Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Terminal i ri pasagjeresh ne portin e Durresit.

    Hapet Tenderi Nderkombetar per Ndertimin e Terminalit te Ri te Pasagjereve ne Portin e Durresit



    Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, BERZH, dhe Banka Europiane per Investime, BEI, shpallen sot hapjen e Tenderit Nderkombetar, prej 40 Milione Euro, per “Ndertimin e Terminalit te Trageteve dhe sheshet perreth tij, ne Portin e Durresit.”

    Kjo veper e madhe publike synon modernizimin e Portit te Durresit, i cili ka nje rendesi jetike jo vetem per qytetin, por ka nje rendesi jetike per te gjithe zhvillimin e vendit. Ky terminal do t’i jape Portit dhe Durresit, dhe mijera shqiptare dhe te huaj qe levizin ne drejtim te Italise dhe Perendimit me det dhe hyjne ne Shqiperi nepermjet kesaj porte, modernitetin, komoditetin dhe lehtesirat qe meritojne.

    Ky investim i Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do te lejoje per here te pare modernizimin e kesaj strukture vitale per portin dhe do te konsistoje ne:

    - Ndertimin e Terminalit te Pasagjereve
    - Rehabilitimin e infrastruktures lidhese
    - Masa per pajisjen me elemete sigurie per anijet traget
    - Rehabilitimin e Terminaleve 7 dhe 8
    - Ndertimin e nje rruge per aksesin ne Terminalin e Pasagjereve
    - Punime te tjera per permiresimin e infrastruktures dhe sherbimeve per pasagjeret





    Vlera e ketij projekti parashikohet te jete 40 Milione Euro

    Parashikohet qe investimi i Terminalit te Pasagjereve te nise ne fillim te vitit 2007.

    Ne kete terminal parashikohet qe te hyjne dhe te dalin mbi 1 Milione pasagjere ne vit.

    Terminali i Pasagjereve eshte nje objekt i rendesishem per rritjen e kapaciteteve dhe standarteve te operimit te ketij Porti, i cili do te permiresoje ndjeshem cilesine e sherbime dhe lehtesirave per pasagjeret, duke rritur njekohesisht edhe sigurine e tyre.


    Disa te dhena mbi Terminalin e Pasagjereve

    5,400 m2 - Ndertesa e Terminalit me konstruksion metalik dhe xhami, siperfaqe e mjaftueshme per te perballuar fluksin e pasagjereve qe perdorin Portin e Durresit
    63,500 m2 - Sheshe per automjetet
    2,100 m2 - Hapesire parkimi per automjetet
    226 m - Lidhje direkte (foot bridge) me stacionin e trenit ne qytetin e Durresit, duke e bere terminalin aksesibel per te gjithe udhetaret qe perdorin linjat hekurudhore
    Pika kontrolli hyrje / dalje per te perballuar afro 2000 pasagjere / ore ne periudhe piku
    Hapesira dhe pajisje per kontrollet doganore
    Ne Terminal do te instalohen te gjitha sherbimet bashkekohore te nevojshme per udhetaret, si: bar, restorant, ambjente pritje, akses interneti, etj.


    Disa te dhena mbi Portin e Durresit, porti me i madh ne Shqiperi dhe porta hyrese e Korridorit VIII

    - Porti i Durresit ndodhet ne pjesen Jug-Perendimore te Durresit dhe eshte 36 km larg nga Tirana.
    - Porti ka akses rrugor dhe hekurudhor
    - Siperfaqja ujore eshte 67 Ha
    - Siperfaqja tokesore eshte 80 Ha
    - Permban 11 kalata
    - Gjatesia totale e kalatave eshte 2.2 km



    Tirane 20 Nentor 2006

    Faqja zyrtare e MPPTT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 26-11-2006 mė 14:48

  2. #2
    Nėnshkruhet kontrata pėr ndėrtimin e Terminalit tė Pasagjerėve dhe Shesheve nė Portin e Durrėsit


    Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Z.Sokol Olldashi dhe Drejtori ekzekutiv i firmės sllovene S.C.T Z.Bojan Kenda firmosėn sot kontratėn pėr “Ndėrtimin e Terminalit tė Pasagjerėve dhe Shesheve nė Portin e Durrėsit”, njė projekt i cili financohet nga Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim dhe Komisioni Europian me vlerė rreth 15,2 milionė Euro.

    Terminali i ri i pasagjerėve do tė jetė njė konstruksion metalik njė katėsh me sipėrfaqe rreth 5 mijė metra katrorė, nė tė cilin do tė pėrfshihen tė gjitha ambientet e nevojshme pėr shėrbimin dhe kontrollin e pasagjerėve si sallat e pritjes nė hyrje dhe dalje tė godines, pikat e shitjes sė biletave dhe agjensitė e udhetimit, pikat e kontrollit doganor dhe tė dokumentave personale, ambiente shėrbimi pėr personelin etj.

    Ndėrtimi i kėtij terminali do tė mundėsojė levizjen sa mė komode dhe tė shpejtė tė pasagjerėve qė vinė nėpėrmjet trageteve dhe kruazierave sidomos nė periudhėn e verės apo gjatė festave. Terminali do tė ketė njė kapacitet pėr rreth 2 mijė pasagjerė ndėrsa sheshet e parkimit rrotull godinės do tė kenė njė kapacitet pėr rreth 2000 automjete si vetura apo mjete transporti mallrash.

    Projekti parashikon edhe ndėrtimin e mbikalimit pėr lėvizjen e pasagjerėve qė vijnė nga stacioni egzistues hekurudhor i Durrėsit, godinėn e inspektimit doganor, godinėn pėr shėrbimin e shoferėve tė mjeteve tė transportit tė mallrave qė do tė udhetojnė me tragete si dhe strukturat dhe ambientet nė hyrje dhe dalje tė zonės sė terminalit nga ku do tė kryhet dhe kontrolli i dokumentave pėr pasagjerėt dhe mjetet.

    Gjithashtu, nė projekt ėshtė parashikuar edhe ndėrtimi i shesheve dhe rrugėve lidhėse nė zonėn e operimit tė trageteve, ndėrtimi i rreth 65 mijė m2 sheshe tė betonuar, rruga e re hyrėse nė zonėn e trageteve, portat hyrėse dhe dalėse, sistemi i drenazhimit tė ujrave sipėrfaqėsor, i ujit tė pijshėm dhe tė impiantit tė pastrimit tė ujrave nė zonėn e trageteve, ndertimi i sistemit elektrik sė bashku me nėnstacionin dhe gjeneratorėt, i sistemit tė ndricimit tė shesheve dhe rrugėve lidhėse.

    E gjithė zona e re e trageteve, e cila do tė kufizohet me rrethim metalik dhe xham plastik pėr tė lejuar pamjen nėpėrmjet tij, do tė ketė parametra tė lartė sigurie nė kuadrin e rritjes sė nivelit tė sigurisė qė po aplikohet sot nė Port duke krijuar kėshtu kushtet pėr modernizimin e mėtejshėm tė tij.

    Firma e kontraktuar pėr realizimin e kėtij projekti do tė nisė punimet mė 6 Qershor 2008, tė cilat do tė zgjasin 22 muaj. Supervizioni do tė kryhet nga kompania DIWI Consult International GmbH, Essen, Gjermani.


    Tirane 6 Maj 2008

    Faqja zyrtare e MPPTT

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Tmerr ne portin e Durresit
    Nga Mr Zeid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:42
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Vidhet anija ukrainase nė portin e Durrėsit
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •