po mendoni se Serbia nuk eshte mundur dhe e faktorizoni duhet i falur tokat e Kosoves, pikerisht per kete une perkrahi Protestat. Une mendoj se skemi pse bisedojme me Serbine sepse e kemi mundur. Tani duhet vetem te shkoj UNMIKU dhe ta marrin neve ne dore. Por nese UNMIK nuk largohet sepse perfaqeson interesat e Serbise, Sovranitetin e saj, atehere duhet tia tregojme rrugen sikur cdo pushtuesi tjeter.

    Sidoqofte te kisha keshilluar te kontrollosh fjalet para se te me thuash PO RREN, NARCIST ETJ. sepse une thash nuk qaj koken per Politikan por mundohem per popullin te cilit i takoj.

    Nuk eshte burreri te shash ne internet, Nuk te kam ofenduar prandaj kontrolloj fjalet. Shume here thash qe po them mendimin tim dhe nuk dua replika.

  20. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17
    Mirëpo, nuk iu mjafton mashtrimi ynë. Ju duhet vetëmashtrimi ynë. Së pari na konsideruan të gjymtë, të paaftë për të qeverisur e sunduar me veten. Më pas na konsideruan të rrezikshëm edhe për veten tonë – njerëz me prirje për vetëshkatërrim kolektiv. Dhe, së fundi, duan që ne ta përbrendësojmë tërë këtë diskurs racist dhe të përfundojmë duke fajësuar e përçmuar veten tonë, duke e kërkuar vetë ne sundimin e huaj. Nuk iu mjafton mashtrimi ynë. Ju duhet vetëmashtrimi ynë. Politikanët vendas janë veçse mënyra për këtë.
    Ore kungull i pabere, mos kujton valle qe NATO dhe OKB te kane ndonje borxh ty dhe popullit te Kosoves per tu dhene pavaresine apo per tu ngritur shtetin?! Apo mos kujton se NATO dhe OKB po e ben me qejf te madh administrimin e Kosoves e te rrije e te merret me njerez te pagdhendur qe nuk bien ere qyteterim si puna tende?!

    A e di se sa popuj te tjere ne bote, 100 fish me te medhenj se Kosova ne siperfaqe e popullsi, i luten nate e dite nderkombetareve qe te aplikojne te njejten skeme qe aplikuan ne Kosove per tu sjelle atyre lirine dhe progresin?! Sigurisht qe nuk i di te gjitha keto pasi po ti dije, do ti thoshe faleminderit dhe NATO dhe OKB per pranine dhe ndihmen e tyre te pakursyer ne keto 7 vjet.

    Dhe nese kujton se problemet e Kosoves do te marrin fund me largimin e NATO dhe OKB nga Kosova dhe me shpalljen e pavaresise, te siguroj une qe jo vetem qe problemet do te shtohen e do te behen me te mprehta, por Kosova ka prirjen per tu kthyer ne nje Palestine te Ballkanit, pasi kultura politike e njerezve te kallepit tend zgjedh ti zgjidhi mosmareveshjet jo me vote por me dhune.

    Mentaliteti dhe aktet anarkiste te njerezve si puna tende vetem sa afirmon te gjitha ato qe ti ze ne goje me lart, jo vetem per komunitetin nderkombetar, por edhe per shqiptaret e qyteteruar qe ia dine vleren votes se lire dhe institucioneve qe garantojne lirine dhe sigurine e vendit.

    Nuk ke faj ti, e kane fajin institucionet e Kosoves qe te lene te livadhisesh. Shko provoje te besh ate qe bere ne ndonje shtet tjeter evropian apo ketu ne Amerike pa e shikon se sa te vlen lekura.

    Albo

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •