Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Anglia dëbon 545 emigrantë shqiptarë

    "Home Office": Çdo të enjte, fluturime nga Londra në Prishtinë. Tani, edhe drejt Tiranës

    Nga Londra Muhamed Veliu

    Autoritetet britanike të emigracionit vazhdojnë me intensitet dëbimin e emigrantëve ilegalë nga vendi. Sipas raportit më të fundit rreth çështjeve të azilkërkuesve, vërehet se në top-listën e të dëbuarve qëndrojnë shqiptarët. Kështu, për tremujorin e tretë të këtij viti janë dëbuar përmes Kosovës 405 azilantë shqiptarë, ndërsa në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë janë sjellë 140 persona. Është hera e parë që në këtë raport përfshihen edhe të dëbuarit në Tiranë, pasi tashmë funksionon Marrëveshja e Ripranimit, nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Anglisë.

    Mekanizmi i dëbimit

    Autoritetet britanike të emigracionit, kanë marrë me qira avionë, me të cilët kryejnë dëbimet e emigrantëve ilegalë nëpër vendet e tyre të origjinës. Burime të besueshme pranë "Home Office" kanë treguar për "Shqip" mekanizmin e dëbimit. "Çdo të enjte ka fluturime nga një aeroport i Londrës për në Prishtinë, ku në bordin e avionit 80-vendësh mbarten emigrantët. Tani është shtuar edhe një fluturim tjetër drejt Tiranës. Kjo linjë, posaçërisht për dëbimet, ka disa vite që funksionon", shprehet burimi. Sipas tij, në vitet e mëparshme zhvilloheshin fluturime çdo javë. "Kjo ishte e garantuar. Ndërsa tani pritet kur numri i shqiptarëve të mbledhur në Qendrat e Detencionit arrin në 80, ose avioni mund të ngrihet edhe me 60 veta. Fillimisht, që në orët e para të mëngjesit furgonë me azilantët e dështuar nisen nga të gjitha Qendrat e Detencionit për në aeroport. Pasi merret dokumentacioni shoqërues, ata, të shoqëruar nga grupi i sigurimit, futen në avion. Nëse gjatë këtij procesi dikush refuzon t‘u bindet urdhrave, merret me forcë".

    Policë për të dëbuar emigrantët

    Më shumë se 400 oficerë policie janë transferuar në Departamentin e "Immigration Service", pra Shërbimit të Emigracionit për të rritur numrin e të dëbuarve nga Anglia. Këtë iniciativë të re të qeverisë së Bler e bëri publike vetë sekretari i Brendshëm, Xhon Reid, i cili tha se nga tani e tutje 360 oficerë policie do të jenë në dispozicion të Zyrës së Emigracionit për t‘u marrë me emigrantët ilegalë. Në strukturën e re policore, që do të merret me dëbimin e emigrantëve, do të jenë 360 oficerë policie dhe 40 eprorë komandues.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    pupupupu cfar po behet .
    njesoj si ketu ne USA .
    KETU te vijne shpi ,dhe nk pyesin se ke femij ,grua ,apo vite te tera qe paguan taksa keij shteti .dhe i cojne ne burgje sikur te ishin kriminel qe kan vrare e prere
    po dhe ne angli shume keq qenka bere ,po te pakten i nisin ne direkt ne vendlindje nuk i cojne ner burgje..
    me vjen vertet keq per keta njerez pa dekumenta .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 26-11-2006 më 09:34

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    dhe ke ruga ime para 2 ditesh moren nje familje nga vlora me 3 femije
    shume shume keq, gjynaf kishin 6 vite ketu ne te zez punonin
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga alnosa
    pupupupu cfar po behet .
    njesoj si ketu ne USA .
    KETU te vijne shpi ,dhe nk pyesin se ke femij ,grua ,apo vite te tera qe paguan taksa keij shteti .dhe i cojne ne burgje sikur te ishin kriminel qe kan vrare e prere
    po dhe ne angli shume keq qenka bere ,po te pakten i nisin ne direkt ne vendlindje nuk i cojne ner burgje..
    me vjen vertet keq per keta njerez pa dekumenta .....

    Alnosa ku jeton ti goce ne Guantánamo Bay?

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    skam degjuar ne usa te ven ne shtepi te marin nje familje kot se koti

    se e para ska dal urdher ne parlament per gje te till
    jam dakortr me ket nese ata kan pat deportesion me para atehere e besoj
    ose nja ca fuksa kan mar imgration ne telfon se kot ste vin shnet
    Partizoni

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Alnosa ku jeton ti goce ne Guantánamo Bay?
    nja 3 ore larg teje jetoj
    po ti si dutet ,nuk ke degjuar shume ose se vret shume mendjen se ndoshta i ke dekumentat ..
    po pyet pyet se cfar behet ne michigan ,albany ,boston ,ndoshta jane edhe fuksat qe spiunojn kete se di une .

    besoj se do me japesh te drejte per kete qe kam shkruajtur ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    alonsa ja ke fut kot, asnje njeri nuk te vjen te pyesi sa ke oren jo me te deportoj. esht pun tjeter per ata qe bejn krime, thyejn ligjin. Njof dike nga portugalia qe kishte ardhur ketu 5 vjec dhe beri nje vjedhje, ai sishte munduar te merrte pashaporten se kishte green card, po kur erdhi puna e deportuan ne portugali megjithse kishte 34 vite ketu dhe sdinte asnje fjal portuges.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Erdhen dhe trimat e Gazidedes, tamam ne orar. I dha trecerkut pashaporte dipllomatike vllai. Vrit Remzi hoxhen tak pashaporta, tak ne angli. Pergatituni te shikoni i 97 tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Life in The World is Hard
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    21
    ketu ne angli e kan ba se kush te jepin informacione te sakta
    per njerz ne te zez me u shperbly nuk e di me sa pound
    rujuni se jan ba fuksa si zalli e nanen ku ta ken
    I remember the time
    the time the we had
    I remember the things
    that used to make u mad
    and i wish i can turn back the time
    and i wish i wouldn't cry
    every night
    I remember the time ........

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    shqiptaret e shkrete vuajne, te pakten keshtu thuhet

    nga fati i tyre jo i mire
    nga te huajt
    nga nj-tj, pra vete shqiptaret

    cfare te thuash, cfare te mendosh e si te shpetosh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga hope31 : 27-11-2006 më 13:27
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  11. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga alnosa
    nja 3 ore larg teje jetoj
    po ti si dutet ,nuk ke degjuar shume ose se vret shume mendjen se ndoshta i ke dekumentat ..
    po pyet pyet se cfar behet ne michigan ,albany ,boston ,ndoshta jane edhe fuksat qe spiunojn kete se di une .

    besoj se do me japesh te drejte per kete qe kam shkruajtur ..
    Ne Michigan ka kohe qe behet kjo pune. Njoh raste (familje) me femije te lindur ne US dhe prinderit i kane deportuar. Gjithashtu me mase deportohen edhe meksikanet, por kanalet amerikanet nuk i tregojne keto gjera.
    (Alnosa ka te drejte.) Nuk ka te beje me kriminele fare, po s'pate dokumentat, dhe te ka ardhur urdheri i deportimit, nuk ta zgjasin.

    Ndersa ne NY nuk kam degjuar gje.

    Pastaj cfare azili kerkojne shqiptaret ne Angli? Dmth ne cfare baze?

  12. #12
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    .

    Pastaj cfare azili kerkojne shqiptaret ne Angli? Dmth ne cfare baze?
    Dikur ka pasur plot baza ku te bindesh puntoret e emigracionit ne te cilen te pranohet azili,por tani eshte shume vone..........

    Shpirt Njeriu
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  13. #13
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Me te vertete eshte shum vone- tani nuk ka asgje qe te broje. Bile 2 djema shqiptare aplikuan pre strehim politik (nen diskriminimim- sexual, nen Drejtat e Njeriut) edhe ato te shkretit ishin me te vertete GAY, nuk ja aprovuan, pasi ne Tirane ke shoqata sa te duash te atilla.

    Gjithcka eshte politikane, kushdo te niset, duhet te mendoja mire me te vertete shum keq eshte, ju uroj fat atyre qe akoma ne te zeze jane!
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  14. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Sic e thashe me siper per te kerkuar azil ne Angli eshte shume vone,une njoh njerez, ne te cilen qendrojne pa u rregjistruar fare sepse kane frike po te shkosh ne home office= zyra emigracionit,per rregjistrim te mbajne aty.

    Me vjen shume keq per ata qe s`kane dokumenta

    Shpirt Njeriu
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  15. #15
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Une kam gati 10 vjet ne USA, biles jam marre dhe me Shqiptare me Azil politik apo pa asnje lloj dokumenti. Asnjehere ne jeten time nuk kisha degjuar qe ne Amerike te hyn ne shtepi, mendoj se ka shume rregulla qe nuk i lejojne.
    Sigurisht mund te ndodhe (si dihet ksaj pune) por duhet te ket ndonje arsye qe nuk i eshte treguar publikut.

    Sidoqofte e di qe shtetet e Evropes i trajtojne shume me ndryshe emigrantet sec i trajton SHBA'ja.
    Gjynaf per ata qe ju ndodh, qe kan levizur e jan munduar te bejne dicka dhe tani ja u kan marre kalane nga posht.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  16. #16
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga alnosa
    nja 3 ore larg teje jetoj
    po ti si dutet ,nuk ke degjuar shume ose se vret shume mendjen se ndoshta i ke dekumentat ..
    po pyet pyet se cfar behet ne michigan ,albany ,boston ,ndoshta jane edhe fuksat qe spiunojn kete se di une .

    besoj se do me japesh te drejte per kete qe kam shkruajtur ..
    Ne Boston jetoj dhe s'kam degjuar dicka te tille, eshte absurde!
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  17. #17
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    (Alnosa ka te drejte.) Nuk ka te beje me kriminele fare, po s'pate dokumentat, dhe te ka ardhur urdheri i deportimit, nuk ta zgjasin.

    Ndersa ne NY nuk kam degjuar gje.

    ?
    dmth ram ne nje fjal bashk ste vin kush ne shpi pa pat deportesion edhe spiunuar njeri se te vi kush ne shpi ska te drejt

    por nje gje kam per gjith shqiptaret qe duan te vin ne usa po skeni baz per dekumenat as mos e merni rugen fare se do pedoheni me mir europ se e gjen nje rug ktu hic asgje
    tjetera e bera vet ate gabim para shum vitesh lash europen u nisa per ne amerik edhe dy vjet pa pun rija ne shpi se ste mer kush vetem te vehs te punosh ne te zez gje qe se beja dot por kisha nje shpres kisha pridnrit citizen prandaj e ene i mora

    pra para se te vini mendouni mir o popull se amerika pa dekumenta eshte gje e kot
    Ndryshuar për herë të fundit nga mario_kingu : 27-11-2006 më 17:52
    Partizoni

  18. #18
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    dmth ram ne nje fjal bashk ste vin kush ne shpi pa pat deportesion edhe spiunuar njeri se te vi kush ne shpi ska te drejt

    por nje gje kam per gjith shqiptaret qe duan te vin ne usa po skeni baz per dekumenat as mos e merni rugen fare se do pedoheni me mir europ se e gjen nje rug ktu hic asgje
    tjetera e bera vet ate gabim para shum vitesh lash europen u nisa per ne amerik edhe dy vjet pa pun rija ne shpi se ste mer kush vetem te vehs te punosh ne te zez gje qe se beja dot por kisha nje shpres kisha pridnrit citizen prandaj e ene i mora

    pra para se te vini mendouni mir o popull se amerika pa dekumenta eshte gje e kot
    Po te jesh i shkathet i merr dhe dokumentat, ke nga ata qe martohen, ke nga ata qe bejne pune te zeze, lodhin cik kocken per ca vjet, e kur i bejne paret kapin nje avokat te mire e i bejne dokumentat e hapin biznese te tyre.
    Gjynaf qe qeke kaq pesimist sidomos kur ktu ne SHBA shikon e degjon histori te sukseshme nga dita dites.

    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  19. #19
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar më parë nga ildushja
    Une kam gati 10 vjet ne USA, biles jam marre dhe me Shqiptare me Azil politik apo pa asnje lloj dokumenti. Asnjehere ne jeten time nuk kisha degjuar qe ne Amerike te hyn ne shtepi, mendoj se ka shume rregulla qe nuk i lejojne.
    Sigurisht mund te ndodhe (si dihet ksaj pune) por duhet te ket ndonje arsye qe nuk i eshte treguar publikut.

    Sidoqofte e di qe shtetet e Evropes i trajtojne shume me ndryshe emigrantet sec i trajton SHBA'ja.
    Gjynaf per ata qe ju ndodh, qe kan levizur e jan munduar te bejne dicka dhe tani ja u kan marre kalane nga posht.
    Sa per hobi po te citoj

    Para disa viteve, UK (ku ka firmosur Human Rights Conv etj etj rregulla boterore) qe te ulte numrin e aplikuesve per azil, dergoj 1 grup oficerash ne aeroportin e Prages- qe te ndalonte aplikuesit pa hypur ne Avion- pasi si te shkelin token Angleze, nen ligjeve te refugjateve ato kane te drejte ti strehojne/aplikojne zgjyrtojne/vendosin etj procedura. Pasi si te futen mbrenda ne shtet, ky shtet (edhe cdo shtet Boteror) nuk duhet te kthej asnje person ne 1 vend ku jan ne rrezik, torturimi etj- (Artikulli 3 (1) CATOITP 1984).

    Me ket thjeshte doja te tregoja, qe UK ka thyer shum rregulla ne kete aksion- kur u sbulua, thjeshte kerkoj falje. Por sa pislliqe ndodhin mbrenda shtetit- qe ne nuk e dimi...ehuuu....

    Sa per USA, ai shteti njihet per abusim/jo respektim te drejtave te njeriut, duke filluar nga banoret te thjeshte ne rruge, deri tek ato ne Burg (Death penalty) Qe eshte kundra cdo ligji boteror.

    Sot cdo gje eshte e mundur, asnje gje nuk eshte shokim any more, turp, por realiteti!
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    dmth ram ne nje fjal bashk ste vin kush ne shpi pa pat deportesion edhe spiunuar njeri se te vi kush ne shpi ska te drejt
    kot
    ke te zoti patriot thash dhe une qe vetem LIONESA E KUPTOJ .
    KUSHURIRI I PARE I IMI KISHTE 7 vjet ketu ,i erdhi depertim biles 38 vjec me femij amerikan ,dhe qe ka punuar me nr pune ,paguar taksat ,dhe cdogje dhe arriti qe nuk fitoj dot gjyqin ,keshtu pas 1 viti i erdhe depertimi
    dhe nuk u largua se nuk i vinte ne mendje qe do e dergonin ne shqiperi .
    emigracioni i erdhi ne oren 8 te darkes ku une isha atje 4 veta dhe e lidhen nga duart ,dhe i than qe pse sje larguar qe diten qe ke depertim ,dhe se ka thyer ligjin amerikan .
    gruan nuk e moren pasi kishte femijet e vegjel dhe i lane 1 jave kohe qe teshiste shtepine dhe te bente cdo mbyllje.
    kurse ate e mbajten ne burgun e krimineleve .
    jo vetem per kete qe e kam njeriun tim po paer shume familje te tjera qe i njoh .
    prandaj mos ia fusni kot ..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •