Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 147
  1. #81
    shka je tuj than bre, se e ke marr me turr, e nuk po i jepet dum qfar ke shkrujt?

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Qeveria i vlerëson “të patolerueshme” protestat e Vetëvendosjes

    Përmes një deklarate Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se veprimet e djeshme të protestuesve në Prishtinë kanë “tejkaluar përmasat e një proteste paqësore”. Qeveria konsideron se “aktet e tilla të dhunës kundër objekteve qeveritare janë të papranueshme dhe të patolerueshme në fazën nëpër të cilën po kalon Kosova”.


    “Qeveria e Kosovës është e fokusuar në përmbylljen me sukses të procesit të definimit të statusit të Kosovës, prandaj fton qytetarët që ta presin të qetë përfundimin e këtij procesi historik për Kosovën. Qeveria kërkon nga organet e rendit që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe rendin”, thuhet në deklaratë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendim joti..

    ata qe kan votue kan zgedh njerzit qe do ti perfaqsojne..
    ata qe skan votue.. nuk kan zgedh kerkend me i perfaqsue..

    a shtini fall albini se.. ata qe skan votue paskan pas parasysh me u perfaqsue pi albinit a?
    nuk e dim kte pun..

    nuk dim gja edhe qe albini te ket ba mbledhje apo ndoj komunikim me ate pjesen qe ska votue e aty ti jet than se.. ne qe skena votue kena dasht me than me mos votimin tone heroik qe lideri jon ka me qen albini..

    ska ndodh as nji gja e tille..

    pra ti mendim edhe se e gjete nji vjegz me e var mendimin tand.. bjen posht me gjith mendim tandin..

    xhumak.. nuk po flasim per ndeshjen Peqini Sopoti apo laci me shijakun..

    aty lejohet trimeria e llojit.. a ka ndonje polo andej mo.. jo ska.. lushnja lushnja..

    eshte fjala per nje vend qe i thon Kosove te cilen para do vjetsh popullin autokton te saje.. e fshiu serbia.. dhe ja rrasi pandush majko gligorovit .. merri tha e shtini nder plastmasa.. ndac mbaji ne laprak ndac coja zelandes re..

    e asaj tragjedie te cilen te 6 milion shqiptaret e pam me syt tane kurkush pi shqwiptareve nuk mujti me e ndal.. shum shum vec m.utin mujshim me ja hanger serbise.. mirpo erdh e i dha fund.. asaj kasaphane apo e mjekoj deri diku ate tragjedi.. qajo.. shtriga kucedra imperialisto borgjeze.. qajo pra.. rreziku anglo amerikan.. pra.. .. njona qe i thon jo nano po Nato..

    mos luni ko.qesh me fjale..

    ky zotnia rtp e deqanasi e arb.. jan kreshnika kosove.. e me plot mend ne krye.. jo kafe xhin uisko-pirsa rogneri..

    qashtu djalo..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-11-2006 më 11:38

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Cfar mirja zagar mer.. se pash ne lajme.. kishin qen nja 100 qe i paguen serbia me prish punen per pavarsi.. sic e tha edhe Lutfi Haziri kjo eshte e keqe ne kohen kur kosova duhet te jet e qet..

    Zagaret si ky duhet plagos e vra si qen me vdek aty para UNMIK.... dhe jo gaz lotsjelles por duhet plagos qe 2,,3 muaj te rrin si qen neper spitale.. pasi UNMIK ka thene se ka rrezikuar jeten e me te madhit aty.. kjo eshte turp per ne.. biles eshte nje rrug e mire per serbin.. nga keto magarrliqet qe ben ky hajvani.

    SI NUK I VJE TURP HAJVANIT PER DITE TE 28 NENTORIT TE DAL E TE BON I BUDALL RRUGVE E TE GJUAJ ME SHIHE UNMIK. SI NUK I VJEN TURP TE HARROJ AT TE MIRE QE JA SHPETOI B... NGA SERBIA , APO E HARROI SHUM SHPEJT THIKEN E MILLOSHIT OSE KONOPIN QE JA KAN TREDH BOLET NE BURG. E TASH MULUUUUUU UNMIK..

    I URREJ KTA NJERZ PER ZOTIN ME QEN NE DOR TIMEN AJO POLICI KETA AS ! MIN SE KISHIN PA DRITEN ME SY..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #85
    Jan shum opiniona ketu ne forum, e duhen shum vagona ...

    Perse nuk u dashka opinioni ndrysh edhe per qeverri a parti - a thojm se jena ne demokraci?

    Edhe debilat (desha te them ata qe jane te penguar fizikisht per te menduar) e dine se nje qeveri (kuislinge ose jo) ben palle e mund te abuzoje si i don qefi kur nuk ka oponence, kur nuk ka mendim ndrysh, kur nuk ka proteste.

    Rasti i asaj proteste (degjenerimi ne dhune eshte ana tjeter e problemit) tregon se ka nje opinion ndrysh, se ekipi negociator duhet te mbaje parasysh mire kerkesat per pavarsi te vertete e jo te kushtezuar te Kosoves, se i jane bere leshime te jashtezakonshme serbeve, se qendrime e pajtime te atilla mund te çojne ne ndarje te Kosoves, etj.

    Neqoftese keto opinione jane edhe te qeverise se Kosoves, apo edhe te Grupit Negociator, çfare te keqe shihni se ato shfaqen edhe ne manifestim protestash - ta dije edhe Rusia, Europa kurve, UNMIKU, miku e anmiku!

  6. #86
    Kurti: Herëve tjera do të jemi edhe më të fuqishëm


    “Vetëvendosja” nuk ka zëvendësim dhe populli ynë nuk mund të pranojë diçka tjetër në vend të lirisë, prandaj në të ardhmen Lëvizja “Vetëvendosje” do të organizojë demonstrata edhe më masive dhe ky është vetëm një fillim i demaskimit politik të institucioneve mashtruese dhe politikanëve që po bëjnë projektet e huaja vendore në dëm të Kosovës, tha të mërkurën lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë një konference për media.

  7. #87
    Shiko ti brari, une sdo te lodhem me te spjegoj ty nje dicka qe po te ishe normal e kishe kuptuar vete. Ne asnje rast ne bote revolucionet kunder pushtetit diktatorial nuk jane bere me vota dhe ne asnje rast nuk munde te fitoj vota ne Kosove dikush qe nuk eshte kukull e UNMIK ut. Prandaj fakti se 51 % nuk kane dale ne vota flet se kjo qeveri nuk perfaqeson popullin dhe populli eshte i pa kenaqur. Kaq mjafton qe nje lider si Albin Kurti te ngritet ne protesta se bashku me te gjithe ata qe e perkrahin.

    Eshte turp historik per te gjithe ju qe ndiheni shqiptare dhe jeni kunder protestave, Me protesta kemi arritur ketu ku jemi dhe jo me politiken tuaj te mjerimit. O brari e ju te tjeret. UCK ja nuk ka dale te kerkoj vota por ka kapur pushken. Nje here kane qene 100 vete e dikur krejt Kosova, Edhe Albin Kurti ne protestat e fundit kishte disa qindra vete, e dje pati disa mijera. Albin Kurti askend se nxjerri me zor nga shpia por populli u bind se udheheqesit tane po na mashtrojne.

    Protestat jane te lejuara ne te gjithe boten demokratike, ska munde te na ndali as Serbia e leje me UNMIKU dhe ju pseudoshqiptaret. Kjo ska qene proteste e dhunshme, Ju ende skeni pare cka eshte protesta e dhunshme. Dilni ne vende tjera te botes dhe shikoni cka eshte nje proteste e dhunshme. Shishet me ngjyre te perdorura dje nuk kane qene dhune, por akt simbolik, per ti treguar se njerezit kane derdhur gjak e ju po i shisni. Cka kujton UNMIKU qe e ka bere Prishtinen si Bagdad me ato mure prej betoni, Kurre qe 7 vjet askush se ka sulmuar UNMIKUN, por ata qe nga fillimi jane mbyllur me mure per te treguar botes se ketu eshte lufte eshte Irak, kosovaret jane njerez te eger. Tani ishte koha ti tregojme se munde te jemi edhe te pa meshirshem per dikend qe na poshtron. Lufta clirimtare po quhet konflikt, ri kolonizimi po quhet kthim i qendrueshem, ndarja po quhet decentralizim, vjedhja e kultures po quhet trashegimi kulturore. Cka kujton UNMIKU se jemi idioter neve te mos i kuptojme ketu terma, kane menduar vetem jav nderrojme termet, nderrojme fjalet, Pavaresia po quhet e kushtezuar.( pra autonomia eshte pavaresi e kushtezuar ska dallim tjeter). Ministria e mbrojtes po quhet Liga Civile ne planin e Ahtisarit, Ushtrine e Kosoves na e paten kthyer ne TMK me 3000 persona, trupe per gjendje emergjente, tani do ta bejne me 2500 ushtare si nje lloj garde.

    CFARE DREQIN KUJTONI SE JEMI NEVE JU UNMIKU DHE JU SHQIPTARET QE KENI SHITUR MENDJEN; KUJTONI QE SI TE DONI I NDERRONI TE DREJTAT TONA: SDO TE KENI MUNDESI; ECNI NE BANGLADESHET TUAJ SE NEVE DIJME VET TE NDERTOJME VENDIN TONE: NEVE DO TE DALIM NE REFERENDUM SI MALI I ZI DHE I EMEROJME VET GJERAT TONA SNA DUHET IDIOTESITE E JUAJA: SNA DUHET MBESHTETJA E RUSIS FARE; NEVE E BEJME SHTETIN EDHE PA TE; SNA DUHET TE NAJ NDERRONI EMRAT JU TE INSTITUCIONEVE TONA PER HIR TE PAZARLLEQEVE TUAJA; SKEMI PSE BISEDOJME ME SERBINE; NEVE I KEMI MUNDUR KETA NE 1999 TE:

    Ju qe si kuptoni keto qe thash ose jeni teper frikacak qe ti kuptoni me se miri ju bie ti beni gati traktoret dhe ti mbuloni me najlone dhe te theni qafen ku te doni se shtetin e bejne burrat jo ata qe fshihen ne fustana te grave.

    P:S: Une sdo te diskutoj me askend me dhe sdo te jap kurrfare komenti me shume, kush ska kuptuar e di qe nuk ndjen veten shqiptare prandaj skam nevoje ti mbush mendjen askujt. Ju vazhdoni me planet tuaja te mbrapshta se historia do te ju nxjerr te palare siq ju ka nxjerre ne 1999.

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Askush nuk ja mohone te drejten e protestes por ja mohone te drejten te shkaterroje dhe te dhunoje.

    Per shkaterrim duhet me ja ...ketij idioti e manjaku

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Kurti: Herëve tjera do të jemi edhe më të fuqishëm


    “Vetëvendosja” nuk ka zëvendësim dhe populli ynë nuk mund të pranojë diçka tjetër në vend të lirisë, prandaj në të ardhmen Lëvizja “Vetëvendosje” do të organizojë demonstrata edhe më masive dhe ky është vetëm një fillim i demaskimit politik të institucioneve mashtruese dhe politikanëve që po bëjnë projektet e huaja vendore në dëm të Kosovës, tha të mërkurën lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë një konference për media.
    Unë nuk e kam ndëgjue këte deklaratë të albinit, por nëse është e sakt kjo atëherë detyrohem ti them se nuk ka kurrfar të drejte ai të flet në emër të popullit. Me të vërtetë jam shumë i shqetsuar për këte tundim të popullit nga një maskara siç është albin kurti. Djema ju duhet ta keni të qartë se serbia nuk ka ma pushtet në kosovë dhe si e tillë ajo nuk mundet të ushtroj asnjë represion në kosovë, rrjedhimisht kjo detyrohet të gjej mënyra tjera që shkaktojnë dhunë dhe njëkohësisht shkatrrim të imazhit të kosovës që me aq sakrificë është arritur.Kërkesat politike nuk kërkohen në rrugë por nëpër organizime partiake partitë krijojnë institucionet nëpërmes votës së lirë, këte albini e din shumë mirë por i duhet të bëjë përpjekje që çdo gjë të filloj nga fillimi për të filluar pastaj dialogun e ri me qeverinë e re që po krijohet në beograd.
    Disa qindra vetë që i shkojnë pas ata janë hallexhinjë, natyrisht se kur njeriu ka hall, nëse edhe i munogn informacioni, shumë lehtë mund të manipulohet, për këte mban përgjegjësinë albin kurti dhe askush tjetër, sepse në kohën kur zoti Wizner, vjen dhe e thërret popullin për qetësi dhe premton se nuk do të ketë shtyrje të mëtutjeshme pas 23 janarit, del një albin kurti dhe e vën në lëvizje popullin e lodhur.
    Nuk ka fyrje dhe poshtrim më të madh për popullin e kosovës se sa të përpiqesh që ta këthej këte popull kundër NATO-s dhe SHBA-ve , EU . Këte Beogradi e vlerson dhe e finanson preshtur.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga arvanitasi
    Unë nuk e kam ndëgjue këte deklaratë të albinit, por nëse është e sakt kjo atëherë detyrohem ti them se nuk ka kurrfar të drejte ai të flet në emër të popullit. Me të vërtetë jam shumë i shqetsuar për këte tundim të popullit nga një maskara siç është albin kurti. Djema ju duhet ta keni të qartë se serbia nuk ka ma pushtet në kosovë dhe si e tillë ajo nuk mundet të ushtroj asnjë represion në kosovë, rrjedhimisht kjo detyrohet të gjej mënyra tjera që shkaktojnë dhunë dhe njëkohësisht shkatrrim të imazhit të kosovës që me aq sakrificë është arritur.Kërkesat politike nuk kërkohen në rrugë por nëpër organizime partiake partitë krijojnë institucionet nëpërmes votës së lirë, këte albini e din shumë mirë por i duhet të bëjë përpjekje që çdo gjë të filloj nga fillimi për të filluar pastaj dialogun e ri me qeverinë e re që po krijohet në beograd.
    Disa qindra vetë që i shkojnë pas ata janë hallexhinjë, natyrisht se kur njeriu ka hall, nëse edhe i munogn informacioni, shumë lehtë mund të manipulohet, për këte mban përgjegjësinë albin kurti dhe askush tjetër, sepse në kohën kur zoti Wizner, vjen dhe e thërret popullin për qetësi dhe premton se nuk do të ketë shtyrje të mëtutjeshme pas 23 janarit, del një albin kurti dhe e vën në lëvizje popullin e lodhur.
    Nuk ka fyrje dhe poshtrim më të madh për popullin e kosovës se sa të përpiqesh që ta këthej këte popull kundër NATO-s dhe SHBA-ve , EU . Këte Beogradi e vlerson dhe e finanson preshtur.
    Heuu te lumte more burre, po mire paske fol.

    Ky Zagar i Vuthajve me dal me bo punen e Shkinise, midis Prishtines, bile diten me te madhe te Kombit, Diten e Flamurit.

    More po keta qe mbeshtesin kete proteste jane ma te zi se ata rrugaqet e protestes. Eh po shume e fara e keqe ish kon!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Eshte e veshtire ta mendosh e jo me ta lexosh nje lajm te tille. Ne 28 nentor 2006, Diten e Pavaresise Kombetare, Diten e Flamurit, festen kombetare te mbare popullit shqiptar ne bote, lajmi qe vjen nga Prishtina nuk eshte lajmi i buqetave me lule perpara bustit te Gjergj Kastriotit, as lajmi i festimeve madheshtore me fishekzjarre, kenge e valle, por eshte lajmi sulmit te rrugacerise mbi institucionet legjitime te Kosoves, eshte lajmi i gazit lotsjelles.

    UNMIK dhe ata nderkombetaret ne Prishtine apo ne kryeqytetet e botes qe do te mesojne per kete lajm nuk duhet te cuditen. Ajo turma e "djelmoshave te vetvendosur" ne Prishtine nuk di te nderoje kujtimin e Gjergj Kastriotit, Ismail Bej Vlores e qindra mijera patrioteve shqiptare ne shekuj, e jo me te nderoje UNMIK dhe te huajt ne Kosove.

    Turpi nuk u ngelet atyre qe dolen ne rruge dhe bene katraullen, turpi i ngelet popullit spektator te Kosoves qe e lejoi nje maskarade te tille te turpshme ne diten e festes kombetare.

    Albo
    I madh je o Albo. Te lumte!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Degjoni ju "pseudo-paqesore", "pseudo-demokrate", "pseudo-intelektuale", "pseudo-patriote", "pseudo-mirdashes", pseudo e arrivista te tjere:

    Populli i Kosoves, dhe ai mbare shqiptar, e ka te drejte te tij te perdore te gjitha format demokratike te shfaqjes se opinionit e te vullnetit te tij, perfshire ketu edhe protestat.

    Kete te drejte nuk mund tia mohojne as lango-kombetaret, as brenda-kombetaret, e as jashte-kombetaret, qe duan ta shohin popullin shqiptar inferior, si etalon eksperimental, apo edhe arritjen e qellimeve te mbrapshta.
    Po ti more zotni, tybe din as kah i bjen Kosova. Merr mesim nga Brari e Albo... e mos ja fut kot...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga teksaskosova
    O zot kur te kaloje rrugeve te Prishtines gjithmone me kujtohet hera e pare kur kam dale ne demonstrata me 26 prill 1981 dhe gjer me 1999 kur perfundimishte represionit dhe dhuna serbe muaren formen e nje gjenocidi dhe spastrimi etnik te panjohur gjere me atehere ne boten e civilizuar dhe me kujtohet lufta dhe shkatrrimet,djegejet,dhunimet vrasjet qe i ka bere serbia e sot dele nje sharlatan qe udheheqe nje "revulucion te kuq" dhe po tentone te njejten gje.
    A duhet ta lejojme kete djalle te kuq me grushte te ngritur qe ta shkaterrojne ardhmerine e Kosoves si Shtete.

    Jo duhet gjetur forma per ta zmbrapsur kete mi qe po grryene themelet e Shtetit te Kosoves sepse nuk dua te besoje qe ka ndonje qe i thote vetit shqiptare dhe ngrite doren kunder Kosoves.
    teksasKosova,

    Mire se ke ardh ne Forum, o burre i dheut! E po me vjen mire qe Forumi po pasurohet me Shqiptare qe ia duan te miren Kosoves, e Kombit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  14. #94
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Kosoven ne e kemi njohur si te pavarur qe sa e sa vite. Qe te jete vertete e pavarur na duhet hic ma shume e as ma pak se njohja nderkombetare. E te perkrahim grupet qe jane vene haptas kunder personelit nderkomber ne Kosove (qe permes tyre bartet zeri i tyre rreth pjekurise se Kosoves per te njohur pavaresine e saj), eshte ne nje forme tjeter mbeshtetje e shtyerjes se Pavaresise se Kosoves.

    Keta njerez me veprimet e tyre bejne kunder Pavaresise se Kosoves me shume se fushatat e shkijeve te politikes e te fese, ne qendrat perendimore te vendosjes.

    Edhe dicka tjeter...

    Ai populli i shumevuajtur (qe ke permendur me larte) nuk eshte populli Kosovar, por Populli Shqiptar. Ato pakicat qe jetojne ne Kosove nuk kane vuajtur nen pushtimin cetnik shka...
    edhe kur UCK rroki armet dhe doli perball shkjaut,disa nerez ishin pesimist,deri sa e akuzonin UCK si terrorista,e se gjoja po ndihmonin serbine!edhe tani keshtu po flitet dhe per levizjen per vetvendosje!
    PS-more njeri europa na coptoi e na masakroj historikisht!ala nuk e more vesht ti se sa na don europa nevet!
    a jemi te zotet te fitojm gje neve ,se per europen ke mbetur nen cizmen e shkjaut perseri!cfar pret europa kurve qe nuk vendos tani??
    perse e josh serbin europa?
    perse shtyhet pa fund statuesi i kosoves?

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    edhe kur UCK rroki armet dhe doli perball shkjaut,disa nerez ishin pesimist,deri sa e akuzonin UCK si terrorista,e se gjoja po ndihmonin serbine!edhe tani keshtu po flitet dhe per levizjen per vetvendosje!
    PS-more njeri europa na coptoi e na masakroj historikisht!ala nuk e more vesht ti se sa na don europa nevet!
    a jemi te zotet te fitojm gje neve ,se per europen ke mbetur nen cizmen e shkjaut perseri!cfar pret europa kurve qe nuk vendos tani??
    perse e josh serbin europa?
    perse shtyhet pa fund statuesi i kosoves?
    O njeri, kqyre merru me naj sen tjeter, se ti rreth Kosoves ke degju vetem per dezinformimeve te TVSH-se. Nuk din te verteten e gjate luftes ti. Ke taku edhe ndonje enverist te qelbun (te Kosoves), edhe flet me ato te pavertetat qe ke degju.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #96
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Arb
    O njeri, kqyre merru me naj sen tjeter, se ti rreth Kosoves ke degju vetem per dezinformimeve te TVSH-se. Nuk din te verteten e gjate luftes ti. Ke taku edhe ndonje enverist te qelbun (te Kosoves), edhe flet me ato te pavertetat qe ke degju.
    Enverista apo Titista te qelbur po shikojme per dite ne RTK!te cilet po punojne si dhe sa munden ne favor te serbise!
    mos kujto mor njeri se ajo europ qe na coptoj me vetedije mund te na bashkoj perseri duke i thurur laude e kenge!
    populli i kosoves ka shancin me te pershtatshem qe te protestojne po qe nevoja dhe te luftojne me qellim qe te marre pamvarsine!
    se po nejem duke perkedhelur serbine e duke ju lutur europes kemi mbetur aty ku ishim para lufte!

  17. #97
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    Enverista apo Titista te qelbur po shikojme per dite ne RTK!te cilet po punojne si dhe sa munden ne favor te serbise!
    mos kujto mor njeri se ajo europ qe na coptoj me vetedije mund te na bashkoj perseri duke i thurur laude e kenge!
    populli i kosoves ka shancin me te pershtatshem qe te protestojne po qe nevoja dhe te luftojne me qellim qe te marre pamvarsine!
    se po nejem duke perkedhelur serbine e duke ju lutur europes kemi mbetur aty ku ishim para lufte!
    NO COMENT!!!

  18. #98
    Dihet se Serbia eshte nje shtet me fuqi me te medha se Shqiperia e Kosova, edhe ne fushen nderkombetare e diplomatike. Fushate e saj per te penguar pamvarsimin e Kosoves eshte sa i fuqishem, aq edhe i destinuar per te mos ia arritur qellimit.

    Per politikanet e sotem serb eshte bere me se e qarte se Kosova i ka ikur Serbise nga thundra, por e perdorin ate ceshtje ne dy drejtime:

    1 - per te perfituar ne luften politike e fushata elektorale qe zhvillohet aktualisht, dhe
    2 - te zhvasin sa te jete e mundur prej sovranitetit te Kosoves se pavarur

    Kosova do te fitoje pamvarsine, dhe do te kete, te pakten fillimisht, ate sovranitet sipas interesit te Amerikes dhe ekuilibrave qe Europa kerkon te mbaje me Rusine.

    Ne kete mes, Shqiperia duhet te beje maksimumin e perkrahjes se pamvarsimit te Kosove, dhe te kerkojne unitetin e institucioneve dhe personave pergjegjes e negociues.

    Kosovaret, ne te gjitha perpjekjet e tyre, nga te gjitha shtresat e shoqerise dhe organizata, demostrata, shoqata, foruma, aksiona e te tjera idioma, duhet ti mbeshteten atij qellimi - pamvarsimit te Kosoves!

    Toçka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxh Xhumaku : 29-11-2006 më 16:16

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2004
    Postime
    4
    mendoi se kosvova dhe shqiperia kan njerez me te menqem se alibini.
    cilet punojne per te miren e shqiptareve. qe 50 vjet me shishe e guer palestinezet
    nuk ndertuan asnje mure, por shkatrruan qdo ure. gjermani

  20. #100
    Edhe në këtë 28 Nëntor u përballëm me bombat e gazit lotsjellës dhe me lëndët paralizuese nervore

    Shkruan:Sejdi Veseli

    Edhe këtë Festë të Flamurit tonë Kombëtar, u detyruam ta kremtojmë duke protestuar, në kërkim të drejtave tona të ligjshme, ngase ato janë të rrezikuara si asnjëherë më parë!
    Edhe gjatë kësaj kremte u përballëm me bombat e gazit lotsjellës dhe me lëndët paralizuese nervore, të cilat u hodhën nga shërbëtorët shpirtservil të atyre që mundohen (së koti) ta heshtin popullin!
    Edhe në këtë 28 nëntor, ndaj masave të popullit që u detyrua të ngritët në demonstratë për mbrojtjen e interesave të tij të ligjshme, nga ata që po bëjnë pazarllëqe me këto interesa, u përdorën akuza të ngjashme me ato të këlyshëve shqipfolës të Beogradit, ndaj rinisë studentore në vitin 1981.
    Revolta e drejtë e masave popullore u quajt vandale.
    Kishim të drejtë të besonim, se pas luftës të armatosur çlirimtare, të
    cilën u detyruam ta bëjmë nën Flamurin e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ditët e shënuara të lavdisë dhe krenarisë tonë kombëtare, do t’i kremtonim ashtu sikur dhe popujt tjerë, por po ndodhë e kundërta.
    Pasojat e hileve të mbarsura gjatë luftës dhe të jetësuara pas saj, po i
    përjetojmë edhe në ditët e sotme.
    Duhet rikujtuar se kjo luftë heroike që bëmë, ishte një kurorëzim i
    përpjekjeve tona shekullore për t’u çliruar nga terrori i organizuar,
    sistematik e shtetëror dhe i përmasave të gjenocidit, që ushtrohej mbi
    popullin tonë nga pushtuesi serbo-çetnik, gjatë një shekulli të tërë, si dhe
    për të shfrytëzuar të drejten tonë të ligjshme për të vetëvendosur për të
    ardhmen tonë duke u ribashkuar në një shtet tonin të vetëm-Shqipërinë
    Natyrale.
    Synimi i çlirimtarëve të rreshtuar në formacionet e UÇK-së, ishte i
    sanksionuar edhe në Kreun e I-rë të Rregullores së përkohshme të saj, nën pikën 2: Përmbajtje e Betimit Ushtarak, cit. “Si pjesëtarë i Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të
    pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar
    besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i
    gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer jetën time të luftoj për t’i mbrojtur
    interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im.
    Betohem!” mbaron citati.
    Të vendosur për të sakrifikuar çfarë është e domosdoshme, për jetësimin e këtij synimi madhor, djemtë e vashat besnike të popullit tonë, nga të gjitha trevat etnike dhe diaspora u bashkuan në radhët e UÇK-së dhe u betuan solemnisht para Flamurit Kombëtar Shqiptar, duke deklamuar tekstin e betimit, të cekur më parë.
    Por, çfarë ndodhi pakë kohë më vonë?
    Si çdo popull në luftë, ashtu dhe ne shqiptarët kishim nevojë për
    mbështetje ndërkombëtare.
    Falë luftës të drejt të UÇK-së kundër një pushtuesi fashist, më në fund kjo mbështetje sa vinte e rritej. Por, duhet konstatuar me keqardhje, se disa drejtues politik dhe ushtarak të UÇK-së, raportet me faktorin ndërkombëtar, nuk i perceptuan si partneritet por si servilizëm të skajshëm ndaj tyre.
    Kështu që në përputhje të plotë me “këshillat” e emisarëve të jashtëm dhe në mënyrë klandestine u ndërrua synimi i UÇK-së, në kohën kur kjo ushtri çlirimtare kishte lëshuar shtat e po masovizohej dhe kur në përballje luftarake edhe me njësitë komando të pushtuesve po shënonte rezultate të njëpasnjëshme.
    Ky ndërrim u bë, e them me përgjegjësinë e plotë, pa dijen e luftëtarëve
    dhe stafit komandues, prej nivelit të brigadave e më poshtë. Pra, ky ndërrim u bë jo nga tjetërkush, pos nga servilet e qarqeve të caktuara ndërkombëtare në përbërje të Shtabit të Përgjithshëm, përkatësisht të Drejtorisë Politike, duke ndërruar Rregulloren e Përkohshme të UÇK-së, me një tjetër të moderuar, pa u mërzitur fare se po shkelej betimi ushtarak. Kështu pra, synimi i luftës të armatosur për çlirim dhe ribashkim kombëtar u shndërrua në diçka, ngjashëm me kërkesat e qyqarëve pacifistë.
    Çka ishte dhe më keq, sipas kësaj Rregulloreje të re, jo vetëm se hiqej
    dorë nga lufta për çlirimin e Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit,
    trevave shqiptare nën Malin e Zi dhe Çamërisë, por edhe nga ribashkimi
    kombëtar dhe territorial i Shqipërisë së Natyrshme.
    Siç u pa më vonë, kjo vepër e dëmshme për interesat kombëtare, ishte
    parapërgatitje për aktin e kapitullimit në Rambuje, kur u firmos dokumenti i cili i njihte Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë sovranitetin mbi Kosovën, pa u pyetur fare luftëtarët e lirisë.
    Nuk e di, mund të konsiderohet apo quhet ndryshe ky veprim i atyre të cilët i dhanë vetes të drejtën për ndryshimin e synimeve të luftës së armatosur çlirimtare, pos shkelje e betimit luftarak.
    Pasojat janë të njohura për popullin shqiptar, sidomos për strukturat e dala nga lufta, sepse ato po i përjetojnë mbi shpatulla. Afro 90% e ish
    pjesëtarëve të UÇK-së, janë të pa punë ose punëtor të krahut; invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve pa përkujdesjen e merituar, thjesht janë shndërruar në raste sociale; armatimet e UÇK-së ( në mesin e tyre edhe armë të dëshmorëve) u shkrinë në shkritoret artizanale të Janjevës, për të përfunduar si lëndë e parë për prodhimin e mbulesave për puset e kanalizimit të ujërave të zeza...etj.
    Faktet flasin vetë.
    Me trojet tona etnike po tentohet të ribëhen pazarllëqe, sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit (përmbaruesit) ndërkombëtar, çdoherë në
    përputhje të plotë me kërkesat serbomëdha të Beogradit zyrtar dhe të kreut të Kishës Ortodokse “shënsaviane”, prapa shpinës së popullit shqiptar.
    Në raport me interesat tona legjitime,disa qarqe relevante evropiane
    (tradicionalisht proserbe), vazhdojnë të sillen sipas avazeve të vjetra,
    atyre të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të
    Versajës..., por për nga forma më të rafinuara. Pra, të kamufluara me
    nevojën e jetësimit të njërës nga normat më të avancuara të demokracisë, me atë të decentralizimit të pushtetit vendor. Kjo është një ogur i zi, se po na përsëritet historia e hidhur, sidomos, ajo me Evropën njerkë.
    Kam bindjen se është momenti i fundit që të ndërmarrim veprimet e
    domosdoshme dhe konkrete për bashkimin e potencialit tonë mendor dhe veprues në kuadër të një subjekti gjithëkombëtar, i cili do të na prijë drejt dhe sigurt deri në realizimin e amanetit të Dëshmorëve të Kombit.
    Zaten ky është obligim yni dhe mund të kryhet i plotë, vetëm duke vepruar konkretisht dhe me vendosmëri, deri përmbushjen e plotë të aspiratave të ligjshme të popullit tonë, për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në Atë-mëmëdheun e tij të vetëm, Shqipërinë e Ribashkuar!
    Tjetër rrugë nuk kemi!

    Me 28 nëntor 2006
    Prishtinë

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •